Museum of Refugees KosovoMuseum of Refugees Kosovo
  • Ballina
  • Storiet
  • Rreth Muzeut
  • Kontakt
  • Ballina
  • Storiet
  • Rreth Muzeut
  • Kontakt

Gorica Mitroviq

2023-01-30T21:25:21+00:00
https://museumofrefugees-ks.org/wp-content/uploads/2023/01/MITROVIC-GORICA.mp3

Intervistuesja: A mund të prezantoheni për fillim?
Gorica Mitroviq: Gorica Mitroviq nga Lipjani.
Intervistuesja: Si e mbani mend periudhën para luftës?
Gorica Mitroviq: Epo, para luftës, gjithçka ishte në rregull. Pra, jetonim normalisht. Shkonim, lëviznin e kështu me radhë.
Intervistuesja: Çfarë kujtoni nga periudha e luftës dhe si u larguat nga shtëpia juaj?
Gorica Mitroviq: Epo, e mbaj mend që ndodhi papritur ajo më 17 mars. Gjithçka ishte e qetë. Pra, nuk kishte njerëz, nuk kishte tubime dhe befas filluan të mblidhen. Filloi zhurma, të bërtiturat. Më pas filluan të hidhnin kokteje, kokteje të ndezshme. Filluan të na sulmojnë, të qëllojnë. Filluam të iknim dhe ishim kaq të tmerruar. Ishte e frikshme. Pastaj, pas gjithë atyre ngjarjeve, atyre të shtënave, atyre djegieve të shtëpive, ne u tërhoqëm, kaluam nëpër vendbanime. Kemi ecur rrugës pranë kishës. Na ka ndihmuar… atëherë na ka ndihmuar KFOR-i. Në fakt, as që na ndihmuan, por vetëm rrinin ulur në automjetet e tyre dhe na lironin… na treguan se ku duhej të shkonim. Ishte një vend pranë kishës, një kafene. Aty mblidheshim të gjithë derisa të shtënat ishin mbi kokat tona. Dhe kalonin shqiptarët me pushkë e kështu, ne iknim. Iknim nëpër oborre, i kërcenim telat e kështu.
Intervistuesja: Para luftës, a keni pasur marrëdhënie të mira me fqinjët shqiptarë?
Gorica Mitroviq: Paj, nuk kishim edhe shumë fqinj shqiptarë aty. Por ishim normalisht: “Mirëdita, mirëdita”. Nuk kemi pasur kurrfarë problemesh.
Intervistuesja: A mendoni se mund ta lëmë pas luftën dhe së bashku të ndërtojmë një shoqëri më të mirë në Kosovë?
Gorica Mitroviq: Epo, unë mendoj se ne mund ta realizojmë atë, ta harrojmë të gjithë të kaluarën, të harrojmë të gjithë se çfarë kujt i ka ndodhur, edhe neve edhe atyre. Atëherë do të mund të kishte një pajtim. Ta harrojmë të kaluarën, në fakt të nisemi drejt së ardhmes.

Share this post

Facebook Twitter LinkedIn Google + Email

Related Posts

Valmira Rashiti

https://museumofrefugees-ks.org/wp-content/uploads/2023/01/Valmira-Rashiti.mp3 Intervistuesja: Okay. Thank you for doing the interview. Munesh me ja nisë prej memories ma të hershme që e...

Read More

Bajramshahe Jetullahu

https://museumofrefugees-ks.org/wp-content/uploads/2023/02/Bajramshahe-Jetullahu.mp3 Intervistuesja: Përshendetje zonja Bajramshahe, falemnderit që ke pranu me fol me mu për storien tane kur je kanë refugjate....

Read More

Elvira Osmani

https://museumofrefugees-ks.org/wp-content/uploads/2023/01/Elvira-Osmani.mp3 Intervistuesja: Mirëmrama. A po ja nisim pak prej përkeqësimit të situatës, qysh do që e man në mend; ku...

Read More

Anonim

https://museumofrefugees-ks.org/wp-content/uploads/2023/01/Anonimno.mp3 Intervistuesja: Çka mbani në mend nga periudha e para luftës? I intervistuari: Në periudhën e para luftës kishte një mirëqenie....

Read More

Kaltrina Zhushi

https://museumofrefugees-ks.org/wp-content/uploads/2023/01/Kaltrina-Zhushi.mp3 Intervistuesja: Përshëndetje Kaltrinë. A po ja nisim pak me ni prezantim tanin; kush je... Kaltrina Zhushi: Jam Kaltrina Zhushi, jam...

Read More

Interviste Anonime Rome

https://museumofrefugees-ks.org/wp-content/uploads/2021/01/Anonymous-Roma-Community.mp3 Intervistë Anonime Intervistuesja: Kendiza Lala   Në kohë të luftës unë e kom pasë çikën e vogël ë 8 mujsh, jemi kanë...

Read More

Anonim

https://museumofrefugees-ks.org/wp-content/uploads/2023/01/Anonimno-2.mp3 Intervistuesja: Çka mbani në mend nga periudha e paraluftës? I intervistuari: Epo, kryesisht më kujtohen të gjithat. Edhe fëmijërinë edhe...

Read More

Beqir Reshiti

https://museumofrefugees-ks.org/wp-content/uploads/2021/01/Beqir-Reshiti-online-audio-converter.com_.mp3 Bjeshka Guri (intervistuesja)   Beqir Reshiti (i intervistuari)   Akronimet: BG=Bjeshka Guri, BR=Beqir Reshiti   BG: A po na tregon per veten diçka? BR: Unë quhem...

Read More

Elmaze Gashi

https://museumofrefugees-ks.org/wp-content/uploads/2022/04/Elmaze-Gashi.mp3 Intervistuesja: Rita Berisha E intervistuara: Elmaze Gashi R.B.: Faleminderit që ke ardhë edhe po na kallxon rrëfimin tond. A munesh me...

Read More

Anonim

https://museumofrefugees-ks.org/wp-content/uploads/2023/01/Anonimno-1.mp3 Intervistuesja: Pyetja e njëjtë. Çfarë mbani në mend nga periudha para luftës? I intervistuari: Para luftës më kujtohet një jetë...

Read More

Rr. Ardian Krasniqi, 2nd floor, No.5, 10000 Prishtinë

+383 38 748 018

Mohim përgjegjësie

Pikëpamjet dhe opinionet e shprehura në intervista nuk pasqyrojnë qëndrimet, pikëpamjet, opinionet apo politikën e Nismës së të Rinjve për të Drejtat e Njeriut - Kosovë.

© Copyright 2020. All Rights Reserved. | Web Developed: Flutra Webs
info@museumofrefugees-ks.org