Hazbije Lahi
Intervistuesja: Rita Berisha
E intervistuara: Hazbije Lahi
R.B.: Faleminderit shumë zoja Hasbije. Po m’vjen shumë mirë që po ma tregoni storjen e juj gjatë kohës së luftës. A po ia nisim pak para bombardimeve veq me fol ku je kon, me kon je kon, çka o kon tu ndodhë, çka keni dëgju në lajme?
H.L: Në rregull. Përshëndetje, faleminderit për ftesën. E cekët edhe emrin. Jam Hasbije Lahi. Jom tash në moshën 57 vjeçare, do të thotë atëherë – tash po tregoj për para 21 viteve – kam qenë 35 vjeçare, nanë e 3 fmive. Si tash m’kujtohet, ka qenë muaji mars, viti ’99. Kemi qenë tu banu në Prishtinë, te Banesat e Bardha. Kemi qenë edhe tash jemi 6 anëtarë: unë, tre fmitë, burri dhe vjehrra. Vetëm fillun luftërat në Kosovë, do të thotë kah Drenica, Peja e anej, ndërsa tek ne ishte ende qetë po flitej se do të hynin forcat e NATO-s edhe këtu tek ne. Gjatë asaj jave, nëpër fshatrat e komunës së Prishtinës ku jetonin edhe mixha dhe halla e burrit, i kanë përndjekur prej asaj ane dhe u zhvendosën tek ne në banesën dy-dhomëshe.
R.B.: Sa vetë u bonët?
H.L: Ishte mixha i burrit, me gru e vajzë dhe halla e burrit. Edhe na ishim gjashtë, ata katër. 9 vetë në banesë dy-dhomëshe. 10 veta. Ish edhe gjendja e keqe me furnizimin e ushqimit. Mujshe me lëviz në ato pjesë, kishim edhe marketa afër. Gjatë lajmeve pamë edhe shumë masakra që u bonën nëpër rrethina. Kështu pak si hije po m’kujtohet – se s’kom qef as mi kujtu ato vrasje – po është mirë me ditë edhe rinia jonë se çka kemi përjetu, si ne për prindët tanë kur na kanë tregu se çka ka ndodhë më herët, edhe unë kom qef pak me ua përkujtu ktyne po vet s’du fort me e ngarkue kryt. Gjatë asaj kohe, duke i ndëgjue lajmet, vetëm u afrojke edhe data 24 mars kur fillojshin bombardimet. Ishte ditë e mërkure dhe nga dritarja shifsha tu nga nëpër banesa edhe vetëm pritshim orën 7 se, qysh ndëgjum nëpërmjet tjerëve, do të ndalen dritat, do të fillojnë bombardimet nëpër pjesë të Serbisë si dhe tek ne nëpër vendet kryesore, posta kryesisht, vendet që kanë qenë ma kryesore të informimit. Si t’ia bëjmë nuk ditëm atë natë se zakonisht në hymjen tonë kemi pas serbë ma tepër ka qenë e mbushun edhe dëgjum që po hyn pi marrin me dhunë. E shiqojshim krejt tik-tak-un e orës, kur po bohet ora 7 me na hy brenda policia. Ishte vështirë me i majt edhe tjerët se zakonisht u nisshin prej asaj “pse ke marrë edhe banorë tjerë kur s’je vetë prej asaj lagje”. Me burrin bisedum si me ia ba, çka po vendosim, kah me shku, qysh me ia ba se zakonisht nëpër banesa ish ma vështirë se nëpër shpija; nëpër shpija ke mujt me dal prej oborrit n’oborr po n’banesa pak ma vështirë. Fmitë i kisha të vegjël, ma i madhi ish katër vjet, Albioni. Vajza Eliza 2 vjet dhe ma i vogli e kisha Andin 9 muajsh. Kur veq fillun mu ndal dritat e bombardimet, aty u shqetësun të gjithë. Fmitë vetëm qajshin, nuk dishin se çka po ndodh. Na u pregatitem, u veshëm e krejt. Thamë nëse marrin t’dalim bile t’veshun e t’mathun. Nuk thojshim me na marr ata kshtu, po me na nda se zakonisht i ndajshin meshkujt prej grave. Para se me ndodh kjo, po kthena pak se edhe e kom harru pak ngjarjet, telefoni kurrë nuk është nal, telefoni i shpisë se atëherë e kemi pas me fiks, tash zakonisht po kena mobila. Kah po shkojmë, qysh po ia bojm, qysh po veprojmë? Mirëpo atë natë i nalën edhe telefonat. Vetëm kemi nejt. Unë çka mujta i shtina do tesha nëpër torba, do gjana ushqimore të fmive, do makarona që i kemi pas. Nuk dishim kah me shku, veq i bona tubë kshtu. Edhe deri në ora 12 t’natës ne vetëm kemi ni hapa tu vrapu brenda nëpër hymje. Se dishim çka po ndodhë. Shkoi ajo natë. T’gjithë i mbyllën sytë vetëm burri jo, tu nejt në dritare, tu prit mos po hynë atë herë, mos po hynë këtë herë. Kur filloi me zbardh dita, dulëm ashtu shpejt. E banesa ka qenë, m’kujtohet, me dy hymje: njo para, njo mbrapa. Kur jemi dalë poshtë atë natë, merre me mend, ata e kishin blloku me tulla që mos me mujt… për interesa të tyne, për nevoja të tyne personale. Mos me mujt me depërtu, vetëm në njonën anë, në njonën hymje. Edhe kur dulëm, veç ni kerr e kishim, kah me shku me atë kerr? Kah mu nisë? Dikur, burri e ka pasë ni shok, kanë qenë të Drenicës, ata e kanë pasë në Taslixhe shpinë. Po ajo lagje atje zakonisht me shqiptarë ma tepër. Vendosëm me shku te ata atje, unë me burrin me tre fmitë. Vjehrra shkoi te djali i vet i madhi, e ka pasë banesën në Dardani. Mixha i burrit me gru e me fmi edhe halla mbetën me shku te do të afërm tjerë, në Dragodan e kishin shpinë. As në Dragodan s’ish e sigurt po me u shkep. Ata jon shku me autobus se ka pasë autobusa po si rrallë ka pasë. Edhe na jemi nisë rrugës. Fati s’na ka nalë kërkush. Kur jemi shku atje n’Taslixhe, te shpija e atij shokut mos t’thom 30 vetë refugjatë të Drenicës se edhe ky i Drenicës e ishin kon ardhë aty. Kishin marrë ata pak furnizime, miell e këto, mirëpo nuk e dishim sa po zgjatë ajo. As se dishim çka po ndodh. Bukë s’kish pasë mjaftushëm se mandej me do miell çka mujtëm, ni thes miell na zgjatke ni ditë se kallabllak. Veç unë vetë e pesta, plus edhe tjerët. Aty kemi nejt 5 ditë po çdo herë tu ardhë edhe tjerë tu u zhvendos prej fshatrave, veç vike çdo herë e ma tepër tu u bo kallabllak. Natën masi u nalshin dritat, zakonisht burrat e asaj lagjeje e kanë pasë me dalë te Rastigza edhe me e pa pjesën e Prishtinës se çka po ndodh. Dilshin pak ma lirë se serbë nuk kish, vetëm shqiptarë metshim me fmitë. Çdo natë e kanë pas me rend, pesë netë. Ajo nuk zgjati për neve shumë. Edhe ni natë vendosën burrat që na gratë me shku në Kërçovë. I kanë pasë në Maqedoni do të afërm atje e me shku. E kta me mbet këtu e mandej me u nis ni pjesë. Veç ni veturë e kishim. Qato tonën që e patëm ia dham dajës së burrit se edhe atij iu duhke. Na mbetëm pa kurgjo hiç. Shoku i burrit e kish edhe ky ni veturë. Tjetërkush kush ka mujt me shku kamë. Mirëpo ish edhe shoqja. Se edhe atë e kom shoqe, të martume për shok të burrit. Ajo i kish dy vajza, unë tre fmi, do të thotë 5. Ish edhe motra e atij shokut, shtatzanë, edhe ni kojshike me ni fmi. Do të thotë krejt kemi hy ni makinë. Mirëpo ende pa u nis na rrugës, të nesërmen e lam në filan ora me u çu. Kur jemi dalë n’rrugë, si e kemi kalu sokakun, prej fshatrave tjerë tu ikë. Çfarë kolone! S’ish reni as me u përshëndet me këta tjerët… qysh kemi mujt kemi hy nëpër kerre. Unë me veti e pata marrë arin. E kisha arin kur isha martu. Ku me e lon? E kom pas ni jastakë të djepit. Edhe aty e pata shti arin. A me e marr a mos me e marr? Thojsha ta marr me veti… as nuk kisha pasaportë, qajo ma e keqja. Këto krejt kishin, unë jo. Qysh me u nis? Njeri në atë moment s’menon se kishin mujt, thojsha, me m’lon qaty e këta me shku. Se nuk e dishim as çka po ndodhë as qysh po ndodh. Edhe e morra atë jastak, tu i thon burrit a me e marr a me e lon, çka me bo? Edhe i kisha besa atëherë 600 marka, dmth tash 300 Euro. Mi dha ato, tha për çdo rast policisë me ia dhon edhe me e kalu kufinin. Arin veç e ka kapë edhe tha e kom gjujt n’oborr me ni guri, veç ia ka qit gurin. Mu s’mu dhimke ari po thojsha i shpëtoj edhe fmitë edhe vetë. Edhe jemi hyp na katër femna me 6 fmi edhe gruja shtatzanë me ni Golf. Jemi nis. Çfarë kolone! Çfarë kolone! Thojsha unë hajt menja jeme…. Tash duhet me u kthy edhe pak mbrapa se harrova me e tregu edhe ni storje. Brenda atyre netëve sa qëndrum në Taslixhe, ata kishin lidhje telefonike edhe mujsha me kontaktu me prindt e mi. Këta kanë mbet në Prishtinë, në lagjen e Muhaxherëve. Katër motrat edhe dy prindt e mi, me fmi. Atë natë bisedova me nanën, babën. Ata m’thanë me ardhë mu vendos te prindt e mi. Po nuk disha as qysh me ia bo. Mas dy dite sa qëndrum atje, jau kishin ndërpre lidhjen telefonike prindve. Mujta me kontaktu veq me ni motër edhe i tregova, thash “nesër kismet kena mu nis qishtu se e kemi bo plan”. Na jemi 7 motra. Njëna prej tyne pat dalë ma herët në Maqedoni n’Shkup. Ajo tregoi edhe për t’madhen që kalue në Kamenicë te do të afërm e katër motrat tjera te baba. U përshëndeta me to, me lot n’sy. Thojsha s’kom mi pa as… veç nëpërmjet telefonit. Të nesërmen jemi nis. Edhe masi bisedova me prindt e mi dy ditë ma herët, thojsha nalmi aty tu menu se unë po dal diku n’qytet me shëtit po nuk ish rendi as me u nal se ish kolonë. Rrugës, si kemi dal poshtë te Taslixhja, ka pasë ushtarë të armatosun. Aty ethet m’kanë hi. Thash qitu kanë me na myt krejt. Unë i mora veq do keksa. Nuk na premtoi me marr ushqim as hiç. Edhe shoqja qashtu. As bukë as kurgjo. Thojshim shkojmë atje n’Kërçovë brenda ditës edhe pshtojmë. Jemi nis rrugës n’kolonë deri në Veternik. Aty vetëm u ndalëm. Na përpos që ishim me kerre, edhe kolona n’kamë që i kanë njekë prej shpijave, i kanë largu me dhunë. Shi, ftoftë ato ditë. Çka pata unë disa veç do tesha do pixhame që ia mora fmisë se s’kishim as ku mi lon n’kerr. Kerri i vogël. Edhe jemi taku, as se kemi ditë, kunati i shoqes tem, edhe ai ish nisë me ni kerr tjetër. Kur na ka pa ai, kemi bo ndërrim me këtë shoqen tonë. Ai ka shku diku, ky ka vozit me neve. Ky grun n’Gjakovë, nuk dike kurgjo për grun e vet, ky kunati i shoqes. Edhe jemi nis ashtu. Tamon jemi shku, kemi kalu Kaçanikun, kemi dasht me hy në Han të Elezit, aty jemi stopu. Na kanë dalë… me siguri kanë qenë 300 kerre aty, tepër shumë. Nuk i kanë leju me dal andena. Kemi nejt aty pesë netë. Pesë netë aty edhe dy netë kemi nejt matanë andena.
R.B.: N’kerr?
H.L: N’kerr kemi nejt. Kemi flejt qaty. S’kishim ushqim. Fmija lypshin me hongër. Po interesant kta kuptojshin – i vogli jo, e kisha n’gji – kur ju thojsha s’kemi bukë, veq ka dy keksa jau kemi nda secilit. Edhe “jo mam, s’jemi unt, s’jemi unt”. Te ton. Po dikur, kur na pa ni gru – delshin merrshin hitha, i zishin. Unë as enë as kurgjo me veti se dulem shpejt. Djalin e kisha n’gji. I mora do hitha ni gru që i kish pregatit. Ia kish qit pak miell me veti që e ka pasë ajo me siguri. Ma ka pru. Sa çel e mshel sytë e hongër Andi bukën, ky i vogli. Ton kohën na n’kerr tu nejt. S’kishim as kah me shku as nuk e dishim çka po ndodh andena. Kur dikur thanë po fillojnë mi lshu ka njo ka njo. Kur fillojshin mi lshu kerret me dal anej, shumë u bojke tollovi se thojshin pi lshojnë. Tamon shkum deri aty, na kthyn prapë. Ndërkohë sa ishim tu nejt nëpër kerre, i mora fmitë edhe dulëm me ni shpi t’braktisun, shkojshin plot gra atje. Kur shkoj aty, kishin marrë mill çka kanë gjetë edhe disa artikuj ushqimorë edhe pregatitshin n’qat kohë. Unë s’kisha as enë, veç meta tu i kqyr, s’disha as çka me iu dhon fmive edhe u ktheva prapë hyna n’kerr. M’kujtohet n’breg ka qenë nifar pjese ku burojke ujt si qeshme, se di tash ajo është mbyll, kah jom shku n’Shkup e kom pa që osht mbyll. Edhe nalt ka qenë ni ushtar, me siguri ai ka qenë si kufi aty. Edhe ai ushtari maqedon. Na ka vërejt neve, i ka pa edhe fmitë që s’po kanë çka me hongër, nashta tjerët kanë pasë diçka po këta jo. Edhe po na bon me dorë neve. U afrum. Gjysë buke. Kuj me ia dhon atë gjys bukë. Po prapë kisha frikë me ua dhon. Thojsha mos ka diçka, najfarë helmi n’to. Ua dham fmive, e hongrën qat pjesë. Gjysë bukë e ndajtëm, 10 vetë na. Kur fillun mi lshu kerret njo ka njo, jemi afru aty, edhe ka ardh ni kamion me bukë me na pru neve. Se morëm veç qysh t’dalim ma shpejt atje. Sa jemi dalë atje prapë na kanë nal. Na çun n’fabrikë në Han të Elezit. M’doket ajo fabrikë është e gurit, nuk e di çfarë fabrike ka qenë ajo. Aty shi, tollovi edhe s’dishim çka po veprojmë. M’shkoi menja si n’do filma i kom pa përpara kur i shtishin n’fabrika edhe jau nojshin zjermin edhe i mytshin krejt. Ish ni menzë e fabrikës aty. Thanë po shpërndajnë ushqim. Fati jonë, kur shkoj, ish ora tre, e kishin mbyll. S’ka pas ushqim se ajo me orar so kon po s’ka pas ushqim e kishin mbyll atë menzë. Edhe thanë prapë po na lshojnë policia. Kur jemi dalë, na çun afër Bllacës. Prapë ni fabrikë po ni pjesë tjetër. Aty thanë kush don me dalë anej duhet me e lon kerrin edhe me dalë në Bllacë anej. Na “jo se po na dhimet kerri, nashta po na lshojnë krejt” se s’ish puna për me t’myt. Thojsha shkojmë me fmi n’Kërçovë. Dy netë i kemi bo aty. Edhe na hiç pa hangër, as fmija. Qat ni kilogram të kekesave do to thotë ni javë ditë ka ni trohë tu ia dhan secilit. Kur jemi dalë aty, mujshe m’i depërtu ato telat që ishin, me dalë në anën e Bllacës anej. Prej asaj ane patën ardh kunati i shoqes tem. Tha “anej ka ushqim, po nuk e di sa rrim na edhe osht puna veç n’livadh, tash sa rrim ka na çojnë nuk e di”. Çka me bo me fmi, kah me dal? Masi dola pak tu menu me këtë shoqen teme çka po bojmë, veq femra ishim, ish edhe ai kunati tjetër i shoqes, e pashë ndërkohë ni shoqe tjetër. Ajo edhe motra e kunatës teme ishin, Rosa. Edhe ajo e lypke të fejumin e vet. Ajo m’tregoi – se ajo ka banu n’këtë pjesën ku jon prindt e mi në mahallë të Muhaxherëve, tha “mirë jon, s’kanë prek andej kurgjo”. Se unë dëgjova prej Matit, Matiçanit e teposht i kanë largu me dhunë, po këta jo. Edhe ajo m’tregoi që nuk e kanë prek atë pjesë. Për kërkon t’familjes teme unë nuk disha as çka o bo. Ni javë gati e kisha bo unë nëpër kerre. Ish nata e pestë aty. Në të vërtetë, 5 i bona në Han të Elezit, n’Kaçanik edhe dy netë knena. Natën e dytë vendosëm, si u bo mëngjesi, po dalim anej. S’kish rrugëdalje tjetër. I morëm fmitë, dulëm. Sa jemi kon na rrugës, që kemi nejt na ni javë ditë, policia i ka largu me dhunë burrin, shokun e burrit e krejt. Krejt atë mahallë të Taslixhes. Këta kanë mendue me iu bashku ushtrisë mirëpo s’iu ka premtu koha. Kanë hyp me ni kamion. Aty ka pas ma tepër femra, jon kon 4-5 meshkuj veç. Edhe i kanë çu për Tiranë, për Shqipëri deri në Kukës. Po edhe kta kishin pas hjek shumë. I kanë nalë në 2-3 vena. Jon munu gratë me i mbulu mos me i marrë me i çit poshtë. Përjetimet e tij jon tjera po unë po i tregoj ato t’mijat. Kemi dalë anej. Kur jem shku, unë s’e kom besu, s’kish pas vend me e çit komën. Krejt kanë qenë në ni fushë t’madhe. Ndoshta keni pas rast me e pa edhe në televizion. Sa njerëz t’smutë, sa t’shtrimë… Edhe me ni pjesë – kurrë se harroj qat pjesë – e ka lon dikush do bukë, nashta ka qenë bajat a çka po di unë. Fmitë, qaq të vegjël që i kom pas, [thonin] “mam kqyre bukën ku e kanë lon e na s’kem pas çka me hangër”. Fillun me shkep bukë mirëpo veç e gjujshin, dikush e shkelke, çka mujshin me marrë. Edhe po i shohim aty familarët e shokut t’burrit që i lamë n’shpi. Edhe këta i kishin pas largu ma herët. Aty, qat natë, i kishin bo do tenda me najllona që i kanë shkepë. Qysh me ia bo me këtë shoqen s’dishim çka me bo. Ajo prapë u bashku me familjarët e burrit. Me burrin jo po bile me familjarët. Filloi veç mu bo terr. Nuk e disha… Vike treni edhe anej, dilshin plot që i kishin largu prej vendeve tjera, prej Prishtinës. Po qysh s’e pash kërkon t’njofshëm temin! Thojsha hajt nanjo i mahallës, a nanjo i motrave…kërkon hiç! Vetëm ecsha thojsha mos po e shoh dikon. Po e shoh djalin e dajës s’burrit. E i thom “Faruk, a e ke pa dikon?” Tha “jo, kërkon hiç. Na jemi qitu t’vendosun, a don ti me ardh te na a me qëndru me këta, me këtë shoqen tonde?” Thash “nuk e di, s’po di as vet çka me bo”. Tha “na po rrim këtu”. Djali i vogël e pash që veç filloi… kish pas temperaturë, smut. Aty ndihma e shpejt ka qenë, ambulanca, nëpër tokë qashtu. Mjeku e kontrolloi. Tha “fmiun e ki shumë keq”. As s’kisha barna me veti, as kurgjo. I kom pas do numra të telefonit, i pata shti n’xhep, thojsha si dihet për çdo rast. Kunetët i kisha në Gjermani, thojsha i thirri ata kur t’dalë n’Kërçovë edhe iu tregoj për burrin që ka met n’Prishtinë edhe unë po nisna, pshtova. Ai ndërkohë veç ish pas shku në Kukës. Ata tu menu se na e kemi kalu kufinin. Kur jom dëgju me ata atje n’Kërçovë, kanë tregu që veç paskan ikë. Mu po m’kujtohen nashta pjesë-pjesë, po kthena prapë sa kemi qenë nëpër kerre. Janë ardhë disa autobusa prej Ferizajit e prej Prishtinës. I kishin mush plot njerëz serbët. Edhe n’ata dulën kojshi të ksaj shoqes. Nusja e tyne ish me neve n’kerr. Edhe po tregon, qysh kish ni ajo, burrat e juj i kanë vra n’shesh, i kanë myt. S’dimë as për djalin tonë, as për burrat e juj”. U alivanos shoqja jeme. Unë veç iu luta Zotit, thash “ishalla s’osht e vërtetë”. Thashë “kjo për djal t’vet po thotë”, me siguri e kanë myt. Kjo kish ni qat rast edhe na interpretoi edhe neve. Edhe atë natë, prapë unë vendosa mos me nejt n’Bllacë. Ish nifar përpjetëse kur shkojshim në Stankovec. Tash po thom Stankovec, atëherë se kom dit as ku po na çojnë, veç ku u shike kolona, na mas tyne. Edhe iu thashë ktyne të Drenicës “mu po m’qet Faruku” se iu tregova për djalin e dajës s’burrit. Thashë “po m’qesin deri nalt, po m’ndihmojnë, n’mujsha me dal anena”. Kjo shoqja jeme u munu edhe kjo me dalë. U lajmërojshin për me shku në vene tjera. Nuk e dishim! Veç thojshin ni listë po bohet me i qitë matanë. Nashta këta tjerët kanë pas informata. Unë me tre fmi, isha e bllokume s’disha ku me shku. E mora qat valixhe që e kisha, tre fmitë. Më ndihmoi ai djali i dajës s’burrit deri nalt. Aty mandej ish fshtirë me i kalu telat me dal. Policia i merrke kon dojke mi shti nëpër autobusa. Edhe unë e pash ni djal t’ri. I thashë a po m’ndihmon veç t’i marr qito torba edhe me dal anej. Tha “jo, unë e kom hallin tem qysh me dal vet”. Në fakt, këtu secili për veti, lufta për ekzistencë. Kur në atë moment, ka thon ni polic serb a maqedon, maqedonisht folke, tha “këtë herë le t’dalin veç gratë me fmi. Burrat le t’jesin”. Edhe unë jom dal matanë anena. Ata ma herët që kishin dalë, kush ka mujt ka dal, familjarë. Edhe këta fmija fillun me qajt “mami krahët”, tjetri ma kish kap torbën, te tretë ma, t’vegjël. Hala pa i bo pesë vjet ish i treti. E kom pa ni familje – tash kom qef me dit kush jon ata, as që i kom vet, veç e kanë pas shpinë në Tophane. Ata kanë qenë burrë e gru, ni djal edhe dy qika. Po ata jon kon të moshës 20 vjet, 18-19. M’kanë ndihmu ata derisa kemi shku nëpër kampe. Po fmija nuk dojshin me iu afru, mi kap. Kryesore isha afër tyne. Edhe ton kohën ata [thonin] “mos iu largoni grus”, me më ndihmu. Kur thanë nuk ka me shti torba mrena se spo i zon autobusat mi lon torbat jashtë, çka me bo, unë e kisha veç ni çantë të krahut edhe torbën. Çka pata tesha t’fmive jau kom vesh. Si dordolecë! Thojsha mos t’i lo qaty se s’dihet, ku me marr tesha. Edhe e kom pas çantën e krahut, se atë natë kur jemi dalë, m’kujtohet motra pat thanë – se ajo niher pat dalë prej Milloshevës ma herët, erdh te baba, mandej prapë u kthy – tha “kurgjo s’kom marr, veç fotografitë le t’më jesin kujtim, edhe nëse shkoj unë dikush i gjen bile”. Unë i kom marr ato. Kom pas edhe filma të pazhvillum edhe kom pas albuma të fotografive. Thash edhe mos i marrsha teshat e fmive, qito t’i marr bile. Ato i kom shti qaty n’çantë t’krahut edhe fmive jau kom vesh teshat. Mirëpo prapë na lanë me torba. Thashë nëse mi lojnë qito mirë, nëse jo i lo jashtë. Edhe jemi hy n’autobus. Prapë ajo familja e Tophanes që ka qenë o kon me mu prezent. Nuk e di sa ka zgjat, s’besoj që o kon larg ajo, po aq mu ka dok larg Stankoveci prej Bllacës saqë unë e kisha fmiun n’krahë edhe më merrke gjumi. Veç kur kanë thanë “kemi mrri”. Aty kemi mrri edhe veç me drita këta ushtarët, me drita t’dorës. Atyne s’iu interesojke ti a munesh mi çu a s’munesh mi çu, na kanë lshu ka ni qebe n’dorë, ushqime çka kanë mujt edhe ta caktojshin ku me shku n’kampe, n’shatorra. Qaq larg m’duket që m’kanë qu sa… nuk e di. Kur shkoj aty, e kishin vendos edhe ni familje tjetër edhe mu n’qat shatorr, bashkë. Ajo familje e ka pas banesën n’Dardani. Burrë e gru, edhe ata tre fmi. Ish ftoftë sa që fmitë i qita me flejt veshun qashtu me jakne. Ai burri nashta i vike keq me flejt aty, dul përjashtë, se i kish krejt familjarët afër. Kurrë nuk flejta unë. Kurrë nuk flejta, tu kajt. Mu dokke që krejt jon bashkë, veç unë ndamas. Kon se pashë temin, hiç. Edhe jom çu qat mëngjes, iu kom lut Zotit, “more Zot, boma ni zgjidhje!” Numrat e telefonit që i kisha marrë, m’kishin hup. Thojsha kontaktoj bile me dikë, m’kishin hup se me fmi e me… Nashta edhe m’kanë ra rrugës. Edhe jom çu qat mëngjes. Ajo që ish me mue në shatorr, tha “ku po shkon?” Thashë “nuk e di, veç nashta e shoh dikon”. I kom marr tre fmitë. Me ni shatorr tjetër, e pashë ni kojshike. Edhe ajo e Taslixhes. Edhe ajo e asaj ane. Ata patën dalë ma herët. Thashë “Merita, a ta lo Andin, e po shkoj nashta e boj diku naj zgjidhje, nashta e shoh dikon”. Se thanë po mujn me dalë, po i çojnë nëpër vende tjera azil. Thojsha nashti dal edhe unë. Veç u nisa me pytë, me tre fmi. Ajo tha “Jo Andin, lemi të tre” po këta nuk deshtën, i mora. E kah u nisa, thojsha rrugës “hej, kah po shkoj unë? Me kon kom me fol? Me kon kom me kontaktu n’telefon?” E kom pa ni tubë njerëz që ishin tu fol n’telefon. Njëni kish pas telefon mobil. Edhe ai secilit tu ia dhanë. Kur du mu afur, e njofta. Do të thotë, i fejumi i asaj shoqes që e pashë pak ma herët. Ata ishin bashku, ishin vendos në qato kampe. Edhe e ka ndërpre, ka thonë “s’ka niher me thirr kërkush, ta rahatojmë qet gru”, për mu. Jemi kthy i kemi marrë ata. Se m’tha “a po vjen me mu, jemi veç me Rozën n’shator”. Se po i tregoj ku jom vendos. Jemi shku e kemi marrë edhe Andin që e patëm lon te ajo shoqja edhe torbën që e patëm lon me qato pak tesha që ken. Jom vendos te Roza aty. Ajo kish kontaktu edhe me kunetët e mi se ajo burrin e motrës së kunatit tem. E kom marr telefonin. Kom fol me to ma s’pari. M’tha “mos iu shkoq Rozës. Ku t’shkon Roza edhe ti se po m’duket vjen edhe kjo n’Gjermani se jon regjistru”. U dufke me shku me regjistru sa vetë jeni n’familje, çka po di unë. Unë s’disha kurgjo, “out” isha krejt. Thashë “okay, ku t’shkon kjo edhe unë”. Aty kem pas ushqime për fmi. Po prapë temin kërkon se pashë. Dojsha me ditë çka po ndodh. Dy netë kom nejt aty.
R.B.: Në Stankovec?
H.L: Në Stankovec. Edhe hajt t’shkojmë teshat me jau la fmive me nifar kove që na patën dhon ndihma aty. Kur pe ni ni zo tu thirr “Hazbije Lahi, Hazbije Lahi!” Kush po m’thirrë mu me emën e mbiemën. Ai kish qenë ni oficer që e kish porosit kunati, se ma herët me vjehrrën teme, ai me gru e me fmi, edhe motra e burrit, kishin dalë n’Tetovë. Ata kanë dëgju që jemi në Stankovec. Veç me shku me e marr, me e hek prej shatorrave se kanë ni krejt që osht fmija smut. Vjehrra tu kajt, “unë tu flejt këtu e ajo atje me fmi nëpër shi e nëpër ftoftë”. Erdh ai oficeri edhe po m’tregon kush e ka çu. Ata ishin në ni katun të Tetovës, Razhd u thirrke ai fshat. Jemi shku atje. U ndajta me motrën e kunatës edhe shkum në Tetovë, në Razhd, ni fshat i vogël po mikpritësa. Aty s’kemi hjek, normal, për kurgjo se kishim marrë ndihma e krejt. Prapë e kisha ni mbështetje që u bashkova bile me dikon. Po prapë për t’mitë nuk e disha hiç çka ka ndodhë as si ka ndodh as…
R.B.: Kur e more vesh që burrin e kishe gjallë?
H.L: Hiç niher nuk e dita. Kur shkova në Razhd, thanë Idrizin (burrin) e kanë çue n’Kukës. Se as për të nuk disha unë, e kanë myt, e kanë myt. Kur shkova atje, po tregon vjehrra, tha “Idrizin e kanë çu n’Tiranë atje. Ka mujt me depërtu, kryesore osht gjallë, jon shnosh”. Të nesërmen, ai ka thirrë n’telefon. Edhe ka thon, mas disa dite me mujt mu bashku, me dal na anena. Po u dufke me marrë ni leje për me dalë matanë. Unë nejta n’Tetovë 10 ditë. Gjatë atyre 10 ditëve, dulëm n’treg. I kisha edhe qato 600 marka. Hajt t’ju blej fmive do pixhame, kisha nevojë edhe për tesha për veti. Tu e prit autobusin me kunatën tem, motrën e burrit se edhe ajo ish n’Tetovë aty, tu e prit autobusin ishin edhe do qika të Kaçanikut. Gjatë bisedës, ato tregun se jon n’Shkup edhe e dishin edhe për motrën teme. Se motra jem ka jetu n’Kaçanik. Prej aty ka dalë ka shku te kunata n’Shkup atje. Edhe iu luta asaj, i thashë “tregoji nëse e sheh”, thuj “motra jote me tre fmi” – ia tregova edhe emrin – “është n’filan fshat të Tetovës”. Ajo tha “hiç s’ka problem se i kallxoj”. Shkum na u nisëm n’treg. Po kthehemi. Qat natë na dojshim mu nis të nesërmen. Edhe e lamë ky me dalë për kufi, te Elbasani atje, mi ra kah Elbasani edhe me u taku na kah Maqedonia me dalë n’kufi të Shqipërisë. Jemi nis na n’mëngjes. Edhe osht nis i zoti i qasaj shpije ku rrishim na. Ai tha “unë kom me t’çu, hiç s’ka problem”. Tash parameno na kur jemi nis n’mëngjes në ora 7, na s’kena mujt me dalë as jashtë Tetovës. Çfarë fati! Edhe aty kom hjek unë diçka tepër. Ish çu vjehrra me i bo do llokuma, thash “jo se na dalim shpejt”. Tha “merr me veti se lypin fmija ushqim”. Do llokuma na i dha me veti. Kur jemi dalë na me kalu, na nali policia, jashtë Tetovës. Tha “jo, duhet me e pas nifar pjese që po don me dalë prej Maqedonisë”. Ku me e nxjerr atë? Na tregoi. Unë veç rrisha n’kerr. Dul ai me e rregullu. Jo tha, “tash s’punon administrata se tash është vonë, ora 12” se na shkum deri atje, u kthym. S’dishim as ku me nejt. Edhe met pa u rregullu ajo. Hajt ta provojmë edhe niher se tash është ndërru policia. Prapë na kthyn. Na u prish kerri rrugës. Prapë fati! Edhe e çum te ni automekanik. Ai tha “jo ky s’bon hiç! Duhet me e lon 2-3 ditë për me u rregullu kerri.” Tha hajt pe marr ni kerr me qera. Kur shkum aty, as aty nuk mujtem me marr. Ndërkohë burri tu thirr, tu prit te kufini, se ka thon për 2-3 orë del. Këta kanë thon jon nisë, na telefon mobil s’kishim që me u marr vesh. E kemi marr ni taksi. E kemi provu herën e tretë mos po dalim. Prapë na kanë kthy. Edhe atë ditë ish e premte. Jemi kthy në ora 10 t’natës. Fmija u lodhën, pa hangër. Qata llokuma nëpër dorë po… Sa ka shku me marr ky ni kerr me qera, unë dola n’rrugë edhe m’kanë vërejt – nuk e di çfarë objekti o kon ai, o kon najfarë ministrie a nuk e di – m’kanë pa dy femra tu prit me torbë e me fmi edhe jon ardhë. Thanë “Zonjë, a ki nevojë për diçka?” Po i tregoj rastin. Tha t’kemi pa qe sa ti tu pritë. Edhe jemi kthy na n’shpi atë natë. Burri ka prit n’kufi, e ka pa që s’po muj me shku edhe o kthy i demoralizum. Të nesërmen, ish e shtune, prapë, fati, s’bojshin telefonat. A din kaniherë kur lidhen n’tana anët?! Edhe t’dillen hiç! E lashë. Masi isha qaty se kisha problem për mos me kalu anena. Po prapë dojshim na me u bashku. T’hanën n’mëngjes, tu i çu fminë, kur ka ardhë zonja e shpisë – se ky taksisti m’tha, nëse muj unë me e rregullu, unë kom me ta marrë qat lejen për me kalu”. Ai e kish rregullu krejt, edhe tha “po t’thirr ai taksisti që keni qenë t’premten, me ardhë me ju marrë”. Veç kemi dalë n’shpejtësi. Thashë “unë po dalë, po tash burri nuk e din me m’prit n’kufi”. Kunati s’guxojke me dalë masi isha unë refugjat aty. I zoti shpisë tha “unë kom me dalë anej edhe n’koft se osht puna kom me t’çu deri n’Tiranë”. Këta thanë nëse ndërkohë bojn telefonat, na e lajmërojmë atë edhe del prej Tiranës n’kufi. Ai m’ka marrë m’ka çu n’kerr. Tash gjatë rrugës, fmija prej gëzimit kurrë nuk e kanë nalë kangën “Xhamadani vija-vija”. Ton kohën, që t’kisha pas qat’herë diçka me i inçizu. Ma djali i madh ka qenë 4 vjet, vajza n’qershor i mbushke 3 vjet, atëherë ish prilli. Se më 24 ken bombardimet, na ra më 2 prill me dal në Tetovë. Kurrë nuk e kanë nalë, po thom, kongen prej gëzimit që po dalim, po e shohim babin. Kur jemi dalë aty, taksisti tha “unë po ju pres gjys ore knej kufinit. Nëse vanohesh ti ma tepër se gjys ore,” po i thotë këtij pronarit t’shpisë, Isak e ka emrin ai, “e di që ke dalë anej edhe je nis për Tiranë”. Këta kishin kontaktu ndërkohë sa jemi nis na, vjehrra me kunatin tem i kanë tregu edhe ai osht nis, o ardh n’kufi atje me prit. Unë e kom pa dikon tu prit po… Veç kur ia kom ni zanin, e kom pas djalin e vogël n’krahë, këta dy tu ngajt. Niher se vërejten që osht baba i tyne, edhe kur ka thon burri “hej a mujtët?” Qysh ia ka njoft zanin djali i vogël se atij i ra mos me e pa nja 2 javë, veç kur e ka kthye kryt shpejt, e ka njoft zanin e babës t’vet. Këta tu e marr tu e përqafu. I zoti i shpis u kthy masi u bashkum na. Këta ishin vendos në Durrës, me ni shpi të shokut t’vet. Ai ia kish lon se ish tu jetu në Zvicërr. Ky ish dalë dorë mas dore me atë shokun n’Durrës kur i kanë largu. Shoqja jem që e lash në Stankovec. Edhe ajo ka nejt aty dy netë, mandej o shku në Kërçovë. Ajo o met atje në Kërçovë, unë shkova n’Durrës para saj. Mandej edhe ajo pat ardhë mas ni javë dite, u bashkum. Prapë u bonëm dy familje, n’dy dhoma: ni sallon e ni dhomë t’fjetjes po se kishim dert. Aty kem pas edhe ushqim edhe krejt familjen. Po prapë s’dëgjojsha për të afërmit e mi hiç. Sa kemi nejt na aty, ni kojshi e ka pas telefonin, kur osht ardhë, s’di ka e ka mar nana numrin, tash mu kujtu. Djalin e motrës e kom pas n’Zvicër e ai ka pas kontakte me kunatin tem n’Gjermani. M’duket se atij ia ka marr numrin, hiç se kom pyt… Edhe m’ka thirrë n’telefon. Thash “ku e more Ben, ti numrin?” Tha “mos ki dert, krejt jon mirë”. Po m’tregon ku jon tjerët, “krejt jon shnosh, rahat, kryesore gjallë jon”. Këta me frikë kanë nejt për 3 muj ditë, a po pshtojmë sot, a po pshtojmë nesër. “Po mirë jon, nëse ki nevojë diçka me t’pru ndihma”. Po na marrshim ndihma n’Shqipëri që kemi qenë.
R.B.: Ku e kishe pas familjen?
H.L: Urdhno?
R.B.: Ku jon kon familja? Këtu n’Prishtinë?
H.L: Këtu, n’Prishtinë. Edhe ai veç vet ka qenë n’Zvicër. Ai ka dalë ma herët, para luftës. Po ai tash tu kontaktu me nanën e vet, me motrën teme dmth, “mirë jon, mos ki dert”. Edhe prapë, mas ni kohe, veç kur ka ardhë zonja e shpisë “Hazbije, e ki ni telefonatë, hiç se di”. Ajo e ka ditë po s’ka dasht me m’tregu. Kur e marr telefonin, qe zani i nanës.
R.B.: Po m’doket ma shumë për nanën se…
H.L: Kur e mora telefonin, po e dëgjoj zanin e nanës. S’ia kisha dëgju me muj të tanë. Ajo ish dalë n’postë, kish marr vesh se ku jom, se telefonat jau kanë ndërpre fiksat. Ish dalë me motrën tem. Tu m’thanë “qysh je, a jeni gjallë?” Ajo tash tu mendu se edhe mu… po ka marrë vesh se jom mirë po “veç a jeni gjallë?” Thash “nanë e ju qysh jeni?” Tha “krejt mirë jemi”. Babën e kom pas smut prej zemrës. “E baba?” Tha “edhe baba, krejt jemi mirë. Hiç mos u bon merak”. Po nuk zgjati shumë, nashta s’ka pas edhe t’holla aty qysh e kanë pas atëherë. Nuk mujtëm me fol, dyjat tu kajt edhe e mbyllëm telefonin. Thash “besoj se shihemi sa ma shpejt”. Se kom besu që kom me mrri mi pa. E mbylli telefonin, ajo tu kajt unë tu kajt. Po fati, atë vajzën e Kaçanikut që e takova n’Tetovë, ajo i ka tregu motrës. Po ksaj iu ka ngatërru emri. Ka thon “ni motër me tre fmi, po burrin s’e kish”. Edhe ni motër tjetër e kom pas me tre fmi, dy djem e ni qikë. Thotë “cila ka mujt me qenë ajo?” Edhe bohet ajo me motrën e me burrin. Unë jom nis qat ditë për Shqipëri, ajo o ardh në Tetovë. Edhe aty s’kom mujt me e taku. Thojsha çfarë fati! Me kërkon mos me mujt mu pa, plus kerri u prish rrugës. Po kryesore kemi shpëtu edhe s’kemi pa keq n’kërkon.
R.B.: Kur vendosët me u kthy?
H.L: Tre muj na ra para se me ardhë. S’jom ni mo me nanën. Kur u liru Kosova, veç fillun me dal knena, kunati tu na thirr n’telefon “çka po boni, a doni me ardh knej a doni me nejt?” Ai atje n’Gjermani “s’keni çka ktheheni. S’ka as shpija, as puna, s’keni ku shkoni. Hajdeni këtu!” Na s’kemi mujt me depërtu prej Shqipërisë. Kështu që vendosëm me u kthy këtu me i taku edhe familjarët e mi, edhe familjarët tjerë. Ish edhe nana e burrit. Kryesore kemi shpëtu, familja jonë, të afërmit. S’kemi pa kurgjo keq.
R.B.: A munesh veç pak me ma kallxu qysh o dok Prishtina ditën kur jeni ardh?
H.L: Beso, kur jemi ardh atë ditë edhe jemi shku n’banesa – banesën e kishin pas bo lamë atëherë krejt – vjehrra ish shku ma herët, veç mi hek do sene. Prapë o kthy te kunati n’Dardani. Kur jemi ardhë aty, s’e kom njoft unë as venin ku kemi qenë. Ishin vendos edhe serbët kur jon dalë n’banesa tjerët. Banesën e kom pas krejt kërsh, për ata s’ka lidhje. Ushtarë n’tana anët. Edhe kurrë s’e harroj ni rast. Reletat ishin prish edhe burri tha hajt po e noj ni perde, kur e kemi ni brimën tu bërtit ni ushtar, “pse po hyp ti? Ti ki me gjujt a?” Ka thon mos po bon vetëvrasje a diçka po s’e marrshim vesh. Po Prishtinën e kemi gjet jo mirë. Po u mësum na me atë gjendje. Të nesërmen, se jemi kthy n mbramje po gjatë rrugës kemi ardhë me qat Golf, se na e kthyn Golfin – unë prapë po kthena se po i harroj do detaje – sa ishim n’Durrës, daja i burrit që e kish marr kerrin, ish në Elbasan. Shkum na në Elbasan me i vizitu ata edhe e murëm kerrin tanë. Mandej e kemi përdor sa jemi kon n’Durrës tre muj ditë. Me qata jemi kthy, prapë kemi qenë 6-7 veta a ma tepër se erdhën edhe disa që dojshin mu kthy për knej. Po i harroj detajet krejt saktësisht, veç mu nal me i shkru krejt njo ka njo.
R.B.: Po, qikaq. Faleminderit shumë.
H.L: Faleminderit juve.