Museum of Refugees KosovoMuseum of Refugees Kosovo
  • Ballina
  • Storiet
  • Rreth Muzeut
  • Kontakt
  • Ballina
  • Storiet
  • Rreth Muzeut
  • Kontakt

Lumnije Dauti

Administrator2021-08-19T09:54:18+00:00
https://museumofrefugees-ks.org/wp-content/uploads/2021/01/Lumnije-Dauti.mp3

Bjeshka Guri (intervistuesja)

Lumnije Dauti (e intervistuara)

Akronimet: BG=Bjeshka Guri, LD= Lumnije Dauti

 

BG:  Para se me fillu lufta qysh e kujton qatë periudhën kështu?

LD:  Po, çka kena bo, çka kena hjek, prej Serbit jena kan të okopun boll, edhe a e lëshove?

BG:  Po e lëshova.

LD: Atëhere të okopunë jena kanë, edhe atëherë o kanë shumë shtirë. Ama kur ja nisi me ardhë lufta, me krisë lufta hala ma zi, shumë u ba keq.

Ja nisi me të madhe, u ba keq u ba shumë.

BG: Qysh ka qenë pëvoja me u largu prej shpisë?

LD: Përvoja me u largu prej shpijes shumë keq o kanë, edhe ja nisën ma të krismet, me dalë nepër male. Policia malltretojshin njerzit, djegshin, kallshin, njerzit i nalishin i mytshin në rrugë ka janë ka s’janë. Qishtu. Shumë vështirë o kan, shumë.

BG: Ju jeni largu apo prej shpisë, qysh e kujtonë qatë periudhën që jeni largu prej shpisë, ku keni shku?

LD: Kur dulëm ne prej shpije, njerëzit u grumullunë krejtë te na, atu në familje të babës tem. Ardhshin prej anë e mbanë prej krejtë katuneve, krejtë fshatrave aty ku o pak ma mirë, ku oshtë pak ma qetë. Tani na u largum, edhe ata depërtojshin, dikush o ardh te na apetë u vendosëm me u mobilizi që me shku krejtë troq. Aty tana me traktora me ku mujshmi, tani u nisëm për Makedoni, aty ka rruga në atë anë kah rruga e Dobrotinit e aty në Rahovicë, aty në Rahovicë kena nejtë dy netë. Edhe jena dalë tana aty nepër kufi nepër, autobusat vishin me na marrë. Ka pas shumë keq, te na u kanë pakë mobilizimi ma i asiht. A në atë anë o kanë ma shtirë në atë anë, në atë anë ka kto far ka Drenica në atë anë. Na nishmi, kur dulem në Stankovec aty ma sa tmerri, sa ma ska pas ma shumë o kanë keq shumë në ekstrem, keq shumë.

Sa vaji sa i mytshin gjinjen, na kur dilshum prej shpijave krejtë lopët i lamë, nepër reka, nepër tu pallë, tu bërtitë. S’kish ma shtirë, s’kish. Tepër, tepër shtirë.

BG: Çka të bjen në menë prej kohës kur jeni kanë në Stankovic apo?

LD: Po në Stankovec.

BG: Në Stankovec.

LD: Po, e maj menë aty deri sa u banëm bashk, se ka pas edhe njerëz të smutë. Sidomos nana jeme nu ka dashtë me pas shumë njerëz, u be edhe ma ekstrem, ajo pak u kanë tani u ba edhe ma shumë prej të kqiave që çka u ba, çka u mar s’dojke shumë njerëz me pa.

Tani e morrëm ni shator aty, e u dajtëm si veç. Tani i marrshin njerzit ma, i lypshin njerztë ata të afërmit e vet, për me shku më dalë me shkru me dalë jashtë dikah. Nuk e dishmi a po kthehemi a po rrimë qatu a, nuk u dike çka po ndodh, çka po bohet kerkush, kerkush nuk e dike.

BG: aha.

LD: Tani aty, mu ka kujtu shumë se nanën e kena pas aty, zor.

Na kishum qef me dalë dikun, une sidomos ajo kunata e jeme u kanë prej Kumanoves, tani na dulëm në Kumanovë dulëm privatë nejtem.

Edhe hallen e kamë pasë aty po, aty gabumë qe dulem nuk shkumë dikun jashtë, kishe per ni jetë kishe pak ma të mirë, mos me u kthy. Atëherë nuk e dishmi, kishmi qef krejt me u kthy po shkret e kalltë krejt. Viran. Skishe ku me u kthy, kshtyqe zor o kanë, zor o kanë shumë.

BG: Çka manë menë kur kthimi në shpi kshtu qysh o kanë qajo?

LD: E kthimi në shpi, kur jena kthy na te shpia, krejtë dikunë kanë prekë serbtë kanë marrë, kanë maltretu njerëz, kur ju kishin kthy e çka kanë bo tana shpinë teme kur e kanë marrë, krejt i kishin marrë senet çka kanë marrë, çka kanë gjetë. Kishin pi, kishin hangër, krejtë viran, sguxojshmi me hi thojshin ka bomba. Mos hini tana nifar qaty te ambollanta o kan, kishin ba ni shtabë si të UÇK-jes u lajmrumë na me thanë që a guxojna me hi mrena, me prek diçka. Tani thanë jo jo hini se gjoja se i ka kontrollu dikush pak a shumë. Aj kumeditë a i kanë kontrollu a jo a, hishum tu largu tu largu skishe çka me marr, ka me ja nis ma. Tu e largu ni sen tu e hjek, ajo e marrtë ajo e hjektë ajo, krejt. Po dikunë i kanë kall, ja u kanë kallë shpijat atu në kojshi te na, e jonja kish pshtu, po marrë krejt, çka kanë gjetë.

BG: Aha, okej, çfarë efekti menon që ka pas lufta në përgjithësi te na, ose veq te ti?

LD: Na nuk mujshum me duru qishtu pa qare, ja me kris qishtu me u ba ja ma smujshum me nejt ma qishtu, se nër okupim të serbve. Ata çka s’bojshin për çdo dit, çkamas. Qisi malltretimi qisi, kanë e gjajshin në rrugë, epo apetë tash ma mir, u ba tashi kush ka hupë ka hupë, kush ka metë ka metë. Kështuqe ma mirë një herë e përgjithmonë se me metë qishtu nepër çka t’na bëjnë serbët.

Share this post

Facebook Twitter LinkedIn Google + Email

Related Posts

Anonim

https://museumofrefugees-ks.org/wp-content/uploads/2022/04/Anonim_Ri.mp3 R.B.: Përshëndetje. Po ia nisim pak me fillimin e luftës. A je kon tu punu, çka je kon tu...

Read More

Anonim

https://museumofrefugees-ks.org/wp-content/uploads/2023/01/Anonim-6-_2_.mp3 Intervistuesja: Po ja nisim apet prej ngjarjes së Jasharajve. Qysh e man në mend? Me kon je kon? Çka...

Read More

Lazar Stakiq

https://museumofrefugees-ks.org/wp-content/uploads/2023/01/LAZAR-STAKIC.mp3 Intervistuesja: A mund të prezantoheni fillimisht? Lazar Stakiq: Përshëndetje! Unë quhem Lazar Stakiq, me prejardhje jam nga Shtimja. Aktualisht jetoj...

Read More

Sakibe Morina

https://museumofrefugees-ks.org/wp-content/uploads/2021/01/Sakibe-Morina.mp3 Bjeshka Guri (intervistuesja)   Sekibe Morina Landovice(e intervistuara)   Akronimet: BG=Bjeshka Guri, SM: Sekibe Morina   BG: A po na tregon kush je? SM: Sekibe Morina,...

Read More

Adelina Berisha

https://museumofrefugees-ks.org/wp-content/uploads/2022/02/Adelina-Berisha.mp3 Intervistë me Adelina Berisha R.B.: Përshëndetje Adelinë! Faleminderit shumë që po bisedon me mu. A po ia nisim pak qysh...

Read More

Silvija Rashkoviq

https://museumofrefugees-ks.org/wp-content/uploads/2023/01/Raskovic-Silvija.mp3 Intervistuesja: A mund të prezantoheni fillimisht? Silvija Rashkoviq: Mirëmbrëma. Unë quhem Silvija Rashkoviq nga Klina. Intervistuesja: Si e mbani mend periudhën...

Read More

Fatlum Sadiku

https://museumofrefugees-ks.org/wp-content/uploads/2020/05/Fatlum-Sadiku.mp3 Bjeshka Guri (intervistuesja) Fatlum Sadiku (i intervistuari) Akronimet: BG=Bjeshka Guri, FS=Fatlum Sadiku BG: A po m’tregon dicka per veten fillimisht? FS: Po, une...

Read More

Dobrivoje Jovanović

https://museumofrefugees-ks.org/wp-content/uploads/2022/04/Dobrivoje-Jovanovic-.mp3 Intervistuesi: Mirëdita! I Intervistuari: Mirëdita! Intervistuesi: Do iu lusja që të prezantoheni, nëse nuk e keni problem, apo dëshironi që intervista...

Read More

Sabri Hasani

https://museumofrefugees-ks.org/wp-content/uploads/2022/04/Sabri-Hasani.mp3 Intervistuesja: Rita Berisha I intervistuari: Sabri Hasani R.B.: Pak para fillimit t’luftës, nashta pak para bombardimeve. Veç qysh e man n’men...

Read More

Marija

https://museumofrefugees-ks.org/wp-content/uploads/2022/04/Marija.mp3 Intervistuesi: A mund të na prezantoheni dhe të na thoni diçka më tepër për vetën tuaj? E Intervistuara: Përshëndetje, unë...

Read More

Rr. Ardian Krasniqi, 2nd floor, No.5, 10000 Prishtinë

+383 38 748 018

Mohim përgjegjësie

Pikëpamjet dhe opinionet e shprehura në intervista nuk pasqyrojnë qëndrimet, pikëpamjet, opinionet apo politikën e Nismës së të Rinjve për të Drejtat e Njeriut - Kosovë.

© Copyright 2020. All Rights Reserved. | Web Developed: Flutra Webs
info@museumofrefugees-ks.org