Fioralba Kurti
Intervistuesja: Përshendetje. Po ja nisim pak kur u përkeqëu situata me qato që i man në mend, ku je kanë, me kon je kanë, çka u kanë tu ndodhë përreth teje…
Fioralba Kurti: Unë jom kanë në moshën 4 vjeçare, 4 vjet e pak. I mbaj disa gjana në mend edhe disa normalisht që s’i maj krejt storjet. Po i kom disa storje që hala jonë të freskëta. Na jena kanë 9 anëtarë të familjes, dy prind e mi, gjyshja edhe 6 motrat e mia. Unë kom qenë 4 vjeç ku i kom dëgju dmth gjatë kohës kur u bo lufta, ni mahallë ma nalt veç kanë fillu bombardimet edhe prej qatëherëshit më kujtohet ma mirë krismat edhe më kujtohet tamon çka është tu ndodhë realisht. Jonë kanë ni familje të cilën e kanë pasë djegë komplet me shpi e me familjarë e sene edhe e kena marrë vesh që veç është ka vjet afër neve. Edhe na krejt natën na kanë qit pabuma në vesh prind që mos i i dëgju krismat, bombardimet e… luftën dmth mos me ditë çka po ndodhë saktë. Më kujtohet ni natë para se me ikë jena mbledhë disa familje të mahallës që kena qenë në Gjakovë. Jena mbledhë disa familje edhe jena bo bashkë dmth edhe secili tu i nda rrugët kah kena me shku kështu. Qat natë ka pasë shume bombardimet edhe kryesisht krejt s’kena mujt me flejt përshkak që kena qenë shumë njerëz edhe shumë ka pasë krisma gjatë luftës dmth gjatq qatyne ditëve. Mandej, para se me ikë kena qenë dmth afër neve ka pasë edhe serbë, familje serbe të cilët neve na u ka pamundësu me…
*****
Intervistuesja: Qysh jeni bo shumë familje bashkë…
Fioralba Kurti: A… na u ka pamundësu me dalë me lujt e sene mos me i ngucë ose nëse na ka ra ka pasë raste kur neve na ka ra topi në oborr të tyne nuk kena guxu për shkak të prindërve që me shku me i nxerr se u dok që po inicon naj problem ose diçka edhe u dasht veç me u tërhje ose mos me lujt ose mos me dal. Na kena pasë edhe kërcënime prej prindërve që mos me dal ose me i ngacmu ose diçka. Edhe pse ishim fmi edhe nuk e kuptojshim shumë mirë. Dmth na ka pamundësu edhe lumturia e fëminisë tonë. Në momentin kur jena ikë, na si qysh të thash jena kanë 9 anëtarë deri në gjysë të rrugës na e kena marrë rrugën për Durrës. Prej gjysë të rrugës neve vetëm na ka përcjellë daja i cili tash është dëshmor, po ashtu edhe me prind jena largu.
Intervistuesja: Jeni kanë 9 vetë me ni kerr a?
Fioralba Kurti: Nëse nuk gaboj kemi qenë të ndamë në dy kerre. Disa me dajë edhe disa na. mandej u ardhë ni moment i cili e kom pak të paqartë që jena ndalë si familje, babi edhe motra e madhe kanë qenë të ndalun prej Forcave Serbe ku ja kanë drejtu armën edhe ja kanë lyp të gjitha dokumentet e sene derisa motra e madhe ja ka nisë në mbrojtje ta babit tu i thanë mos e vraj e babi jem e kështu e ashtu edhe me ni moment veç ja kanë dhanë dokumentat edhe i kanë thanë ik meniherë sa su bo ma shumë. Edhe mandej krejt ma vonë jena bashkë me babin edhe na nëse nuk gaboj kena pasë me ecë, para kufinit u dasht me u nalë të gjitha kerrët edhe me ecë në kamë me vazhdu rrugën për Durrës në kamë. Më kujtohet gjatë qasaj periudhe, unë i kom pasë dy motra ma të vogla edhe njana ka qenë shumë e vogël që i ka pasë 1 vjet ose pak para se me i bo 1 vjet edhe pampersat e saj u dasht me u majt herë unë e herë motra që kena qenë ma e madhe edhe disa rroba e sene që i kena marrë me veti. Gjatë rrugës tu ecë ka pasë shi, u kanë kohë e keqe që hala e kom në mendje edhe prej atij momenti mu ka kriju si fobi në kohë me shi mos me vesh ma kpuca që të hin uji ose diçka. Aq shumë që ka pasë unë i kom pasë kamt krejt qull të lagëta, a din shumë shumë tu e ni veten keq, plus që bon kama shklup-shklup kur të ecësh. Edhe jena nalë në mramje me ni xhami ose kish nuk po më kujtohet saktë, ka qenë edhe jonë kanë plot familje të cilat jonë strehu se kanë flejt ni natë aty. Më kujtohet momenti që i kom hjek patikat që i kom pas veshë u kanë momenti ma i mirë i krejt ditës që e kom përjetu për shkak se jonë kanë kamt shumë shumë të lagëta. Prej aty ka ardhë… jena bashku me ni familje të Shqipnisë e cila na ka strehu neve edhe jena shku te ta edhe dmth kur jena shku te ta mandej seni i parë që e kanë bo përpos strehimit u kanë me hi me u la të gjithë. Edhe në momentin kur kena pasë me hi me u la u kanë ni bojler me harxhu për 9 anëtarë të familjes, dmth me u la secili për ni kohë të shkurtë që me pasë mundësinë me u la edhe tjerët. Kena qëndru disa ditë aty edhe mandej kena shku në kampin e refugjatëve ku aty kanë qenë me shatora, jonë strehu familje familje. Më kujtohet pak ushqimi që e kena hangër në kamp të refugjatëve. E di që ka pasë ma së shumti makarona në tavë. Dmth qeky u kanë kryesisht ushqimi, mandej më kujtohet ilaqet, shamponat, shampona kundër morrave e gjithçka që i kanë pru ata ndihmat. Më kujtohet momenti kur jena hi me u la po ashtu që i kanë pru me kamiona të mdhaj tushat edhe e ke pasë kohën e caktune kur ke me pasë mundësi me hi me u la, ku ke pasë mundësinë me ndejt me u la si familje. Ka qenë mandej më kujtohet momenti kur jena shku te nuk e di saktë ku jena kanë, veç më kujtohet që e kena pasë afër dikon që ka pasë telefon. Edhe e kanë lajmëru nanën tem që daja ka dekë, ka ra dëshmor në Koshare edhe ka qenë tezja e madhe afër neve. Edhe vjen mami me marrë me shku dikun tjetër me fol në telefon me gjyshin edhe tezet tjera të cilat kanë qenë tu nejt në Gjakovë. Edhe mandej u kanë a din ni moment të cilin nuk e dijsha saktë se çka qysh tek është tu ndodhë, çka po ndodhë saktë veç e di që e kom pa nanën edhe tezen shumë të mërzitne, nuk e kom ditë çka po ndodhë…
Intervistuesja: A bojshe pytje?
Fioralba Kurti: Bojsha pytje, lypsha me shku me to, ku po shkojnë e po vijë edhe unë. Nashta u kanë edhe ai momenti që ke pasë nevojë me dalë dikun tjetër se nuk ka diçka tjetër edhe kom dasht shumë me shku me to. Po, thjesht nuk e kom ditë skatë çka është tu ndodhë. Mandej, më kujtohet në kampin e refugjatëve sa kemi qenë ka qenë një ambulantë ose shtëpi shëndeti diçka e tillë ku tu lujt motra jem ma e madhe e ka thy krahun më kujtohet edhe pat shku aty me e vnu ne gips.
Intervistuesja: A u kanë e improvizune?
Fioralba Kurti: Po, ka qenë e improvizune. Ka qenë e improvizune po më kujtohet mandej që shkojshim me i marrë do ndihma…
Intervistuesja: Ushqimin a?
Fioralba Kurti: Po ushqimin që me pasë jetën pak ma të lehtë. Më kujtohet prej ushqimeve përpos makaronave, supat, ketuchup-o, majonezi, e do qesi sene që kanë qenë me afat të gjatë ose ma të konzervume që me mujt me u ushqy.
Intervistuesja: A e man në mend sa keni nejt në kamp?
Fioralba Kurti: Nuk e maj në mend saktë.
Intervistuesja: E prej kampit a jeni kthy në Kosovë a jeni strehu najkun tjetër?
Fioralba Kurti: Mandej jena kthy në Kosovë, masi veç ka përfundu lufta. Jena kthy në Kosovë edhe më kujtohet me ni shpi komplet tjetër edhe jena shku aty…
Intervistuesja: A e man në mend qysh u dok Gjakova kur jeni kthy?
Fioralba Kurti: Nuk e mbaj në mend. E mbaj në mend vetëm pak qat mahallën që kom qenë po kryesisht kanë qenë me ni shpi disa persona, a din nuk kanë qenë për shembull si qetash qysh jetojnë veç familja jonë, po kanë qenë disa persona të njofshëm ose të panjofshëm kanë qenë bashkë.
Intervistuesja: A keni pasë dëme materiale, a ka qenë fshati i djegun?
Fioralba Kurti: Qyteti? Jo na e kena pasë edhe ni banesë në Deçan, aty më kujtohet që ka pasë dëme materiale. Kursë këtu, po kanë qenë të prishne, kanë qenë gjysma të bombardume të thyme po nuk kanë… si me thanë e kena gjetë ni strehim tjetër u dasht me gjetë masi jena kthy prej luftës.
Intervistuesja: Dmth kanë qenë të prishtuna prej luftës?
Fioralba Kurti: Po kanë qenë të prishtuna. Nuk po më kujtohet diçka…
Intervistuesja: Falemnderit shumë.
Fioralba Kurti: Hiç kurgjo.