Museum of Refugees KosovoMuseum of Refugees Kosovo
  • Ballina
  • Storiet
  • Rreth Muzeut
  • Kontakt
  • Ballina
  • Storiet
  • Rreth Muzeut
  • Kontakt

Xhevdet Sadiku

Administrator2021-08-19T10:24:01+00:00
https://museumofrefugees-ks.org/wp-content/uploads/2020/12/Xhevdet-Sadiku-online-audio-converter.com_.mp3

Bjeshka Guri (intervistuesja)

Xhevdet Sadiku (I intervistuar)

Akronimet: BG=Bjeshka Guri, XHS= Xhevdet Sadiku

 

XHS: Mu prezantu a?

BG: Po t’lutem?

XHS: Xhevdet Sadiku, profesor i historisë në gjimnazin “Ukshin Hoti” në Krushë të Madhe.

BG: A pom tregoni më shumë qysh e mbani mend periudhen para se me ia fillu lufta, a keni vrejt diçka?

XHS: Para fillimit të luftës në fillimdihet, procesi arsimor nuk mbahej nepër shkolla, ishim të detyruar në shtëpi- shkolla të punonim. Dita-ditës situata veç po keqësohej sepse pushteti po e bënte të veten, çdo gjë shqipëtare fillonte ta  izolonte t’i ndiqte edhe mësuesit edhe kur i mbyllën edhe shkollat s’patëm rrugë tjetër përveçse t’i kthehemi shtëpive-shkolla.

BG: A mund të na e përshkruani qysh ka shku ai proces?

XHS: Po Procesi, sa i përket punës sonë ka shku shumë mirë, mirëpo dalë-ngadalë po vërehej se pushteti dontë ta bënte të vetën dhe situata rrëshqiti drejtë konfliktit të armatosur.

Dihet Në skenë ishin luftëtarët e UÇK-së të cilët e bënë të veten në dobi të popullit, mirëpo më në fund pushteti mobilizoi tërë fuqinë e tij përmes policisë, pastaj paramilitarëve dhe ushtrisë, dhe më në fund filloi edhe lufta.

BG: A povna tregoni më shumë në nivelin personal, ku keni qëndruar edhe qysh keni vendos?

XHS: Gjatë gjithë situatës ne kemi qenë në fshat, ishim të mobilizuar që të kujdesemi për fshatin, pastaj për familjen, por në fund në ditën kritike kur forcat policiore ushtarake serbe masditën e datës 27 erdhën paramilitarë me kamioneta ia mësyen fshatit duke djegur, duke vrarë, duke plaçkitur dhe neve nuk na mbeti asgjë tjetër përveçse të tërhiqemi në pjesën e sipërme të fshatit ku ishte turmë e madhe e popullit pasi që në fshatin tonë kishte edhe njerëz të ardhur nga fshatrat përreth, të cilët më herët i kishte larguar me forcë pushteti serb dhe në mbramjen e vonë në ora 11 edhe pse nuk ishte momenti u dasht ta bëjmë atë të pamundurën, ta lëmë familjen dhe unë me 70-80 krushianë ia mësyem të ikim vetëm të mos na ndodhë më e keqja në prezencë të familjes, të strehohemi në fshatin Mamushë.

Atu kemi nejt 2 ose 3 ditë dhe pasi që atu erdhën policia dhe ushtria paramilitare serbe të gjithëve na kanë nxjerrë jashtë në ni qendër të fshatit aty, të organizuar me kamioneta, me traktorë na kanë detyruar qe të hypim me forcë atu dhe të marrim rrugën në Shqipëri.

Gjatë rrugës ka pasur probleme të mëdha, kemi hasur në njerëz të vrarë, në kafshë, në çdogjë dhe flitej në atë kohë se këta refugjatë diku në hyrje të Prizrenit po i ndalojnë, po i marrin, po i strehojnë nepër palestra nepër Istikame të ndryshme. Nga Frika, ne me disa shokë kemi zbritë nga kamioneta dhe jemi strehuar për 3-4 ditë në Prizren.

Në Prizren tek një i afërm përmes telefonit kam komunikuar me vëllezërit të cilët i kisha jashtë, më kan lajmëru se prindi im me 100 Krushianë përafërsishtë janë gjenerata e parë që e kanë kaluar kufirin në Shqipëri.

Atëherë, ne nuk kishim pse të rrinim në Prizren dhe po me disa shokë morrëm rrugën për Shqipëri. Prapë me kamionë, turmë e madhe që vinte me njerëz nga Mitrovica kemi hypur në kufi, kemi dal për Shqipëri.

Dhe në Kukës e kemi takuar për herë të parë familjen, nga atu jemi shpërngulur në Tiranë derisa ka ardh momenti i kthimit në qershor për Kosovë.

BG: Qysh ka qenë atmosfera në Tiranë dhe në Kukës?

XHS: Atmosfera ka qenë qysh ma keq mo. Ngase çdogjë qe kemi parë dhe çdonjeri që kemi hasur skishe qka me pa në fëtyrat e tyre vetem se mërzi, vaj të madh për të humburit, për familjarët. Ne ishim në dijeni se çfarë kishin bërë në fshat, masakrat dhe në ato momente nuk kishe edhe si ta ngushëllonit sepse ne e dinim sepse në kontaktin e parë në dalje në kufi kemi hasur banorë të fshatit të cilit kishin dalur më herët të cilët na pytnin se çfarë kishte ndodhur, ne e dinim se çfarë kishte ndodhur po ishte momenti që të mos e shprehnin realitetin por disi t’i ngushllojmë me fjalë më të mira se do të bëhet mirë, nuk i kanë vrarë të gjithë, por realiteti ishte vërtetë i hidhur sepse ne e dinim çfarë kishin bërë në Krushë ata (serbët).

BG: edhee qysh kujtoni momentin e çlirimit të Kosovës?

XHS: Momenti i çlirimit është një gëzim i madhë për të gjithë ne, fitore e madhe sepse mezi pritnim të vinim në vendlindjen tonë, të kthehemi edhe pse me plagë të mëdha, me humbje të mëdha, por kjo ishte fitore vërtetë e jona sepse kthimi ishte më tepër se fitore, në atdhe .

BG: A e mban mend Krushën në momentin që jeni kthyer ( si është dukur) ?

XHS: Në momentin që jemi kthyer, ne jemi kthyer në Krushë… çka të themi, fshati ishte në heshtje të plotë, çdogjë ishte e djegur, e shkrumuar, pa njerëz, nuk funksiononte asgjë.

Akoma aroma ishte e luftës dhe në momentet kur hymë në oborr çdogjë ka qenë e vdekur, çdogjë në oborr kishin djegë, shtëpitë, rrobat, librat që i kem pas i kishin bërë grumbull, ua kishin shti flakën dhe i kanë djegur të gjitha. Pra është dashur të fillojmë nga e para në ato momente të rënda për të gjithë ne, por prapë se prapë na mbante shpresa e madhe se kthimi do ta bënte të veten dhe kështu dalë-ngadalë filluam ta rimarrnim veten dhe ti kthehemi prapë jetës.

BG: Qysh, qka  mendon se kanë qenë efektet e luftës në nivelin personal, a munesh me vrejt diçka?

XHS: Në nivelin personal lufta ka lënë pasoja të mëdha sepse kur marrim ne e i rikujtojmë të humburit tanë, të familjës së ngushtë, kushërinjtë pastaj kolegët e vrarë mësimëdhënësit, profesorët kjo ishte një humbje e madhe që ka lënë pasoja vërtetë në jetën tonë.

Por, megjithatë u desht t’i tejkalojmë këto për hirë të fëmijëve, të rinisë, të atëdheut ta marrim veten dhe të fillojmë nga e para përsëri.

BG: Faleminderit!

XHS: Faleminderit!

Share this post

Facebook Twitter LinkedIn Google + Email

Related Posts

Lavdi Zymberi

https://museumofrefugees-ks.org/wp-content/uploads/2020/05/Lavdi-Zymberi.mp3 Bjeshka Guri (intervistuesja) Lavdi Zymberi (e intervistuara) Akronimet: BG=Bjeshka Guri, LZ= Lavdi Zymberi BG: A po më tregon diçka për veten? LZ: Po....

Read More

Aleksandar Gudžić

https://museumofrefugees-ks.org/wp-content/uploads/2022/04/Aleksandar-Gudzic.mp3 Intervistuesi: Na tregoni diçka për veten. I Intervistuari: Unë quhem Alleksandar Guxhiq, jam profesor i diplomuar i historisë. Punoj në...

Read More

Elvira Osmani

https://museumofrefugees-ks.org/wp-content/uploads/2023/01/Elvira-Osmani.mp3 Intervistuesja: Mirëmrama. A po ja nisim pak prej përkeqësimit të situatës, qysh do që e man në mend; ku...

Read More

Ljilja

https://museumofrefugees-ks.org/wp-content/uploads/2022/04/Ljilja.mp3 Intervistuesi: A mund të prezantohesh? Të tregosh se kush je, çka je, nga je dhe ku ke lindur? E Intervistuara:...

Read More

Valbona Bylykbashi

https://museumofrefugees-ks.org/wp-content/uploads/2020/05/Valbona-Bylykbashi.mp3 Bjeshka Guri (intervistuesja) Valbona Bylykbashi (e intervistuara) Akronimet: BG=Bjeshka Guri, VB= Valbona Bylykbashi VB: Jam Valbona Bylykbashi. Jetoj në Prishtinë. Punoj si...

Read More

Silvija Rashkoviq

https://museumofrefugees-ks.org/wp-content/uploads/2023/01/Raskovic-Silvija.mp3 Intervistuesja: A mund të prezantoheni fillimisht? Silvija Rashkoviq: Mirëmbrëma. Unë quhem Silvija Rashkoviq nga Klina. Intervistuesja: Si e mbani mend periudhën...

Read More

Mersie Kameri

https://museumofrefugees-ks.org/wp-content/uploads/2020/05/Mersie-Kameri.mp3 Bjeshka Guri (intervistuesja) Mersie Kameri (i intervistuari) Akronimet: BG=Bjeshka Gur i, MK=Mersie Kameri MK: Unë jam Mersie Kameri. Jam e lindur në...

Read More

Nexhmedin Duraku

https://museumofrefugees-ks.org/wp-content/uploads/2021/01/Nexhmedin-Duraku.mp3 Bjeshka Guri (intervistuesja) Nexhmedin Duraku (i intervistuari) Akronimet: BG=Bjeshka Guri, ND= Nexhmedin Duraku BG: A po na tregon ma shumë për veten? ND:...

Read More

Nazmije Sopa

https://museumofrefugees-ks.org/wp-content/uploads/2020/12/Nazmije-Sopa-online-audio-converter.com_.mp3 Intervistuesja: Verona Sopa E intervistuara: Nazmije Sopa Akronimet: VS=Verona Sopa, NS=Nazmije Sopa VS: A mund të më tregosh diçka për veten? NS: Unë...

Read More

Fitnete Dauti

https://museumofrefugees-ks.org/wp-content/uploads/2021/01/Fitnete-Dauti.mp3 Medinë Dauti (intervistuesja) Fitnete Dauti (e intervistuara) Akronimet: MD= Medinë Dauti, FD= Fitnete Dauti   MD: A po më tregon qysh e mbanë...

Read More

Rr. Ardian Krasniqi, 2nd floor, No.5, 10000 Prishtinë

+383 38 748 018

Mohim përgjegjësie

Pikëpamjet dhe opinionet e shprehura në intervista nuk pasqyrojnë qëndrimet, pikëpamjet, opinionet apo politikën e Nismës së të Rinjve për të Drejtat e Njeriut - Kosovë.

© Copyright 2020. All Rights Reserved. | Web Developed: Flutra Webs
info@museumofrefugees-ks.org