Museum of Refugees KosovoMuseum of Refugees Kosovo
  • Ballina
  • Storiet
  • Rreth Muzeut
  • Kontakt
  • Ballina
  • Storiet
  • Rreth Muzeut
  • Kontakt

Shaqir Raçi

Admin22023-01-30T23:31:26+00:00
https://museumofrefugees-ks.org/wp-content/uploads/2023/01/Shaqir-Raci-_2_.mp3

Intervistuesja: Axha Shaqir a po më kallxon qysh e man në mend kur ka fillu lufta. Kur ka ndodhë ngjarja te Jasharajt, a i keni kqyr lajmet? Me kon je kanë?
Shaqir Raçi: Lajmet i kena kqyr. I kena kqyr lajmet po aty s’kena pasë na televizor… s’kena pasë televizor veç mas fjalëve qeshtu.
Intervistuesja: Po…
Shaqir Raçi: E neve na u kanë dhimt ata, boll na u kanë dhimt po çka me bo as për veti as për ta s’kishim çka me bo na. E na kena nejt…. na kanë çu neve prej në Bllacë këtu që jena kanë…
Intervistuesja: E qysh jeni shku deri në Bllacë? Me tren a po?
Shaqir Raçi: Me tren jena shku. Me trena jena shku, plot treni u kanë njerëz. Kur jena shku në Bllacë aty ish kanë tmerr ish kanë prej njerëzve shumë; baltë e ju se di a keni nejt?
Intervistuesja: Na të ritë nuk e majna në men Bllacën. E qysh u dok Bllaca?
Shaqir Raçi: Bllaca rrafsh skej reke, skej ni lumi u kanë. Kishin maru shatora e marum edhe na nifar shatori. Kena nejt dy netë kena nejt aty.
Intervistuesja: Në shator a?
Shaqir Raçi: Në shator dy netë kena nejt. Mas dy nete na kanë marrë kane thanë hajde me dal. E jena dalë kishe po na çojnë dikah jashtë e na çun në Shqipni me autobusa.
Intervistuesja: Me autobusa a ?
Shaqir Raçi: Në Nersek. Shënoe aty Nersek. Ma së pari në Nersek jena kanë në kufi me Greqinë. Kur shkum atje çka me shkue ni shtallë të… edhe me ni kombi na çoj ai kombi aty edhe prej kur zhdrypëm prej autobusave ni kombi erdh na murr edhe na çoj atje. I thom atij kombi mos u largo se unë qetu nuk rri. E pse tha i thash as gjaja nuk rrijnë këtu se jo ma njerëzit me nejt këtu. Edhe ai nejke ai far djali aty edhe po i thom unë… ishin kanë edhe do miq aty ni natë përpara, ju thash a thanë qetu, tha vallai na kanë pru mosvet; heja e ligë, tha me fjet kurqysh hiç tha ratë qeshtu – shtallë e gjave – krejt tha do kreveta të kqij tha mosvet. I thash sa po na çon ti deri në Tiranë. Po harroj sa na ka marrë se me marka u kanë, më doket që 200 marka. Edhe në Tiranë jena shku. Kur jena shku aty e kena pasë na ni sebep aty në Tiranë e ka pasë banesën e vet. Mirëpo kur shkum aty kah 12 të ditës. Kur shkum aty shkum te ai sebepi edhe po i thojmë qeshtu qeshtu tha vallai ven nuk kom se kqyre më kanë ardh këta të mitë po veç rrini qetu e duhet me shku në sallë. Ish salla aty në Tiranë aty sikur salla sportive që është këtu te na. Kur shkum aty plot njerëz.
Intervistuesja: Në sallë sportive a?
Shaqir Raçi: Në sallë sportive. Kur shkum aty, plot aty, u ulum na me ni ven. Erdh njani aty që e kish pasë banesën e vet edhe veç i kqyrke qeshtu ren i kqyrke i kqyrke kur erdh te na aty. Edhe po e vet Velinë po e vetë me kon jeni, valla i thotë jena me motër, u kanë edhe Gjervria s’di a po e njeh… Gjevria me burrë të vet. I thotë edhe me babën jom edhe me të shoqën edhe me motren. I thotë a vini ju te unë e kom unë banesën, a po vini në banesë e kqyrne banesën. I tham na qysh s’po vijmë. Se tha po më doket që tek jeni qytetarë se i zgjedhke ai tulifare, po tha se këtu në Tiranë aty. Velia thotë po po vijmë. Edhe çohmi na murr e na çoj aty. E kena nejt në banesë të tij deri sa jena kthy për knena.
Intervistuesja: E ju jeni kthy krejt bashkë për kenna, krejt familja?
Shaqir Raçi: Po krejt familja. Unë jom kthy ma i pari. Jom kthy me ni kombi me 4-5 vetë që i njofsha jonë kanë të anës të Llapit edhe njo i Prishtinës – djali i ni nipit, ni nip u kanë, jena ardhë bashkë më qat far kombi. Kur jom ardhë këtu kërkush sish kanë veç… edhe ishin kanë në shpi tonë miqt e Beqirit se nana e tij që u dekë nana e Granitit e ktyne, vllaznia e sajna ishin kanë. I kena pasë marrë na prej shitore e kena pasë mush në garazh plot e kena pas mushe. Krejt i kishin pasë marrë, krejt me sheqer, me mill, i kom pasë ble 500 killa mill e krejt i kishin marrë. Edhe fola me telefon i kallxova me telefon se s’punojke as telefoni këtu po ni djalë i këtij Imerit erdh prej Zvicre e me telefon e i thash a bon se atje e ka telefonin Velia e ti kallxoj që në mujshi hajdi se shpija tek është në rregull. Me marrë i paskan marrë krejt harqit që e kena pasë e kena pasë ni dugaj na te Ismaj Qemajli atje…
Intervistuesja: Po e maj në mend…
Shaqir Raçi: e i kishin marrë me zejtin me krejt s’ka kurgjo i thom veç masi shnosh jem s’është me rëndësi…
Intervistuesja: Edhe shpija ka pshtu…
Shaqir Raçi: Edhe shpija ka pshtu… edhe traktorin e kena pasë në garazh edhe traktori i thash na paska pshtu. Edhe ni kerr para garazhe edhe ata ja kishin marrë benzinin se me benzin u kanë, ja kishin marrë benzinin krejt. I thash edhe kerri është veç benzini s’koka. Erdhen edhe ata tani prej atjehit.
Intervistuesja: E kështu pjesa tjetër e qytetit a u kanë e dëmtune? A ka pasë djegje?
Shaqir Raçi: Ku?
Intervistuesja: Këtu kah Prishtina.
Shaqir Raçi: Ka pasë boll ka pasë. Te policia atje NATO që i kish pasë ra e kish pas ajo sateliti i policisë aty ish kanë i rrëzun. Të djegne kish pasë në do-do vena, e në do-do vena jo. E në do-do vena kish pasë shumë edhe të djegne. E në mahallë të Muhaxherëve ma pak ka pasë djegje se zaher që u kanë policia këtu e që jonë kanë afër këtu e ma pak ka pasë. E tjetër kah po kish pasë djegje. Valla hjek kena boll, hjek kem sa të dush, po mai pshtum shnosh e mirë…
Intervistuesja: …s’po ankohmi a…
Shaqir Raçi: duhet me i harru ato se me të kallxue kanë hjek njerëzit ju kanë myt nana, baba, vllau… krejt ju kanë mytë, e na shyqyr Elhamdulilah prej Zotit… se na i kem do kusheri atje në Bellopojë, katër vllaznit, të katërtit i kanë masakrue e i kanë gju në bunarë. Në bunarë i kanë gju të katërtit e ni grue e tyne, ni kunatë, burri i sajna i ka pshtue në blloka. Jonë kanë bllokat në oborr, i ka çelë ni gropë e u hi në blloka ka nejt qaty ka nejt a gruja ja kanë marrë grun e sot e atë ditë s’dihet gruen ku e kanë çu a ku është a e kanë mytë, a e kanë masakru, a çka u bo me to se dijmë hiç – në Bellopojë është…
Intervistuesja: Falemnderit shumë!

Share this post

Facebook Twitter LinkedIn Google + Email

Related Posts

Xhevdet Sadiku

https://museumofrefugees-ks.org/wp-content/uploads/2020/12/Xhevdet-Sadiku-online-audio-converter.com_.mp3 Bjeshka Guri (intervistuesja) Xhevdet Sadiku (I intervistuar) Akronimet: BG=Bjeshka Guri, XHS= Xhevdet Sadiku   XHS: Mu prezantu a? BG: Po t’lutem? XHS: Xhevdet Sadiku, profesor...

Read More

Nita Zeqiri

https://museumofrefugees-ks.org/wp-content/uploads/2020/05/Nita-Zeqiri.mp3 Bjeshka Guri (intervistuesja) Nita Zeqiri (e intervistuara) Akronimet: Bjeshka Guri=BG, Nita Zeqiri=NZ BG: A po m’tregon diçka shkurtimisht për veten? NZ: Unë jom...

Read More

Ljilja

https://museumofrefugees-ks.org/wp-content/uploads/2022/04/Ljilja.mp3 Intervistuesi: A mund të prezantohesh? Të tregosh se kush je, çka je, nga je dhe ku ke lindur? E Intervistuara:...

Read More

Valmira Rashiti

https://museumofrefugees-ks.org/wp-content/uploads/2023/01/Valmira-Rashiti.mp3 Intervistuesja: Okay. Thank you for doing the interview. Munesh me ja nisë prej memories ma të hershme që e...

Read More

Behxhet Kadiri

https://museumofrefugees-ks.org/wp-content/uploads/2020/12/Bexhet-Kadiri-online-audio-converter.com_.mp3 Bjeshka Guri (intervistuesja) Behxhet Kadiri (I intervistuar) Akronimet: BG=Bjeshka Guri, BK= Behxhet Kadiri.   BK: Edhe emrin me prezantu a? BG: Po të lutem! BK:...

Read More

Elmaze Gashi

https://museumofrefugees-ks.org/wp-content/uploads/2022/04/Elmaze-Gashi.mp3 Intervistuesja: Rita Berisha E intervistuara: Elmaze Gashi R.B.: Faleminderit që ke ardhë edhe po na kallxon rrëfimin tond. A munesh me...

Read More

Redzo Kojic

https://museumofrefugees-ks.org/wp-content/uploads/2021/01/Redzo-Kojic-1.mp3 Bjeshka Guri (intervistuesja) Redzo Kojic (i intervistuar) Akronimet: BG=Bjeshka Guri, RK= Redzo Kojic BG:A po prezantohesh fillimisht? RK: Po, unë jam Redzo Kojlic,...

Read More

Lumnije Dauti

https://museumofrefugees-ks.org/wp-content/uploads/2021/01/Lumnije-Dauti.mp3 Bjeshka Guri (intervistuesja) Lumnije Dauti (e intervistuara) Akronimet: BG=Bjeshka Guri, LD= Lumnije Dauti   BG:  Para se me fillu lufta qysh e kujton...

Read More

Valbona Bylykbashi

https://museumofrefugees-ks.org/wp-content/uploads/2020/05/Valbona-Bylykbashi.mp3 Bjeshka Guri (intervistuesja) Valbona Bylykbashi (e intervistuara) Akronimet: BG=Bjeshka Guri, VB= Valbona Bylykbashi VB: Jam Valbona Bylykbashi. Jetoj në Prishtinë. Punoj si...

Read More

Goran Simić

https://museumofrefugees-ks.org/wp-content/uploads/2021/01/Goran-Simic.mp3 Petar Ivic (intervistuesi) Goran Smic (I intervistuar) Akronimet: PI =Petar Ivic, GS= Goran Smic PI: A mundeni të prezantoheni shkurtimisht. Emri juaj...

Read More

Rr. Ardian Krasniqi, 2nd floor, No.5, 10000 Prishtinë

+383 38 748 018

Mohim përgjegjësie

Pikëpamjet dhe opinionet e shprehura në intervista nuk pasqyrojnë qëndrimet, pikëpamjet, opinionet apo politikën e Nismës së të Rinjve për të Drejtat e Njeriut - Kosovë.

© Copyright 2020. All Rights Reserved. | Web Developed: Flutra Webs
info@museumofrefugees-ks.org