Festim Avdyli
Bjeshka Guri (intervistuesja)
Festim Avdyli (i intervistuari)
Akronimet: BG=Bjeshka Guri, FA= Festim Avdyli
FA: Jam Festim Avdyli, i lindur në Prizren. Fakulteti Juridik, drejtimi i Masteri Ndërkombëtar. Tash jetoj në Prizren. Këtu punoj. Pasion e kam letërsinë, poezinë, përkundër diplomimit në një drejtim tjetër. Mirë, në përgjithësi mirë.
BG: A po më tregon diçka për luftën të lutem. Qysh e man mend?
FA: Gjatë luftës, kur filloi në 99-ten, pra edhe kur përfundoi… përpara se me përfundu, si një milion shqiptarë, u shpërngulën edhe familja ime. Kemi pasë fatin të shpërnguleshim në Shqipëri. Do të thotë për shkak se Prizreni është më afër kufirit. Edhe jemi shpërngulë në Shqipëri. Po në atë kohë, do të thotë, në majin e 99-tes isha 11 vjeç dhe janë disa kujtime që t’vijnë si në formë të mjegullës. Edhe gjithmonë sa here i kujton mundohesh me i kristalizu ngjarjet, veprimet, rrugët, uniformën e ushtarëve serbë, dhe bërtimat, të gjitha ato ngjarje që kanë ndodhë gjatë luftës. Edhe pse është shumë e vështirë që me kanë kujtime shumë të kristalta për shkak të moshës së re që e kemi pas, d.m.th. 11 vjeç për 12.
BG: Çfarë situate ka mbizotëru?
FA: Ajo çka më kujtohet më së shumti është atëherë kur në 12 majin e 99-tes, deri në atë kohë familja ime strehonte diku deri në 77 anëtarë të një fshati fqinjë. Burrat ishin të vendosur tek shtëpia e xhaxhait, ndërsa gratë tek shtëpia e babit, shtëpia jonë. Edhe deri në atë ditë, gjithçka çka mbaj mend ishte ndjekja me vëmendje e burrave të familjes edhe e të të strehuarve… ndjekja e lajmeve në radio. Se çka po ndodh në këtë regjion, e bombardun këtë regjion, u masakrun në këtë regjion, u shpërngul ky regjion. Edhe deri në datën e 12 majit kur edhe familja jonë edhe e fqinjëve edhe i gjithë fshati, do të thotë në njëfarë forme, fuqishëm, ashpër, brutalisht u rrahën nga forcat serbe. Edhe meshkujt u morën…
BG: A po të kujtohet diçka?
FA: Mu më kujtohet mëngjesi i hershëm i 12 majit. Ishte ndoshta ora pesë e mëngjesit ndoshta, kur dëgjuam disa zhurma të thyerjes së dyerve të shtëpisë… e ke parasysh kur nuk je i zgjuar mirë dhe as në gjumë, dhe kur dëgjon zhurma, krisma, nuk e din a je në andërr, aështë e vërtetë ajo që po ndodh edhe kur … kur vjen mami edhe të merrr e të mban me duar shtrëngueshëm edhe për pak sekonda zgjohen të gjithë, krijohet një tollovi. Edhe mandenaj i sheh ushtarët që kanë hy në dhomë, i sheh fytyrat e tyne, bërtimat, edhe thjesht shtangesh me veprimet që ke pa. Do të thotë, ishte data e 12 majit kur hynen në dhomë, i morën meshkujt e shtëpisë, në këtë rast babin edhe axhën. Neve na nxorën në oborr edhe ishin thjeshtë pa adresë. Ata i morë e i vendosën në autoblindat e tyre dhe u larguan. Ndërsa neve na bërtitën në gjuhën e tyre: “Shqipëria është rruga juaj, është shpija juaj. Këtu është Serbi. Edhe sapo dolëm në oborr pamë edhe fqinjët e tjerë që grupe grupe po largoheshin por nuk e dinim kah po shkonin. E ki parasysh, rrugë pa adresë, pa kthim. Dikush i veshur me gardërobë të zakonshme. Dikush kish harru xhaketën, dikush pa këpucë, dilnin në rrugë. Burrat i kishin marrë rrugës, d.m.th. me autoblinda. I kishin marrë dhe nuk dinin ku po i dërgonin apo çka po ndodhte. Na ishim me femra, pra, me gratë, me nënat e me motrat tona. E morëm rrugën e magjistrales Prizren-Gjakovë ku gjithë ajo rrugë kalohej në këmbë. Rrugës, buka ndahej… si me thanë… kashore-kashore. Dikush kishte pak më shumë bukë, e ndante me të tjerët. Dikush kishte më shumë ujë me vet. E pinte një gëllënjkë ujë dhe ia jipte tjetrit. Dikush që nuk mund të ecte, sikur ndonjë i moshuar, ndihmohej nga dikush tjetër. Thjeshtë, kemi marrë rrugën e kufirit, rrugën e Kukësit, dhe nuk dinim se ku po shkonim e çka po ndodhte. Rrugës kemi pa shumë vetura të ndalura, me goma të shpërthyne. Kemi pa shumë traktorë me goma të shpërthyne e me xhama të thyen. Ishte tollovi e papame, mëngjes i hershëm. Kemi pa njerëz që në atë kohë mendoja që po flinin, i ka marrë gjumi në rrugë. Vazhdonim rrugën. Nuk besonim, do të thotë… njerëz që ecnin dhe nuk e dinin se ku po shkonin. Kështu i gjithë rrugëtimi vazhdoi në magjistralen Gjakovë-Prizren, Prizren-Kukës në kufi. E gjithë kjo rrugë zgjati një ditë të plotë. Do të thotë, gjatë gjithë ditës kemi ecë. Ishim diku 70-80 veta si grup, vetëm fëmijë edhe femra që ecnim drejt kufirit. Por sigurisht që prapa nesh 2-3 km kishte grupe të vogla që lëviznin, të shpërngulur por pa burra, pa meshkuj. Gjatë gjithë këtij rrugëtimi prej mëngjesit deri në mbramje në magjistrale, këmbë, e mbaj mend një qetësi absolute në rrugë. Njerëz që ecnin dhe e ndanin bukën e gojës me bashkëudhëtarë e me fqinjë. Mbaj mend edhe njerëz të moshuar që nuk mund të ecnin, edhe dikush nga nanat tona, e kapte në shpinë, e mirrte me zor, deri sa arritëm në kufi. Do të thotë, këtu kam pa njerëz që s’kanë mujt me ecë, femra që janë kanë nëpër rrugica të ndalunë. Poliët ndalnin, kinse i kontrollonin, ua merrnin paret, dukatin, i skejonin, dëgjoheshin bërtima. Nuk dinim se çfarë të bënim. Na jipnin alarm që duhet të vazhdonim rrugën kinse gjithçka është normale, jeni duke shku në shtëpinë e juj, këtu është Serbi. Një ditë rrugë në këmbë, sikur një jetë. Nuk e di, pamjet janë shumë trishtuese çka kemi pa rrugës. Do të thotë, njerëz që sikur kishin vdekë në rrugë. Por nuk ishte vdekje e natyrshme. Domethënë, ishin vra, ishin pre, ishin maltretu, edhe thjeshtë sikur ishin pajtu me mbet në një cep të rrugës. Ishte muaji i shpërnguljeve masovike, edhe, nuk vonoi shumë nga ajo ditë kur edhe NATO çliroi Prizrenin, Kosovën. Por, kjo ishte dita tragjike kur gjithçka ishte mjegull. Dhe kujtimet sado që mundohna me i kristalizu, është shumë e vështirë për shkak të moshës. Por këto janë ato pamjet që i kom pa rrugës gjatë shpërnguljes së fshatit tim dhe fshatrave përreth. S’e di… ai imazhi kur nana ta kapë dorën edhe ia qet gjoksin ushtarit kur hyn në familje, kur futet në oborr.. ajo pamje, ajo ndjenjë nuk ka çmim. Edhe të gjitha nanat tjera k’to e kan bo… edhe marrja e babait me forcë nga shtëpia dhe futja në automjetin serb, dhe rrahja brutale e tij edhe e shumë fqinjëve të tjerë. Edhe ai rrugëtim pa bukë, pa ujë. Njëkohësisht kush kishte pak bukë që e ndante me tjerët… ai solidarizimi me të tjerët ishte gjithçka çka më kujtohet…. edhe normalisht arritja në kufi sikur kur e shkel tokën e Shqipërisë edhe sikur thu “këtu është Zoti”, a din, “ e gjetëm, e prekëm, këtu është shpëtimi”. Mandej në mbramje, krejt këtë ekipen e meshkujve të fshatit dhe të meshkujve tjerë që i kishin marrë, i kishin rrahë deri aty ku nuk kishin pikë të zezë në trup dhe e mbajë mend edhe atë solidarizimin e ushtarëve që na pritën… ushtarëve shqiptarë që na pritën në kufi, edhe marrja me shërimin e prindërve tanë, me meshkujt tjerë të cilët nuk ishin (nuk dëgjohet)…
BG: Domethënë, juve ju janë bashku edhe meshkujt e familjes?
FA: Ata në mbramje i kemi pa në kufi. Do të thotë, babin, axhën, edhe shumë meshkuj të familjes, të familjeve fqinje i kemi pa në mbramje. Na gjithë rrugën e kemi bo si fëmijë edhe si femra edhe si nana me të tjerët. Ndërsa meshkujt që i kanë marrë, na nuk dinim për fatin e tyre. Mirëpo në mbramje, në kufi veç kur i kemi pa… do të thotë i kishin sjellë afër kufirit. A për pushkatim, a për diçka të ngjajshme nuk e di. Mirëpo i kishin rrahë deri aty ku nuk kishin pikë të ngjyrës së trupit, në trupin e tyre, por gjithçka ishte zi. Do të thotë i kishin rrahë ekstremisht. Ky rrugëtim ishte një rrugëtim që ty të kujtohen ato femrat që janë keqtrajtu nga serbët, ato nana që kanë nda bukën e gojës me bashkëudhëtarë të tjerë të cilët nuk kishin bukë me vete sepse kishin dalë ashtu, edhe ata fëmijë që nuk mundnin me ecë por u bartshin në krahë nga dikush tjetër. Ky ka qenë përjetimi im dhe i familjes time.