Anonim
Anonim 4: Po, jom kanë të nana në Podujevë jom kanë. E mas dy dite me të 29-tin i vranë a me të 30-tin i vranë Jashart nuk e di…
Intervistuesja: Po në mars.
Anonim 4: Në fund, jo a në fund të marsit….
Intervistuesja: Deri me 5 mars është Epopeja…
Anonim 4: Në shkurt, në fund të shkurtit mos…. se nana mu më diq me 2 mars.
Intervistuesja: Po.
Anonim 4: Me 2 mars e mos në fund të shkurtit….
Intervistuesja: prej 2 marsit deri me 5 mars është Epopeja e UÇK-së
Anonim 4: Po a?
Intervistuesja: Po.
Anonim 4: Veç e di që tmerr u kanë. Në Prishtinë, në hymje të Prishtinës nuk të lejshin me hi. Mu dasht me bujt atë natë atje në Podujevë. E nana prej tutës, ju po sebep e infrakt murr. U çu në mëngjes i ka kqyr lajmet edhe i ka pa që i kanë vra a po e din, u hi ushtria edhe tmerr kështu s’po i lajnë me kalu, vllaznit më punojshin në Prishtinë, prej tutes a po e din… Po në mëngjes ka pasë infrakt edhe qaty e ka mytë.
Intervistuesja: E masi që ka ndodhë vdekja e nanës, kur u ktheve për Prishtinë a kish ditën policë a ushtarë? A u sillshin?
Anonim 4: Po, po ka pasë aty-këtu ushtria. Po, aty-këtu rrijshin. Ka pasë te semaforat te pazari atje kur erdhëm, e këtu te Sllovenia Sportit kthesa që është ma knej.
Intervistuesja: A të pytën ose a të pengun diçka?
Anonim 4: Jo, jo s’na nalën kështu kurgjo. Me kerr kem me vllaun më pruni e nuk na nalën. Hajt fillum….
Intervistuesja: Shumë mirë. Tash po vazhdojmë te kur e keni marrë vendimin për me dalë. Çka ke tu ndodhë që thatë duhet me lëshu shpinë?
Anonim 4: Po. Vendimi u murr për shkak se jeta u bo shumë monoton. Fmitë u frigojshin prej bombardimeve, prej… na vijshin lloj-lloj lajme. Mandej rrymë nuk kish në mramje, u nalke rryma, me qiri. Ushqim besa edhe ushqim nuk kishim sa lypshin fmija qysh jonë mësu, po e di këta, po e du ata. Në fillim pata disa refugjatë këtu, e pata hallën me burrin e hallës edhe me djalë. Nejtën sa 1 javë ditë, mandej kanë ardhë ni vlla prej që kanë dalë në mal ka ardhë ka nejt 2-3 ditë po prap ka shku në mal – në Dyz – ja keni ni zanin Dyzit.
Intervistuesja: Edhe…
Anonim 4: Edhe kemi shku… këtu pari metëm vetëm unë, shoku edhe fmitë. Edhe vendosëm… motrën e kisa afër, me u bo bashkë me motrën se ishte tmerr, aty-këtu me kojshitë u enshum ku çka po bojmë, a po dalum a s’po dalum. Fmitë kajshin, u tutshin bile shoku edhe i kem pasë do gilindera qetu me maje kështu, i ra ndërmend që edhe gilinderat me i hjek krejt se u tutke që po vijnë serbt edhe po na vjedhin fminë ose… shkum te kojshitë këtu motren ku e kisha, nejtëm dy ditë, kur të treten ditë, aty kishte ushqim se e kishin shitoren e kishin pasë të veten, na pritën shumë mirë, fmitë u adaptun me fmitë e motres rrijshin edhe sado kudo pak u hjek tuta…
Intervistuesja: U normalizu…
Anonim 4: U normalizu… po ditën e tretë po vjen ni kojshi edhe po thotë kanë fillu njerëzit po dalin. Mahalla poshtë ka fillu me lëshu mahallën e Muhaxherëve poshtë – a po dalum a s’po dalum – na krejt kem të pajtimit me dalë. Fillum dmth me u përgatitë, me i marrë sa do ku do pak tesha edhe pse dy tri ditë përpara gatujshim bukë me pasë rezervë që mos po dalim; kah dy-tri tepsia bukë se në furra nuk gjejshim se nuk punojshin furrat. E erdha në shpi, i mora do tesha këtu e u përgatitum. Turma e kojshive gjithë tuba-tuba shkojshin. E kem pasë këtu ni kojshi, nanën e ka pasë me të meta dmth në moshën 70 vjeçare me karrocë. Kur kemi shku te poshtë krejt tu i ndihmu me e shty karrocën, fmija do kajshin, do s’u rahatojshin, do ishin besa të smutë. E kur shkum te treni, turma ishte marramendëse. E pritshum trenin me ardhë edhe na kojshia krjt së bashku rrijshim. Erdh treni edhe fillum dalngadalë me hi në tren. U pozicionum dikush me ni kojshi ma të afërm, dikush qysh na ra. Na u pozicionum me ni kojshi këtu afër që e kem në anën e epërme edhe nuk jemi nda kurrë prej tina. Drejt e po thojnë në Bllacë po na çojnë, në Maqedoni. Rrugës tu shku nalet treni. Çfarë tute kemi pasë në atë moment se kanë hi disa policë aq të ashpërt edhe njani më doket ka qenë edhe rom se i komunitetit rom. U sill aq keq – hajde çelni çantat, hapni çantat të kqyrim çka keni. Unë e kisha arin me veti edhe tha nëse tentojnë diçka nxerre arin edhe jau jepum. Po, kurgjo ni kontrollë e bonën edhe zbritën. U nal treni, zbritën. Tash hajde gati e kalum Kaçanikun, gati, gati, gati, zbritëm… zbritëm prej treni. Tash hekurudha qysh është u dashke brenda shinave se na lajmërun që jashtë shinave ka mina, është krejt toka e minume a qysh me thanë. E u dashke me i majtë fmitë për dore, e fmitë qysh ecin kanë qef me hekurudhës kështu hekrave, shinave. Djali i madh vrrëm më rrëshqiti ni here, kur po e shoh minën afër djalit. Jom tmerru, për pak me shkelë në to. Kur mrrijtëm atje, atje s’kishe çka me pa vetëm njerëz, u enshin, ishin bo të papastërt se kish 1 javë që kanë shku përpara neve. Pa u pastru, pa… veç me ndihmën e popullit shqiptarë në Maqedoni tu na dhanë ujë, rroba bijshin, mbulesa me u mbulu, ushqim na bijshin. Po tash dikush thojke sot po dalum, dikush s’po dalum, dikush thojshin jo qe lajmërun po vijnë autobusa po na çojnë në Stankovec. Atë natë filloj terri me ra. Ish aq papastërt u dashke me gjetë ni vend se livadh ai i madh, tokë kështu e pa banushme. Aq papastert ish që u dashke tu u e kry nevojën njerëzit, u dashke me e gjetë venin ku me ngreh ni shator që me i strehu fmitë atë natë. Ishtë shumë ftohtë. Ftohtë aq shumë sa që teshat e dimrit të fmisë i kom pasë edhe u dashke ton natën e kom majtë në gji që mos me nirtht fmija që po me lëshu në tokë. E qat natë e bonëm qashtu. E marum me këtë kojshin, shoku, edhe u strehum aty, të nesërmen në mëngjes kah ora 8 e gjysë po thojnë kanë ardhë autobusa, kanë ardhë autobusa, po ju çojnë. Në Gjermani thojshin po ju çojnë. Na s’dijshim ku, nuk zgjedhshim ven veç me u hjek pre aty. Edhe i marrim fminë, do tesha i lash se sun i çojshim murrëm shumë. Për ngutë, turma e njerëzve sa që kanë metë jonë nda prej nanave në qat turmen. Policia tu i ndërpre. Ka pasë fmi që ka metë në këtë anën tjetër e nana i ka shku; ka pasë nanë që ka metë knej e fmija i ka shku se ka ditë me muj ku ka metë. Shkum, u afrum aty edhe me radhë, me radhë qashtu na çun te ni autobus. Aty hypëm, po qaq kallabllak i madh që s’kishe shansë ti me… mu më uli shoku se su nijsha edhe mirë. Vet shoku edhe dy vajzat e mëdha s’kishin… njana ishte 8 vjet, njana 10 nashta. E në kam tu nejt e unë me dy fminë e vogël ulun. Qaq erë e keqe në autobus se njerëzit pa u pastru ni kohë të gjatë, s’u rrijke në autobus. E kthejshin ushqimin në autobus. Vijke era e komve, vjellshin prap. Sa që kjo e kojshive këtu ma u alivanosë, e vogla. E hapni dyrt e autobusit, hapni, i hapën e e qitën jashtë se i ra të pakt kështu. E e murr veten, fillum prap. Kur shkum në kufi te Shqipëri, dikush thojke po na çojnë për Greqi po vazhdojmë, po unë besa ma qef kisha në Shqipëri. Edhe u kthym për Shqipëri e dijtëm. Unë për herë të parë shkojsha në Shqipëri. Shpijat me tulla kështu të qysh ju thojnë qerpiq të ktynehershit, e dijtëm që sigurtë është kah Shqipëria. Atje kur shkum na kanë pritë shumë mirë.
Intervistuesja: Në cilin qytet?
Anonim 4: Në Korçë shkum. Na çun me ni stadium të futbollit. Po aq na kanë pritë mirë, jena ulë nëpër karrika se shumë kallabllak i madh. Na kanë ofru ushqim, na kanë pru të gjitha, ujë, langje. Edhe aty për aty disa familje që kishin ardhë aty, ishin punësu me na ndihmu, njeni prej tyne i pëlqym na, fminë i dojke e asi, e tha hajde po shkojmë në xhami. Në xhami në Korçë – xhamia në Korçë ish bash në qendër të qytetit. Na çun në xhami. Aty na strehun, na prunën syngjera, jastëk, jorgana, qebe, të gjitha, ushqim, plus na e dhanë ni çek që me shku me marrë ushqim në shitore për fmi çka të doni. Na pritën shumë mirë. E ai djali që na murr e kishte makinën. Çdo ditë i merrke fmitë i shetitke, i çojke në shitore edhe ish mësimdhënës në Korçë, në xhami të Korçës. Se përpara te na nuk ka pasë orë fetare e atje në Shqipëri ishin kah dy orë në javë fetare që mësojshin dmth edhe klasët normale e fenë që i takojke edhe i kryjshin kah dy orë në javë. I merrke, ai profesor, i merrke në klasë. E ni ditë bombona i kish ble djalit edhe kur ka hi në klasë, klasa plot me nxansa, ky kur e ka hapë paqeten e bonbonave nuk e ka tërhjek për veti po u dal prej vendit edhe u shku secilit i ka shpërnda bonbonat. E atij profesorit aq i ka ardhë mirë çfarë gjesti po bon fmija 4 vjet edhe kur shkon, ish në periferi të Korçes ai, ju thotë familjarëve, ju tregon prindërve thotë qeshtu ni familje nga Prishtina, jonë shumë të mirë, i kanë shumë fminë e mirë edhe jau tregon gjestin që e ka bo djali në klasë. Edhe i thotë nana e vetë ti ata mos me i lanë në xhami po me i pru në shpi. Kanë me kanë si në shpi të vetë. Ishte Zërvaskë fshati. Ish me thanë prej Korçes 40 minuta, nashta ma pak me kerr. Edhe na kanë çu në shpi, na kanë pritë shumë mirë edhe ata e kishin ni lop në shpi, çdo ditë ma kanë vlu qumështin për fmi. Jonë kujdesë, dhomën apostafat për neve, aq mirë na kanë majtë e na kanë trajtu si me pasë qenë kumeditë. Me na njoft familjarët e tyne e jo që s’na kanë njoftë kurrë.
Intervistuesja: E ju keni nejt në Korçë tre mujt?
Anonim 4: Jena pozicionu aty dy muj e gjysë kemi nejt aty.
Intervistuesja: Mas dy muj e gjyse vendosët me u kthy.
Anonim 4: Po, mas dy muj e gjyse… na çojshin besa në Pogradec. Lidhje për familjarë na s’kishim hiç, kurgjo s’dijshim. Veç e kom ditë që familja jem kanë ardhë këtu jonë pozicionu prej fshatit Dyz kanë ardhë në shpi, këtu. A nuk kem ditë kush është gjallë e kush s’është. Ni i fshatit aty u enke me mobil se atëherë s’ka pasë e bijke në javt, po numrin s’kanë mujt me kontaktu. Sa herë vijke ai motorri unë dilsha që e nijsha mos ka lajm diçka prej familjarëve. Po s’kena… në fund, ni javë pa ardhë, kunati na ka çu të holla prej Finlande, na ka furnizu edhe me të holla. Dilshim edhe në Pogradec çka na u hangke, blejshim edhe naj burek, naj kështu që na e hiçke mallin e shpisë. Dilshum, u rregullu koha, na qitshin edhe ne plazh besa. Filloj pak dielli me dalë e me u ndreqë koha. Dilshim edhe ne plazh në Pogradec. E kështuqë aq mirë jonë sill që s’na kanë lanë…
Intervistuesja: kurgjo mangu…
Anonim 4: A bombat i nijshim në Shqipni. Kur krisëshin aty në oborr të shpisë u nijshin kur krisëshin.
Intervistuesja: E për me u kthy a hypët me naj autobus a qysh?
Anonim 4: Shoku u bo me ni grup në Pogradec se u shpërndanë, veç me këtë kojshin këtu afër u enshëm na. Ky metë në Korçë, na erdhëm në Zërvaskë. E veç me këta kem pasë kontakt. Jemi enë kështu, na merke ai profesori na çojke te këta kur shkojke që kish me dhanë mësim. E me do tjerë të Prishtinës edhe të Vushtrisë kontaktoi shoku edhe vendosëm që masi hini NATO, që po dojnë që veç kanë fillu me ikë për Kosovë. E pagum ni kombi, kombi se di s’u kanë ni çmim i madh. Po edhe kishum pare se na çoj kunati prej atjehit edhe vendosëm tri familje me hyp në qat kombi. Erdhën knej kah Qafa e Morinës dmth kah Morina. Aty rrugës kolona edhe rruga shumë e ngushtë, rruga e vjetër që ka qenë. E ngushtë, e ngushtë, e ngushtë, traktora bile tu ardhë në kufi ja rroku kombin ni traktor atje.
Intervistuesja: Po, që e kishit marrë ju…
Anonim 4: … i kombit shoferit… edhe tash shokut ju dhimt që ja prishi se ai me qat kombi po metke gjallë. Ja dha 50 markë atëherë, i nxor ja dha 50 mark tha qe që tu prishë. Atë ditë në 4 të mëngjesit kena mrri në Kosovë. Kur kemi hi na u doke shkret. Shpijat krejt rrugës të dëmtume. Kur erdhëm në Prishtinë, hinëm në Prishtinë, hala terr kështu, te qafa na nali, e ura që është nër te qafa, qaty sa herë të shkoj e kujtoj atë vet ku u nalëm me kombi. Edhe zbriten ata familja, do e kishin qaty afër, do nëpër banesa, na i tham në breg të dillit. Po shoku i tha ti s’ki me shku meniherë me u kthy për Shqipni se je pa gjumë. Jena ardhë në shpi tonë. Kur jena ardhë në shpi shpija u kanë dmth e boshatisun, vllaznit kishin shku nëpër shpija të veta. Edhe kemi hy, atij ja kemi siguru ni vend me flejt. Edhe kështu të nesërmen jemi çu të lumtur se u lirum.
Intervistuesja: Falemnderit shumë!