Museum of Refugees KosovoMuseum of Refugees Kosovo
  • Ballina
  • Storiet
  • Rreth Muzeut
  • Kontakt
  • Ballina
  • Storiet
  • Rreth Muzeut
  • Kontakt

Lazar Stakiq

2023-01-30T21:22:06+00:00
https://museumofrefugees-ks.org/wp-content/uploads/2023/01/LAZAR-STAKIC.mp3

Intervistuesja: A mund të prezantoheni fillimisht?
Lazar Stakiq: Përshëndetje! Unë quhem Lazar Stakiq, me prejardhje jam nga Shtimja. Aktualisht jetoj në Badoc të Ri.
Intervistuesja: Si e mbani mend periudhën para luftës?
Lazar Stakiq: Periudhën e paraluftës e mbaj mend si një fëmijëri të lumtur dhe të gëzueshme ku e kaloja kohën me vëllezërit dhe shokët e mi në lojëra të ndryshme.
Intervistuesja: Çfarë kujtoni nga periudha e luftës dhe si u larguat nga shtëpia juaj?
Lazar Stakiq: Nga periudha e luftës më kujtohet zhurma e avionëve, flakët dhe shpërthimet e bombave, ushtria serbe, tanket, topat. Dola nga shtëpia më 12 qershor ‘99 herët në mëngjes. Prindërit e paketuan një çantë udhëtimi. Me ne erdhi halla me vajzën dhe djalin e saj, hipëm në makinë dhe erdhëm në Sushicë.
Intervistuesja: Para luftës, a keni pasur marrëdhënie të mira me fqinjët shqiptarë?
Lazar Stakiq: Para luftës kishim marrëdhënie mjaft normale dhe të mira me fqinjët shqiptarë. Për më tepër, më kujtohet një gjysh shqiptar që gjithmonë, sa herë na shihte, na jepte sheqerka.
Intervistuesja: A mendoni se mund ta lëmë pas luftën dhe së bashku të ndërtojmë një shoqëri më të mirë në Kosovë?
Lazar Stakiq: Çdo luftë lë plagë që nuk duhet t’i harrojmë por duhet të ecim përpara.

Share this post

Facebook Twitter LinkedIn Google + Email

Related Posts

Anonim

https://museumofrefugees-ks.org/wp-content/uploads/2022/04/Anonim_Ri.mp3 R.B.: Përshëndetje. Po ia nisim pak me fillimin e luftës. A je kon tu punu, çka je kon tu...

Read More

Vetim Krasniqi

https://museumofrefugees-ks.org/wp-content/uploads/2021/01/Vetim-Krasniqi.mp3 Bjeshka Guri (intervistuesja) Vetim Krasniqi (I intervistuar) Akronimet: BG=Bjeshka Guri, VK= Vetim Krasniqi   BG: A po më tregon qsyh ka qenë situata...

Read More

Blert Morina

https://museumofrefugees-ks.org/wp-content/uploads/2020/12/Blert-Morina-1-1-online-audio-converter.com_.mp3 Bjeshka Guri (intervistuesja) Blert Morina (I intervistuar) Akronimet: BG=Bjeshka Guri, BM= Blert Morina BG: A po më tregon qysh e mban në...

Read More

Lavdi Zymberi

https://museumofrefugees-ks.org/wp-content/uploads/2020/05/Lavdi-Zymberi.mp3 Bjeshka Guri (intervistuesja) Lavdi Zymberi (e intervistuara) Akronimet: BG=Bjeshka Guri, LZ= Lavdi Zymberi BG: A po më tregon diçka për veten? LZ: Po....

Read More

Fatlum Sadiku

https://museumofrefugees-ks.org/wp-content/uploads/2020/05/Fatlum-Sadiku.mp3 Bjeshka Guri (intervistuesja) Fatlum Sadiku (i intervistuari) Akronimet: BG=Bjeshka Guri, FS=Fatlum Sadiku BG: A po m’tregon dicka per veten fillimisht? FS: Po, une...

Read More

Mersie Kameri

https://museumofrefugees-ks.org/wp-content/uploads/2020/05/Mersie-Kameri.mp3 Bjeshka Guri (intervistuesja) Mersie Kameri (i intervistuari) Akronimet: BG=Bjeshka Gur i, MK=Mersie Kameri MK: Unë jam Mersie Kameri. Jam e lindur në...

Read More

Anonim

https://museumofrefugees-ks.org/wp-content/uploads/2023/01/Interview-010.mp3 Intervistuesja: Çfarë mbani mend nga periudha e para luftës? I intervistuari: Epo, më kujtohet një kohë e mirë ku të...

Read More

Myrvete Guri

https://museumofrefugees-ks.org/wp-content/uploads/2020/05/Myrvete-Guri.mp3 Bjeshka Guri (intervistuesja) Mirvete Guri (e intervistuara) Akronimet: BG=Bjeshka Guri, MG=Mirvete Guri BG: A po m’tregon diçka për veten fillimisht? MG: Unë quhem...

Read More

Goran Mirković

https://museumofrefugees-ks.org/wp-content/uploads/2021/01/Goran-mirkovic.mp3 Intervistuesi: Petar Ivić I intervistuari: Goran Mirković Akronimet: Petar Ivić =PI, Goran Mirković=GM PI: A mundeni të prezantoheni. Emri juaj? GM: Unë jam...

Read More

Lumnije Dauti

https://museumofrefugees-ks.org/wp-content/uploads/2021/01/Lumnije-Dauti.mp3 Bjeshka Guri (intervistuesja) Lumnije Dauti (e intervistuara) Akronimet: BG=Bjeshka Guri, LD= Lumnije Dauti   BG:  Para se me fillu lufta qysh e kujton...

Read More

Rr. Ardian Krasniqi, 2nd floor, No.5, 10000 Prishtinë

+383 38 748 018

Mohim përgjegjësie

Pikëpamjet dhe opinionet e shprehura në intervista nuk pasqyrojnë qëndrimet, pikëpamjet, opinionet apo politikën e Nismës së të Rinjve për të Drejtat e Njeriut - Kosovë.

© Copyright 2020. All Rights Reserved. | Web Developed: Flutra Webs
info@museumofrefugees-ks.org