Të gjitha storiet

Serb nga Veriu i Kosovës

Intervistuesi: A mund të na prezantohesh dhe të na tregosh kush je, çka je dhe ku jeton?

I Intervistuari: Jam Serb nga Veriu i Kosovës, i kam 35 vjet.

Intervistuesi: Nga je, ku ke lindur?

I Intervistuari: Kam lindur në Zveçan.

Intervistuesi: Mhmm… Ku ke jetuar para luftës?

I Intervistuari: Po ashtu në Zveçan.

Intervistuesi: Mhmm… A të kujtohet ndonjë kohë para luftës se si jetohej me Shqiptarët?

I Intervistuari: Paj, jetohej normalisht. Marrë parasysh se shtëpitë e para i kisha me Shqiptarë, ne kemi jetuar bukur me ta… sa më kujtohet mua.

Intervistuesi: Nuk kishte ndonjë problem, diçka?

I Intervistuari: Kurrë me ta nuk ka pasur probleme. Gjë që nuk mund ta them për pjesët dhe rajonet tjera të Kosovës.

Intervistuesi: Po, a mund të m’i përshkruash disa shembuj të ndonjë ndihmese të këndshme reciproke gjatë luftës, para luftës?!

I Intervistuari: Pa, shkonim bashkë për t’u larë në Ibër, para luftës, ata dhe ne, bënim skarë, shoqëroheshim, luanim.

Intervistuesi: Mhmm… A vazhdoi kjo pas luftës, ky shoqërim dhe…?

I Intervistuari: Jo, u zhvendosën nga Zveçani. Nuk jetojnë më në Zveçan.

Intervistuesi: Ku i ke kaluar ti me familjen ditët kur kishte filluar lufta?

I Intervistuari: Në Zveçan, në shtëpi, gjatë gjithë kohës.

Intervistuesi: Gjatë gjithë kohës keni qëndruar në shtëpi, a po?

I Intervistuari: Të bombardimeve, po.

Intervistuesi: Hmm… A kishte frikë, panik, tek prindërit e tu?

I Intervistuari: Paj, jo edhe aq, jo aq. Prindërit mundoheshin që të qëndrojnë denjësisht, në mënyrë që të mos na frikësojnë neve fëmijët.

Intervistuesi: Mhm, mhm…

I Intervistuari: Për aq sa ka mundur, ishte një atmosferë normale; për aq sa mund të ishte normale.

Intervistuesi: A të kujtohet që ndonjëri nga tutë, nga… nga familja e afërt apo miqtë, të ishte në luftë dhe si kishte kaluar?

I Intervistuari: Nuk kam askënd nga miqtë e mi për shkak se miqtë e mi dhe unë ishim të vegjël dhe i kishim gjithsej 13 vjet.

Intervistuesi: Aha, aha…

I Intervistuari: Ndërsa nga familjarët, nuk më kujtohet, përndryshe babai do të më fliste, kurse për të tjerët…

Intervistuesi: Si ndihesh sot kur e kujton atë periudhë të luftës nga viti 99?

I Intervistuari: Paj, keq.

Intervistuesi: Mhmm…

I Intervistuari: Të them keq. Kujt i ka sjellë lufta diçka të mirë, askujt asgjë. Një grup i njerëzve ka përfituar ndërsa populli ka mbetur të vuajë.

Intervistuesi: Mhm… Pra një kujtim i shëmtuar?

I Intervistuari: I shëmtuar.