Dren Berishaj
Intervistuesja: “Thank You” për bisedën sot. Ia kishim nis pak prej… qysh e mban në mend fillimin e luftës në Kosovë. Ku je kanë? Sa vjeçar? Çfarëdo memorie që ki të asaj periudhe kur fillojnë… kur fillon lufta.
Dren Berishaj: Definoma fillimin e luftës.
Intervistuesja: Pak para bombardimeve të NATO-s.
Dren Berishaj: Ja kisha nis edhe pak më herët…
Intervistuesja: Ok.
Dren Berishaj: … A e din. Në momentin kur ja kanë nis refugjatët me ardhë në Prishtinë.
Intervistuesja: Ok.
Dren Berishaj: A e din. U kanë njëfarë… kohë e quditshme, a e din. Se na dilshim nëpër protesta në atë kohë, a e din, popullata. Tu i pëfshi edhe nxënësat edhe ka pas një protestë të quditshme të nxënësve në ‘97-në, edhe u kanë “mostly” e bome edhe prej njerëzve të Prishtinës, por edhe njerëz që kanë ardhë refugjatë prej fshatrave tjera. Fshatrave, qyteteve e sende. Edhe në Prishtinë kanë ardhë masivikisht. Sendin e parë që e mbaj në mend në klasat tona, të cilat janë kanë të vogla edhe diku 20-30 veta u bonëm 60-70 veta në klasë. Edhe unë jam kanë atëherë në klasë të tretë. “Which means” shqiptarët kanë shku deri në klasë të katërt në shkolla. Se klasa e katërt e përmbi, kish kanë shkolla serbe edhe janë kanë të msheluna, “most of them”. Nashta, s’di. Mundet edhe deri në të tetën.
Intervistuesja: Në shkolla-shpija a po?
Dren Berishaj: Po de, këtu deri në të tetën janë kanë. Po e di që deri në të katërtën në “PSHR” janë kanë. Jena kanë shkolla e ndame, dy kate shqiptarë një kat serb. “Also wierd” se bojshin protesta, tani gjujshin ujë prej së nalti. Edhe e mbaj në mend… qajo, numri i parë i madh i refugjatëve që vishin, a e din. Edhe, i shifshe në fytyra ndryshe a e din, se na jena kanë fëmijë të Prishtinës, a e din. “Urban kids” a e din. Dukshëm ndryshe, a e din. Edhe këta vishin edhe e shifshin që janë prej familjeve më të varfuna, ma të… sene, por ekzistojke njëfarë ndjenje e solidaritetit mes popullatës. Po për neve nxënesave u kanë më shumë “like” çka është tu ndodhë “cramped” kështu, shkolla. Po, qajo s’ka zgjatë shumë, shumë gjatë, më sa e mbaj mend. U kanë interesant qajo ndarje e shkollës në dy, a e din. Ku serbët janë kanë naltë edhe shqiptarët poshtë. Serbët kishin nxemje, na s’kishim nxemje të shkollës edhe rrishim kështu… u kanë njëfarë tensioni edhe në mes fëmijëve, a e din. Ata kanë pas një hymje, ata hymje tjetër a i njëjti objekt kështu. “Literary” bone hypshe me shkallë të profesorave në kat të naltë, dilke dikush ta dhezke shpullë. Zhdryp poshtë! “Mostly” shqiptarë se s’dojshin me shku dikush tani me të provoku, “but also” edhe prej administatës serbe.
Intervistuesja: Domethënë, segregim total.
Dren Berishaj: U kanë interesant në lagje, ku jam… ku kam… s’kam jetu po jam kanë afër, po në atë lagje, lujshim futboll serbët e shqiptarët. U bojshin ekipe me lujt fëmija. Unë në atë kohë i trashë edhe i… dembel, edhe i ngadalshëm kështu ” single step”, se kërkush mu s’më ndalke, a e din. As njëri as tjetri, po që e kam nënën serbe, unë disha serbisht. Se mas lojës, u kapshin u ndajshin ekipet edhe ja nisshin mu shajt. Se edhe plus me përkthy sharjet e njani-tjetrit tash. Nganjëherë u rrehshim, nganjëherë veç u shajshim edhe shkojshin. “It’s weird fucking time”. Kjo u kanë para, 96-97-98. E momentin tjetër që e mbaj në mend u kanë momenti kur na kanë mshel shkollën. E di që pat ardh policia në shkollë. E kena pa policinë tu na hi… tu ardhë në shkollë edhe, veç vjen mësuesja e klasës që në mënyrë më “fucking” brutale ka mujt me thënë ashtu. Veç tha, “Shkoni në shpi se kanë me na vra shkijet”. “Fucking hell”, ashtu krejt… najqysh kalon, dalin fëmijët prej shkollës, ashtu jashtë në oborr e bohet zhurmë e sende. U kanë “thë most sober moment” ashtu. Hala e mbaj në mend qat të ecme tu shku në shtëpi. Qetë u kanë edhe krejt e qprazt prej shkollës. “Fucking creepy” ashtu. Hala e mbaj në mend atë qetësi. Është shumë e çuditshme. Edhe dije, hera e parë që jam tut. Se kam shku në shpi dhe veç ia kam nis me kajt, s’disha as pse. Jo shumë mas asaj, atëherë patëm… patëm vendos me shku në Mal të Zi.
Intervistuesja: Me shku në Mal të Zi?
Dren Berishaj: “Yes, so basically” e dishim që lufta ka me kris. Nejse, prind e mi e dishin, se unë jam kanë goxha kështu “sheltered” prej… sendeve që…
Intervistuesja: Lajmeve që…
Dren Berishaj: Lajmeve e sende. S’mujshim se… a e din qysh, se kur je prej një familjes me “mixed marriage” a e din është… u kanë shumë e rëndësishme për ta mos me kriju njëfarë ndjenje të urrejtjes ndaj një etnie specifike. Edhe u kanë shumë vështirë me ia shpjegu atyre fëmijëve që hej, kqyre çka o tu ndodhë, a e din. Edhe kanë dashtë me na “shelter” prej krejt këtyre të këqijave. Po në anën tjetër ti i sheh, a e din. Ti e din çka je tu pa. Veç, a e din në atë kohë babi jem shumicën e kohës sa u kanë në shpi, se u kanë aktivist politik edhe u kanë Koordinator i Nënës Terezë, Shoqatës Humanitare. Se u kanë ose me punë se me najfarë budallakine tu u marrë me dikë nëpër Kosovë. Tu flejt dika msheftas, e sende. Edhe e di një natë kur erdh, ashtu u kanë shumë i pa… ka pas një fytyrë shumë të çuditshme ashtu të qetë. Veç tha, ashtu… far kujtime të quditshme… po a e din, kur e ki një njeri që e ki, a e din, hero “most of the time”, edhe e sheh për herë të parë tu kajt, a e din është… veç pak… Veç ma boni a po do me shku në Mal të Zi, a e din veç për mu u kanë “like fuck” shkojna në Mal të Zi, se në Mal të Zi i kena krejt kushërinjtë “right”. Se babin, “by the way” e kam prej Malit të Zi. “Forever is transcracting this”. Se unë me shku atje, për mu u kanë gjithmonë festive, a e din. Shkojmë me familje e sende. Po me e pa babën tënd tu kajt për qat send “what the fuck is going one”. Tani erdh të nesërmen në mëngjes, pat ardh me kombi të Nënës Terezë edhe patëm shku tri familje. Unë, familja e kumbarës tem edhe një kushëri tjetër i [nuk kuptohet]. Kushëri e shok e kom. Axha më ka [nuk kuptohet]. “So” rrugës u kanë goxha kështu “easy”. Veç kena shku në kufi, jena kthy, po babi u kthy. Se babi ka mendu që ka me punu hala për Nënën Terezë e sende. “So, it was…” po mu s’mu ka duk njëfarë send absurd veç, “that somber feeling” u kanë gjithmonë. Njëfarë qetësie shumë e çuditshme. Deri në kufi na ka përcjellë, u kthy knena, e në kufi na kanë prit masandej do kusheri të atjehit, që unë se kam ditë njeri që na ka vozit… në kerr u kanë anëtari i Shërbimit Sekret të Malit të Zi. Shqiptar kusheri, kështu sende. “So” e mbaj mend kur këtij i cingëron telefoni qat ditë, edhe fol me dikë. Se mbaj mend qa ka fol, veç e di që e ndal telefonin edhe tha, “NATO i ka nis aeroplanët”. Se si anëtar i Shërbimit Sekret ky e murr informatën që “actually” lufta ja ka nis. Se për neve lufta ja ka nis moti po, “actually” për Serbinë edhe Malin e Zi qatëherë ia ka nis lufta, në Jugosllavi. Edhe gjysmë orë pasi e kam kalu kufinin, u pat mshel kufini. “Right.”
Intervistuesja: Qysh u kanë Mali i Zi si eksperiencë?
Dren Berishaj: Çudi se, ke shku te kushëritë e tu, “right”. Jena kanë në Podgoricë “most of the time” edhe një pjesë të madhe e kam kalu në Malësi kështu. Unë veten e konsiderojsha si të atyhit, pak a shumë. “Although”, a e din është çudi për… e sheh atë letrën e bardhë, hala e kom, shkruan status i refugjatit edhe ku fëmijët tjerë ma bojshin ashtu, ky refugjati, a e din. U kapshim me u përla me ta. “S’jam refugjat!” a e din, kishe unë i këtuhit jam. Po, “more or less” jem kanë ashtu “sheltered” prej sendeve të luftës. S’është që kam mujt me pa najsend, a e din. Pos, frikës a e din, kur vjen baba. A e din se, u zhduk, e ka pas kohë që me ditë s’kena ditë as ka është. A është gjallë a jo, se s’ka pas komunikim. Mandej nana tu fol në telefon me krejt Shtabat e Për… e policisë, ushtrisë edhe të paramilitarëve. Kështu, i thirrke në telefon. “Literary” me marr vesh, a e dini çka ka ndodhë. Se babi jem u kanë në listë për likuidim, “by the way” kështu. “So”, pritshim që… veç u zhduk, ose e kanë mbyt. Po, qeta e mbaj në mend edhe e mbaj në mend që jem kanë më i miri në shkollë atje. “Which is another weird stuff” me shku në një shkollë ku mësohet shqip. Po, se Prishtina u kanë kryeqendër, e ai është katund i një grupi minoritet në një shtet tjetër edhe, shqipja e tyre është shumë e keqe “right”. Edhe unë ja nisësha me lexu shqip edhe këta u impresionojshin. Në klasë të tretë, a e din, qysh po di me lexu. Mu mu dokke absurd pse po impresionohen për një lexim që është i thjeshtë. Ata s’dishin as me lexu “properly” në shqip. Ose në matematikë, derisa na këtu mësojshim, çka po di, thyesat, ata hala u merrshin me tabela të shumëzimit edhe në mes të orës fillojshin me fol kush sa killa kompira kanë bo në total, a pe din. Qasi komuniteti janë kanë. I mbaj në mend bombardimet atje. Ka pas bombardime. U kanë një aeroport afër, ushtarak. E bombardojshin shumë. Vishin, na mirrshin kushërinjtë, na shtishin nëpër podrume. E për mu u kanë kështu interesant se nën një, jam kanë i fascinum pas aeroplanëve. Tash ti me pa aeroplan ushtarak që fluturon edhe “fiu” bomba tu kërsit shtatë kilometra larg edhe në vijë ajrore e shifshe kështu. E shifshe një ditë, aeroplanat e parkum, të nesërmen, aeroporti i qarë në gjysmë, për mu u kanë kështu “exciting”. Edhe kurrë s’guxojsha me bo tifozëri se boni të nike dikush që s’duhet, “fiu” a e din. “So…”
Intervistuesja: A e mban në mend kur u ardhë babi në Mal të Zi?
Dren Berishaj: “Yes” në Pashkët e ‘99-së. Dita e Pashkëve. U kanë Dita e Pashkëve [nuk kuptohet]. E janë kanë nja katër ditë që s’kena ditë ku është. Kena pas… e di që u kanë, ka hy në Mal të Zi, atëherë u pat… jo në Mal të Zi, ka hy në Maqedoni. Na ka lajmëru që deri qaty ka mbërri, masanej s’jena ndi katër ditë. Pas katër ditëve na ka thënë që është gjallë, veç e ka kalu një kohë në Maqedoni, një kohë në Shqipëri tu punu me Nënën Terezë, tu i bo do “content”. Atëherë ka hi në të zezën në Mal të Zi. E në fund e mbaj në mend që pat ardh në shkollë, veç pata ngajt. Po s’mu dukke… nuk u kanë asi ndjenje, a e din, që “You miss someone”. Ashtu, në asi sensi “Like” që u kanë “Life danger”. “Like” uuu, erdh babi. A e din, si prej najfar udhëtimi zyrtar. “At least” për mu. Më çudit mama, u kanë e verdhë. Kështu, ngjyra u kanë e verdhë… e… e dritës, që ma ka dhënë njëfarë “vibe” të funeralit. Se krejt janë kanë të ultë në rreth, a e din, si në të pame kur të është se dritë shumë e zbehtë. Edhe krejt tu kajt.
Intervistuesja: Kur u ardhë ai…?
Dren Berishaj: Kur jam ardhë unë. Se ai më pat më herët. Pse po kajnë njerëzia? Në retrospektivë atëherë kur e mendon, e sheh saktë, kështu “charged” si puna jem. E ai si budallë u kthy prapë masanejna. Nejse, u kthy në Shqipni e sende, atëherë se kena pa një muj ditë. Po, a e din, në qat kohë, se ai ka punu. Kur ka punu për Nënë Terezën ai edhe ka punu si kontabilist edhe ka mujt me kursy një numër të pareve ashtu. Atëherë, me qato pare që na kanë mbet, kena shku në deti, që kena këtu në Petrovac, në kishë Katolike. Që u kanë si përvojë me jetu me murgesha. “Ye, I know, right”. Ti mendon… [nuk kuptohet] “like Kings” ton jetën. Po, a e din qysh, mendon që ndoshta në kishë janë njerëzit më të qetë e sende, a e din, ma “kind” me njëri-tjetrin e sende. “Oh, fucking hell no man”. Ishin… u kapshin u… kputshin tu u përla. Njona ushqejke maca, tjetra majke bar se ishin macat në bar e kur t’i qepojke fshisë macës, ashtu me i hjek. S’di, sa u kapshin me u rreh, kupton. “Like” u kanë “intense” në mes murgeshave.
Intervistuesja: E kur keni vendos me u kthy në Kosovë?
Dren Berishaj: Qashtu nja një muaj pasi u kry lufta. Nejse, babi jem u pat kthy menjëherë, ditën e parë që ka hy NATO, me ta. Edhe ka hi brenda edhe me një konvoj të Nënës Terezë, edhe i ka ndreq sende knejna. Se na se kena ditë që na e kanë plaçkitë banesën e na e kanë prishë banesën e… blla-blla-blla. Nejse, nuk u kanë e jona, me qira po “still”. Kështu, kur i ka rahatu sendet ka ardh me na marrë. Edhe, sendi parë që e mbaj në mend tu u kthy është… rrugën nuk e kena marrë të njëjtë. Se zakonisht na i kena ra kah Gazivoda, ka Mitrovica. U kanë rrugë e Rashkës. Tash i kena ra kah Kulla. Dhe sendi i parë që e kam pa është Kosovën rrafsh. Përnime duket rrafsh, a din. S’ta merr menja a e din. Kur e sheh prej malit… kurrë se kam pa nashta prej qesaj perspektive, e sheh Kosovën rrafsh, kështu. Qe qaj është nashta kujtimi jem i parë në Landrover të bardhë që e kanë marrë. Edhe një moment tjetër që u kanë kështu… goxha kështu prekës “at least” hala, kur kena mbërri në Prishtinë te menza, Motra e sheh shoqen e saj. Se ka pa me muj…
Intervistuesja: A don me e ndal?
Dren Berishaj: Jo, veç pak. … edhe qysh u nisëm, e mbaj mend qysh ka dal prej kerrit. “Literary” kerri tu lëvizë, kjo u dal… [nuk kuptohet]. ]
Intervistuesja: Për me e përqaf?
Dren Berishaj: Po normal, për me e përqaf. Është pak “weird” a e din, kur i menon sendet në retrospektivë, a e din. Se, krejt e kena njëfarë traume dika, që u kanë “emotionally” e sende, a e din. Po “we never process it”. Se, kur e fol me dikë tjetër, zakonisht këto muhabete bohen, a e din, në mbrëmje dikur… në ballkon të banesës kur i ke kalu krejt, çka po di. Ke pi, ke… ke hangër, ke send a e din, tont “down” e sende edhe… i dheze motorët. “Everybody has the secret story”, a e din. Dikush më të rëndë, dikush më të lehtë, dikush ma sende… dikush me më shumë. Por, “non-processed”. “Collectively” e as “individually”.
Intervistuesja: A e lojmë?
Dren Berishaj: Pse jo. Përndryshe, neve storia prapë na vazhdon se, a e din, si me pas nanën serbe mas luftës në Kosovë u kanë “also scary”, a e din. Ashtu, plot sende që s’i kom ditë, a e din. E mbaj në mend ku kërsitshin njerzia në pikë të natës, qështu ka ora 12 – 01, veç kërsitshin në derë. Baba jem vet bojke, e repetiratke alltinë. Kështu, dilke te dera me pa çka po ndodhë. Veç “it happened” herë pas herë.
Intervistuesja: Veç pse e ke pas… veç pse e ke nanën serbe?
Dren Berishaj: Jo domosdoshmërisht, por ka pas kërcënime. A e din… ose fakti që ti je mësu me nanën tënde me fol serbisht krejt jetën tënde edhe “suddenly” ti s’mundesh me fol me të në rrugë. Dhe ta bojke ashtu, shuj. A në fakt e ki… se “actually” s’ia… s’mundi me ja fal vetes kur unë ia pata bo asajna… tu më fol mu serbisht, unë e pata tutë ashtu. Tu ja bo, mos fol serbisht se njerëzit. Fytyra e saj u kanë “fucked up”. Hala e mbaj në mend si sot. Kështu, u qa në gjysmë. A e din, tash një njeri që ka besu në njëfarë ideje të barazisë së popujve, a e din. Njeri që u përjashtu prej punës se i ka përkrah shqiptarët e nuk i ka përkrah masat represive ndaj shqiptarëve. Që e kanë sulmu në krah. Edhe “suddenly” në mes të qatij populli që i ka ndihmu, s’mundet me kanë vetvetja. Edhe djali i saj ja pren kështu, i thotë mos fol. Edhe hala në ditë të sodit ajo vet tutet me fol serbisht. “Mostly” prej qasaj kohës. Jo që beson që diçka i ndodh qetash por, “still”.
Intervistuesja: Hala e ka si tutë.
Dren Berishaj: E unë hala insistoj me fol serbisht me to se gjithmonë më kujtohet qaj moment kur i kam thënë “don’t”. A e din, mos fol serbisht se… “at this guilt I did cross… [nuk kuptohet].
Intervistuesja: Faleminderit!