Museum of Refugees KosovoMuseum of Refugees Kosovo
  • Ballina
  • Storiet
  • Rreth Muzeut
  • Kontakt
  • Ballina
  • Storiet
  • Rreth Muzeut
  • Kontakt

Olivera Spasojeviq

Admin22023-01-30T21:18:55+00:00
https://museumofrefugees-ks.org/wp-content/uploads/2023/01/Olivera-Spasojevic.mp3

Intervistuesja: A mund të prezantoheni fillimisht?
Olivera Spasojeviq: Po. Unë jam Olivera Spasojeviq. Para luftës kam jetuar në Prishtinë. Tani jetoj në Lapnasellë si person i kthyer, si e kthyer. Unë jam këtu tash 13 vjet dhe jam e lumtur që jam rikthyer, duhet ta them këtë. Në fillim kisha frikë se më kthehej, kjo është çështja e parë, ajo që kisha përjetuar më kthehej. Ajo situatë e vetëdijshme. Si do t’ia bëj, a do të dalim nga kjo situatë shëndoshë e gjallë, normale apo çka do të ndodhë. Por, më duhet të them se jam shumë e lumtur që jam rikthyer. Është e vështirë. Ka disa gjëra që ndoshta do t’i ndryshoja për një jetë më të mirë, por mirë është. Jam e lumtur që jam këtu. Unë kam një banesë dhe jam e kënaqur me disa gjëra. E tash për gjërat tjera, vetëm të jemi me shëndet.
Intervistuesja: Si e mbani mend periudhën para luftës?
Olivera Spasojeviq: Periudha para luftës la një ndikim shumë të rëndë dhe të keq për mua dhe familjen time. Unë isha me nënën dhe kam jetuar me të bashkë. Atëherë isha e mitur dhe ishte shumë e vështirë për mua t’i kaloja ato gjëra që ndodhën. Ato padyshim që mbetën prapa. Sa i përket kësaj, nuk harrohet. Ishim në Prishtinë, jetonim aty. Na u desh të largoheshim nga shtëpia, pra nga shtëpia dhe vatra. Ne lamë gjithçka pas. Ishte shumë e vështirë, stresuese, e dhimbshme të shihje një autobus në të cilin shtyhej masa me njerëz. Njëzet… nuk e di, ishin mbi njëzet veta, dyzet, pesëdhjetë. Në mënyrë që të largoheshin të gjithë atë ditë, që të largoheshin të gjithë atë ditë. Sepse ata… sepse ne ishim në ditën e fundit, që do të thotë dita e fundit e nisjes. Autobusi i fundit që shkonte në Novi Sad, pavarësisht vendit ku duhej të udhëtoja. Ai… bile humbëm pjesën e rrugës sepse duhej të shkonim në Kralevë. Përfunduam në Novi Sad, domethënë… ja, fatkeqësisht ky ishte transporti i fundit. Ishte shumë stresuese, e trishtueshme, ne lamë gjithçka pas vetes. Kishim vetëm një çantë. Kolegu i nënës tha se duhet të largohemi nga Prishtina sepse është dita e fundit. Atë kohë ata njerëz që pushtonin ato shtëpi serbe, dhe që bënin atë spastrimin e serbëve nga… pavarësisht nga politika, unë nuk jam politikane, por mund të them se u desh të largoheshim sepse kolegu i nënës sime, ku ata kanë… ku ajo ka punuar në firmë, tha se duhet të largohemi sepse kanë filluar të hyjnë nëpër shtëpia dhe të japin afate për shpërngulje. Kështu që, atë ditë kaluam shumë keq dhe kaluam nëpër një ferr. Në rrugë kishte një kolonë automjetesh, ishte e vështirë për të dalë. Njerëzit shpërnguleshin masivisht. Kjo nuk harrohet. Autobusi ishte i fundit që ishte përplot. Njerëzit nuk kishin ku të hynin, as ku të qëndronin apo të uleshin. Pra, ishin njëri mbi tjetrin. Ishte stresuese. Unë atëherë pata mbaruar vitin e parë të shkollës së mesme, pra isha e mitur. Dhe e kam shumë të vështirë atë shpërngulje dhe atë situatë që ka ndodhur në atë periudhë të vitit ‘99. Ne u larguam nga Kosova, pra nga Prishtina, në muajin mars.
Intervistuesja: Dhe a mund të ktheheni në periudhën para gjithë kësaj, para demonstratave. Si keni jetuar para luftës?
Olivera Spasojeviq: Para demonstratave dhe para luftës në përgjithësi, të gjithë ia kalonin mirë. Të gjithë bashkëpunonin me njëri-tjetrin. Askush nuk ngacmonte askënd. Punonin kolegjialisht dhe… nuk kishte asgjë aty sikur do të kishte luftë, sikur do të kishte… sikur do të vinte deri te konflikti. Sepse, që nga lindja ime, të gjithë kemi jetuar si një komunitet, në harmoni. Kemi pasur biseda të përbashkëta, një marrëveshje, një punë. Të gjithë bënin jetën e tyre. Çfarë ndodhi, ndodhi, por mendoj se para luftës… para luftës, të gjithë jetonin në mënyrë të qytetëruar, paqësore, të qetë, e ndihmonin njëri-tjetrin, shkonin mirë, pavarësisht nga nacionaliteti. Ishte… kishte njëfarë respekti. Nuk kishte urrejtje, nuk kishte përbuzje, nuk kishte konflikte, nuk kishte… tani ndodhte nganjëherë, kudo në botë ndodh diçka, ndonjë konflikt, ndonjë gjë e vogël. A ishte kjo… pavarësisht aksidentit, nuk ka rëndësi, çfarëdo që ishte. Por njerëzit si njerëz e respektonin njëri-tjetrin, nuk e shikonin nacionalitetin, apo fenë,… nuk e di. Pra, të gjithë jetonin si një njësi, si një bashkësi. Nuk ka pasur kurrë… Unë kam jetuar në shkollë me… kam shkuar në shkollë dhe kam jetuar në një mjedis të tillë që të gjithë jemi marrë vesh. Unë kisha një shqiptar që ishte shok imi i shkollës. Shkonim bashkë në shkollë dhe e respektonim njëri-tjetrin. Në atë shtëpi më prisnin me bukë e me çaj. Ishte shoqëri e pastër. Ja, tani ai shoku im është gjinekologu kryesor në Prishtinë. Unë kam mbaruar gjinekologjinë. Dua të them, u gjetëm dhe ja, u përputh kjo. E mora vesh këtë pas kaq vitesh, pas 15-16, 20 viteve a sa kanë kaluar që ai është me profesion gjinekolog si unë. Por ai është mjek dhe unë jam infermiere. Dhe kështu që të gjithë shkonim mirë, ishim të gjithë si një. Pra nuk ka pasur ndarje, nuk ishte ajo që a është ky shqiptar, rom, turk, nuk kishte rëndësi. Të gjitha nacionalitetet respektoheshin ndërmjet vete. Nuk kishte urrejtje, përbuzje. Askush nuk e priste që ai bum të ndodhte në atë jetë, në atë periudhë. Që njerëzit do të duhet të largohen. Unë nuk mund të them tani, ndoshta edhe disa prej tyre janë larguar, unë këtë nuk e di, sepse kjo është politikë. Por, sa i përket serbëve të dëbuar, këtë askush nuk e priste. Nuk e dinte. Sepse situata ishte e qëndrueshme. Kishte inflacion atëherë për qumësht e për bukë, edhe skamje si kjo që po ndodh tani, pasha zotin por… edhe shtrenjtësi kishte e të gjitha këto, të ardhura të ulëta. Por njerëzit punonin, merrnin kredi, mundoheshin, merrnin përmes firmave atë që iu takonte por, por nuk kishte kurrfarë përbuzje, asnjë ndarje. Të gjithë jetuan në harmoni si një.
Intervistuesja: A mendoni se mund ta lëmë pas luftën dhe së bashku të ndërtojmë një shoqëri më të mirë në Kosovë?
Olivera Spasojeviq: Epo, për sa më përket mua, më së shumti do të doja që njerëzit të ishin si një. Të gjithë të jenë ashtu… të pajtohen me njëri-tjetrin dhe ta ndihmojnë njëri-tjetrin, sepse kjo botë është një, në të cilën njerëzit nuk kanë fare faj. Ata thjesht duhet të shohin që të… ne jemi aq sa jemi dhe se duhet edhe të bashkëpunojnë edhe të merren vesh, dhe të punojnë e të funksionojnë si një. Pra, do të doja që situata të ishte shumë më e thjeshtë sepse asnjëra… Tash, sa i përket palës tjetër, mes serbëve dhe shqiptarëve, pasi jemi në Kosovë. As ata nuk mund të bëjnë pa serbët, as serbët nuk mund të bëjnë pa shqiptarët. Dua të them, kjo është situata. Sado që disa njerëz ikin nga disa gjëra reale, nga disa fakte reale, megjithatë ne këtu jemi njerëz që punojmë dhe funksionojmë së bashku si një dhe duhet të mësohemi me pozicionin në të cilin ndodhemi. Për të funksionuar si një. Jo…… Fetë pra janë të ndryshme. Ti je serbe, unë jam serbe, ai është shqiptar, turk, goran, nuk ka rëndësi, rom. Por njerëzit duhet të bashkohen pavarësisht nga… dhe ta largojnë atë urrejtje, atë përbuzje, të mendojnë pozitivisht. Nuk ka ndarje. Si Ukraina me Rusinë, si tani Shqipëria që u nda, pra me neve këtu në Kosovë. Do të ishte mirë sikur të ktheheshim në një kohë, gjatë kohës “ih-ih-ih” të largët, kur të gjithë ishin një, një tërësi. Nuk kishte ndarje. Sllovenia e kështu me radhë, Maqedonia, Mali i Zi. Më duhet t’i ceki edhe shtetet e tjera. Mali i Zi, Maqedonia etj. Pra, të jemi të gjithë një sepse as njëra palë nuk bën dot pa tjetrën, as tjetra nuk mund të bëjë pa të parën për të funksionuar normalisht. Kjo është… kjo është normale për një jetë normale. Të bashkëpunojnë me njëri-tjetrin, të kryhen punët. Pra ja, të punohet reciprokisht dhe të funksionojmë. Kjo është një marrëdhënie e shëndetshme për mendimin tim. Do të doja që të gjithë njerëzit të bashkohen dhe të jenë… nuk kanë pse të jenë një, le të jenë shumës. Por ta kenë një qëndrim të caktuar, të njëjtë apo të ndryshëm, por të respektohet.

Share this post

Facebook Twitter LinkedIn Google + Email

Related Posts

Elida Shasivari

https://museumofrefugees-ks.org/wp-content/uploads/2022/04/Elida-Shasivari.mp3 V.K.: Përshendetje, a munesh me n’au prezantu? E: Po, patjetër.Unë jam Elida Shasivari, jam nanë e dy fmijëve. Isha e...

Read More

Anonim

https://museumofrefugees-ks.org/wp-content/uploads/2023/01/Anonimno-1.mp3 Intervistuesja: Pyetja e njëjtë. Çfarë mbani në mend nga periudha para luftës? I intervistuari: Para luftës më kujtohet një jetë...

Read More

Gorica Mitroviq

https://museumofrefugees-ks.org/wp-content/uploads/2023/01/MITROVIC-GORICA.mp3 Intervistuesja: A mund të prezantoheni për fillim? Gorica Mitroviq: Gorica Mitroviq nga Lipjani. Intervistuesja: Si e mbani mend periudhën para luftës? Gorica...

Read More

Sadbere Aliti

https://museumofrefugees-ks.org/wp-content/uploads/2021/01/Sadbere-Aliti.mp3 Medinë Dauti (intervistuesja) Sadbere Altini (e intervistuara) Akronimet: MD= Medinë Dauti, SA= Sadbere Altini   SA: Niher në të ‘99-ten, tani ktu luftë...

Read More

Mersie Kameri

https://museumofrefugees-ks.org/wp-content/uploads/2020/05/Mersie-Kameri.mp3 Bjeshka Guri (intervistuesja) Mersie Kameri (i intervistuari) Akronimet: BG=Bjeshka Gur i, MK=Mersie Kameri MK: Unë jam Mersie Kameri. Jam e lindur në...

Read More

Anonim

https://museumofrefugees-ks.org/wp-content/uploads/2023/01/Interview-001.mp3 Intervistuesja: Çfarë ju kujtohet nga periudha para luftës? E intervistuara: Para luftës e jetonim jetën e një familjeje mesatare. Burri...

Read More

Fatlum Sadiku

https://museumofrefugees-ks.org/wp-content/uploads/2020/05/Fatlum-Sadiku.mp3 Bjeshka Guri (intervistuesja) Fatlum Sadiku (i intervistuari) Akronimet: BG=Bjeshka Guri, FS=Fatlum Sadiku BG: A po m’tregon dicka per veten fillimisht? FS: Po, une...

Read More

Vetim Krasniqi

https://museumofrefugees-ks.org/wp-content/uploads/2021/01/Vetim-Krasniqi.mp3 Bjeshka Guri (intervistuesja) Vetim Krasniqi (I intervistuar) Akronimet: BG=Bjeshka Guri, VK= Vetim Krasniqi   BG: A po më tregon qsyh ka qenë situata...

Read More

Shqipe Kumanova

https://museumofrefugees-ks.org/wp-content/uploads/2023/01/Shqipe-Kumanova.mp3 Intervistuesja: Po ja nisim pak me fol prej Nanës Terezë. Ke punu në Nanën Terezë Shqipe Kumanova: 3 vite nashta... Intervistuesja:...

Read More

Valmira Rashiti

https://museumofrefugees-ks.org/wp-content/uploads/2023/01/Valmira-Rashiti.mp3 Intervistuesja: Okay. Thank you for doing the interview. Munesh me ja nisë prej memories ma të hershme që e...

Read More

Rr. Ardian Krasniqi, 2nd floor, No.5, 10000 Prishtinë

+383 38 748 018

Mohim përgjegjësie

Pikëpamjet dhe opinionet e shprehura në intervista nuk pasqyrojnë qëndrimet, pikëpamjet, opinionet apo politikën e Nismës së të Rinjve për të Drejtat e Njeriut - Kosovë.

© Copyright 2020. All Rights Reserved. | Web Developed: Flutra Webs
info@museumofrefugees-ks.org