Urtina Hoxha
Intervistuesja: Faleminderit shumë Urtinë. A po e fillojna pak me më kallëzu qysh e ka marrë vendimin familja për me dal? Ku je kanë? Qysh e mban mend pak atë periudhë kohore?
Urtina Hoxha: Po. Na kemi jetu në Suharekë, me një shtëpi qeshtu dy kat. Ka qenë një shtëpi goxha e madhe. Në vitin 1998, në korrik lufta domethënë, në rajonin tonë ka nis me u bo pak më e ashpër. Edhe në korrik domethënë, në Rahovec ka ndodhë një masakër. Në atë moment familjarët e mi mo nuk janë ndijë të sigurt, nuk janë ndijë rehat me ndejt në Suharekë. Për shkak që ka qenë tepër afër me lokacion Rahoveci. Edhe na e kemi pas ë atë kohë një hallë që ka jetu në Lezhë edhe ajo na ka thënë: unë kam hapësirë, ju mundeni me ardhë te na. Kështu që, mos rrezikoni, mos rrini në Suharekë. Edhe prej korrikut deri në fillim të gushtit, familjarët e mi veç janë marrë me dokumente, i kanë bo gati pasaportat. E di që edhe unë e kam bo pasaportën për herë të parë ndoshta atë herë. Edhe… po dikush prej familjes nuk ka mund me pas, nuk ka mund me e bo pasaportën. Nuk e di, më duket ka qenë shumë e vogël, nuk e di arsyen e saktë por, me rëndësi është që ajo nuk ka pas pasaportë. Edhe… domethënë, na kemi jetu në shtëpi, unë e mami, vëllau, motra. Por, kemi jetu me gjyshin, gjyshen. Kanë jetu edhe tre axhallarët e mi plus dy hallat. Tash, tre axhallarët e mi, po i bjen babi edhe dy të tjerë, kanë qenë të martuar që kanë pas fëmijë. Një axhë ka pas tre djem, axha tjetër domethënë, më duket e ka pas veç një çikë, po. Edhe hallat e mija që kanë qenë të pa martuara në atë kohë, plus edhe axha tjetër që ka qenë i pa martuar. Domethënë, kemi qenë njëfarë familje goxha shumë e madhe edhe shumica prej tyre veç janë pjesë e kësaj historisë që kam me e tregu qetash. Kështu që, në gusht të 98-së, për shkak që s’kanë mund me shku rrugës së drejt…
Intervistuesja: Po, kem tu fol për gushtin.
Urtina Hoxha: Po, edhe tash në gusht të 98-së, për shkak të mungesës të asaj pasaportës që po flas. Nuk ka qenë opsioni me shku kah Prizreni që prej Suharekës është shumë afër një orë e diçka, edhe me tejkalu domethënë, kufirin për Shqipëri. Për shkak se, ka pas probleme domethënë, familjarët e mi tregojnë që nëse s’ka pas dikush pasaportë prej Kosovës në Shqipëri atëherë, i kanë bo goxha shumë probleme. Kështu që, ata e kanë zgjedhë një rrugë alternative që nuk u kanë… nuk u kanë legale, domethënë ilegale. Kështu që, prej Suharekës ata kanë shku në Brezovicë. Mandej, prej Brezovicës kanë shku kanë dal në Mal të Zi në Ulqin dikah, Mandej, në Ulqin kanë ndenjtë një ditë ose dy ditë edhe mami tregon që kanë bo plazh edhe kanë kalu goxha mirë në Ulqin. Mandej, për me shku në Shqipëri prej Malit të Zi, ata është dashtë me tejkalu Bunën. E qetu ka qenë domethënë, qajo pak më rrezik edhe na vet nuk kemi mund me tejkalu. Kështu që, ata kanë pagu njerëz që me bo këtë udhëtim sa më të sigurt që është e mundur. Edhe te Buna është memoria jem. Ndër memoriet e pakta që i kam, se unë kam qenë domethënë, tri vjet e gjysmë kur ka ndodhë kjo histori. Kështu që, te Buna është ndër memoriet e mija të para edhe të pakta që i kam. E mbaj mend që është dashtë me kanë shumë terr për me tejkalu Bunën se ka pas kontrolla, ka pas asi drita për me e kontrollu atë hapësirë, atë zonë. E na kemi hyp me një barkë që u kanë varkë tepër e vogël. E na jemi kanë domethënë, shumë njerëz. Po më duket prej… ka qenë veç axha edhe kanë qenë si me thënë, mami me tre fëmijët edhe unë. Ka qenë gruaja e xhaxhit me tre fëmijët e vet. Domethënë, ka pas shumë fëmijë e gra në atë varkë. Edhe tash, ata tërë kohën na kanë thënë që na nuk duhet me fol, duhet me kanë shumë të qetë. Është dashtë me ecë kështu në nivele tepër të ulta mos me u qu në këmbë se kanë mund ato far dritat me na kap, me na pa. E tash, kur kemi hyp në varkë na jemi… xhaxhi ka qenë njeriu i fundit që ka hyp, ai është i madh me trup, ka qenë më i plot. Edhe kur ka hyp në varkë e di që e ka disbalancë varkën edhe e di që jam tut shumë në atë moment se kena… kam mëndu që kena me u praptu. Edhe qajo e mbajë mend atë farë frikën edhe mamin gjithë kur të folët për këtë storie domethënë, gjithë tregon që… garant e kam përqafë ose diçka që me më bo mu me u ndijë më rehat. Mas kësaj pike domethënë, na e kemi tejkalu Bunën, ok s’di qysh por, gjithçka ka shku ok. Ata njerëzit që na kanë përcjellë domethënë, kanë pas me na dërgu prej Bunës me tejkalu kufirin e Shqipërisë me na qit domethënë, në kufi… në Shqipëri tamam e mandej, ka pas me ardhë dikush tjetër me na prit. Unë prej kësaj pjese nuk kam edhe nuk është që folët për këtë pjesë. Ka shku domethënë, gjithçka ok qysh e kanë paramendu. Por, ka ora dhjetë, njëmbëdhjetë e natës, na veç jemi kanë në mes të Shkodrës edhe Lezhës. Edhe jemi kanë të ndarë në dy makina. Në fakt një… unë, mami, vëllai im Shpendi, halla kemi qenë me një makinë të vogël. Përpara ka qenë një shofer që e kanë pagu familja jem domethënë, me na prit masi që e kemi tejkalu kufirin. Plus ka qenë edhe një përcjellës tjetër. Domethënë, familja jem i kanë marrë masat më të mëdhaja të mundshme që komplet qeky udhëtim me qenë tepër i sigurt. Domethënë, në secilën pikë u kanë dikush që na ka prit. Ka pas me na prit me na qu prej një pike në pikën tjetër. Por, ajo nuk ka ndodhë domethënë, udhëtimi si rezultat nuk ka qenë i sigurt. Mandej, në makinën tjetër, ka qenë kombi, aty ka pas shumë njerëz. Domethënë, kanë qenë motra jem, tre fëmijët e xhaxhit, gruaja e xhaxhit tjetër që e ka pas një fëmijë që më duket asnjë… një vit ndoshta i ka pas domethënë, ka qenë bebe tepër e vogël. Hallat… ka pas domethënë, shumë njerëz, plus ata njerëzit që na kanë përcjellë. Tash, çka ka ndodhë është që në Torovicë me një vend në mes të malit, në mes të Shkodrës edhe Lezhës. Në atë kohë domethënë, Shqipëria ka qenë në njëfarë tranzicioni, njëfarë gjendje të çuditshme. Kështu që, ka pas shumë njerëz që kanë dal me prit domethënë, kanë pas… i kanë ndalë makinat…
Intervistuesja: Plaçkitje.
Urtina Hoxha: … i kanë grabit, i kanë plaçkitë domethënë, e qeky send na ka ndodhë edhe neve veçse dallimi u kanë që para se me mbërri na, ata veç e kanë ndalë një autobus edhe e kanë plaçkit atë autobus domethënë. Po, nuk e di saktë qekjo pjesë, as prindtë e mi nuk e… ndoshta e dinë po qysh ma kanë tregu mu nuk është shumë e qartë. Ose ata e kanë ditë që po vjen policia ose janë kanë… me një farë mënyre janë ndje në rrezik për veten domethënë, se e kanë ditë që dikush i ka lajmëru edhe policia u kanë tu ardhë. Kështu që, kur i kanë ndalë makinat e familjes tem ata domethënë, nuk i kanë grabit, nuk i kanë plaçkit po mendoj por, veç kanë gjujt me armë drejt makinave tona. Kanë pas kësi armë pak më të mëdhaja, automatë ose diçka edhe veç kanë gjuajt pa u ndalë. Por, shoferat edhe një herë që janë kanë tu i vozitë makinat nuk janë ndalë veç kanë ecë edhe pse ata veç kanë vazhdu me gjujt. Por, mandej me një pikë kur janë kanë “safe” domethënë, ku janë ndje të sigurt janë dal edhe e kanë kuptu në atë… domethënë, çka ka ndodhë përnime. Te vetura ku jam kanë unë, te makina ku jam kanë unë, jam unë e plagosur. Jam e plagosur në këmbën e majtë… jo në këmbën e djathë. Ndoshta, në veturën tjetër është djali i xhaxhit që ka pas tetë vjet e gjysmë ose nëntë, ai ka mbet i vdekur. Është i vramë domethënë, në vend. E di që ai është i vrarë, ka pas plumba në kokë kështu që, kur u ndalë makina ai veç ka qenë i vdekur. Edhe nana e të njëjtit domethënë e atij djalit, gruaja e xhaxhit tem është e plagosur në anën e majtë afër domethënë, afër gjoksit, afër shumë zemrës. Domethënë, kanë qenë tre viktima prej këtij incidenti. Por, unë jam rasti më i lehtë i këtyre tri viktimave. Edhe bile në fillim as nuk e kanë vërejt që unë jam e plagosur. Se jam kanë e veshur me çka po di, do pantolla të kuqe ose do hallehopke të kuqe edhe nuk e kanë pa as që është tu më dal gjak ose kurgjo. E di që mami e ka pas vëllaun në gjoks kështu në trup, edhe e ka pa që ka pas… është… u kanë i premë, i qamë se kur kanë gjujt…
Intervistuesja: I kanë thy xhamat.
Urtina Hoxha: … i kanë thy xhamat edhe xhamat na kanë ra neve përmbi trup edhe tani janë pre. Mandej, me një moment… më fal, se mu ka tha pak fyti.
Intervistuesja: Mandej, keni vazhdu në spital?
Urtina Hoxha: Po, veç me një moment unë i kam thënë mamit që po më dhemb këmba. Edhe e kanë pa që unë jam… kam plagë në këmbë. E mandej, kemi vazhdu në spitalin e Lezhës por, për shkak që ka qenë vonë domethënë, garant u kanë ora 11 e diçka, edhe spitali ka pas shumë pak njerëz, ka pas shumë pak mjek, ka pas shumë pak mjete. Kështu që, ka qenë gjendja jo shumë e mirë. Pjesa tjetër e familjes kanë vazhdu në Lezhë, njerëzit që nuk kanë qenë fizikisht të lënduar, kanë vazhdu në Lezhë te halla. Ndërsa, na që kemi qenë të lënduar fizikisht, plus mami im që nuk ka dashtë me na lënë vet, kena vazhdu domethënë në spitalin e Lezhës. Ata fillimisht nuk janë marr me mu për shkak që unë jam kanë prej lëndimeve më të lehta. Gruaja e xhaxhit domethënë, ka lëndime shumë të mëdhaja edhe ka humbë shumë gjak prej vendit ku ka ndodhë derisa ka shku në spital. Kështu që, ata janë marr më shumë me të e tek mandej, janë marr me mu. Po ka qenë një moment që e mbaj mend unë, ku është një moment pak më i vështirë. Se e mbaj mend, nuk e di ndoshta… masi që ka ndodhë…
Intervistuesja: Gjuajtja.
Urtina Hoxha: … po masi që ka ndodhë gjuajtja, pjesë… pjesëtarët e familjes tem që nuk kanë qenë të lënduar fizikisht kanë vazhdu kanë shku në Lezhë te halla jem. E na që kemi qenë të lënduar fizikisht kena shku te spitali i Lezhës. Mami jem ka qenë me neve, edhe në spital e kam memorien domethënë, ndër memoriet e mija të para, për shkak që unë kam qenë më lehtë e lënduar. Ata nuk janë marrë fillimisht me mu. Kanë shku domethënë, komplet stafi i paktë në numër që u kanë, janë marr më shumë me gruan e xhaxhit tem mandej, kanë ardhë tek unë. Edhe e di, e mbaj mend që ka qenë një dhomë e bardhë, ka qenë një kënd se… po mendoj, kam qenë tu e pa tavanin kështu që, e mbaj mend atë kënd që ka qenë. Edhe po më duket, po get në atë moment mu ma kanë dhënë anestezionin që unë me fjet edhe mandej me më shti në operim. Po e di, që masi ka ndodhë domethënë, masi që ma kanë dhënë gjilpërën unë kam fillu me humbë vetëdijen por, e di që mami më ka lënë domethënë, ka shku me pa gruan e xhaxhit. Po e di që jam ndje tepër vet. Edhe kjo është një memorie shumë e keqe që unë e mbajë mend. Jo veç për këtë kohë por, diqysh është ndër memoriet më të këqija që unë i kam. Edhe nuk e di a kam bërtit por, unë e kam njëfarë asi memorie ose një asi ndjenje që kam bërtit ose kam dashtë me bërtit po s’kam mund. Po e mbajë mend domethënë, që mami më ka lënë vet edhe jam ndje shumë e pa sigurt edhe jam ndijë tepër keq edhe mandej e kam humbë vetëdijen. Mbas asaj, gjatë natës nuk e di kur ata më kanë operu. E kanë hjek plumbin prej këmbës. Por, për shkak që kam qenë tepër e vogël, plumbi nuk më ka bo dëme shumë të mëdhaja, nuk mi ka lëndu domethënë, eshtrat për shkak që eshtrat janë kanë shumë të butë edhe janë largu prej distancës, prej shpejtësisë të plumbit. Plus, që plumbi ka kalu nëpër derë të makinës para se me ardhë te unë kështu që, nuk ka qenë me shpejtësinë plotë. Dera e ka ndalë një shpejtësi goxha … një pjesë shumë të madhe. Kështu që, kur ka ardhë te këmba jem ajo ka mbet brenda edhe nuk e ka shpërthy, nuk e ka kalu tejpërtej këmbës. Kështu që, qeky ka qenë një send i mirë që ka ndodhë. Masandej, nuk e di sa kam ndejt në spital. Po më duket s’kena ndejt shumë. Unë të paktën jo. Për gruan e xhaxhit e di që ajo ka ndejt pak më gjatë në spital. Unë jam kthy në shtëpi… në shtëpi jo, te banesa që e kanë marrë me qera që ka qenë në Lezhë. Jam kthy, e di që çdo ditë është dashtë me ardhë një doktoreshë edhe një doktor me ma pastru plagën, me ma lidh me… mos me e lënë me u infektu që me u shëru pak më shpejt. Edhe po më duket qeky send ka zgjatë nja tre, katër muaj. Domethënë, janë marr derisa u shëru pak më mirë. Mami tregon që e kam pas këmbën kështu komplet të zezë domethënë, për shkak të plagës. Këto nuk… unë këto nuk janë sende që i mbajë mend unë vet por, kur të folët për këtë histori gjithë tregohet që unë kam qenë shumë kokëfortë edhe nuk kam pas qejf kerkush me e prek plagën. Kam qenë shumë e pavarur në atë moshë. Edhe e di që tregojnë që unë kam lidhë këmbën vet, e kam zgjidhë vet, s’kam pas qejf kerkush. Ndoshta edhe jam tut se garant më ka dhimtë. Por, mami tregon që për shembull, kur unë kam fjet është dashtë me ma drejtu këmbën për shkak që janë tut që ka me më mbet këmba se unë jam kanë mandej paranojake nëse… ose me e lëvizë ose çkado qoftë që ka pas të bëj me këmbë. E tash domethënë, na kemi qëndru në Lezhë goxha do kohë. Unë e di që situata u kanë shumë e rëndë domethënë, përveç neve që kena pas. Unë jam i vetmi fëmijë që kam pas, përveç të djalit të xhaxhit që ka vdek. Të tjerë s’kanë pas ndonjë farë lëndimi fizik por, kanë qenë shumë në gjendje të keqe emocionale. E di motra jem ka pas probleme me… është tut shumë, nuk ka mund me ndenjtë vet domethënë, janë kanë fëmijët jashtëzakonisht shumë të terrorizum. Edhe të mëdhajt domethënë, “of course” njerëzit e rritur që…
Intervistuesja: E kanë përjetu krejt.
Urtina Hoxha: … e kanë përjetu krejt, e kanë humb një nip, djalë. Edhe gruaja e xhaxhit domethënë, ka qenë në një gjendje goxha kritike. Ka qenë në gjendje të rëndë. Që domethënë, situata ka qenë shumë, shumë e keqe në shtëpi. Por, unë jam kanë e vogël edhe nuk e kam ditë këtë send por, mu krejt çka më ka interesu u kanë që unë s’kam mund me dal me lujt. Edhe jam kanë domethënë, ata krejt kanë dal me lujt para banesës, kanë lujt me top, çka po di çka kanë lujt, e unë s’kam mund me dal se s’kam mund me ecë për do muaj. E ajo u kanë brenga më e madhe edhe tregojnë që kam qajtë aq shumë edhe veç kam dashtë me dal me lujt, s’ma ka ndijë a jam kanë e plagosur a jo por, kam dashtë me kanë një…
Intervistuesja: A të kanë pa… a ke pas probleme ndonjëherë mo me këmbë prej asaj kohe. Domethënë, mbas shërimit deri sot?
Urtina Hoxha: Po, po hala kam po mendoj. Sidomos kur kam qenë tu u rritë, kur të zgjaten eshtrat. Atëherë kam pas shumë probleme. Dimri është goxha i vështirë për mu. Gjithë ka qenë, ka pas momente domethënë, kam pas dhimbje shumë të mëdhaja edhe s’kam mund me shku as në shkollë. Mandej, as profesorat nuk janë kanë tepër të kuptueshëm për faktin që unë s’kam mund me shku në shkollë. E di njëherë e patën thirr mamin edhe ja kanë bo: nëse çikës i dhemb pak këmba pse ki nevojë me e ndalë prej shkollës. Po unë eci mirë domethënë, s’është që e kam… mu nuk është që më vërehet që kam plagë në këmbë. E kam këmben goxha normal. Po kam probleme domethënë, kam dhimbje sidomos kur ndryshon koha, kur të bëhet ftoftë. Nuk mundem me i bo do sene për shembull, nuk mundem me vrapu se është shumë “painful” është… kam dhimbje të mëdhaja për shembull, kur të vrapoj ose kur t’i bëj disa aktivitete fizike. Por, jam mësu, nuk… a po e din, unë prej e maj… unë prej që e mbaj mend vetën e mbaj mend me këtë send. Kështu që, është një send shumë normal për mu. Unë gjithë e di që kur të vjen janari, shkurti unë gjithmonë kam me pas dhimbje në këmbë. Është jashtëzakonisht shumë e normalizume për mu. Ndoshta nuk duhet me qenë por, është shumë e normalizume.
Intervistuesja: Faleminderit shumë.