Museum of Refugees KosovoMuseum of Refugees Kosovo
  • Ballina
  • Storiet
  • Rreth Muzeut
  • Kontakt
  • Ballina
  • Storiet
  • Rreth Muzeut
  • Kontakt

Silvija Rashkoviq

2023-01-30T21:15:43+00:00
https://museumofrefugees-ks.org/wp-content/uploads/2023/01/Raskovic-Silvija.mp3

Intervistuesja: A mund të prezantoheni fillimisht?
Silvija Rashkoviq: Mirëmbrëma. Unë quhem Silvija Rashkoviq nga Klina.
Intervistuesja: Si e mbani mend periudhën para luftës?
Silvija Rashkoviq: Për mua ajo periudhë është periudha më e bukur, sepse nga natyra jam optimiste dhe do t’i kujtoj gjithmonë gjërat e mira që kanë ndodhur. Ditët studentore në Prishtinë janë ditët më të bukura. Nuk dinim për frikë, nuk dinim për skamje. Nuk dinim për uri. Liria e lëvizjes ishte me bukura, pa frikë që të kalosh nëpër qytet. Këto, gjërat e tilla nuk kishin çmim. Dhe kjo është pjesa më e bukur e jetës sime dhe do ta kujtoj gjithmonë me mall.
Intervistuesja: Çfarë kujtoni nga periudha e luftës dhe si u larguat nga shtëpia juaj?
Silvija Rashkoviq: Nga periudha e luftës, sigurisht çka do të kujtojmë më së shumti ne që e përjetuam se sa bombardimet. Ai tingulli i sirenës është diçka që do të na kujtojë gjithmonë bombardimet dhe atë frikë. Edhe fshesa me rrymë kur ndizet, i ngjan bombardimeve. Kudo kishte frikë, alarme, se duhej të strehoheshe. Strehimoret ishin të pa ajrosura. Asnjëherë nuk ishin të hapura, të ajrosura. Nuk dihej ku ishte më keq. A ishte më keq në strehimore apo ishte më keq në të hapur. Bombat binin, xhamat po thyheshin gjithandej. Ishte e frikshme. Pastaj uria, nuk kishim ku të blinim bukë. Edhe nëse e gjenim ndonjë furrë buke, ishte radha e gjatë. Atëherë frikoheshe edhe nga snajperët, se mos të ju qëllojë ndonjë snajper në të hapur. Nuk ke guxuar te ecësh nëpër qytet. Vetëm për sende ushqimore dhe kjo ishte e tmerrshme, e tmerrshme. Mundem vetëm të them Zoti na ruajt që të mos ndodhë më asnjëherë.
Intervistuesja: Para luftës, a keni pasur marrëdhënie të mira me fqinjët tuaj shqiptarë?
Silvija Rashkoviq: Epo, le të themi se në fshatin tim nga vij unë në Klinë, në Dugajevë të Klinës kemi pasur marrëdhënie të mira. Fshati ishte gjysmë-gjysmë, gjysmë serb, gjysmë shqiptarë dhe ne kishim marrëdhënie të mira me ta. Ishte fshat i vogël, dhe më pas shoqëroheshim të gjithë ndërmjet vete. Nuk kishte probleme. Marrëdhëniet atëherë ishin të mira, por kah fundi i luftës… në fillim të luftës, marrëdhëniet u përkeqësuan dhe fatkeqësisht përfundoi ashtu siç përfundoi, duke ikur dhe në kolona.
Intervistuesja: A mendoni se mund ta lëmë pas luftën dhe së bashku të ndërtojmë një shoqëri më të mirë në Kosovë?
Silvija Rashkoviq: Mund të them vetëm një gjë për këtë. Se ishte luftë dhe nuk ishte dasmë dhe se ka pasur viktima nga të dyja palët. Dhe se nuk duhet të harrojmë kurrë atë që ndodhi. Por çfarë të bëjmë, jeta vazhdon, ne duhet të jetojmë. Ne duhet të shikojmë drejt një të ardhmeje më të mirë. Si të jetosh, si të mbijetosh. Dhe sigurisht që duhet të jetojmë pranë njëri-tjetrit. Nuk duhet të përdorim retorikë të nxitjes së luftës dhe nuk duhet të shpërndajmë urrejtje. Këtë po e bëjnë politikanët dhe mjafton, e jo ne mes vete. Ne duhet të jetojmë të qetë, pranë njëri-tjetrit, së bashku. Nëse është e mundur. Mendimi im është se ne mundemi së bashku.

Share this post

Facebook Twitter LinkedIn Google + Email

Related Posts

Dragana Smiljaniq

https://museumofrefugees-ks.org/wp-content/uploads/2023/01/Dragana-Smiljanic.mp3 Intervistuesja: Mund të prezantoheni fillimisht? Dragana Smiljaniq: Dragana Smiljaniq nga Lipjani. Kam 13 vjet që jetoj në Lapnasellë. Kam marrë...

Read More

Sabri Hasani

https://museumofrefugees-ks.org/wp-content/uploads/2022/04/Sabri-Hasani.mp3 Intervistuesja: Rita Berisha I intervistuari: Sabri Hasani R.B.: Pak para fillimit t’luftës, nashta pak para bombardimeve. Veç qysh e man n’men...

Read More

Fitnete Dauti

https://museumofrefugees-ks.org/wp-content/uploads/2021/01/Fitnete-Dauti.mp3 Medinë Dauti (intervistuesja) Fitnete Dauti (e intervistuara) Akronimet: MD= Medinë Dauti, FD= Fitnete Dauti   MD: A po më tregon qysh e mbanë...

Read More

Afjete Bashota

https://museumofrefugees-ks.org/wp-content/uploads/2023/01/Afjete-Bashota.mp3 Intervistuesja: Po ia fillojmë pak para bombardimeve ndoshta. Me çka keni mund me dal prej shtëpisë? Ku je kanë?...

Read More

Ljilja

https://museumofrefugees-ks.org/wp-content/uploads/2022/04/Ljilja.mp3 Intervistuesi: A mund të prezantohesh? Të tregosh se kush je, çka je, nga je dhe ku ke lindur? E Intervistuara:...

Read More

Branko

https://museumofrefugees-ks.org/wp-content/uploads/2022/04/Branko.mp3 Intervistuesi: A mund të na prezantoheni? I Intervistuari: Mundem. Quhem Branko. Jam jetuar në... hmm, në Ferizaj, 21 vite. Intervistuesi: Po. I...

Read More

Žarko

https://museumofrefugees-ks.org/wp-content/uploads/2022/04/Zarko.mp3 Intervistuesi: A mund të na prezantoheni dhe të na tregoni më tepër për veten tuaj? I Intervistuari: Unë quhem Zharko....

Read More

Dardan Hoti

https://museumofrefugees-ks.org/wp-content/uploads/2020/05/Dardan-Hoti.mp3 Bjeshka Guri (intervistuesja) Dardan Hoti (i intervistuari) Akronimet: BG=Bjeshka Guri, DH=Dardan Hoti BG: A po m’tregon diçka për veten? DH: Unë jam Dardani,...

Read More

Merita Shala

https://museumofrefugees-ks.org/wp-content/uploads/2023/01/Merita-Shala.mp3 Intervistuesja: Përshëndetje Meritë. Merita Shala: Ç’kemi. Intervistuesja: Po ja nisim pra prej kur u përkeqësu situata? Ku je kanë? Sa vjet?...

Read More

Orgesa Arifaj

https://museumofrefugees-ks.org/wp-content/uploads/2021/01/Orgesa-Arifi-online-audio-converter.com_.mp3 Rrefim nga Orgesa Arifi   OA:Periudha mas luftës në Prishtinë, në Arbëri, lagjen ku kom jetu, për mu ka qenë shumë...

Read More

Rr. Ardian Krasniqi, 2nd floor, No.5, 10000 Prishtinë

+383 38 748 018

Mohim përgjegjësie

Pikëpamjet dhe opinionet e shprehura në intervista nuk pasqyrojnë qëndrimet, pikëpamjet, opinionet apo politikën e Nismës së të Rinjve për të Drejtat e Njeriut - Kosovë.

© Copyright 2020. All Rights Reserved. | Web Developed: Flutra Webs
info@museumofrefugees-ks.org