Shaqir Raçi

https://museumofrefugees-ks.org/wp-content/uploads/2023/01/Shaqir-Raci-_2_.mp3 Intervistuesja: Axha Shaqir a po më kallxon qysh e man në mend kur ka fillu lufta. Kur ka ndodhë ngjarja te Jasharajt, a i keni kqyr lajmet? Me kon je kanë? Shaqir Raçi: Lajmet i kena kqyr. I kena kqyr lajmet po aty s’kena pasë na televizor... s’kena pasë televizor veç mas fjalëve qeshtu. Intervistuesja: Po... Shaqir Raçi: E neve na u kanë dhimt ata, boll na u kanë dhimt po çka me bo as për veti as për ta s’kishim çka...

Spasić Momčilo

https://museumofrefugees-ks.org/wp-content/uploads/2022/04/Spasic-Momcilo.mp3 Intervistuesi: A mund të prezantoheni? Emri juaj? I Intervistuari: Momçillo Spasiq. Intervistuesi: Momçillo Spasiq! Sa vjeç jeni? I Intervistuari: Pesëdhjetë e tetë. Intervistuesi: Pesëdhjetë e tetë! Më tregoni ku keni jetuar para luftës? I Intervistuari: Para luftës kam jetuar në Sreckë, në Prizren. Intervistuesi: A iu kujtohet ende periudha para luftës? I Intervistuari: Më kujtohen të gjitha periudhat para luftës, nga viti 99 deri më sot në vitin 2021. Kemi jetuar mirë, por momentalisht, për shkak të politikës banoj privatisht 22 vjet, nga viti 99 e...

Anonim

https://museumofrefugees-ks.org/wp-content/uploads/2022/04/NN.mp3 I Intervistuari: Mirëdita. Intervistuesi: A mund t’iu pyes disa pyetje? I Intervistuari: Mundesh. Intervistuesi: Çka ju kujtohet nga periudha e paraluftës në Kosovë? Ma përshkruani atë periudhë. Si kanë jetuar njerëzit atëherë? I Intervistuari: Tash do ta përshkruaj. Para lufte kishte liri. Shkoje ku doje, qoftë në arë, qoftë në... nën një. Intervistuesi: A janë ndjerë qysh atëherë tensione, ndonjë presion? I Intervistuari: Nuk ka presion, por ashtu siç ishte më nuk mund të jetë. Intervistuesi: A mund të ma përshkruani gjendjen në periudhën nga viti...

Dragan Maksimović

https://museumofrefugees-ks.org/wp-content/uploads/2022/04/Dragan-Maksimovic.mp3 Intervistuesi: Dua t’iu lus të prezantoheni nëse nuk e keni problem, apo doni që intervista të jetë anonime? I Intervistuari: Unë quhem Dragan Maksimoviq nga Shillova. Intervistuesi: Super. Çka ju kujtohet në periudhën para luftës në Kosovë? Ma përshkruani atë periudhë. Si kanë jetuar njerëzit atëherë? I Intervistuari: Pa, çfarë t’iu them. Ishte e tmerrshme. Njerëzit ishin të shqetësuar, ishin të detyruar t’i braktisin vatrat e tyre sepse ka qenë shumë e vështirë të jetohet në atë periudhë. Intervistuesi: A ndjeheshin qysh atëherë...

Dobrivoje Jovanović

https://museumofrefugees-ks.org/wp-content/uploads/2022/04/Dobrivoje-Jovanovic-.mp3 Intervistuesi: Mirëdita! I Intervistuari: Mirëdita! Intervistuesi: Do iu lusja që të prezantoheni, nëse nuk e keni problem, apo dëshironi që intervista të jetë anonime. I Intervistuari: Unë jam mësues i Edukatës Fizike në pension, Dobrivoje Jovanoviq. Intervistuesi: Çka ju kujtohet nga periudha e paraluftës në Kosovë? Ma përshkruani atë periudhë. Si jetonin njerëzit atëherë? I Intervistuari: Ishin super, vëllazërim-bashkim. Punonin të gjitha fabrikat, gjithçka ishte e qetë, askush askënd nuk e ka keqtrajtuar, askush askënd nuk e ka bezdisur, sikurse që është tash. Intervistuesi: A...

Anonim

https://museumofrefugees-ks.org/wp-content/uploads/2022/04/Anoniman.mp3 Intervistuesi: Mirëdita! I Intervistuari: Mirëdita! Intervistuesi: Do ju lusja që të prezantoheni nëse nuk e keni problem, apo dëshironi që intervista të jetë anonime?! I Intervistuari: Anonim. Intervistuesi: Unë do ua parashtroj disa pyetje, e ju nëse mundeni që të më përgjigjeni. I Intervistuari: Në rregull. Intervistuesi: Çka iu kujtohet nga periudha para lufte në Kosovë? Ma përshkruani atë periudhë. Si kanë jetuar njerëzit atëherë? I Intervistuari: Shumë më mirë se sot. Intervistuesi: A janë vërejtur qysh atëherë tensionet, ndonjë presion? I Intervistuari: Po, kishte përplasje, kishte... Ndjehej,...

Aleksandar Gudžić

https://museumofrefugees-ks.org/wp-content/uploads/2022/04/Aleksandar-Gudzic.mp3 Intervistuesi: Na tregoni diçka për veten. I Intervistuari: Unë quhem Alleksandar Guxhiq, jam profesor i diplomuar i historisë. Punoj në Shtëpinë e Kulturës në Graçanicë si Redaktor i Programeve të Tribunave, por deri diku jam i angazhuar edhe në seksionin e aktrimit në Shtëpinë e Kulturës në Graçanicë në Teatrin Amator Janiqije Popoviq dhe e udhëheq atë seksion. Intervistuesi: Njëzet vite më vonë, cilat janë kujtimet tuaja nga lufta në Kosovë? Shikoni, unë në atë kohë të atyre luftërave gjatë thyerjes së...

Žarko

https://museumofrefugees-ks.org/wp-content/uploads/2022/04/Zarko.mp3 Intervistuesi: A mund të na prezantoheni dhe të na tregoni më tepër për veten tuaj? I Intervistuari: Unë quhem Zharko. Jam i lindur në fshatin Vitakovë, në shtëpi të përbashkët, ortake. Shumë kishte popull atëherë dhe fëmijë, edhe në fshat edhe në shtëpi, dhe kështu. Jemi rritur me bagëti, kështu. Mblidhnim myshk, kaça, këto... gjitha llojet... jemi marrë me shumëllojshmëri. Shkollën e kam përfunduar në Bubë, Bashkësia Lokale në Bërnjak ishte atëherë, derisa ishte... derisa liqeni nuk u ndërtua. Atëherë...

Serb nga Veriu i Kosovës

https://museumofrefugees-ks.org/wp-content/uploads/2022/04/Srbin.mp3 Intervistuesi: A mund të na prezantohesh dhe të na tregosh kush je, çka je dhe ku jeton? I Intervistuari: Jam Serb nga Veriu i Kosovës, i kam 35 vjet. Intervistuesi: Nga je, ku ke lindur? I Intervistuari: Kam lindur në Zveçan. Intervistuesi: Mhmm… Ku ke jetuar para luftës? I Intervistuari: Po ashtu në Zveçan. Intervistuesi: Mhmm… A të kujtohet ndonjë kohë para luftës se si jetohej me Shqiptarët? I Intervistuari: Paj, jetohej normalisht. Marrë parasysh se shtëpitë e para i kisha me Shqiptarë, ne kemi jetuar...

Rada

https://museumofrefugees-ks.org/wp-content/uploads/2022/04/Rada.mp3 Intervistuesi: A mund të na prezantoheni? E Intervistuara: Unë quhem Rada. Intervistuesi: Sa vjeçe jeni? E Intervistuara: I kam 55 vjet. Intervistuesi: Nga jeni? E Intervistuara: Nga fshati Junake. Intervistuesi: Ku keni jetuar para luftës? E Intervistuara: Kemi jetuar në Zubin Potok dhe pas kësaj, luftë ishte, filluan bombardimet dhe na duhej të iknim në fshat me fëmijët në Shipol. Atje lart ishim për një muaj. Intervistuesi: Për çka keni shkuar në fshat? E Intervistuara: Paj, për shkak të bombardimeve duhej të shkonim, fëmijët qanin. Intervistuesi: A ku kujtohet...