Lule Hasani Tahiri
Latra Demçi (intervistuesja)
Lule Tahiri (e intervistuara)
Akronimet:LT= Latra Demaçi, LT= Lule Tahiri
LD: Mirëdita tezja Lule.
LT: Mirëdita.
LD: Pyetja e parë për ty është a mundesh me më tregu diçka për veten, kështu në përgjithësi diçka që zakonisht ki qef njerëzit me ditë për ty?
LT: Çfrë të them…? Unë prej natyres jam tip shumë i shoqnueshëm, edhe të tjerët, s’po e themë për veti, më thojnë që shperndaj kshtu kogja pozitivitet.
LD: E konfirmoj kto 100%.
LT: Qajo është qe më karakterizon d.m.th edhe po du me pa krejtë qe jam e lumtur, që s’i të ta them?
LD: Don me shpernda diçka pozitive!
LT: Po, po, definitivisht.
LD: Shumë …
LT: Thank You!
LD: Me ni fjlaë ose dy qysh po nihesh për nitervisten që kena me bo sot?
LT: Për intervistën, mirë, domethanë nejse mesa e morra vesh dmth bohet fjalë edhe për periudhën e luftës, që s’janë kujtimet ma të mira, nashta ëshë periudha më e vështirë e jetes sime, po, sido qe te jetë duhet me i rikujtu kohë pas kohe.
LD: E shkuar e harruar a?
LT: Ashtu pra.
LD: Ateherë po i himë kshtu temës, mirëpo ngadal- ngadale jo bam bam.
LT: Patjetër.
LD: Si e mban mend rrethanat e asaj kohe qe kanë qu deri te lufta, dmth ti qysh i manë mend, rrethanat para fillimit tëluftës që kanë qu deri qaty.
LT: Unë mbaj mend shumë para lufte, domethanë se qysh se në moshën 7 vjeçare kur kamë fillu edhe ma herët bile kamë fillu në klasen e parë, si 6 vjeçare e gjysmë, me 7 vjet dmth kanë qenë demostratat e vitit 1981 që unë i majë mend shumë mirë, se na përcjellke mësuesja gati në shpi, se u frikojshim normal. Bile më kujtohet një parullë që ka qenë interesante, që unë atëherë s’e kisha idenë çka është “ Republikë, Kushtetutë jo me hatër jo me luftë”. Edhe më kujtohet që kur pata ardhë në shpi e pata pytë baben çka është kjo, kush po tutë, kush po na tutë, se nuk e kuptojsha, e lidhsha me frikë dmth.
E qashtu mandej, po qato gjithmonë na ka përcjell qajo situatë, thuja se tanë kohën ka qenë e jashtëzakonshme. Atëherë në vitin ‘81 e di ka qenë orë policore, prej orës 19:30 në mbrëmje s’kemi guxu me dalë, deri në mengjes s’e di sa ka qenë.
Kanë qenë disa vite me thanë pak ma latente ashtu, mirëpo qetësi jo. Ka pasë nonstop provokime, ka pasë mandej në vitin ‘90 ma i patën largu me të madhe njerëzit prej pune, unë atëhere kamë qenë në shkollë të mesme.
Edhe situata po vq shkojke tu u tensionu secilën ditë më tepër, edhe me thanë të drejtën e pritshim veq nuk e dishim kur po shpërthen.
Edhe po mandej në kohën e fundit ajo u ba shumë e dukshme, mandej ka qenë një kohë gjatë viteve po thomë ‘91, ‘92, ‘93 ka vazhdu, ka qenë hala, kemi qenë hala nën Jogusllavi si krahinë autonome, që shkojshin hala ushtarë, fmitë, të ritë. Shumë shpesh i kanë kthy në arkivole, a po din patën fillu ato tensionet shumë me u rritë, shumë inskenime, shumë edhe po mandej, në ‘98 shin veç shpërthej.
LD: Në moshën domethënë, si adoleshente kur i ke pasë këto padrejtësina e shtypje e cenime, domethanë qekjo shtypja sistematike, a e ke ndje te vetja ashtu një farë vullneti për aktivizëm?
LT: E kamë ndje, edhe kamë qenë pjesëmarrëse në të gjitha demonstratat. Se atëherë nuk u quajshin protesta, demonstrata se me të vërtetë ka qenë demonstrim. Ashiqare demostrojshe për paknaqësitë që ndodhshin. Edhe gazrat lotësjellsa, me ndjekje të policive me, i komë përjetu krejtë, edhe qaq sa komë mujt me qenë pjesë aktive e shoqnisë komë qenë, për atë kohë ësthë fjala, në suaza të qat’hershit po.
Edhe u shihke se nonstop ajo shkojke tu u përkeqësu, edhe e kemi ditë që njëditë, se nuk shkojke ndryshe na u ngushtu rrethi që thojnë.
LD: Kur merr pjesë qishtu në demostrata njëherë ndihesh që nuk po ki impakt në një far mënyre, mirëpo kur ke qenë ti pjesë pjesë e qetyre demostratave, aktivizmave a je ndje që je tu e bo ni ndryshim, që je tu luftu për një kauzë.
LT: Po ti mendojshe thellë në vetvete, po qysh e the edhe ti ish pakë probleml, tu doke që kurgjo sje ka munesh me bo. Nonstop delshe, organizojshe demostrata ti, të fundit që e kujtoj ka qenë viti ‘97 ndoshta, Tetori. Po po, sigurtë ‘97 ka qenë. Demostrata e madhe e studentëve.
Më kujtohet shumë mirë se kamë qenë shtatëzane me djalin, kamë qenë pjesë e demostratës.
Veq pata mrri me ikë, haha, në një moment.
LD: Qajo, edhe ajo është arritje.
LT: Po, po. Me të vërtetë po.
E qajo ka qenë e fundit, edhe mo mandej në ‘98 në shkurt nëse s’gaboj ka fillu lufta kshtu tamom që numrohet si luftë, se ato kanë qenë sulmet e JASHARAJVE në janar e ma heret ni here. Po shkurti më kujothet ma mirë si sot, nashta 28 shkurti, nëse jamë mirë me data, se bajagi maj mend po ndodhë që i harroj. Se e di që vonë s’ka pasë edhe dy mujë më ka lindë djali. Edhe stres, stres ka qenë edhe at’her.
LD: Bash qetu deshta me dalë, çka ka qenë specifikisht eksperienca jote personale gjatë luftës, domethënë çka ka ndodhë kur kanë dashtë me ju largu juve?
LD: Po kështu tash, une po themë në fakt, po Dreni ka lindë me 26 prill të vitit ‘98. Edhe neve mandej na kanë largu me 31 mars të vitit ‘99 prej shpijave. Po kjo nuk do me thanë që na kemi qenë të lehtë se në tonë kohën lufta ka qenë tu u zhvillu.
Domethanë dy muj para se une me lindë djalin, unë e kamë pasë stresin, ankthin në secilën natë. Kur po vijnë, kur po na vrajnë, kur po na përzajnë.
Edhe mrrijta me lindë djalin, edhe ai i boni gati, jo gati po 11 muj i ka pas kur na kanë debu mandej prej shpive. Dhe secila ditë ka qenë stres në vete, se ku po na qojnë. Në mal, me fëmijë të vegjël, vajzëne komë pas atëhere 4vjeçe, se kta 3 vjet i kanë ndërmjet edhe mandej me 31 mars dmth veq kanë ardhë në shpi.
Qysh kemi qenë në pikë të ditës, policia, ushtria, u mush aborri, me dalë , ku me shku?, s’po na intereson.
Duhet me dal.
Une i pata bo do tesha gati e sene se e disha se ka me ndodhë, edhe po une e komë mendu qe kanë me na qitë në mal kemi me dalë, a dinë si tjerët që dilshin. Po jo, ata mandej qashtu në mënyrë të organizumë na kanë qitë në rrugë, edhe prej rrugës ata ku të kanë thanë me shku, jo ti ku ke dashtë me shku. S’t kanë lanë me marrë veturë, s’t kanë lanë kurgja.
Qaty qa ke mujtë në shpi do tesha për fmi, do qumsht për djalin.
Edhe na kanë qu drejt stacionit të trenit në Prishtinë këtu. Edhe ata një far lloj ekskursioni, se jo Shurtcut-a gjithkund me ba. Jo jo, krejtë rrugës teposhtë e mandej me u ngjitë te naltë ka menza e studentave e mandej me shku teposhtë ka santea, ka Dardania edhe na kanë qu atje.
I pytshim policinë, unë vet i komë pytë: a muj me ditë ku po na qoni, edhe njoni prej tyre tha “Po, në stadium me ju vra!” edhe qaty e komë pasë psu njëfarë shoku, muj me të thanë disa minuta nuk mujsha me marrë veten, se ish tashti sikleti, po në statium e po na vrajnë, okej.
Po tash, a rri une me gjith thmi, me më vra, me dek, me shku e me u rahatu?, apo po më mesin fmitë, kush kujdeset?
Zoti na rujtë, po mi gjenë diçka fmitë e po më lanë mu gjallë, se ata kanë ditë me bo qashtu.
Ke vet pervoja, ka storje e storje të ndryshme, edhe mas disa minutave e pyeta një tjetër, se me të vërtetë ke shokuese.
Thash m’fal a bonë me ditë se ku po na dërgoni?
Tha po, në stacion të trenit edhe keni me shku të gjthë në Maqedoni, me radhë.
Ke njëfarë rahatimi ashtu!
LD: Në krahasim me…
LT: Me po ju vrajmë, po ju qojmë në stadion.
Edhe po mandej aty na patën qu në stadium kah ora 3 masdite ka qenë, 31 marsi.
Edhe kemi nejtë deri ka ora 1 e gjysmë të natës, dmth u ba një prilli, edhe ka ora 12 e natës si zakonisht kshtu me shaka qata që i kisha në rreth i thash Hej qetash u ba ni prilli, edhe kanë me na thane Aprilili ktheu në shpi, u mundojsha me qato momente, pak humorin mos me asi.
Edhe jo ashtu nuk ndodhi, po ka ora 1 e gjysë të natës na kanë vendos nepër kope të trenit, tash e ke parasyshë ajo është për 6 persona, 3 kshtu, 3 kshtu.
26 njerz i kamë numru, 26 njerëz kemi qenë me një kope treni.
Edhe, njëna kamë s’më kujtohet e majta apo e djatha umë pat metë në qetë pozicion kshtu si pjerrte, edhe qashtu e komë pas une deri në Blllacë. Nuk komë pas shancë unë me e lujtë kamën qaq ngushtë që komë qenë, fmitë e vegjël, djali qajke, smujsha as qumshtin qysh me ja përgatit, me ja qit prej asaj tetrapakut në ata se s’mujshe krahët me i levizë kurqysh.
Metëm pa ajr ashut, edhe kah ora gati 6 ka qenë dikund në mengjes, kemi zbritë në Bllace.
Vlenë me u theksu, para se me u nisë këtu në Prishtinë, shumë kanë luajtë me ndjenjat e tona, sepse i kanë pasë 2 lokomotiva. Një në atë atë që shkonte për Maqedoni, edhe një në anën tjetër që shkojke në Nish të Serbisë.
Edhe herë e nisshin trenin, fare pak po e nisshin, edhe na e dishim hej në Serbi po na qojnë, edhe çka ka me na gjetë, domethanë sdisa herë ka ndodhë qajo radhazi gjatë nates derisa veq jemi nisë për Maqedoni.
Po edhe aty na kanë lanë nja një orë nashta masi që kemi mrri në atë stacionin e trenit a çka ish Bllaca, edhe nuk na i hapshin as dyer, as dritare. Metëm pa ajër, fmitë bërtitshin, qajshin, normal nuk mujshin me duru me ni moment komë bertitë.
Thash “ Hej, a po na i qelni dyert se na edhe ashtu po vdesim” me të vërtetë po, thash bile të marr një herë ajër, frymë mirë edhe le të më vrasin.
Po nuk ndodhi, mirë shyqyr.
Na i hapën dyert, zbritëm, aty fillunë me i nda prapë burrat, tek tuk, se edhe këtu prej kolonës i kanë nda, po jo të afërmit e mi po i komë pa.
LD: E a ka pas vrasje?
LT: Nuk e di ma andej, se na kemi shku nuk di çka ka ndodhë, flitet për dhunime në Tasligje, për vrasje tek tuk, po unë s’kam qenë dëshmitare kështu që nuk muj me e konfirmu.
Po aty si kemi dalë unë vllaut ja dhashë djalin në dorë, se ky ish i vogël edhe thash sit e shohin me fmi asi menjëherë e kanë ndalë. NDALU! Ai ma lëshoi mu djalin në dorë, unë nuk mujsha ma me ecë, se dojsha me pa çka po ndodhë me ata, ata më shtyjshin hajde hajde hajde grahi.
E kanë majtë vAllah një kohë të caktume, po nuk e di sa. Po jo, nuk e kanë, kurgjo sss, do pare do kur ja kanë lypë po as nuk e kanë malltretu as kurgjo, mandej na u ka bashku edhe qashty kemi nejtë një natë gati thuajse në Bllacë, e prej aty ne Gostivar e qishtu. Po, kena përfundu në Gostivarë.
LD: Në Gostivarë, keni qenë, a ke gjetë mikëpritje?
LT: Shumë, ata sigurishtë ajo vala e refugjatëve ka fillu edhe më herët, po na s’kemi ditë.
Ata kishin qenë super të organizumë, kur kemi shku aty ma së pari na kanë grumbullu në xhami.
Përveç ushqimit, mos të flasim që ka pasë llojllojshmëri, krejt, krejt ata njerëz që u merrshin me ato veprimtari, burektore, qebaptore, restorana ku e di unë çka, krejtë kanë pru.
Çfarë nuk kanë pru, me hanger, me pi po përveç asaj i ke pas nepër xhami do kazana të mëdhej e kjo domethanë kontribut i qytetarëve jo i dikujt tjetër, me ujë të nxehtë, detergjenta, shampona, që me mujtë bile kamtë me i hjek prej kpucave, me la naj qorapë a diçka.
Mikëpritja ka qenë e hatashme, na aty nuk kemi nejtë gjatë. Nashta tanë ditën kemi nejtë atë ditë në xhami. Edhe mandej në mbramje na ka marrë një familje na ka strehu, qysh ka ndodhë thuajse me krejtë, kërkush nu ka ble.
LD: Familje shqipëtare apo?
LT: Jo jo shqipëtare.
LD: S’ka pas Maqedon qe kanë mirëpritë?
LT: Jo, me sa unë e kujtoj jo, Shqipëtarë kanë qenë.
Bile ai që kena nejtë na ka qenë në Zvicërr, po, i ka pasë vllaznit aty dhe ju ka thanë me shku me marrë një familje Kosovare edhe kanë ardhë na kanë marrë, kështu që super kanë qenë.
LD: Aha, gjatë kohës që ke qenë jashtë Kosovës, qysh ke pritë që ka me perfundu situata, në Kosovë d.m.th. A ke pasë pritshmëri pozitive a negative?
LT: Po të them të drejtën, se ësthë pozitiviteti ai që ty të manë gjallë edhe të shtin tutje me shpresu, po.
Gjatë gjithë kohës me kujtohet kur kemi shku aty në Gostivar na i aptën pru do kartona të gjelbërt, kanë qenë Kartona Identifikimi më doket i quajshin, emër, mbiemër, datëlindje.. Si formë e leternjfotimit.
Se ata qashty i identifikojshin refugjatët, edhe çka une, njeri çka donë e beson, edhe për herë të parë kur e kom marrë në dorë ja kom shiku afatin, sa ka vlerë ajo, sa ka afat deri kur edhe e kom pa 28 qershor 1999, edhe ju kom thanë ej ktyne në shpi, na në qershorë në fund të qershorit shkojmë në shpi.
Asnjo s’ka besu, as une s’jom kanë shumë që kam besu, po dojsha me besu, dojsha, dojsha.
Edhe një dajë të babës bile e kom pas aty në Gostivar, e pata taku nja 80 vjet i ka pas aj ka qenë i vjetër.
A pe dinë bre dajë çka o ka bohet, thash po po, në fund të qershorit kemi me shku në shpi.
Ai filloi me kajtë, tha spo besoj po kur jemi taku mandej në Prishtinë, më përqafi tha ei kadale.
Do të thotë jo pse unë kom ditë diçka, po pse unë dojsha me dalë qashtu edhe po.
Gjithmonë thojsha hajt se s’jemi për gjatë këtu a din, kthehem kthehem.
Për dallim prej nanës tem, që ajo, ndjesë pastë qaq shumë që o kanë merzitë, ajo ka qenë në Strugë, edhe kur folshim në telefon thojke kuku kurrë skemi me u khty në shpi, thojsha jo bre nanë po, thojke jo ti nuk i njeh kta qysh janë. A e dinë sa njeri ka metë qishtu kur ka pasë lufta, kanë metë refugjatë nepër shtete tjera, i thojsha jo more se nuk rrimë na në Maqedoni, Zoti na rujtë.
LD: Zot runa.
LT: Edhe, unë jam kshtu pak patriote prej natyrës.
Kemi pasë mundsi shumë me shku, në Europë, ke pasë në Amerikë e ke pasë në Kanadë, gjithkah kanë shku, s’jam lajmru asnjëherë, s’kam dashtë.
Kom dashtë me nejt sa ma afër shpisë, në momentin qe të kryhet gjithçka me u kthy në shpi, edhe qashtu ka ndodhë.
LD: A ke pasë ktu kur jetu në shpi a ke pasë kojshi serb edhe qysh janë kanë marrëdhëniet para edhe mas?
LT: Jo, fatkeqësishtë, jo këtu nuk kemi pasë. Atje në shpi, fmi kur kemi qenë i kemi pasë 3 ose 4 shpi, po quditënisht ata kanë qenë të mirë, s’kemi pasë probleme. Nuk ka pasë naj kshtu najfar lezeti me u enë me ta, me dalë me pi kafe, po kur i kemi taku në rrugë i kemi përshenet, na kanë përshendet.
Një ka qenë gjeneratë e jemja, nifar Millani, me ata edhe lujshim kur kemi qenë të vegjël.
A këtu nuk kemi pasë, kshtuqë nuk muj me fol shumë për marrëdhëniet me ta, në shkollë fillore ka pasë paralele veq me serb, po nuk kemi pasë problem, jo. Mirë kemi kalu, ndonjëherë bile u ndrrojshim kshtu me hartime, a po ma shkrunë ti nja shqip, ti shkruma nja serbisht.
LD: Nice
LT: Po, ka pasë gjëra të tilla, po te une asnjëherë, edhe unë mendoj që krejt problemi ka qenë te politika edhe atëherë, jo te njerëzit e thjeshtë, te qytetarët.
Nuk kemi pas probleme mes vete. E ata mandej i kanë bo 1milion inskenime, 1milion gjana.
Ata kanë qenë në gjendje me i vra fmitë e vet, me ja u lanë fajin shqiptarëve.
Se ka dokumentarë të ndryshëm që janë të faktum.
Qetash nuk është shumë moti ka qenë një ngjarje në Pejë, nja PANDACASE, a nuk e di qysh e qujshin.
5-6 të ri serbë, jo i kanë vra shqiptarët, i kanë bo kshtu, edhe dul qetash, domethaën gjyqi serb e konstatoi se JO, Shqiptarët skanë pasë të bëjnë kurgjo, Serbtë i kanë vra Serbtë.
Po veq me i rritë tensionet.
Kështuqë, gjithmonë kanë ardhë prej nalt presioni e tensioni e të gjitha.
Po, tash jemi ku jemi çdogjë përfundoi, ju jeni gjeneratë me fat.
LD: E kshtu në përgjithësi, qysh e kishe definu ose përcakëtu eksperiencen tane ashtu me ni fjalë, edhe qysh menon se te ka menu si njeri, ne çfarë aspektesh?
LT: Për Zotin, me një fjalë është pakë problematike, une po thom prej qe mbaj mend e deri sa ka përfundu lufta, jeta jonë nuk ka qenë asnjëherë qysh osht dashtë me qenë.
Se unë e kom kry komplet shkollën fillore, edhe të mesmes, edhe s’kemi qenë asnjëherë në ekskurizon.
Saherë osht dasht me u organizu, gjithmonë ka ndodhë diçka.
Mandej, mos te harroj me cekë edhe helmimin që na pat ndodhë, unë kamë qenë në vitin e dytë në shkollë të mesme, na kanë helmu, na kanë pru helm në shkollë.
Unë veq në klasën time i kamë pasë 4 ose 5 nxansa, s’po jam shumë e sigurtë që kanë qenë të helmumë, i komë pa vuajtjet e tyne. Ndërkohë shoqja jeme e ngushtë e lagjes që jemi rritë bashkë, Aida.
Edhe për qata po thom nuk ka, nuk munesh me një fjalë me përshkru rininë, po edhe fmininë tonë se ka qenë e jashtëzakonshme sikur situata që ka qenë gjithëherë e jashtëzakonshme.
E ato mandej i lanë edhe vragë, nuk është lehtë mandej.
Edhe une tash nonstop ju thom fmive ju nuk e dini sa me fat jeni që po jetoni në kohën që po jetoni, se na i kemi pasë krejtë të kufizume.
S’ke mujtë ti me dalë sikur qetash lirë, se pa asnjë arsye të ka ndalë polici në rrugë, ta ka kërku leternjoftimin, s’e ke pasë osht ba problem. Të ka arrestu, mandej t’i ka nxjerrë 100 probleme tjera që ti s’ke pasë lidhje me ato, u impliku mandej edhe familja e ka pas përsekutime, ka pas, problem ka qenë.
E qetash une për vete po e ndjej lirinë edhe po e shijoj.
LD: Më vjen mirë.
LT: Qekjo oshtë.
LD: Faleminderit shumë për këtë intervistë, ke shkelqyerr, nuk kamë pasë asnjë dyshim
LT: Faleminderit prej juve, oh, të lutem!