Nexhmedin Duraku
Bjeshka Guri (intervistuesja)
Nexhmedin Duraku (i intervistuari)
Akronimet: BG=Bjeshka Guri, ND= Nexhmedin Duraku
BG: A po na tregon ma shumë për veten?
ND: Po fillimisht, jam Nexhmedin Duraku.
Si çdo qytetar tjetër i Krushës, në këtë rast, me ballafaqimet të cilat na u kanë imponu gjatë kohës së luftës jemi zhvendosur fillimisht me familje prej shtëpive diku hnë një prru të afërt. Diku në mëngjesin e hershëm, pastaj gjatë kalimit prej shtëpive në atë far prronin ku kanë qenë komplet t mahalles, familja e ngushtë dhe familja e gjerë. Kryesisht kanë qenë banorë të cilët i kan takuar asaj pjese gjeografike të njerëzve cilët i kanë pasur shtëpitë afër, në pamundësi të gjenin një vend më të sigurt.
Megjithatë kur është ra terri pak para se me ra terri ne jemi zhvendosur.
Fillimisht jemi nda mosha rinore jemi larguar nga familjarët. Qëllimi ka qenë me iniciativë të axhës, i ndjeri i cili ka mbet edhe në luftë. Të paktën ka shkuar në atë procedurë që largë syve të familjes për gjithçka që mund të ndodhë me ju djemtë, të paktën të mos e shoh familja se çfarë mund të ju ndodhë.
Ne kemi bredhur poshtë e lartë, fillimisht në logjikën tonë ka ardhur si informacion se vendi është më i sigurt me lëvizë drejtë fshatit Mamushë. Atu banorët ja kanë mejt vetit Turq dhe kishin relacione më të relaksuara karshi pushtetit të atëhershëm.
Mirëpo gjatë udhëtimit në mesnatë, diku rreth fshatit Reti e Ulët, aty ka qenë njëfarë rrafshime kemi hasur në minë, po mendoj në tanke dhe jemi kthyer prapë.
Gjatë natës pastaj rastësisht kemi ardhë në një përrua ku kanë qenë të strehuar fshatarët e fshatit Nagavc dhe Hoqë e vogël i bjen në atë trekëndëshin Radbravë-Krushë-Nagavc njëfarë prroni edhe atu kemi nejt tanë natën. Bukur ftohtë o kan, e di shumë mirë sepse kur na ka kapur i ftohti kemi shkuar në një shtëpi kemi marrë kashtë, e kemi shtruar përfundri që të flejmë. Sepse tërë kohën në lëvizje 24 orë, lodhja e bën të vetën.
BG: Sa persona keni qenë?
ND: 18 apo 19 persona kemi qenë. Komplet djemë të ri, mosha ka qenë nga 33 vjeçar deri tek 15 vjeçar komplet. Dhe atu kemi kaluar natën, pastaj në mëngjes jemi taku me njerëz të tjerë të cilët kanë qenë të fshatrave përreth, kryesisht Nagavc, Hoqë eventualisht mund të ketë pas edhe të Krushës.
Pastaj nga aty kemi kaluar në një shtëpi ku jan grumbulluar të gjithë ata banorë në Nagavc. Kushtimisht po e them që e keqja e krejt të kqiave ka qenë se ne si grupë s’kemi pasur askënd të familjes, kemi pasur kontakte të humbura me familje.
Në fshatin Nagavc ësthë një familje Himë Krasniqi, Himë, pronar i shtëpisë. I ndjeri ka vdekur tash si plak. Atu ka pasur të strehuar rreth 200- 300 refugjatë.
Kur e ka kuptuar se ne të cilës familje jemi dhe në çfarë pozicioni jemi, atë nuk e harrojmë ai është në jetë të gjatë ne jemi në jetë të shkurtër tani, ka shkuar na ka sjellë mbulesa dhe jorgana dhe na i ka pru të gjitha pothuajse 100% të reja veç ne kemi qëndruar në një garazhë sepse nuk kishim dikënd të afërm të përzihemi me familje të tjera.
Kemi flejt në një garazhë të një veture, mirëpo na ka pru shtroja, mbuloja të mjaftueshme.
Dhe gjatë asaj kohës, brenga dhe shqetësimi shumë i madh për antarët e familjes ne kemi levizur, unë së bashku me dy djem të axhës: Bekimin dhe Ismajlin kemi lëviz nga Nagavci kemi filluar shtëpi për shtëpi.
Kujtoj jemi hy këtu dikund dhe kemi kaluar në drejtim shtëpi për shtëpi.
Kur kemi shkuar tek xhamia e fshatit, kryesisht aty pari në atë lagje i kemi pas shtëpitë, aty kemi ndëgjuar prej një të vjetrit i cili ishte tramuatizuar na ka thënë gjithçka mund të ketë në xhami. Ditën e parë kur kemi shkuar kemi shkuar deri tek dera, s’kemi pasur forcë dhe guxim të hyjmë me pa se çka kishtë në xhami, jemi largu.
Kemi shkuar nepër familjet tona, në çdo oborr ku kemi hyrë kemi parë njerëz të vrarë, me emër e me mbiemër i kemi identifikuar gjatë asaj kohe, pastaj jemi kthyer prapë.
Para se tme u kthy, ditëne e parë jemi takuar me një familje e cila për shkak të dy të pleqvejon kan të ngujum në një shtëpi këtu shumë afër Adem Destani (Adem Krasniqi), pronari i shtëpisë i ka pasur babën mesiguri dhe nanën të ngujuar dhe për shkak të tyre nuk e kan lëshuar shtëpinë. Kanë qenë 6 ose 7 anëtarë të familjes dhe jemi takuar.
Kur jemi takuar ka thënë djem keni kujdes sepse gjatë kohës nga ora 12 deri në ora 1 po vijnë në vizitë, e dinë që jemi këtu forcat serbe dhe keni kujdes se mund të takoheni me ta dhe mund të pësoni keq. Mirëpo të nesërmen ne e kemi parë axhën, disa shokë, disa kushëri të vramë dhe kemi vendosur, jemi bërë 10-12 shokë dhe kemi shkuar t’i varrosnim.
I kemi varrosur, ne kemi qenë 5 persona, kjo traka që është bo për të cilën në kohën e fundit që po flitet për të shumë Milaim Bellanica është Masakra e Krushës, informacioni i parë që del në BBC për shembull më kohëzgjatje 2 minuta, ato janë incizime të cilat janë bërë nga grupi jonë, ne dikush nga ne i kemi pas një parë dulbi, kemi hypur në një pozicion që kemi përcjellë rrugën kryesore, se në hyrje të fshatit o kan tenka, edhe në anën tjetër prej Krushës së Vogël po.
E ne në përrua kemi varrosur njerëz, por nuk kemi mundur më shumë se 5 persona t’i varrosim.
Të gjithë janë me emra, unë vetë i kam shkruar në shishe të plastikës, emrat mbiemrat dhe i kam mbyllë, i kam futur në trupin e tyre kur i kemi vorrosur, të paktën që ta dijmë pas çfarëdo kohe kur mund të rivorrosen të dihen se personat e identifikuar kush janë.
Kujtoj atje na kanë pas mbetë 2 varre të hapura.
Në mesin e atyre që i kemi varrosur ësthë Habib Duraku- axha, Bajram Duraku- djali i djalit të axhës të babës, Xhevxhet Duraku- ka qenë një kushëri mentalisht i sëmurë, sepse nuk i kanë kursyer as njerëzit e tillë, Ilaz Duraku, pastaj Hasaf Hoti kujtoj me qenë edhe shok i gjeneratës, shok klase e kemi pasur, pastaj Fahri Hoti e kështu me radhë disa .
Ka pasur shumë përreth, mirëpo në pamundësi sepse kur kaloi një kohë filluan krismat dhe pasiguri e madhe dhe i lamë ata.
Prej atyhit tani ne jemi kan shumë të rinjë, po mendoj një grupacion kur kemi udhëtuar pasi që bombarduan forcat serbe në Nagavc, në mëngjesin e hershëm ne veç filluam udhëtimin drejtë Kukësit, mirëpo në pamundësi me çka me shku kanë shkuar 2 djemë të axhës, ka qenë njëri traktori nalt, njëri traktor ka qenë në shtëpi, kemi shkuar i kemi marrë.
Dhe thjeshtë, djemt e axhës janë nipat e Xhemali Shamës të Krushës, edhe ju kemi dhënë traktorin ai plak tash i ka 76 vjet, aj e ka vozitur traktorin, ne jemi përzi me familjet të tyre, jemi nda mos me qen me ni vend dhe kemi lëvizë në drejtim të Kukësit.
Ai ka mbajtë kapele të bardhë dhe gjatë vozitjes, në Landovicë kur kemi shkuar kujtoj shumë mirë se ka humbur ndjenjat e të frikësuarit nga diçka nga presioni ose nga paramendimi i ndonjë pasoje shumë të madhe që ai e kishte si ngarkesë në atë traktor me djem të ri.
Edhe bërtet në serbishte serbi më zë shumë të lartë se “Pse e ke vendosur atë kapelë” ndërsa ati ati as nuk i shkonte mendja qe çka osht tu than ose qe me hjek prej kokës derisa ia ka hjekë me atë thikën e automatikut prej kokës. Dhe kemi shkuar në Vërmicë.
Kur kemi shkuar në Vërmicë, prapë janë fol dhe janë përfol fjalë të llojllojshme, janë përfolë fjalë se “kush ka marka me dhanë në kufi mund të kaloj kufirin, kush s’ka marka po i ndajnë në anën tjetër”. Në ato mendime ne vazhdimisht kemi tentu që kënd me e gjet që e njohim në atë kolonë që të paktën ti shpërndajmë, 2-3 me një grup 2-3 me një grup, që të mos mbesim krejt në një traktor. Dhe krejt rastësisht e kam parë Babagjyshin, do të thotë babën e nënës të fshatit Samadraxhë, komunës së Suharekës. Në kolonë i kam parë. Atëherë të dy vëllezërit i kam dërguar te dajët, të cilët kanë qenë vetëm me gra se djemtë i ka pasur në gurbet, njëri ka qenë ushtarak- ushtar i UQk-së dhe ka qenë veç babagjyshi atëherë e pamë dikënd të Medvecit, një mik shpie, edhe atu i dërguam 3-4 djem të rijë, kryesisht ndarja ka qenë ne kemi qenë një familje 40 antarëshe, baba me 3 vëllezër tu jetu së bashku, e i kemi ndarë një vëlla temin, një vëlla të ati, një vëlla të ati se gjithmonë ka qenë një përshtypje e keqe që do të na ndodhë diçka që, se ne ve1 kishim pa gjana të tilla që kishin ndodh, që të paktën nëse ndodhë në një grupacion dikush le të mbetet, mos të shkojnë 3 vëllezër, ose 4 vëllezër me një vend që të ndodhë më e keqja për atë familje për 4 vëllezër. Megjithatë kemi dal si kemi dal në kufi, nuk na kanë lyp gjëra të tilla përveç dokumentacionit.
Pastaj pas mund të jetë pas 7 ose 8 ditësh ne jemi taku dhe kemi pas informacion që të familjes kush mund të jetë i gjallë, përveç axhës që e kemi parë të vrarë, e që ishin kan në Kukës, aty jemi takuar.
Përveç asaj harrova ta përmend që sa kemi qenë në Nagavc ka ardh një ushtarë i Uçk-së Asllan Berisha, dhe daja i djalit të axhës i cili ka qenë inxhinier i maqinerisë, gjeneratë më e vjetër o kan se na, ne atëherë kemi qenë studentë, mirëpo prej Rugovës së Hasit shpeshherë e ka kalu Drinin dhe ka ardh të luajmë shah pas darke kur është mërzitur në mesnatë, i armatosur ka luajtur deri në mëngjes, kemi luajtur deri në mëngjes shah dhe prapë ka shkuar në punë të vet.
E kur kanë qenë vëzhguesit në kohën e vëzhgimeve ati ia kanë dhënë atë radiolidhjen ose telefonin personal dhe i vetmi person që ka hy gjatë asaj kohës sa ne jemi kan në Nagavc dhe ka dhënë informacione prej vendit të ngjarjes është i ndjeri dëshmori Asllan Berisha.
I ka marrë telefon djemtë e axhës në Austri, dhe të paktën ka tregu që prej filanit më i madhi deri te më i vogli djemtë janë në një vend të sigurt ju ka thënë. Ska precizuar lokacionin, ose gjëra të tjera dhe djemtë e axhës e kanë marrë informacionin, informacioni kishte shkuar tek Baba tek Axha, tek familja në Kukës por ne s’kishim informacione për ta.
Ky ka qenë një rrëfim të cilin unë e përmblodha në disa pika të shkurta, një rrëfim i cili mund të ketë zgjat 8-9 ditë, mirëpo të gjitha këto mund të jenë si me thanë të kohës e cila ka kalu po ma e keqja është që ne në ato kohëra edhe pas 20 viteve nuk kemi ba asgjë për argumentimin e këtyre ngjarjeve ose këtyre veprimeve, këtyre krimeve të cilat i kanë ba pushteti serb. Dhe tani e tutje ne vetëm jemi mësuar në shoqëri ndoshta, dhe është mangësi e shoqërisë që jemi msu më shumë vetëm fjalë me thanë e jo edhe të argumentojmë, të dokumentojmë gjithçka që thuhet, me pas një dokumentacion, një fotografim dhe në të ardhmen por edhe tani, por edhe kurdo që të na u ipet mundësia të kemi një argumentim jo vetëm fjalë boshe, vetëm fjalë goje dhe asnjë gjë tjetër jo.
Prandaj edhe janë duke ndodhur këto arrestime, kto etiketime të njerëzve të strukturave të larta të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e që kto mund të jenë pak më shumë çështje politike të Evropës me ndikim Ruso-Serbë ose Serbo-Rusë ma mirë me than.
E që secili nga ne s’kemi shku askund në shtëpi të dikut tjetër ose në vend të dikujt tjetër të bëjmë asnisen, përveç se jemi mundu me mbrojt veten tonë, familjen tonë, shtëpinë tonë prandaj është çështje e mungesës së dokumentacioneve, të arsyetimeve prandaj ka ndodhë edhe ajo që ka ndodhë, e që po ndodhin sot e kësaj dite që 20 vite përve1 fotografimeve që i vendosin nëpër muze të fshatit ose që bëjmë përvjetorë, shkojnë te lapidarët asnjë argument nuk e kemi bërë si shoqëri nuk e këmi bërë deri tani.
Tani e tutje nuk e di çdo të bëhet, por deri tani është mangësi shumë shumë shumë e madhe.
Prandaj ne duhet të jemi më syhapur në çdo veprim, aq më keq kur dje shoh në portale që i zvogëlohet një krimineli i cili ka vrarë 100 e sa burra e gra e fmi në Krushë të Voglë, i zvogëlohet dënimi që vitin që shkoi ia kanë dhënë 22 vite, i zvogëlohet për 50% dënimi në 11 vite burg. Një krimineli i cili ka vra, ka djeg tuj fillu prej fëmijëve në klasën e 4 shkollën fillore deri te plaku i cili o kn ndoshta edhe i palëvizshëm.
Do të thotë në mungesë të argumenteve, dokumentacioneve për ngjarjen e cila ka ndodhë kryesisht për krimet serbe të cilat janë bërë në këto troje, se jo vetëm në këtë vend por në këto troje në përgjithësi i kemi defektet sot e kësaj dite dhe i kemi pasojat që ne po i vuajmë si shoqëri.
BG: Personalisht çka mendon se kanë qenë efektet e luftës në aspektin personal ?
ND: E para efektet e luftës janë veprime të cilat ne na kanë ndodhë e që nuk do të doja dikujt, pavarësisht nacionalitetit apo çfarëdo shoqërie tjetër t’i ndodhë se ka qenë luftë krejtësisht e pabarabartë. Sepse pushteti i cili ka qenë në veprim nuk ka qenë pushtet që e ka ndjek Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, ose njerëz që ia kanë kthyer pushkën por në pamundësi që t’i ndjekin ata atëherë ka bërë krime të organizuara nëpër familje atu ku e ka pa.
Se ka kursyer, siç tregova as atë mentalisht të sëmurë, as fëmiun që e ka pas shishen tuj pi qumësht në moshe 2-3 vje, por as plakun i cili ka ecur në 4 këmbë.
Do të thotë ka qenë një luftë krejtë e pabarabartë, personalisht lufta mendoj që do të duhej të na ipte shumë pe përdorni ni fjalë të urtë shumë shkollë neve.
Me qenë pak më të vëmendshëm, me i analizuar gjërat më ndryshe jo në atë euforinë eu ashtu kshtu , por të ndalemi t’i analizojmë thjeshtë dhe në raport me kriminelët të cilët e kanë kryer krimin e që i takojnë kryesisht Serbisë dhe Rusisë, lufta do duhej me na e shtu logjikën në memorien tonë. Ta dimë se kush ka qenë okupatori, kush ka qenë Serbia.
Me qindra vite, madje ne kemi mujt me ndëgju edhe nepër skeqe humoristike kur bëhet se në momentin kur gjatë të gjithë këtë kohë prej ramjës së Jugosllavisë e të tjera, që kur kanë lidh “Kumari” i kanë thënë përpara, ose shoqëri një serb që ka qenë me shtëpi fizikisht, gjeografikisht ka qenë kojshi, mirëpo kur është zbulu së fundmi, gjithmonë serbi e ka pasur sopatën në mungesë të armës, sopatën afër vetit. Sado që ti e ke konsiderua, se ne jemi më bujarë si popull, do me than kur dikan e pranojmë në shoqëri ose në familje nuk mendojmë gjëra tjera, e serbët në aspekt të përgjithshëm e kanë bërë të kundërtën, në njërën anë të ka pranu si kojshi në familje, në anën tjetër ka mendu në çdo moment, në çdo aspekt se si të eliminoj fizikisht nga kjo jetë.
BG: Okej nëse ski diçka tjetër me shtu ?
ND: Jo, se se më detyruat veç për hatër të Qerimit, se ne kemi punu një vit, një vit së bashku.