Museum of Refugees KosovoMuseum of Refugees Kosovo
  • Ballina
  • Storiet
  • Rreth Muzeut
  • Kontakt
  • Ballina
  • Storiet
  • Rreth Muzeut
  • Kontakt

Anonim

2023-01-30T22:19:22+00:00
https://museumofrefugees-ks.org/wp-content/uploads/2023/01/Interview-011.mp3

Intervistuesja: Çfarë mbani në mend nga periudha e luftës?
E intervistuara: Epo, nga periudha e luftës… na la një vragë të rëndë se as nuk e prisnim, as nuk ishim të vetëdijshëm se çfarë na ndodhi, dhe çfarë do të ndodhte më pas. Shumë rëndë na ka rënë. Së pari, humbëm lirinë e lëvizjes… as nuk e dinim se ku po shkonim, as çfarë do të bënim, as kur dhe sa do të zgjaste kjo. Mirëpo, është ajo që ka është.
E intervistuara: A ju kujtohet çfarë marrëdhëniesh keni pasur me fqinjët, kolegët shqiptarë?
E intervistuara: Po. Kam punuar në një kolektiv ku ishim shqiptarët, serbët dhe goranët. Ne kishim një marrëdhënie korrekte. Me vetë faktin që shefi im ishte shqiptar. Nuk kishim asnjë problem. Kemi jetuar shumë korrekt, mirë dhe pajtoheshim. Nuk është ndjerë fare jo marrëdhënia shqiptar dhe serb… unë vetëm i konsideroj dy… dy, kombe. Që ekziston vetëm njeriu dhe jonjeriu.
Intervistuesja: Dhe ju kujtohet momenti kur ju desh të largoheshit nga banesa?
E intervistuara: Po. Atëherë ka qenë më së vështiri për mua, sepse fëmijët ishin të vegjël. Nuk e din se çfarë të marrësh e çfarë të lësh. Por, neve na mbeten të gjithat edhe sot e kësaj dite më asnjëherë nuk kemi hyrë më në atë banesë. Dhe është shumë i rëndë ai kujtim që Prishtinën e kemi aq afër por kaq larg. Ne shkojmë në Prishtinë, por nuk është më ajo. Gjëja më e keqe në gjithë këtë është se nuk guxojmë ta përdorim gjuhën tonë. Gjuhën shqipe nuk e dimë, anglishten nuk e dimë sepse nuk kemi ndërtuar karrierë dhe nuk e llogarisnim që të vinte deri këtu që nuk mund ta përdoresh gjuhën tënde në vendin tënd.
Intervistuesja: Dhe a mendoni se është e mundur që serbët dhe shqiptarët të ndërtojnë një të ardhme më të mirë së bashku?
E intervistuara: Epo, nuk di çfarë të them. Mendoj se nuk është tek ne dhe tek shqiptarët. Këtë e vendosin forcat më të mëdha. Unë mendoj se ne nuk jemi të zotët e shtëpisë tonë. I zoti i shtëpisë është dikush i treti.
Intervistuesja: Ju faleminderit!
E intervistuara: S’ka përse.

Share this post

Facebook Twitter LinkedIn Google + Email

Related Posts

Kaltrina Zhushi

https://museumofrefugees-ks.org/wp-content/uploads/2023/01/Kaltrina-Zhushi.mp3 Intervistuesja: Përshëndetje Kaltrinë. A po ja nisim pak me ni prezantim tanin; kush je... Kaltrina Zhushi: Jam Kaltrina Zhushi, jam...

Read More

Valmira Rashiti

https://museumofrefugees-ks.org/wp-content/uploads/2023/01/Valmira-Rashiti.mp3 Intervistuesja: Okay. Thank you for doing the interview. Munesh me ja nisë prej memories ma të hershme që e...

Read More

Ariana Kasapolli

https://museumofrefugees-ks.org/wp-content/uploads/2023/01/Ariana-Kasapolli.mp3 Intervistuesja: Përshendetje, falemnderit që po pranon sot me fol me mu. Më kallxove që ke jetu në Prishtinë e...

Read More

Anonim

https://museumofrefugees-ks.org/wp-content/uploads/2022/04/Anonim_Ri.mp3 R.B.: Përshëndetje. Po ia nisim pak me fillimin e luftës. A je kon tu punu, çka je kon tu...

Read More

Rasim Alija

https://museumofrefugees-ks.org/wp-content/uploads/2020/05/Rasim-Alija.mp3 Bjeshka Guri (intervistuesja) Rasim Alija (i intervistuari) Akronimet: BG=Bjeshka Guri, RA= Rasim Alija RA: I kom mbaru studimet Master në Shkenca politike,...

Read More

Merita Shala

https://museumofrefugees-ks.org/wp-content/uploads/2023/01/Merita-Shala.mp3 Intervistuesja: Përshëndetje Meritë. Merita Shala: Ç’kemi. Intervistuesja: Po ja nisim pra prej kur u përkeqësu situata? Ku je kanë? Sa vjet?...

Read More

Ganimete Halilaj

https://museumofrefugees-ks.org/wp-content/uploads/2021/01/Ganimete-Halitaj.mp3 Intervistuesi: Arbër Halitaj E intervistuara: Ganimete Halitaj Akronimet: AH=Arbër Halilaj, GH= Ganimete Halitaj   AH: Çka keni qenë duke bërë para se me...

Read More

Gordana Đorić

https://museumofrefugees-ks.org/wp-content/uploads/2022/04/Gordana-Djoric-.mp3 Intervistuesi: Na thoni diçka për veten. E Intervistuara: Unë jam... quhem Gordana Gjoriq nga Llapnasella, i kam 62 vjet. Me...

Read More

Goran Simić

https://museumofrefugees-ks.org/wp-content/uploads/2021/01/Goran-Simic.mp3 Petar Ivic (intervistuesi) Goran Smic (I intervistuar) Akronimet: PI =Petar Ivic, GS= Goran Smic PI: A mundeni të prezantoheni shkurtimisht. Emri juaj...

Read More

Dragan Maksimović

https://museumofrefugees-ks.org/wp-content/uploads/2022/04/Dragan-Maksimovic.mp3 Intervistuesi: Dua t’iu lus të prezantoheni nëse nuk e keni problem, apo doni që intervista të jetë anonime? I Intervistuari:...

Read More

Rr. Ardian Krasniqi, 2nd floor, No.5, 10000 Prishtinë

+383 38 748 018

Mohim përgjegjësie

Pikëpamjet dhe opinionet e shprehura në intervista nuk pasqyrojnë qëndrimet, pikëpamjet, opinionet apo politikën e Nismës së të Rinjve për të Drejtat e Njeriut - Kosovë.

© Copyright 2020. All Rights Reserved. | Web Developed: Flutra Webs
info@museumofrefugees-ks.org