Museum of Refugees KosovoMuseum of Refugees Kosovo
  • Ballina
  • Storiet
  • Rreth Muzeut
  • Kontakt
  • Ballina
  • Storiet
  • Rreth Muzeut
  • Kontakt

Anonim

Admin22023-01-30T22:05:12+00:00
https://museumofrefugees-ks.org/wp-content/uploads/2023/01/Interview-012.mp3

Intervistuesja: Çfarë mbani mend nga periudha e para luftës?
E intervistuara: E mbaj mend fëmijërinë time nga periudha e para luftës. Prindërit e mi, motra ime dhe unë u shpërngulëm nga një vend me shumicë serbe në një vend të përzier. Dhe kjo ishte hera e parë që u ndesha me një gjuhë tjetër. Isha vetëm pesë vjeçe dhe pyesja veten se çfarë gjuhe flisnin. Dhe kështu fillova të mësoja shqip që të komunikoja drejtpërdrejt me ata fëmijë. Kujtimi i radhës, fqinjët po vendoseshin në banesën pranë nesh. Vjen një fqinj, një shqiptar, i kërkon babait raki dhe mish derri. Ne u habitëm sepse sipas Islamit ata nuk duhej të pinin dhe të hanin mish derri. Ai i tha babait tim se nuk i interesonte dhe se do të donte ta provonte sepse e kishte ndjerë erën pasi po përgatisnim diçka nga ushqimi. Dhe ai thotë… atij njeriu i pëlqente të pinte. Dhe aty fillon miqësia jonë. Ajo grua u kujdes për ne kur ishim duke u rritur, dhe aty mësova për bazat e Islamit, për kulturën, mbi të gjitha, të shqiptarëve në Kosovë dhe, si ta them… ishte vërtet diçka, diçka e pabesueshme. Sepse, në vendin nga jam unë, kishte njerëz nga të gjitha anët dhe ishte një lloj Jugosllavie në miniaturë. Aty kishte edhe kroatë dhe boshnjakë. Madje kishte edhe çekë, dhe kishte disa bashkësi etnike që sot faktikisht sikur të mos ekzistojnë më ose janë asimiluar. Nuk më kujtohen shumica. Disa quheshin… quheshin Hamda. Ai ishte një grup që merrej kryesisht me blegtori nga vendbanimet kodrinore dhe ata kryesisht sillnin qumësht në vendbanimin tonë etj. Tani, me të vërtetë nuk e di kush… çfarë ishin ata fillimisht, por e di që quheshin Hamda. Kështu që, shumë gjëra kanë ndryshuar që atëherë. Fëmijëria ishte pa brenga deri në një moshë të caktuar. Dhe më pas filluan historitë në shkollën e mesme për të martën e përgjakshme, të premten e përgjakshme, ata na frikësonin. Në lagjen nga vija unë, këndonim këngë. Unë më tepër preferoja muzikën rok dhe kështu diçka pak më ndryshe. Ndërsa fqinjët e mia shqiptare e donin Cecën dhe Dragana Mirkoviqin. Dhe kështu këndonim disa këngë të tilla. Dhe pastaj vinte ndonjë njeri dhe thoshte, mos i këndoni ato këngë serbe. Pastaj, kur ndodhi… ai aksidenti me Martinoviqin në Gjilan, ata përdornin shumë fjalë të shëmtuara, d.m.th., u thoshin grave serbe disa shqiptarë apo fëmijë shqiptarë. Gjithmonë më ka habitur sesi unë që jam rritur në një familje tolerante ku nuk më kanë mësuar të urrej dhe nuk kam dëgjuar asgjë të keqe për shqiptarët nga prindërit e mi, as nga gjyshërit e të tjerë, unë dëgjoja… nuk do të kisha dashur t’i përmendja gjërat e tilla që m’i tha një shqiptar në rrugë. Dhe atëherë vërtetë u pata tronditur sepse askush nuk më kishte sulmuar më parë, por atëherë ajo ishte… një lloj përvoje traumatike para luftës. Nuk do të doja të flisja për detajet, por le të themi se ishte vërtetë… pra kjo ishte… ata nuk… në fund të viteve të tetëdhjeta nuk ishte edhe aq pa brenga ajo kohë. Megjithatë, kishte frikësime të tilla.
Intervistuesja: Dhe çfarë mbani mend nga periudha e luftës?
E intervistuara: Nga periudha e luftës, si të ishte fundi i botës. Pra, sikur të gjitha dyshimet më të këqija dhe parandjenjat e këqija u bënë të vërteta. Sepse, pas gjithë atyre ngjarjeve në vendet e ish-Jugosllavisë, duke filluar nga Kroacia, Bosnja dhe gjithçka që dëgjuam po bëhej, mendova, e po ashtu edhe të gjithë njerëzit e mi, se nuk kishte mundësi të na ndodhte neve ajo. Sepse kemi jetuar shumë mirë me fqinjët e mi të parë. Dhe disi, nuk e di, nuk jemi ndjerë të kërcënuar. Mund të shkoja lirisht edhe në Prishtinë. Madje kam bërë autostop si gjimnaziste dhe gjëra të ngjashme. Kur, krejt papritur, sikur e gjithë e keqja e kësaj bote ra në tokë, duke filluar nga bombardimet. Unë atëherë e pata humbur besimin te njerëzimi. E humba besimin te njerëzit dhe kur… dorën në zemër… fqinjët e parë shqiptarë u afruan dhe thanë se diçka po përgatitej dhe se ishte koha për të shkuar. Mami, motra dhe unë ishim aty. Unë po përgatitesha për njërin nga provimet dhe nëna ime më tha se ne jemi vrima e fundit e kavallit. Se nuk ka shanse të na ndodhë neve. Ajo teta ime Bedrie më tha mbldhni gjërat. Neve na kanë thanë se diçka do të ndodhte. Nuk e dimë se çfarë, duhet të ikim. Ata u larguan, si shumë të tjerë, kurse ne qëndruam. Pastaj filluan bombat e para dhe më pas filloi kaosi. Pastaj filloi vërtet si, si t’ju them, sikur u hapën dyert e ferrit. Bombardimet, ai lloj dëshpërimi, një atmosferë hiri. Pas kësaj, dolën njerëz të panjohur në rrugë, ishte një lloj hutimi. Njeriu mund t’i shihte të gjitha të këqijat e kësaj bote. Rrallë kush mbeti imun ndaj të keqes. Unë dhe motra po. Motra ime humbi fuqinë e të folurit për një kohë, pikërisht gjatë bombardimeve. Më pas na u desh të shkonim tek të afërmit e mi në Serbinë qendrore. Por unë nuk mundja të qëndroj në Serbinë qendrore, sepse nuk doja të më quanin shqiptare. Dhe po… edhe daja im po të na trajtonte kështu. Kështu morëm një taksi të fundit. Autobusi nuk na merrte dot sepse ishte plot me udhëtarë. Ata që po ktheheshin në Kosovë, ashtu si ne. Gjithçka iu gërdit atyre. Paratë e fundit ia dhamë taksisë. Ato 100 markat e fundit të cilat i kishim që të ktheheshim në Kosovë me dy persona të tjerë. Dhe ne kalonim nëpër Kosovë, vendi i shkretë, askush askund. Diçka po digjej, kishte tym, pra vërtetë e pabesueshme. Pastaj pala serbe… tërhiqeshin forcat serbe, ktheheshin shqiptarët, NATO-ja. Nuk e di se çfarë ishte më keq. A ishte bombardimi apo më pas. Shqiptarët po kthehen, të gjithë akuzojnë dikë për diçka dhe akuzojnë njëri-tjetrin, kërkojnë sendet e tyre, kush kujt çfarë i ka marrë. Pastaj fillojmë të mbrohemi, ikim në banesat tona. Babai im vendosi tela në dritare. Ai i vuri amortizatorët e krevateve sepse nuk kishim asgjë tjetër që të… që të mbroheshim sepse banesën ngjitur me tonën e gjuanin vazhdimisht me gurë dhe bomba. Dhe mbetëm vetëm ne… vetëm tri familje në atë pjesë të qytetit nga jam unë, pasi ishte një vendbanim i përzier. Pjesa tjetër e serbëve u shpërngulën. Kishte sulme të përditshme, domethënë çdo natë. Neve nuk na prekën. Dorën në zemër, për këtë ishte përgjegjëse fqinja ynë shqiptare, e cila na ruante sepse ne i kemi ruajtur ata… derisa ishin bombardimet. Dhe, çfarë tjetër mund të them. Thjesht, mua më vjen turp për atë që bënë njerëzit. Si nga njëra ashtu edhe nga ana tjetër. Edhe gjatë bombardimeve edhe pas bombardimeve, edhe për hipokrizinë e të huajve dhe… si t’ju them. Ishte një e re shqiptare që shkonte çdo mbrëmje në KFOR-in britanik që KFOR-i britanik t’i mbyllte sytë para sulmeve ndaj serbëve. Dhe pastaj kështu serbët filluan të shpërnguleshin. Dhe shumë shpejt nuk kishte më asnjë, vetëm tri familje. Ne qëndruam deri në Vidovdan, në 2003, ne të tria. Kurse fqinjët deri më 17 mars 2004, kur për fat të keq disa fqinjë shqiptarë, ishin të parët që tentuan t’i vënë flakën dhe më pas erdhi policia e Kosovës për t’i shpëtuar. Pra, ajo kohë me të vërtetë… si ta them, sikur gjithçka u shemb papritur dhe e gjithë bota që mbaj mend më parë pushoi së ekzistuari.
Intervistuesja: Dhe si e shihni të ardhmen e shoqërisë kosovare sot? A jeni në marrëdhënie të mira me shqiptarët dhe a mendoni se mund të ndërtojmë një shoqëri së bashku?
E intervistuara: Unë jam në marrëdhënie të mira, mbi të gjitha përsëri me fqinjën time të parë që na rriti ne dhe fëmijët e saj. Edhe me nipër e mbesa… nipër e mbesa se përcillet historia e së mirës. Sado që janë historitë e së keqes edhe ato historitë e këqija, ato që udhëtojnë më së shpejti, prapë janë historitë e së mirës ato që na mbrojnë. Shpesh e kam zakon të them se e keqja nuk ka etni, ngjyrë lëkure dhe gjuhë. E keqja është po aq universale sa e mira. Dhe të keqen që e pashë ishte e njëjta e keqe në sytë e serbëve, shqiptarëve por edhe të huajve. Dhe kur thua shoqëria kosovare, mendoj se kjo, për fat të keq është një krijim i rrejshëm që as ne dhe as shqiptarët nuk e shohim në atë mënyrë që, nëse duam të ecim përpara, ndoshta do të duhej ta shohim. Sepse ne nuk besojmë në të njëjtat mite, duke filluar nga kjo. Ne nuk ndajmë të njëjtat vlera, nuk ndajmë të njëjtat legjenda, nuk kemi të njëjtat gjëra që na lidhin, ndërsa jemi kaq të ngjashëm, nëse do e fillonim nga inati dhe gjithçka tjetër. Edhe pse flasim një gjuhë tjetër, edhe pse jemi të feve të ndryshme. To je to. Nuk është feja ajo që i përkufizon shqiptarët, por shqiptarizmi, pra përkatësia etnike. Ata nuk ndahen në bazë të fesë dhe për fat të keq, ne serbët jemi ndarë. Shumë… një pjesë e grupit etnik humbi. Kështu që, unë them, e kuptoj mentalitetin e fqinjëve të mi sepse jam rritur me ta, sepse kam jetuar me ta, kam ngrënë me ta. Gjërat e para që… e them përsëri, mësova për Islamin ishin prej tyre. Dhe ajo që kam mundësi të shoh janë vlerat evropiane që i janë bashkangjitur një shoqërie që nuk është gati për një gjë të tillë dhe pastaj kështu fituam një sakat që po përpiqet të ecë me patericat më moderne, le të themi. Dhe pastaj, nëse… në rregull, ne serbët e kemi mitin e Kosovës. Çka është ajo që kanë shqiptarët? Ata besojnë se janë ilirë, apo jo? Shpesh bëj shaka me miqtë e mi shqiptarë. Ju jeni njerëzit më të vjetër dhe ne jemi popull qiellorë. Si t’i kombinojmë këto të dyja?! Dhe së dyti, në media, sidomos sot, pikërisht kam folur për këtë me shumë njerëz, edhe pse kanë kaluar… sa… dy dekada e më shumë, ende po dëgjojmë histori të mbushura me urrejtje. Edhe pse është perfide, ajo është aty, nga drejtuesit kryesorë politikë. Dhe përsëri, aty ka gjithmonë disa data. Nuk është më e premte e përgjakshme dhe e martë e përgjakshme, por është 1 tetori, 1 nëntori. A do të jetë kjo, a do të jetë ajo. Sa di pjesa veriore e Kosovës për ne që jemi në jug e sa Serbia e ngushtë? Sa në fakt Shqipëria di për njerëzit… për shqiptarët nga Kosova? Apo në përgjithësi për komunitetet tjera në Kosovë?! Pra, besoj se është e mundur të jetohet, por si?! Çfarë do të ndajmë? Si do të quhet ky shtet dhe kush do të besojë në të. Kjo është.
Intervistuesja: Faleminderit!
E intervistuara: S’ka përse!

Share this post

Facebook Twitter LinkedIn Google + Email

Related Posts

Spasić Momčilo

https://museumofrefugees-ks.org/wp-content/uploads/2022/04/Spasic-Momcilo.mp3 Intervistuesi: A mund të prezantoheni? Emri juaj? I Intervistuari: Momçillo Spasiq. Intervistuesi: Momçillo Spasiq! Sa vjeç jeni? I Intervistuari: Pesëdhjetë e tetë. Intervistuesi:...

Read More

Jehona Hasani

https://museumofrefugees-ks.org/wp-content/uploads/2023/01/Jehona-Hasani-pjesa-1.mp3.mp3 Intervistuesja: Përshëndetje! Po ja nisim pak me fol kur e keni marrë vendimin si familje me dal edhe me...

Read More

Ljilja

https://museumofrefugees-ks.org/wp-content/uploads/2022/04/Ljilja.mp3 Intervistuesi: A mund të prezantohesh? Të tregosh se kush je, çka je, nga je dhe ku ke lindur? E Intervistuara:...

Read More

Olgica Subotiq

https://museumofrefugees-ks.org/wp-content/uploads/2023/01/Subotic-Olgica.mp3 Intervistuesja: A mund të prezantoheni dhe të tregoni na se nga jeni? Olgica Subotiq: Kam lindur në Radevë dhe kam...

Read More

Rada

https://museumofrefugees-ks.org/wp-content/uploads/2022/04/Rada.mp3 Intervistuesi: A mund të na prezantoheni? E Intervistuara: Unë quhem Rada. Intervistuesi: Sa vjeçe jeni? E Intervistuara: I kam 55 vjet. Intervistuesi: Nga...

Read More

Festim Avdyli

https://museumofrefugees-ks.org/wp-content/uploads/2020/05/Festim-Avdyli.mp3 Bjeshka Guri (intervistuesja) Festim Avdyli (i intervistuari) Akronimet: BG=Bjeshka Guri, FA= Festim Avdyli FA: Jam Festim Avdyli, i lindur në Prizren. Fakulteti...

Read More

Adrian Berisha

https://museumofrefugees-ks.org/wp-content/uploads/2021/01/Adrian-Berisha-online-audio-converter.com_.mp3 Bjeshka Guri (interviewer) Adrian Berisha (interviewee) Acronyms: BG=Bjeshka Guri, AB= Adrian Berisha   BG: A po e prezanton veten pak a shumë? AB: Okej,...

Read More

Blerina Muqolli

https://museumofrefugees-ks.org/wp-content/uploads/2020/05/Blerina-Muqolli.mp3 Bjeshka Guri (intervistuesja) Blerina Muqolli (e intervistuara) Akronimet: BG=Bjeshka Guri, BM=Blerina Muqolli BG: A po më tregon diçka për veten? BM: Po. Atëherë,...

Read More

Ariana Kasapolli

https://museumofrefugees-ks.org/wp-content/uploads/2023/01/Ariana-Kasapolli.mp3 Intervistuesja: Përshendetje, falemnderit që po pranon sot me fol me mu. Më kallxove që ke jetu në Prishtinë e...

Read More

Adelina Berisha

https://museumofrefugees-ks.org/wp-content/uploads/2022/02/Adelina-Berisha.mp3 Intervistë me Adelina Berisha R.B.: Përshëndetje Adelinë! Faleminderit shumë që po bisedon me mu. A po ia nisim pak qysh...

Read More

Rr. Ardian Krasniqi, 2nd floor, No.5, 10000 Prishtinë

+383 38 748 018

Mohim përgjegjësie

Pikëpamjet dhe opinionet e shprehura në intervista nuk pasqyrojnë qëndrimet, pikëpamjet, opinionet apo politikën e Nismës së të Rinjve për të Drejtat e Njeriut - Kosovë.

© Copyright 2020. All Rights Reserved. | Web Developed: Flutra Webs
info@museumofrefugees-ks.org