Jehona Hasani
Intervistuesja: Përshëndetje! Po ja nisim pak me fol kur e keni marrë vendimin si familje me dal edhe me ikë. Qysh ka shku qajo periudhë, me kon je kanë, sa vjet i ke pasë, krej çka man në mend.
Jehona Hasani: Çka maj në mend po kallxoj, se nashta është kohë e gjatë. Unë dikun 16 vjet i kom pasë, 7 fëmi, 2 prindër edhe gjyshërit i kena pasë. Dilke krejt mahalla këtru në Prishtinë te xhamia e Llapit. Dilke krejt mahalla, thanë hajde se po dalim, po ikim, me 31 mars. Edhe dolem na prej shpisë, kur dolem krejt mahalla shkojke te poshtë, na ishim kallabllak – gjyshja, babgjyshi nuk erdh, babgjyshi ka nejt në shpi. Na me prindër edhe 7 fëmi, unë rrijsha afër babit ma shumë.
Intervistuesja: E pse rrijshe afër babit?
Jehona Hasani: Se ai dojke me ikë, thojke po shkoj te baba i vet…
Intervistuesja: Ah, dojke me nejt këtu…
Jehona Hasani: Po dojke edhe ai, thojke ja po shkoj po e marrë babën, unë nuk i besojsha edhe e majsha gjithë babin për dore, s’dojsha me e lanë vet. Edhe mami thojke që rri ti me babin e unë i mbledhi këta fmitë e tjerë edhe kemi ecë prej Xhamisë të Llapit deri në stacion të trenit.
Intervistuesja: A ka pasë ushtarë rrugës?
Jehona Hasani: Ka pasë po s’na ka ngucë kërkush gjatë rrugës prej… deri në stacion të trenit kërkush s’na ka ngucë. Edhe aty u ardhë treni prej Pejës në drejtim të Beogradit. Na thojshim s’po guxojna me hyp se kanë me na çu në Beograd, na rrehin, na mytin, na… çka po e di unë. Edhe jena hyp, ma në fund hypëm edhe u drejtu kerri me shku për Maqedoni. Në Lipjan u nal treni dikun në mramje u kanë deri në 11 në mramje. 5 orë kena nejt qaty. E kanë kallë ni xhami.
Intervistuesja: Të Lipjanit…
Jehona Hasani: Te Lipjani. Kur e kanë kallë xhaminë thojshin ushtria serbe thojshin që ka me in da femnat veç, burrat veç edhe kena me ju shti me ju kallë qatje edhe qeshtu. Tani qaty kena nejt orë, kena vazhdu tani apet…
Intervistuesja: A e mani në mend a u kanë treni ngushtë ku jeni kanë ulun. A je kanë ulun a ke nejt në kam?
Jehona Hasani: Plot, jo more në në korridor të trenit se aty mrena fmia tjerë, u kanë full treni, plot, plot, plot… Veç në korridor na rrijshim.
Intervistuesja: E a hijke policia gjatë kohës që jeni nal në Lipjan?
Jehona Hasani: Po, po qysh jo, po, hijshin, bërtitshin, thojshin që po i ndajna femnat e mashkujt edhe po i kallim atje. Na u tutshim, Veç na tutshin ata sa herë folshin.
Intervistuesja: Mandej u nisë prej Lipjanit…
Jehona Hasani: U nisë prej Lipjanit për Maqedoni. Në Bllacë jena nalë po s’po e di sigurtë sa kena nejt po s’kena bujtë.
Intervistuesja: Nuk e keni kalu natën…
Jehona Hasani: Jo s’kena bujtë, natë s’kena kalua ty. Nashta keni mbërri kah mëngjesi, s;po e di sa u kanë, veç s’kena bujtë, s’na ka ra shumë me nejt.
Intervistuesja: A u kanë lloq Bllaca?
Jehona Hasani: Pak. Jo, jo ashtu shumë lloq, jo.
Intervistuesja: E keni kalu kufinin edhe?
Jehona Hasani: Edhe e kena kalu kufinin edhe kena shku në Çegran. Aty në Çegran na kanë shti me ni shkollë, me ni shkollë. U lajmrum aty. Kur jena lajmëru vijshin vendast e Çegranit, vijshin merrshin familje “Unë po e marrë qet familje kom vend ma shumë”. Na ku jena shku u ardh si djalë të axhës me e pasë, ai e kish pasë axhën në Zvicër e komplet shpinë ka thanë merri do refugjatë edhe komplet shpinë lëshojau temen, se ai nuk jetojke aty. E n aka marrë neve, familje ma shumë, u kanë gjyshja, na, prindërit, na fëmija. Edhe me do kojshi i kena pasë, jena hi në qat shpi. Shpija u kanë dy katëshe edhe kena nejt aty 3 muj ditë në qat shpi.
Intervistuesja: E gjatë qatyne 3 mujve ti ke punu. E qysh u bo me punu ti?
Jehona Hasani: Po se di qysh u bo. Shkepshin ndihma për çdo… ni herë në javë kena pasë me marrë ushqim. Ni ditë tjetër kena pasë me marrë veshmbathje. Qeshtu. Krejt javën tani diçka-diçka merrshim a din ka pasë vene të caktune ku jena furnizu me ndihma. E unë jom shku qaty ku ka pasë veshmbathje. Se di qysh me ata të Maqedonisë, me ato çikat e ata djemt edhe…
Intervistuesja: Çka punojshe?
Jehona Hasani: Shkepshim ndihma, veshmbathje ma shumë, olloshka. Kur jena kthy knena për Kosovë 4 thasë i kena pasë olloshka se na atëherë nuk kishim me cikël se jena kanë të vogla, po thojke mami jem merri se ju vyn këto ju duhen këto herëdo kur të duhen. 4 thasë i kena marrë olloshka me veti kur jena kthy në Kosovë.
Intervistuesja: E qysh e man në mend kthimin në Kosovë? Qysh u kthyt? Rrugën?
Jehona Hasani: Rrugën pak e maj në mend. U tutshim me u kthy, po kish se se thojshin që po kthehen edhe hajde po kthehem edhe na. Në qershor a? Dikun kah ditë qershori u kanë kur jena kthy. E kena mushë ni kamion s’di çka s’kena shti aty. Krejt senet i kena marrë se ndihmat që i merrshim edhe i kena marrë. Me qat kamion jena ardhë s’di qysh jena hyp po thom si kamionetë ajo u kanë. Erdhëm. Shkret, shkret, s’di pse u kthym thojshim se shkret u doke gjithçka. Kur jena ardhë në shpi u kanë gjyshi aty. Në shpi n aka pritë. Ai kish menu që jena… na kanë mytë neve krejt.
Intervistuesja: E qysh i kish menu atij lajmi?
Jehona Hasani: Kishe e ka ngu në televizor gjyshi kishe mi kanë mytë krejt se u kanë edhe ni kojshi me gjyshin aty kanë nejt bashkë. Ai i ka thanë ai axhi Xhemaj i thojke “O jo se nuk t’i kanë mytë tut jo” ai thojke “po po i kanë mytë krejt të mitë i kanë mytë”. Do refugjatë ishin hi aty në shpi me gjyshin kishin nejt që kur jena hi na si me i ra buma. Gjyshi u kanë me moshë dikun s’po di sa vjet, s’ka ditë, e krejt i kishin prishë me frigorifer, me shporet, shqiptarët që jonë hi refugjatë ten a në shpi. Kishin hallakatë e kishin marrë e kishin vjedhë e krejt.
Intervistuesja: E kishin prishë shpinë a?
Jehona Hasani: E kanë prishë, po…
Intervistuesja: E motrat ose ti gjatë kohës kur jeni kanë në Çegran a shkojshit edhe në shkollë a ti veç ke punu.
Jehona Hasani: Unë jo, motra e madhe ka shku e tjertë…po edhe në filloren jom kanë, ma s’jonë kanë se të vogël 4 vjet, 2. Jo, veç motra e madhe u shku në Gostivar në shkollë të mesme. Të mesmen po i bjen, po.
Intervistuesja: E ti nuk ke shku në shkollë a, ti veç ke punu?
Jehona Hasani: Jo.
Intervistuesja: Okay. Falemnderit shumë.
Intervistuesja: Kadal qysh ke, në Çegran the ka ardhë daja. E ku ka jetu daja?
Jehona Hasani: Në Austri.
Intervistuesja: Aha. Edhe ai ka ardhë në Çegran prej Austrisë a?
Jehona Hasani: Po daja u ardhë prej Austrisë me na marrë neve me na qitë jashtë krejt se motra e vet, mami jem, fëmi kallabllak bile te qesim jashtë. A din, vjen. Kena kqyr se masi jena vendosë në atë shpinë private u formu kampi në Çegran e tani na i bonëm do lidhje që kishe jena aty se nëse je në kamp mujshin me të marrë dikon kon e ki jashtë vijke me të marrë edhe me dal më të marrë edhe ty po na e bonëm qata që jena tu nejt kinse në kamp. Kur u ardhë daja i ndreqëm krejt letrat, dokumentet sene veç me na marrë ai po babi s’deshti me dalë, tha jo tha se e kena edhe gjyshen, normal nanën e vet. Ai normal daja për gjyshen s’ka mujt se na jena kanë boll 9 vetë, 7, 8, 9 vetë jem kanë. Edhe na se…
Intervistuesja: Edhe ju bijke gjyshen me e lanë…
Jehona Hasani: Po, na bijke me lanë gjyshen edhe s’jena shku hiç.
Intervistuesja: Asnjoni a?
Jehona Hasani: Babi jem s’dojke tani asnjoni. Ku me in da fmitnë e vogël ose na me dalë me mamin me e lanë babin edhe kështuqë hiç. A daja për neve u ardhë me na marrë me na qitë në Austri. Babi jem s’dojke edhe e lamë jo, asnjo nuk dolëm.
Intervistuesja: Okay.