Të gjitha storiet

Anonim

I Intervistuari: Mirëdita.

Intervistuesi: A mund t’iu pyes disa pyetje?

I Intervistuari: Mundesh.

Intervistuesi: Çka ju kujtohet nga periudha e paraluftës në Kosovë? Ma përshkruani atë periudhë. Si kanë jetuar njerëzit atëherë?

I Intervistuari: Tash do ta përshkruaj. Para lufte kishte liri. Shkoje ku doje, qoftë në arë, qoftë në… nën një.

Intervistuesi: A janë ndjerë qysh atëherë tensione, ndonjë presion?

I Intervistuari: Nuk ka presion, por ashtu siç ishte më nuk mund të jetë.

Intervistuesi: A mund të ma përshkruani gjendjen në periudhën nga viti 98 deri 99, gjegjësisht, gjendjen gjatë kohës së luftës?!

I Intervistuari: A, po ajo ka kaluar.

Intervistuesi: Si ishte? Vetëm ndonjë ngjarje të cilën e kujtoni ju.

I Intervistuari: Derisa ishte koha jonë, kishte liri. Shkoje ku doje, nuk frikoheshe. Kurse tash më nuk është kështu.

Intervistuesi: E si ishte gjatë kohës së luftës?

I Intervistuari: Pa, gjatë luftës, mirë kam kaluar këtu gjatë kohës së luftës. Luftë ishte.

Intervistuesi: A keni ndjerë ndonjëherë presion që ta braktisni shtëpinë tuaj, ta braktisni Kosovën?

I Intervistuari: Paj, na ka ruajtur zoti, jo. Këtu kemi kaluar mirë, nuk ka fjalë. Por kishte mundësi, ka mundur të ndodhte.

Intervistuesi: Tash kur lufta është pak më prapa nesh dhe kur kemi vazhduar të jetojmë në situatë të tillë, si jetoni tash dhe a frikoheni nga ndonjë situatë e re e krijuar?

I Intervistuari: Jo, jo, nuk kam probleme, tash është super.

Intervistuesi: A mund të tejkalohet lufta dhe të lihet në të kaluarën, dhe të vazhdohet me jetë normale në Kosovë?

I Intervistuari: Hë?

Intervistuesi: A mund të vazhdohet me jetë normale në Kosovë?

I Intervistuari: Paj mundet, kur të jesh i lirë.

Intervistuesi: A dëshironi të shtoni diçka tjetër?

I Intervistuari: Nuk kam asgjë. Kaq kisha.

Intervistuesi: Faleminderit!