Museum of Refugees KosovoMuseum of Refugees Kosovo
  • Ballina
  • Storiet
  • Rreth Muzeut
  • Kontakt
  • Ballina
  • Storiet
  • Rreth Muzeut
  • Kontakt

Shqipe Kumanova

Admin22023-01-30T23:06:15+00:00
https://museumofrefugees-ks.org/wp-content/uploads/2023/01/Shqipe-Kumanova.mp3

Intervistuesja: Po ja nisim pak me fol prej Nanës Terezë. Ke punu në Nanën Terezë
Shqipe Kumanova: 3 vite nashta…
Intervistuesja: 3 vite. Qysh ka funksionu Nana Terezë? Pse u hapë?
Shqipe Kumanova: U hapë Nana pra për shkak të mbylljes së institucioneve tona mjekësore, shumicës së institucioneve, u largun prej punës msimdhanësit, mjekët ma të mirë pra u largun edhe u detyrum si popull me marrë masa diçka, me hapë ndonjë gjë, është hapë një e vogël a din për fëmi e tan ni dhomë u hapë. Mandej, u hapë mundësia këta… objekti ma i madh Shaban a se di Shaban i thojshin, Shaban s’di kushi, e na dha krejt shpinë. Na poshtë podrumi me fëmi, i kishim fmitë prej 1 moshës, prej të posalindurve foshnje, deri në monësh 7-8 vjeçare ni dhomë, tjetri pediatër deri në 15 vjeçarë, nalt pulmologu, internisiti, kishim edhe… Mandej kadal kadal kadal me vite u hap edhe kirurgjia, u hap edhe gjinekologjia. Punojshin vullnetarë gjinekolog. Lindje, numër i madh i lindjeve u kry në Nanë Tereza edhe jo pse këtu nashta ma shumë i frigojshim na me ardhë këtu se a din këtu e pranojshin shqiptarin a po kupton po na i frigojshim me shku me lindë se çka të bohet ty, a din çka munet me të bo shkau gjatë lindjes. Edhe kirurgji e sene jo që nuk na kanë pranu po frika e popullit qysh me u shtri ne spital te shkau. Edhe u detyrum u hap Nana Terezë. Pra, për 3 vite aty kom punu në … të përgjithshme. Pra kom punu edhe me fmi edhe të rritun. Ajo i bijke meniherë mas diplomimit tem, a din si me thanë shumë praksa e mirëseardhun për neve se të posadiplomun se s’kishim ku me kry praksën, e praksa është e domosdoshme, eksperienca, ajo kurgjo nuk ka çmimi që se kemi marrë asni cent për 3 vjet hiç kurrë asni cent nuk është pagu në Nana Tereze, sa do me thanë që e kemi marrë eksperiencën a din kemi fitu eksperiencë në Nanën Terezë, e kushtet mandej fillun edhe me u përmirësu, pra barnat u shtojshin, të gjitha ato çka u nevojitshin. Të huj na bijshin me shlepera. Mandej, jo vetëm asi ushqim popullit, u shpërndajke edhe ushqim, mielli e të gjitha këto të mirat qumsht e vaj e vijshin prej jasht edhe familjet ne nevojë u furnizojshin me qesi sende edhe qeshtu.
Intervistuesja: E a po vazhdojmë pak te Jasharajt kur fillon përkeqësimi i situatës, luftë ma tamon.
Shqipe Kumanova: A jo përnime vështirë shumë kur e ndëgjum që kjo po thom ajo dita ka qenë katastrofë kur e ndëgjum Jasharajt që krejt u flijun 50 anëtarë të familjes, u sakrifikun, ajo ka qenë shumë dyqysh si deprimuse, sikur me na hup shpresën, të pa shpresë na boni ajo situatë. Pra, edhe qeshtu s’po di tjetër çka me të thanë.
Intervistuesja: E qysh e man në mend fillimin e bombardimeve?
Shqipe Kumanova: Fillimi i bombardimeve ka qenë shumë i ranë. Të gjithë ishim me veshë në radio, në televizor çka po bohet, a po i mshon a s’po i mshon. Edhe na kujtohet ajo nata e parë e bombardimeve, detonimet u ndëgjojshin, ishim të frikësum pra. Thjeshtë të pa shpresë. Kjo po i mshon po çka do të na bon neve serbi këtu, ai po bombardon serbin po u frigojshim ai po hin tash nëpër shpija po dhunon e po… Edhe çka zgjati ajo bombardimi mas 24 na sikur fundi i Marsit, 24 mars ka ndodhë, sikur fundi i marsit. Me 6 prill unë kom dalë prej Bllacës.
Intervistuesja: A prej Bllacës…
Shqipe Kumanova: Pra 31 marsi i ka 31 mars pra, ose 1 prill se njo 6 ditë kemi nejt me ton edhe njo katër ditë më nanën, si 31 marsi nashta ka qenë.
Intervistuesja: E qysh e morët vendimin me ikë?
Shqipe Kumanova: E vendimin vetëm kur pamë fluksin e kerreve se na nuk… me hi polici vallai s’na ka hi Rita, jo polici jo… po i pamë a din darsma a din vhuuu, vhuu, vhuu, hajde çu shpejt e shpejt tap tap tap…
Intervistuesja: çka murret me veti?
Shqipe Kumanova: Qato çka ti kallxova senet ma të domosdoshme.
Intervistuesja: Renditi çka jonë senet e domosdoshme.
Shqipe Kumanova: Të tregova, pra, unë isha e hutume a këto i kanë bo krejt nana me nusen, nana me Dianën, krejt qeto gjanat. Se kom ditë unë. Pra, plafat, pampersat, qeto palomat e lagëta, benkicat, ndërresat e fmive, pelenat, pampersat thash a po, diçka gjana ushqimore çka ka pa nusja që vlen me i marrë e munet. Edhe ndërresat tona, do trenerka çka mujti i shtini me ni torbë të madhe edhe qashtu…
Intervistuesja: Ju jeni nisë dy kerre…
Shqipe Kumanova: Dy kerre, po, dy kerre jemi nisë.
Intervistuesja: Qysh jeni kanë të vendost nëpër kerre, a ishit ngushtë?
Shqipe Kumanova: Po ishim ngushtë, po, po, ishim….
Intervistuesja: Se shumë anëtarë…
Shqipe Kumanova: Shumë anëtarë, sigurisht që kemi qenë ngushtë. Po shkurt a din që thojnë sa ma ngusht është ma gjon. Na veç me ikë se kishim dertin.
Intervistuesja: Mandej keni nejt në Han të Elezit…
Shqipe Kumanova: Në Han të Elezit, kjo po i bjen pra 6 ditë. 5 netë e 6 ditë, me 6 prill, qashtu diçka, dmth jo…
Intervistuesja: E përmende që natën e parë ka pasë shumë paramilitarë…
Shqipe Kumanova: Dita e parë kur mrrijtëm, dita, natë jo, po dita më kujtohet kur na u vendosëm në kolonë tu prit pra afër 2-3 kilometra afër Elez Hanit, Bllacës, venit kufitar. Pra, u vendosëm, kolona 5-6 kilometërshë, 10 kilometërshe, nuk e di, po na e kishim nja 1 kilometër 2 afër kufinin. E aty sa u vendosëm aty defilojshin veturat me paramilitarë të armatosun, të maskun, të maskun edhe nuk lejshin me dalë prej veturës. Pra, i detyrojshin me hi edhe me dhunë u mbyllke dera. Ka ndodhë njeri me lëndu ekstremitete dorën, kamën, se ta mshelke derën me dhumë – ecë, hyn, mshele derë. E ajo ka qenë paramilitarët veç qaty. Mandej, fillun edhe aeroplanët që….
***
Intervistuesja: Jau mshelshin dyrt me dhunë…
Shqipe Kumanova: Me dhunë…
Intervistuesja: Mandej ditëve tjera?
Shqipe Kumanova: Ditëve tjera jo. Nashta edhe s’po më kujtohet nuk e di po nuk e kom pasë atë frikën se fillun aeroplanat edhe na ndëgjojshim kishim tranzistora e radio në vetura që Amerika edhe aleatët tanë po na mbrojnë, po dojnë me na ndihmu në këtë katastrofën humanitare. Edhe dyqysh ma të relaksum kemi qenë, ishim ma të relaksum kur nijshim që mos u frigoni se na kena mbrapa.
Intervistuesja: Edhe në fillim e kanë kalu kufinin veç baba me vëlla…
Shqipe Kumanova: Baba, vllau, nusja edhe dy fmitë. Vllau e kish vërtetimin që ish i punësun në OSBE edhe me të e kalun kufinin. Unë e nana edhe dy fmitë na metëm në kerr edhe…
Intervistuesja: Pse metët ju në kerr pse nuk kalut bashkë?
Shqipe Kumanova: Nuk kalum na se veturën… unë thojsha jo, e lejshin njerëzit kerrin e lejshin edhe i kalojnë, unë nuk ma merrke menja me lanë kerrinse çka bojmë atje pa kerr, a çka bojmë ta kemi kerrin. Edhe metëm na edhe njo 4 netë.
Intervistuesja: A ka qenë ftohtë?
Shqipe Kumanova: Jo kumeditë sa, pra a din Prilli pra jo kumeditë sa edhe e dhezke nana veturën u ngrohke 20 minuta gjysë ore. Plafa kishim me veti falë nusës që i murr disa plafa prej shpisë, njo dy plafa i murr. Edhe jo, jo që s’më kujtohet që kemi nirtht na, sigurisht ata që kanë qenë poshtë që po ju thom në Bllacë e poshtë që me tren kanë… jonë transportu me tren ata kanë pasë të ftohtë, kanë pasë krejt këto vujtjet, e na ma kemi qenë të… qeto vujtje si kemi përjetu pra, vetura, nxehtë me krahasu me ata shumë na ma mirë i kemi pasë kushtet.
Intervistuesja: Mandej keni shku në Gostivar për 2 javë…
Shqipe Kumanova: Për dy javë. Rreth 2 javë kemi qëndru në Gostivar.
Intervistuesja: Qysh ka qenë shpija?
Shqipe Kumanova: Shpija… shpi si e lanun, e ka lanë pronari ka punu dikun jashtë si mërgimtar. Mirëpo, shumë mirë na e la e shfrytëzum 2 javë ditë. I kishim kushtet elementare, ish kuzhina, ish dhoma me u shtri me pushu, ish ni banjo, ish qashtu çfare ka qenë. Neve na kreu punë. Edhe mandej motrën e kishim në Tiranë, ajo e pat siguru vendbanimin pra apartmanin edhe na shkum pra na çoj vllau deri në kufi. Në kufi dul motra me na prit me taksi edhe prej veturës në veturë prap edhe në Tiranë edhe…
Intervistuesja: Në Tiranë keni nejt 2 muj….
Shqipe Kumanova: 2 muj pra. Komplet muji i prillit pra 2 muj të plota. Fiks 2 muj të plota.
Intervistuesja: E qysh u kanë përditshmëria juj në Tiranë se më kallxove që u hapën sallat për mësim.
Shqipe Kumanova: Po u hapën sallat për mësim, na e mundësun mësimin. Shkojshim në orarin e caktum e majshim mësimin. Ata që jonë ata si mësimdhanës, u paraqitëm na në fakultetin e Tiranës, në Universitetin e Tiranës. Ata na e bon orarin edhe në këtë ushtrimorë, në këtë klasë, në këtë amfiteatër ti je me këta nxanës. U paraqitën edhe nxanës, jo numër i madh kumeditë sa po i mjaftushëm sa për me viju dmth me viju procesin mësimor, arsimor.
Intervistuesja: Mandej, jeni kthy në Kosovë.
Shqipe Kumanova: Po.
Intervistuesja: Qysh e man në mend Prishtinën për herë të parë?
Shqipe Kumanova: Ajo ka qenë… ajo nashta ka qenë edhe momenti ma i rondi kur kemi ardhë e kemi pa banesa e çelun, banesa… kanë hy pra paramilitarët te unë edhe kanë flejt, kanë jetu. Ndotje, mos pyt. Po kryesorja jo e djegun. Mandej kadal kadale fillum me pastru e me qit çdo gja në vend të vetin edhe u kry…
Intervistuesja: E shpija?
Shqipe Kumanova: E shpija në Tasligje po ju thash edhe në fillim e gjetum të djegun katin e tretë. Falë Zotit që flaka ka stagnu edhe është shu vet, është shu vet, kërkush nuk ka ndiku. Nuk ka ndërhy. Është shu vet edhe mandej edhe aty fillum meremetimin, pastrimin edhe… mirëpo momente të randa me pa shpinë në atë gjendje ka qenë vërtet shumë rënd, shumë. Po kur ta llogaritsh me jetë nuk ka ka mungu kërkush, pra jo as nuk diskutohet. Sikur të na mungojke vetëm nji anëtar i familjes ajo krejt mu djeg shpija nuk kish… u diçka që mrena ni muje u bo fino e re.
Intervistuesja: Falemnderit shumë.

Share this post

Facebook Twitter LinkedIn Google + Email

Related Posts

Anonim

https://museumofrefugees-ks.org/wp-content/uploads/2023/01/Anonim-4-_2_.mp3 Anonim 4: Po, jom kanë të nana në Podujevë jom kanë. E mas dy dite me të 29-tin i...

Read More

Rada

https://museumofrefugees-ks.org/wp-content/uploads/2022/04/Rada.mp3 Intervistuesi: A mund të na prezantoheni? E Intervistuara: Unë quhem Rada. Intervistuesi: Sa vjeçe jeni? E Intervistuara: I kam 55 vjet. Intervistuesi: Nga...

Read More

Silvana Marinkoviq

https://museumofrefugees-ks.org/wp-content/uploads/2023/01/Silvana-Marinkovic.mp3 Intervistuesja: A mund të prezantoheni për fillim? Silvana Marinkoviq: Unë jam Silvana Marinkoviq. Përndryshe jam një e shpërngulur nga fshati...

Read More

Ibrahim Gashi

https://museumofrefugees-ks.org/wp-content/uploads/2020/05/Ibrahim-Gashi.mp3 Bjeshka Guri (intervistuesja) Ibrahim Gashi (i intervistuari) Akronimet: BG=Bjeshka Guri, IG= Ibrahim Gashi IG: Unë jom Ibrahim Gashi nga fshati Privodë. Tash...

Read More

Avdi Berisha

https://museumofrefugees-ks.org/wp-content/uploads/2023/01/Avdi-Berisha.mp3 Intervistuesja: Përshëndetje axha Avdi, po ja nisim qashtu kur u prish situata shumë edhe pak a shumë që ja...

Read More

Merita Shala

https://museumofrefugees-ks.org/wp-content/uploads/2023/01/Merita-Shala.mp3 Intervistuesja: Përshëndetje Meritë. Merita Shala: Ç’kemi. Intervistuesja: Po ja nisim pra prej kur u përkeqësu situata? Ku je kanë? Sa vjet?...

Read More

Orgesa Arifaj

https://museumofrefugees-ks.org/wp-content/uploads/2021/01/Orgesa-Arifi-online-audio-converter.com_.mp3 Rrefim nga Orgesa Arifi   OA:Periudha mas luftës në Prishtinë, në Arbëri, lagjen ku kom jetu, për mu ka qenë shumë...

Read More

Sanije Nexhepi

https://museumofrefugees-ks.org/wp-content/uploads/2021/01/Sanije-Nexhipi.mp3 Medinë Dauti (intervistuesja) Sanije Nexhepi (e intervistuara) Akronimet:MD: Medinë Dauti, SN= Sanije Nexhipi   MD: Pyetja e parë është qysh e kujton periudhën...

Read More

Suzana Aliu Krasniqi

https://museumofrefugees-ks.org/wp-content/uploads/2020/12/Suzana-Aliu-Krasniqi-1-online-audio-converter.com_.mp3 Bestar Krasniqi (intervistuesi) Suzana Aliu Krasniqi (e intervistuara) Akronimet: BK= Bestar Krasniqi, SAK= Suzana Aliu Krasniqi   BK: A mundesh me më tregu...

Read More

Lazar Stakiq

https://museumofrefugees-ks.org/wp-content/uploads/2023/01/LAZAR-STAKIC.mp3 Intervistuesja: A mund të prezantoheni fillimisht? Lazar Stakiq: Përshëndetje! Unë quhem Lazar Stakiq, me prejardhje jam nga Shtimja. Aktualisht jetoj...

Read More

Rr. Ardian Krasniqi, 2nd floor, No.5, 10000 Prishtinë

+383 38 748 018

Mohim përgjegjësie

Pikëpamjet dhe opinionet e shprehura në intervista nuk pasqyrojnë qëndrimet, pikëpamjet, opinionet apo politikën e Nismës së të Rinjve për të Drejtat e Njeriut - Kosovë.

© Copyright 2020. All Rights Reserved. | Web Developed: Flutra Webs
info@museumofrefugees-ks.org