{"id":909,"date":"2021-01-18T23:37:44","date_gmt":"2021-01-18T23:37:44","guid":{"rendered":"https:\/\/museumofrefugees-ks.org\/?p=909"},"modified":"2021-08-19T10:21:43","modified_gmt":"2021-08-19T10:21:43","slug":"adrian-berisha","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/museumofrefugees-ks.org\/adrian-berisha\/","title":{"rendered":"Adrian Berisha"},"content":{"rendered":"

[vc_row][vc_column][vc_column_text]<\/p>\n\n

[\/vc_column_text][\/vc_column][\/vc_row][vc_row][vc_column][vc_column_text]Bjeshka Guri (interviewer)<\/p>\n

Adrian Berisha (interviewee)<\/p>\n

Acronyms: BG=Bjeshka Guri, AB= Adrian Berisha<\/p>\n

 <\/p>\n

BG: A po e prezanton veten pak a shum\u00eb?<\/p>\n

AB: Okej, Ardian Berisha<\/p>\n

Qytetar i Prishtin\u00ebs, planetit Tok\u00eb<\/p>\n

Banor i planetit<\/p>\n

P\u00ebr momentin asamblist n\u00eb Kuvendin Komunal t\u00eb Prishtin\u00ebs, gjithashtu koordinator i aktiviteteve kulturore sportive rinore n\u00eb komun\u00ebn e Prishtin\u00ebs.<\/p>\n

Munohna me qen\u00eb rrug\u00eb lidh\u00ebse mes qytetar\u00ebve, organizatave bizneseve t\u00eb komun\u00ebs s\u00eb Prishtin\u00ebs.<\/p>\n

Qiky osht nifar roli t\u00eb cilin e kam p\u00ebr t\u00eb mir\u00ebn e p\u00ebrbashk\u00ebt.<\/p>\n

BG: Faleminderit! Qysh e man men para se me ia fillu lufta cilat jan\u00eb kujtimet e tua t\u00eb para? Qysh ka qen\u00eb situata?<\/p>\n

AB: P\u2019ja nisim me tregu di\u00e7ka shum\u00eb interesant t\u00eb cil\u00ebn e kom kuptu mas 20 viteve.<\/p>\n

Edhe pse emrin e kam Ardian emri jem i par\u00eb o kan\u00eb Pajtim.<\/p>\n

Osht\u00eb shum\u00eb interesant sepse kur kom lind o kan\u00eb 8 Maj 1990 edhe o kan\u00eb periudh\u00eb e pajtimit t\u00eb gjaqeve edhe gjyshi ka insistu q\u00eb un\u00eb me pas emrin Pajtim.<\/p>\n

Po ja lona djalit emrin Pajtim, po ja lona edhe babi nuk osht pajtu me qat\u00eb ide edhe gjyshi ka than\u00eb jo Pajtim, duhet me pas djali emrin edhe ka vendos babi ka than\u00eb e ka bind mas 2-3 jav\u00ebsh, domethan\u00eb deri 2-3 jav\u00eb un\u00eb e kom pas emrin Pajtim.<\/p>\n

Po i bjen qashtu, jo me letra i shkrum ama o kan\u00eb shum\u00eb interesant, tani kan\u00eb vendos jo po dojna me ja lan ni em\u00ebr tjet\u00ebr.<\/p>\n

Qikjo ni jo q\u00eb e kujtoj sepse osht\u00eb e pamundur me kuptu, mir\u00ebpo di\u00e7ka q\u00eb kisha dasht\u00eb me nda me juve e q\u00eb lidhet definitivisht me vitet e 90-ta ku pastaj kujtimet e para q\u00eb i maj men osht\u00eb viti \u201894 si 4 vje\u00e7ar e kom ni qysh me than\u00eb sikur piktur\u00eb q\u00eb m\u00eb del n\u00eb memorje, ka qen\u00eb nuk e di kampionati bot\u00ebror ose Evropian dhe kemi qen\u00eb ashtu me gjyshin kom kqyr\u00eb futboll.<\/p>\n

Edhe e di q\u00eb kom dasht\u00eb me hanger ni hamburger edhe nuk kom pas kushte me ble, edhe tani kur e kom kuptu ma von\u00eb se pse nuk kemi pas kushte ka qen\u00eb pik\u00ebrisht qaj sistemi paralel ku babin, gjyshen edhe gjyshin e kan\u00eb largu prej pun\u00ebs.<\/p>\n

Tash, tek kjo pjes\u00eb m\u2019kujtohet domethan\u00eb q\u00eb n\u00eb vitet 95-96 mahalla pat fillu duke mos pas \u00e7ka me ba me i mbjell do drunj rreth lagjes, o kan\u00eb ni iniciativ\u00eb e shqiptar\u00ebve t\u00eb lagjes.<\/p>\n

Emri i banesave n\u00eb lagjen Dardani osht\u00eb lagja e Solidaritetit atu kemi pas Rom\u00eb, Turq, Boshnjak edhe Shqiptar kryesisht.<\/p>\n

Serb kemi pas\u00a0 shum\u00eb pak p\u00ebr arsye se serb\u00ebt sipas asaj q\u00eb m\u00eb kan\u00eb tregu gjyshja dhe gjyshi nuk kan\u00eb pranu me banu n\u00eb k\u00ebto sepse na smujna me banu ku ka mas t\u00eb nacionaliteteve tjera qekaq shum\u00eb.<\/p>\n

Edhe tani aty e maj men ni organizim shum\u00eb t\u00eb mir\u00eb ku gjyshi ka qen\u00eb si kryetar i lagjes ka qen\u00eb shum\u00eb interesante.<\/p>\n

Edhe tani e maj men n vitin \u201996, \u201997 kshtut sikur memorje e kam kur pata shku dmth jam regjistru n\u00eb klas\u00ebn e par\u00eb edhe e kom pa qet ndarjen e shkoll\u00ebs.<\/p>\n

Shkolla Dardania o kan\u00eb e ndam\u00eb pjesa e serb\u00ebve edhe pjesa e shqiptar\u00ebve. Edhe un\u00eb tep\u00ebr interesant kur e menoj tash qysh n\u00eb at\u00eb periudh\u00eb kohore vet fakti se shkolla osht e ndame ka arrit\u00eb me na tregu q\u00eb na jemi t\u00eb ndam\u00eb.<\/p>\n

Edhe tani atu ka pas tep\u00ebr shum\u00eb rrahje se ka qen\u00eb aty ni der\u00eb ku jan\u00eb rreh serb\u00ebt me shqiptar\u00ebt, etj etj.<\/p>\n

Ka qen\u00eb tani viti \u201896 kur kom qen\u00eb n\u00eb klas\u00eb t\u00eb par\u00eb, \u201897 n\u00eb klas\u00eb t\u00eb dyt\u00eb, \u201898 n\u00eb klas\u00eb t\u00eb tret\u00eb. E qat\u00ebher\u00eb n\u00eb \u201898 e mbaj mend q\u00eb pat fillu qekjo tema e fillimit t\u00eb luft\u00ebs, dalja e U\u00c7K n\u00ebse nuk gaboj n\u00eb \u201897 ose \u201898 ka qen\u00eb p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb.<\/p>\n

Edhe ka qen\u00eb ashtu nj\u00ebfar\u00eb lloj presioni psi\u00e7ik p\u00ebr mu si f\u00ebmij\u00eb p\u00ebr arsye se un\u00eb ish dasht\u00eb me u marr me naj vizatim ose naj ekuacion matematikor ose me msu alfabetin ma mir\u00eb, un\u00eb kam qen\u00eb i ngarkum me k\u00ebt\u00eb tem\u00ebn sikur 8 vje\u00e7ar \u00e7’at periudh\u00ebn kohore, lajme, Arif Vladi ajo domethan\u00eb tep\u00ebr i ngarkum.<\/p>\n

E mbaj mend q\u00eb n\u00eb at\u00eb periudh\u00eb kohore p\u00ebrve\u00e7 tjerash ka pas edhe seriale.<\/p>\n

E kisha p\u00ebrmend kta q\u00eb nj\u00eb serial me emrin Kasandra, \u00a0krejt njer\u00ebzit e kan\u00eb k\u00ebqyr n\u00eb at\u00eb periudh\u00eb kohore edhe e maj mend q\u00eb p\u00ebrmes asaj un\u00eb kom msu nuk e di qysh ka arrit truni jem me p\u00ebrceptu apo me pranu at informat\u00eb, \u00a0po pak a shum\u00eb i di gjuh\u00ebn e apo k\u00ebt\u00eb pjes\u00ebn e \u00e7irilic\u00ebs. Kom fillu me msu edhe s\u00ebrbisht pak tani ka qen\u00eb dmth nj\u00eb moment shum\u00eb i rand\u00eb n\u00eb vitin \u201898 ku un\u00eb tu lujt me fmit\u00eb e m\u00ebhall\u00ebs n\u00eb Dardania e kom rrok pahiri ni kerr t\u00eb ni policit serb me top, edhe ai polici m\u00eb ka nxan\u00eb mu m\u00eb ka rreh edhe un\u00eb kom urinu n\u00eb vete, se kom qen\u00eb f\u00ebmi, a din prej tut\u00ebs, tani gjyshja \u00ebsht\u00eb taku me at tipin edhe e ka shty edhe aj u rr\u00ebzu edhe aj e ka qky kryt.<\/p>\n

Ka qen\u00eb nifar lloj paniku n\u00eb hymje, edhe ka qen\u00eb nj\u00eb panik i jasht\u00ebzakonsh\u00ebm n\u00eb mars t vitit 1999 ku gjyshja u tut shum\u00eb sepse aj ka qen\u00eb pjes\u00ebtar i nj\u00eb policis\u00eb ushtarake edhe ka qen\u00eb kogja nj\u00eb tut\u00eb edhe e di q\u00eb komplet familja ka qen\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb \u2026<\/p>\n

\u00c7ka kisha cek di\u00e7ka interesant shum\u00eb \u00ebsht\u00eb q\u00eb n\u00eb lagjen ton\u00eb Dardania jan\u00eb organizu disa turnire ku serbt kan\u00eb lujt kund\u00ebr shqiptar\u00ebve, ka qen\u00eb n\u00eb kurriz, futboll u bojke ashtu tep\u00ebr shum\u00eb tifoz ata me flamur\u00eb knej me flamura, jan\u00eb rreh, u kan\u00eb tep\u00ebr interesant.<\/p>\n

Edhe \u00e7a maj men tjet\u00ebr osht\u00eb q\u00eb n\u00eb lagjen ton\u00eb Dardania o kan\u00eb ni polic, Dragani i Zi i kan\u00eb than\u00eb i cili i ka rreh shum\u00eb shqiptar\u00ebt.<\/p>\n

N\u00eb at\u00eb periudh\u00eb lufte f\u00ebmij\u00ebt 15-16 vjet kan\u00eb shit cigare edhe aj kudo q\u00eb i ka nxan ja u ka marr\u00eb cigaret edhe i ka rreh krejt.<\/p>\n

\u00c7ekja pak a shum\u00eb edhe pastaj pat ardh\u00eb ky \u00e7asti i marsit t\u00eb vitit \u201899, n\u00eb fakt bombardimi ni her\u00eb, e di q\u00eb e kena marr nj\u00eb telefonat\u00eb sikur familje prej djalit t\u00eb dajes t\u00eb babit Fragmenti aj osht\u00eb prej Bujanocit edhe ata e kan\u00eb marr\u00eb sikur n\u00eb lajme atje q\u00eb shum\u00eb shpejt ka me fillu bombardimi i Serbis\u00eb prej NATO-s\u00eb.<\/p>\n

Edhe e di e maj men q\u00eb o kan\u00eb TVSH mdoket nuk e di a jan\u00eb kan\u00eb lajmet TVSH apo ni mediumi shqiptar ose di\u00e7ka q\u00eb kan\u00eb than\u00eb q\u00eb NATO po fillon bombardimet.<\/p>\n

Edhe automatikisht dmth na nat\u00ebn i kemi nal\u00eb krejt dritat n\u00eb dhom\u00eb edhe krevetat i kemi vendos af\u00ebr dritareve e na kemi flejt shum\u00eb larg dritareve, \u00a0dmth ashtu nuk po di qysh me qujt, kemi flejt n\u00eb tok\u00eb spo di n\u00eb dysheka.<\/p>\n

I kemi bo dyshek\u00ebt edhe kemi flejt\u00eb n\u00eb tok\u00eb, edhe e di q\u00eb njonen prej net\u00ebve e kan\u00eb bombardu kasarn\u00ebn n\u00eb Fush\u00eb Kosov\u00eb edhe ka qen\u00eb tmerr\u00ebsisht keq k\u00ebshtu a po din.<\/p>\n

U kan\u00eb tep\u00ebr panik sepse krejt xhamat e banes\u00ebs jan\u00eb prish ashtu, jan\u00eb shkatrru edhe u kan\u00eb tep\u00ebr tronditje.<\/p>\n

Edhe e kam pa ni panik t\u00eb jasht\u00ebzakonshme, ashtu babi tu ba bashk\u00eb n\u00eb nj\u00eb qysh e krejt.<\/p>\n

Tani nes\u00ebr prej asaj dite u kan\u00eb, n\u00eb qytet nonstop jan\u00eb kan\u00eb k\u00ebto sirenat e policis\u00eb, q\u00eb kaniher\u00eb kur l\u00ebshohen sirenat e qytetit q\u00eb e ka komuna ni alarm, hala ni lloj panike, se u kan\u00eb kogja ni panik n\u00eb qytet n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi.<\/p>\n

Familja o kan\u00eb n\u00eb shok total n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, tu e marr\u00eb parasysh edhe ket\u00eb pjes\u00ebn e konfliktit q\u00eb e ka pas gjyshja me at\u00eb policin.<\/p>\n

Gjyshja nonstop ka than\u00eb ha kan\u00eb me ardh\u00eb, kan\u00eb me na masakru, e kemi vendos\u00eb nj\u00eb der\u00eb t\u00eb hekurit n\u00eb korridor t\u00eb hymjes.<\/p>\n

Interesant osht\u00eb q\u00eb krejt hymjet n\u00eb lagjen Dardania dmth para se me hy n\u00eb banes\u00eb e kan\u00eb ka ni der\u00eb t\u00eb hekrit, t\u00eb \u00e7elikut q\u00eb prej brenda u mbyll.<\/p>\n

Edhe ato krejt jan\u00eb bo prej shqiptar\u00ebve tu u tut se mos po ju hyn dikush n\u00eb banes\u00eb, edhe ni dit\u00eb prej dit\u00ebve, a din normalisht k\u00ebta familja kan\u00eb qen\u00eb tu bisedu njani me tjetrin edhe n\u2019kontakt, kan\u00eb vendos q\u00eb duhet me u largu atje e di q\u00eb n\u00eb shkurt ose n\u00eb mars e kemi pranu nj\u00eb familje prej Podujev\u00ebs, sepse nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb Podujev\u00ebs se tash kur po foli a din pom kujtohen shum\u00eb sene, shum\u00eb interesant.<\/p>\n

Me ni pjes\u00eb t\u00eb Podujev\u00ebs edhe ni pjes\u00eb t\u00eb Drenic\u00ebs kan\u00eb fillu luftimet edhe kan\u00eb fillu me u largu edhe e di q\u00eb i kemi pranu disa familje k\u00ebshtu t\u00eb Podujev\u00ebs t\u00eb ni fshatit Ballofc, edhe tani a din k\u00ebshtu m\u2019kujtohet pak a shum\u00eb kur pe menoj at diskutimet qysh kena flejt\u00eb, qysh ashtu.<\/p>\n

BG: Qysh ka qen\u00eb rutina gjat\u00eb asaj kohe?<\/p>\n

AB: Me familjet atu a? Po ka qen\u00eb interesant se me ni banes\u00eb 70m2 me dy dhoma edhe ve\u00e7 ni kuzhin\u00eb kemi qen\u00eb dikun rreth 30 veta.<\/p>\n

Ka qen\u00eb nj\u00eb lloj solidariteti i familjes ton\u00eb edhe i familjeve shqiptare n\u00eb k\u00ebt\u00eb periudh\u00eb t\u00eb cilat potencialisht kan\u00eb qen\u00eb prej vendbanimeve ku ka fillu lufta.<\/p>\n

Edhe ne i kemi hap dyert q\u00eb hajdeni, edhe rutina ka qen\u00eb ashtu q\u00eb kemi flejt kudo q\u00eb kemi mujt, edhe kur jemi qu n\u00eb m\u00ebngjes si n\u00eb familjet tona patriarkale, grat\u00eb meniher\u00eb sit jan\u00eb zgju kan\u00eb shku kan\u00eb bo me hanger ashtu pite blla blla blla, edhe kemi hanger, kemi nejt, f\u00ebmij\u00ebt kan\u00eb dal me lujt kapak jasht\u00eb, jena kthy mrena f\u00ebmij\u00ebt kan\u00eb lujt vet\u00eb, burrat me ni dhom\u00eb aty tu fol se \u00e7ka me bo, grat\u00eb me ni dhom\u00eb ky problemi q\u00eb hala osht i pranish\u00ebm n\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb ton\u00eb a din q\u00eb burrat me ni ven, grat\u00eb me ni ven, a din.<\/p>\n

Edhe qekjo ka qen\u00eb pak a shum\u00eb ashtu, po gjithmon\u00eb mrena nesh o kan\u00eb nifar ankthi q\u00eb okej \u00e7ka po ndodh, a po vjen dikush po na hin n\u00eb banes\u00eb edhe po na vran, po na masakron ose po i merr burrat e po i pushkaton ose po ju bon di\u00e7ka sepse nonstop kemi ni lajme t\u00eb ndryshme, kemi pas p\u00ebr shembull Fitimin \u00a0ka qen\u00eb djali i axh\u00ebs Faik, ai ka shku te dajt me nejt, edhe rrug\u00ebs tu u kthy e kan nal policia edhe e kan vra.<\/p>\n

A din edhe nonstop kjo tema e Fitimit u ba nifar lloj panike n\u2019familjen ton\u00eb, a munet psh me kan\u00eb babi jem Fitimi i ardhsh\u00ebm, si 35 vje\u00e7ar 36 n\u00eb at\u00eb periudh\u00eb kohore.<\/p>\n

E dim\u00eb q\u00eb fmit\u00eb i kan\u00eb nguc n\u2019disa regjione po prap\u00eb se prap a din panika ka qen\u00eb p\u00ebr meshkujt apo burrat ma t\u2019moshuar, edhe tani qysh e thash edhe ma her\u00ebt krejt familja kan\u00eb qen\u00eb n\u00eb qet\u00ebsues t\u00eb ndrysh\u00ebm, kryesisht hapi i cili \u00ebsht\u00eb p\u00ebrdor\u00eb ka qen\u00eb Pensedin.<\/p>\n

A e di q\u00eb cigaret n\u00eb at\u00eb periudh\u00eb kohore kan\u00eb qen\u00eb tep\u00ebr shtrejt\u00eb?<\/p>\n

Ka qen\u00eb nj\u00eb kojshi i joni i komunitetit Rom, Bajrami i cili ka shit cigare ne at\u00eb periudh\u00eb kohore se ve\u00e7 ai mujke me dal me ble cigare dikun edhe a din me i pru n\u00eb hymje.<\/p>\n

Tash e di q\u00eb u bojke a din Bajrami a din krejt me ble te aj. Edhe fillun njer\u00ebzit mos me pas pare, edhe Bajrami ju jepke borxh ve\u00e7 atyne kojshive me t\u00eb cil\u00ebt e kish ma mir\u00eb.<\/p>\n

Babi e ka pas mir\u00eb me Bajramin edhe e di q\u00eb s\u2019ka pas problem sa i p\u00ebrket duhanpir\u00ebs n\u00eb at\u00eb periudh\u00eb kohore e di q\u00eb u kan\u00eb kjo PallMall edhe nja tjet\u00ebr u kan\u00eb q\u00eb e kan\u00eb pi tep\u00ebr shum\u00eb.<\/p>\n

 <\/p>\n

Edhe ni dit\u00eb prej dit\u00ebve nuk e di qysh ka ndodh\u00eb ose qysh kan\u00eb marr vendim, pom doket tu diskutu me familjen kena marr vendim q\u00eb duhet me ik prej Prishtin\u00ebs, Kosov\u00ebs.<\/p>\n

U p\u00ebrmenke n\u00eb at\u00eb periudh\u00eb Bllaca, Bllaca, Bllaca edhe m\u2019kujtohet si sot o kan\u00eb kogja ni panik e madhe sepse zonat e luftimit ve\u00e7 fillun me u afru edhe ka regjioni i Prishtin\u00ebs, fillun me u mbyll\u00eb marketet, probleme t\u2019ndryshme, nuk kish buk\u00eb nuk kish, edhe kurgjo okej familja komplet ka vendos.<\/p>\n

Nuk e di qysh kan\u00eb vendos, bash kom me i pyet ashtu, po kan\u00eb vendos q\u00eb okej po e l\u00ebshojna Kosov\u00ebn po shkojna n\u00eb Maqedoni p\u00ebrmes Bllac\u00ebs.<\/p>\n

M\u00eb kujtohet ai rrugtimi prej Dardanis\u00eb deri te stacioni i trenit a din u kan\u00eb ashtu kogja gjat\u00eb na u ka dok qajo udh\u00eb edhe kur foli me gjyshen e kur e krahason tash osht\u00eb tep\u00ebr af\u00ebr, osht\u00eb 3 minuta 4 je prej shkoll\u00ebs Dardania deri te stacioni i trenit.<\/p>\n

Edhe e di ashtu u kan\u00eb fillimi i pranver\u00ebs edhe na kena hec prej banesave t\u00eb Solidaritetit osht\u00eb kena hyp skena guxu me hy n\u2019tunell, se thojshin me hi n\u00eb tunell munet me ndodh di\u00e7ka, kena hyp permi kurriz kena dal ku osht\u00eb tash busti Bill Clinton, kena vazhdu drejt p\u00ebrpara ka qen\u00eb fabrika e Fazit\u00ebs kena vazhdu drejt, drejt, drejt edhe pastaj i bjen me vazhdu n\u00eb an\u00ebn e djatht\u00eb ku osht\u00eb ni rreth tash.<\/p>\n

Kena vazhdu n\u00eb an\u00ebn e djatht\u00eb, e di q\u00eb o kan\u00eb nj\u00eb moment gjyshja jem, gjyshja prej babit Sadeti ka qen\u00eb shum\u00eb atu, osht\u00eb, e don stin\u00ebn e pranver\u00ebs edhe rrug\u00ebs tu shku kan\u00eb fillu lulet me dal\u00eb ato t\u00eb parat t\u00eb stin\u00ebs s\u00eb pranver\u00ebs edhe kurr\u00eb nuk e harroj ata, tha paska dal more pranvera, edhe gjithmon\u00eb e folim qat\u00eb pjes\u00eb qashtu qysh na nuk kena mujt me pa q\u00eb po lind pranvera, u dasht\u00eb me dal prej banesave tona me ec dikun me pa ni dru me i pa ata pipat e par\u00eb t\u00eb pranver\u00ebs a pe din ashtu q\u00eb dalin ato t\u00eb bardhat e luleve.<\/p>\n

Kemi hyp n\u2019tren, e di q\u00eb rrug\u00ebs ka qen\u00eb nj\u00eb far lloj problemi se kah me shku treni.<\/p>\n

Dikush, kur kom fol me familjen thojn\u00eb q\u00eb ka qen\u00eb nj\u00eb mendim q\u00eb treni me shku edhe n\u00eb Nish, sepse disa thon\u00eb q\u00eb n\u00eb qat\u00eb tren ku kemi qen\u00eb na n\u00eb njanin prej vagonave ka qen\u00eb i pranish\u00ebm Ferid Agani, nuk e di a ka qen\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb a jo, veq e di q\u00eb gjat\u00eb rrug\u00ebs na jena nal\u00eb tri or\u00eb kat\u00ebr edhe kan hi policia mrena n\u00eb tren edhe ka qen\u00eb nj\u00eb tortur\u00eb kogja e ran\u00eb p\u00ebr mu si 9 vje\u00e7ar kur e menoj tash.<\/p>\n

Edhe e di q\u00eb rrug\u00ebs kemi pa p\u00ebrshembull nj\u00eb trup t\u00eb njerit t\u00eb kallur, edhe qajo o kan\u00eb nifar shoku kogja i madh, dmth kena pa edhe nuk m\u00eb kujtohet di\u00e7ka ma shum\u00eb k\u00ebshtu ve\u00e7 m\u2019kujtohet si 9 vje\u00e7ar o kan\u00eb kogja e rand\u00eb me perjetu krejt qata.<\/p>\n

Edhe menoj q\u00eb ka ndiku n\u00ebn vet\u00ebdije te un\u00eb q\u00eb me u kriju qeky person q\u00eb jom tash, sigurt q\u00eb ka naj d\u00ebmtim q\u00eb ma ka bo krejt qekjo eksperienc\u00eb prej vitit \u201894-99, qekjo tortur\u00eb n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi psikike q\u00eb e kena p\u00ebrjetu.<\/p>\n

 <\/p>\n

Kena mrri n\u2019Bllac\u00eb, po para se me mrri n\u2019Bllac\u00eb osht\u00eb ni sen shum\u00eb interesant. Kur kemi mrri n\u00eb stacionin e fundit me tren, ka pas n\u00eb t\u00eb dy an\u00ebt polic serb edhe krejt shqiptar\u00ebt kan\u00eb ec\u00eb n\u00eb shinat e trenit p\u00ebr me shku n\u00eb Bllac\u00eb, e pe din ashtu.<\/p>\n

Edhe une jom i lidhur ma shum\u00eb me gjyshin edhe gjyshen, tash gjyshi osht\u00eb ve\u00e7 i ndjer\u00eb po gjithmon\u00eb kom qen\u00eb ma shum\u00eb i lidhun, edhe kom qen\u00eb me babin edhe mamin tu nejt edhe kom dasht me shku te gjyshi edhe te gjyshja edhe e di q\u00eb kom dal prej shinave t\u00eb trenit edhe kom ec n\u00eb pjes\u00ebn tjet\u00ebr.<\/p>\n

Edhe krejt ata njer\u00ebzit thojshin mos ecni anash sepse ka bomba, a n\u00eb fakt polic\u00ebt rrishin atu edhe tani bonen ni panik pse dola un\u00eb prej shinave t\u2019trenit edhe pse dola me ec gur\u00ebve anash edhe e di q\u00eb ja kom ba pyetjen gjyshit ose gjyshes, nuk e di cilit po pse kta neve po na thon\u00eb q\u00eb ka bomba e vet\u00eb po rrin atu, a po din ka qen\u00eb nj\u00eb pyetje k\u00ebshtu.<\/p>\n

Edhe tani kemi mbrri n\u00eb Bllac\u00eb, n\u00eb Bllac\u00eb ka qen\u00eb k\u00ebshtu sikur familje harrova me cek\u00eb q\u00eb kemi qen\u00eb Nazif Berisha- gjyshi im tashm\u00eb i ndjer\u00eb, Sadeti- gjyshja ime, Blerimi- Babi, Bahria- Nana, un\u00eb, v\u00ebllau-Argjendi 92sh at\u00ebher\u00eb o kan\u00eb 7 vjet, edhe vllau i vog\u00ebl n\u00eb at\u00eb periudh\u00eb kohore i ka pas 1 vit e 3 muaj ka lind n\u00eb qershor \u201897 q\u00eb i bjen af\u00ebr me i bo 2 vjet pak a shum\u00eb.<\/p>\n

Edhe atu tani jemi taku me familjar\u00eb t\u00eb tjer\u00eb e di q\u00eb ka qen\u00eb nj\u00eb shator, po nuk e kemi bo shatorin ashtu t\u00eb madh me kulm t\u00eb madh, po e kemi bo ashtu shum\u00eb t\u00eb vog\u00ebl dikun ve\u00e7 2 metra lar\u00ebsi, jo 2 metra jo, gabova 1 met\u00ebr lart\u00ebsi q\u00eb ve\u00e7 njer\u00ebzit me hi mrena edhe me u shtri.<\/p>\n

Atu ka qen\u00eb pak a shum\u00eb p\u00ebrpar\u00ebsi kan\u00eb pas grat\u00eb, ka qen\u00eb psh halla e madhe e babit, Miradia, Bukuria, Gjyshja krejt kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb shtrime edhe kan\u00eb pas p\u00ebrpar\u00ebsi m\u00eb shum\u00eb f\u00ebmij\u00ebt.<\/p>\n

Po e di q\u00eb ni pjes\u00eb e jona kemi qen\u00eb ashtu jasht\u00eb, ka ra shi kemi nejt n\u00eb Bllac\u00eb.<\/p>\n

Nuk e di kush ka dh\u00ebn\u00eb ndihma n\u00eb at\u00eb periudh\u00eb kohore, po ka pas kamion\u00eb q\u00eb gjujshin me buk\u00eb, me pashteta me a pe din gjith\u00e7ka.<\/p>\n

E di nj\u00eb storje kogja interesant, \u00e7ikat e axh\u00ebs t\u00eb babit, Laura edhe Adelina, bojshin hajgare thojshin mos i hani kto pashtetat se kan\u00eb drog\u00eb, edhe perime ato pashtetat kan\u00eb qen\u00eb pashtet\u00eb e cila \u00ebsht\u00eb prodhuar prej fabrik\u00ebs t\u00eb drogave, edhe njer\u00ebzit i gjujshin ato edhe kto i merrshin edhe i bishin hhaaha.<\/p>\n

M\u00eb keshet pak ashtu, po krejt kto ide ve\u00e7 p\u00ebr me mbijetu, tani aty n\u00eb Bllac\u00eb nuk e di sakt\u00ebsisht a kemi nejt 48 apo 72 or\u00eb po ka qen\u00eb ni vendim i n\u00ebn\u00ebs, nana ka than\u00eb ashtu nuk po du me nejt\u00eb qetu, un\u00eb po i marr f\u00ebmin\u00eb edhe po nisna.<\/p>\n

Se ka qen\u00eb ni panik se a mundesh me kalu prej Bllac\u00ebs me kalu n\u00eb Maqedoni.<\/p>\n

Se dikush thojke jo nuk po i lajn\u00eb, jo duhet me dal dikush met marr, njer\u00ebzit pagujshin me dal\u00eb me i marr\u00eb etj, etj.<\/p>\n

Edhe nana ve\u00e7 na ka marr neve djemve edhe tani babi ka ardh mbrapa, gjyshja, krejt kan\u00eb qen\u00eb si n\u00eb shok diqysh.<\/p>\n

Tash kur e menoj pse kan\u00eb qen\u00eb n\u00eb shok dmth p\u00ebrdorimi i shumt\u00eb i barnave qet\u00ebsuese, pastaj e di q\u00eb nuk e mbaj mend po e di pak a shum\u00eb qat\u00eb ngjarje kur jena nis me dal\u00eb.<\/p>\n

Normalisht gjat\u00eb krejt k\u00ebsaj periudhe nuk e kem dit\u00eb p\u00ebr shumic\u00ebn e familjes se ku jan\u00eb, nuk e kem dit\u00eb p\u00ebr hall\u00eb, ka qen\u00eb nj\u00eb panik a u lajmru, a qysh me kontaktu etj, etj.<\/p>\n

Tani jemi nis\u00eb kemi dal n\u00eb kufi, edhe n\u00eb kufi atu nifar\u00eb panike o kan\u00eb edhe kemi arrit me dal\u00eb sikur familje n\u00eb Maqedoni. Kemi hyp me 1 autobus, aty n\u00eb autobus gjat\u00eb rrug\u00ebs nuk dishim as ku na d\u00ebrgoj\u00eb as a din, n\u00eb autobus ka pas tep\u00ebr shum\u00eb njer\u00ebz edhe kur jena ul\u00eb n\u00eb autobus edhe jemi nal\u00eb n\u00ebse nuk gaboj ka qen\u00eb nj\u00eb shtand i JUNHCR me hanger di\u00e7ka .<\/p>\n

Ka pas\u00eb keksa me hanger, ka\u00e7ika m\u00eb doket sikur blur krejt, edhe jemi nal\u00eb qatu pak me hang\u00ebr edhe na u ka dok\u00eb tep\u00ebr mir\u00eb edhe un\u00eb kom shku n\u00eb banjo, edhe kur jam kthy nuk ka qen\u00eb autobusi aty, sepse a din \u00e7ka ka ndodh, o kan\u00eb tep\u00ebr shum\u00eb panik.<\/p>\n

Edhe ata ve\u00e7 ju kan\u00eb than hini mrena hini mrena edhe ata kan\u00eb hi mrena edhe u kan\u00eb p\u00ebr ni autobus ku i nxen 50 veta, ata kan\u00eb hi 200-300 veta, tep\u00ebr shum\u00eb ka pas\u00eb.<\/p>\n

Edhe qysh m\u00eb kallxojn\u00eb familja un\u00eb nuk e kom pa autobusin, kan\u00eb qen\u00eb vet\u00ebm disa vullnetar t\u00eb UNHCR. Edhe une kom met, autobusi o kan\u00eb tu shku, edhe familja, prind\u00ebrit nuk e kan\u00eb dit\u00eb q\u00eb un\u00eb nuk jam aty prezent.<\/p>\n

Tep\u00ebr shum\u00eb njer\u00ebz sikur Kevin Home Alone, qe ata e zbulojn\u00eb ma von\u00eb q\u00eb nuk osht\u00eb Kevini aty, dometh\u00ebn\u00eb ata nuk e kan\u00eb dit\u00eb niher\u00eb pse kan\u00eb menu q\u00eb krejt jan\u00eb aty, tani rrug\u00ebs gjyshja ka pyet e ku \u00ebsht\u00eb Adriani, tani e di q\u00eb ka ardh ni autobus tjet\u00ebr, edhe un\u00eb kom hyp n\u2019autobusin tjet\u00ebr, o kan\u00eb tep\u00ebr shok p\u00ebr mu.<\/p>\n

BG: A e ke pas naj\u00eb ide ku mundet me shku autobusi?<\/p>\n

AB: Jo qetash mem pyt nuk e mbaj mend, sakt\u00ebsisht po e di q\u00eb o kan\u00eb nifar lloj tash krejt qekjo ndodhi edhe ku jan\u00eb familja, o kan\u00eb kogja shok p\u00ebr mu.<\/p>\n

Me sa mbaj mend se tash kan\u00eb kalu 20 e sa vjet, po kur e kom deri kemi mb\u00ebrrit me ni Xhami, ashtu kemi mrri me ni Xhami me ni fshat t\u00eb Gostivarit.<\/p>\n

Autobusi ka mrri aty, edhe tash aty n\u00eb Xhami un\u00eb kom qen\u00eb i humbur n\u00eb nifar\u00eb m\u00ebnyre, edhe aty n\u00eb Xhami kom hi mrena krejt xhamit\u00eb jan\u00eb kan\u00eb me dyshek, njer\u00ebzit t\u2019u flejt\u00eb, pleqt\u00eb dmth burrat dhe grat\u00eb mi mosh\u00ebn 60 vjet e kan\u00eb pas ni dhom\u00eb tjet\u00ebr ku jan\u00eb kujdes\u00eb, sepse kan\u00eb pas\u00eb probleme sh\u00ebndet\u00ebsore, me \u00e7ajna, me gjana a po din k\u00ebshtu, edhe tani une kom hi atu kom pas ni ven ku kom ra me flejt\u00eb edhe di q\u00eb p\u00ebr ni periudh\u00eb kom q\u00ebndru aty n\u2019xhami edhe kom sh\u00ebrbye \u00e7aj, kom sh\u00ebrby ashtu pa e njoht\u00eb edhe nuk kom mujt me fol\u00eb.<\/p>\n

E kom pas qet problem q\u00eb nuk kom fol hiq, e kom majt\u00eb krejt mrena.<\/p>\n

Edhe tani mas ni periudhe kohore, aty n\u00eb xhami fillova me u familjarizu me ata njer\u00ebz n\u00eb xhami nuk e disha ku e kam familjen, rasisht e kam taku axh\u00ebn e babit, Ramushin, e axha i babit o kan\u00eb dmth n\u00eb Bllac\u00eb kemi qen\u00eb bashk\u00eb, e kom taku rasisht edhe kom b\u00ebrtit o axhi Ramush tep\u00ebr edhe kom ngajt\u00eb edhe e kom p\u00ebrqaf, \u00a0ashtu edhe qeta nuk e harroj o kan\u00eb ashtu, mrena oborrit t\u00eb xhamis\u00eb o kan\u00eb ni vend ku besimtar\u00ebt marrin avdes i thon\u00eb edhe me shum\u00eb \u00e7eshme, edhe kur e kom pa ata hala e kam at\u00eb memorie.<\/p>\n

Interesant o kan\u00eb q\u00eb familja jem o kan\u00eb n\u20194 fshatra tjer\u00eb, o kan\u00eb n\u2019fshatin Gradec. Tash e kom taku axh\u00ebn e babit aj u tranu krejt, u kan\u00eb nifar g\u00ebzimi, ku me dit\u00eb \u00e7ka kan\u00eb menu, e kan\u00eb dit\u00eb q\u00eb kom kalu po mos jam hup mos jam met diku.<\/p>\n

Tani jom shku e kom taku familjen edhe o kan\u00eb kshtu ni shok, kom kajt tep\u00ebr shum\u00eb.<\/p>\n

Sa kam qen\u00eb n\u2019xhami a din s\u2019kom kajt po kur kom shku atu kom kajt tep\u00ebr tep\u00ebt tep\u00ebr shum\u00eb, tani prej aty e di q\u00eb kemi shku n\u00eb Kumanov\u00eb te familja e nan\u00ebs p\u00ebr arsye se djemt\u00eb e axh\u00ebs s\u00eb n\u00ebn\u00ebs jetojn\u00eb n\u00eb Kumanove, ende jetojn\u00eb edhe aty kemi shku me ndejt te ata.<\/p>\n

Po e kemi pas nifar\u00eb a din problemi pse s\u2019kemi mujt me q\u00ebndru te ata, edhe pastaj babi ka k\u00ebrku me u kthy prap\u00eb n\u00eb qat\u00eb fshatin Gradec sepse qatu ka qen\u00eb axha i babit, edhe e di q\u00eb prej Kumanov\u00ebs kur kem shku kemi nejt 3 dit\u00eb n\u00eb Kumanov\u00eb tani jemi khty apet, n\u00eb fshatin Gradec t\u00eb Gostivarit.<\/p>\n

Aty rrug\u00ebs nuk kam qen\u00eb mir\u00eb, kom pas ankth, panik\u00eb tep\u00ebr t\u00eb madhe nuk kom mujt me marr frym\u00eb kom qen\u00eb keq edhe tregojn\u00eb q\u00eb s\u2019kom qen\u00eb mir\u00eb, kom pas sulme t\u00eb ndryshme psikike.<\/p>\n

Edhe kur jemi kthy aty, tash aty kan\u00eb qen\u00eb edhe disa varreza, qajo ma ka bo edhe ma shum\u00eb sepse kur e kemi qel gjamin e kemi pas pamjen e varrezave, un\u00eb kom q\u00ebndru me gjyshin edhe me gjyshen n\u00eb nj\u00eb sht\u00ebpi, kurse mami babi me dy vllaznit\u00eb kan\u00eb q\u00ebndru n\u00eb nj\u00eb sht\u00ebpi tjet\u00ebr, dmth jon\u00eb kan\u00eb dy v\u00ebllez\u00ebr t\u00eb cil\u00ebt na kan\u00eb pranu n\u00eb at\u00eb periudh\u00eb kohore n\u00eb sht\u00ebpit\u00eb e tyre.<\/p>\n

Pat\u00ebm fillu me u familjarizu me ta Xhelali edhe Metalia, kan\u00eb qen\u00eb ata dy vllazni. Grave t\u00eb atyre ja u bojshum Xhelalica edhe Metalica.<\/p>\n

BG: Po bre u kan\u00eb qajo.<\/p>\n

AB: Shpresoj q\u00eb nuk osht\u00eb ma.<\/p>\n

Edhe tani fillum, un\u00eb kisha ksi probleme t\u00eb ndryshme.<\/p>\n

Gjyshja duhet me shku n\u2019shkoll\u00eb.<\/p>\n

E pata filllu shkoll\u00ebn atu n\u00eb Gostivar, ka pas shum\u00eb pak refugjat\u00eb q\u00eb kan\u00eb shku n\u00eb shkoll\u00eb, pata msu cirilic\u00eb, edhe pata vazhduar hala plus i kemi pas do n\u00eb klas\u00eb kshtu.<\/p>\n

Fillum me lujt futboll, ata bojshin lujshin futboll ka qen\u00eb fshati Gradec, fshati Pirrok, babi filloj me punu me ni kamp nuk e di a e ka pas emrin Stenkovec a Senakoc.<\/p>\n

Tjet\u00ebr, a din u kan\u00eb \u00e7do tre, kat\u00ebr dit\u00eb kemi shku kemi marr ushqim, veshmbathje, me ni kamp i kemi pru aty.<\/p>\n

Jemi familjarizu me familjen aty, ka qen\u00eb ni furr\u00eb aty af\u00ebr, kemi lujt futboll e di q\u00eb nonstop ve\u00e7 kifle kemi hang\u00ebr.<\/p>\n

I kom edhe disa foto q\u00eb i ruj kujtim gjat\u00eb q\u00ebndrimit atje, kjo familja e cila na ka majt\u00eb neve, dmth ka qen\u00eb ni familje, po dy vllaz\u00ebn.<\/p>\n

Ky vllau i cili e ka pas\u00eb dy djem dhe nj\u00eb vajz\u00eb, ata djemt\u00eb aty kan\u00eb qen\u00eb lojtar t\u00eb mir\u00eb t\u00eb futbollit, lujshin ton koh\u00ebn futboll qysh e ceka ma her\u00ebt, edhe ni dit\u00eb prej ditve e murr\u00ebm lajmin q\u00eb halla jon\u00eb \u00ebsht\u00eb me ni kamp tjet\u00ebr.<\/p>\n

O kan\u00eb nifar g\u00ebzimi tep\u00ebr i madh n\u00eb familje edhe hajde po shkojna me pa hall\u00ebn. Halla tjet\u00ebr dmth se gjyshi ka qen\u00eb i martuar me dy gra, edhe un\u00eb e kam hall\u00ebn e gjyshes e dhe gjyshit, edhe hall\u00ebn edhe axh\u00ebn t\u00eb cil\u00ebt jan\u00eb vet\u00ebm prej gjyshit.<\/p>\n

Edhe kemi qen\u00eb t\u00eb lidhur tep\u00ebr shum\u00eb, edhe halla Shpres\u00eb edhe axha Lul kan\u00eb qen\u00eb af\u00ebr katunit ton\u00eb nja ni or\u00eb me kerr, kurse Halla Shqipe ka qen\u00eb krejt dikun larg me ni kamp.<\/p>\n

Hall\u00ebn Shpres\u00eb edhe axh\u00ebn Lul i vizitojshum, ata vendos\u00ebn me shku n\u2019Amerik\u00eb- axhi Lul, halla Shpres\u00eb vendosi me u kthy n\u00eb Kosov\u00eb, kurse halla Shqipe o kan\u00eb ni \u00e7ast shum\u00eb i mir\u00eb, se na hyp\u00ebm n\u00eb ni tren u vesh\u00ebm u ndre\u00e7\u00ebm po shkojna me e pa atje n\u00eb kamp, rrug\u00ebs n\u00eb tren pite, speca, gjith\u00e7ka p\u00ebr me i d\u00ebrgu o kan\u00eb ni ndjenj\u00eb e ve\u00e7ant\u00eb kur jena shku.<\/p>\n

Tani halla Shqipe vendosi me shku n\u2019Gjermani, edhe na si familje e kishim mund\u00ebsin\u00eb me shku dikun tjet\u00ebr, nana kish qef me shku me naj shtet tjet\u00ebr si refugjat\u00eb, kishum mund\u00ebsi me zgjedh\u00eb p\u00ebr arsye se babi punojke n\u00eb Mercicorps si kordinatior i komplet kampit edhe e kishte mund\u00ebsin\u00eb thojke po zgjedhim.<\/p>\n

Po shkojna n\u00eb Amerik\u00eb edhe \u00ebsht\u00eb axha apo n\u00eb Gjermani se e kena dikan, po gjyshi si ni nacionalist tep\u00ebr i madh tha Kosova u \u00e7lirua un\u00eb du me u kthy n\u2019venin tem.<\/p>\n

Edhe pse nana kish d\u00ebshir\u00eb me shku dikun tjet\u00ebr, ai bile gjyshi tha n\u00ebse doni ju krejt shkoni un\u00eb pa u kthy me shkel Kosov\u00ebn e lir\u00eb nuk e la.<\/p>\n

Ka pas tep\u00ebr ngjarje, n\u00eb Gradec, kemi lujt msheftas me top, kemi lujt kile, o kan\u00eb kogja mir\u00eb pat\u00ebm fillu me i harru problemet, u pat\u00ebm familjarizu me komplet fshatin, o kan\u00eb tep\u00ebr mir\u00eb.<\/p>\n

Fatkeq\u00ebsisht hala s\u2019kom qen\u00eb mas luft\u00ebs, \u00e7ka vlen me cek \u00ebsht\u00eb q\u00eb gjat\u00eb periudh\u00ebs s\u00eb vitit 2004, kur ka qen\u00eb lufta n\u00eb Maqedoni na i kemi mirprit\u00eb tani ata, po nuk ka qen\u00eb ve\u00e7 me ja u kthy borxhin po e kemi ni vet\u00ebn si t\u00eb obliguar edhe gjat\u00eb periudhave t\u00eb ndryshme gjithmon\u00eb jan\u00eb ardh\u00eb edhe jan\u00eb sh\u00ebru n\u00eb Kosov\u00eb, p\u00ebr arsye se gjyshja ka punu si mot\u00ebr medicionale e babi osht\u00eb ende teknik i radiologjis\u00eb, kan\u00eb punu n\u2019spital edhe ja u kan\u00eb mundsu me ardh k\u00ebtu, me ju tregu qysh me u trajtu etj, etj.<\/p>\n

Tani e di q\u00eb pat\u00ebm vendos me u kthy, u kan\u00eb tash ni ndarje tjet\u00ebr, po ndahemi prej fshatit Gradec, un\u00eb nuk kom qen\u00eb mir\u00eb prap\u00eb, kom pas\u00eb probleme t\u00eb ndryshme m\u00eb gjum\u00eb a din nonstop e kom pas nifar\u00eb lloj sulmi, panik n\u2019vete nifar tute e cila besoj u ba si pasoj\u00eb e qeti rrugtimi edhe e qetyne ngjarjeve q\u00eb i kom pa.<\/p>\n

Tani jemi kthy n\u2019Kosove, kurr\u00eb se harroj, pat\u00ebm vendos me u kthy e di q\u00eb me ni kerr, po kush ka qen\u00eb edhe kush na ka pru. E di q\u00eb kur pate ardh\u00eb te Veterrniku o kan\u00eb kogja interesant, erdh\u00ebm na prej Gostivar- Shkup- Ka\u00e7anik-Ferizaj-Veterrnik s\u2019ka pas nd\u00ebrtime hiq ashtu edhe kur kemi ardh\u00eb Prishtina ka qen\u00eb kogja nifar\u00eb ndjejn\u00eb tep\u00ebr e mir\u00eb. Bile edhe gjyshi kur e shpjegojke thojke o kan\u00eb ndjenja ma e mir\u00eb, n\u00eb jet\u00ebn time.<\/p>\n

Tani Kosova e mas luft\u00ebs a din ashtu, qysh e maj n men, u kthym n shkoll\u00eb.<\/p>\n

BG: Qysh ka qen\u00eb banesa kur jeni kthy?<\/p>\n

AB: Banesa ka qen\u00eb shum\u00eb interesant, kojshia posht\u00eb Faiku e ka shfrytzu, na murr\u00ebm vesh\u00eb kumedit qysh, i vetmi ni telefon fiks q\u00eb ka punu n\u2019komplet lagjen ka qen\u00eb telefoni jon\u00eb.<\/p>\n

Kumedit qysh ka met\u00eb, ose di\u00e7ka edhe banesa jon\u00eb o kan\u00eb vend ku njer\u00ebzit e tjer\u00eb kan\u00eb ardh\u00eb me telefonu njani tjetrin. Edhe kur kemi ardh\u00eb ka qen\u00eb kshtut keq, a pe din atu o kan\u00eb gjith\u00e7ka e prishur.<\/p>\n

Kauqat, regallat, krejt \u00e7do send so kan\u00eb n\u2019vendin e vet\u00eb, o kan\u00eb llo\u00e7 atu edhe e di q\u00eb disa dit\u00eb s\u2019dishum as ku me nejt, e kishum mund\u00ebsin\u00eb me hi n\u2019banes\u00ebn e serb\u00ebve, apo krejt atyre q\u00eb jan\u00eb largu se ka pas\u00eb edhe Rom, po gjyshi u kan\u00eb ashtu jo, jo nuk du me nxan\u00eb banes\u00eb t\u00eb dikujt tjet\u00ebr.<\/p>\n

 <\/p>\n

Edhe pat\u00ebn fillu banesat e serb\u00ebve edhe nacionaliteteve tjera t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb ik\u00eb gjat\u00eb luft\u00ebs me u nx\u00ebn\u00eb prej Shqiptar\u00ebve t\u00eb fshatrave t\u00eb ndryshme, edhe o kan\u00eb ky stili q\u00eb na krejt e dim\u00eb i kan\u00eb shkrujt\u00eb tri shkronja U\u00c7K edhe e nxone, a pe din q\u00eb mos hi k\u00ebtu se.<\/p>\n

Edhe qetu ka qen\u00eb ni fillim i devijimit t\u00eb luft\u00ebs s\u00eb lavdishme t\u00eb U\u00c7K-s\u00eb, tu e materializu, tu nxon\u00eb, tu i keqp\u00ebrdor\u00eb qeto 3 shkronja t\u00eb lavdishme kan\u00eb arrit\u00eb.<\/p>\n

\u00c7ka vlen\u00eb me cek\u00eb osht\u00eb q\u00eb djali i axh\u00ebs t\u00eb babit Mentori ka qen\u00eb n\u00eb Lond\u00ebr tu punu, edhe na kena marr vesh n\u00eb nj\u00eb katun aty, edhe Mentori ka ardh\u00eb edhe u bo Ushtar i U\u00c7K-s\u00eb n\u00eb Koshare, edhe u kan\u00eb nifar ndjenje shum\u00eb e mir\u00eb p\u00ebr krejt familjen sepse asnj\u00ebri prej neve nuk kemi arrit\u00eb n\u00eb luft\u00eb me kap arm\u00ebn, me luftu p\u00ebr vendin.<\/p>\n

Edhe pse gjyshi edhe gjyshja kan\u00eb kontribu tep\u00ebr shum\u00eb, edhe tregojn\u00eb tep\u00ebr shum\u00eb raste ku gjat\u00eb vitit \u201898 edhe pse kan\u00eb pas t\u00eb ndalume kjo ka shku me mantil, kjo e ka fol shum\u00eb mir\u00eb gjuh\u00ebn serbe, edhe i ka rrejt\u00eb se \u00ebsht\u00eb serbe edhe ka hi ju ka dhan\u00eb shqiptar\u00ebve uj\u00eb edhe ushqim n\u00ebp\u00ebr spitale p\u00ebr arsye se kan\u00eb qen\u00eb n\u00eb gjendje.<\/p>\n

Po, abeja Mentor q\u00eb i them un\u00eb osht\u00eb djali i axh\u00ebs t\u00eb babit edhe o kan\u00eb kogja ndjenj\u00eb e mir\u00eb kur e kena marr\u00eb vesh\u00eb krejt a din, po u kan\u00eb tep\u00ebr interesant edhe pyetjen q\u00eb ja kan\u00eb bo gjenerata ma e madhe q\u00eb jan\u00eb kan\u00eb 20-40 vjet qysh prej Londr\u00ebs erdh e tash mas disa vjet q\u00eb shum\u00eb shqiptar\u00eb t\u00eb Londr\u00ebs kan\u00eb ardh\u00eb edhe iu kan\u00eb bashk\u00ebngjit luft\u00ebs, jo vet\u00ebm prej Londr\u00ebs por edhe prej vendeve t\u00eb ndryshme, edhe e di q\u00eb abeja Mentor kur u kry lufta edhe aj nuk ka qen\u00eb k\u00ebshtu mir\u00eb me sh\u00ebndetin mendor p\u00ebr arsye se kan\u00eb p\u00ebrjetu gjith\u00e7ka.<\/p>\n

Masi q\u00eb jena kthy babi ka met\u00eb edhe ni periudh\u00eb me menaxhu kampin atje, pasi q\u00eb ka qen\u00eb kordinator i carps.. Kena fillu me u ambientu me qet situat\u00ebn e re, un\u00eb si 10 vje\u00e7ar n\u00eb vitin 2000 nuk kom kuptu shum\u00eb se \u00e7ka ka ndodh\u00eb, po tash kur kthehna n\u00eb retrospektiv\u00eb edhe e mendoj qato p\u00ebrjetimet 2000-2010 edhe i shoh si 30 vje\u00e7ar tash n\u00eb vitin 2020 shum\u00eb m\u00eb dhimet vetja edhe shoq\u00ebria sepse kishum mujt\u00eb q\u00eb n\u00eb vendin ton\u00eb me kriju sistem ma t\u00eb mir\u00eb t\u00eb menaxhimit t\u00eb institucioneve tona.<\/p>\n

Problem i madh edhe me institucionet nd\u00ebrkomb\u00ebtare, edhe qekjo qasja liberalizmi edhe privatizimi i gjanave a po e din, kur i mendoj shum\u00eb thom qysh nuk kam qen\u00eb n\u00eb qat\u00eb periudh\u00eb kohore ndoshta n\u00eb nj\u00eb mosh\u00eb pak m\u00eb t\u00eb madhe q\u00eb sado pak me kontribu q\u00eb mos me devijuar qikaq shum\u00eb do gjana, ti qetash ki p.sh sh\u00ebndet\u00ebsi t\u00eb smut\u00eb, arsim q\u00eb t\u00eb \u00e7edukon, e ki drejt\u00ebsi t\u00eb rrejshme.<\/p>\n

Un\u00eb e di psh n\u00eb shkoll\u00ebn ton\u00eb Dardania, drejtori ka ardh prej partis\u00eb, pat\u00ebn fillu m\u00ebsusat me ardh\u00eb t\u00eb familjeve t\u00eb ndryshme edhe qitu ka fillu qajo e keqja q\u00eb ku jemi tash.<\/p>\n

Besoj q\u00eb at\u00ebher\u00eb meniher\u00eb mas luft\u00ebs n\u00ebse kishim arrit\u00eb me menaxhu ma mir\u00eb besoj q\u00eb e kishum pas edhe gjendjen ma t\u00eb mir\u00eb tash.<\/p>\n

\u00c7ka vlen\u00eb me cek\u00eb osht\u00eb q\u00eb n\u00eb vitin 2002-2003 ka qen\u00eb nj\u00eb grup prej lagjes Vranjec ju kan\u00eb than\u00eb Qelat, edhe ai grupi ku i kan\u00eb nxan\u00eb f\u00ebmij\u00ebt i kan\u00eb rreh i kan\u00eb ashtu, edhe tash ni her\u00eb e di q\u00eb ata kan\u00eb ardh\u00eb n\u2019lagjen Dardania, edhe kur i kom pa un\u00eb ata nuk kom mujt me u ngi frym\u00eb edhe nuk kom mujt\u00eb me e than\u00eb emrin se kush sakt\u00ebsisht po vjen, edhe tani kadal kadal kom fillu me pas\u00eb problem me t\u00eb folun, edhe …]<\/p>\n

BG: E Qelat a kan\u00eb qen\u00eb Shqiptar?<\/p>\n

AB: Po shqiptar\u00eb kan\u00eb qen\u00eb ata, jan\u00eb kan\u00eb krejt qela dmth 2003 kan\u00eb qen\u00eb shqiptar edhe ku i kan\u00eb nxan\u00eb f\u00ebmij\u00ebt ju kan\u00eb marr\u00eb qato pare qato gjana, edhe tani e di q\u00eb kur kom shku te mjeku m\u00eb ka than\u00eb q\u00eb nuk o problemi tash po ki problem t\u2019m\u00ebhersh\u00ebm, dmth q\u00eb t\u2019u ka akomulu mrena.<\/p>\n

Tani un\u00eb kom pas\u00eb problem koxha me t\u00eb folun edhe besoj q\u00eb qaj problem ka qen\u00eb produkt i qatyne p\u00ebrjetimeve t\u00eb viteve \u201897-2003, nifar\u00eb shoku total.<\/p>\n

Tani jeta qishtu ka vazhdu shum\u00eb interesant, kom lujt\u00eb futboll, jom kan\u00eb njani prej futbollerave ma t\u00eb mir\u00eb n\u2019Kosov\u00eb, fillimisht ja kom nis\u00eb n\u00eb Ramiz Sadiku, tani n\u00eb Prishtina, jom kan\u00eb edhe nx\u00ebn\u00ebs shum\u00eb i mir\u00eb shembullor, po dikur n\u00eb vitin 2005 n\u00eb shkoll\u00eb t\u00eb mesme jom diagnostifiku me kancer, edhe qaty jeta jem e ka marr\u00eb nj\u00eb kahje tjet\u00ebr.<\/p>\n

 <\/p>\n

Mu ka shu \u00ebndrra me qen\u00eb futboller, edhe ja ku jom n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi.<\/p>\n

Naj pyetje?\u00a0 A shum\u00eb pyetje haha!<\/p>\n

BG: P\u00ebrpos qeto problemeve q\u00eb i identifikove, q\u00eb i potencove q\u00eb munden me kan\u00eb rezultat i p\u00ebrjetimeve t\u00eb luft\u00ebs, a v\u00ebren di\u00e7ka n\u00eb p\u00ebrditshm\u00ebri, di\u00e7ka q\u00eb mundesh me identifiku si pasoj\u00eb e krejt p\u00ebrjetimeve edhe qysh p\u00ebrballesh me ato kujtime q\u00eb na vin\u00eb n\u00eb p\u00ebrditshm\u00ebri?<\/p>\n

AB: Po me t\u00eb tregu t\u00eb drejt\u00eb kudo q\u00eb shoh polic\u00eb un\u00eb hala e kom nifar\u00eb, edhe pse jan\u00eb polic\u00eb t\u00eb Kosov\u00ebs flasin Shqip, si t\u2019i shoh uniformat e kalt\u00ebrta m\u00eb kap panika, s\u2019muna me u ngi frym\u00eb mir\u00eb.<\/p>\n

Kom pa, ka shum\u00eb detaje qetash tu fol hala po m\u00eb bin\u00eb n\u00eb men ashtu q\u00eb kan\u00eb qen\u00eb protestat, ka pas zhurm\u00eb shum\u00eb e kan\u00eb rreh djalin e\u00a0 axh\u00ebs t\u00eb babit, Dugin q\u00eb e kom pa tu e rreh n\u00eb mahall\u00eb.<\/p>\n

E vrej q\u00eb saher\u00eb shoh polic\u00eb m\u00eb kap nifar paniku, paniken ma t\u00eb \u00a0madhe e kom pas kur kom shku me\u00a0 i vizituar\u00a0 dajt\u00eb n\u00eb Bujanoc.<\/p>\n

Bujanoci dmth osht\u00eb n\u00eb pjes\u00ebn e Serbis\u00eb, n\u00eb pjes\u00ebn e Anamorav\u00ebs anej.<\/p>\n

Kur e kom kalu kufirin ashtu ka hi ni polic me na i marr\u00eb let\u00ebrnjoftimin, pasaport\u00ebn, o kan\u00eb nifar\u00eb shum\u00eb se ka qen\u00eb mas 4-5 viteve me pa ni serb me uniform tut pyet di\u00e7ka,<\/p>\n

Tani ato kerret, zazstavat me t\u00eb kalt\u00ebr me k\u00ebshtu, ka qen\u00eb shum\u00eb nj\u00ebfar\u00eb lloj frike, edhe k\u00ebshtu n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi besoj q\u00eb kom pasoja n\u00ebn-vetdie q\u00eb nuk muj me i dallu gjat\u00eb dit\u00ebs po q\u00eb jan\u00eb produkt i qati p\u00ebrjetimit.<\/p>\n

E v\u00ebrej n\u00ebse ve\u00e7 rasti konkret ke para disa jave, do f\u00ebmij\u00eb 8-9 vjet fillun me gjuajt\u00eb petarta, ata e\u00a0 gjuajt\u00ebn petarten edhe kur k\u00ebrciti ajo s\u2019mujta me u ngi frym\u00eb edhe u nala i thash\u00eb pse bre po gjuni petarte?<\/p>\n

N\u00eb cilin vit keni lind?<\/p>\n

Than\u00eb 2001.<\/p>\n

Se t\u00eb kishit lind n\u2019vitin 80 ose 90…<\/p>\n

Ata than\u00eb pse axhi.<\/p>\n

Qashtu qishtu ja u shpjegova.<\/p>\n

\u00c7do zhurm\u00eb q\u00eb e nij\u00eb osht\u00eb nifar shoku, a din ashtu nifar\u00eb reagimi i jemi t\u00eb cilin nuk muj me kontrollu, veq ndodh, m\u00eb kap nifar\u00eb panike, e cila besoj osht\u00eb produkt i krejt qatyne p\u00ebrjetimeve qysh e ceka ma her\u00ebt.<\/p>\n

BG: N\u00ebse s\u2019ki di\u00e7ka me shtu…<\/p>\n

AB: Eeeeeee, pak a shum\u00eb qikjo ke, nuk ka di\u00e7ka me shtu, ka shum\u00eb detaje, ka a pe din k\u00ebshtu t\u00eb cilat tash tu fol edhe tu i menu ve\u00e7 pom kujtohen ashtu po…<\/p>\n

 <\/p>\n

E di edhe ni pik\u00eb q\u00eb e kisha cek\u00eb, n\u00eb katin ton\u00eb ka qen\u00eb Milleva, e nacionaliteti serb. Edhe gjyshja kallxon q\u00eb raporti me ta o kan\u00eb kojshillak, jam rrit\u00eb n\u00eb durt\u00eb e saj, \u00e7ika e saj u rrit n\u00eb durt\u00eb e gjyshes tem, a pe din jena kan\u00eb edhe e di q\u00eb kur ka ndodh helmimi, q\u00eb ka ndodh aj bombardimi n\u00eb nj\u00eb kafiteri nuk e di n\u00eb cilin qytet, q\u00eb thuhet q\u00eb at\u00eb bombardim e kan\u00eb bo vet\u00eb serb\u00ebt.<\/p>\n

Serb\u00ebt i akuzojn\u00eb shqiptar\u00ebt, shqiptar\u00ebt i akuzojn\u00eb serb\u00ebt osht\u00eb konspiracion.<\/p>\n

Gjyshja kallxon prej qati momenti ka pas\u00eb raport shqiptar- serb, s\u2019ka pas ma kojshillak.<\/p>\n

Qekjo pak e dhimbshme se mendoj q\u00eb sikur njer\u00ebz duhet me menu pro paqe e kund\u00ebr luft\u00ebs, tek e\u00a0 fundit jemi ve\u00e7 ni grimce e vog\u00ebl n\u00eb gjith\u00ebsi edhe besoj q\u00eb tep\u00ebr mir\u00eb ish kan\u00eb mos me pas luft\u00eb.<\/p>\n

 <\/p>\n

Besoj q\u00eb edhe serb\u00ebt edhe shqiptar\u00ebt edhe \u00e7do nacionalitet tjet\u00ebr mrena Kosov\u00ebs edhe mrena Ballkanit n\u00ebse s\u2019kish pas\u00eb luft\u00eb edhe n\u00ebse kishim jetu n\u2019harmoni kur kemi jetu n\u00eb vitet 70-ta edhe pse dikush ankohet se dikush thot\u00eb qe serb\u00ebt, slloven\u00ebt, kroat\u00ebt kan\u00eb pas\u00eb p\u00ebrpar\u00ebsi ska qen\u00eb bash qaj vllaznim-bashkim.<\/p>\n

Prap\u00eb menoj q\u00eb ka qen\u00eb ma e mir\u00eb se periudha e luft\u00ebs edhe kjo q\u00eb po e jetojm\u00eb tash, edhe gjithmon\u00eb kisha thirr\u00eb pro paqes edhe kund\u00ebr luft\u00ebs.<\/p>\n

BG: Faleminderit<\/p>\n

AB: Faleminderit shum\u00eb[\/vc_column_text][\/vc_column][\/vc_row]<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"

[vc_row][vc_column][vc_column_text] [\/vc_column_text][\/vc_column][\/vc_row][vc_row][vc_column][vc_column_text]Bjeshka Guri (interviewer) Adrian Berisha (interviewee) Acronyms: BG=Bjeshka Guri, AB= Adrian Berisha   BG: A po e prezanton veten pak a shum\u00eb? AB: Okej, Ardian Berisha Qytetar i Prishtin\u00ebs, planetit Tok\u00eb Banor i planetit P\u00ebr momentin asamblist n\u00eb Kuvendin Komunal t\u00eb Prishtin\u00ebs, gjithashtu koordinator i aktiviteteve kulturore sportive rinore n\u00eb komun\u00ebn e Prishtin\u00ebs. Munohna […]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":921,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[22],"tags":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/museumofrefugees-ks.org\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/909"}],"collection":[{"href":"https:\/\/museumofrefugees-ks.org\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/museumofrefugees-ks.org\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/museumofrefugees-ks.org\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/museumofrefugees-ks.org\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=909"}],"version-history":[{"count":3,"href":"https:\/\/museumofrefugees-ks.org\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/909\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":1404,"href":"https:\/\/museumofrefugees-ks.org\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/909\/revisions\/1404"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/museumofrefugees-ks.org\/wp-json\/wp\/v2\/media\/921"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/museumofrefugees-ks.org\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=909"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/museumofrefugees-ks.org\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=909"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/museumofrefugees-ks.org\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=909"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}