Museum of Refugees KosovoMuseum of Refugees Kosovo
  • Ballina
  • Storiet
  • Rreth Muzeut
  • Kontakt
  • Ballina
  • Storiet
  • Rreth Muzeut
  • Kontakt

Nora Xhuzi

2022-04-14T12:58:19+00:00
https://museumofrefugees-ks.org/wp-content/uploads/2022/04/Nora-Xhuzi.mp3

Intervistuesja: Visar Kukaqi

E intervistuara: Nora Xhuzi

 

V.K.: Përshëndetje, a mundesh me u prezantu?

N: Përshendetje! Jam Nora Xhuzi edhe vijë nga qyteti i Prizrenit.

V.K.: A mundesh me na tregu historinë tuaj gjatë luftes?

N: Po, secila histori e cila ka t’bëj me luftë normal që nuk ka ndonjë memorie ndoshta shumë pozitive ose shumë t’mire. Gjithmonë janë ato nga ma të vshtirat edhe ma të cilat ndoshta me jo shumë dëshirë i kujtojmë. Ndoshta mosha ka qenë shumë e vogël për me mbajtë ndoshta total, gjithçka në memorie, mirëpo janë disa raste nuk munden me u harru. Është ai okupimi i ushtrisë serbe n’momentin kur krejt lagjja kemi planifiku me u largu për Shqipni. Por që me informacionin që e ka marrë ushtria e patë rrethu krejt lagjen edhe nuk na kanë lanë me dalë, do me thanë me u largu prej qytetit. Edhe aty e kemi përjetu ni lloj stresi, ose ni lloj frike se çka ka me ndodh me neve përderisa nuk na kanë lanë me dal. Shtëpinë e kemi pasë afër qendres sportive e cila u kanë ni hapësirë shumë e madhe, edhe që mas ni kohe e kemi kuptu që ushtria serbe pat fillu me e hapë një lloj grope apo gremine shumë t’madhe që secilin prej neve, do me thanë t’lagjes, me e pushkatu edhe me i vendosë, pra me e hudh n’grop. Është mandej pjesa tjetër që është pjesa e bombardimeve. Ndoshta aq sa kanë qenë t’mira do me thanë që po na ndihmojnë shtetet tjera, aq kanë qenë edhe t’frikshme, sepse bash në kazermen e ushtrisë serbe kemi qëllu me shtëpi edhe ato zhurma, ato tmerre të cilat janë përjetu, vshtirë që munden me u harru najherë. Këto janë t’gjitha ato përjetimet që unë mundem me i majt n’mend. Prej kohës t’luftes janë përjetime tjera kur në pikë t’mëngjesit, pra dikun rreth ores 5 ose 5 e gjysë 6, pra përafërsisht aty, pra gjithmonë ushtria serbe ishin ata që na hynin edhe na gjenin n’shtrat. Turturat isin prej ma të ndryshmeve edhe nuk kish që kishim hapsirë apo kishim afat kohor për me dhanë ose për me fol diçka për me ju përgjigj atyne. Gjithmonë caku i tyne ka qenë për me i marrë njerzt të cilët pak a shumë ishin të shkollun, njerëz të cilit kishin ndoshta integritet, qoftë n’qytet apo qoftë edhe në lagje.

V.K.: Cilat janë pasojat që prind t’i kanë tregu, që i kanë pa mas luftes masi që ti ke qenë e vogel?

N: Pasojat…, prej pasojave gjithçka do të thotë prej kohes t’luftes, n’momentin kur e kemi marrë atë lirinë të cilen pra, kur Serbia filloj t’largohet prej Kosoves, qoftë edhe prej qytetit t’Prizrenit.Ndoshta gjithmonë ka qenë ai gzimi që kemi kqyr me përjetu n’mnyren sa ma t’mirë t’mundshme. Mandej qat liri… nuk ka pasë shumë derisa, pasoja shumë t’mdhaja prej asajna përshkak se mandej fillum gradualisht për me marrë veten edhe me ju rikthy ni tjetër realiteti që nuk e kemi pasë deri në qat moment, do të thotë kur veç filloj Serbia, ushtria me u largu prej qytetit. Ka qenë ai fluksi i njerëzve që ka qenë do me thanë nëpër rruge tu e mikpritë KFOR-in, tu e mikpritë gjithçka prej asaj çka na e kemi përjetu.

V.K.: A jeni kanë t’sigurtë që me dalë në qytet pas luftes?

N: Po. Shumë ma t’sigurtë se e dijshim që nuk është ma ushtria. E dijshim që ishim, e kishim ni përkrahje prej KFOR-it, edhe absolutisht po. Po gjithmonë t’sigurtë, pavarësisht atyre trazirave t’vogla ndoshta që kanë mujt me ndodhë gjatë asaj periudhe në qytet.

V.K.: Krejt mas kto viteve kur i kujton këto memorie të trishta, qysh t’bojnë me u ndi?

N: me ja ditë vleren ma tepër lirisë që e kena tash. Me e çmu ma tepër kohen e lirë që e kemi edhe ndoshta me marrë msim që me luftu ma tepër qato të drejtat që na takojnë, edhe me marrë msim prej ni t’kalume që me shpresu që mos me ndodh edhe diçka e tillë. Sidomos ndoshta kur i shohim gjeneratat e reja që nuk e dijnë që çka është lufta edhe që nuk e kanë përjetu. Do të thotë qekjo është krejt ajo që me shpresu që mos me përjetu edhe dicka të tillë qysh e kena përjetu atëherë.

V.K.: Falemnderit!

N: Falemnderit juve!

Share this post

Facebook Twitter LinkedIn Google + Email

Related Posts

Anonim

https://museumofrefugees-ks.org/wp-content/uploads/2022/04/Anonimna.mp3 Intervistuesi: Sa vjeçe ishit kur ka filluar lufta? E Intervistuara: Gjashtë. Paksa është e çuditshme sepse e kam të mjegulluar....

Read More

Fatlum Sadiku

https://museumofrefugees-ks.org/wp-content/uploads/2020/05/Fatlum-Sadiku.mp3 Bjeshka Guri (intervistuesja) Fatlum Sadiku (i intervistuari) Akronimet: BG=Bjeshka Guri, FS=Fatlum Sadiku BG: A po m’tregon dicka per veten fillimisht? FS: Po, une...

Read More

Anonim

https://museumofrefugees-ks.org/wp-content/uploads/2023/01/Anonim-4-_2_.mp3 Anonim 4: Po, jom kanë të nana në Podujevë jom kanë. E mas dy dite me të 29-tin i...

Read More

Blert Morina

https://museumofrefugees-ks.org/wp-content/uploads/2020/12/Blert-Morina-1-1-online-audio-converter.com_.mp3 Bjeshka Guri (intervistuesja) Blert Morina (I intervistuar) Akronimet: BG=Bjeshka Guri, BM= Blert Morina BG: A po më tregon qysh e mban në...

Read More

Rada

https://museumofrefugees-ks.org/wp-content/uploads/2022/04/Rada.mp3 Intervistuesi: A mund të na prezantoheni? E Intervistuara: Unë quhem Rada. Intervistuesi: Sa vjeçe jeni? E Intervistuara: I kam 55 vjet. Intervistuesi: Nga...

Read More

Festim Avdyli

https://museumofrefugees-ks.org/wp-content/uploads/2020/05/Festim-Avdyli.mp3 Bjeshka Guri (intervistuesja) Festim Avdyli (i intervistuari) Akronimet: BG=Bjeshka Guri, FA= Festim Avdyli FA: Jam Festim Avdyli, i lindur në Prizren. Fakulteti...

Read More

Interviste Anonime Rome

https://museumofrefugees-ks.org/wp-content/uploads/2021/01/Anonymous-Roma-Community.mp3 Intervistë Anonime Intervistuesja: Kendiza Lala   Në kohë të luftës unë e kom pasë çikën e vogël ë 8 mujsh, jemi kanë...

Read More

Gordana Đorić

https://museumofrefugees-ks.org/wp-content/uploads/2022/04/Gordana-Djoric-.mp3 Intervistuesi: Na thoni diçka për veten. E Intervistuara: Unë jam... quhem Gordana Gjoriq nga Llapnasella, i kam 62 vjet. Me...

Read More

Elvira Osmani

https://museumofrefugees-ks.org/wp-content/uploads/2023/01/Elvira-Osmani.mp3 Intervistuesja: Mirëmrama. A po ja nisim pak prej përkeqësimit të situatës, qysh do që e man në mend; ku...

Read More

Mersie Kameri

https://museumofrefugees-ks.org/wp-content/uploads/2020/05/Mersie-Kameri.mp3 Bjeshka Guri (intervistuesja) Mersie Kameri (i intervistuari) Akronimet: BG=Bjeshka Gur i, MK=Mersie Kameri MK: Unë jam Mersie Kameri. Jam e lindur në...

Read More

Rr. Ardian Krasniqi, 2nd floor, No.5, 10000 Prishtinë

+383 38 748 018

Mohim përgjegjësie

Pikëpamjet dhe opinionet e shprehura në intervista nuk pasqyrojnë qëndrimet, pikëpamjet, opinionet apo politikën e Nismës së të Rinjve për të Drejtat e Njeriut - Kosovë.

© Copyright 2020. All Rights Reserved. | Web Developed: Flutra Webs
info@museumofrefugees-ks.org