Museum of Refugees KosovoMuseum of Refugees Kosovo
  • Ballina
  • Storiet
  • Rreth Muzeut
  • Kontakt
  • Ballina
  • Storiet
  • Rreth Muzeut
  • Kontakt

Valmira Rashiti

Admin22023-01-30T23:02:36+00:00
https://museumofrefugees-ks.org/wp-content/uploads/2023/01/Valmira-Rashiti.mp3

Intervistuesja: Okay. Thank you for doing the interview. Munesh me ja nisë prej memories ma të hershme që e ki të kohës të luftës. Ndoshta ku je kanë, me kon je kanë, naj vendim ose çkado që man në men se je kanë shumë e re.
Valmira Rashiti: A vyn me u prezantu? Jo?
Intervistuesja: Okay, s’ka problem. Po, munesh me e state.
Valmira Rashiti: Okay. Atëherë unë jam Valmira. Gjatë luftës në Kosovë me familje na nuk është që kemi udhëtu dikun jashtë Kosovës, kemi qëndru në Kosovë. Në atë kohë unë jom kanë dy vjeçe, mirëpo kur kemi fillu mandej me u zhvendosë nëpër katune – dy katunet ku kemi nejt, gradualisht jom bo tri vjeçe. Edhe është shumë interesant se kujtimet që i kam prej qasaj periudhe janë shumë të gjalla. Aq të gjalla sa që kur t’i krahasojsh me këto të shkollës të mesme ose këto që janë ma të freskëta, ato dalim ma të freskëta se këto që jonë ma rishtazi, nëse po ka kuptim çka po thom. Po e kom përshtypjen që i mbaj mend disa kujtime, disa momente, për arsye se jonë kanë shumë emocionale për mu edhe familjen tem. Na kemi qenë tu banu në Gllogovc të komunës të Lipjanit kur kanë fillu luftimet edhe e mbaj mend që kemi refuzu me dalë dikun jasht Kosovës, përkunder që kemi pasë mundësi. Mirëpo ka ekzistu ajo shpresa që s’kanë me zgjatë shumë luftimet edhe që kthehemi mandej krejt nëpër shpija tona. Anëtarët e familjes, nuk më kujtohet kush saktë, me gjasë axhallarët e mi edhe babi, janë mbledhë edhe kanë diskutu që na me u zhvendosë në vende malore që me pasë mundësi me ju shmangë çfarëdo intervenimi ose çfarëdo kontakti që mujmë me pasë me ushtarë në vendet që jonë kanë ma rrafsh me thanë. Për këtë arsye e maj në mend që jemi zhvendosë në fshatin Vërbicë, ka qenë në atë kohë tash është Zhegovc edhe i bjen me kanë në komunë të Gjilanit. Jemi kanë dikun pesë – gjashtë familje që kemi jetu, nuk e maj mend për sa muj saktë ose për sa ditë saktë, po kemi jetu me ni odë të madhe ku kemi nejt për ditë, kemi hangër krejt bashkë edhe kemi nejt ashtu në ethe të ndonjë sulmi që ka mujt me pasu.
Intervistuesja: Qysh u kanë pjesa e ushqimit në qat kohë?
Valmira Rashiti: Është interesant çka më kujtohet prej qasaj kohë është që kemi hangër shumë pogaçe edhe krelane, nashta që krejt çka kemi pasë në dispozicion u kanë milli edhe gratë e shpisë jonë mundu me improvizu kështu çkado që kanë pasë mundësi mrena qasaj çka kemi pasë në dispozicion, veç me mill do me thanë. Jemi kanë shumë fmi kallabllak edhe më kujtohet që përkundër që s’maj në men që kom metë diçka najhere unto se keq me ushqim, e maj në mend që gjithë e kom pasë nifar ankthi që s’ka me më dal ushqimi se u ulshim krejt fmitë si me nifar sofre edhe u duhke me pritë do me thanë si radhën kur pot ë vjen buka, çkado që ka pasë edhe dyqysh si me… e kisha përshtypjen që duhet me u knaqë me pak edhe që s’duhet me pasë shumë kërkesa që atëherë noshta i kom konsideru të mdhaja me lyp noshta edhe ni pjesë pogaçe ose edhe ni pjesë krelanë ose çka po di. Përkundër që krejt hangshim si me ni pjatë, me ni tepsi, po prap dyqysh në kry t’u caktojke që aq të takon se jena kallabllak edhe kushtet jonë qysh jonë edhe nashta nuk ki të drejtë me lyp ma shumë. Qekjo më kujtohet prej ushqimit që e kom pasë ni ankth qeshtu që duhet me u shty me fmi tjerë edhe me u ngut me hangër ma shpejtë se nashta s’ka me të dalë. Po në anen tjetër më kujtohet edhe stërgjyshja, që u kanë shumë plakë, që e njejta në atë kohë ka pasë mbrri me pasë ni mendje sit ë fmisë. Ajo ka lyp ushqim në momentet ma të kqija, kur na kemi dalë në mal, kur u kanë ora 2 e natës, kur është kanë krejt terr edhe jemi tut se kemi pasë të nime që ka ushtarë afër edhe u dasht me majtë qetësi ashtu absolute. Më kujtohet stërgjyshja në 2 të natës tu bërtitë që po don bukë edhe më kujtohen bërtimat që ja bojshin se ajo ma nuk kuptojke në atë kohë se ajo shumë e vjetër, ama prapë gjyshi jem edhe anëtarët e tjerë të familjeve tjera, burra sidomos, e kanë tregu goxha nifar mllefi ndaj saj, edhe më kujtohet që shumë m’u dhimke po nuk e kuptojsha saktë pse po i bërtasin që është ka don bukë. Nuk e kuptojsha se m’u doke shumë sen normal. E me qeta me asocion, do me thanë pogaçja edhe stërgjyshja e familjes janë kështu ndër kryesoret që i mbaj mend përsa i përket ushqimit në qat kohë të luftës.
Intervistuesja: A munesh pak me ma përshkru malin edhe setingun e malit, po edhe me kon je kanë, qysh keni ecë, a je kanë e aftë me ecë sa herë që të kanë thanë që duhet me ecë?
Valmira Rashiti: Jo, jom kanë shumë e kadalshme. E di që secili i madh u duhke me u angazhu me u kujdesë për dikon ma të vogël. Mu më kujtohet, e di që jemi kane 5-6 familje, po mu më kujtohet vec familja e ngushtë. Disa prej axhallarëeve të mi me fmi, mami më kujtohet me motrën e vogël që në atë kohë u kanë 5-6 mujshe. Mami është dasht me u ngjitë maleve me motrën, unë jom kanë me gjyshen tem, ajo është kujdesë për mu jemi ngjitë me tëo bashkë maleve edhe gjyshi e ka pasë vllaun. Do me thanë secili i madh e ka pasë ni të vogël. Më kujtohen skena shumë kaotike t’u u ngjitë malit me gjyshen. Gjyshja ka qenë goxha mbipeshë edhe më kujtohet frymëmarrja e saj shumë e vështirësume tu u ngjithë, mënyra qysh më ka tërhjekë kështu zvarrë derisa kena mbrri naltë, herat kur jemi rrëzu të dyjat bashkë, ni herë ajo tani unë se pasha e saj e bojke të vështirë me më majtë edhe mu t’u u tërhjekë nëpër male ama ja bojshim dyqysh edhe mbrrishim. Se di as qysh vendosëshim me u stacionu me ni vend po me gjasë na u doke naj vend pak ma i izolum. Mu veç… Kujtimet e mia për mal ma shumë janë natën edhe në terrr se natën u tutshim shumë që po ka sulme edhe që po na vijnë në odë ku rrijshim. U duhke do me thanë në dy të natës, nëse veç ni zhurmë e vogël është dëgju jashtë, me u mobilizu krejt familjet, me prioritize çka po marrim naltë në mal, edhe me u nisë malit. Më kujtohet veç kështu si siluetat e pemëve që ma jepshim kështu nifar tute edhe më kujtohet që lypsha kështu kontakt fizik me pasë me mamin ose babin se terri ma jepke nifar pasigurie. Normal se e vogël 3 vjeçe, po gjithqysh më vyjke kontakt fizik me pasë se përndryshe mali goxha nifar ankthi ma ka dhanë.
Intervistuesja: A e man në mend të ftohtit në mal?
Valmira Rashiti: Të ftohtit jo aq, jo aq, veç tuten. Tuten edhe nifar tendence me kanë sa ma qetë që është e mundshme se mu doke që e kom edhe unë për detyrë dyqysh me ngu edhe me… që çfarëdo lëvizje çfarëdo tingulli që të nij mandej me ju kallxu ma të mdhajve që i kom pasë afër. E marrësha kështu përsipër. Po qysh më tregojnë edhe të shpisë, kështu jom kanë komplet “in denial”, në mohim të çka është tu ndodhë. Mes sekuencave që më kujtohen tu u ngjitë malit përpjetë, më kujtohet edhe vetja tu knu kangën e Leonora Jakupti “A vritet pafajësia” edhe me lule në dorë edhe tu mbledhë lule edhe tu ja bo babi “bab a është bre qekjo rren çka jonë tu thonë, qekjo lufta krejt rren po më doket, a po?” edhe babi tu ma bo “po po veç rren është se po i tutin fëmitë e vogël mos me u halitë, po ti s’ki nevojë me u tut se kjo s’është për ty, rren është, a din mos u bon marak”. Edhe okay e merrsha qata të babit për të qenë edhe vazhdojsha me nuk lule edhe me i ngjitë malit thu ti s’është tu ndodhë kurgjo ama kështu e di që nuk e pranojsha komplet, e nijsha apet nifar ankthi. Po pak si tu i bo pytje ma shumë babit u munojsha si me e qetësu qat ankth, që është si nifar pasigurie po hajt noshta babi dyqysh nëse po thotë babi a din rren duhet me kanë se babi s’më rren. E më qetësojke pak qekjo përkundër që e nijsha hala qat pasigurinë në veti.
Intervistuesja: E përmende pak ma herët grun e axhës, a po? Nusë? Çka t’ka lanë përshtypje që me të metë në memorie?
Valmira Rashiti: Prej saj… është interesant kështu edhe kur e kqyri krejt kujtimet që i kom të luftës, më doket e përmenda edhe niherë, jonë kujtimet shumë emocionale, poget aq e vogël jom kanë po më ka bo përshtypje mënyra qysh njerëzit rreth meje jonë kanë tu e përjetu luftën, ndamjen edhe situatat. Mu më bon përshtypje shumë që kom kujtim të ftyrës të sajna tu e mohu me u nda prej burrit të vet. Në atë kohë prej katunit ku jemi kanë tu jetu u lypke prej asaj me u nda prej burrit me të cilin veçse u martu, që ka qenë axha jem, edhe me shku në mal pa to se ai u dasht me shku si ushtar me shërby. Ajo refuzojke edhe nifar mllefi në ftyrë, nifar pikëllimi të përzimë, nifar ankthi, më kujtohet shumë që nuk dojke me ardhë me neve. Edhe nuk ka pasë ardhë mandej, e di që ka pasë nejt me to. Qekjo më kujtohet prej saj, qajo pakënaqësia që e ka pasë që s’dojke me kurqysh me u nda me burrin e vet.
Intervistuesja: A e man në mend kur je kthy në shpi apet masi ka përfundu lufta?
Valmira Rashiti: Po. Do me thanë ndër kujtimet poashtu ma të gjallat është qekjo pjesa kur ka përfundu lufta edhe na jemi kthy në Gllogovc, në katunin ku kemi jetu ma herët. Më kujtohet nifar ndjenje shumë e çuditshme kur jemi kthy në oborr edhe e kemi pa barin ashtu komplet të rritun. Përndryshe gjyshi është kujdesë gjithë edhe kurrë nuk e kemi pa barin në atë gjendje. Po bari ka qenë shumë i rritun, lopa që e kemi pasë u kanë e lidhun edhe më kujtohet që lopa u kanë shumë e dobët kështu në gjendje fizike edhe veç kom ni ashtu shumë dhemshuni se menojsha që s’ka pasë kush me e udhqy gjatë ton qasaj kohe që nuk jemi kanë na. Ma jepke shumë nifar ndjenje të keqe, nifar melankolie. E di që jemi angazhu krejt me kqyr nëpër oborr me pa çka ka ndryshu, çka vazhdon me kanë njejtë, po kurgjo nuk u kanë njejtë, ka pasë shumë gropa nëpër oborr me gjasë serbët kanë tentu me u gjetë senet që na i patëm mshefë. Ka pasë dokumente, ka psë kompjuter, gjana qeshtu që babi ka tentu me i groposë të cilat fatmirësisht nuk ishin pasë gjetë përkundër që ka pasë shumë gropa. Edhe më kujtohet që veç jemi ulë krejt bashkë me ni sofër edhe kena hangër bukë për herë të parë kështu pak ma të çlirun, në dritë të dillit. Se dyqysh më kujtohet gjithë tu hangër nëpër luftë bukë mrena, tu u tut, tu u ngutë, edhe qaty kena hangër bukë jashtë edhe u kanë shumë interesant se të njejtën kohë kishe panikë tu i kqyr helikopterat tu pritë najfar sulmi tjetër edhe pse qat ditë u kanë kështu ma qetë, u kanë pa luftime, ka pasë hala helikopterë, edhe vllau e patë marrë ashtu praktikë në momentin që i pake gjatë luftës u shtrijke në tokë që me u bon jo me tokën edhe me nifar mënyre mos me u vërejt. Edhe më kujtohet kur jemi kthy në katun, qaty tu hangër bukë, ka pasë kalu ni helikopter edhe vllau qysh u kanë tu hangër bukë veç është çu edhe u shtri në tokë edhe prapë e ka pasë qat tendencën me u tutë edhe me kqyr me u bon jo me tokën që mos me vërejt helikopterat se tu supozu që jonë të serbëve e që në fakt jo, jonë kanë të NATO-s. Qekjo më kujtohet shume kthjelltë, qëkjo pjesa qat ditë kur jemi kthy. U kanë shumë hutuse për mu. Nuk e kom ditë saktë a me u ni sigurtë, a është hala qaj rreziku që po na kanoset, a me hangër pa u ngutë, tash a kemi nejt ma qetu a kemi shku prapë në mal, shumë pasiguri u kanë për mu. Po në të njejtën kohë u kanë koha shumë e mirë edhe jemi kanë në shpi shumë ndjenjë e përzime e qasaj kohë.
Intervistuesja: Shpia a ka qenë e dëmtune?
Valmira Rashiti: Ka pasë xhama të thynë, mrena kur kemi hi u kanë shumë papastërt, e di që gratë e shpisë meniherë kanë ndërmarrë aksion ashtu me i fshi, me gju çkado që kanë gjetë që u kanë e dëmtune, tavolinat jonë kanë të kthyme krejt përmbysë, njejtë edhe mobilet, u kanë shumë kaotike. Qashtu si oborri dyqysh u kanë edhe mrena shpija, kurgjo s’ka pasë në vend të vetin, krejt jonë kanë kaotike. Muret jonë kanë qashtu të dëmtune. Me qaq sa më kujtohet, qat ditë, ditën e parë do me thanë, krejt u kanë aksion për me pastru shpinë, aksion për me kositë barin, aksion për me u spastru dyqysh prej qasaj që kish metë prej serbëve, prej ushtarëve serbë. Na u doke që gjithkun kishin tentu me lanë sheja. Edhe aq më doket edhe gjyshi sidomos u munojke me i hjek qato sheja që kanë tentu me i lanë sikur me e vulosë që u kry ma, s’ka me pasë luftime, s’ka me pasë ma parehati, edhe duhemi me ja nisë me u stabilizu me ditë të parë kur jemi kthy në shpi. A din më kujtohet qekjo vendosmëria e krejtve, veç me pastru edhe dyqysh me u ni ma në fund rahat pak në shpi tonë.
Intervistuesja: Okay thanks shumë
Valmira Rashiti: Thanks ty.

Share this post

Facebook Twitter LinkedIn Google + Email

Related Posts

Lejla Veshalli

https://museumofrefugees-ks.org/wp-content/uploads/2021/01/Lejla-Veshalli.mp3 E intervistuara: Lejla Veshalli Intervistuesja: Kendiza Lala   LV: Përshëndetje,  jam një vajzë 24 vjeçare, vi nga komuniteti rom. Tregoj një storje...

Read More

Hidajete Tola

https://museumofrefugees-ks.org/wp-content/uploads/2021/01/Hidajete-Tola.mp3 Bjeshka Guri (intervistuesja) Hidajete Tola (e intervistuara) Akronimet: BG=Bjeshka Guri, HT = Hidajete Tola   BG: A po na kallxon kush je ? HT:...

Read More

Vjeshtore Zeqiri

https://museumofrefugees-ks.org/wp-content/uploads/2023/01/Vjeshtore-Zeqiri.mp3 Intervistuesja: Edhe niherë... Vjeshtore Zeqiri: Lufta më ka pasë nxan të Drenicë, te dajtë e babës tem. Më ka pas...

Read More

Mersie Kameri

https://museumofrefugees-ks.org/wp-content/uploads/2020/05/Mersie-Kameri.mp3 Bjeshka Guri (intervistuesja) Mersie Kameri (i intervistuari) Akronimet: BG=Bjeshka Gur i, MK=Mersie Kameri MK: Unë jam Mersie Kameri. Jam e lindur në...

Read More

Alban Radoniqi

https://museumofrefugees-ks.org/wp-content/uploads/2022/04/Intervista-me-Alban-Radoniqi.mp3 Intervistuesja: Orhidea Humolli E intervistuara: Alban Radoniqi   O.H.: Qysh e kishe përshkru periudhën para se me fillu lufta? A: Përshëndetje. Unë jam...

Read More

Fatlum Sadiku

https://museumofrefugees-ks.org/wp-content/uploads/2020/05/Fatlum-Sadiku.mp3 Bjeshka Guri (intervistuesja) Fatlum Sadiku (i intervistuari) Akronimet: BG=Bjeshka Guri, FS=Fatlum Sadiku BG: A po m’tregon dicka per veten fillimisht? FS: Po, une...

Read More

Shqipe Kumanova

https://museumofrefugees-ks.org/wp-content/uploads/2023/01/Shqipe-Kumanova.mp3 Intervistuesja: Po ja nisim pak me fol prej Nanës Terezë. Ke punu në Nanën Terezë Shqipe Kumanova: 3 vite nashta... Intervistuesja:...

Read More

Rada

https://museumofrefugees-ks.org/wp-content/uploads/2022/04/Rada.mp3 Intervistuesi: A mund të na prezantoheni? E Intervistuara: Unë quhem Rada. Intervistuesi: Sa vjeçe jeni? E Intervistuara: I kam 55 vjet. Intervistuesi: Nga...

Read More

Gent Muhaxheri

https://museumofrefugees-ks.org/wp-content/uploads/2020/05/Gent-Muhaxheri.mp3 Bjeshka Guri (intervistuesja) Gent Muhaxheri (i intervistuari) Akronimet: Bjeshka Guri=BG, Gent Muhaxheri=GM GM: Unë jam Gent Muhaxheri, 29 vjet. Punoj si freelance...

Read More

Xhevdet Sadiku

https://museumofrefugees-ks.org/wp-content/uploads/2020/12/Xhevdet-Sadiku-online-audio-converter.com_.mp3 Bjeshka Guri (intervistuesja) Xhevdet Sadiku (I intervistuar) Akronimet: BG=Bjeshka Guri, XHS= Xhevdet Sadiku   XHS: Mu prezantu a? BG: Po t’lutem? XHS: Xhevdet Sadiku, profesor...

Read More

Rr. Ardian Krasniqi, 2nd floor, No.5, 10000 Prishtinë

+383 38 748 018

Mohim përgjegjësie

Pikëpamjet dhe opinionet e shprehura në intervista nuk pasqyrojnë qëndrimet, pikëpamjet, opinionet apo politikën e Nismës së të Rinjve për të Drejtat e Njeriut - Kosovë.

© Copyright 2020. All Rights Reserved. | Web Developed: Flutra Webs
info@museumofrefugees-ks.org