Anonim
Anonim 2 ALB: Jo, na kena dalë dy ditë para bombardimit. Faktikisht, krejt rrugët jonë kanë të bllokume nëpër Prishtinë. Se lufta në pjesët tjera do të thotë në qytetet tjera ka fillu shumë ma herët se në Prishtinë se Prishtina si kryeqytet kanë qenë të fokusum krejt gazetarët e botës, krejt mediat edhe si strategji e kanë pasë serbt që sa ma pak me bo filma, skena, tortura se ingjizojshin nëpër Prishtinë, ose nëpër qytete si Peja, si Ferizaji, a din nëpër qendra të qyteteve. A po e din, bile bash përkundër jonë sill mirë a po e din që demek kqyre na të mirë jena, a po kupton. Përderisa si fillojke muzgu, terri me ra, kur ju hijshin katuneve i farojshin krejt, i hijshin me tenkë mrena, me… Edhe ajo ka qenë ushtri, mirëpo ushtria e ka psë të ndalune me luftunë Kosovë si ushtri me vepru ata me tesha të ushtrisë, po jonë dasht me u vesh me tesha të policisë, ushtria, edhe me thanë që na veç po e majmë… se ata jonë thirrë me ato që po e majna na qetësinë, renin prej grupacioneve terroriste shqiptare me emrin UÇK – na ata jena tu i lyp, se përndryshe këta shqiptart jonë popullatë e jona, na me ta s’kena problem a po e din. Po na po i lypim qato grupacione terroriste që po na sulmojnë neve, po dojna me i gjetë kush jonë. Në qata jonë thirrë.
Intervistuesja: Edhe ti ke fillu me punu si përkthyse për media?
Anonim 2 ALB: Veç pak. Jo, unë jom kanë veç 17 vjeçare. Hala pa u kry shkolla e mesme. Anglishtja jem me 17 vjet nuk u kanë për përkthyse e nivelit a din të naltë për përkthyse. Mirëpo, na si… edhe na si prej atyne që kemi jetu në qendër të Prishtinës na e nijshim krejt çdo luftim se ka pasë orë policore para se me fillu lufta, do të thotë ti në ora 4 s’ke guxu me dalë nëpër Prishtinë. Marketet jonë kanë krejt të zbrazta. U shihke që lufta është shumë afër. Faktikisht lufta u zhvillojke se na e nijshim nëpër katune, u nijke kur fillojke me gjujt, kur shkëndijtat kur dilshin, krejt u nijke, mirëpo në qytet vjen shumë vonë lufta anipse vjen era luftë e në ato ethet e luftës. Edhe, na si në qendër që jetojshim, Mimi patë dalë ma herët, ata u patën evaku shumë ma herët, i patë evaku ambasada punëtorët e vet edhe i patën çu në Ambasadë të Shkupit. Ja patën rentirat ni hotel të madh atje krejt stafit të vet atje edhe punojshin prej aty. Edhe normalisht që gazetarët shkojnë aty ku ndihen ma sigurtë edhe shkojshin aty ku jonë amerikanët. A po e din krejt gazetarët. Edhe na masi njo dy ditë para se zyrtarisht me fillu lufta, rrugët jonë kanë krejt të mbylluna a po e din, jonë kanë ato rrugët ku ti ke mujt me dalë prej Prishtinës veç si grup, a din grupe grupe të mdhaja, ku aty të kanë nalë policia, të ka plaçkitë do të thotë krejt nëse ti ke pasë unaza, pare, kerr të mirë, ti kanë marrë krejt, a po e din. Niherë u duht aty me i lanë mbrapa tenkës ose mbrapa atyne pizgaverave të mdhaj krejt çka ki edhe tani me ja mësy në kam. Ku të dush mësyja në kam ose me autobusa i qitshin, me trena i qitshin. Këta të rajonit tonë i kanë qit kah Ferizaji, në Gërlicë qysh u kanë rruga Elez Han e knej në Maqedoni. Maqedonia normalisht me qyk të zorit prej presionit të madh të ndërkombëtarëve e ka shfrytëzu rastin për me përfitu ndihma shumë të mdhaja prej Bashkimit Europian, prej Amerikës, prej krejt veneve të Kuintit. Na i pat bo do far kampe, ato kampe pa asni… ato kushtet as elementare do të thotë s’ke pas banjo, s’ke pasë ujë të mjaftushëm, s’ke pasë bukë, s’ke pasë bukë, ske pasë… mirëpo, fatmirësisht nuk u kanë koha shumë… nuk u kanë verë, nuk u kanë shumë nxehtë që për me shpërthy naj epidemi edhe nuk u kanë shumë shumë ftohtë që me u koqit prej të ftohtit. Do të thotë ajo koha e pranverës. Njerëzit normalisht krejt në stres jonë kanë. Na kur e kena kalu asni kerr nuk u kanë në rrugë, do të thotë Prishtinë – Elez Han jom kanë veç unë me prind e mi në kerr edhe normalisht si e kena… hala pa e kalu Prishtinën nana më ka thonë shtriju në kerr përmas. Unë u duht me u shtri edhe me ma qit ni jakne qeshtu të trashë shumë që unë mos me u dok se të nalshin edhe i merrshin çikat, a po e din, ose burrat. Edhe veç këta dy qashtu. Bile, e maj në mend nana e pat lëshu në radio Cecën. A po e din ton rrugës me knu Ceca se ku na nalshin policia si e nijshin Cecën tu knu, këta dy dijshin serbisht se na të qytetit e kena ditë serbishten krejt, a din e ke pasë si gjuhë të dytë se je duht qaty me ta me u çu për ditë.
Intervistuesja: Edhe ti je kanë e mlume ne kerr…
Anonim 2 ALB: Unë jom kanë e mlune në kerr…
Intervistuesja: Qashtu ke nejt ton rrugën?
Anonim 2 ALB: Ton rrugën. Kur jena mrri në kufi na ka pritë Mimi me Amerikanë, me kerre të Ambasadës edhe e kena kalu, e kena kalu kufinin me jo problem. Na jena kanë shumë me fat. U kanë a din… u kanë ai momenti kur na e kena shfrytëzu krejt rastësisht u kanë a po e din pak para se me shpërthy kështu tamon luftë 100%, a din. Edhe njerëzit jonë kanë shumë të u marrë me, jonë kanë në qat minutë, në qat kohë, fati jonë jonë kanë shumë tu u marrë a po e din me ato përgatitjet e fundit sa që a din nuk jonë marrë fort me neve, veç je duht me u kanë shumë dikushi. Ku të kanë pa ty me kerr në atë kohë të ’99-tën na e kan pasë ni gol 2sh si me thanë qetash ni golf 8sh, a din ma i miri. Edhe kur të kanë pa ty me kerr a din rrugës kryesore tu shku ata kanë menu që ti veç je naj shka a po e din se shqiptar me kanë s’ki shansë se nuk guxon, nuk guxon. Edhe për neve kanë menu që jena shki a po kupton. Mu s’më kanë pa hiç po mi kanë pa veç prind përpara edhe kanë menu këta tont a po e din edhe kena dal qashtu. I kom pa unë paramilitarët, i kom pa për shembull se s’mujsha me nejt ton rrugës pak pa e qit kryt se mu nxijke fryma. E i shihsha tu minu ato tunellat, a po e din tunelli, i shihsha atje nalt tu i vnu minat që në rast.. a din ato pikat strategjike të ushtrisë që shemen grut, mshelet tuneli edhe ti ma s’mun del. As sun hin as sun del. Edhe tu i çelë normalisht, tu çelë rova anash rrugës. Ata të përgatitë me krejt. Ata të përgatitë se normalisht e kanë ditë shumë ma herët operacionin e vet.
Intervistuesja: Edhe të armatosun.
Anonim 2 ALB: Jo të armatosun krejt ushtria e Serbisë krejt armatimi ma superior në atë kohë jonë kanë se luftën e fundit ata krejt çka kanë pasë çka asi e kanë rujt për neve se ata e kanë ditë që herdo kur qajo ditë ka me ardh. Na e kena kalu kufinin, kur kena mrri pak te kufini kena pasë pak problem se jonë çuditë krejt që qysh shqiptarë e po vini kështu po kapërceni, a din. Se veç kerri jonë u kanë, as mac as qen. Jo mac e qen, as zog, as sorr, as insekt nuk ka livrit. A po e din era barut, njerëz ftyra të lodhun, ftyra të lodhne, ushtarë shumë të ri të vesht në polic, shumë të ri. Do shumë nacionalista, do shumë a din asi fmi që si kanë vet edhe i kanë vesh edhe i kanë pru me luftu edhe a din ashtu si të humbun, a po e din nëpër kufi se dijke kush poziten e vet se veç të ardhun, veç çka i kanë pru. Edhe na kalum dyqysh. Kena pasë shumë fat se… edhe mrrijtëm aty në megjuzonë, dolëm.
Intervistuesja: Keni shku në Shkup…
Anonim 2 ALB: Edhe kena shku në Shkup edhe… Po, ma së pari kena shku në hotel të Mimi që është nifar Aleksandër Palace aty në fillim të Shkupit ku e pat marrë ambasada. Jena shku nihere të Mimi aty, tani prej aty kena shku, se unë hallën e kom në periferi të Shkupit. Kena shku te halla. Kur kena shku aty, aty jonë kanë edhe hallat e tjera edhe plot. Ajo tash edhe familjen e vet edhe familjes të burrit të vet, krejt aty. Tash ti llogarite si mini kamp edhe aty u kanë sa që ti e nijshe veten keq që shkove a po kupton. Sa do që kontribojshe për shembull aty te halla po na krejt çka punojshim na qaty u duhke me ble buken, millin, djathin, krejt. Tash ato hallat e tjera i kanë pasë fmitë shumë të vogël, tash s’mujshe me hangër për veti po gjithçka u duhke me nda me ta. Tamon si në luftë. Kështuqë kena nejt njo 2 javë ditë edhe mas 2 javë dite Mimi po më thotë tha kqyre tha qetash hajde tha ose vjen dil te rruga kryesore tha vjen me të marrë ni shok i joni tha shko tha nimoju me përkthy. Edhe unë thash unë nuk di anglisht për me përkthy a din në qat nivel, se unë
Intervistuesja: superior…
Anonim 2 ALB: Unë se kuptojsha që me kanë gazetare duhet me u kanë a po e din me ditë anglishten, cilëndo gjuhë, vet fjala gazetarë duhesh me ditë anglishten. Hajt tha ti aq sa din se tha ke me shku me punu me njerëz të cilët veç kanë ardh se ki far najfar përkthimi që… edhe pse ajo fjala e parë na kanë gri e na kanë pre e s’dijsha qysh me ja përkthy a po e din. Po, ai krejt kah folke unë krejt dyqysh e përjetojsha si me kanë vet. Edhe normalisht qaty fillova si përkthyse me punu, jonë kanë krejt kampet e Maqedonisë. Njerëz shumë të përvujtun, njerëz me shumë të hjekun, njerëz me beba, me pleq, me karroca, me karroca të invalidave, gra që kanë lindë në kamp, pleq që kanë vdekë në megjuzonë edhe nuk i ka pranu maqedoni mrena. Do të thotë edhe sot e kësaj ditë i kanë varrëzat në megjuzonë, a din aty në mes dy kufijve, i kanë varros qaty njerëzit se s’kanë pas ma qysh me i marrë me veti. Knej maqedont nuk i kanë pranu, knej me u kthy në Kosovë s’ke pas qysh me u kthy. Edhe qaty do të thotë a din u kanë shumë periudhë e keqe. Edhe, po na… tani unë fillova me punu në OSBE në Ohër. Unë bashkë me burrin e motrës, ai ka punu këtu edhe qatëherë edhe ai ja pat nisë pak para luftes me punu në OSBE e erdh qaj mission qysh është ajo, Organization for Security and Cooperation OSC edhe ja pat nisë me punu si përkthys, e punojshim bashkë, po OSBE-ja e pat marrë se bugjetin ma të vogël normalisht se sa Ambasada e Amerikës, e pat marrë ni, i pat marrë jo njo se edhe shumë staf, jo si Ambasada e Amerikës ka pasë shumë pak staf, po këta kanë pasë shumë staf edhe me qato pare të bugjetit sa ja ka leju i patën marrë tri hotele në Ohër edhe patëm shku atje me punu në Ohër qatje. Unë e Diki, Mimi punojke në Shkup. Bile udhëtojshim me kerr na u kthejshim. A din shkojshim, u kthejshim. Unë aty në recepsion pata punu, ja pata nisë si në recepsion me punu edhe kaniherë u duhke me nejt me ndërrime recepsioni se shumë njerëz, shumë a din kohë luftë, shumë njerëz tu pa, veç keq tu u ni edhe tu pa veç keq. Kur më bijke për shembull ndërrimin e natës me nejt ishim bashkë me Dikin aty non-stop edhe normalisht që gjatë ditës tani dilshim në terren me punu edhe qeshtu.
Intervistuesja: E kur jeni kthy mandej në Kosovë?
Anonim 2 ALB: Unë me Mimin të para jena kthy, me thanë… faktikisht krejt njerëzit dojshim secili dojshim me u kthy ma përpara, a po e din ajo ndjenja kur, ajo ndenja kur u kanë me 12 qershor. Ajo ndenja ma e mira në botë se kush po kthehet i pari. S’na nxijke kufini. Qashtu. Dath, deshë. Unë me UNHCR jom kthy, dathë, deshë, në shpi të djegun, të padjegun, me anëtarë të familjes, me anëtarë të familjes, se tash gjatë qatyne mujve shumë shtete kanë marrë, se nuk i nxijke as kampi, edhe tash për me ja nimu Maqedonisë se maqedont, qeveria e Maqedonisë thojke shumë njerëz, nuk e përballoj. Vërshun krejt, u bo Maqedonia krejt shqiptarë. Çdo qytet, çdo skutë, sa që ma edhe nuk na dojshin. Kurqysh ata s’na kanë dasht prej ditës të parë po fillunen tash me marrë jo Amerika do njerëz, jo Holanda do njerëz, jo a din… shembull ni aeroplan shkojke ne javt në Holandë, ni aeroplan në javt shkojke në Paris… tani prej aty i shpërndajshin… ni aeroplan…. Po ata tjera kushte. Ato qendrat për emigrant tjera banesa, kushte jo kësi kampe me najllona të UNHCR-së të improvizune kampet, jo kësi kampe në baraka, po najllona, shatora, a din shatora. Do të thotë u kanë ni sipërfaqe e madhe e tokës me dhe e cila u kanë a din prej dimrit kur del krejt lloq që tu kapke lloqi edhe s’mujshe me ecë prej lloqit. Edhe do të thotë në kamp ti kë hi në çadër, a po din çadra jo kështu. Edhe për shembull njerëzit u shtyjshin, u rrehshin cili me shku emrin aty me familje të vet kudo thojke çom, veç mos më le qetu, kudo çom. Edhe tani shkojshin qetu nëpër botë gjithkah në perëndim, në Europë. Edhe në Amerikë kanë shku edhe Amerika ka marrë, Kanada ka marrë edhe goxha shumë bile kanë shku. Se thojshin s’kena ku me u kthy. Po ka pasë plot asi që thojshin jo, unë veç ka me u kthy edhe pikë. Jo, jo ti shumë mirë, na kur jena…. edhe pse na se kena ditë ku po kthehem po na nuk kishim kanë se nëpër qytete ma pak kanë bo dëm, sidomos nëpër qendra të qyteteve se ka pasë shumë gazetarë. Shembull Mimi, Ambasada u kanë mision vëzhgusë në Kosovë, nuk u kanë ambasadë, po a din ata jonë kanë veç mision vëzhgusë mirëpo nuk kanë guxu me jau çelë, i kanë pasë do kerre, do hamera, Hanefia ju thojshin të mdhaj, gjysmë kerr gjysmë xhip, krejt i hekurt, a din ushtarak, i patën ly ngjyra të portokallta të dhezt që me u pa prej gjithkahit që jonë amerikanë. Mision vëzhgusë vijshin kishe gjatë ditës. Ata faktikisht natën flejshin në Shkup në qat hotelin po gjatë ditës vijshin në luftë. Në krejt trevat e Kosovës jonë shku, do të thotë ti je kanë në luftë non-stop kallxojke Mimi tash qysh hijshin malit, e çelshin ni shator atje në mes të malit se gjatë ditës popullata ka mujt me zbritë a din krejt jonë mshefë qashtu a din në qato bashkësitë, qato tubat, si ka ra muzgu kanë ikë nëpër male ata që kanë pasë male për shembull. Dukagjini s’ka pasë mal, po menoj ata që jonë kanë ma në rrafshinë ata qaty kanë nejt edhe kanë luftu, Drenica e a po e din kanë luftu kështu 200 metra krejt e kanë pasë frontin mes shqiptarëve UÇK-ja edhe këta ushtria e Serbisë, krejt a din 200 metra kanë pasë. Mirëpo kanë pasë asi që kanë pasë edhe najfar mali të vogël, natën kanë ikë në mal, e ditën tani jonë lëshu te shpija jo me bo najsen me hangër, jo a po din se krejt me fmi të vogël. Po ka ndodhë edhe që…
Intervistuesja: E a e man në mend 12 qershorin kur ke hi, çka ke pa nëpër Kosovë, qysh u dokë?
Anonim 2 ALB: E zbrazt krejt, e zbraztë krejt, semaforat punojshin. Ni ven shumë i zbraztë, ni ven ku nuk livritke kurgjo, ni ven ku vijke era barut, ni ven ku e lash ndryshe a… e lash keq në fakt shumë po hala ma keq e gjeta. Veç më vijke interesant kur i shihsha semaforat, anarki krejt u kanë se kur u kthyn njerëzit shumë ma fillun njerëzit edhe e hupën vetën, do të thotë fillunen me i hi marketave me i vjedh a din se të untë. Marketat i ke pasë të zbrazte mirëpo a po e din gjithçka bojshin, kërkush nuk u nalke në semafor, kerret ishin në anën e kundërt, u bonën dyqysh krejt… a din të egër. Po, jonë kanë tani KFOR-i, ata normalisht që kanë hi të part se na mas KFOR-it jemi hi edhe ata e kanë majt, kanë patrollu non-stop edhe jonë mundu me majt nifar reni a po e din të sigurisë e kom fjalën.
Intervistuesja: Shpi a ke gjetë?
Anonim 2 ALB: Po i kom gjetë kojshitë e mi. Ma së pari kom shku në banesë tem, tani kom shku në shpi te gjyshja jote. Edhe kur kom shku në shpi tem dera u kanë çelë normalisht, banesa u kanë thatë, e thyne… jo nuk u kanë e thyne, e kishin thy derën veç sa kanë hi se tani e kishin ndreq e kishin qit aty nifar drrase se aty kish hi tjetër kush me banu. Faktikisht derisa jonë zhvillu luftimet…
Intervistuesja: Aty ka banu dikush…
Anonim 2 ALB: Serbia tu çu njerëz me popullu venin e tyne, a din venin tonë me ta a po kupton kishe ajo krejt asi politike e lodht. Edhë në banesë tonë ishin kon njo dy serbe tu jetu aty, i kishin marrë me tesha të veta me a din faktikisht tu përvetësu rpona të shqiptarëve që këto jonë kanë tonat se na tash kena ikë, a po e din, edhe ma kurrë s’kena me u kthy në Kosovë. Qekjo edhe u kanë krejt stili që u bo ajo luftë që na me u shpërngulë edhe ma mos me u kthy edhe ata mrena natës i kanë popullu edhe i kanë pru njerzt nëpër shpija tona, hazër krejt, të gatshme.
Intervistuesja: E a refuzun ato me dalë?
Anonim 2 ALB: Jo, si jonë hi KFOR-i kanë ikë bre si pacovat krejt. Edhe unë po i shoh njo dy kojshike të mija, po ja boj thash ku jeni ju, s’guxojshin me më fol, thanën qe ju qetash erdhët e na qetash po duhmi me dalë. Thash po ani de dilni qysh kena dalë na dilni edhe ju shkoni pak provojeni, thash ju ktheheni në vend të jujin e na jeni dalë jasht krejt, thash kërkush s’na ka dasht edhe përjetoni qysh është. Se ata jonë kanë të Prishtinës faktikisht ata kojshitë e mi jonë kanë prej kur kom lindë unë aty jo ksi të ardhuna që kanë ardhë gjatë bombardimeve. Qysh kanë guxu me i pru nuk e di a. Qysh kane guxu me ardhë ma së pari serbt e Serbisë. Kumeditë prej gjithkait i kanë pru me ardhë në Kosovë me i nxan banesat, shpijat a po e din qysh kanë guxu me ardhë me thanë qysh more po a shkunen në luftë, atje luftë, atje po bombardohet, atje po luftohet e ti mu po më thu shko edhe bone qat shpijen tonde. Po cili njeri shkon për ni shpi a për ni banesë rrezikon, e rrezikon jetën e vet
Dikush tjetër: I kane detyru edhe ata me ardhë
Anonim 2 ALB: Jo, jo se s’munet kërkush me zor me të çu.