Zarife Morina
Bjeshka Guri (intervistuesja)
Zarife Morina (e intervistuara)
Akronimet: BG=Bjeshka Guri, ZM= Zarife Morina
BG: Qysh të kujtohet lufta, kshtu para se me ja nisë lufta, para se me ja filu gjithqka qysh jeni kanë qysh keni kalu, para lufte?
ZM: Para luftes, mas pari ishalla e ka zhdukë Allahu atë serbin, atë idiot.
Në ven tonë ka ardhë me na bo çmos, krejtë Kosova duhet me ditë se shka perjetoj 30 e kusur.
Pse tash me perdorë une tash prej dhimtes të madhe.
Ai nihere ja nisi në demostrat.
Atë here ja nisi me myt lopë at’her, ka 15-16 frymë, e bojke bageri sikur sotë e at’here qe së gjinen e i shtike në dhe. A se kuptojke Kosova Shqiptari qe çka oshtë tu ba Serbia hiq, të mdhajtë e Kosovës?
Na në shpi jemi kanë edhe e kemi ditë çka do të vje, se të kallxojke ai ty, se të sulmojke ai ty.
Ai ti hiqke prej punes ti hjeku polictë, ta hjeku ushtrijen çka kishe ti prej tina me u mbrojtë?
Pse su forcojshe, pse sdishe për popullin tanë me ja ba ni qare, ata dulen dikurë ushtarë ushtarë bravo ju koftë, e kanë dhanë jetën janë betu kanë dalë me pushkë.
A fitunë a s’fitunë sikur e kanë dhanë jeten kush ka ra, demek për tokë për popllin qe oshtë në Kosovë, për evlad e vet për prindtë për vllaznin për krejtë ngan njeri ni gjendje qysh t’nisesh. Si për familje nisu, po krejt Kosovën familje e ki kur jetojsh. Edhe ata hajt hajt. Kur erdh lufta ma qe dojke me ja nisë vrasjet, dojke me vra me të madhe qitke ujë nepër asfallta nuset prej kerrit kur i marrshin njerztë, lani durtë si ti e re s’ki kuptu.
Lani durtë kazanet, merre ni bure me ujë, tjeter nja tjeter me ilaqe une pe qes. Ni autobus u zhdryp në Krushe si janë nisë prej Prizrenit në Krushe të madhe o kanë kjo pozitë.
BG: i kanë la durtë?
ZM: edhe janë zhdryp me i la kishe me ata, me i shpërla me kta tash hypni, për dhunë pse a dashti me të rujtë ai ty, na spatëm kurgjo në durë. Qetash u për durë me i la. Atë herë s’ka pas për durë me i la. Vetëm shqiptarhanen me hupë, me munu me ja pru punën dej qatu.
BG: I ka zbritë qe ata me i la durtë?
ZM: Veç me i la durtë edhe hypni tash.
Ligj, për dhunë. Me të ndalë me ndalë autobusin me ndalë kohen, ke pasë ku me shku, i kanë zhdrypë krejt me gra e krejt. Krejt renë lani durt qitu lani durt qitu. Me zor e me hatër.
Edhe nusen e kanë zhdrypë. E kanë zhdrypë edhe nusen me duvak, i ka la nusja durtë edhe u hi në kerr prapë u shku te shpia e vet ku ka pasë. Qy çka pritem na kur erdhen deri qitu. Atëhere erdhi lufta. Tinez e ashiqare, Kur hini pernime a ta kalli pasunijen a ta vjedhi pasurien Serbi. Pse? N’ven tonë, na s’shkumë atje. Kqyr qfarë të drejtash kem, sjemi shku me sulmu serbin oj botë, o njerzt e Kosoves, o të shkollum. Serbia neve na ka sulmu në venë tonin veni jonë qe jemi le Shqiptarhane. Musliman të rahmetit të dovës të kuranit të Zotit jemi. Të Zotit jemi. Zoti na ka majt. Edhe na prejti hajde me ushtri, hini edhe mrena popullin se jo ushtarë. Edhe e mytke.
BG: Qysh ja nisi lufta ktu n’fshtat?
ZM: Te na në fshat tonin ja nisi lufta se ushtrija u kapen në 98 me forcë. Ushtria dulën në mejdan. Qysh oshtë lufta luftë. Me luftu me të veten çka kanë pasë. Po na tenka skemi pasë, topa skemi pasë. Armë topa s’kemi pasë. Çka kemi pasë, nje gulinov, ni automat. Tjetersen ske mujt me pasë ti, se se ke pas në vend tan ti armen. U dashtë me bajtë prej Shqipnie. Me krah neper qysh kanë ditë. Ushtria bravo ju koftë qysh kanë mujt qysh kanë ditë. Po janë dalë me zemer. Po edhe populli kemë gatu i kemë pritë. Me pas kanë mundsia i madh e i vogel ishum dalë. Edhe me fitu venin edhe me jetu në ven tonë edhe mos me na mytë. Pse na me u myt, për shka? S’jemi në Serbi. E te na nuk ka pasë luftë, se te na janë kanë forcat tu majtë. Ushtria tani shqipni e nato nato (qetu s degjohet çka thot).
Po u rujtë katuni, skemi ra në dorë të tyne jemi mirë jemi mirë. Burri u kanë invalid su kanë qe ja kemi marr kurr hyqymetit paret, me bujqësi jemi marrë. Me kon kanë qe ishim marrë me diçka na ishum shku te serbi e serbi te na. Na ta hjekum me popull na u ka dhimtë rinia jonë. Ushtari jonë qe ka nejtë naten po des a po bjen a po lufton a po fiton a. ai oshtë puna krejt qatu. Atë stene bum ra në Reqak. Pjesa e madhe e Reqakut 2 javë met 15. Tanë Kosova e din fortë mirë meselen tem po edhe të veten gjithkush. Neve fort kem dhimtë me të madhe. E pse ra Reqaki dul në dritë, pse erdh OSBE-ja. Se ai shihke. Ka pa ai po i ka fsheh vetë gjurmët. Jan mytë ska pasë kushë me ditë. Po erdh OSBE-ja 6 jav nejti a sa ka nejtë. 6 javë mas neve ka nejtë edhe i qiti në dritë se hala sish Kosova e çlirume. Po ra Amerika e kush janë kto shtetet na nimun. O m thanë djemt u ba Reqaki edhe shumë dhimt na erdhen. Tash thom aq shumë u burgosem dhe 1 dit zi majti Rugova. Njeri burrë, njeri i drejtë. Tha Muhameti djali i dytë tha nanë lshojshum telivizor, lshojshum naj kangë çka me ba mrena. Tanë janë kanë për luftë rinia, tanë e kanë dashtë me dhanë jetën për liri aty.
Po kta Veç e dhanë 4. Tha nanë tha sot tha Rugova me majtë zi për Reqakin tash. Sot e myten nesrit me majtë zi u kanë e shtune. Po nanë. Jom befasu 54. Po nanë ah moj nanë që ngatë. Kah oshtë? Ka Shtimja. Në Shtime gjithë ky kijamet erdh po vjen edhe Allahu na rujtë ka na. Thash po nanë a mos e lshoni as televizorin as radjonin. Jo jo djali jem jo. At dit tanve na zunë. Kaloi e Reqakit. I murren atje 1 muj ditë i majten. Në Prishtinë në kopellë. Kur u ba 15 ditë , qekjo xhuma i bojshin 1 javë kur u banë 15 ditë met 29 erdhë lufta te na. Kurgjo ska pas najë domethanje që ka diçka. Ka pas ni xhuma qe ne. Ni ditë u rrethu rrethë e rrethë katuni. Ska pasë mrena në katun kurjgo. Tash ju pruni ngushtë. Ushtrive ju pruni ngushtë. Atëher kishin pasë ardhë armë me marrë bajagi shumë. Mas lufte po edhe para lufte më kanë tregu qe qekjo tubë o da për Rugovë. Ajo tubë u kthy në ven të vetë. Janë kanë bajagi kanë lufu aty u mytë ni katolik. Edhe qeta 24 a 30 janë nda. Jan shku në Goden kanë pshtu ata dinë të plagunë. Po kur janë shku në Goden skanë mujtë me dalë, i kanë rrethu, edhe aty, ata e dinë qysh janë ardh deri qetu me ni fshat të Hasit atë natë. E tash hajde me ardhë prej pramje në Rugov të Hasit e prej Rugoves me shku në Krushë të Madhe e në Reqak u kanë shtabi jonë i shqiptarit i Uçk.
Kanë hyp me ni kombi, qe ku o ktu e kanë thirrë kombin sikur që kanë bajtë me i nimu shqiptarhanes, ushtrive kta kerre skanë pasë.
Tani u dashtë ato armë e ata njerzë të plagumë. Kerrit e kombit e, i kanë thanë hajde ti qesum me i qu …I rrethumë katuni dy ditë i rrethunë. Se tash çka ka pasë ata e dinë. Çfarë pritje çfarë rrethana u kanë tash nuk munum me kuptu se nuk e dimë. Në 5 sahati kanë hypë.
E xhuma, 15 ushtarë.
BG: ktu në Rugovë?
ZM: në Rugovë atë natë kanë bujtë.
E di që në 5 sahati e premte, të premten osht pazari këtu në Rugovë.
Ata Veç në 4 sahati e kishin pasë rrethu venin. Pazarin edhe asfallin, ish pasë rrethu Rugova.
Se tash qysh kanë ni çka di qysh e kanë pas kta. Edhe qyky far kojshie ja kanë lypë kombin.
Tani kta ju kanë dalë në pritë. Ik tha se ramë në pritë. Kombit, i zoti i shpisë me ni tjetër kerr. Ky u kthy, kur u kthy e pruni në shpi kombin me gjithë 15 ushtarë. Na në pragë. Të kallxoj tash, na në prag të shpisë, e 5 e 40 kur jan kthy borë, ra nja dy gishta borë. Zaher kysmet e egjel e gjaku i tyne me perfundos luftën. Ra ni fluskë borë. Ata për guma. Kta dyrtë qelë. Sa hi pa kthy kerri, shoferi me 15 ushtarë, kta 2 kompanjolla të serbëve Veç mrrinen. Ja kanë nisë prej dere me gjujt për 20 minuta. Nusen nuk e komë pasë me fmi ktu te të vetë. Unë jom kanë, çika 14 vjet, Burri, plaken e kemi pas 90 vjet.
BG: Burri me 3 djemt.
ZM: Po burri me 3 djemtë
BG: Sa vjet i kanë pasë djemtë?
ZM: djemtë…
Burri i ka pasë 57, djali i madhë 23- Selmani 23; Muhameti edhe 22 dit i mushke 20, me 22 shkurt 20 vjet ai i bojke; Nisreti 17 vjet e dy mujë.Të ri…
Ata tjert me luftu po, Veç ai me ju nimu qe u kanë qe u dufke me ju qu me kamjona çka kishum na po ata me ju nimu. A të thashë na me zemër krejtë jemi kanë të luftes, me pshtu jeten, me rrnu si mirë. Se qe u pa çka po bahet e Selmani prej sobes të vet erdh me plaf tha nanë kersiti lufta. Thash po nanë kersiti, fup edhe ra në sungjer me plaf e mlova si erdh me pigjame.
E Rrusta e dy djemtë në odë, sikur i bojshum, e kom prishë atë shpi. Në odë, tash ata derën në sakak a dish? Në aborr tonë pa marrë parasysh, kur e kanë qelë deren me dalë milici e ka nalë te dera. Tjera dyrë janë kanë, tjera xhama. Edhe burri ka thanë jo me baben, na ishum të rrethumë. Qyysh? Jaa tha ishum rrethu…
Edhe i ka çitë dy djemtë prej dritare në ballkan edhe janë ardhë në atë dhomën ku jam kanë une me plaken e me çiken. Edhe Selmani që erdh. Edhe ata djali i dytë osht hi në dyshek të gjyshes. Ajo komt e ftofta e ka shti gjyshja me ja nxe me grusht. Bjer me nanen edhe nuk kem kurgja po po tubohum e, edhe djali taj tup tup dytë, ai ish si ma anej, ata nuk dita me mlu, erdh burri, si burrë po dal. Edhe erdh. Thash ha Rrustë? Tha Zarife në të pshtofshum sot s’vdesim kurrë. Pse? Tha jemi të rrethumë! Une dej hina ktu Veç dej tumë kerrset. Hajli koftë! Hajli koftë! për çka mor, tha diçka oshtë. Nuk dishum çka oshtë na, na s’kuptojshum se e papritshme, e papritshme u. E tha ai tani i erdh keq e murr plafin e mloi djalin e vogel se une u hutova. Edhe tret i mloj aj, une veshun çika e veshme se erdh djali.
Edhe ni gjysë ore gati që edhe ma teper, jo ni gjysë ore jo. Ni gjysë ore Veç u mush serbë.
BG: Oborri a?
ZM: Oborri e krejtë katuni.
Gjysa e katunit te knej. Erdh forca e Gjakovës, e Rahovecit, e Prizrenit luftë me ba. Ata u myten, po tash u furcunë ata. Edhe thash qa po vin kto gjana kto tenka, tani erdh qatje edhe krytë qenena se kallxunë ata që erdhëm na ushtri luftë e bonem, hajde hajli koftë. U qumë na, apet u ungjum, kur u ba ora 7 hinen mrena e thynë derën e rrzunë stufen, pamproat qe ju kemi thanë. Edhe u qumë në kam, për djemtë e ri.Na serbisht s’kemi ba tash, na në kohen tem ni orë e kemi msu. Idiotat jan kanë hala serbt dikun dikun neper fshatra Rahovec e dikun
E dishna “Ustani” “Zagji” qe thonë qeto dy fjalë, demek tha Ustani une ma para, dulen kta me plafa me pigjame, Rrusta i veshun, hajde sagji me dor idioti… 5 te dera, krejt oborrin e rrethunë plotë, se kishe mos ka UÇK. U qova kur tha Izagji une ma para, edhe a ze besë që qetu automati deri vonë kur e kom prek thojsha për atë dit diqysh si dhimtë si siklet se më ra si, tani mu dokë ajo vrejtje më preki. Të ngrehin automatat, na mo deken, qitu e kem deken.
BG: me automat të preku ktu a?
ZM: po po se une po du me dalë e taj ma më ngrehen. Une tap me dalë më thanë shko ku je, shko tha ungju ku ke. Une edhe ku mu ungjë për dritare, qysh mu ungjë kah dritarja u pshteta, hajdi tha ju, mirë mushki, hajde tha ju Rrustes. Rrusta i pari, durtë përpjetë, Selmani, qysh janë Muhameti, Nusreti, Nusretit i shkunë deri qitu pigjamet, nuk guxojshin me qelë ftyren. Thojsha çka me ju thanë? Me biskatt, u dorzumë, Në ven tonin janë dorzu. Edhe dulen, na mshelen deren. U ngjiten naltë në sobë të nuses me kqyrë me marrë diçka, kish pasë nusja do dukat atu ktu do unaza, prekin shumë vshtirë, gjak i njomë, gjak i vertetë, edhe qato si kishin pas marrë, krejt i kenë hjekë. Si sot m bjen men ai kufer kur shkum me kqyrë me çiken, qishtu e kishin lanë, ska pas dukat të mmadh atu e kanë lanë, i murren mashqijt.
Po i vrajti Zoti, po nuk mujten me majtë kta vetë, edhe shkuen plotë 200 milic ktu në këtë oborr. E kanë bo oborrin tani i kanë qelë dyrtë 2 kompanjollet, aborri vet gjith diten, na mrena s’ guxum. Prej 7ve dej në 4 ora masdite. Veni o kanë i…
Në pengjere me kqyrë u tutshum, hecshin, i nijsha automatat, ata masakër po, po i jipshin ka ni automat tani qysh e kanë vrejtjen.
Se u pa lufta përpara qe i mytshin e bo gjithçka. Kur i thejsha çikes eh moj çikë, i myten, ajo më mashtrojke ma bre nanë mos njell keq. Po qe moj nanë, qysh po i ngjehi, perime i ngjeha 4 herë po secili që e ipke shpirtin, ethet në qiell në tokë, me qata 3 plafa çika më ka mlu të djemve, ma qitke plafin, qitma neës, moj çikë moj nanë, kemi dalë perjasht, se siklet, uf nanë, ku me dalë? Të rrethut, hajt hajt se po rri, po rri, kur u ba ora 10 erdhen edhe një herë, “a ki ma” më thanë, kukuu thash, kuku maa, “A ki ma?”, skam ma, nuk kam maaa. Durtë përpjetë, edhe i paskna shterngu dhamtë, çika tha thojsha tash Veç kur të na mysin, nanë tha se u qarte. A ki ma serbisht- Nemosh, serbisht kishe qe spo, ata krejt qisajde të rrethit tonë, po 4 herë i kanë nalë automatat, janë shku, as s’ka ardhë kush. As nanen sma kanë sha idiotat. Bollë, 4 mashkuj mi grinen. Po çka kanë bo vena vena edhe diçka te une s’kanë ba. Pse?
Masi që jemi kanë të paster, se boj as veten as so kanë në shpi teme, se skomë pasë, ska pasë, a kur e kanë qu, kur u ba 3 sahati i kishin pas ngarku milict, erdhen kamjonat dikur të privatve. Nja me ceradë të verdhë nja me si me të bardhë, a din që janë të bojë hinit kta kamionat a po mujsh me kuptu? Kamionat qe bajnë gja e gjana, merre se e paster oshtë. Ee e shtinen kamjonin me ceradë të verdhë mrena me i ngarku xhenazet, qa dishum na qa kanë mytë, kta kanë pasë dhen e lopë, i kanë mytë, i kanë mytë loptë. I marrin djemtë i rrehin i bijnë, une thejsha sma kajke apeta qysh 4 mashqi mi vranë, kur u banë 4 ja nisen me u bajtë krejtë, e kanë kry e janë bajtë i kanë marrë ato adetet e veta. Haj Zot, nanë tha po shkojnë, thash po nanë po shkojnë, e vjen baba me djemë, na po gzohum e po shkojnë, po lirohet veni, ata i kanë rrehë po po pshtojnë. Kush o me shpirtë pshton edhe shkunë. A ze besë, ni besë të Zotit për muslimanin që jem shqiptarë të Zotit përmi tokë krejt populli po njerztë e Zotit janë të vertetë e janë të besunë e Zoti e kush ka besë këtë ven edhe jeton qet vend
Atë here u ndal kamioni te dera jonë. Allahu e ka koqitë, a zë besë, nanë tha u prish kamioni
2 kompanjolla permas u bajten. Kamioni me xhenaze permas, sikur nuset qysh rrin kerri i nusev permas, zhdrypen serbët po i sillen kamionit rreth, dyrt qelë, a zen besë që Zoti Xheleshanuhu i ka nalë, e ka koqitë kamionin, se dulen prej dere 4 djemë, një gjysë ore sillu e sillu na kqyr prej pengjere. Tash qysh e marrin u prish, s’mujna me dalë, s’mun me ardhë Rrusta, s’munen djemtë me ardhë e na smujna, qëe Allahu e la rahmetin qe shkun perjetë prej këti veni.
U nis, shkoi, ja thash shkun, e nreqen oj nanë shkunë, tani kuptimin e merrsha, qe jemi shqiptarë të Zotit që e kryn hoxha dojna me shku te Zoti. Tokat tona ka me na mlu qaj dhe, kemi para Zotit Xheleshanuhu me dalë.
E, nejta, çika tha nanë, thash moj të qohna ti msheli dyrtë se kur të vjen Rrusta thotë gru ata u hjeken serbët pse nuk erdhe me i mshelë dyrtë, na qysh e kemi pas zanat shqiptari që u kanë adet, mue truni jem çka komë vepru disa vjet. U qova dola çika dul para oborrit, plaka në dyshek 90 vjet, ajo Veç tha ku i qunë djemtë tjeter sen s’tha, tha edhe në grusht, nuk dina nuk di, edhe dola me ingjen kur dola te dera i ka ra zi krejtë. Jan ardh kta të katunit e OSBE-ja u mush plotë, janë ardhë Osbet tu mi mytë djemtë po nuk i lejunë, se na at’her u gzum qe edhe në koftë diçka djemtë i pshton Osbeja, po kur u ardhë ktu ka thanë nuk u ktu ngjarja hajt katun mrena, se tu i mytë qatëhere djemtë, se ata i kishin pshtu, po edhe nuk kish pej atyne se janë tutë.
Edhe mas anena thash dyrt si mshela, se zi i kish ra rrugës, pa të keqen e djalit e të robve që jemi edhe të shpisë, thash kuuu… çka paska pas, se une dhen thojsha në luft kokan mytë, e pashë me OSBE qe ja myten vllavin ni kojshijes e ai tu fol me ta, a në ora 11 kishin pas lajmru që Rrusta me djem u mytë, e pe thirri atë far kojshie në emër sa po muj. ai spo guxon me u pergjegjë me më pa në ftyrë. Pe din çkaa ka, çka u ba u rrny ni sofër mashqi u pre, s’foli, edhe nja tjeter erdh thash kqyr bre po shkojsh qitu a, tha po bre, edhe ai e kish ditë. Thash thuj Rrustes hajde moj, hajde në shpi. Po po. Thash edhe djemve, po po tha ju thomë, krytë ungjtë edhe hini, e nejta edhe pakë, psse more thash une nuk shkoj, më thotë Rrusta pse moj gru nuk erdhe me më lypë edhe djemt me i lypë që i ke qu, Veç kur më ka bo menja qpuq, ajo dera ngatë, kur kom dalë në derë e pashë kombin, gjaku dej në zog të kames para kombit.
Janë mledhë OSBE edhe krejtë katuni ishin hi për 20 minuta, u mejra nana, thash i paskan mytë. Po flladi (lehtsimi) i Allahut i fortë, kur hina aty pom thojnë gratë e shpisë, çikat e axhës dada Zarife thanë ku i ki djemtë? Thash aaah të vraft Zoti, mu murrë zemra perniher, thash qetu djemt mi kanë marrë, me gisht. Kcej ajo shoqja i kish pas pa ajo, po tha dada Zarife bacen Rrustë e Selmonin i kanë mytë te kombi. Aaaah, tha edhe i kanë thanë krejtë jeni ushtri, edhe kqyri ushtrijen se i kini majtë e ju keni dhanë me hanger, me neve demek po doni me luftu, qe çka ju ka bo ushtria, qe qe qa ju ka bo ushtria, krejt jeni ushtri.
Edhe djalit mas pari ja paskan hi thikë në qafë më tha ajo, paska ba uuf nanë, djali edhe u ni, qato shpiat anej e kanë ni. Veç më kanë kallxu mas 5 vjete për piskamë që u ni see here 7 sahati. Tani Rrusten qatu e kanë pre, të kallxoj tash qysh e kanë pre. Po ata dy tjertë, dashti me kallxu, ata pak ma vonë edhe ma tjeterkun i kanë qu, dy të ritë, tha nuk dimë për ata, i tha ajo njana kunatë grujo grujo çka po folish, tha ti nuk ke pa kurgja tha çka dishë? Ajo tani u zbrasë sum kallxoj ma. Ata ma tjeterkund, tanë i kanë thy në bri e në mushkni, po ata dy tani i kanë thy me krahë e me trupë e me qyshë ka ditë serbi!
Qekjo oshtë masaker çika jeme, Reqakun e kanë pushkatu e i kanë masakru, Rugova e Hasit oshtë masaker e gjallë. Me shpirt kanë lujt sikur pulat qe ja hjekë krytë, Që shpurdhin, qe s’rahatohet deri ti del shpirti, kta qishtu i kanë mytë, edhe kumë pa prej shehrit, komë pasë me shku në gjyq të Hages sum kanë qu. Se unë qeto biseda çka kom pa çka i komë dëgju i komë kallxu, as si shtojë as si mangojë, se e kumë dhanë ni familje, e kum dhanë për qetë tokë, 9 ditë janë kanë në Prishtinë atje që i murren i qunë, kur u banë 9 ditë erdhen thanë hajde me i marrë gjenazet, kush me guxu me i marrë gjenazet, edhe OSBE-ja nuk erdhën, edhe ma tani dulë Veç e pane çka të thushë. Kur shkum në Prishtinë ni kojshi Selim Beqa tha une du me dhanë shpirtë, ti 4 tha une për ta. Jaa thash ti po, po une me ty. Jo tha po gjall të kofsha. Thash une i ngjoh djemtë se me pigjame i komë qu, thash mos une du mi marr djemtë e mi, a munesh tha, thash muj. Kta kanë dhanë jetë, thash me izë të Zotit muj. Me ditë ku i kam, jam shku me ta. Kur jemi shku në Gjakovë thash OSBE-së 4 xhenaze une s’muj i çoj në shpi, me e shashtrisë familjen, plaka ish ktu, ish ba kiamet. Mas NATO-s janë ra familje çika jeme po nata të ka mytë atëher. Edhe na kemë kujtu qe shkojmë mas natos. Kjo masaker deri u ardh qajo nato, shkoj Millosheviqi, me qetë masaker ka shku Millosheviqi. Sa u kanë Klintoni atë herë, e qeto suretat e djemve të mi, OSBE e Klintoni i kanë pasë tavolinë. Kur jemë dalë në Prishtinë ai i OSBE Fisheri ju ka kallxu burrave, a dultë a dul ajo familja ka thanë po, ka thanë ra qajo familje, Millosheviqi nënshkrujti. Se kumeditë kur ish anej, po nënshkrujti me ra nata, na perzuni me na qitë. Me pshtu qysh pshtumë, se edhe në Serbi na kish gri, po ka dashtë Zoti, u tutë se e kapi Amerika me të madhe tani e na qojë në Shqipni qeta që kem, metem, katunin e dogjë.
BG: A keni shku në Shqipni tani a?
ZM: po, kemi shku n’Shqipni. Po kur shkumë na me i marrë në Prishtinë thashë në Xhami, në Xhami e kanë nreqë katuni venin, atë natë ma xhenaze, 4 të mitë në sabah në 7 i kanë mytë, edhe të ketë të zotin e kësaj shpisë e kanë mytë. Edhe tre të ni mahalles qatje edhe 1 qitu ngat, 9 atë ditë i kanë pre të Rugovës, po të mitë 4 edhe ni familje, ata nepër shpia ka 1 ka 1, 5 ata edhe 4 të mitë 9, e kur komë shkru zaher 24, 15 ushtar, 24 atë dit janë masakru e janë mytë janë pushkatu, luftë e përte luftës, Rugova e Hasit, “Kombi kuq”, kur shkumë mi marrë hinum te kada. Idiotat, drazhat me mjekerr dej këtu, e djalin e vogël 17 vjet e denojke Zoti edhe hyqymeti erdh Amerika, po ti po thush ushtar, po qyky ku ke ushtar, edhe invalidi nuk mun me i kapë ato armët, e këta dy dashti me i nalë mos mi dhanë dokumentet nuk i kish pasë nreqë edhe nuk po mujna me i gjetë, une u tuta se edhe aty u tuta e vini merrni tjeterditë thash kurrë sot ata dy spo muna e këta 7 merrni, Rrusten, Selmanin, Selmanin, Muhametin po,
e Rrusten e Nysretin jo. A të thashë se i denojke veni i denojke bota, unë u mashtrova thashë ani të pshtojna shtirë aty sit i folshe ai të pushkatojke qaty të like. Hinem tani në kapellë, atje naltë tha po të kujna janë këta kështu, jo thash smuna 5-6 vet sikur të familjes me i marrë me kerre, tha nana burrin e 3 djemtë, aty idioti e lujti krytë njani, tha shumë koka. Edhe tha ka 1 cigare a e pin duhanin, haj Zot jo jo jo ai kojshia tha jo jo kërkush se pimë duhanin edhe nervoz ky, e qiten i prunën kur i prunëm në Gjakovë eh kah erdhën OSBE ja erdhën me neve ka jemi shku jemi shku të pasigurtë. Ka erdhum me xhenaze OSBE i nreqen letrat tha ja ni marrshum kojshia, ni marrshum tanë tha po, si marrim tanë tha vimë neser jo krejtë jo hiq.
Presum, u ba 8 aksham se masdite shkumë.
Ata nreq se qa kish dokumenta të gatshme, po e dishin qe po i hanë grepi tani, po e merr vesh bota 100%, i nreqen letrat mi dhanë letrat kur shkumë atje mi nxjerrë hajt tha se po i bojna tani shkumë në kapellë aty, kur shkumë i kishin nalë në najllona të zi. Menja jeme që veeshen, ah loçkat e nanës i rujë teshat çka ju kanë ba teshave. Kur e heki që e heki ai kojshia Rrusten e shploi, ati ju nalë fryma, mu mu nalë fryma mu më erdh atyhen me biskat që mos me pasë kush në tokë Veç me flutur, sikur në televizor që po bojnë qeta humorat qeshtu, qashtu më erdh me ba. Teze u mshelë goja, mu ka nalë fryma edhe ai tap anej unë anej, u ungjum si bubgji qishtu, ai me automat Drazha me mjekerr qa po folum. Teze tha ruju, mau. Djali i axhes qe të pruni çika e Isufit. Jemi kanë me ta me Selimin, teze tha mau, s’mujsha me qitë fjalën me qitë fjalën kumeditë çka u bake. Po tash smunë e perqojsha mrena tash smujsha as me qitë as me qu mrena. Trupi, 20 minuta, edhe ai edhe une atina ma heret i kish ardhë. Teze tha a je mirë? Thash po, u forcova, Emri i Allahut edhe u forcova, Selim, tha ha, thash çplo edhe niher, jo bre teze i pamë, thash jo jo jo Veç du me ditë a janë të mitë. Për qata jam ardhë s’jom ardhë ktu, ai qaq ke, pe qploi, tha a oshtë baca Rrustë thash po, çka me pa…
A o Selmani aha, a o Muhameti thash po, qe Nisreti thash po.
Thash qoja dorene Rrustes, ata se kishin pas prekë hiq. Ata se kishin pas prekë hiq, se deshmia e Allahut, çka do Allahu, Allahu e runë, xheleshanuhu. Knej krejtë i kemë pa të kallxoj atë dorë deshmi e ka lanë me ja pa bota çka kanë bo, e qaj gjakë i njomtë me fitu këtë Kosovë, qata më ka ardhë zor që s’kanë ardhë këtu ata bile niher në mujtë me ardhë me thanë oj shpi qysh jetoni, hyqymeti e komë punen shteti, qe a jeni tu e përballu këtë kiamet, kiametin kërkush s’mun me përballu e me kallxu. Po thom këtfar katastrofe, jo hiç kurrë. Veç për veti, edhe e qoj doren, qe be tha dora e baces Rrustë, e thash lshoje, 10 dit të butë oj loçka jem të butë, se deshmorë, dëshmorë kanë dhanë gjakë dej në gu, kur erdha te Nusreti, qoja dorën e Nusretit, e ka pasë ni shejë Allahu e ka pasë falë, e ju rritë thojke nanë une skamë nevojë se edhe në dorë të majtë edhe u rritë se Zoti ma ka dhanë sahatin, po djali jem une thojsha, thash qoja dorën me ja pa Veç për qet bisedë qe e kena ba. Kur ja qojë thash ah loçka e nanës. Edhe e lshoj, e ngarkunë, erdhum, kur erdhum në Gjakovë na rrethunë serbët natën, luftë, luftë. Tash hajde me i qu në spital me i rrejtë botën që nuk janë kanë në Prishtinë po janë kanë në Kapellë, në Gjakovë. Janë shkarku, qitu janë ngarku qatje janë shkarku, kur janë ngarku qatje janë ngarku në Gjakovë, a u banë 4 herë, 2 herë të ngarkum 2 herë të shkarkumë, edhe secili në Gjakovë une çka atje të koftë, me ja qitë dorën me mu kapë kamera që prej Gjakovës i ka marrë. Edhe në Gjakovë dulen do gra të spitalit me kqyrë çfarë tmerri, në dritare që i kanë, a qatu lujten serbët. Se plot serb të rrethun si qafkat. Aa, plaku serb se 4 herë durtë i qita, ka pasë najnjo qe u ka befasu, gjyna ni familje 4 vetë në venë të vetë. Kur i kemi punu këto a jan shkarku 5, kur jan shku n’vorr a jan ngarku 6
6 her ngarko shkarko, e Veç forca e Allahut më ka majtë, pse forca e Allahut më ka majtë?
Djalin Zoti na e la me kanë në ven tonë, pleqni a jeta, prita percjellja. Me ekistu edhe niher ky ven. Nusja ka nejtë, çikat tu rritë, 3 çika të miat, Ato babë e vllazni, ato ai ymyd mos jan në burg, njana ka than babë qoju bre plafa se narthin nashta i rrehin. Ajo e Landovices qoju bab 1000euro jepjau serbve mos ti munojnë. Se na thojshin këtu gjallë. Edhe e rrejshin çiken qe janë në burg. Niher çika dej dulë xhenzaja nja 3-4 ditë se kanë ditë qe janë mytë. I kanë nalë në burg janë, televizorat i kanë nalë nepër shpia, ata të vetë, ato ngajshin sikur të çartne me kqyr televizora, po tanë i shymshin trrak struja, u nal struja bi u nal struja, prej Kuksit e merrshum strujen, në Prishtin ska pasë. Na prej Kuksit i mershum lajmet, çika jeme 6 her u ngarkunë e u shkarkunë. Për qet ven e dhanë, e kur shkova unë qe shkova, 2 jav ditë kom shku te ai veni i djemve, gjaku sa dushë, ah nesrit kur jomë shku, i qumë xhenazet atje shkumë te kojshia, kur jom ardhë me kunatin e kum marrë kundren e Rrustës, e komë gjetë kpucën, nuk dita me i gjetë kpucet se u pina, jom shku te kombi, thash qe e Rrustes kundra, e kom marrë. Cigare t’ushtrive, briska të kuqë, a din që i binë prej shteteve, shkrepsat, kundrat e ushtrive. Se kpucat e mia i kanë hjek, kundra e kpuca çka kanë gjet fmia pakë a shumë, krejt janë bajtë të ktuhit, të shpune të prishne, kur kom kqyr kombin, kqyre çika jeme krejt qata ushtarë nanë më kanë pasë, për qatë ditve tanve ja u kamë prek copat e flokve, copat e eshtrave, po edhe djalit tem sigurisht, e burrit tem e, trutë sikur peni i kishum, si u dalë truni trrap prej kres atje te koftë u ra në kombi, prek, gjaku dej në fyt. Trut e njerit, copa ashti me flokë, rahmet shpirti ju pastë, ju kom prek kundrat, ju kom pa cigaret, ju kom pa shkrepsat.
O Zot nimona. Neper gjak, deri u hjek ai dhe 6 mujë a 1 vit, edhe kur u ba 2 jav dit, mraz o kanë u shkri qajo fluskë bore, kur o shkri me gjak ka dalë ka dera jem atë her ska pasë kanalla, kur u shkri qe e kapi vada. Se vjehrra nuk e dike se nersy saj skomë folë, kur jom dalë te dera me gjithë çika, gjaku i deshmorve, djemve të mi ka ecë rrugve, sun e ka la kerkush, a shkuma deri e kanë hek at dhe, ai gjak kur ka ra shi ka shkumu neper qeta vena. Se shpirti i Zotit, shpirt me zor serbi, për ven e kanë dhanë, e për çka e kanë dhanë, erdh lufta, me fitu me gjak na koka kanë. Para lufte me dit qe me met diqka ma mir
Mu rrit ky djal ku me dit ku mu rritë, o o djali nanes, nuk jam msu une nane e kosoves, tana nanat. Nuk jan edhe nuset e reja sikur e jemja,s shumë nuse ka pas po edhe jetmet, shumë jetime ka pas, po edhe motrat, shumë motra ka pas, po motra nashta ka pas najo me 2, të miat me 4
3 ni sofer, ni sofer, po emri i Allahut kom perballu për kta t’gjallt, Ata n’xhenet Zoti i past qu, e gjaku i tyne kurr mos huptë, e katuni shumë m kanë bajtë 20 vjet shumë m kanë kqyrë, une skom qit
20 vjet puntor prej dere, menxi e kemi rritë djalin, edhe i kem dhan shpresa djalit, Mu knaq djali, mos me ditë çka u kanë. Mos me i mrri kto gjana, siguristh edhe çika edhe tanë, na i perjetum të mdhojtë, kjo nuse e re, une nanë, motrat moter, nipat kush e ka mrri t’mdhojt ata e dinë, të vogjlit, po perjetohen si sot çikat i din historinë, e une jam e burgosne.jo, jo ksaj dhimte. Spo dham me ma dhan boten m kanë shku djemt, mu krejt boten me ma dhan pa i pas djemt sm vyn
Qka pot vyn bota, na do ti lam krejt gjanat, na edhe qeta çka e kemi qet idaren do ta lam kur tem vjen koha se mushen dit edhe shkojsh po, jo me vleft, po une po tutna po edhe nuk po tutna po Veç pom vjen Veç prej Zotit gjynah qe kanë me pas hak ket gjak t’djemve t’mi. Ta dinë se skan ditë kush kuj, për ushtar janë myt, për ushtar e kemi dhanë jeten, për Kosovë e kemi dhanë jeten, për populli me rrnu ma mirë 6 jav dit kom dhan dokumet për qet popull, me hanger sot me lug t’dukatit. Kishit hanger nan me lug t’duaktit, ata e dinë 1ka kanë ba, se o kanë veni se bota u derdhë në Kosovë, bota u derdhë në Kosovë o çika jeme, krejt kishin gjalu për 3-4 vjet me fabrika me krejt qiky fmi tash nuk kish met shkollë me ba e me met rrugve kish shku n’ven të vet kish jetu, ata e dinë, Le të bojnë çka të dojnë.
Veq qeti gjakut tem, kush o n’hak qe se ka zmadhu, kush o n’hak qe e ka hanger sna ka dalë hakit le ta din fort mirë qe kanë me pas siklet t’madh, Veç prej Allahut. Veç prej Allahut, Çika jeme ti falemineres qetu temas edhe nuk muj me dhanë ma deklarata. Se une 100% tash gjyksin e kam ngusht, po, m’tha çika e Isufit, a ke djali a çika, çika o në Prishtinë, tezja Zarife tha dojna me i çitë në muze, dojna me i majt sikur qe po dalin tha para 3000 vjetve deshmi për secilin po para luftes t’dyt sa osht 50-60 vjet, se edhe kjo tha sit hupne jan se po dihet Kosova ku na shkun t’mdojt atje e tha po dojna me dit qe kah e ku e kush o myt e çka ka pas. Thash për qata jap tezja, thash për tjera gjana me i mush gjepat e vet mani.
BG: Jaa nuk e kemi.
ZM: se une kom dhan shum, e nashta gjepat i kanë mush çika jeme.
BG: Definitivisht qajo ka ndodhë.
ZM: Qashtu ka ndodhë edhe kom ni edhe e di.
BG: Edhe hala osht tu ndodhë.
ZM: Hala.
ZM: Po qashtu çika jem.
BG: E në Shqipni a keni dalë?
ZM: Po kemi dalë. Në Shqipni dulem, nuk na ngucen vetë, dikan e kanë ngucë dikan jo, po na shkumë ni asi 4, sju kemë dashtë, ass letrat e rrugës sna i kanë lypë, ja, po une kom shku se tani ika prej tutes, nusen me 3 fmi une Veç me plaken jam dalë e me kunatin, a kta të 4 në Prizren 6 jav mas kanë ardh n’Shqipni me neve, une sdisha kurgja thojsha edhe kta u bo beteri, edhe djali met anej, kur shkojsha me hanger buk se n’Bulqiz jom kanë une, sdi me ta kallxu at venin e Bulqizes, atje kom fol e kom dhan deshmijen, osht ni program, e kanë gjet populli, e kom ngu nja dy herë tash sdi. E, shkum atje, kur shkojshum me hanger bukë e murren vesh kjo nanë 2000 vetë atu, a të kanë ardhë fmia jo. E lujshin krytë, Veç me plaken isha shku une, me kunatin me 4, edhe ky djemt i meten i murr, 6 na meten 6 shkum na familjet me kunatin erdhem u tubumë mirë atje pshtumë, erdhem ktu, tani filloi Allahu na ruajte merzia ma shumë, himja dalja erdh djali qitu Veç sdi çfar zemre poo Zoti pot majka, shumë jemi kanë krjetë shpia.
Veq une si nan komë pasë obligime të mdhaja, tan me i pajtu tanë me i rrethu 2 fmi jetima me i rritë tanë, jemi mundu kta qe mos me kanë t’burgosun, se t’ri jan let rriten kta kurgjo hajt nan Zoti selamet knaqi, knaqi luni, sebep qe shkoi për ta inshaallah nuk bohet ma kta me perjetu na t’mdhojt kemi teper, deri t’him n’dhe drrasat dhevi qe t’na mloj na kem seklet e dhimt.
Vetem pa t’keqen e gjallve mos u prevofsha, vetem çka obligohet si truni, bi edhe qohna pa flejtë bi. Me hi menja qysh e tek une qohna edhe gjum ska, po Zoti ma ka dhan se ju kum lut djali emri i Allahut çikat nipa mesa krejt familjen, e sebep tyne Zoti se kur isha kanë ni gjendje Zoti qe më ka rujtë edhe kta ma s’kishin ekzistu, ai i gjalli, edhe qeni në zingjir rrin, Veç ishin kanë me të meta, po tani une ju kam dhanë forcë kta më kanë dhanë forcë. E kemi majt njani shoqin, elhamdulilah. Në emër të Allahut faleminderit!
BG: Faleminderit shumë edhe ty!