Sakibe Morina
Bjeshka Guri (intervistuesja)
Sekibe Morina Landovice(e intervistuara)
Akronimet: BG=Bjeshka Guri, SM: Sekibe Morina
BG: A po na tregon kush je?
SM: Sekibe Morina, Landovicë.
BG: A munesh me na tregu për periudhën para se me ia fillu lufta, qysh e keni ndje tensionin?
SM: Tutë kemi pas, kemi pas drojë, e kemi pas ushtrijën mbi katun tonë, ngat i kemi pas, na çdo gjujtje e kemi ni, na ka rënë thuja përmbi kry. Prej ktuhit kanë gjujt në Drenovc, kanë gjujt gjithkah, ushtria o kanë e stacionume këtu në Lantovicë.
BG: Ku keni nejt ju?
SM: Në shtëpi, kerkun asni dit sjem ik. veç kur kemi ik qatë ditë dhe jemi metë.
BG: Me sa përsona keni nejt në shpi, qysh o kanë, a të kujtohet pak a shumë?
SM: Po, Vjehrra Vjehrri 4, 6, Vjehrri me Vjehrren edhe kunata janë kanë edhe kunati 4, gruaja e axhës o kanë me 4 fëmijë dhe axha,6 10 edhe une jam ka me dy fëmijët se burrin e kam pas në Zvicërr gjat luftës.
BG: edhe qysh t’kujtohet ajo periudhë?
SM: jemi kanë në shpi, normal tu nreqë punë, na me krisma ma u msumë tu gjujtë e tu asi prej shpisë nuk kemi ikë si tjerat fshtatra qe kanë ikë e janë kthy kanë ikë e janë kthy, na qitu jemi kanë.
BG: Edhe qysh e keni marrë vendimin, pse jeni detyru më lanë shpinë?
SM: Jemi detyru sefte i kanë mbytë 4 ushtarë serb brenda katunit i ka mytë i Landovicës.
BG: Do të thotë ushtarë serb janë vra në Landovicë?
SM: Serb janë vra n’Landovic, midis katunit se kanë zhdryp poshtë se ata janë kanë afër edhe janë zhdrypë me marrë ujë, i ka mytë i Landovices. 4 ushtarë.
Qaty tani ka hi nepër shpia Ismet Gashi osht i vramë, veç na ka qelë kapigjikin ka thanë ikni qetash se e patem, edhe na qysh jemi kanë veç ni çantë rrishim të përgatit për fminë une i kisha dy fmi, nejse do tesha me i marr gruja e axhes o kanë e kemi dal prej kapigjikit.
Prej kapigjikit veç ni perpjetze jemi shku jo shumë largë që shpia ku shihet nëse don me pa.
Qetu spo shihka.
Jo kur të dalë në aborr ta tregoj, mas qasaj shpijes fill qatje shpia e kallne osht nuk e kanë nreqë atu.
Ndaqit edhe te vendi ju qoj, edhe veç e kemi kalu rrugen se na tjeterkun jemi kanë me shpia para luftës jo këtu, edhe kemi dalë, ai na ka thanë hini qatu në shpi të tem edhe ska kurgjo veç ikni prej shpive.
Edhe na qatu jemi grumbullu tash nuk e di sa veta, dikush ka ikë prej knejë dikush knejë ka Petrova dikush kah kto katunet dikush knej dikush qysh kemi ik.
Na në qatë shpijen edhe jemi ulë krejtë në qatë shpijen, ata janë kanë tenka u kanë qitu permi xhami, edhe na qishin nifar si pasqyre si nuk e di çka na qitshin edhe na kqyrshin.
Edhe kur kanë nisë sefte mas pari çika mi ka pas rrafsh dy vjet.
Met 20-tin, në cilin muj jem, në janar
Në janar ajo o kanë me 20 mars, me 20 mars mi ka bo dy vjet, me të 26 e kanë vra .
Edhe çika me pelena o kanë perpara se pampers nuk kemi pasë.
Edhe tha mam tha, se o kanë e zgjute tha hjekma pelenen se jom ba berbat, thash mami ta hjeki, vjehrra po thotë hec more çfar krise ti edhe pelenen po dushë me ja hjek. Ani moj thashë pale ka të shkon a do me mu çelë çika varr a du me pastru, e pastrova e vesha çiken, mam tha po du bukë, do bukë të nxetë the qysh e pjekum te shpia e shtini gruja e axhes thash ha mam buk, apet vjehrra ti koke tranu.
More pale ku të shkojna, çika mos të më untohet, gjynah .edhe bukë i dhashë.
edhe tu nejtë kanë nisë me granatu në qatë shpi ku jemi kanë, sefte kunaten 15 vjet e gjys e kanë mytë, Njomzen. Në krjetë qata gjin jem kanë qishtu qysh janë gishtat e shpesht, e kur nisen me gjujt moren për dritare anej në atë krahin qe kush me pshtu shpirt, kështuqe gjinja janë kanë e midis qatyne gjinnve, krejtë qata gjin veç ata e preki, atje te koftë në kry edhe ra ajo qishtu
Edhe vjehrra tha kuku qiken, vjehrri i tha tha dojm me shku krjetë, çika e pat, në prag të deres e zunë , e kemë ngrehë, e kemë kthy mrapa qysh duhet, ni pelen ja kem qit në ftyrë edhe kemi kcy mrapa prej dritare.
Vjehrres po i tham ti merre çiken, se qysh e lat veten osht ma e lehtë unë e marrë djalin edhe dalim.
Kur kemi kcy prej dritares kemi dalë, qaty janë 12 të vdekur edhe 12-13 a sdi sa të plagosur edhe ma nuk di për kanë se une qaty jam plagosë për veti, çikën e kanë mytë, vjehrren e kanë mytë, kunatën ma e pashë, çikën e vjehrren si kom pa se s’komë ditë per veti.
Ma skum dit kush um ka marrë e di veç her pas heres bjer qu do vija, skom marrë kurfar dhimte vesh, veç ni njeri i katunit kur më ka pa si në mal veç ka bo qishtu qe e ka kapë krytë edhe ka ngajtë më ka kapë më ka shti në mal
Dej në aksham, në ora 10 e gjysë kemi dalë prje shpijes, deri në ora 6 skom ditë as per vjehrrin as per kunatin as per grua t’axhes as per fmi as per kërkan.
Une e plagosun e shtritë, vija e ujit o kanë une permi vi të ujit na kanë shtri t’plagosnit.
Qajo nana e qati djalit qe i ka mytë 4 ushtar nuk po e din për djal të vet qe oshtë i vramë.
Edhe po i hjek ato të krejes qysh i lidhin edhe po mi lidhë mue varrët edhe po më nimon e po thotë qyqja nana çka t’paskan bo, edhe po më nimon po i hjekë ato shamiat po mi lidh varrët.
Edhe une hiç kurgja spo di per kërkan kurgja.
Her i mshelsha sytë her i qelsha, kurgja.
Edhe ai tjetri ni djal i katunit qaty qysh kemë shtrit ra granata e kputi lisin e atina edhe niher në qafë, ke i plagosun e i ra edhe niher edhe ma sdisha me u tutë.
Edhe dikure voonë ka ardh vjehrri diqysh nepër mal.
I thash bac ku i kam fëmijët?
Tha “ qe qatje më nalt janë”, apet po rri ni kohë, nuk i pashë fmitë, i thashë
Bac ku i kam fmitë?
Ai apet “ qe qatje më nalt janë”, thash bac ku i kam fmitë?, nëse i kanë mbyt kallxom ta dij mos um jepë shpresa!
Tha qe bre Kib qatje ma nalt osht Fisniku, edhe djalin e kishin plagosë.
BG: Edhe djali i plagost?
SM: Po i plagost o kanë .
Kur shkum vonë më nelt, djali ishte i shtrit, kamen e plagost i thashë, kuku mam edhe ty të kanë plagos a?
Qizmen qysh ja kanë hjekë.
Masi e pashë djalin thash Bac çikën ku e kam?
Tha qatje ma naltë, thash bac kallxom ku o çika ku o nana?
Tha çikën edhe nanën i lash në kodër.
Thash ani okej okej, e lash e lash nuk është asgjë.
Kemi nejtë në mal qatu, masi u terru, pa kurrfar ndihme prej ores 11:00 kur na kanë plagos, kurrëfar ndihme skemi pas hiq.
Kur u terru, jemi shku nepër fusha ose nepër male dhe kemi shku në Petrovë, mua më kanë bajtë me lese, me qebe.
Burrin nuk e kamë pasë, kunatin dhe dikush prej katunarve më kanë bajtë, kunati djalin e ka bajtë në krahë, dhe mua më kanë bajtë disa nga t’katunit me qebe.
I thonin kunatit a ec ec ec. A ka dek a osht gjallë?
Kërkush nuk ka besu se jom kanë gjall, kunati ju thojke se o gjallë.
Unë nuk e kom dit kurr se ku osht Petrova.
I thojshin kunatit a o gjall, ai ju thojke po po gjallë është.
Unë me vete thojsha, budallt çka po thojnë, une po di kta po thojn a osht gjallë a jo.
Se ja nisi bike shi, dhe ma qiten ni sen mi kry që mos me m’ra direkt shiu në ftyrë, apet vetshin a jam gjallë a jom dekë, kunati iu kallxojke po po gjallë.
Kur kemi shku në Petrovë ni doktor, nuk ja di emrin e tij, na kanë shti në ni shpi mrena pakë a shumë ndihmë na ka dhanë sado pak varrët me i ndalë.
E na kanë dhanë bukë, dhe ni doktorr na ka nimu.
Kur u zdritike na kanë thanë me lanë katunin se me ju nxanë marojmë edhe na.
Kemi dalë prej atuhit, mu kerkush nuk dojke me më shti në shpi, se thojshin une e plagosne thush ti unë isha ushtarë apo kumedit çka isha. Femer..
U tutshin, gjithkush u tutke për veti
Kemi hi te ni teze e burrit.
Na ka shti mrena.
Kem nejtë atu rreth nja3-4 ditë më doket kena nejtë.
Qika e e sajë më ka ushqy mu, se mu mu osht koqitë goja dhe nuk mujsha me ta livritë as qishtu gojën. Nuk e di pse mu kish koqit goja ashtu, zaher hupa shum gjakë.
Ajo ma qelke gojen me zor edhe m’jepke me hanger. Edhe do tesha rroba gruaj e axhës i kishin pshtu do të djemve të vetë se të miat krjetë të preme të qallamitme .
Nuk kom mujtë me livrit as për me i kry nevojat e mia, gruaja e axhës më ka nimu qysh ka mujtë.
Skom pas kamë, kamtë më ishin ba troshë.
Na ka majtë ni javë ajo, smujë me i than hajr baftë, na ka dhanë me hanger me pi edhe ajo u tutke bojke panikë veç me dal na prej shpijes.
Kemi dal nga atu, por nuk kishim ka me ia majtë, kerkush nuk më pranonte mu.
S mujsha me lëvizë, djali i plagost, edhe unë gjithashtu.
Ni gru me dy djemë të vegjel, pa burrë na ka shti mrena. Shpinë e kish pasë të madhe, emrin Medina e ka pasë ajo, ka dek ajo tash.
Allahu në xhenet e qoftë, se na ka siguru mrena edhe na ka mbajtë e ajo nuk ka pas për vete, po na ka strehu.
Kemi nejtë atu rreth 5 javë.
Pasi ka bombardu NATO 5 javë kemi nejtë atu.
Skishum ushqim boll, nuk guxojke kekkush me dalë me ble, pakë supë, pakë bukë, pakë suxhuk e ka ble vjehrri, djali ngajke me marrë me hanger po më tha mos me i dhan me hanger mish se puna e varrve me ju shnosh, unë ja hjeksha prej dores veç let shnoshej. Baci thojkr leje se gjynah, unë nuk ja lejsha veç qe thojsha let shnoshet mos t’han suxhuk as kurgjo.
Ja kom hjek senet prej dores djalit veç le të pshton.
Une shkojsha per nevoja te mia, ecja zhag si fmia qysh ecin kur shkojsha në banjo më kapke gruja e axhes a kunati, se burrin nuk e kom pasë. E falenderoj si vlla, më ka ulë në shole, ai ka dalë për jashta une qysh kom mujtë tani. Më ka marrë apet më ka qitë jashtë, ose gruja e axhes.
BG: E Plagt qysh i ke trajtu?
SM: Gjatë kohës sa kemi nejtë te kjo gruja Medina, ni veterinar i lopëve e ka pasë shpinë ngatë, veç ni shpi e kemi pas nermjet, edhe ai përmes vjehrrit tim e ka marrë vesh se jemi atu.
Ai ka marrë vesh që jemi atu dhe ai ka o kanë tu e majtë ni doktorr, kirurg Sherif Krasniqi të Prizrenit. ai ka ikë e ka ardhë msheftaz me nejtë te ky.
BG: Në cilin katun ?
SM: Në Prizren tani.
Ky veterinari ka ardhë për çdo ditë na i ka kontrollu varrët, na ipke injeksione, na i pastrojke varrët, na i lidhte, ni javë. Mas ni jave ai doktorrin tu e mbajt në shtëpi po nuk ka kallxojke neve, po i thot kunatit merre djalin edhe nusen biri te une se punë per mu qysh e kom pru ni mjek në shpi, tha po mos të mirret vesh le ti kontrollon
Spo kallxon qe pe manë aty, se çdokush u tutë.
Kemi shku te aj.
Nana baba, dikush rrike te dera e oborrit, dikush rrike te dera e shpijes, tu rujt mos po vjen dikush pe nxen mjekun a neve a, mos po kallxo najkush, a mos po ninë najkuhs ase po na strehonin.
Na ka qu Veterinari në dhomën e tij të fjetjes të veten, më ka marr mi ka kontrollu krjet varrt ai mjeku Sherif Krasniqi.
Krejt i shtike do si gjilpana nëpër vena, ku di une, pa pi pa kurgjo, e kapke mishin e kalbtë qashtu qe hiç pa se as ai ska pasë atu kurgjo.
Edhe kurgjo une hiq, qashtu qe dru.
E kryjti me mu tani djalin.
Kur e murr djalin, djali britke se i vogël. U dashke me ia mshelë edhe gojën mos me ni najkush
Edhe biskatke.
Kunati u saritav se e majke djalin qishtu, smuj e shihke djalin ashtu.
Une po i tham a din qaq une e fortë qu thashë e maj vetë, durt i kamë t’shnosha se spo munesh ti.
Tha jo jo.
E kqyri edhe djalin
Prap kunati para dursh mu e djalin pi asaj shpijes na ka pru qaty ku jena kanë tu nejtë.
Edhe qaj veterinari na ka nimu me ushqime me tesha na ka pru në qatë shpijën.
Na ka nimu me ushqime me tesha me na ka pru.
Ka ba vakija e bike bukën e nxetë, shpesh.
Qatu kemi nejt 5 javë. Tani ma ai doktorri sna ka kqyrë, veç qeky veterinari dej kur kemi shku në Shqipni.
Vijke qysh i thojke aj, vijke na i pastrojke na kqyrke.
Tani atë ditë u la ma krjet Prizreni 5 javë 6 s met ma kerkush, hajt dhe na po dalum.
Veq metem na.
Kur bisha me fljetë naten e qitsha djalin kah dritarja, djalin anena une knej, tani ren bishim me kunat e me gru të axhes e me vjeherr me ni dhomë.
Thojsha kuku, nashtë qe hin na mysin, po pe shoh tu ma myt djalin nuk muj e shohë.
Thojsha kuku po gjujnë prej dritares e ma kap djalin, pe qes djalin knejë e une dal kah dritarja
Vetë kom dalë kah dritarja djalin e kom qitë knej;
Hajde me shku për Shqipni, dej qatë dit 5 javë 6 skom hec hiq.
Qato ditë u la krjetë, smet kush hajde me shku per Shqipni.
Thash o Zot ndihmom mu se kta i kanë kamë e durë, po mu ndihmom të qohna e të ecim.
Qatu tu thanë e more Zot nimom qatu e di jom qu në kamë,
Bac thash une u nisa, se vjehrrit i kom thanë bac
Se ky apet sdojke me kembngulje, kunati e krejt
Thash u nisa, qa të bohet per krejtë edhe per neve veç na kemi mbet.
Tani per krahsh më kanë kapë kunati, e djalin e deri në stacjon kemi hecë.
Kur shkova në stacion mu koqit goja mu koqiten dhamt mu pinen durt mu pinen kamt krejt.
Hypem në autobus, kemi shku deri në Zhur.
Në Zhur i kishin qit do asi nëpër rrugë, do asi betona qysh ju thon atyne e kanë nxanë rrugen edhe autobusi ma nuk shkojke.
Nja i katunit t’landovices i dalen në prizren o kanë me gru e me djalë e me familje të vet në kerr, kur kemi shku atje e ka zhdrypë djalin e vet të ri prej kerrit tha ti je i shnoshë, i ri
Çka të bohet me krjetë bohet edhe me ty, kjo oshtë e smutë e smuj ec.
Tha ti ecë me kolonë, tha kjo ka me hypë në kerr.
Une me djal kom hypë në kerr me qata t’landovices i dalun n’Prizren.
Me gru të atina kemë ardhë.
Kur kemi ardhë n’Granicë t’Shqipnijes tash u nal çdokush me i pritë familjart e vetë qysh po i malltretojnë, rruges ka pas milic po nuk na kanë malltretu.
Nalshin po ka 1 cigare ka 1 diçka, po kshtu me na nguc sna kanë ngucë.
As kta në kam skanë thanë qe i kanë ngucë.
Kur kemi shku në Granic tani jemi nal atu kemi pritë, djali kajke mam ku o xhaxhi ku o baba u tutke.
Qe qitash me mamin po vinë qe qitash po vinë.
Kur erdhen ata u bashkum tani gjithkush me familje të vet.
Edhe prap tani nuk dojke kerkush me u nis i pari prej Granice, apet une thashë.
Une dal e para hajde, kom hec, vjehrri.
Vjehrri une o kan, kunati djalin e ka pas n’krahë, veç leternjoftimet na i kanë marrë.
Kur e kom kthy krytë e kom pa qe edhe kunatin me djalin e lshuen, dulem në atë anë,
A din e pashë qe dulem në atë anë.
Jan ardhë do njerëz se më shihshin mu thojsha o largonu se smuj me folë, se mu koqit goja, krejt a dinë pa gjak pa kurgjo hiq.
Na kanë marrë tani kishe do të KFOR anej qe janë kanë nëpër shatora, na kanë kqyrë pakë a shumë mejkt.
Qishtu sa kanë mujtë, kemi nejt tani aty në shator 1 javë mdoket.
Pa u la pa u shperla në tokë ka 1 sungjer qishtu,
Skom ditë as per të mitë as veç rruges kur jom nisë prej ktuhit qashtu thoja eh moj nana jeme a po e dish çka të ka gjetë, a pe dish ku jam.
Kemi shku në shatora nuk kemë ditë as për të mitë ku janë as per kërkan hiç skom ditë ku janë kush janë a u myt najkush a ka pshtu najkush as kurgja.
Jam kanë
Vjehrri ka dalë, dilshin me kqyr kush po vjen a po e sheh najkan të njofshem e çka po bohet
Unë me djalin qatu në derë të shatorit, spo muj me ecë qashtu
Djali qashtu kamen, ai ecke qashtu ka ni trohë zhag, edhe une ecsha po smujsha.
Edhe n’der t’shatorit dyt po rrimë, veç kur ka thanë djali maam thash he, tha kuku maam daja Behxhet po vjen. Vllavi jem. ai kish pas dal e e kish pas zatet bacen, baca kish than qitu shko.
Kur e kom pa vllavin, thash kuku a je gjallë a?
Po edhe djali, qatu vllavi më kqyri nejti pakë.
Qatu murr veshe dhe vllavi kush jemi kush nuk jemi.
Kush kemi pshtu e kush nuk kemi pshtu.
Vllavi prej atyhit me ksi Tom i thojshin perpara, kerr me kolicë, kamion, të katunit Landovic edhe ata janë kanë të dalun në Prizren.
Na kanë marrë me kerr të vetin na kanë qu deri në Elbasan.
Familjarët e tij kanë pas fëmi të vegjel, krejt i ka hypë permas dhe tha nusja dhe djali janë të plagost, kta dy hypin përpara, edhe grunë e vet e ka hypë përpara, plakë o kanë ajo, unë me djalin dhe vjehrri.
Kemi ba nashta 16 a 17 orë rrugë për në Elbasan, se rrugët janë kanë të prishta atëher.
Kur kemi mrri në Elbasan nuk kamë mujtë me zbritë nga kamioni, krejt jam koqitë.
Komë zbritë, një tezak i burrit i cili kishte shku ma heret se na ish kanë në ni shpi private.
Na ka shti mrena qatë natë, sa mu pastru, taj jo kom ven jo skom venë.
Tani kemi shku në kamp Arab, na kanë prit krejt dhoma-dhoma të ndara, aty kemë fjetur me do gra të katunit.
Aty ushqimin e kemi pasë hazder, ushqimin e kemë pas të mirë.
Rrobat duhej me i la, po unë nuk mujsha me i la, ni gru e katunit më ndihmojke, tani e morra veten pakë edhe fillova me i la kapak.
Arabët atu na dhanë qebe, edhe trenerka me i veshë dhe mjeku na ka kqyrë.
Kemi nejtë atu nuk di sakt nashta 5 javë 6, nuk di nashta vjehrri ma shumë man menë.
Tani jemi kthy me autobus n’shpi.
Natën e parë kemi nejtë te një bijë e katunit, në Prizren, me ta kemë nejt në kamp arab jemi la atu, jemi vesh, jemi kthy.
Kur jemi kthy shtpia ka qenë krejt e shkatërrume, shpia e axhës o kanë me dy plloqa, edhe ajo e kallme po ska pas kurgjo përveç kashtë, kashta u kall e shtëpia ka metë.
Kam ardhë në atë gjendje, me atë trup me varra e kom fshi ni dhomë edhe e kam rregullu me disa sungjera, i kemi mshelë dritaret me qebe edhe deren me qebe e me fjetë qaty.
Qaty kemë flejtë unë, vjehrri, kunati dhe djali. Bajagi kemi flejtë qatu, tani dikur vjehrri filloi me ly shpinë qysh kish mundësi.
Pa kulm kemi nejtë 2 vjet, ni najllon e kemi qitë që mos me depërtu shiu.
Për mrena e lyjti qysh mujti vjehrri.
Kur kemi ardhë prej luftës, të KFOR-it vishin me na marr në shtëpi doktorët, në Prizren janë kanë.
Mu mi kanë ba fotografitë, nuk guxun me më ba operacion se u tutshin qe po mbes në kolicë.
Të lutnem thojshin koke shumë e re veç nuk të japim siguri.
Masi qe u tutshin, nuk pranova me më ba operacion, ma mirë me nejtë kshtu se në kolicë.
Djalin e kanë ba operacion, e fotografun e bonen thanë ky bonë.
Kfori vishin me na marrë me veturë në shpi.
Operacioni i djalit ka zgatë dikun ni orë, ni orë e gjysë.
E kanë ba operacion, ia kanë hjekë spirat e granatave çka i ka met aty brenda.
Qaty jam kanë vet e kanë marrë djalin e kanë shti, ja kanë vesh ato qysh i veshin me hi në operacion.
Une veç e kqyrsha hiç sma nijke. Kur dul sdike djali kurgja. Fisniik, Fisniik më thojshin preke kshtu deri kur u kfjell. Dikur u kfjell.
BG: Plagt e tua sa kanë ba deri janë sheru?
SM: Plagt e mia kanë bo pi marsit deri në shtator s’mu ka mshelë qikjo, deri sa u mshelë vetë kadal kadal.
Me ba me u ul në ta ajo kriske bojke ksssss
Me nejtë drejtë kurgja, ni trohë me ba me u ulë ato krisshin.
Deri në shtator qekjo varra ma e madhja nuk mu ka mshelë.
Tani dajlin e kanë operu, thanë ky nuk ka me pasë problem kurrë sa të ka jetë.
Aj nuk pati. Në shtator me 16 shtator i ka bo 20 vjet qe e kanë mytë. Kry 1 vjete, 1 vit e diçka luftë. Në mars i ka bo ni vit qe ka krisë, me 16 shtator e kanë mytë. Në klasë të parë, e ka kry klasen e parë sa filloi viti shkollor i klases të dytë.
E kanë nxanë me traktor e kanë mytë, edhe per ata skam ditë kurgja.
O kanë tani burri u kthy masi erdhem pej luftes u kthy ai fill ma smunë nejke i shkoj nana, motra, çika, une e plagosne, djali i plagost. U kanë nt zezen edhe u kthy. Atje ku janë kanë tu punu burrat, u kanë burri o kanë kunati krejtë janë kanë, vjehrri krejtë janë kanë me ta. E kanë zanë me traktor. Edhe une s’kom ditë kurgja.
Jom kanë në shpi. E kom pas qetë Festinen qe e komë, tre muj e gjysë mi ka pasë. Çika po kanë, une si punt në katun po munohna me i kry punët ma shpejtë. Tu i la entë. Jemi kanë në atë oborrin anej s’kemi pasë as zid as kurgja hiq.
Edhe krejt burrat e katunit kishin ni, na kqyrshin neve rreth e rreth knena.
Une me grujen e axhes veç në shpi. Edhe i thojsha grujes të axhes, moj çka po na kqyrin kta burra. Krejt neve po na kqyrin edhe po ikin, e dishin qe spo dimë kurgjo. Gruja e axhës veç dike po mu nuk më kallxojke. Oj tezja Feri thojsha çka kanë more qe po na kqyrin, krejt mos kanë burrat najsen. Jo bre kush po të thotë qe po na kqyrin, kerkush spo na kqyrë.
Moj thojsha une po i shoh krejt rreth em rreth po na kqyrin edhe po ikin.
O kanë nja i kojshive ni javë rrafsh para djalit ka vdekë ni plak me ni qasi kombi t’verdh tu nga i kanë kallxu dhe po shkon në atë venin.
Thash baca Kurtish me kerr desh e qajti kerrin, shkoj thash diçka kanë. Jo bre kurgja skanë. Une tu i la ent jam kanë perjasht n’oborr. Ka ardhë kunati jem qeky qe më ka kqyrë. Ftyra ju kish bo sari. Thash Sejdi qa kini bre çka ju ka bo ftyra sari . Tha kurgja more kush po të thotë qe kemi? Thash vAllah diçka ki se ftyren brogj e ki. Tha jo bre Fisnikin e kemi zanë pakë me traktor. Une kuku a ja keni zanë komen a? Kishe gjithë e zen taksirati në komë.
Tha komen sja kemi zonë po edhe me myt çka po dush me thanë.
Edhe ai kish hup. Une veç qishtu . Jo kurgja po qe se kom dit. Edhe ka ardhë nja i kojshive tha a po dush me pa në spital. Une po, qysh jam kanë e njerst që veç 5 minuta kom ditë. Jo qe ka dekë. Qysh jam kanë e njerstme me hiç as skom shku me u ndrru as hiq. veç po po du me shku me pa. Edhe tu dal te kapigjiki me hyp në kerr të ati kojshijes me shku me pa më ka ardhë xhenazja
Në qatë moment, tu e qitë kamen une me shku te djali, Djali më ka ardhë xhenazja. Para dursh vjehrri e kish kapë edhe hini. Edhe veç kom ba kuuku.
Burri ma ka ba Sakipe e paat. Kuku per mu. Më ka kap burri per qafe. As nuk më ka ra muni as kurgja. Kum hi mrena. E kemi varrosë qatë dit menireni.
BG: Ngushllime!
SM: Faleminderit!
Tash e kom djalin, çika e madhe ma ka emnin e çikes, djali e ka t’djalit, edhe ni djalë e kom 15 vjeçar.
BG: me jet të gjatë!
SM: Faleminderit!
BG: çfar efekte menon qe të ka lanë, çfarë pasoja të ka lanë lufta?
Edhe menderisht edhe fizikisht.
SM: Kurgjo sum doket mu, tash me ni çka me ni keq, qaq e fortë qe jam thu ti kurgjo ska kjo. Dru jam. Krejt i perballoj në qato momente, po mas anej tani ndikojn. Edhe gzimin tash spo ma don. Edhe mu gzu tashti qashtu po mes. Nuk po ma duron as kta as ata. A në qeto momente qetash me pa njerin tu e pre, kurgja, e kqyri edhe munohna me i ndihmu. Edhe qaq e fortë jam as smë bjen mundi as kurgja. Tani mas anej po ndikon.
SM: Çka mujta me majt men të tregova, çka s’mujta…
BG: Faleminderit shumë!
SM: Ska gjo.