Orgesa Arifaj
Rrefim nga Orgesa Arifi
OA:Periudha mas luftës në Prishtinë, në Arbëri, lagjen ku kom jetu, për mu ka qenë shumë e lezetshme, jomë kanë e vogël.
Brengat qa kam mujt me i pas kanë qenë të një 5vjeçares, pak para luftës qatë here.
Brengat mas andej kanë fillu prej ikjes prej shpisë, kështu që paralufta për mu o kanë, përkufizohet me një fjali, ose me një lojë e cila quhet msheftas, që e kena lujt bajagi shumë.
Kthimi për shpi normalisht o kanë shumë i mërzitshëm, po edhe shumë depresiv, për herë të parë më duket jam prezantu me mërzinë që dikur i kishe 3 prehën që flejshe përmi ta, e tash mo krejt venin mrapa e kisha për vete, po prapë nuk u nijsha e sigurt edhe nuk u nisha e lumtur për shkak se nuk e disha ku janë vllau edhe motrat.
Njonën prej storjeve interesante, ose ma si highlight e kisha quajt gjatë kthimit në Prishtinë ka qenë fakti që prind e mi gjithë kohën kanë lëvizë edhe kanë shëtitë në mënyrë që me i jep një përshtypje paramilitarëve qe na jena familje shumë e normalizume me faktin që ka luftë në Kosovë, edhe demek nuk na lenë përshtypje.
Domethonë ajo ka qenë njëfarë instikti kështu për me mbijetu, edhe thjesht për me u bo pothuajse ti je një nga ta.
Prindt e mi e kanë fol gjuhën serbe rrjedhshëm normalisht, për shkak të edukimit të tyre edhe kushteve atëherë që kanë qenë, mirëpo njërën prej ditëve unë me prind tu shku me e taku një kojshi…
Në fakt harrova me cekë edhe një sen, në Arbëri, në lagjen ku ne kemi jetu kemi qenë të rrethumë prej familjeve serbe ku unë, realisht shoqja e parë e ngushtë ka qenë serbe Zhana. Edhe ajo, edhe unë jemi marrë vesh diqysh, sepse Zhana ka ditë me folë shqip, edhe unë kom ditë pak serbisht e kështu me radhë.
Një prej ngjarjeve ma tronditëse që i kam përjetu kur jam kthy në Kosovë mas Bllacës o kanë, një ditë unë dalë me lujtë me Zhanën, edhe atëherë normalisht që fillun këto mendësia jeme me ndrru masi që e pashë sa po hjekin njerëzit edhe qysh po gjuhen bombat ashtu thu t’i na jena kafshë, edhe kontrrolla e paramilitarëve, dëbimi i gjithë neve.
Edhe një ditë prej ditësh, mami e vëren në gazetën Koha Ditore, ku në të si gjithmonë që i kanë pas këto kolumnet kryesore, njëra prej fotografive është e shkarravitur, gati gjithë kohën edhe unë si e vogël nuk kom ditë me e vërejt fytyrën e Bill Klintonit edhe Millosheviqit.
Nuk e di pse i kom ngatërru, nashta që të dytë pleq, floktë e bardha apo, prapë Bill Klintoni ma i hollë ka qenë po sidoqoftë nuk kom ditë me i dallu në disa momente, edhe njona prej pyetjeve që ja pata shtru Zhanës ka qenë cili është, edhe ajo ka bo me gisht te Bill Klintoni, demek ky është Millosheviqi edhe unë qashtu e shkaravis Bill Klintonin.
Edhe mami ni dit e merr Kohën me lexu edhe më thotë pse je tu e shkarravitë Bill Klintonin kshtu, unë spo t’kuptoj edhe mes tu e këqyr, veç pak qyky osht Bill Klintoni a? Edhe tash koha e hakmarrjes, unë shkoj me thirr Zhanën me dal me lujtë, edhe i tham e kam ni ide, pe lujmë ni lojë unë po e gjuj këtë drunin sa ma largë edhe kush e merr e para fiton, okej, fillojmë bohmi gati e marrim pozicionin edhe në momentin që po dojna me lëvizë me ngajtë unë si një fmi i tërbunë nëse muj me thanë, edhe fortë nervoz mas krejtë atyre ngjarjeve që i kisha pa e i kisha ndëgju ja qes kamën Zhanës, edhe Zhana bjen shumë keq edhe e vranë gunin i qet gjak, edhe unë filloj masndej me i bërtit qa e kshtu kur ti mu më rren pa nevojë, pse e ke bo?
Ajo nuk folë kurgjo, edhe normalisht kom ikë menjëherë te shpia edhe kom fillu me reflektu edhe e kom pa që kom gabu shumë, të nesërmen, sepse atëherë ish vonë, nuk është që mu ka leju me dalë në çfarëdo ore që kom dashtë.
Edhe kom nejtë veç përpara shpisë kërkun ma larg asni centimeter, edhe po shkoj të nesërmen me thirr Zhanën, edhe me i kërku falje. E maj menë e kom pas një këmishë të bardhë, jakën e cila mami gjithmonë ma ka vnu kur kom dalë prej shpisë edhe një fun, me katrorë kuq e zi sikur kto funat, uniformat e Sami Frashërit që i kena pas.
Edhe unë e thirri Zhana, Zhana për me dalë edhe me fol, edhe del halla e Zhanes, edhe ajo më thotë të lutem shko në shpi se nuk është Zhana ktu, edhe unë ja kthej e di që është edhe e di që kom gabu, po përnime po du me i kërku falje, të lutem thuj le të delë.
Edhe qishtu nja 3-4 herë insitoj, ajo shko të lutna shko, edhe një moment unë e qoj krytë naltë, edhe e shoh që dikush ma ka drejtu një allti edhe bajagi të madhe, edhe në atë moment e di që më janë shtangë kambtë, edhe kam fillu me u njersitë edhe veç e kom ulë krytë edhe kom vazhdu, nuk më kujtohet a kom fillu me u lutë mos me më gjujtë ose mos me ba naj dramë pa nevojë, mirëpo pshtova.
Kjo, prej asaj kohe ma nuk e kom pa as nuk kom ni për shoqen teme të ngushtë Zhanen, e cila po besoj që kam marrë një mësim të madh edhe jam tregu bajagi e frustrume prej çka kom pa e çka kom dëgju.
Rasti tjetër, ky rast është pak më serioz, kam qenë duke shku me e taku një kojshi, ai ka qenë me prejardhje boshnjake, ndërsa grunë taman të Bosnjës.
Gjatë ecjes tonë, unë kom qenë e dyta, domethënë babi ka qenë i pari, unë e dyta, mami e treta. Edhe në ndërkohë duke ecë, domethënë në lagjen Arbëria i dëgjojmë disa zhurma të kerreve ose xhipave qe nuk i kisha ni ma herët edhe ndalen ata me një pjesë, edhe babi më thotë krytë poshtë mos gabo me këqyr, edhe premtomë që s’i këqyrë, po normal një fëmijë kurioz, super e vetëdijshme çka po ndodhë nuk mundesh me bindë me një fjali të tillë, edhe e qoj krytë i këqyri ata ushtarët, ose paramilitarë ose nuk di çka me i thirr.
Kanë qenë me disa uniforma pakë më ndryshe se që i kisha pa për çdo ditë, disa uniforma të nuancave teget, kaltër, bardhë, hintë, të ngjyrosur bajagi çuditshëm, stila të flokëve shumë të çuditshëm, si me kanë naj spot i Britni Spirsit, shumë e kanë pas stilin e flokëve çuditshëm.
Edhe ata fillun menjëherë me bastis një shpi, po na pshtumë, edhe kemi hi mrena te shpia e kti kojshiut axhës Nexhë edhe, babi meniherë drejtë te ai edhe po i thotë hajde menihere në podrum se nuk është puna mirë.
Edhe më kujtohet ai u qu prej gjumit të mas ditës edhe po thotë jo bre Xhem mos u tut se une po i njoh tash kta, po e qel perden edhe kadale po mundohet me mbyllë edhe me ja futë sprint me ngajtë, shumë shumë shpejtë që me shku në podrum. Edhe më kujtohet e ka pas një duks të kuq, prej jashtit kish mujtë me u vërejtë bajagi.
Ata paramilitarë kanë qenë ndër forcat më të rrezikshme që kanë nejtë në Kosovë, ata kanë qenë një grupacion që fatëmirësishtë, për fatin tonë arsyeja e pshtimit ka qenë alkooli, se ata nuk e kanë pasë mendjen kerkun tjetër pos me e gjet një depo me alkool, edhe tash si e rritur e kuptoj se kan dashtë thjeshtë me e kalu kohën diqysh, edhe shumica prej tyre jan kanë alkooliqar, edhe ne si prioritet i kena lëvizë pak edhe normalishtë që për fat të mirë pshtumë.
Kështuqë, pas gati 20 vjete kur jam taku me një gazetar, mënyrën qysh ja kom përshkru kta paramilitarë, ai ka qenë gazetar anglez që i ka mbulu storjet e Kosovës gjatë luftës, edhe më ka tregu që sipas fakteve të mia, nëse e mbajë mend saktë, edhe pse unë mendoj që po, ata kanë qenë paramilitarët më të rrezikshëm ndonjëherë, edhe me të vërtetë më ka çuditë se ai thojke se është shumë befasi e madhe, që ju kanë kursye pa disa pluma.
Se secili ka qenë i armatosur, edhe secili ka qenë ma nervoz se tjetri, edhe për qatë arsye hala kanihere menoj qysh i kemi pshtu, domethanë qaq kanë qenë të koncentrum me thy shpia të tilla që kanë qenë të pasura në thojza me alkool, saqë ju kemi pshtu prej momentit edhe kemi pshtu.
Largimi prej shpisë ka qenë i pritun edhe prej anës tem, edhe pse kam qenë e vogël.
Ndjenja e asaj pritjes ka qenë e përkufizume prej teshave të veshuna edhe gjatë natës, në mënyrë që edhe nëse diçka ka ndodhë, veç me i mathë këpucët edhe me ikë, me vazhdu diku tjetër.
Më kujtohet kemi qenë të dy motrat e mia edhe vëllau me prind. Domethanë ishim 6 persona në veturë, një Jugo e kuqe, e kemi pas, edhe unë kisha nevojë me flejtë edhe zakonisht kom flejtë rrugës.
Por më kujtohet edhe sot e majë mend rrugës për Shkup, domethënë kemi planifiku me shku në Shkup, edhe rrugës anejë ka Kaçaniku kanë qenë disa pjesë ku muri i rrugëve ka qenë me gurëzi të mëdhenj, që e kujtoj edhe e shoh shpesh në filma, që bëhen për luftë, edhe pastaj 6 ditë edhe netë në Bllacë, ku për mu kanë qenë prapë interesant, nuk kam ndi shqetësim, mu ka dukë thjeshtë një aventurë e radhës, edhe e mirë, e nevojshme për shkak se krejt familja jemi ba bashkë edhe kemi shpenzu kohë, energji edhe krejtë brengat pa i nda me kërkon tjetër, veç me njëri-tjetrin.
Bllaca për mu u kanë një prej pervojave më të çuditshme, për arsye se aty kam pa kamiona ku kanë gjujtë ushqim prej për gjithë ata që kanë pritë me vetura, pastaj qumshitn më kujtohet në Tetrapak të vogël, buktë e mdhaja, pashteta çka do konservë që ka pas. Edhe kështu personalisht e kom vërejtë që më ka pëlqy shumë qajo!
Po du me nda me juve edhe një storje interesant, kur gjatë ditëve në Bllacë e shoh një shoqe të çerdhes, ose foshnjores edhe unë kisha shumë nevojë me shku deri në tualet, edhe kur e takova ajo më tha unë e di ni ven, hajde me mu edhe tash prej pjesës së Bllacës që është tepër poshtë kemi hypë bajagi naltë ku është tashë Dogana, ose jo dogana po Kufini i Kosovës e Maqedonisë. Edhe unë i kom kry puntë e mia, jam kthy kadal kadale mrena te kerri, kur çka me pa mamit tem ju kish ba ftyra e bardhë sikur qeky muri tash për momentin qe jem tu e kqyr.
Edhe pa pritë pa kujtu edhe më merr ma shtërngon dorën edhe prapë unë nuk e di pse, edhe ajo ja nis me më kallxu sa është e shqetësume, pak edhe me më bërtitë edhe prapë pa asnjë ide fillova me kuptu shqetësimin edhe brengen e saj që e ka pasë ato 10-15 minuta që nuk më ka pa. Se unë nuk i mora leje për shkak se unë po shkoj në tualet, jam e madhe mjaftueshëm që mos me u frigu edhe nuk më ndodhë kurgja.
Masnej netët u bojshin shumë të ftoftë në Bllacë, më kujtohet që babi krytë gjithmonë e ka pushu në vollonin e kerrit, edhe kanjëhere kerri nuk u dhezke edhe më kujtohen 2 momente kur ai i merr disa shrafa nuk e di çka bon edhe dhezet dikur kerri.
Për mu si 5 vjeçare, ose 6, 5 e gjysmë faktikisht ka qenë pak më mirë se unë kam flejtë në prehnit e 2 motrave edhe vllaut, kështu që pas disa ditëve mami edhe babi vendosin që vllau edhe dy motrat, pasi që ato ishin ma të mdhaja edhe normal që ka qenë shumë frikë e madhe me u kthy me vajza në Prishtinë.
Për shkak se kemi dëgju shumë e shumë raste të përdhunimeve të grave, e vajzave shumë të reja. Edhe përpos asaj, motra e dytë prapë i ka pasë floktë e shkurta po motra e dytë ka qenë shumë ma femrore edhe zanin e ka pas ma femror, bile bile e ka hala kështu që patjetër se janë angazhu që të tretë mos me vazhdu me u kthy, po me vazhdu në Maqedoni, pas largimit të motrave dhe vllaut për në Maqedoni, më konkretisht në Gostivar, e di që për Gostivar janë nisë, te motra e madhe, se ajo veç e kishë, ka qenë e martume edhe ka shku me familjen e burrit.
Ne u kthym në Prishtinë.
Lufta për mu ka pas shumë efekte, nashta prej faktit që kanihere e shoh prapë veten si e kam pak problem kur më bjen me nejt vetë, veç prej faktit që bajagi ka qenë traumatizuese kur motrat edhe vllau vendosën prindërit që ata me shku, masndej e di që e kom pas një efekt të menjëhershëm kur jemi kthy në Kosovë, nuk kom mujtë me urinu dikun 1 javë prej stresit të akumulum, nuk është që e kom ni veten të stresume po, më falni. Mirëpo normalisht nën dije ka reagu diqysh edhe më ka dalë në qasi mënyre.
Frikë, kur i kam ba 23 vjet jam prezantu taman me Panic Attacs, edhe mënyra se qysh manifestohet Panic Attack e kam vërejt që është prej zhurmave të cilat nuk i parashikoj, të marr një shembull një petardë pe shoh, që o ka don me kërcit, e parashikoj zhurmën që ka me bo, mirëpo nëse ajo më kërset mbrapa meje, është thjeshtë një lloj stresi i papërshkrueshëm që manifestohet mandej me marramendje, me durë të njersitura, pulsin e naltë, tensionin e ulur etj etj.
Edhe e kom vërejt që gjatë bombardimeve ku kam qenë prezentë në Prishtinë më kujtohet kur u bombardu Posta, edhe pse nana gjithë kohën më thojke jo janë petardë, nuk është tu ndodhë kurgjo unë as spo ni, veç po të duket, e disha edhe vet çka osht tu ndodhë se zhurma ka qenë tej mase e madhe, edhe prej Dragodanit gjithçka është pa.
Kështu që, efekte psiçike definitivisht kamë, për fat të mirë fizike nuk kam.
Edhe jam shumë e bindur që me kalimin e kohës shumë e shumë personave/individave kanë me ju paraqitë ato edhe kanë me na dalë në pah. Nashta edhe personalisht mu disa që me kalimin e kohës janë shtresu mirë në harresën temë, edhe për vet faktin që nuk me ka ra me shku te psikologu me fol për këtë temë, kështu që e vetëdijshme jam për këto dy-tri efekte, mirëpo senet tjera jo.
Pak është nashta edhe mënyra se si flasin në Serbi, kur p.sh një serbofolës flet shpejtë din me më jep shumë siklet.
Mu më pelqen gjuha serbe, më pëlqejnë, më pëlqen për shembull fakti me shku në Beograd, janë shumë njerëz të hapun, mendjendritur janë shumë po menoj të mirëpresin shumë mirë e krejt, mirëpo prapë kur e dëgjojë dikon tu folë shumë shpejtë edhe nëse 100% ma jep një ngrohtësi, prapë më jep siklet edhe qaj sen.
Po edhe tash tu e dëgju veten, po e vërej që nuk kam shumë efekte të mëdhaja, ma shumë ato më vinë gjatë festave edhe gjatë marsit sepse normalisht ato ditë janë përkujtimet e familjes së Jasharajve, ose kur flitet në parlament për ata që mungojnë qe 20 vite, etj, etj.
Kështuqë muj me thanë që mos kofsha nën lëkurën e tyre që nuk i kanë më të dashtunit e vet edhe hala nuk i kanë gjetë.