Anonim
Anonime: Datat s’po i maj në mend…
Intervistuesja: Jo nuk ka gajle, veç don me thanë para se me bombardu NATO u kanë tentimi i parë me ikë.
Anonime: Tentimi i parë para se me bombardu që nuk kemi ikë. Jemi nisë prej asaj që thotë bombardimi fillon edhe herën e dytë po hajt more se nuk bombardojnë. A e bombardon ato krismat jonë kanë të tmerrshme. E kom pasë djalin e vogël. E nuk e di sa i ka pasë, 1 vjet e diçka, 1 vjet e dy-tre muj, shumë u pata frigu, shumë, shumë, shumë. Fillun bombardimet, u mbyllëm në shpi, mandej nëpërmes njerëzve jo po bohemi bashkë, kolonë, a din qysh u bojshin, po nisemi kolonë. I kisha edhe disa familjarë të mi me veti, e kisha edhe vëllaun e vogël, vëllaun e madh e kom pasë jashtë, prindërit qysh do t’i la. Po shkum, u afrum deri në banesë se nuk mujsha me kontaktu, telefonat i këputen, edhe shkum, nuk erdhën prind e mi, babën e kom pasë pak smutë, jo tha unë sa des nëpër rrugë atje me më gjetë diçka po rri këtu me rëndësi është hekma djalin prej këtuhit. Unë e mora vllaun e vogël, i madhi u kanë jashtë edhe u nisëm.
Intervistuesja: Sa kerre jeni kanë, sa veta përafërsisht që keni dalë bashkë?
Anonime: Po tash në secilin kerr mrena jemi kanë kah 4-5 veta në kerr. Veç familja jonë, plus edhe tjerët i kanë pasë qashtu me farefis e me kojshi krejt bashkë edhe ata jonë kanë kah 4-5 veta në kerr. Edhe u nisëm. S’di qysh jemi dalë, s’di qysh jemi nisë me 100 strese me 100 tuta, pa tesha nashta krejt diçka pak se na thanë ma shpejt se i kemi pasë serbt kojshi, rreth e rreth jemi kanë me serbt kojshi me shpija edhe dyqysh e kishim frigën prej tyne mos po na e lajmërojnë e po na hijnë natën e diçka edhe shumë shpejt dulëm. Sa po muj me kujtu e di që kemi dalë, jemi nisë, kur kemi mrri te rrethi te shkolla e mjekësisë aty na kanë nalë paramilitarët.
Intervistuesja: Okay, kjo është hera e parë a?
Anonime: Kjo është hera e parë. Paramilitarët ata jonë kanë kah dy metra të gatë. Para meje, para neve e nalën kunatin edhe na ishim tash mas tij, mas neve ishin tjerët. Vjehrri ish, ata e nalën në tjetër drejtim qysh është, tash ai rrethi qysh është për me shku, e kalon rrethin e knej nisesh për autostradë mandej te shkolla e mjekësisë, ata e nalën bash aty te shkolla e mjekësisë – ka qenë bunkeri i madh, bunker a tenk a çka i thotë njeri atij. Ata e çun anej, neve knej. E nalën kunatin edhe u nalëm edhe na. Na nalën krejt në kolonë edhe na po presim tash çka do të bohet. Kur e… ai dul prej kerri, sigurisht i ka thanë dil edhe i ka lyp pare. Edhe na s’po dijmë, i kish pasë thanë se tash na veç po kqyrim prej kerrit na s’po nijmë çka po flitet po po supozojmë mandej edhe na ka tregu. Edhe e pamë që dul prej kerrit edhe vjehrra jem ka qenë aty në kerr edhe dul prej kerrit e çeli po më doket i tha hape gepekun, ky e hapi edhe (flet serbisht) don me thanë krejt çka ki pare gjuj në gepek që mandej këta me i marrë. Edhe ai a ka qit a s’ka qit sigurisht çka ka pasë ka qitë, masi që i ka qit paret tash a ka qit pare a ka bo bisedë me to nuk e di ai filloj me i mshu, filloj me i mshu me shipkë, filloj me i mshu me boksa, filloj ma e tash na ishim në kerr edhe a din qysh tash veç pritshim kur të na hijnë neve, na veç e kqyrshim çka po ndodhë. Dojke me dalë shoku jem bashkëshorti edhe unë i thash mos dil mos dil se ka me të ardh reni edhe ti qetash, mos dil se mos po e keqëson punën ma shumë se ti del, don me mbrojtë ata po ai munet në qat moment me gjujt kështu bile rri se qetash të vjen reni edhe ty. Unë isha përpara, fmitë i kisha mbrapa edhe vëllaun e kisha mbrapa. Fmitë kajshin, bërtitshin, u tutshin.
Intervistuesja: Edhe ata e kanë pa krejt…
Anonime: Po, po, po veç kanë qenë të vogël për shembull djali s’man men kurgjo se 1 vjet e dy-tre muj a çika krejt i man në men se ka qenë 4 vjet e diçka. Edhe mandej, vjehrra jem nuk e ka pa ngjarjen çka po ndodhë mbrapa se ajo u kanë e ulun në kerr edhe ajo nuk u kthy me kqyr, ajo po kujton që ka dalë djali vet me bisedu me ata po nuk po e sheh ajo çka po ndodhë. Ni moment ajo u kthy edhe kur e ka pa ajo mandej mundohet kishe po e mbroj djalin, këta si sot e maj në men kur ja kapin kryt ja pshtetin për kerri edhe kjo e shkreta ka pasë ka pasë pare në gjoks e krejt çka ka pasë ju ka dhanë, demek merrni veç lëshojeni djalin. Edhe ata kur e kanë nxjerrë kjo paret ata kur i kanë pa edhe qato pare në qat moment i kanë thanë këtij hajde këtu e ja kanë kap kryt vjehrres tem e me zor e kanë shti mrena në kerr po e kanë liru mandej edhe kunati hini në kerr. Tash erdh reni ten a. Tash po kur erdh te na po i thote bashkëshortit tem tha (flet serbisht) dmth ti çka po pret hajde dil. Dul ai, unë u dridhsha, edhe mu ma dha ni shumë të hollave para se me mrri aty, tha merri qeto pare se nuk dihet, mujnë me na nda edhe s’shihem ma. Mos mi jep thash paret se unë ku të shkon ti une mas teje, po tha nuk dihet bon vaki na ndajnë ti me fmi tjetër kun e unë tjetër kun. I thash jo unë thash nuk i pranoj, merri thojke maj, mi ka pasë shti me ni kuti qeshtu, maj thojke se nuk dihet qysh vjen puna. Edhe mi la paret ky dul prej kerrit, si ka dalë prej kerri me atë kondakun a mitrolez a çka i thotë njeri atij, me mitraloz ja nisi me ja mshu në kry bum e bum e e shtrini për toke. Fati që ky që thojke në atë moment njeri s’po e nijke edhe me të pre nuk e nijshe edhe dhimten as kurgjo zaherë prej frikës. Kur e gjujtën ky meniherë u çu në kam, ai prap i mshoj në kry, ja qiti kryt gjak ja shkyjti kokën krejt. Dul ai. Po mendoj ja mshoj ky prap u çu në kam, a folke me ta tash nuk e di a çka e njani prej tyne hini te unë në kerr. Don me thanë unë isha ulun në ulësen teme e ky ish… ky tash polici si sot e maj në men ftyrën e tij i ka pasë do sy të kaltërt, ni kapuq në sy edhe i hini me automat aty ulësen e bashkëshortit tem, u ulë edhe ma drejtoj tyten qetu. Ti tha (flet serbisht) çka po pret tha ti kuqka nihere, demek (flet serbisht) jep krejt çka ki. Unë nashta është për me kesh veç prej stresit dora e djatht edhe koma e majt mkcejke qeshtu edhe unë nuk mujsha me shti dorën në xhep për me i marrë paret me ja dhonë. Edhe vëllau po më thotë jepja tash po ja jap, unë as nuk e kthejsha kryt anej, thash po ja jap po s’po muj se aq shumë po më dridhet dora s’po muj me e shti dorën në xhep. Qeshtu më bojke dora e kama. Kurrë nuk e harroj ata. Edhe dikur i nxerra edhe po ja jap edhe hiç s’po e kthej kryt (flet serbisht) don me thanë unë po të thom paret unë po i thom s’kom ma. Kur i kom thanë s’kom ma ai qaty e ka kuptu që paret jonë se unë ja dhash qashtu me ni si e barnave, edhe kur i thash s’kom ai qatëherë e kuptoj që paret ishin mrena se ai e ka kuptu që une po boj hajgare po ja jap veç ni kuti kumeditë çka ka menu ai idiot. Kur i kom thanë (flet serbisht) ai vëllau përmas tha veç e pritsha momentin mos po të bon diçka, po të prek a diçka unë qaty kom pasë me reagu, a të reagojke ai, ai na kish pushkatu qaty te tonve. Edhe unë po i thom, ai hiç s’po bon zo, ai veç po kqyr edhe thash shuj-shuj nihere mos reago, i murr edhe dul. I murr çka pat edhe dul. Mandej po i thotë bashkëshortit tem (flet serbisht) hin tha në kerr bre ta bofsha kështu ashtu se fmija po të kajnë. Hini në kerr, qashtu njejtë ndodhi edhe me kerret mbrapa po jo me kerret mbrapa veç pare ju ka marrë. Vjehrrin atje në anën tjetër edhe ai e kish pasë hangër disa shkelma edhe mandej na lëshun. Jo, hini në kerr edhe na po presim tash. S’di kurgjo veç kur ka fillu me shipken e hekrit me i thy xhamat e kerrit. Don me thanë qysh jemi kanë na në kerr ai me shipkë i mshojke xhamave bum bum deri sa i thej krejt xhamat e kerri edhe unë veç bërtitsha e i thojsha vëllau mloju, maju fmive sytë thojsha se ni spirrë me i hi për jetë qorrohen, thojsha veç…maj i thojsha fmitë edhe mos… ruji sytë. Edhe ai po po po jom tu i majtë. Çika kajke shumë edhe djali po çika nashta ma e madhe u traumatizu shumë aq shumë u traumatize që kur jemi kthy në Kosovë menxi e kemi shti në Kosovë se e ka menu ton kohën që prap kena me kalu nëpër qata. Edhe mandej naj thejnë krejt xhamat e kerreve, ish ftohtë, edhe tha hajde demek bajuni edhe u nisëm qashtu. Krej xhamat e thym, fryjke, kur kemi mrri në Llapnasellë aty ka qenë ushtria e rregullt, s’kanë qenë paramilitarë po ushtria e rregullt serbe edhe kur na kanë pa thanë ku jeni nisë kështu, serbisht folke, na i thamë po s’dijshim çka me i thanë, po shkojmë dikun po jemi nisë dikun e s’dijmë ku. Jo tha kthehuni mbrapa kështu nuk guxoni me udhëtu. Ku me u kthy edhe na kthyn. Kur u kthym u shpërndamë se tash na thojshin s’guxojmë me flejt ma në shpi edhe u shpërndamë. Unë shkova flejta te do familjarë të mitë të largët, kunati tjetër kun, vjehrritë tjetërkun qeshtu tu u shpërnda me e bo ni natë gjumë e mandej të nesërmen me kqyr çka me bo. Flejtëm aty ni natë për faqe të zezë, të nesërmen u çum. Qaty ku kesh unë te qajo familje erdh te dera ni akrabajë i tyne edhe ju tha që me e lëshu shpinë, urgjent me u nisë se kanë sonte me na hi nëpër shpija. Unë qaty ku kesh tash u nisëm me qata, tash unë s’kisha informata ma për njanin tjetrin s’kishim informata, a për prind e mi s’kom pasë informata se don me thanë kur kom shku unë që jemi nisë që na kanë maltretu e kom marrë vëllaun me veti edhe mandej s’di qysh e ka kuptu mami jem që na kanë maltretu …a jo se na kur jemi kthy e kom kthy vëllaun në shpi. Kur na kanë kthy ushtria e rregullt unë e kom kthy vëllaun në shpi edhe thash veç e kemi lanë aty te parkingu, ai kur ka shku në shpi ka tregu çka ka ndodhë edhe na mandej unë s’kom ditë ma për prind e mi mandej mami jem qeshtu tu marrë vesh, tu u munu me marrë vesh për neve, s’kishim kontakte. Qysh e ka kuptu mandej nuk e di… jo e ka ditë prej vëllaut, mandej u çu u ardh atje në shpi, në shpinë tonë, shpija e zbrazët nuk u kanë kërkush aty. Tash ajo ton kohën tu na lyp tu kqyr ku kemi mujt na me shku. Në ndërkohë, të nesërmen a të masnesërmen mi qesin edhe prind e mi prej banesës edhe ata s’kom ditë ku kanë shku, kishin pas flejt ni natë te axha, mandej… në ndërkohë mami jem ka dal me më lyp mu derisa mami jem ka ardh në shpi me më lyp mu kanë ardh i kanë hjek babin edhe vëllaun prej banesës. Tash mami jem kur u kthy se ka gjetë as babin e as vëllaun edhe s’po din tash ajo as ku e ka burrin, as djalin, as çikën. Hallakamë u kanë. E mandej në herën e dytë… jemi nisë qysh jemi nisë nuk e di qysh s’kemi pasë kerre ma, nuk kemi pasë kerre. Kerret i lamë në garazha të thyme me çka me u nisë. Mandej u bom me do kojshi, ata kenë burrë e gru, çikë e djalë, 4 vetë, kerri shumë i vogël nuk e maj në mend çfarë kerri u kanë, plus edhe unë me burrë e me dy fmi – 8 vetë në kerr kutec. Jemi nisë për Maqedoni. Kunati edhe ai qashtu tu u nisë s’di me kon, ai m’doket me vjehrritë e mi se kerrin e vjehrrit nuk ja kanë thy xhamat, veç kerrin tonë edhe të kunatit. Edhe kunati me vjehrrin don me thanë në familje ata kanë hi në kerr, kunati me kunatën me dy fmi edhe vjehrritë e mi, e na kemi hi në kerr me ni kojshi të afërt aty që e kemi pasë ni rrugë ma poshtë edhe jemi nisë për Tetovë më doket, jo jemi nisë për Maqedoni, hera e dytë paska qenë kjo… jo herën e dytë kur jemi nisë jemi nisë veç unë jom nisë me qata akrabatë ku kemi flejt atë natë po jemi kthy. Kufinin te Tetova aty kemi pritë shumë gati ton natën kemi metë nëpër kerre, s’kemi mujt me kalu kufinin e jemi kthy në Prishtinë. Kjo ka qenë mandej hera e tretë kur jemi nisë edhe vjehrri, vjehrritë, kunati, kjo u kanë hera e tretë don me thanë kur jemi nisë dy kerre – kerri i tyne edhe kerri, na s’kemi pasë kerr po me te kojshive. E mandej kemi prit në Elez Han, kemi mrri deri në Elez Han, vjehrrës tem ju bo e 6-ta ditë pa dializë, ajo filloj me u keqësu edhe kolona ke shumë e madhe, kolona kur mrritëm na aty aty njerëzt me kah ni javë e dy javë që ishin kanë tu pritë, krejt kishin pasë hi nëpër shpija në Elez Han tu përgatitë ushqim kush ka qenë me fmi të vogël kanë hi se kolona s’ka ecë hiç mdoket e patën nalë, e kanë blloku mos me kalu kërkush. Edhe pritëm sa pritëm, mandej shkoj kunati në kamë u nisë ka ecë s’di sa kilometra deri te kufini, në kam ka ecë me fol me kolonelin a me dikon aty që duhet patjetër me kalu të paktën vjehrritë e mi se ju ka keqësu gjendja e duhet me shku me hi në dializë në Shkup. Edhe ai s’di sa kilometra i ka bo në kam derisa ka mrri te kufini. Don me thanë prej Elez Hani ndoshta edhe pa mrri te Elez Hani u kanë kolona, i ka ra s’di sa kilometra me ecë edhe na ishim tu prit në ren kur mandej u kthy kunati me ni kolonel të tyne me kerrin e tyne edhe tha hini tash hini nëpër kerre ju vetëm kerrin e vjeherrit, vetëm ata dy e kalun kufinin. Shkun me kerr deri te kufini e mandej e kalun kufinin në kam vetëm vjehrritë, e na metëm në kolonë. Po nuk metëm në atë kolonën e madhe se për shkak të vjehrrive na u afrun me kerr pak ma afër kufinit po dashti… këta e kalun kufinin në kam qaty u përshendetëm në dorë të Zotit se nuk u dijke ma a kemi me u pa, a kemi me kalu na kufinin a kemi me u kthy na mbrapa. Po dashti Zoti si e kanë kalua ta kufinin në kam ata mandej e kanë marrë aty ni taksi a nuk e di qysh kanë shku deri në Shkup se ajo veç u keqësu edhe na mandej a e kalum kufinin… e në qat moment s’ka pasë shumë nashta disa orë jonë kanë në pytje kur erdh urdhni me i lëshu, ama me e lëshu kolonën jo krejt qeshtu kah 10 kerre kah 10 kerre e ne mesin e 10 kerreve të para kem na edhe kalum kufinin edhe mandej u vendosëm në Veleshtë. E vjehrritë ishin në Shkup hala nuk e dijshin çka ka ndodhë tek ka ndodhë mandej edhe bashkeshorti edhe kunati u nisën për Shkup me kqyr çka u bo me ta edhe qekjo u kanë. Na u vendosëm në Veleshtë te disa të njofshëm të vjehrrit tem, aty kemi nejt…
Intervistuesja: Sa keni nejt?
Anonime: Tash nëse kemi dal na në fillim të prillit na kemi prill, maj, qershor – dy muj e gjysë. 2 muj e gjysë se kur u çliru Prishtina me 18 a me 12, qat ditë që u çliru Prishtina ja qat ditë ja të nesërmen s’e maj në mend sigurt, ose qat ditë ose të nesërmen bashkëshorti meniherë u kthy për Kosovë. Na metëm atje krejt, ai tha unë po shkoj po kqyri çfarë gjendje është shpija e sene, a kemi ku me u kthy, ta kqyri me ndreq terrenin po fati shpija qaty se ka ngucë kërkush, i kemi pasë dhanë çelsin kojshive, ka pasë shumë ushqim, ju patëm thanë çka keni nevojë mundeni me shku me u furnizu me marrë… ja e kemi gjetë shpine qysh e kemi lanë. S’ka pasë kugjo që ka mungu edhe me pas mungu kush e kish dert që po mungon, me rëndsi kishim ku me shti kryt. Mandej edhe na jemi kthy mas s’di sa, tash s’po di edhe na shpejt jemi kthy, nashti mas 2-3 dite. E kur marrë me u kthy unë e kom pasë shumë telashe me çikë se ajo e kish atë frikën e thojke s’du unë me u kthy, s’du se na nalin edhe deri vonë, deri vonë, radari nëse na ka nalë i komunikacionit ose polici ajo nihere ka kajt. Jemi mundu me i thanë nuk jonë ma ata u kry ma nuk ka ma kurgjo “Jo, jo, polici, polici” don me thanë edhe në komunikacion kur na kanë nalë për shpejtësi ose për naj gabim ajo ka kajt don me thanë me muj me muj s’ka mujt me ardhë në veti. Unë atëherë s’kom ditë me trajtu te naj psikolog a diçka, s’kemi ditë se ka qenë e traumatizune shumë. A djali jo se ai 1 vjet e dy-tre muj e ai e ka harru ngjarjen, a kjo u kanë shumë keq, çika.
Intervistuesja: Faleminderit shumë!