Nexhmedin Duraku

https://museumofrefugees-ks.org/wp-content/uploads/2021/01/Nexhmedin-Duraku.mp3 Bjeshka Guri (intervistuesja) Nexhmedin Duraku (i intervistuari) Akronimet: BG=Bjeshka Guri, ND= Nexhmedin Duraku BG: A po na tregon ma shumë për veten? ND: Po fillimisht, jam Nexhmedin Duraku. Si çdo qytetar tjetër i Krushës, në këtë rast, me ballafaqimet të cilat na u kanë imponu gjatë kohës së luftës jemi zhvendosur fillimisht me familje prej shtëpive diku hnë një prru të afërt. Diku në mëngjesin e hershëm, pastaj gjatë kalimit prej shtëpive në atë far prronin ku kanë qenë komplet t mahalles, familja e...

Neri Ferizi

https://museumofrefugees-ks.org/wp-content/uploads/2021/01/Neri-Ferizi-1.mp3 Bjeshka Guri (intervistuesja)   Neri Ferizi (e intervistuara)   Akronimet: BG=Bjeshka Guri, NF= Neri Ferizi   BG: A po na tregon diçka për veten më shumë, kush je çka bën? NF: Ok. Unë jam Neri. Jam aktiviste e Shoqërisë Civile në Mitrovicë. Me shoqërinë civile ia kam fillu me punu që kur kam qenë 17 vjeç ndoshta. Ngapak si vullnetare, mandej e pata fitu një punë si projekt, edhe prej atëherë më, më duket se një herë kam punu në institucione nja 6 muaj edhe një...

Naxhije Kadiri

https://museumofrefugees-ks.org/wp-content/uploads/2021/01/Naxhije-Kadiri.mp3 Bjeshka Guri (intervistuesja) Naxhije Kadiri (e intervistuara) Akronimet: BG=Bjeshka Guri, NK= Naxhije Kadiri   BK: A po më kallxon kush je? NK: Po të kallxoj, Naxhije Kadiri e kom emrin. BK: Qysh e manë men para se me ja nis lufta, qysh o kanë ktu? NK: ktu e maj men para se me ja nis lufta, nejse qysh o kanë lufta kemi punu kemi asi, kur o ardhë korriki ka fillua lufta e parë, sefte qe u ba jemi ikë prej shpive. BK: Qysh e morret vesh...

Lumnije Dauti

https://museumofrefugees-ks.org/wp-content/uploads/2021/01/Lumnije-Dauti.mp3 Bjeshka Guri (intervistuesja) Lumnije Dauti (e intervistuara) Akronimet: BG=Bjeshka Guri, LD= Lumnije Dauti   BG:  Para se me fillu lufta qysh e kujton qatë periudhën kështu? LD:  Po, çka kena bo, çka kena hjek, prej Serbit jena kan të okopun boll, edhe a e lëshove? BG:  Po e lëshova. LD: Atëhere të okopunë jena kanë, edhe atëherë o kanë shumë shtirë. Ama kur ja nisi me ardhë lufta, me krisë lufta hala ma zi, shumë u ba keq. Ja nisi me të madhe, u ba keq u...

Lule Hasani Tahiri

https://museumofrefugees-ks.org/wp-content/uploads/2021/01/Lule-Hasani-Tahiri.mp3 Latra Demçi (intervistuesja) Lule Tahiri (e intervistuara) Akronimet:LT= Latra Demaçi, LT= Lule Tahiri   LD: Mirëdita tezja Lule. LT: Mirëdita. LD: Pyetja e parë për ty është a mundesh me më tregu diçka për veten, kështu në përgjithësi diçka që zakonisht ki qef njerëzit me ditë për ty? LT: Çfrë të them…? Unë prej natyres jam tip shumë i shoqnueshëm, edhe të tjerët, s’po e themë për veti, më thojnë që shperndaj kshtu kogja pozitivitet. LD: E konfirmoj kto 100%. LT: Qajo është qe më karakterizon d.m.th edhe...

Lejla Veshalli

https://museumofrefugees-ks.org/wp-content/uploads/2021/01/Lejla-Veshalli.mp3 E intervistuara: Lejla Veshalli Intervistuesja: Kendiza Lala   LV: Përshëndetje,  jam një vajzë 24 vjeçare, vi nga komuniteti rom. Tregoj një storje timen të shkurtë. Po e tregoj një storje të jetës time të shkurtë të vitit 1999, atëherë në ato vite ka qenë lufta. Dhe si në çdo vend, edhe në Kosovë ka ndodhë një luftë.   Poashtu edhe ne si komunitet kemi pasur shumë të vështirë të qëndrojmë në Kosovë, sepse ishim shumë të pasigurt, dhe na mungonin si çdo komuniteti të gjitha...

Kefsere Dula

https://museumofrefugees-ks.org/wp-content/uploads/2021/01/Kefsere-Dula.mp3 Intervistuesi: Milot Qorrolli E intervistuara: Kefsere Dula Akronimet: MQ: Milot Qorrolli, KD: Kefsere Dula   KD: Unë quhem Kefsere Dula, me profesion jam arsimtare e gjuhës shqipe. MQ: A më tregon si ka filluar lufta ? KD: Lufta ka filluar dhe që thonë e vështirë boll ka qenë, e kemi prit vështirë po se kemi menduar që me dal prej vendit tonë se kemi prit. Edhe një ditë herën e parë që ka gjuajtur NATO se kemi prit që dalim prej banesës po erdhën policia me...

Interviste Anonime Rome

https://museumofrefugees-ks.org/wp-content/uploads/2021/01/Anonymous-Roma-Community.mp3 Intervistë Anonime Intervistuesja: Kendiza Lala   Në kohë të luftës unë e kom pasë çikën e vogël ë 8 mujsh, jemi kanë 4 familje me një shpi. 4 familje kanë bo që i bjenë dikun ka 28 anëtarë po, e unë rom, u kon tmerr në atë kohë për ne se ne jemi kanë edhe të ri edhe kemi pas fëmijë të vogël, çka oshtë ma kryesore i kemi pas fëmijën me gastare, me tomel. U duke me ngajtë me këqyrë kush ka lopë...

Hidajete Tola

https://museumofrefugees-ks.org/wp-content/uploads/2021/01/Hidajete-Tola.mp3 Bjeshka Guri (intervistuesja) Hidajete Tola (e intervistuara) Akronimet: BG=Bjeshka Guri, HT = Hidajete Tola   BG: A po na kallxon kush je ? HT: Hidajete Tola, nga katuni Potaqan, jemi ardhë në sheher në 69en kemi ardh. Edhe qishtu tani tu munu me hi në puna, asi, djali i madh hini nifar pune po tani qeto  demostratat qe fillun kanë shku në kamë, prej punës në Prishtinë. pa bukë dhe ujë. BG: Prej Prizrenit? SM: Prej Prizrenit, bile jo prej Prizrenit po prej Krushës së Vogël ku...

Goran Simić

https://museumofrefugees-ks.org/wp-content/uploads/2021/01/Goran-Simic.mp3 Petar Ivic (intervistuesi) Goran Smic (I intervistuar) Akronimet: PI =Petar Ivic, GS= Goran Smic PI: A mundeni të prezantoheni shkurtimisht. Emri juaj dhe mbiemri, ku keni lindur? GS: Unë jam Goran Stošić, kam lindur në Rahovec. Ka pesë vite e gjysmë që jetoj këtu ne kontejnerë. Si të them, për sa i përket kushteve, ato janë katastrofale, sa ka minj, sa ka buba, kjo është Zoti na ruajt, nuk mundet as … PI: Thatë se më herët keni jetuar në Rahovec. Atje keni pasur...