Nita Zeqiri

https://museumofrefugees-ks.org/wp-content/uploads/2020/05/Nita-Zeqiri.mp3 Bjeshka Guri (intervistuesja) Nita Zeqiri (e intervistuara) Akronimet: Bjeshka Guri=BG, Nita Zeqiri=NZ BG: A po m’tregon diçka shkurtimisht për veten? NZ: Unë jom Nita Zeqiri. Mirrna me art fotografi ma shumë, pak me film. Po në të njëjtën kohë punoj edhe në fuqizimin e rinisë. BG: A po m’tregon diçka për luftën edhe për situatën që ka mbizotëru n’atë kohë? Memorjet e tua t’para. NZ: Unë i kom pas 9-10 vjet n’qat periudhë kur ka fillu lufta në Kosovë. Atëherë kom jetu në Mitrovicë Veriore...

Ibrahim Gashi

https://museumofrefugees-ks.org/wp-content/uploads/2020/05/Ibrahim-Gashi.mp3 Bjeshka Guri (intervistuesja) Ibrahim Gashi (i intervistuari) Akronimet: BG=Bjeshka Guri, IG= Ibrahim Gashi IG: Unë jom Ibrahim Gashi nga fshati Privodë. Tash mosha 69 vjeçare. Ishte pranverë e ne i thoshim “stina e përgjakur”. Pranvera e vitit ’98 na erdhi me erën e gjakut. Ne në Kosovë stinët na erdhën të përgjakura sikur na i sillnin barbarët. Ato ishin të rënda për ne në Kosovë. Pranverë e plumbit e e barutit ishte ajo e vitit ’99 kur çmenduria barbare na bëritë largohemi...

Mersie Kameri

https://museumofrefugees-ks.org/wp-content/uploads/2020/05/Mersie-Kameri.mp3 Bjeshka Guri (intervistuesja) Mersie Kameri (i intervistuari) Akronimet: BG=Bjeshka Gur i, MK=Mersie Kameri MK: Unë jam Mersie Kameri. Jam e lindur në 63-tën. I kam 5 fëmijë. Burrin e kam. Na si refugjatë kena jetu 18 vjet. Në Shkup jena kanë. BG: A më tregon më shumë për situatën kur e keni marrë vesh që duhet me lanë shtëpinë e me shku në Maqedoni? MK: Kur ja nisi mo qashtu lufta, u tutëm, edhe shkunëm për Shkup. Vallai më kujtohet pak që i pashmi...

Blerina Muqolli

https://museumofrefugees-ks.org/wp-content/uploads/2020/05/Blerina-Muqolli.mp3 Bjeshka Guri (intervistuesja) Blerina Muqolli (e intervistuara) Akronimet: BG=Bjeshka Guri, BM=Blerina Muqolli BG: A po më tregon diçka për veten? BM: Po. Atëherë, unë jam Blerina Muqolli. Vij prej Pejës, Shkollën e mesme dhe atë fillore e kam përfundu në Pejë, mandej i kam vazhdu studimet në fakultetin “Hasan Prishtina” këtu në Prishtinë, në degën e Gazetarisë në Fakultetin Filologjik. Kam punu si gazetare në një television dhe një gazetë. Tash qe dy vjet e disa muaj jam në organizatën “TOKA” ku merrem...

Dardan Hoti

https://museumofrefugees-ks.org/wp-content/uploads/2020/05/Dardan-Hoti.mp3 Bjeshka Guri (intervistuesja) Dardan Hoti (i intervistuari) Akronimet: BG=Bjeshka Guri, DH=Dardan Hoti BG: A po m’tregon diçka për veten? DH: Unë jam Dardani, Dardan Hoti, dhe jam një… njerëzit e kanë të qartë tash: gazetar me profesion, po tash për momentin punoj si organizator edhe producent. Të njejtën kohë m’u kanë ba një tetë vjet që merrem me këtë fushë të mediave, por kryesisht duke kombinu mediat me Human Rights, domethanë, Të Drejtat e Njeriut; duke shfrytëzu median edhe me luftu për t’drejtat...

Fatlum Sadiku

https://museumofrefugees-ks.org/wp-content/uploads/2020/05/Fatlum-Sadiku.mp3 Bjeshka Guri (intervistuesja) Fatlum Sadiku (i intervistuari) Akronimet: BG=Bjeshka Guri, FS=Fatlum Sadiku BG: A po m’tregon dicka per veten fillimisht? FS: Po, une jam Fatlumi. Fatlumi Sadiku prej Mitrovice. Jam gjenerate ’87. Pak a shume jeta jeme eshte shku prej banimeve ne vende te ndryshme. Tregova vij prej Mitrovices por lufta dhe paslufta ka diktu qe une sot e ate dite me perfundu ne Vushtrri. Studimet e mia parvjet perfundimisht I kam perfundu ne Stamboll ne fushen e shkencave politike dhe marredhenie nderkombetare....

Fjolla Dumani

https://museumofrefugees-ks.org/wp-content/uploads/2020/05/Fjolla-Dumani.mp3 Bjeshka Guri (intervistuesja) Fjolla Dumani (e intervistuara) Akronimet: BG=Bjeshka Guri, FD= Fjolla Dumani FD: Jam Fjolla Dumani. Jetoj në Prishtinë. Jam lindë e jam rritë në Prishtinë. Tash punoj si mësuesë në një shkollë ndërkombëtare. E du punën tem shumë se punoj me fëmijë, fëmijë ndërkombëtarë dhe të Kosovës ... dhe kam qejf me kontribuu për krejt botën. Kështu që ndoshta e kam gjetë profesionin ku kom dashtë me ndryshu diçka për krejt botën. BG: A po më tregon për kujtimet e tua...

Gent Muhaxheri

https://museumofrefugees-ks.org/wp-content/uploads/2020/05/Gent-Muhaxheri.mp3 Bjeshka Guri (intervistuesja) Gent Muhaxheri (i intervistuari) Akronimet: Bjeshka Guri=BG, Gent Muhaxheri=GM GM: Unë jam Gent Muhaxheri, 29 vjet. Punoj si freelance make-up artist BG: A t’kujtohet diçka prej luftës t’fundit në Kosovë? GM: Po normal. Kur ka fillu lufta unë i kom pas 9 vjet. Gjatë luftës i kom bo 10 n’prill. M’kujtohen shumë sende; m’kujtohet koha n’fillim kur veç ka fillu lufta edhe kur kemi fillu me pa veç n’lajme çka po ndodh, çka ka ndodhë n’Drenicë. Kur shkojshim n’shkollë thojshim “Shyqyr...

Lavdi Zymberi

https://museumofrefugees-ks.org/wp-content/uploads/2020/05/Lavdi-Zymberi.mp3 Bjeshka Guri (intervistuesja) Lavdi Zymberi (e intervistuara) Akronimet: BG=Bjeshka Guri, LZ= Lavdi Zymberi BG: A po më tregon diçka për veten? LZ: Po. Unë jam Lavdi Zymberi. Jam 30 vjeç. Jam nga Gjilani. Tash jam zhvendosë në Prishtinë, ku jetoj dhe punoj. BG: A të kujtohet diçka për luftën? Cilat janë memorjet e para? Çfarë gjendje ka qenë? LZ: Po. Unë kam qenë 11 vjeç në kohën e luftës. Mjaftushëm e rritun për me mbajtë mend shumë sene. E di që, nashta me data kam...

Rasim Alija

https://museumofrefugees-ks.org/wp-content/uploads/2020/05/Rasim-Alija.mp3 Bjeshka Guri (interviewer) Rasim Alija (interviewee) Acronyms: BG=Bjeshka Guri, RA= Rasim Alija RA: I completed Master studies in Political sciences, Civil society, local development. I work in Prishtina. I come from a village in Gjakova but I live in Prishtina. I work in the Institution for Democracy and Development. I work as a research and policy analyst.   BG: What are your first memories of war?   RA: Actually, every time we talk about the war, there 3-4 moments that mark all of my memories. The...