Vetim Krasniqi
Bjeshka Guri (intervistuesja)
Vetim Krasniqi (I intervistuar)
Akronimet: BG=Bjeshka Guri, VK= Vetim Krasniqi
BG: A po më tregon qsyh ka qenë situata para luftës, qysh e manë mend?
VK: Në atë kohë, jam kanë 17 vjeqar edhe jam kanë në gjimnaz. Neper shkolla jemi kanë neper shpija, edhe mu më ka ra 2 vjet me kanë në gjimnazin nepër shpia.
Kena pasë telashe edhe kur kena shku në shkollë, se jo na kanë nalë rrugëve ushtarët, policia na kanë maltretu, disa edhe i kanë torturu po qitash u dsht na me shku në shkolla me qato kushtet tona. Çantë s’kena guxu me marrë, veq ka 1 fletore kur kena mujt me i mshefë ato dikun. Edhe mas një kohe situata veq tu shku u ba edhe ma keq, ma ja nisi mu mshelë krejt, na na kanë ngjitë nifar bobmë dore në gjimanz, në oborrin e gjimnazit edhe aty shkolla ka vendos me e anulu procesin, edhe jena kanë të mbyllur krejt.
E, unë kam jetu ma herët në lagjen … , aty jena qenë familje e madhe jena, jena kanë dikun 10 shpia, prej 10 shpiave 8 shpia janë ni familje, domethanë kur po thom ni familje oshtë kusheritë.
Edhe na kena pas ni oborr shumë të madh, dikun 70-80 metra edhe 10 metra gjanë ose 15, nuk e di saktë edhe janë kanë një derë e madhe e mbyllur.
Kur situata u ba tejet shqetësuese, kur u mbyllëm ma krejtë, na e mbyllëm atë derën, edhe nuk ka pasë çasje aty, edhe na zakonisht rrishim gjatë në oborrin e jashtëm tonë kohen, edhe aty ka pas lëvizje të ushtare edhe të policise. Po çka ka punu në atë kohë ka punu posta, posta, posta o kanë atëherë me shpernda penzionet, çka po di faturat e ujit e të rrymes.
Edhe në atë kohë mu më vjenë posta në shpi, edhe ma sjellë një letër mu edhe një kusherinit tem se na jena në një moshë. Letra është për me shku në rekrutim në ushtri, se në kohën e Jugosllavisë, me 18 vjeçar shkonë në ushtri, po me 17 vjeçar shkonë Rekrut.
Edhe rekrutimi mbahet në Nish, domethanë rekrutim është kur shkon ti kontrollohesh, gjendjen mendore nëse ke ndonjë diçka tjetër, edhe aty vendoset nëse je apo nuk je për ushtri.
Edhe, në fakt para kësaj, se po du me e kallxu arsyen pse kena ikë.
Se na nuk e kena mene për me ikë, me shku në Shqipni as edhe nuk e kam pasë në menë ata hiq.
Po kur u keqsu situata, kur në atë lagje 2-3 her u gjujtë bombë dore, ajo pak na ka traumatizu, po edhe kjo letra kur na erdh për ushtri ke që vendosa që une duhna me ik se edhe postjeri pak më ka friku, se ai kish komuniku me polict edhe ushtarët që janë aty jashtë, ata i kanë thënë çka është kjo, ky postrjeti i ka thënë se une jam tu shpërnda fatura të rrymes, nuk i ka tregu për çka.
Se me i pas tregu që e kam për ushtri, ata kanë pasë aryse me ardhë mrena e me na marrë, qysh i kanë marrë njerzt për me hapë rova, nëse ju kujtohet.
Edhe mu edhe ati kusherinit tem na erdh kjo leter, si erdh kjo letër, aj postjeri na kallxoj që i ka rrejt policinë edhe ushtrinë, i ka thënë që jam tu shpernda veq fatura e jo letra për ushtri, edhe qajo o kanë ni arsye qe unë kam thanë që une edhe kusherini jem duhet me ikë, për mos me na marrë policia edhe ushtria serbe.
Edhe të nesermit kena vendos me ikë, na jena kanë 17 vjeçar, jena kanë fmi, i kena kërcnu familjen ju kena thanë na po ikim, ndaqit me ardhë hajdeni.
Edhe vendosem të nesermin, domethanë Unë, Kusheriu jem, vëllau Haki edhe familja jeme e ngushtë, ndërsa tjerët kanë nejtë aty.
Qajo letër ma shumë mu më ka bo me ikë, më ka shti me ikë.
Edhe, kur jemi shku në stacion të autobusave, në stacion të autobusave ka pas shumë njerëz, shumë autobusa, në mënyrë të organizume jena shku rrugës për Vërmicë, po çka më kujtohet aty osht qe ka pas shum punkta, punkta të policisë dhe ushtrisë, edhe autobusat nuk kanë mujtë me shku deri në kufi, por osht dsht me u nal shumë nastha 5 km- 10 km ma mrapa, ku aty njerëzit kanë më vazhdu në kamë.
Edhe na tu vazhdu në kamë, çdo punktë janë nalë janë keqrajtu, janë malltretu, kanë marrë pare..
Në autobusin tonë, ne i kemi tejkalu 2 punkte, se janë kanë 5 punkte, na arritëm me i kalu 2, ose 3 punkte me autobus, s’ka pasë nevojë me ecë.
Po pastaj edhe neve na ra pakë me lëvizë, nëse nuk gabojë shoferi i autobusit ka qenë serb, edhe ni person aty që o kanë në autobusin tonë janë njoftë. Edhe kjo ka bërë që mos me u malltretu në qato punktet e mëhershme, po ke vazhdu deri afër kufiinit.
Aty psh krejt atë autobus janë kanë plot, dikun 50-60 persona, kena pas dalë edhe jena pas dalë tu shku për kufi kamë.
Domethanë neve autobusit tonë nuk na ra shumë shumë me ecë, nashta 1 kilometër.
Edhe aty në kufi, në fakt une si i ri edhe aj kusherini jem jena kanë të parët tu ecë, ndërsa grupi i dytë janë kanë ma mrapa, edhe na tu afru në kufi e pamë kufinin asnjë njeri i gjallë, asnjë ushtarë as hiq, o kanë si me kanë (spo degjohet)
Edhe na mendum që të ikim sa s’kanë dalë, po kah me ik?
Me hi në kufi, apo me pritë grupin mbrapa që po vien, familja jeme edhe e kusherinit janë kanë mrapa.
Edhe aty o kanë ni moment i keq, kur ke kqyrë anën e djathtë, naltë në male o kan, ke pa ushtarë me snajper, ndërsa në anën e djathtë poshtë ke pa njerz që i kanë marrë ata me hap gropa-rova.
Edhe ky kusherini jem e pa atë vllaun e vet atje, se vllaun e vet e kanë marrë ma heret në rrugë e kanë zënë e kanë marrë edhe u kanë aj tu punu tu qelë gropa.
BG: E gropat për çka janë qel?
VK: Na ju thoshim Rova, Rovat janë gropa të, janë për me vendosë mina, ose për me bo barikada për luftë, domethanë tanë njerzit i kanë marrë vetëm për sherbime me i kry ushtrisë, edhe ata janë kanë si rob aty, a din.
Qaj o kanë moment i keq kur e pa ai, o kanë pak larg, 1km-2, po e pa ata.
Nuk o kanë ai vet, ka pasë plotë.
Po për fat të mirë ato mas një kohe i lshunë, e aty ai e ndeu veten keq, ai momentet janë kanë të përzime, a me ikë na?a mos me ikë.
Knej grupi o kanë mbrapa, knej asnjë njeri i gjallë nuk është në kufi.
Qatë moment ne vendosëm em ecë ma shoejt, e kena pas 2 torba kshtu në krah edhe një .
Qat moment sit jena afru na në kufi, qat moment kanë dalë 2 polic serb, po ata diqysh nuk na kqyrën hiq, veq thanë veq vazhdoni.
Vazhdum, edhe o kanë nifar rampe, kjo pak funny met kallxu, une e ula kokën për me kalu rampën, çanta jem më kapet në rampë, edhe unë menoj që ai polici më ka kap.
Qajo o kanë frika më e madhe, pastaj ne e kaluam atë rampën, edhe tash metëm në atë zonën e askujt, që thonë zona as e Kosovës as e Serbisë.
E aty ka pas shumë gropa edhe barikada po pa ushtar, po për fat të mirë na nuk kena vazhdu me ecë, na jena nalë aty, kena pritë grupim.
Ata policië që dolën prej objekit të kufirit, ata i nalën komplet.
I nalën edhe aty ata kanë lypë pare ose pasaportat ja u kanë marrë, leternjoftimet ja u kanë marrë se aty ke mujt me pas humë tabela të kerreve, pasaporta, tesha…
Pse po tham për fat të mirë që na jena ndalë e nuk kena vazhdu? Se qajo pjesë o kanë e minume na nuk kena ditë. Nuk e kena ditë, edhe kur e lshunë grupin komplet në atë grup o kanë, kanë pasë disa njerëz që kanë qenë ushtarë në kohën e Jugosllavisë edhe ata na kallxojshin mos ecni knej, duhni me ecë knejë, mos ecni këto janë mina. Deri në kufi si hinëm, në kufirin e Shqiprisë.
Tani prej atyhit na dolëm në Kukës, edhe në Kuks, familja e gjysës tem janë të Shqipnisë, janë kanë në fakt, eee, gjyshja jeme edhe pse ka lindë në Prizren është me prejardhje prej Kuksit. Ajo me familjen e saj që dmth tezen e babit, kanë pasë banesë edhe kena nejtë në Kukës 2-3 javë. Tash aty 2-3 javë kena punu, kena marrë ndihma, janë kanë organizatat Arabe shpërndajshin ndihma, se Kuksi e ka pasë edhe një kamp, kamp çadra-shatora, aty shpërndajshin ndihmat. Edhe unë me këtë kusherinin tem edhe një tjetër nuk më kujtohet emri, jena kanë shpërndarës.
Krejt kamioni na mirrshin, na shkojshim në kamp edhe e manim renin, ju jepshim ndihma njerzve dy-tri javë kom punu qatu, deri sa erdhë puna me shku në Tiranë.
BG: E qysh ka qenë eksperienca jote me shpërnda, çfarë atmosfere ka mbizotru?
VK: Aty diqysh u kanë, unë jam kanë në banesë në Kuks, dmth për fat të mirë jam kanë në banesë, unë edhe disa familjarë të mi. Ata në çadra janë kanë në kushte me të vështira.
Edhe kur kena shku na me shpërnda ndhima, aty e kom ni vetën shumë keq se ka pasë për gjithë kand, për krejt se shumë ka pasë ndihma prej organizatave. Tash mu më kujtohet qe kanë qenë arab, një organizatë, po nuk më kujtohet ku qysh saktë, ka pasë edhe organizata tjera, ka pasë shumë gazetarë.
Kuksi o kanë hallakamë, gjithçka ka pasë aty, ka pasë shumë të hujë, edhe kur erdh puna te ndihmat me shpernda një një ajo o kanë shumë keq me pa atë vrullin e njerzve për me marrë.
Ni ni ni ama mu, ama mu. U dahtë me bo nifar reni, s’mujshim me majtë renin të vike keq se diqyshë e ndijshe veten keq kur i shihshe ata njerëzit e tanë, të popullit tanë qysh po ngajnë mas një teglle me ajvar ose diçka, ose u dashtë me majt renin, deri sa e ka sjellë, deri sa e kena shti në sistem atë kolonë atë renin o kanë pak hallakamë.
O kanë gjendje e keqe, po mas andej, kadal-kadal me kalimin e ditëve u bë gjithçka në rregull, se u ba nifarë rregulle, u ba njefarë orari e dishin tëë gjithë kur në sa vjenë ndihma, ka pasë për të gjithë.
Ka pasë shumë, tepër ka pasë ndihma, sidomos ushqimore, veshëmbathje, pasandej policia e Kuksit na ka ndihmu me ato hekrat/barikadat me bo nifar kolone edhe masndej gjithçka ka hy në renë edhe këtë punë e kom ba unë çdo ditë, prej mengjesit deri në mbramje, dy deri në tre javë sa më kujtohet, masndej prej asaj kohe kemi shku në Tiranë.
Se në Tiranë i kam disa kusheri, ku edhe ata më kanë siguruar atje banesë, me qera normal edhe atje kena metë deri në fund të luftës, tjetra o kanë interesantë se në atë kohë Tirana nuk pranojke refugjatë, ose kushdo që shkojke në Tiranë, e merrshin e qojshin në Stadion, Stadioni “ “ ka qenë, në Pasnik.
Edhe tash na nuk kishim as ndonjë dokument ose ndonjë diçka me ju kallxu që une kam banesë, qe unë kam me shku në banesë me qera. Nuk ki të drejtë, është dashtë me shku patjetër në stadion.
Edhe na o dashtë me shku në të zezën në Tiranë, se ndryshë s’ke mujtë, s’ke mujtë me hy në Tiranë si refugjat prej Kosove.
Masasndej në kuadëer të një organizate nëse s’gaboj “Unicef”, me ndihmën e atyre kena hi në Tiranë, domethanë veç une edhe familja jeme e ngushtë, ndërsa kushërnjtë e mi kanë mbetë në Kuks.
Ata nuk kanë dashtë me ardhë në Tiranë, po edhe nuk kanë pasë ku.
E na e kena pasë një banesë të vogël, që na kanë do kusheri të gjyshes na e kanë siguru, një banesë të vogël.
Edhe, kjo ka qenë deri në Tiranë, pasi në Tiranë kështu me ndihmën e kushërijve që i kemi jashtë ata na kanë ndihmu me të holla për qera, për ushqim edhe për gjana tjera.
Edhe kaloi një kohë, kaloi ndoshta një mujë në Tiranë kqyrshum punë, me punu diçka me bo diçka.
Kena menu edhe ushtrinë, po në ushtri në atë kohë ka pasë shumë kërkesa, edhe mosha o kanë shumë me randsi.
Nuk kanë marrë nën 18 vjet, të pakten qysh kam ndi unë po mendoj.
BG: Ushtrinë po mendon?
VK: Ushtria Çlirimtare e Kosovës, nuk kanë marrë nën 18 vjeçarë, ose je regjistru kanë thënë se ju lajmrojmë prapë, edhe nëse je kanë një fmi në familje nuk e kanë marrë.
Domethanë qashtu o kanë nifar rregulli, sipas një ushtari që e kam taku une në Kuks.
Se në Kuks ata e kanë pasë një zyre a çka me thanë, aty i bojshin edhe regjistrimet.
Mu qetë arsye ma patë dhanë, një fëmijë je, edhe ka shumë kërkesa hajdeni prapë javën tjetër, mbasë 10 ditë. Masandej na ra me shku edhe në Tiranë edhe u kry.
Edhe në Tiranë, kanë qenë të mirë, aty kemi taku mjaft Kosovarë, stres tan kohën çka po ndodhë.
Sepse unë krejt familjen, po mendoh familjen e gjerë, sepse familjen e ngushtë e kom pasë babin e mamin me vete, po gjyshin, gjyshen janë kanë ktu, tanë kohën tu komuniku me ta.
Osht dashtë me shku në Postë me fol me telefon, lidhejt bojshin nuk bojshin.
Osht dashtë tanë ditën me nejt në televizor, se më duket në televizor janë kanë informatat i mirrsha se X familja ka mbrrië shëndoshë e mirë, ti o dashtë tanë ditën me lexu ato titrat poshtë.
A dinë familja kjo, familja kjo ka mrri mirë, se edhe një detaj kom harru me të kallxu, se kur kemi mrri në Kuks na kanë marrë të dhanat, emnat, mbiemnat, po mendoj pasaporta skem pas se i ka marrë policia, po kshtu kush je edhe qajo e dhanë o transmetu në Televizion edhe poshtë që X familja ka mrri në Shqipëri.
Qishtu domethanë o kanë një mënyrë e informimit prej njerzve, familjarë që nuk kanë mujtë me komuniku me telefon.
Se na zakonisht s’kena pas telefon, zakonisht në Postë, po në postë lidhjet nuk kanë ba.
Masandej kena thirrë në perendim kusherië, perendimi masandej ka komuniku me Kosovë, kështu o kanë krejt ajo edhe kjo ka qenë krejtë.
Në Tiranë kena nejtë nese s’gaboj 2 muaj ose 3 muaj, nuk më kujtohet saktë, me data nuk jam fortë mirë.
Në shkollë kena shku, në shkollë të mesme, kur u hapë shkolla Sami Frashëri vetëm për refugjatë.
Edhe aty i ndajtën klasat në bazë të moshës që e ke, edhe ty kena majtë nja 2-3 javë.
BG: Qysh ka qenë Atmosfera në shkollë, masi keni qenë krejt refugjat?
VK: Neve qe jena kanë neper shpia na vike qudi shkolla, se na jena kanë neper shpia e kjo shkolla pak ma interesant na u doke, po aty jena kanë krejtë bashkë. Domethanë, jena kanë bashkë, nuk ka pasë të Shqipnisë, vetëm për Kosovarë ka senë, edhe profesorat kanë qenë të Shqipnsë.
Po nuk ka pasë planprogram, nuk ka pasë libër të saktë, po ideja o kanë se ata kanë mendu qe ka me zgjatë shumë, edhe të pakten t’i kemë informatat bazike si nxanës.
Nuk kena pasë ditarë, nuk ka pasë nifar, nifar regjistrimi u bojke me dorë, po mas ata na thanë që ka me u rregullu krejt kjo, po atëherë u ndal lufta.
Masandej e kam një përvojë që kam dashtë me ikë jashtë në perendim, ka pasë dy mënyra me shku për golonje, qysh kanë shku shumë në atë kohë, në të zezë për Itali, po u kanë edhe një mënyrë tjetër, me anije, po u kanë shumë shtrejtë.
Dmth o kanë dallimi shumë i madhë, dallimi 5fish se me golonje, po me golonje o kanë ma rrezik, se me kalu detin unë si fmi, një fmi që jam në shpi, familja jem kanë qenë kundër, po u pajtunë ata me shku me anije normal me asi.
Edhe ajo në të zezë, po ajo nuk është me gollonje, është me anije.
Janë kanë një grup i njerzve që kanë bo ksi organizime, edhe u pajtunë ata që une me shku, mirëpo kur erdh koha për me për me ardhë radha jeme unë me shku qatë moment po nënshkruhet kapitullimi i qeverisë së millosheviqit. Se u kanë tu bombardu, 74 ditë u bombardu Jugosllavia, edhe atje e nënshkrunë kapitullimin, kur të nënshkruhet kapitullimi edhe ja nisin me u largu forcat Serbe prej Kosoves, hini NATO këtu, edhe prej asaj ditë, mas 2 dite ose 3 ne jemi hi në Koosvë.
BG: Qysh o kanë eksperienca e kthimit?
VK: Po, mu njëherë diqsyh më ka ardhë qudë se sa pata rastin me shku në Itali s’mun shkova për shkak se u nënshkru, masndej vendosëm na me ardhë.
Na patëm udhëtu rrugës së vjetër, rruga e vjetër o kanë tmerr, dikun 8-9 orë është për 100km, nepër male. Nuk e di, po ajo osht naltë.
Edhe arsyeja pse s’kom dashtë me ardhë o kanë qajo udhë, kom thanë a ka najqysh me aeroplan të vijë se une pak edhe më pengon ruga, kerri autobusi e kta.
Po u banëm një kombi, një kombi janë kanë 8 persona, aty o kanë 1 familje e Prizrenit, domethanë u banëm të Prizrenit kush është edhe kur kena ardhë këtu në kuf, kena pa ushtarë Gjerman, policë edhe njerëz me unifroma plotë, edhe me ardhë o kanë një gëzim i madh i papërshkruashëm. Edhe një detaj kur babi i pat qel dritaret edhe bërtitke prej gzimit, ajo o kanë ma shumë një Eufori, se pe di me i pa edhe familjarët, pe di që janë shëndosh e mirë, qaq sa kemi mujtë me marrë info, edhe u kanë një gëzim i mirë, u kanë një … ashtu tu mendu që ma u kry gjithçka, gjithçka në rregull, u liru, u çliru.
Unë mendoj që qajo pjesa ‘99 edhe dy vjetët e ardhshme janë kanë perfect, janë kanë perfect se na gjenerata jonë, edhe para neve që janë e kanë përjetu edhe sistemin e kalumë.
E kena perjetu tanë kohën qysh osht me kanë në represion, torturë edhe Liri.
Liri.
Liri po liri e dekun, s’ka pas as shtet as polici as kurgja hiq.
O kanë diçka e papërshkruashme edhe diçka, nuk e di duhet me perjetu ata, nuk e di qysh duhet me spjegu kshtu, duhet me perjetu, është një përjetim i mirë, është një gëzim i madhë, edhe qekjo o kanë krejtë.
Kur kena ardhë këtu në fakt, kena marrë mas andej disa lajme të kqia, p.sh qe e kanë vra e kanë këta, e kanë marrë këta, ky ka humbë nuk është ka gjinet.
BG: Personalisht çfarë efekte mendon se ka pasë lufta në ju?
VK: Po, unë jam kanë 16-17 vjeçar, kjo mosha ku je pak edhe out, edhe nuk dinë ku-çka.
Përzihet frika, përzihen vullnetet. Unë vet kom pasë personalisht jena keqtrajtu prej policisë, kur jena shku në shkollë për shembull. Jena keqtrajtu edhe prej njerëzve, civilëve qe nuk janë kanë të nacionalitetit shqiptar.
Se ajo periudhë o kanë kur ti je ni shumë i vogël, edhe tanë kohën e ke pasë njëfarë frikë, se gjithmonë o kanë qaj sistem, represion, luftë, tanat.
Edhe prej qasaj tute, qasaj jetese po kalon në një jetesë krejt të lirë, ajo për mu o kanë shumë diçka e çuditshme edhe gëzim i madh edhe po une personalisht nuk kisha thanë që janë kanë kohëra të mira për mu.
Nuk janë kanë, sidomos për të ri, për krejtë.
Ajo kohë, unë nuk e di qysh kanë jetu njerztë qashtu, tanë kohën në presione, tanë kohen nonstop tonë kohen, nuk e di qysh kanë jetu.
Okej, vitet e ‘80 pak pat lidhje, po mas viteve ‘92 e ‘93 domethanë nuk e di, njerëzt janë të durueshëm shumë.
Spe di, kjo është përvoja jeme që e kam pasë, ka edhe shumë shumë shumë sene, ka edhe sene qe nuk më kujtohen, shumë sene nuk më kujtohen, më kujtohet kur na kena dalë nepër kulme të shtëpisë për me i pa bombardimet e NATO-s, se unë ku kom banu kom banu afër një kazerme, kur u bombardu u dridhke shpia.
Na kena dalë me kqyrë, qaq kena ditë, qaq kena asi.
Ka pasë ksi momente të mira, momente të kqia, po krejtë jena kanë bashkë.
Jena kanë krejtë familja bashkë, të mbyllur.
Vetëm pleqtë kanë mujtë me dal me u furnizu me miell, me bukë edhe kjo ka qenë.
Kjo është ajo, spo di qysh me thanë ajo periudha e luftës qekjo ka qenë, pak a shumë si pandemia qysh na mbylli, qishtu o kanë krejtë veq që o kanë rreziku që ki pritë tanë kohën me ardhë dikush me të hi në shpi. Edhe normal s’ke guxu me flejt, ke flejtë po jo qe thojnë me pixhama, se o kanë çdo ditë ka pasë diçka.
Çdo ditë ke ni diçka, jo ke ni bomba të NATO-s, jo ke dëgju krisma afër, bombë dore në oborr te ti, kup kerri yt ka prishë krejt.
Tanë kohën në presion, tanë kohen qutë, me orare, dikush flenë, dikush rrinë qutë.
Edhe ka pas momente kur prej, se në Prizren janë shpijat shumë afër njëra tjetrës, ka pasë raste kur prej një lagje tjetër nepërmjet kulmeve kanë kcy njerëzt kanë ardhë në shpi te une, për me dalë anej me ikë se ushtria i kanë njekë të ritë atje.
Gjithë ka pasë diçka qishtu.
Veq nijshe lajme që i kanë marrë ato, i kanë marrë ato.
Informata ske mujtë me marrë si sot, o kanë veq një TVSH ja nëse s’gaboj edhe o kanë ni Radio nuk e di qysh e ka pasë emrin, atje i merrshe informatat, edhe kjo ka qenë, për mu qishtu o kanë koha e luftës
BG: Faleminderit shumë!