Kefsere Dula
Intervistuesi: Milot Qorrolli
E intervistuara: Kefsere Dula
Akronimet: MQ: Milot Qorrolli, KD: Kefsere Dula
KD: Unë quhem Kefsere Dula, me profesion jam arsimtare e gjuhës shqipe.
MQ: A më tregon si ka filluar lufta ?
KD: Lufta ka filluar dhe që thonë e vështirë boll ka qenë, e kemi prit vështirë po se kemi menduar që me dal prej vendit tonë se kemi prit.
Edhe një ditë herën e parë që ka gjuajtur NATO se kemi prit që dalim prej banesës po erdhën policia me maska unë isha me tre fëmijët edhe me burrin, kur i kemi pa aty për aty fëmija veç kanë mbet të habitur, shuni se asgjë nuk është mos u frikësoni , se që dalim jo kanë me na mbyt un as nuk kom marrë tesha as asgjë se nuk e kom menduar që kemi me dal gjatë lufte, tu menduar s’ka me qenë kështu me na qit krejt jashtë .
MQ: A keni qenë vetëm ju apo ka pas edhe familje tjera ?
KD: Jo, pesë familjet qe kemi qenë në atë banesë, krejt familjen na kanë qitë ,vetëm një serb ka qenë në katin e pestë, edhe katër familjet shqiptar rend na kanë qitë, kur kanë ardhur në katin e katërt neve na qiten, me lëshuar banesën, morra fëmijët me burrin pasi kemi dal në korridor,vetëm fëmijëve ja kom jep një jakne me e vesh, edhe kemi zbrit poshtë, kur i kom qit tre fëmijët edhe veten burrin ma kanë ndal, burrin ma kanë marrë ma kanë kthyer prapë në banesë djalin e madh edhe vajzën e madhe i kom thënë shkoni ju ecni bashkë me të lagjes tani takohemi në rrugë, edhe un jam ndalur para banesës, mu më thoshin shko se burri vjen. Un ju thosha a keni fëmijë ju ,a po ma sheh vajzën qysh po qan , a jeni prind ju ,çka bon fëmija për prind kur e din ku e ka prindin,kur vjen burri unë shkoj. Aty ka zgjat gjysmë ore gati 1 orë ja kishin marr: 2 mijë euro, ja kanë marrë arin çka e kam pas krejt, e kanë kontrolluar, me rrah nuk e kanë rrahur, frikë kanë pas boll, automatikun në fyt ja kanë mbajt që tregojke mbasanej jemi dal shkallëve te poshtë, kemi zbrit deri sa i kemi gjet fëmijët te ‘’Qafa’’ në Prishtinë aty i kemi gjet fëmijët edhe jemi bashkuar. .
MQ: A ju kanë rrethakuar policia serbe?
KD: Po. Ne të dy anët i kemi pasur policin, na kanë thënë shkoni drejt tek stacioni i trenit, na kemi shkuar tek stacioni i trenit, kur i kemi parë krejt grumbull e tërë Prishtina tu shkuar te stacioni i trenit. Aty kemi qëndruar deri në ora 12 të natës që na kanë mbajt në të ftoftë.
MQ: Te stacioni i trenit?
KD: Po në tren shikojshin për dritare, fëmijët i shtishin për dritare, nuk i zinte dera, veç janë tu na dërguar me na mbyt dikun, se nuk po na caktojnë as vendin ku po na qojnë,edhe kur ka ardhur ne 12 e 30 treni tjetër qaty jemi munduar edhe kemi hi s’na kanë lan mu largu prej stacionit, qashtu krejt tubë kemi hyrë në tren ,do në këmbë disave, ju bike të fikët, pa kam, pa dorë, pleq, të rinj, fëmijë, gjithçka ka pasur. Kur është bërë ora 1:30 e natës atëherë ka filluar treni me ec, pak 5 min u ndalke, na thoshin qitu po ndalet e kanë vendos me na mbytë. Deri sa kemi arrit në Stankovec qashtu kemi shkuar kadal dale ma shpejt kishim shkuar në këmbë se sa ashtu sa kadal ka shkuar treni. Kur kemi arrit në ora 4 të mëngjesit në Stankovec kur u ndal treni na kanë thënë: dilni jashtë çka me dal krejt bari si kaçuba, therra dhe tokë e thatë, mjegull, kuku për neve thoshim çka kina me bo na këtu.
MQ: Sa dite keni qëndruar aty?
KD: Aty kemi qëndruar 5 ditë, lloç në tokë paketa kina shtruar me fjet, me këto tesha që i kemi pas, tani duke ju falënderuar tetovarëve shqiptar që na kanë ndihmuar shumë na kanë sjell qebe,bukë, ujë s’na kanë lanë keq për asgjë, a pse ka qenë toka e kështu keq tjetër gjë ata janë mundu me mbulesa me krejt. Ka mesi i ditës ka filluar pak mu nxeh koha kur u ardhur një gazetar shqiptar nga Suedia na tha a doni ta jepni intervistë, thash po çka me thënë qysh jomë dal prej shtëpisë dhe qysh kam qenë. Shpin e kemi lënë qel, na kanë qit policia se kurrë s’kisha dal me lan vendin e nuk e kisha lëshuar po kur të qesin me maska me automatikë ne fyte patjetër u deshtë me dal prej orës 9 të mëngjesit deri në ora 1 e 30 tek treni deri sa kemi ardhur këtu në 4 të mëngjesit, aj gazetari e hoqi jaknën e vet ma ka qit në krahë mu tha mbaje se ftoftë, aj shqiptari i Shkupit që ish gazetar tha dy fëmijët e mëdhenj mi jep mua se nuk mundem me marrë më shumë, por po i marr sikur ndihmës për gazetari dhe me t’i marrë në shtëpinë time i ka mbajt djemtë e mi ,burri se ka ditë. E të nesërmen më ka lajmëruar që janë mirë djemtë në Shkup. Nëna i këqyr si fëmijët e vet, po me tha po më vjen keq për juve që nuk po mundem me ju bo zgjidhje me ju marrë. I thash në rregull veç le të jenë mirë e shëndosh se s’ka problem. Më pas tani kemi filluar me dal prej Stankovevcit .Aty kemi hjek shumë keq kur kemi dal aty u kanë një si gropë me kaluar, se nuk lejoheshim nga policia me kaluar kufirin, unë dola me çikë të vogël prej Bllacës në Stankovec po burrin ma ndalën në Stankovec mu ma lëshuan, burri tu fol tu marr me të mire ka kaluar edhe aj me dal në Sankovec. Më pas kemi vazhduar rrugën deri te një vend në Maqedoni aty kemi qëndruar 3 javë ditë, aty jemi vendos na kanë pru shatorët por ne ishim të traumatizuar psiqikisht nuk e ditshim as ku po shkojmë, a çka po bëjmë, ku jemi a ku i kemi pjesën tjetër te familjes.
MQ: A ka pas aty polic serb ku kini qëndruar?
KD: Në Stankovec jo nuk ka pasur aty vetëm ushtria ka qenë a në Bllacë po ka pas.
MQ: Pas Stankovecit ku keni shkuar ?
KD: Kur e kemi kaluar Stankovecit jemi regjistruar dhe kemi shkuar në Izrael,
sot jemi regjistruar, pas dy dite na erdhi lajmi, hajdeni me shkuar, për tri orë kemi arrit në Izrael .
MQ: Sa veta jeni kanë përafërsisht ?
K.D:150 veta jemi kanë atje na kanë prit shumë mirë, kryetari Ii Izraelit me flamuj me sene, atëherë jam qetësuar, kur i kom pa me flamuj,tash kur po më kujtohen ato trishtime ato momente të vështira aty na kanë shti në një sallë të mirë, na ka fol në gjuhën e vet, një grua me emrin Ana, na ka përkthyer në shqip një orë pas një ore na kanë dërguar në një vend tjetër si me thanë përtej aty në një restorant që e kishin rezervuar ata me flejt me pi me të gjitha.
MQ: Sa keni qëndruar në Izrael ?
KD: 6 muaj kemi qëndruar, pas dy tri jave ,na thanë mundeni me vazhduar me punu në një familje, një punëtorë .Burri tha pse jo, pse mos me punuar. Aty filluam me punë kadal dale edhe djali filloj me punuar ,pasandej edhe çika ka ardhur dhe filloj me punuar, vetëm çika e vogël nuk punonte .Pas dy muaj ditë fëmijët e vegjël u kishin nevojë që t’i mësonte dikush, e harronin gjuhën, edhe më pyeten: a ka dikush që ka kryer shkollë për arsim, thash un e kom kualifikimin e kom përfunduar shkollën normal, gjuhën e kom, mundem që të punoj me ta.
Më pyetën: a je e zonja që mundesh me punuar, un dy muaj ditë kom punuar, fillova refugjatëve me ju dhanë mësim ata ishin të kënaqur me mu, me muzikë, edukatë fizike, gjuhë shqipe, matematikë. U merresha me disa gjana, me muzikë pak me aktru, a ka mu bo me shku në Kosovë, kur të bohet mirë kemi me shkuar. Ata ishin të kënaqur me mu. Jeta gjatë luftës ish e vështirë më përjetuar.
MQ: A keni menduar mu kthyer ?
KD: Po gjithqysh, veç s’kemi pas krahë me fluturuar se në atë ditë ishim ardhur në Kosovë. Se nuk e kemi menduar me jetuar kurrë jashtë vendit, pas 6 muaj na caktuan datën, than mu kthyer. Po kur jemi kthyer prapë në Kosovë i gjetëm krejt, shkrumb, por prapë si në vend tanin s’ka askund. Kur e mendoj që dikon e ka prek lufta, i kanë vra, i kanë masakruar, shumë se jo pak. E neve jo dhe po i lutem Zotit tash inshalla bëhet mirë, se ne i kemi kaluar ato vështërsit, për të rinjtë se, ne mosha jonë i kemi kaluar ato vështërsit edhe shpresoj që të bëhet mirë .
Faleminderit për kohën e dhënë ju uroj të gjithë të mirat
Faleminderit edhe juve që keni gjetur kohë për intervistë.