Fitnete Dauti
Medinë Dauti (intervistuesja)
Fitnete Dauti (e intervistuara)
Akronimet: MD= Medinë Dauti, FD= Fitnete Dauti
MD: A po më tregon qysh e mbanë mend para se me fillu lufta?
FT: Po, jemi kanë këtu në shpi të re, do të thotë s’ka pasë shumë kohë patëm hi në shpi të re, jam kanë shtatzane në Meidnën.
Edhe, filloi lufta edhe ku me u strehu. Hajde me shku me ni fshatë qetu në Uglarë, mirëpo aty nuk kishte vend, jemi shku në Pograqë te halla e Medines, prej atyhit jemi shku krejt komplet te një dajë i dhandrrit në Ternovc. Aty kemi nejtë 2 muj e gjuysmë dmonthanë sa u kry lufta në Kosovë.
MD: E qysh o kanë, a ka pas njerëz, qysh ka qenë situata në ato venet ku jeni mshefë?
FT: Në Pograq, në Uglarë ka pasë shumë njerëz tu strehu, do shkojshin në Maqedoni, do, mirëpo na shkumë në Ternovc edhe aty ska pasë, ka pasë naj familje dikun ama kështu afër si kemi pasë.
Mirë kemi kalu, skemi pasë frikë, por mas një kohë me thanë ndryshoi koha, ra si shi, u ba ftohtë edhe na thanë se me dal në mal. Krejt çka ka mrena, të ri, thmi vetëm pelqt jo. Edhe pleqt i lamë, thmitë i murrëm, e i pata, qe të tregova i kom la patikat e fmive edhe shi ku me i ter, sa i pata la apo din. kom marr tani ja u kom veshë ka 1 parë qorapa e ja u kom shti njeherë ni kese neper qorapa tani qorapa tani apet në patike qerapat, tani qashtu jemi dalë, se ata krejt fmitë e mdhaj me ja lyp dikujt nuk kishke.
Edhe jemi dalë kemi ecë ni kohë krejtë katuni o kanë, e aty perreth krejt jemi kanë të rrethekunë me ushtri me të armatost janë kanë.
MD: E kush ja u dha lajmin, a ka pas dikush që ka rujt?
FD: Jo, do domethanë si kryesus aty të mahallës erdhën na tregunë edhe mandej dolëm, na morën edhe ka thojshin shkojshim, ata si kemi pa qe po na përcjellin, veç i pashim nepër kodra të strehum kështu edhe të drejtum ato me armatimin çka e kanë pas.
Kemi nejt nja ni orë e gjysë, na thanë kthehu.
MD: E qysh o kanë, çfarë atmosfere ka mbizotru gjatë asaj kohe?
FD: S’ka pasë përgjigje për çfarë na kanë qitë, veq fjalët çka thoshin njerzt, domethanë me kqyrë sa popullsi ka, sa ka refugjatë, sa ka popullsi vendi aty, për këtë.
Diçka tjetër jo!
MD: E a ka pas frikë, ashtu qysh reagojshin njerzt qe ishit bashkë ashtu?
FD: Po frikë ka pasë, çka po ndodhë, ka po shkojmë, çka po dojnë me na ba, frikë o kanë ama ma shumë mu dhimshin kamtë e fmive kah i pasha, tjetër sen hiç skomë ditë as skomë pa, i pasha ama ma shumë më interesojshin fmia. Po ftofen po diçka, edhe qishtu.
MD: Edhe qysh ka vazhdu tani masi që keni dalë?
FD: Qekjo o kanë domethanë edhe ma skemi pasë problem, vetëm se dritat me i shukë natën o kanë çdo shpi, mos me pa qe ka dritë, qe po banonë dikush, që ka banorë. Gjithkunë jo veq se jena kanë refugjatë, po te gjithkush o kanë.
MD: E qysh o kanë me i ndal dritat?
FD: Me i shukë dritat, krejt të shpisë dmth asnjo mos me u dokë. Për shembull një dritë të dhomës e majshum kallë ama me i izolu dritaret krejt mos me u dok drita.
MD: Qysh i keni izolu dritaret?
FD: Me perde të trasha kshtu, s’ka pasë, nifar shpie ku kena nejt na o kanë si e vjetër si mu strehu u kanë.
MD: E ka sa njerz flejshit kur jeni strehu në ato shpi?
FD: Ka dy familje kena fjetë, halla e Medines me burrë, me fmi, plakën e kanë pasë 4 fmi ata edhe burri e gruja 6, plaka 7. Edhe une me 2 fmi, Medina s’o kanë, unë e Bejta domethanë 10 anëtarë.
MD: Me ni dhomë?
FD: Me ni dhomë kemi fjetë ni natë, ama burrat kanë shku tjetërkun në mahall kanë bujtë e na gratë me krejtë fmitë e plakën kena fjetë. Po 2 mujë e gjysë.
MD: E a u dashtë me shku me e kalu kufinin?
FD: Po, ka pasë kufi ama s’na kanë nalë, s’kena pasë problem. Po shkojmë te daja, aj dhandrri te daja po shkojmë atëherë s’na nalshin. Veq me lshu.
MD: E ku keni shku, në cilin ven?
FD: Në Tëranvc.
Andaj s’ka pasë, unë familjen e kumë pasë në Vudrikë, ama për ta mo skomë ni a janë gjallë a janë dektë hiq, edhe ktyne ja u kishin pas kallë shpijen krejt, e kta kishin pasë malltretime shumë.
I kanë marrë i kanë hypë krejtë katunin në traktora, i kanë nisë, i kanë qu te rruga e Cërnices atu kanë nisë me i pushkatu krejtë me renë, i kanë rretheku krejtë ushtria, policia.
Po aty nafaka kish ndryshu koha, ka vetu ka murmuru me të madhe edhe i kanë shpernda.
Edhe prej atyhit kanë dalë mandaj në Maqedoni do, do kanë nejtë në ni Skifteraj ju thonë ni katun, ngatë katunit tem aty.
Ni vlla e kumë pas, ma i vogli aj i ka pas 16 vjet, ka jetu, e kom marrë me vete une. Ama une s’komë ditë hiç me u tutë prej luftes, s’e di hiqë s’u tutsha se une dojsha me nejtë në shpi mos me dal prej shpijes hiq, qaq që s’besojsha që ka me ndodhë diçka, ama kur e kom lanë vëllanë në luftë këtu, se kishin pasë hi ushtria, jo ushtria po kishin pasë hi civil serbë të rrethinës këtu, ishin veshë, ishin masku edhe e kishin pas vra ni kojshi këtu, edhe tani kta me vjehrrin tem kur e kanë pa që e kanë vra atë kojshinë, e ka marrë ky vjehrri jem atë vllavin tem edhe ni kojshi edhe kanë ikë nepër male e i kanë thanë policia, ushtria kanë nisë me i vra, ky u mshefë vllavi jem, ka mendu se e kanë mytë ketë vjehrrin tem edhe atë kojshijen, ata kanë mendu se vllavin tem.
Sa hallakama, ishin qu krejtë katuni tu i lypë e me i pshtu, e kur ka ardhë ai mi kish pas marrë niparë patika vllavi me mi pru, qe moter ti pruna patikat. Thash ti masi paske pshtu vet çka i ke marr patikat me mi pru, edhe çfarë të kajti pata ba o Zot, tmerr o kanë.
Qeto storje i kamë të fmive edhe të vllavit.
Kemi nejtë nja dy mujë e gjysë, hiq, hiç smu rrike, thojsha të kthehemi në shpi, u kthymë ni her, jemi kthy me kerr.
MD: A po?
FD: PO, e binda burrin tem, se pleqtë kanë ardhë kanë nejtë në mahallë këtu, e une me burrin tem e binda diqysh erdhem. Kur erdhem edhe janë ulë Bejta tha po vinë plotë policë të armatostë, edhe Adisi edhe Zanfina janë ulë me ni qosh qetu edhe t’ishin ba truq dyt, qishtu i kishin vnu durtë edhe u tmerrun. Thash kah i pruna fmijen, po po tuten se kshtu apeët su tutsha, se di pse. Edhe kemi ikë i kena marrë fminë, kena hypë në kerr edhe kena shku apetë te veni ku jena kanë.
A dinë krejtë veq fmitë mu dhimshin që po tuten.
MD: Edhe mas sa kohe jeni kthy?
FD: Dy muj e gjysë kur kanë kalu, unë menzi pritsha, kqyr lajm kur po lirohet, kqyr hiq.
Hiq hiç s’komë mujtë me nejtë veq jamë merzitë për familjen tem, s’merrsha vesh.
Për moter s’disha ku osht. Ajo kish pas dalë në Bllace. Kur po më thotë nja aty naltë ni kojshike e dhandrrit. O thojke thuj Fitnetit se maroj lufta edhe NATO ka hi, o Zot qysh jamë gzu. O Zot jamë tranu prej gëzimit. Edhe jemi hypë në kerr po vimë te shpia, çka me pa, o Zot krejtë të kallta, krjetë teshat nepër rrugë. Krejët kauqt të hektë, ktu kur kena ardhë çka s’kishin ba kishin thy mure, kishin bajtë mall, kauqtë krejtë nepër kojshi, kojshitë tonat. Të atyne i kishin pru te na, edhe po rrimë qetu, për familjen temë apet spo di kurgjo.
Kur po më thotë dikush, hiç nuk më kujtohet kush më ka thanë kanë shku në Maqedoni e po dojnë me dalë jashtë. Thashë qysh ka mujtë nana jem me ma kthy mu shpinën sa kom vujtë per ta. Ata s’kishin pas shku po dezinformatë ish kanë. Kur erdh ktu edhe a jeni mirë krejt, a keni pshtu? Ajo nana jem veq po kanë, tha po kena pshtu krejtë tha veq Vedatin e kanë mytë, aj o kanë i ri 18 vjetë i ka pasë.
Tmerr, çfarë të kajtme pata bo.
1 javë ditë burri i tezes e ka bajtë në shpinë veq mos me vorros kudo. Me ni plumë ej, kanë nisë me gjujt tjetërkon, përskejt i ka shku personit kti këtu. Edhe e kanë mytë në vend!
MD: 1 javë ditë?
FD: 1 javë ditë e ka bajtë baba i vet, deri sa të kryhet të largohen pakë e tani me varros ku duhet. Po apet e ka vorrosë me ni mal qysh ka mujtë, kur tani u kry lufta ja kanë ba rivarrimin e kanë qitë edhe e kanë qu te vorret.
MD: E çka e ke pasë ti?
FD: Djalë të tezes.
Une masi u kry lufta e kom marrë vesh këtë punë, edhe tash më vishin fjalët ka nisë e ka qu baba i vet me i lshu lopët, se kanë pasë loëë. Ama thashë qysh s’ka shku aj vetë po e ka qu djalin une në atë stres, me ato emocione. Thash me dek ai, po ka dek djali i ri.
Vjehrra jeme veq po kqyr tha aty tha Zoti kanë ka dashtë e ka marrë, çka je tu folë.
Edhe u nala,
Tepër.
MD: E a o kanë i vshtirë ambientimi mas luftes?
FD: Po, mu doke krejtë tjetër jetë o Zot! Mu doke ka ndrru krejtë bota, nuk oshtë ajo jetë qysh o kanë, ama edhe që kish dekë djali i tezes, o kanë më vllavin tem gjenerat, ma ni kohë nuk mu doke mirë kurgja hiq. Ama me të vërtetë ndrroj krejt, njerzt ndrrunë ma kurgjo so kanë sikur përpara.
Kalojshin helkoptert, o Vedat thojsha ku je, tepër u merzitsha.
Ktu sna kishin pas lanë sen, na kishin shkru çka është ma terr ata serbt, fjalë banale, pa lidhje. I kishin grry ato muret e regallat, qysh me i mlu qato marre. Sdishmi kah me ja nisë.
Krejtë krejtë krejtë s’ke pasë çka me pa, krejtë sen në dynja skishin lanë të mirë, i kishin marrë krejt.
Ama ku me nreq niher shtratin me fjetë, a me nreqë kuzhinën me hangër bukë.
S’e di hiç qysh i kom kalu ato ditë, veq Zoti e din. Kur të më kujtohen thom qysh kom mujtë me i drejtu, shtratin e pleqve, shtratin e fmive. Ku me marrë me i la, ku me i la skishe u deshke me u ulë me pushu, e qishtu ni kohë smunë jena drejtu.
MD: E tashë qysh menon qe të ka ndiku periudha e luftës?
FD: Jo, mu më ka kalu menirenë periudha e luftës. Fortë s’e kamë pasë problem, a veq ka ndiku ky djali i tezes që ka vdekë, te ai po, ai ni kohë s’komë ardhë në vete. Ai më ka ba shumë keq.
Mandej me Medinen jamë kanë shtatzanë, diçka ni vullnet të madhë e kom pas me ta, shumë mu punojke, shumë e hareshme, jamë kanë shumë më thojke vjehrra jeme ke me ba çikë apet. E vertetë ish, lindi se kurr nuk jom kontrollu, s’e di pse. Edhe kur lindi o Zot çfarë gzimi kom pas, ja bona Zanfines ni motër, dy motra skish . shumë jamë kanë e gzume.
As në spital s’jamë shku, te shpia kom lindë qaq qe menzi kom pritë, shumë jomë gzu.
Mirë kom kalu, shumë mirë.
MD: Faleminderit.