Afjete Bashota
Intervistuesja: Po ia fillojmë pak para bombardimeve ndoshta. Me çka keni mund me dal prej shtëpisë? Ku je kanë? Me kënd je kanë? Sa vjeçe?
Afjete Bashota: Para bombardimeve në shtëpi kemi qenë. U përgatitëm, ushqim morëm me pas në shtëpi më tepër njashtu. Edhe kur filluan bombardimet prapë në shtëpi se nuk pranojshin djemtë as Nuriu me e lëshu shtëpinë. Pas dy-tri dite vendosën me u largu prej shtëpisë, me shku unë e Nuriu te mot… te Drita, te motra e dytë. Djemtë me shku te Besa, thashë me gra edhe Vesa ishte tri vjeç e gjysmë. Pas… dy ditë ndejtëm na atje. Drita shtëpinë përballë spitalit. Edhe kur po qohemi në mëngjes, të martën në mëngjes herët. Të dielën shkuam, të martën në mëngjes po e shohim prej Velanisë tu… kolonë e njerëzve tu ikë që i kanë largu prej shtëpive. Në mesin e tyre Skënder Berisha me të shoqen. Ai kolegë me Nuriun në fakultet e shoqja mjeke. Edhe po i them Nuriut: kuku shih thashë Skënderin me Dritën thashë, valixhen në dorë po shk… po i qojnë te nalt ka Veterniku. I marr djemtë në telefon po i them, thashë mamë na po vijmë me ju. Po a? Po vijmë po ju marrim. Na kerrin Fiat Uno, shtatë vetë në atë automobil, merre me mënd. Nejse u nisëm. Ata kenë nisë një ditë përpara, i kanë ndalë tek Sllovenia Sporti përballë, i kanë qit jashtë, i kanë kontrollu edhe me automata ngati në gjoks Shkëlzenit e Gencit. Këta kerrin e kanë pas me regjistrim të Beogradit, pse punojshin me Jahudi. Kanë qenë dy vëllezër ata, që i kemi pas miq të shtëpisë me ta në një firmë. Më në fund, i kishin pas lëshu. Kështu që, edhe ata kanë vendos me u nisë, erdhën na morën neve. Ia lamë çelësat e shtëpisë Dritës, thashë qoja Besës edhe vazhduam rrugën. Deri te Kaçaniku kaluam ato tunelet që janë krejt në rregull. Shkuam si është mbarë e më mirë.
Intervistuesja: A kishte ushtri rrugës?
Afjete Bashota: Qysh s’kishte. Kur mbërrimë atje…
Intervistuesja: A nuk ju kanë ndalë?
Afjete Bashota: … na zunë… jo. Kur mbërrimë në mbrëmje, na zu mbrëmja se u ndalë kolona dhe s’ecte më, atëherë mbetëm brenda në kerr ashtu. Thoshin ushtarët po afrohen. Këta ushtarët serb kuptohet kësi paramilitarë gjithfarësh. Për fat, një shok i djemve në mëngjes e shohin Shkëlzenin e Gencin i thonë këqyre, na kerrin po shkojmë deri poshtë me kerr, duam me lënë kerrin te Fabrika e Çimentos. Ejani edhe ju qetash e bjereni kerrin aty se na duam me dal në këmbë s’duam me marr automobilin me vete. Ai farmacist… kësi stomatolog janë. Nejse, s’po më kujtohet as emri. Edhe djemtë hypin shpejt e shpejt në kerr. I grahën… s’ishim larg shumë prej kësaj Fabrikës së Çimentos. Mbërritëm aty, kur mbërrimë po thonë Shkëlzeni e Genci: mam e babë thanë na kemi vendos me dal në këmbë. Nuriu, dil edhe ti. I thashë kah të lë ty vetëm, larg asaj. Na të dy këtu, si të jetë e shkrume. Këta ishalla shpëtojnë dalin. Për ne si… të shohim si do ta përballojmë këtë… këtë situatë. U ulë Genci në mur të fabrikës fillojë me qajt. Se nuk ditshim, po ndahemi ndoshta përjetë se ky s’dinte ku po na sjellë jeta. Nejse, ata dolën. Na shtatë ditë në kufi. Po ish interesant…
Intervistuesja: Ju mbetët në kerr?
Afjete Bashota: Na mbetëm në kerr. Pas disa dite, po e shoh unë shoqen e Musa Limanit. Në këmbë ish nis, Mybezen e ka emrin. Po e qeli ata dritaren thashë, ku po shkon? Tha po dal në kufi. A mundesh thashë me ecë, me ndenjtë në këmbë? Se edhe ajo… jo i dhembin këmbët asi. Thashë… tha unë Musan e kam lënë tha në Prishtinë, se ai ka qenë në Rambuje. Djemtë tha i kam në Tetovë. Isha tha me një automobil të një shokut të Musas po aq tha të rëndë si gruaja, si burri, ai asi… s’munda me i duru, u qova tha, me asi… Hynë thashë këtu me ne, në qoftë se u shkru me dal na, del edhe ti. Që jo, kthehemi të tretë bashkë edhe s’kemi çka bëjmë. Edhe ajo hypi në kerr te na aty mbrapa. Më çfarë urime por, ashtu shoqja jam a e din. Edhe ti Rita…
Intervistuesja: A kishit ushqim tezja…
Afjete Bashota: Ushqim binin herë pas here. Ndonjë qumësht, ndonjë bukë njashtu. Por, përndryshe këto gratë çka ishin sidomos të katundit, krejt ato shtëpi përballë që ishin në Elez Han, shkojshin edhe gatuajshin e përgatitshin krejt çka kanë pas nëpër friza, nëpër asi i kanë marrë. Krejt në rregull ajo por, merr edhe tesha të trupit e ato… ajo ka qenë shu… e pa tolerueshme. Qe kështu tashti, një ditë me Bezanin… Mybesenin, kjo po më thotë hajde po shkojmë edhe na atje po përgatisim diçka. Hajde pranova, kur shkova ato tu u përla, jo unë jam ardhë më herët, jo ti, jo asi. A din çka thashë? A po e lëmë krejt? Hajde të kthehem mbrapa. Më mirë të vdesë urie se sa të shtyna këtu me gjithfarë grash. U kthyem. Por, afër me ne viza-vijë ishte njëri me Fiqë. Ai e kishte gruan edhe dy fëmijë. Ai Rita, si duket ka qenë që ka punu në kësi… në këto organet e sigurimit se ishte shumë i informum. Edhe mes, herë pas here hynte në automobil te na bisedonte me Nuriun. Ai e dinte si e kanë vrarë Rexhai Surroin, shumë, shumë asi… profesor, sa të mundesh mos dil jashtë me u ekspozu se je shumë… këtu është shumë rrezik në çfarë gjendje jemi. E shoqja i shkonte të përgatiste, na binte edhe neve. Një copë bukë me diçka ose asi… njashtu. Po jetojke njeriu gjithqysh. Me të vërtetë gjithqysh po jetonte. Pas shtatë dite, morën e i kthyen krejt mbrapa.
Intervistuesja: Kerret?
Afjete Bashota: Kerret, çka ishin në atë platonë e kësaj Fabrikës së Çimentos, se jo në Bllacë. Por, këta në plato çka ishin me automobila, me mijëra automobila i kthyen mbrapa. Na për fat e kishim regjistrimin e Beogradit. Nuriu bukur ka qenë i gjindshëm shumë. Shkoj e bisedoj me një milic… polic aty në doganë, edhe po i thotë tha: unë jam nis tha zyrtarisht. Tha më ka zënë kjo turmë e njerëzve në rrugë. Prandaj, tha nuk pranoj tha me u kthy mbrapa se s’kam ku shkoj. Ata edhe nime për fat, ai polic edhe qëlloj, na dha neve urdhër me kalu. Katër kerre krejt. A ky që rrinte afër nesh, ky me Fiqë, kur erdhën me kthy edhe ata, jo tha nuk i kam çelësat. Mi ka marrë djali tha, ka dal tha s’kam qysh me vozit. Shumë i gjindshëm, atë jeta e kishte mësu njashtu. Pas një jave, na katër ditë… katër vetura, një natë gjithë natën para doganës aty. Ka qenë Hysen Badivuku me të shoqen, me Pranverën, Violeta Pufja, Hajro Ulçinaku me të shoqen, na edhe s’di kush tjetër, edhe një grua Rita, malësore, shqiptare. Ajo dul edhe po i thotë policëve: me bë me më kthy mbrapa tha unë e vrasë vetveten këtu. Tha unë fëmijët i kam jashtë, i kam në Maqedoni. Prandaj, tha s’pranoj me u kthy mbrapa. Pas katër ditëve u hapën rampat, na e lëshuan rrugën, dolëm na në atë pjesën neutrale. Kur dolëm aty, djemtë sa kanë mund, gjenin lidhje. Të ri me telefona, se na telefona s’kishim. Bëni mami e babi çmos se s’kemi qysh të dalim na. Na jemi ku me ditë sa mbrapa, s’kemi kah, veç me fluturu se s’kemi kah të shkojmë. Kur dolëm në atë zonën neutrale, çka me pa aty në Bllacë aty tmerri. Një shokë i Salihut… o Zot ishte asi… kishin hyp tash prej Bllacës rresht aty për me i qu deri në kufi. Ai u afru, Esat Meka po më thotë: Afjetë, Salihu ku është? Thashë Salihun e kam lënë në Prishtinë. Mos… për vëllaun. Ai, tha çka më tregove. Nejse, pas pak kohe, dhëndëri i shtëpisë që shkonim na, ka qenë deputet në Parlamentin e Maqedonisë, Sefedin Aruni. Edhe djemtë e kanë lajmëru ata. E ai erdh tash me një oficer. Edhe na mori, barëm kur mbërrimë në kufi po i thotë Nuriut: profesor, ma jepni mua vollanin… timonin se jeni i lodhur, e unë do ta vozisë. Kështu që, kur mbërrimë në kufi pa problem na lëshuan. E ai barëm voziti deri në Gostivar. Kur mbërrimë në Gostivar, shtëpinë këta në qendër të Gostivarit, përballë…
Intervistuesja: E ju e kishit gjet shtëpinë paraprakisht? Se refugjatë të tjerë i kanë qu nëpër Xhamia fillimisht.
Afjete Bashota: Jo, jo na e kishim paraprakisht, se ky… studentë të Nuriut të dy vëllezërit edhe na kishte ofru shtëpinë. Kishim edhe djemtë… djemtë shkuan para nesh. Edhe ata janë shku, janë vendos aty barëm kur tregonin thoshin kur kemi mbërri, qysh na ka prit zonja Mejrem, nëna e këtij studentit, të këtyre dy studentëve. Tha, kur jemi qu në mëngjes tha në atë… hymë njëherë u lamë, u pastruam e u bonëm… shtëpia me disa dhoma. Djemtë dhomat e veta të veçanta, na poshtë salloni i madh me kuzhinë. Zoja Mejrem e kishte kjo dhomën e vet, në rregull çdo gjë shumë në nivel njashtu. E ajo dul baram… se ka qenë si rrugicë kështu e në mes të rrugës me na prit. Unë ia fillova me qajtë. Aq diqysh u preka se s’ka. Ajo, hajde mirëserdhët e sa u gëzuam që erdhët e djemtë janë bërë merak shumë e që sa kohë janë në kufi e asi… nejse, aty kemi ndenjtë tre muaj ditë. Prej, prill ka qenë kur jemi nis se në mars më filluan bombardimet, prill, maj, qershor. Na të parët mandej jemi kthyer. Aty kemi qenë si në shtëpinë tonë. Kishim të holla me vete, dilnim u furnizonim. Përballë kishim këtë pazarin. Shpesh herë ajo prej frizit i nxirrte vetë mishin, perimet çka kishte, qe merri më thojke, mos dil me blerë, qe ku i kam unë, ashtu. Na kanë thirr kojshitë, këto farefisi nëpër çaja nëpër për… ashtu, jo vajzat e veta, jo… Nuriun, studentët e vetë, Rita, kur e morën vesh që është në Gostivar beso, vinin me paqeta ushqim me na pru. Profesor çka keni bë ju për ne, na besoj që s’mundemi kurrë me ua kthy. Se mos të kishte qenë ai Universiteti i Prishtinës, ne sot e kësaj dite kishim mbet pa shkollë, pa fakultete. A na kanë thirr nëpër shtëpitë e veta. Në darka, a u mundonin çdo gjë. Nuriu një shok të shkollës prej norm… prej gjimnazit këtu në Prishtinë, zotëri Ilmiu. Krejt Gostivari e quanin mësuesi Ilmi. Ai ishte shumë i kujdesshëm, ai një shok të vetin stomatolog. Një Selman Tusha, një burrë zotëri, Rita diçka pa masë. Ai për çdo ditë ka ardhë me marr Nuriun me dal me të bashkë. E ngucsha unë i thosha zotëri Ilmi çka e pasni zakon ju këtu veç me burra, burra po dilnit e gratë s’po i merrni me vete. Ani, ani zonjë se edhe ju. Sa herë ka ardhë Rita, kurrë s’ka ndodhë me ardhë duar thatë. Se Vesa dilte në atë shesh aty në lagje asi… me fëmijë tu luajt. Ai kishte me iu sjellë a një paqetë bonbone, a shkopinj, a smoki a çka su kujtonte. Kur një ditë po vjen edhe dola unë, po e shoh zilja po vjen. Qe tha zonja Afietë këto 100 euro për Vesën. Mo Vesën shumë e donin, tepër. Mi ka dhënë tha Selmani për këtë stomatologun, shokun. Thashë po s’ka nevojë zotëri Ilmi se kemi na të holla. Edhe na… juve s’ju kemi pru këto të holla veç Vesës. Me mezi ia mora. Kur i mora po i them Shkëlzenit edhe Gentianit, a din çka? Kapni këto pare dilni bleni vajzës çka ka nevojë se filloj me u përmirësu koha, isha me tesha më të trasha më asi… edhe dolën i blenë krejt çka pat nevojë me ato të holla. Kështu që, vërtet kemi qenë aty diçka… plus ky djali prej Amerikës na i qoj me postë një pako. Nuriut tesha komplet, mua njashtu, nuseve, fëmijëve, për Vesën krejt. Edhe hala ia kam ruajt barëm ato tesha. Kam fal tesha boll të Nuriut, ato i kam ruajt se aq janë të mira ato tesha, diçka jashtë mase.
Intervistuesja: A e mban mend se qysh e morët vendimin për me u kthy kur përfundoj lufta?
Afjete Bashota: Vendimin, në moment i tha… në moment. Kur e pamë që filluan edhe… se filluan rafalët e pushkëve rreth lagjeve, shkuam e hymë që po thua ti në podrum. Na një rrugicë që e kemi të naftës aty atë kaldajën e naftës, aty shkuam e u fshehëm të gjithë prej frikës se po na hynë brenda në shtëpi.
Intervistuesja: Aha, jo unë mendova prej Gostivarit për me u kthy në Kosovë?
Afjete Bashota: Prej Gostivarit unë e Nuriu u kthyem më herët. Menjëherë pasi e bën këtë të Kumanovës që u bën me nëntë… Marrëveshjen e Kumanovës me 9 qershor. Na vendosëm me u kthy me autobus. Atyre ua lëmë automobilin. Ata mandej, pas nja dy jave gati, një javë a dy s’po di vallain, nja dhjetë po se po. Ata u kthyen mandej me gratë dhe Merita ka qenë shtatzëne në Arianin. Barëm i thosha zonjës Mejreme, kuku moj zonja Mejreme po na zënë këtu e me lindë, ka me lindë nusja. Ajo filloi… në shtator lindi. Tani thojke, çka ka? Këtu ia bëjmë krejt atë babinën edhe thërrasim… po, po thosha ashtu. Aty, ata dasmat nga 1.000 vetë i bënin ti Rita. Diçka jo normale si me thënë, njashtu. U kthyem unë e Nuriu. Për fat shtëpinë e gjetëm mirë siç e kemi lënë. Besa me nënën e Meritës kanë ardhë çdo të dytën apo të tretën ditë në shtëpi edhe kanë marrë ushqim çka kanë pas nevojë. Se u thoshim, gjatë kohës sa kemi qenë Gostivar, djali i Besës, Mustafaja, ka pas një zyrë kah Dardania andej, kah Bill Klintoni s’po di qysh po i bjen Ulpiana asi… Shkonte ai vazhdimisht aty dhe na informonte me telefon. Edhe shumë kush, kush ka pas nevojë ka shku ndonjëherë, se dul telefoni prej zyrës së tij. Edhe me internet, me internet, internet se këta ua dhanë djemve një kësi… dreq, kompjuter. Edhe merrnim lajme nëpërmjet Mustafasë. Për çdo gjë.
Intervistuesja: Edhe kishe komunikim edhe me motrat e me vëllaun që i ke lënë këtu?
Afjete Bashota: Po, po. Vëllau në banesë, krejt i rrethuar me parlamen… paramilitarë e me… barëm një… se tash të tregoj kush… nejse, erdh tha e lutëm Salihun me na dhënë vajzën… në Gostivar e takova unë atë, tha nuk na dha. Tha jo këtu qysh është me ne, le të rrijë me ne vajza. E kjo qysh… tash s’po më kujtohet. Dikush e afërt që është me Salihun, që kanë punu bashkë e ashtu. Kështu që, ata janë kanë shumë të rrezikuar. 40 ditë s’kishte pas dal prej shtëpisë Salihu. Ish shtangu krejt ashtu. A Besa më e fortë, më asi… Drita u forcu se ajo shumë më frikacake. Shko këqyrja vajzës shtëpinë njërës që është, tjetrës jo te Besa ka ndenjtë.
Intervistuesja: Ju s’keni pas ndonjë dëm? As në shtëpi, as…?
Afjete Bashota: Jo, jo për fat jo. Jo për fat jo. A ishin kanë mundu me asi. Se u shifshin këmbët që i kanë mshu. Por, Nuriu i pat vu do shtylla të kësaj të drurit që kështu e në derë. Edhe në skaj në dy anët edhe në atë derën e vogël poshtë që e kemi kah oborri edhe këndej. E u shifshin që i kanë mshu me shkelm. Kanë dashtë me e çel e s’kanë mund ashtu. A për ndryshe roletat për fat i patëm rregullu krejt mbyllë. Njashtu kemi pas fat, edhe pak kanë prishë shtëpi te na në lagjen tonë, shumë pak dy, tri shtëpi janë djegë se të tjerat kanë qenë krejt ashtu si i kemi lënë. Tu ju thënë… të bisedu ne mes vete, për me i nda për vete këta cilën shtëpi më të mirën me e marrë me asi…
Intervistuesja: Aha, i paskan ruajt?
Afjete Bashota: Po, po. Poshtë ka qenë ajo e Oranave e Behlulëve edhe e këtij Amir Aganit kanë qenë më të dëmtume. Jo krejt të djegne veç bukur të shkatërruara, të prishne. A këndej te na në lagjen tonë nalt jo, jo, jo.
Intervistuesja: Faleminderit shumë!
Afjete Bashota: Gjithashtu. Përjetimet…