Anonim
R.B.: Faleminderit shumë. A po ia nisim pak para se me bombardu, do ditë përpara, qysh o kon situata?
A: Disa ditë para bombardimeve, për shembull, para se me u marr vendimi ka ndodhur në Mitrovicë kur është gju ni granatë në treg ku kanë vdek disa veta. Aty unë kom qenë duke punu ni shitore po ndoshta 15 minuta ma herët kom kalu andej. Mandej prej shitores e kom dëgju vetëm britmën e njerëzve edhe ikjet, që kanë ikë krejt prej tregut. Kanë ardhë ka pjesa ka shitorja aty, të gjithë kanë qenë të tmerrum. Masandej kanë ardh të familjes me kqyr a jom unë n’shitore. Vazhdimisht probleme të tilla ka pas. Pastaj natën kur kanë fillu bombardimet, kam qenë duku punuar në shitore. Pasdite vonë ka qenë. Në shitore kam pas disa myshteri. Një prej tyre ka qenë ni person që atë natë pastaj fatkeqësisht është vrarë. Ni person i njohur, Agim Hajrizi. Ka qenë duke ble diçka, ka shku. Ai osht largu prej atyhit. Unë pastaj e kom mbyll dyqanin, shitoren, kom shku n’shtëpi. Pastaj kemi pritur çka po ndodhë. Kemi dëgju vazhdimisht lajmet n’satelit, CNN, Sky News, këto lajmet… Jemi mundu me kuptu çka po ndodhë këtu. Nuk kemi guxu të dalim prej atyhit, prej shtëpisë. Kemi ndejt gjith mbyllur se n’qendër t’qytetit. Nuk jemi largu.
R.B.: Kur e morët vendimin mu largu?
A: Ma s’pari kemi ndejt aty, në shtëpi. Kanë fillu i kanë djegë disa shtëpi n’fillim, natën e parë, t’dytë. Pastaj i kemi pasur disa familje që i kanë largu prej pjesës së Bajrit, kanë ardhë, ni natë e kanë kalu aty n’shtëpi tek unë. Natën e dytë ajo ka qenë. Pastaj ka pasë krisma aty afër. Është hudh ni bombë në oborr t’ni kojshisë, n’mëngjes pastaj e kemi gjet. Kemi pa që ka pas plumba në ni shtëpi tjetër ma t’lartë që ka qenë dy katëshe. U shihshin që osht sulmue, osht gjujt. Pastaj unë vetë me sytë e mi e kom pa n’mëngjes ni tenkë skej rrugës që gjujke granatën n’anën tjetër t’rrugës, afër, që me u duk që dyqanet po prishen prej bombardimeve. Ata vetëm e gjujshin prej kësaj anës t’rrugës në anën tjetër. Unë e shihsha që po i gjun vetëm me inskenue që thuja osht shkatërru prej bombardimeve të NATO-s, dmth edhe shtëpijat edhe lokalet e banorëve vendas. Pastaj kam shkue deri n’qendër t’qytetit te motra me e shikue, por nuk kemi mujt, ka pas forca të mdhaja. Jemi kthye, kemi shkuar edhe në Bajr po prej atyhit na kanë largue, s’na kanë lon, jemi kthy prapë në shtëpi. Prej atyhit jemi largue 500 metra ashtu diçka larg, te disa fqinjë tjerë, të njohur. Kemi nejt ni natë, dy. Prej aty kemi shku në Tavnik. Aty, drejt me t’thanë, kemi nejt prej mëngjesit deri në mbramje dikur. Në mesditë, gjatë ditës kom qenë shumë afër, kanë gju policia me armë në disa civilë. Nuk e kom dit meniherë për kënd ka qenë fjala vetëm shumë afër jon ndëgju krismat. Pastaj, në mbramje dikur jon largu popullata prej Tavnikut, shumica e banorëve të Mitrovicës kemi shku në Zhabor. Në Zhabor jemi prit prej fshatit shumë mirë, thuja i gjithë qyteti kemi qenë në Zhabor nja ni javë përafërsisht. Pas ni jave, kanë ardhë policia ni ditë, na kanë largu prej atyhit.
R.B.: Ju kanë dëbu a?
A: Po na kanë dëbu prej shtëpijave. Aty mikëpritja e banorëve vendas ka qenë shumë e mirë, me ushqim, me këto. Çka kanë pas për veti na kanë dhon. Nuk kemi pas probleme për ushqim. Na kanë prit mirë. Jemi kthyer prapë në shtëpijat tona. Po kemi nejt disa ditë në shtëpija kshtu. Pastaj jemi largu në Tavnik, mas nja 2 dite se e kemi pas [shtëpin] ma n’qendër, ka qenë problem. Jemi largu në Tavnik. Aty kemi nejt ni kohë ma t’gjatë derisa është bombardue, diku më 15 prill mos gabofsha, osht bombardue Mitrovica prej NATO-s, kasarma… dmth pjesë të ndryshme të Mitrovicës që jon kon me rëndësi janë sulmue. Atë ditë, menjëherë pastaj, kanë fillu mi largu njerëzit prej shtëpijave nëpër qytet, i kanë përzanë. Për shembull, në rrugën [NUK DËGJOHET QARTË] i kanë mbledh ni numër të madh të njerëzve edhe i kanë vrarë, të ri, persona që edhe unë i kom njoft. Pastaj kemi shku shumica në Zhabar. Mirëpo nuk na kanë lon me u ndalë hiç në Zhabar, na kanë përndjekë. Ka pasë edhe të shtana me armë. Na kanë largu. Prej Zhabarit kemi ra kah shkolla e Shipolit, jemi dal në Shipol. Thuajse gjysma e popullatës së Mitrovicës ka qenë në dhomë, popullatë e madhe. Ka pasë numër të madh të policëve, që vazhdimisht kanë gjujt me armë, na kanë largue. Pastaj në Shipol kemi shkue rrugës për Skenderaj, ka fillu me errësue, pak bike edhe shi. Kur jemi afru te rruga e Skenderajit, te kthesa ku ndahet rruga për me shkue për Pejë, aty ka qenë ni rampë e vendost prej policisë. Aty na kanë ndalë, na kanë thon “kthehuni mbrapa”. Kanë gjujt edhe në ajër. Na jemi kthy pak mbrapa, jemi ndalë në ato fushat aty, nashta nja 500 metra jemi largu mbrapa. Edhe pse bike shi, kena nejt nëpër shi. Ushqim kemi marrë shumë pak se s’kemi mbërri me marr me veti. Deri atëherë nuk kemi pasë problem me ushqim po kur kemi hi n’kolonë kemi pasë vetëm disa keksa e llokuma. Me veti kom pasë ni axhë që ka qenë invalid, me ni kamë ka ecë, me shtaga. Edhe fmitë i ka pasë t’vegjël, sidomos djalin e ka pasë shumë t’vogël. Edhe qat ushqim që e kemi pasë ua kemi dhon fmive. Pastaj të nesërmen n’mëngjes na kanë leju me kalue andej po me shku rrugës për Pejë, jo me hi kah Skenderaji. Aty ka qenë rruga ma e fshtirë se osht përpjetëze shumë. Bile dikush dojke me u kthye prej lodhjes se s’mujshin me ecë, kish njerëz ma t’moshum.
R.B.: Edhe ju ka ra me ecë shumë. Ju prej Mitrovicës ton kohën keni ecë.
A: Po, kemi ecë. Tani aty fshatrave të Drenicës nalt deri në Runik kemi ecë. Pa mbërri te – tash emrat e fshatrave disa nuk i di – po ni pjesë aty kemi taku disa me kamionë që ikshin, me vetura. E kanë marrë këtë axhën tim edhe familjen e tij të ngushtë, fmitë edhe shoqen. Niher dojshin me e marr vetëm atë po na insistojshim me ju gjet ven, se s’kishin ven edhe ata, kamionat plot çka kanë pasë. Iu bonën vend, tash unë kom mbet veq me familjen tem. Kemi ecë ashtu. Pastaj kemi taku ushtarë serb që vishin andej, që bonin roje, te Runiku na kanë dhon ujë. Kishin qit bure me ujë edhe na jepshin ujë. Niher u frikësojshim mos o të helmum a diçka po masi ishim të eqt e pinim ujin. Pastaj prej aty kemi vazhdu me ecë për Pejë. Kur jemi afru te Banja e Pejës, kemi pasë provokime prej disa ushtarëve. I merrshin disa njerëz, i ndajshin prej rruge, i plaçkitshin. Për ndonjë që nuk i njihsha, nuk e di as fatin e tyne çka ka ndodhë me ta pastaj. Prej aty kemi ecë, kemi shku n’Pejë. Na ka zon nata diku në dalje t’Pejës. Kur kanë fillu bombardimet na jemi vendos në ni lokal që ka qenë aty, jemi strehu se ka qenë koha e ftoftë, edhe pse ka qenë prilli, diku 20 prill. Ka qenë shumë ftoftë. Prej aty, në mëngjes prapë e kemi vazhdu rrugën. Kemi ecë rrugës për Deçan edhe Gjakovë. Aty kur kemi mrri te Deçani kemi pasë provokime të ndryshme, se ka pasë serbë në afërsi të Deçanit. Te kisha e Deçanit anej ka pasë provokime. Mandej disi e kemi kapërcye edhe atë po ka fillue me ra edhe borë. Edhe pse ka qenë fundi i prillit ka fillu me ra edhe borë. Pastaj kemi mbërri te ni udhëkryq ku ndahet rruga për Junik edhe Gjakovë. Aty ni grup kanë shku për Gjakovë, ni grup na ka nda ushtria, ka thon ju këndej shkoni. Na kanë detyru, dmth na kanë caktu edhe rrugën kah me ecë. Pastaj kur kemi mbërri te Juniku, kemi fillu me e dëgju ma shumë artilerinë dmth se u luftojke vazhdimisht. Lëvizje të ushtarëve kishte vazhdimisht, ushtria serbe na përcolli, e kalum pak Junikun. E kalum ni lum, aty ishin disa shtëpi të prishne. Edhe pse u shihke që jon të reja, pa meremetu, prej bombardimeve të ndryshme ishin të shkatërrume. Rreth dy tri shpijave na ndalën aty. Nuk na lenin me lëvizë, na mbajtën aty. Bike shi edhe borë. Ishte ftoftë. Ishim t’lagun. Rrishim jashtë. Ka qenë shumë ftoftë, acar, shumë fshtirë ka qenë. Na kanë mbajt deri në mbramje aty. Kemi pasë frikë se mos po dojn me na vra a diçka. Se kemi qenë të rrethum krejt, nën kontrollin e ushtrisë serbe ose paramilitarëve, nuk muj me ditë çka kanë qenë ata. Na kanë marrë prej atyhit, na kanë kthy në Junik. Osht ni fabrikë e tekstilit në Junik, JuText i kanë thanë. Aty na ka mbajt ushtria. Pasi Kosharja ka qenë afër edhe jon hi aty, qat kohë ka qenë ajo lufta e ashpër e Koshares, edhe na e kemi kuptu që po na mbajnë peng aty që mos me i sulmu ata. Këto po e di se ma vonë e kom pa n’fotografi që i kanë qitë mas luftë ni njifar ekspozite ushtrinë, UÇK-në bash në atë fabrikë tu e ngrit flamurin. Kanë qenë 4-5 ditë masi jemi largu na prej atyhit, prej asaj fabrike. Dmth e ka marrë UÇK-ja atë vend.
R.B.: E a jeni largu vet prej atij vendi?
A: Po, n’mëngjes kur u çum, erdhën me kamiona. Na kërkun ni shumë t’parave me i dhon kush don me hyp n’kamiona me u largu prej atyhit. Na nuk dishim, thojshim po jepim pare edhe po na çojnë me na pushkatu. Nuk dishim çka ndodhë po jepshim pare apet. Ata na murën me kamiona. Na kanë dërgu deri te hymja e Pejës diku, ni fshat para se me hy n’Pejë. Ajo kishte qenë qëllimisht, ma vonë e kom kuptu, edhe pse pak u dike që neve thjeshtë po na lëvizin varësisht prej caqeve të NATO-s ku e dishin që kanë me bombardu në mënyrë që me e mbrojt ata ushtrinë e vet prej NATO-s duke pasë civilë të pafajshëm afër tyne. Kur jemi afru te ni fshat, ka qenë ni fshat me ndërtesa t’larta në hymje t’Pejës, edhe e shohim ni qeshme me ujë afër rrugës edhe afrohem aty me pi ujë. Po na nuk kishim diçka naj shishe me veti. Po pim aty t’gjithë. Dul ni banore e shtëpisë aty, e pa që po kemi nevojë për ujë. Ajo kishte qenë boshnjake. Tha a po pritni pak po ju bi disa shishe mushni me ujë, merrni me veti. Edhe na metëm tu prit aty. Kolona ka qenë e madhe. Ishin mledh edhe ai grupi tjetër që e kishin largu për Gjakovë kur e kishin bo damjen na për Junik, edhe ata ishin kthy me neve se i takojshim se kish familjarë që ishin nda. Prapë u takojshin vëllaznia mes veti. Njo për Junik, njo për Gjakovë ishin shku. Tash u kthejshin aty. Aty tu pi ujë, tu prit me na sjellë shishet, ka fillu bombardimi i NATO-s edhe e kemi pa kur aty afër ni oborr tjetër ka qenë ni kamion. O kon kamioni i goditun prej NATO-s, prej avionëve. I kemi dëgju edhe avionët po na vazhdum me ecë. Tu ecë matanë kishte qenë ni kasarne e ushtrisë. Ma vonë edhe atë e sulmojke edhe e shihshim që prej shpijave që ishin dy-tri katëshe, veq kur i shihshim veturat e ndryshme ushtarake, kamionë t’ndryshëm që dilshin prej atyhit edhe hishin n’kolonë me neve. Ata masandej nga njo u djegke sa mo nuk mujshin me nis, veq kur e shihshim që po merr flakë. Qat herë e dishim që ka pas… se shumë mirë kanë qenë të kamuflume ato. i kishin shti mes oborre të shpijave t’larta. Kemi mrri deri te stadiumi i qytetit t’Pejës. Aty na kanë ndalë do ushtarë. Kanë thon mos shkoni ma tutje. Derisa vazhdimisht tu ardhë turma, tu u bo na ma tepër e ma tepër se na kishin ndalu edhe mendojshin ndoshta me na vendos në stadium t’gjithëve. Po mas ni kohe erdh policia ushtarake serbe, ajo i pengoi si me thon në atë veprim, kumedit çfarë qëllimesh kanë pasë. Na largun prej atyhit, na thanë shkoni n’stacion t’autobusave. I keni disa autobusë që ju çojnë për Mitrovicë, ju kthejnë. Kur mbërritëm te stacioni, ata thanë “s’ka, çfarë, krejt rren osht, s’ka autobus as kurgjo”. Aty e kemi pa ni furrë që kishte pasë bukë, ngjitun me stacion, po bukë t’vjetër, jo bukë t’sotit, taze. Kemi qenë krejt në grumbull si familje, krejt kojshitë e mahallës edhe njoni merrke për t’gjithë. I mur ni kojshi edhe na i shpërndajti disa bukë që i kish marrë. E ajo buka ka qenë shumë e myktë, e vjetër, nashta 10 ditëshe, ku me ditë sa, qysh iu ka mbetë. Qashtu e kemi hongër secili ka pak bukë. Masandej prej atyhit kemi ecë rrugës për Mitrovicë, prej Peje jemi largu, n’kamë krejt, edhe kemi mrri deri te Banja e Pejës. Te Banja e Pejës ka qenë ni fabrikë private e drurit, e mobilerisë. Aty kishin nalë edhe tjerë para neve. Neve veç na kanë shti në oborr t’saj, menzi te hymja aty tu na shty. Na kanë bo vend se shumë ka pasë njerëz. Mbrenda ish ni ndërtesë 2 katëse, apo 3 katëse dhe kish edhe depo. Krejt njerëz të vendosun edhe n’depoja, nëpër shkallë edhe krejt kanë nejt aty. Na kanë mbajt nja ni javë ashtu.
R.B.: A ju kanë maltretu?
A: Po maltretim kena pasë. Në mëngjes, të nesërmen jon ardhë se aty kanë nejt vetëm disa roje që me u kujdes, po kur jon ardhë edhe ushtarët tjerë, ni komandant i tyne na tha me u shty ma mrena, edhe pse s’kish ven. E njoni prej atyne ushtarëve gjujti me armë nalt po e goditi ni vajzë. Ni vajzë e re ka qenë e goditun. E largun atë vajzën, e murën e mjekun vet na dmth ka pasë infermiere që i kanë pasë mjetet e disa qashtu e kanë mjekue, ka shpëtu. Po ata nuk dishin çka po ndodhë. Masandej nisën me na maltretu edhe nisën me fut ni rend që kinse ne si refugjatë kemi pasë armë edhe e kemi plagos atë vajzën. Thojshin ju keni armë, na lypshin armë. “Nëse se qitni armën, kena me ju bo grup-grup, keni me ju vra qashtu derisa te qitni armën”. Dmth ka pasë ni maltretim psiqik ni ditë të plotë qashtu deri në mbramje. Në mbramje dikur kur e panë që ajo vajza ka shpëtu – ata veç u frikësojshin që po vdes ajo vajza e me na lon fajin neve. Kur e panë që shpëtoi ajo vajza, nuk ka vdek se e ka grrithë në ftyrë, ka pasë lëndim po nuk ka pasë rrezik për jetë. Ka shpëtu për pak se pakëz ma keq me e rrok, s’kish pshtu gjallë hiq. Masandej, aty kishim ku me pi ujë po për ushqim dilshim aty në fshat. Shpijat kanë qenë krejt të braktisuna. Gjojshim naj patate, qato i zishim. Gjojshim kallamoq, qato i zishim ka pak i hajshim. Ka pasë njerëz me fmi t’vegjël, fmi të posalindun që sa o dalë prej shtatzanie meniherë prej spitalit ka qenë në kolonë, dmth fmi disa ditësh, ni javë, dy, që o kon problem me i ushqy. Mill gjojshim ngapak në naj shtëpi. S’mujshe as me gatu se s’kishe as… qashtu diqysh e bojshin gratë, u gjindshin diqysh, pa krypë pa kurgjo. E bojshin veq me mill bukën, veq me u ushqy me diçka. Mas disa ditëve ka ardh ni ekip i televizionit diçka të UN-it, e di që ka fotografu dikush. Edhe qaty kanë dhon pak bukë, sa me thon që po na jepin pak bukë. Po ato veq i kanë gjujt bukët kush ka mujt me marr, se ka qenë popullatë shumë e madhe aty. Muj me thon gati gjysma e qytetit t’Mitrovicës ka qenë aty. Prej atyhit vendosën me na kthy n’Mitrovicë, nja ni javë ashtu ka kalu. Jon ardhë me disa autobusë na kanë marrë. Na kanë kthy deri te Ujësjellësi i Shipolit, në Shipol. Aty unë kom qenë me grupin e parë që ka ardhë. Ka pasë ushtarë t’maskum, nuk i kom njoft vetëm një tjetër e afërm e njihke njonin si kojshi t’vetin, tha e njoh këta. Na kemi kalue, e kish pas edhe ni qen ai me veti aty po kanë qenë të kamuflum. Na kemi ecë, nuk kemi pasë problem grupi jonë. Po masandej që kemi dëgju grupet tjera krejt i kanë ndalë. Ai grupi i parë sigurisht kemi shpëtu pa iu dhon atë urdhërin “çka me bo me ta?” Ata na kanë lshu. Po e kanë pa që po vinë edhe tjerë mas neve. Kur kanë pyt në shtab tyne a ku po di, kanë dhon urdhërin që krejt meshkujt me i marr edhe i kanë qu në burg të Serkonicës. Krejt i kanë vendos n’burg t’Serkonicës edhe atje kanë pasë maltretime. Unë kom qenë në atë grupin e parë, në autobusin e parë që kemi ardhun. Kemi pas pak maltretim po nuk na kanë ndalë ma shumë. Kemi ardhë deri në shtëpi. Edhe puna e parë që e kemi bo jemi pastru dmth në shpi kur kemi ardhë. Masandej kemi dëgju disa krisma. Pas atyne krismave e kemi kuptu që në fqinjësi, një fqinje ka qenë atëherë 17-18 vjeçe, dritarja prej pjesës veriore shihet edhe osht pa silueta e saj tu ec. Ajo ka qenë në shtëpinë e saj n’katinë e dytë edhe osht vrejt n’dritare edhe osht gjujt me snajper prej banesave të pjesës veriore, Tre Rrokaqiejt. Prej asaj pjese kanë gjujt edhe e kanë vra. Babai i saj dilke, shkojke te ushtria që ishte aty në qendër t’qytetit që me e lajmëru vrasjen, me marrë masa po kurgjo. Kohë lufte ka qenë. Pastaj nuk kemi guxu me kalu natën aty. Jemi shku te disa fqinjë tjerë në anën tjetër t’rrugës që thjeshtë me ikë ma lehtë në Tavnik. Natën kemi fjet atje te fqinjët, ditën meniherë kemi ardhë në shtëpi, veq i kemi marrë disa gjana ushqimore. Ashtu e kemi kalue nji kohë derisa ka ardh ushtria edhe njiherë me paramilitarë edhe prapë ka hy nëpër shtëpija. I ka largu prej shtëpijave, i ka marrë edhe i ka dërgu në stacion t’autobusëve. Atje iu ka dhanë t’gjithëve kartona t’gjelbër. Ka pasë provokime deri vonë, gjujtje me armë jon ndëgju, frikë… Unë jom fsheh në tjetër shtëpi. Jom largu prej asaj shtëpisë, kur kanë hy sëm kanë vrejtë prej oborreve dhe s’jom dal. Me m’pas gjetë ndoshta kish ndodh ma e keqja pse jom mshef a diçka. Po nuk jom shku me shku n’stacion të autobusit. I kom ikë. Disa tjerë, moshatarë t’mi që i kom dëgju, tregime të njerëzve që i kom taku mandej të nesërmen, disa jon fsheh te ni fqinj në kulm të shpisë jon hyp. Atje shumica kanë shku. Motra jem ka qenë deri në stacion të autobusave. Kur kanë qenë në stacion të autobusit ka pasë gjujtje me armë. Ni grup i UÇK-së ka gju, ka kërku mi liru civilët, mos mi lanë aty. Në mbramje i kanë lshue, ka ardhë tash edhe motra aty. Po na nuk e kemi ditë, ka qenë tmerr derisa e kemi kuptu çka ka ndodhë. Po kur o ardh mandej, ni karton t’gjelbër ia kishin dhon asaj. Edhe motra tjetër e ka marrë po ajo o ardh me grupin tjetër ma herët. Ato kanë pasë kartona t’gjelbër. Na disa t’ri që ishim mshef ishim pa kartona t’gjelbër edhe thojshin kujna nuk ia gjojn tash atë karton i pushkatojnë a diçka ndodh me ta. Dmth i konsiderojnë si ilegal. Tani rrishim na disa djem t’ri që ishim n’atë pjesë u fshehshim, nuk dilshim hiq me na pa dikush, as me kalue me shku prej fqinjit n’shpi. Nuk ka qenë larg 100 metra po nuk guxojshim me marrë atë rrugë prej frikës se mos po na hetojnë. Se shumica e mashkujve tjerë kanë qenë në burg në Serkonicë. Aty ma shumë kanë qenë veq gra e pleq. Ashtu e kemi shty deri n’fund të mujit maj. Pastaj ni kushëri i imi ka shku deri n’Ulqin, e ka gjet ni lidhje me disa të njohun tina që [kanë thonë] po t’çojmë për Ulqin me autobus. Ka rreziku, ka shku me familje të vet në Ulqin. Të nesërmen ka lajmëru që ka shkue, po ka probleme pak po shumica jon shku, kanë mrri. E kemi pa ma mirë t’rrezikojmë njiherë, çka të ndodh le të ndodhë edhe t’dalim edhe na. Ka shku motra n’stacion me ni kushëri tjetër, i kanë ble biletat që kanë kushtue shtrejt për secilin. Çdo biletë ka qenë diku 100-150 Marka në atë kohë. Ni shumë e madhe osht pagu, mos gabofsha 150 Marka për person ka kushtue. Masnej veq na ka çu porosi me shku edhe na. Unë me motrën tjetër jemi shku pastaj, i kemi marrë disa tesha me veti. Bile e kemi marrë atë kolicën e dorës, n’kolicë t’dorës i kemi ngarku, nëpër Tavnik kena ecë ashtu. Kena rreziku se deri atë ditë unë s’jom dalë hiç. Edhe n’stacion ka qenë rrezik se t’nalshin, ta lypshin kartonin e gjelbër, unë se kisha. Pastaj autobusat u nisshin me numra. Psh autobusi nr 14. Ai i joni s’kish qenë hiç, menzi na murrën diqysh ni autobus që ka qenë plot, na vendosën. Na murën ata të autobusit, vetë popullata “hajt hypni këtu” se ai autobusi që i kishim na biletat s’kish… kishin dhon bileta ma shumë. Ishin mush autobusat. Patem me metë krejt po diqysh hypëm.
R.B.: Gjatë rrugës a ju kanë nalë?
A: Gjatë rrugës, kur mbërritëm te kufini për me dalë prej Serbisë për Mal të Zi aty na ndalën. Ni kafe ka qenë aty. I merrshin grup i shtishin mren, secilin e intervistojshin, veç i thirrshin ata dikon n’telefon, çka po di, merrshin shënime çka vishin edhe pytshin kush jemi. Normal secilin në intervistë e kanë maltretu psiqikisht, provokime ka pasë. Po n’fund na lëshun. Kemi kalu prej atyhit. Kur hinëm në Mal të Zi, dulën policia kufitare e Malit të Zi, thanë “s’guxon kush me ju nguc knej, tash jeni t’sigurtë, jeni të mbrojtun”. Mirëpo kur hinëm në Podgoricë, prapë na ndalën policë të mbrojtjes. Na nalën në një punkt të tyne. I morën nja dy veta prej neve, thjeshtë na kërkun paret tona, na murën paret, disa të holla. Po diçka na kthyn si kusur. Nuk e patëm aq keq na po ma shumë jon tmerru ata në autobus gjys ore sa e kemi pas atë maltretim çka po ndodhë me neve, mos po na rrehin a po na bojn diçka. Ajo frika te këta në autobus ka qenë shumë ma e madhe se për vet neve aty. Masandej kemi mrri në Ulqin. Atje kemi mrri natën vonë. Jemi vendos në një shtëpi kosovare të Mitrovicës. Kemi fjet, e kemi kalu natën. Në mëngjes kemi dalë i kemi pa aty te plazhi i madh ka qenë kampi ku kanë qenë shatorat. Aty i kemi pa të afërmit. I kemi vizitu aty po pastaj kemi vendos edhe n’qytet me shku. E kemi gjet ni banesë n’qytet. Kemi pagu diçka qira. Kemi ndejt aty.
R.B.: A ka pasë ndihma të ndërkombëtarëve në atë pjesë?
A: Ka pasë ndihma po nuk kanë qenë kushedi çka, jon përdor a diçka… Aty kemi nejt deri mas përfundimit dmth. Disa ditë masi osht hy NATO në Kosovë, na kemi marrë vesh që na u kanë djegë shtëpitë edhe kemi prit edhe disa ditë, nuk jemi nis meniherë me ardh të nesërmen. Ni i njohur i jemi për shembull, osht nis meniherë edhe ka shku në pjesën veriore e ka pasë shtëpinë edhe ka humbur pa gjurmë. Edhe mas hyrjes së NATO-s.
R.B.: Edhe çka?
A: Ka humb. Mo se kanë gjet. E kanë vra shkijet. O shku në pjesën veriore meniherë, nuk e ka dit edhe e kanë nxon diku serbët edhe mo nuk dihet për të kurgjo. Dmth edhe masi ka hi NATO-ja. Na me familje kemi shku nashta katër-pesë ditë ma vonë kemi ardhun. Masandej shtëpinë e kemi pas të kallt. Jemi shku te disa të afërm jemi vendos ni kohë derisa është ndërtue. Masandej këtu ka nis me u bo situata ma e mirë, bile atë frikën e kemi zhduk. Këtu me frikë n’fillim ka qenë për shembull që e kena pas ni shpresë që po hin NATO-ja, qajo na ka majtë. Sidomos ato ditë e para, u gzojshim që po hin NATO-ja po edhe kishim frikë se çka po ndodh, qysh kalojnë deri t’përfundon kjo. Nuk e dishim sa zgjat, a zgjat ni javë a ni vjet. Bile ni tregim, ni fmi i vogël e vesin, plot refugjatë qysh ishim tu nejt në Tavnik ni shtëpi, e vesin sa ka me zgjat lufta. Ai thotë “tri ditë, jo tri javë, tre muj”. Edhe n’fund dul ajo 3 mujshi i tij përafërsisht si i saktë.
R.B.: A e man n’mend qytetin e Mitrovicës, a o kon i djegun? Po menoj, je i Jugut, apo? A o kon në përgjithësi i djegun qyteti?
A: Po, pjesa ku kom jetu unë o kon shumica e djegne. Shumica e shpive kanë qenë të djegta.
R.B.: E ana veriore?
A: Atje ma pak, vetëm në mahallën e boshnjakëve kanë qenë do shpija se jo. Se andej ka ma shumë banesa e nuk kanë djeg. Mandej jon rujt prej banorëve t’vet se na kanë lon fajin neve, shqiptarëve, që po i bojm kto krimet. Atje ka pas raste që i kanë mbajt msheftas n’banesë prej anës t’jugut najnjo, dmth mos me pa banorët vendas që po e man. Si të burgosun kanë nejt ni dhomë, s’kanë guxu me dalë as në oborr të shpisë që mos me e hetu. Deri u kry lufta. Ni i afërm i jemi që ka nejt, deri osht kry lufta ka nejt vet. Pastaj kur kemi qenë në Zhabor, kur na kanë largu t’parën herë, ni i afërm i jemi osht vendos n’kotec t’pulave. Aty ka mbet dy-tre ditë edhe ata e kanë bo bash qat shtëpi si vend ku jon nalë, kanë nejt. Edhe ai ka mbet aty i mshefun, tu mos e ditë ata. Derisa mas 2-3 dite e kanë gjet. Po ai aty e ka shfrytëzu rastin, ka marrë ushqim edhe o kthy apet, s’ka guxu mu largu. Veq o hi n’kuzhinë, ka marrë ushqim, o kthy apet. Masanej, mas dy-tri dite e kanë nxon, e kanë qu në Shtabin e Policisë, SUP i kanë thon atëherë serbisht. Atje e kanë dërgue. Mas do dite, ka pasë maltretime edhe e kanë lshu megjithatë. Ka mbrri diqysh, ka ardh. Disa ditë para se me dal na n’kolonë. Po ka qenë shumë i lodht, shumë shumë i lodht ka qenë. Pastaj ni moshatar i jemi, disa prej tyre i kanë nxon në pjesën veriore edhe i kanë lshu pastaj natën me qëllim. Kanë pshtu diqysh po njoni prej tyre, tash a ka qenë i plagosun nuk e kom kuptu po mas ni dite, dy, për shkak të maltretimit që e ka pas ka ndërru jetë. Në pjesën e Boshnjak Mahallës, djem t’ri që i kanë nxon, deri vonë s’osht ditë mandej osht kuptu që i kanë vra, që i njoh unë personalisht i kom njoft njonin prej tyre që e kanë nxon, që ka ushtru karate përpara, e kanë njoft shumë mirë si person edhe kur e kanë nxon e kanë ditë kush osht edhe e kanë vra, nuk e kanë lon.
R.B.: E shkaku që shpija o kon e djegt kur jeni kthy, ku keni nejt ma s’pari?
A: Ma s’pari kemi nejt te do të afërm aty. Ka pasë disa që jon largu ma herët e s’jon kthye, shpija ka qenë e padjegun, jem kthy atje disa kohë derisa e kemi rregullu shtëpinë. Po shtëpinë e kom rregullu vetë, dmth pa ndihma se s’na vike reni kurrë edhe kurrë nashta se kisha maru për që m’kish ardh reni se ka pas nevoja shumë t’mdhaja e nuk kanë mrri me ju nimue, krejt pak.
R.B.: A e ke riparu?
A: Jo, e kom maru t’re krejt se ktu te na kanë qenë në qytet shtëpijat të lidhuna mes veti, jon kon të djegne deri n’fund, s’ke pas çka riparon. Aty veq oxhaku i ka mbet shpisë, osht interesant veq oxhaqet e shpijave kanë mbet. Tjerat krejt muret jon kon të rrzume, nuk ke pas aty çka.
R.B.: Faleminderit shumë.
A: S’ka përse.