Hidajete Tola
Bjeshka Guri (intervistuesja)
Hidajete Tola (e intervistuara)
Akronimet: BG=Bjeshka Guri, HT = Hidajete Tola
BG: A po na kallxon kush je ?
HT: Hidajete Tola, nga katuni Potaqan, jemi ardhë në sheher në 69en kemi ardh.
Edhe qishtu tani tu munu me hi në puna, asi, djali i madh hini nifar pune po tani qeto demostratat qe fillun kanë shku në kamë, prej punës në Prishtinë. pa bukë dhe ujë.
BG: Prej Prizrenit?
SM: Prej Prizrenit, bile jo prej Prizrenit po prej Krushës së Vogël ku o kanë tu punu e deri ka shku në Prishtinë në kamë, pa bukë e pa ujë për demostrata.
Të nesermen u kthy, shumë ish merzitë, shumë ish kanë lodhë, qishtu.
BG: A të kujtohet para se me ia nis lufta qysh o kanë, qysh e manë men, çfarë atmosfere, ku e ke marrë vesh që ka me ja nis lufta?
HT: Qe ja nisen demostratat, demostruesit vinshin nepër Prizren, ka dyrt tona vishin, unë i qitsha kepë atu te dera me ju dhanë me ju ndihmue.
Tani njanen herë sit kanë ardh prej pune, sofren kthyet ma kanë lanë edhe më kanë dal në demostrata në 89 ose sdi cila datë o kanë, e kanë dal ata, kanë dal edhe kanë ardh shumë vonë tani.
Sofra o kanë e kthyme, vet jam kanë me plakun veq, qeto.
Tani kur erdh vakti ma vonë per luft shkojke qishtu nepër lufta, dil anej dil anej, vike natën vike.
Sum kallxojke çka po thojnë, sum kallxojke çka po folin.
Kallxom nanës.
Thojke kurgjo moj nanë kurgjo sosht, veq qishtu po majna mbledhje po rrina kurgjo sosht thojke, qishtu thojke ma bojke rrafshë.
Kur erdh funi tani mo në luftë ma u banem shum kllaballak, 40 vetë.
BG: ku keni nejt?
HT: në familje teme i kom pas, te burri, te une.
40 vetë jemi kanë 5 shpi jemi kanë.
Edhe kemi nejtë aty, qysh jemi kanë tu nejtë djali erdh tha Landovicen i kanë qit prej katuni tha edhe do shkunë perpjetë ka dyrtë e tona edhe du me shku me kqyr tha qetë Sakiben mos pe gjajmë.
Kur a shku, perpjetë o shku e ka gjetë te nifar Rasim Landovica, atu e ka gjetë të pergjakme asi.
U kthy prej atjehit, më tha nanë e gjeta
Tha po shkoj pe marrë Hyrijen, motren medicinale në mahall e kemi pas edhe pe qoj tha te tezja Sakipe me ja mastru varrt e me kryp pak me kqyrë.
E ka marr ata, kur o shku nuk e ka gjetë aty e kanë transferu tjeterkunë e kanë qu po skanë ditë me i kallxu në çfarë shpie.
Edhe ka metë, kur erdh ish kanë merzitë shumë.
Tha nanë, me kanë në spital isha shku e kisha gjetë, a nepër shpia tha sdi ku me gjetë.
Jo thash Nana, Zoti ja baftë qarën, inshaAllah i nimon Zoti thash rri.
Edhe tu njetë, djali i murrë i shkrujti do letra, 3.
Nja ja dha babës të vet, nja për vete, nja vllavit.
I kemi pas do borxhe tha, sdihet tha. U nanë thash mos um thuj ashtu, Nanë tha kjo luft u nuk dihet.
Edhe e bonëm nifarë sille të bajramit për krejtë ata gjinë, edhe e kthymë sofrën, edhe kur jemi lshu me dalë ka dyrt na thanë kta policia me dalë me lshue.
çanten në krahë, sofrën kthytë, krejt musafirët krejt me dalë.
Sna lanë me hi në sheher, na kthynë rruges drejt e në Nashevc anej drejtë për në Shqipni.
Tu na thanë shkoni në Shqipni, e shkoni në Shqipni.
Skeni venë ktu, e qesi sene tu na folë.
Tu tutë une për djem.
Qetë djalin e madh e kom pasë kondukter të autobusave e u tutsha mos po ma ngjohin.
Se ky ka ecë me autobus edhe e kanë malltretu e kanë rrehë me pandrek sa kanë mujtë edhe se ka lanë punen.
Krejt shpinen zi ma ka pasë, krejt qafën ktu verdhë ma ka pasë.
Edhe qashtu shkojke, une u tutsha thojsha po ma ngjohin, po ma shohin.
Edhe qashtu se gjetë ata, u qumë dulum krejtë prej shpie.
Sofra metë e kthyme, buka qysh i dajtëm sofrat.
Ajo gjella qatu tava,
Kanë met në dy sofra.
Edhe jemi nisë per anej qishtu në kamë krejtë.
Une çiken e 3 vjeqe në shpinë.
Shkova i vesha do kundra, jo papuqe po kundra qishtu kap kup kap kup…
M’i dathë më dhimshin kamtë nepër zallë, me i mathë më dhimshin kamtë.
E në shpinë ata, njanin djalë e kemë pasë të 7 mujve, njanin të 1 muji që kemi dalë.
Dej atje jemi shku në kam, dej në kufi.
Kur jemi shku në kufi kemi dal anej kufinit me ni ledinë.
Jemi ulë qishtu në beton, qatu i kemi ndërru fmijen qysh për gazep.
E na kanë marr kur na panën me fmi të vogël, na qunë me ni shpi të ushtrisë, na shtinën me ni gropë ishë kanë si bjeshkë si fellë ajo aty.
Na shtinën aty edhe na lanë qatë natë,
Në sabah na qiten prej atyhit edhe jemi dal prapë në kamë.
Edhe jem nisë apet, kamë jemi dal dej te Kuksi dikun jemi ngjitë.
Qatu djali u da, u nal pak foli po unë se dita që ka marr letër.
Ka dashtë me nejt aty.
A dinë per me i kry kto, aj e ka pas ushtrinë e kryme.
Po nuk e kish pas lanë ni mik.
Hajt, hajt shko i kish thanë.
Edhe erdh me neve në autobus.
Edhe kur hipem në autobus na qunë drejt e pr Korçë.
Atje kur na qunë me nifar shtalle me nifar veni qaty, si refugjat ku t shkojshë ma pa kurgjo hiq.
Edhe hinem aty nejtëm nja dy netë.
Erdh vllavi jem na murrë, mu me familje temen edhe çiken me familje të vetë, mesen po du me thanë.
E mu njona çikë më metë ktu me burrë e me fmi.
Edhe na shkumë atje erdh vllavi na murrë na qoj në Tiranë, edhe kur shkumë në Tiranë nejtem nja dy netë te vllau po kallabllak, edhe morrëm banesë me qera, 300 marka qera.
Jemi dal, kemi nejtë aty.
Edhe besa kur na kanë nis prej Tiranës me na qu për Korçë se u hutova djali hipi në tjetër autobus, qiky.
Nuk hypi aty me neve.
Edhe nejti jashtë autobusit po ja bonë djali i 7 mujve me dorë…
Hajde ktu, jo, jo tha qe une po rri se ma shlirë.
Aj e kish pas menen me zhdrypë, me u veshë.
Kur zhdrypi aty, na nalën edhe kta zhdrypën vet pa ju thanë kerkush.
Zhdrypen edhe ja sot ja kurrë aj djali i madh që mu ka mytë.
Zhdrypi edhe ky tjetri, zhdrypen edhe dy kusheri të burrit.
Edhe ata kusherit njani i madhi ka pasë veq qika 2 gra.
Ata e kthyn, edhe djalin e vogël, qeta Nevruzin ma kthynë.
Jo, dytë mos shkoni, mos shkoni ma kthynë.
Hypi aty edhe qishtu qito sene.
BG: qysh keni kalu atje në Tiranë?
HT: Në Tiranë kemi kalu tu hjek keq, se s’kemi pasë na ndihma .
5 javë gati skemë pasë hiq.
A dinë kshtu qysh qkepshin.
Në Laprak jemi kanë, aty sna kanë pru ksi ndihma, kur na kanë pru 2 javë pa ardhë.
Edhe aty kena kalu tu hjekë gazep.
Tu na nimu dikush, dikush tu na qu pare prej jashtit.
Kemi kalu qashtu.
E qoj Zoti mu më kapi idhza, edhe u bana operacion prej idhzës.
Edhe erdhë e kreva operacionin.
Nja ni javë në spital, kamë tu shku tu ardhë.
Se në spital ushtarak jom ba operacin.
Edhe djali qe mu myt, une me varrë tu nejt ungjt.
Ky plaki jem, burri jem shkoj te djemtë e kunatit me gjithë renë e madhe e murr, tha hajt se o e merzitme masi se kishna djalin e madh tha shkojna te djemtë e kunatit të Gjakoves jashtë Tiranës aty.
Janë shku aty, edhe kur kanë shku aty ka thirr djali atje prej vllavit tem si kanë kallxu po i kanë thanë hajde se osht çika e vogel smutë, çika e vogël e nuses e smutë.
Edhe aj u nisë me ardhë edhe kur erdh nusja në banesë, edhe kur erdh nusja në banesë tha bi sje msu me u knaq,
Nevruz aga çiken smut, Ruzhdi aga u vra e, tha e pi njxerr teshat.
Kadale bi thash se skoka kjo gjevap i mirë.
Edhe varren kshtu tu e majtë i vesha papuqet, çika shkoj atje para meje kur shkoj atje i ka gjet ka ardhë dhandrri e ka pru gjevapin qe mu ka mytë djali.
Kom shku une anej, edhe kur kom shku më kanë pa ata kanë dalë.
Djali i halles me ni anë edhe vllavi jem me ni anë.
Pi thom çka keni more.
Kurgja tha s’kemi po edhe Navruzin e kanë lypë ushtarë.
Pi tham vllavit tem ma se boll e kam nja, mos ma qitni flaken.
Kur erdhem, nusja e madhe prej ballkanit biskati kur na pa kallabllakë.
Tha a e kanë myt Azizin a?
Kta tu thanë jo, po, jo e jo.
Une tu biskatë e qishtu u ba tallavi ma, si kur të mytet njeri.
Ni javë atje djemtë që na kanë ardhë tani me na pa.
Djali i myten më shkoj pa ja pa xhenazen e pa ja pa deken e pa i pa kurgja ma la nusen me 4 fmi.
Ky tjetri me fmi të vet edhe me të vllavit tu ja rritë.
Vetë i 5 nusja, edhe na dy pleqt, aj vetë i treti 10 vet, me na kqyrë, pa pare pa puna pa rroga pa kurgja.
Ja nisi me shit speca e sene, qishtu nepër rrugë sa mos me hjekë keq.
BG: E a të kujtohet kur jeni kthy prej Tiranës, qysh e murrët vesh që u çliru Kosova?
HT: kur u çliru Kosova në lajme në Shqipni e nijtem, në televizor të asaj kojshies atu.
U liru thanë Kosova, u ba marërveshja edhe janë hjekë serbët prej Koshares, qishtu.
Edhe na kem nejtë edhe ni javë masi u çliru Kosova edhe jemi ardhë te knejë.
Kur jemi ardhë këtu qysh i ka lanë djlai kpucët, qysh u kanë sofra kthyt
Po faleminderit shumë, djali i kunatit e kunata ata i kishin pas hjekë ato sofra, i kishin pastru ato sene i kishin largu prej rruge.
Ma shkurt si kishin lanë me ardhë me i pa qaashtu.
Qelem të pamen tani per djalin.
Vishin gjin.
Merzi bollë, evladin 34 vjeç me ta mytë, serbët, pa faj pa kurgjo.
Po kanë mujt me ba kanë ba gjjithçka.
BG: E tash a të kujtohet lufta shpesh?
HT: Po, më kujtohet.
Me ba me shti natën e boj sabah pa flejtë, qysh jemi dal qysh kemi nejtë, qysh jemi kthy, qysh më ka fol djali, e boj sabah.
Qito sene…
BG: A ki najsen tjeter me shtu?
HT: Kom boll po po harroj spo di.
BG: Faleminderit shumë.