{"id":609,"date":"2020-05-21T06:28:30","date_gmt":"2020-05-21T06:28:30","guid":{"rendered":"https:\/\/museumofrefugees-ks.org\/site\/?p=609"},"modified":"2021-08-19T08:23:03","modified_gmt":"2021-08-19T08:23:03","slug":"rasim-alija","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/museumofrefugees-ks.org\/rasim-alija\/","title":{"rendered":"Rasim Alija"},"content":{"rendered":"

[vc_row wrap_container=”yes” section_text_color=”light” text_align=”justify”][vc_column][vc_column_text]<\/p>\n\n

[\/vc_column_text][vc_column_text]Bjeshka Guri (intervistuesja)<\/p>\n

Rasim Alija (i intervistuari)<\/p>\n

Akronimet: BG=Bjeshka Guri, RA= Rasim Alija<\/p>\n

RA: I kom mbaru studimet Master n\u00eb Shkenca politike, shoq\u00ebri civile, zhvillim lokal. Punoj n\u2019Prishtin\u00eb. Jom me origjin\u00eb prej ni fshati t\u2019Gjakov\u00ebs po jetoj edhe banoj n\u2019Prishtin\u00eb. Punoj n\u00eb Institutin p\u00ebr Demokraci dhe Zhvillim. Kam pozit\u00ebn e hulumtuesit dhe analist i politikave. Kaq.<\/p>\n

BG: P\u00ebr luft\u00ebn, cilat jon memorjet tua t\u2019para?<\/p>\n

RA: N\u2019fakt, kujtimet e luft\u00ebs, ose sa here flitet p\u00ebr luft\u00eb, jon nja 3-4 momente q\u00eb sh\u00ebnojn\u00eb t\u2019gjitha kujtimet e mia. Tutje \u00ebsht\u00eb momenti i pare me 4 prill kur kemi vendos me ik\u00eb prej fshatit, prej fshatit Bec sakt\u00ebsisht t\u2019komun\u00ebs t\u2019Gjakov\u00ebs, ajo pjesa e mobilizimit t\u00eb t\u2019grave, t\u2019burrave, t\u2019fmive e djemve si fmi asokohe edhe shpejt\u00ebsia me t\u2019cil\u00ebn kemi dale, duke lon krejt pjes\u00ebt tjera t\u2019jet\u00ebs q\u00eb me vite ke tentu me nd\u00ebrtu jet\u00ebn qaty edhe ke jetu deri n\u2019at\u00eb moment. Edhe ideja q\u00eb kemi me e lshu venin e me dal, me u nis\u00eb me ni rrug\u00eb q\u00eb nuk e din ku o destinacioni, nuk e din ku ke me p\u00ebrfundu e mbi t\u2019gjitha nuk e din qysh ka me rrjedh\u00eb rruga tutje. Momenti i pare, dhe ndoshta komik, i pjes\u00ebs ende pa hyp n\u00eb vetura, pjesa tjet\u00ebr n\u00eb traktora, sepse shumica e fshatar\u00ebve, e bashk\u00ebfshatar\u00ebve, e kush\u00ebrinjve kan\u00eb ik\u00eb me traktora. Bile m\u2019kujtohen improvizimet e traktorave me ato barakat me cerada q\u00eb mos me i lag shiu. Ata q\u00eb kan\u00eb mujt shpejt e shpejt. Edhe momenti ka qen\u00eb kur baba, ka qen\u00eb kategorik, u zhvillu ni debat goxha i ashp\u00ebr mes bab\u00ebs edhe nan\u00ebs. Baba thojke nuk po ikim, po dalim \u2013 e kemi ni livadh af\u00ebr shpis\u00eb ku shihet rruga, magjistralja Gjakov\u00eb-Prishtin\u00eb, ku shihet prej rrug\u00ebs livadhi haptas \u2013 edhe thojke po e sh\u00ebnojm\u00eb \u201cNDIHM\u00cb\u201d. Po e sh\u00ebnojm\u00eb me di\u00e7ka n\u2019livadh edhe po e sh\u00ebnojm\u00eb \u201cNDIHM\u00cb\u201d e nashta\u2026Ish ajo periudha kur ve\u00e7 kish intervene NATO n\u2019Kosov\u00eb edhe ndoshta na ndihmojn\u00eb. Debati mes bab\u00ebs e nan\u00ebs ka zgjat, tjer\u00ebt kush\u00ebrit\u00eb t\u2019gjith\u00eb tu u bo gati me ik\u00eb. Ka zgjat rreth gjys ore derisa nana me ni moment t\u2019caktum i ka thon, kshtu shprehimisht \u201cOkay, ti vendos, rri ktu, bon \u00e7ka t\u2019dush, un\u00eb po i marr fmit\u00eb edhe po vazhdoj tutje\u201d. Edhe momentet e fundit e di q\u00eb i kom mshef n\u00eb oborrin e shpis librat e klas\u00ebs t\u2019gjasht\u00eb. Ky ka qen\u00eb shk\u00ebputja prej shpis\u00eb edhe kujtimet prej asaj pjes\u00ebs, kur i kom mshef librat e klas\u00ebs t\u2019gjasht\u00eb edhe e kom sh\u00ebnju venin ku i kom mshef me nifar druni edhe kom tentu gjat\u00eb gjith\u00eb koh\u00ebs mandej \u2013 se kjo o p\u00ebrcjell\u00eb gjat\u00eb gjith\u00eb koh\u00ebs kur ve\u00e7 kam ik\u00eb rrug\u00ebs edhe pjes\u00ebs ku jam vendos\u00eb mandej. Kom tentu me e kujtu vendin ku i kom mshef librat. Rreth dy muj e gjys q\u00ebndrim n\u00eb Shqip\u00ebri, gjith\u00eb pjes\u00ebn e kujtes\u00ebs e kom vendos tu u munu mos me e harru venin ku i kom mshef librat e klas\u00ebs 6. Kjo ka qen\u00eb pjesa e pare e shk\u00ebputjes prej shpis\u00eb edhe prej venit ku jom rrit edhe prej venit ku jena rrit\u00eb t\u2019gjith\u00eb. E mandej ikja ka qen\u00eb\u2026kolon\u00eb. Mandej \u00e7ka ka qen\u00eb shum\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme osht momenti kur e kemi bo rrug\u00ebn, tri dit\u00eb rrug\u00eb i kemi bo. Kemi ik\u00eb kah pjesa, kah rruga Gjakov\u00eb-Prizren-V\u00ebrmic\u00eb. Jan\u00eb nja 3-4 momente shum\u00eb\u2026edhe interesante mir\u00ebpo edhe q\u00eb m\u2019kujtohen shpeshher\u00eb kshtu si\u2026osht momenti kur n\u00eb dalje t\u00eb Prizrenit pas luft\u00ebs osht bo pazar i k\u00ebtyre t\u2019Shqip\u00ebris\u00eb i thojshin. Ata vishin bojshin pazar. Kan\u00eb qen\u00eb\u2026Na ka ra me prit nja 3 ose 4 or\u00eb n\u00eb kolon\u00eb. Edhe aty edhe asokohe ka qen\u00eb ni lloj pazari po pa e dit\u00eb ne q\u00eb osht pazar edhe vendosim t\u2019bohemi ni grup i bashk\u00ebmoshatar\u00ebve, i fmive me dale prej kolon\u00ebs edhe me u fut n\u00eb pazar. M\u2019kujtohet ka pas\u00eb me dhjet\u00ebra baraka ku ka pas si depo \u00e7okollata, bombona, n\u00eb nji pjes\u00eb t\u2019pazarit. Bile m\u2019kujtohet ka qen\u00eb hera e pare ku e kemi marr\u00eb ni paket\u00eb sak\u00ebza ose ekmeka nuk e di qysh [u thojn\u00eb] ment\u00eb, q\u00eb i kan\u00eb pas ato fotografit\u00eb. Edhe ka qen\u00eb fantastike edhe si p\u00ebrjetim megjith\u00ebse e dishim se kemi bo di\u00e7ka edhe i thym ato q\u00eb ishin pjes\u00eb te pazari dhe ja nis\u00ebm me u tut me vet\u00eb faktin q\u00eb je n\u2019kolon\u00eb e pa e dit\u00eb ende ku kemi me shku, ku kemi me p\u00ebrfundu. Mandej kjo pjesa kur kemi ardh\u00eb, jemi kthy me gjanat q\u00eb i kishim marr\u00eb ka qen\u00eb goxha traumatike sepse t\u2019gjith\u00eb familjar\u00ebt u traumatizun me faktin se na kemi thy di\u00e7ka edhe o kon ajo shprehja \u201cA din \u00e7ka ka me na gjet tash?\u201d E ajo shprehja e familjarit \u201ca din \u00e7ka ka me na gjet\u201d ta bojke edhe ma trondit\u00ebse ket\u00eb fare p\u00ebrjetimin q\u00eb ke bo di\u00e7ka edhe pse si 11 vje\u00e7ar 12 vje\u00e7ar ka pas ma t\u2019vegj\u00ebl, nuk, s\u2019menojshim q\u00eb kemi bo di\u00e7ka t\u2019madhe. Thjesht\u00eb kemi qen\u00eb tu tentu me bo di\u00e7ka q\u00eb me e p\u00ebrjetu edhe qato si fmi. Mbaj mend skenat deri n\u00eb kat\u00ebr dit\u00eb kolon\u00eb deri n\u00eb Morin\u00eb, V\u00ebrmic\u00eb, te kufiri shqiptar. Ka pas\u00eb gjat\u00eb rrug\u00ebs gjana me vler\u00eb t\u2019gjujtuna prej tjer\u00ebve q\u00eb e kan\u00eb bo rrug\u00ebn e nj\u00ebjt\u00eb q\u00eb kan\u00eb ik\u00eb. Ke mujt me pa prej frigoriferit, televizionave, bizhuterive, arm\u00ebve\u2026gjana prej ma t\u2019ndryshmeve q\u00eb i kan\u00eb gjujt n\u2019dy an\u00ebt e rrug\u00ebs gjat\u00eb kolon\u00ebs q\u00eb kan\u00eb shku. Ni moment tjet\u00ebr i ran\u00eb osht n\u2019prag t\u00eb hyrjes n\u2019kolon\u00eb, n\u2019fakt n\u2019kufi, n\u2019kufirin Shqip\u00ebri-Kosov\u00eb, n\u00eb Morin\u00eb. Rast\u00ebsisht ka ardh ni ushtar serb edhe ka lyp\u00eb cigare. Ne, familja ime e ngusht\u00eb, kemi qen\u00eb 5 vet\u00eb n\u00eb vetur\u00eb, vetur\u00ebn e kemi pas Jugo, plus halla, gjasht\u00eb. Imagjinojeni ni vetur\u00eb si Jugo me shum\u00eb pak hap\u00ebsir\u00eb, kemi qen\u00eb 6 vet\u00eb edhe ka ardh ushtari ka lyp\u00eb cigare. Nuk kemi pas mi dhan cigare edhe n\u2019sekond \u2013 ka mujt me kon edhe ma gjat\u00eb po un\u00eb e kom p\u00ebrshtypjen q\u00eb ka qen\u00eb pun\u00eb sekondBG: mas 2 ose 3 metra e kemi pa t\u2019rrzum p\u00ebr toke ushtarin. N\u2019at\u00eb moment, mas 3 ose 4 minutave, ka ndodh q\u00eb fshtrat p\u00ebrreth, sakt\u00ebsisht V\u00ebrmica, osht kon hera e pare ose qaty e kemi pa ku ju ka hi flaka shpijave. Mandej e kemi kuptu, mas nja 10 minutave tjer\u00eb ose 15 minutave tjer\u00eb, ushtarin e kan\u00eb vra. E ka vra dikush prej maj\u00ebs t\u2019Pashtrikut, me gjas\u00eb kjo pjesa e luft\u00ebs guerile osht vra. Mir\u00ebpo \u00e7ka ka qen\u00eb rasti q\u00eb ka nd\u00ebrlidhje me gjith\u00eb kta osht kur kan\u00eb ardh\u00eb ushtar\u00ebt sakt\u00ebsisht te Jugo jon\u00eb edhe me na nxjerr prej kerrit. Ka qen\u00eb ni ushtar tjet\u00ebr q\u00eb ka nd\u00ebrhy, ni ushtar serb q\u00eb ka nd\u00ebrhy edhe i ka hek ushtar\u00ebt q\u00eb kan\u00eb dasht\u00eb me na qit prej vetur\u00ebs edhe me dale jasht\u00eb. Nuk e di n\u2019gjuh\u00ebn serbe \u00e7ka kan\u00eb fol\u00eb. Na kemi vazhdu me hy n\u2019kerr. Babi ve\u00e7 pat dale, mamin ve\u00e7 e paten qit\u00eb jasht\u00eb. Ai ka qen\u00eb momenti ma traumatic gjat\u00eb pjes\u00ebs t\u2019kolon\u00ebs deri sa kemi arrit\u00eb prej Gjakov\u00ebs deri n\u00eb\u2026Shpeshher\u00eb n\u2019biseda me t\u2019shpis\u00eb e falenderojm\u00eb ushtarin sepse ka mujt mas k\u00ebrkes\u00ebs t\u2019pjes\u00ebs tjet\u00ebr t\u2019ushtar\u00ebve q\u00eb me dal na prej vetur\u00ebs, nuk e kishim pas t\u2019qart\u00eb \u00e7ka kish ndodh me neve tutje. Ni milion opsione kan\u00eb mujt me kan\u00eb si t\u2019till\u00eb edhe i ndihemi falenderus ushtarit q\u00eb na ka rikthy s\u00ebrish n\u00eb vetur\u00eb. Momentin tjet\u00ebr q\u00eb e kam kshtu si vizion gjithher\u00eb osht kur kemi vazhdu n\u00eb kufi, n\u00eb pjes\u00ebn e kufirit, n\u00eb pjes\u00ebn doganore q\u00eb quhet, ku osht edhe tash mes Kosov\u00ebs dhe Shqip\u00ebris\u00eb, edhe dor\u00ebzimi i t\u2019gjith\u00eb let\u00ebrnjoftimave, heqja e tabelave, edhe momenti kur kemi kalu, e kemi kry qat pjes\u00eb. P\u00ebr ni moment, kan\u00eb qen\u00eb bashk\u00eb me neve n\u2019kolon\u00eb ose q\u00eb kemi ik\u00eb kan\u00eb qen\u00eb edhe dajt\u00eb. Edhe m\u2019kujtohet ni moment kom zbrit prej vetur\u00ebs me nan\u00ebn edhe ka shku mi pa t\u2019vet q\u00eb e kishin kalu kufinin edhe ne e kishim kalu kufinin. Ata ishin me traktor. Ni familje 40 an\u00ebtar\u00ebshe me beba t\u2019vogla. M\u2019kujtohet ni moment q\u00eb asniher\u00eb nuk e harroj. Gjyshi, baba i nan\u00ebs n\u2019k\u00ebt\u00eb rast, gjyshi ni person shum\u00eb autoritar, tip i rrept\u00eb me musteqe, i cili n\u2019familje 40 an\u00ebtar\u00ebshe gjithmon\u00eb n\u2019sistemin e at\u00ebher\u00ebsh\u00ebm me kulla e me gjana t\u00eb tilla osht mundu osht mundu me e mbajt, familja ka qen\u00eb p\u00ebr to shtylla kryesore edhe me e pas pa dikush tu kajt ose tu u ligshtu nuk ish kon burrni. Un\u00eb p\u00ebr here t\u2019par\u00eb gjyshin e kom pa tu i pike lot\u00ebt edhe tu thon q\u00eb kurr\u00eb mo s\u2019kemi mu kthy. P\u00ebr mu qajo ka qen\u00eb, nashta tu u msu mo me autoritetin e gjyshit dhe me figur\u00ebn e tij prej personi t\u2019rrept\u00eb, ka qen\u00eb nashta sinjali ose qajo m\u2019ka mbet n\u2019kujtes\u00eb edhe gjith\u00eb q\u00eb kurr\u00eb mo s\u2019kemi me u kthy n\u2019Kosov\u00eb. Qajo ka qen\u00eb pjesa q\u00eb p\u00ebr mu gjith\u00eb koh\u00ebn m\u2019ka p\u00ebrcjell\u00eb qajo pjesa ose lot\u00ebt e gjyshit edhe ajo pjesa q\u00eb \u201ckurr\u00eb mo s\u2019kemi mu kthy\u201d. M\u2019kujtohet, vazhoj me e kujtu shpeshher\u00eb pamjen e tij prej burri me mustaqe, autoritativ, tu i pike lot\u00ebt. Kjo pjesa mandej \u00ebsht\u00eb\u2026Dy dit\u00eb kemi nejt n\u00eb Kuk\u00ebs, p\u00ebr me e marr\u00eb ni rrug\u00eb shum\u00eb interesante edhe p\u00ebr me shku n\u00eb ni vend q\u00eb quhet Sh\u00ebngjin. Jemi prej t\u2019rrall\u00ebve q\u00eb s\u2019bashku me nja 40 familije tjera kemi marr\u00eb udh\u00eb me shku n\u00eb Sh\u00ebngjin. Pse kemi shku n\u2019Sh\u00ebngjin? Ka qen\u00eb s\u2019bashku me ne prej fshatit, si fshat bashk\u00ebjetojm\u00eb me pjes\u00ebn katolike, e ndajm\u00eb oborrin me ta. Si fshat ka pas edhe katolik\u00eb edhe musliman edhe tyrbe ka. Shum\u00eb konfesione edhe nifar bashk\u00ebjetese goxha e mire edhe para luft\u00ebs edhe mas luft\u00ebs. Dikush prej katunit ka marr\u00eb vesh q\u00eb ekziston ni kish\u00eb n\u00eb Sh\u00ebngjin, mision italian edhe q\u00eb jon t\u2019gatsh\u00ebm me na pranu si persona atje. Vazhdojm\u00eb me shku n\u00eb Sh\u00ebngjin mir\u00ebpo ajo q\u00eb ndodh rrug\u00ebs \u00ebsht\u00eb e tmerrshme. S\u2019bashku me ne n\u2019kolon\u00eb ka qen\u00eb axha i bab\u00ebs i cili ka udh\u00ebtu me ni Golf 2, t\u2019cilin e ka rujt me shum\u00eb fanatiz\u00ebm edhe gjat\u00eb koh\u00ebs t\u2019luft\u00ebs, ja ka qu djali prej jashtit. Ai ka qen\u00eb n\u00eb vetur\u00eb me dy vajzat e veta, me grun edhe me mes\u00ebn. Ajo q\u00eb ka ndodh para se me mrri n\u00eb pjes\u00ebn e Sh\u00ebngjinit, dalin tre persona me maska, dojn\u00eb me e grabit, me ja grabit vetur\u00ebn. Tentojn\u00eb me i prek fillimisht vajzat e mandej pas pjes\u00ebs t\u2019rezistimit, tentojn\u00eb me ja grabit kerrin Golfin 2. Si person \u00ebsht\u00eb shum\u00eb marakli n\u00eb vetura edhe masi vetura o kon shenj\u00eb e djalit t\u2019tij t\u2019vet\u00ebm q\u00eb e ka pas\u00eb n\u2019Suedi nuk pranon kurrqysh me jau lshu vetur\u00ebn edhe e vrasin. E vrasin axh\u00ebn e bab\u00ebs. Edhe aty fillon nifar sage komplet tjet\u00ebr, nifar p\u00ebrjetimi, ngat\u00ebrrim i ndjenjave edhe pse gjat\u00eb gjith\u00eb koh\u00ebs m\u2019kujtohet si fmi nashta tu qen\u00eb n\u2019zon\u00eb kufitare me Shqip\u00ebrin\u00eb, tu e kap sinjalin e RTSH-s\u00eb, jemi rrit tu i pa programet e RTSH-s\u00eb e mbi t\u2019gjitha trazirat e \u201897\u00ebs, p\u00ebrshtypja q\u00eb o kon p\u00ebr shqiptar\u00ebt e Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb rajonin tone ose shprehja q\u00eb un\u00eb e kom ni shum\u00eb shpesh si fmi ka qen\u00eb \u201crebela\u201d. Edhe imagjinoni konfrontimin, ballafaqimin e pare me pjes\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb ka qen\u00eb pik\u00ebrisht d\u00ebshmi e asaj q\u00eb \u00ebsht\u00eb thane p\u00ebr ta. Ish e paimagjinushme qysh kishim tentu me ju pshtu gjith\u00eb atyre sakrificave kat\u00ebr dit\u00eb rrug\u00eb, tu pa tmerre t\u2019ndryshme, madje tu pa bombardime te ura e Bishtazhinj\u00ebve n\u00eb dalje t\u00eb Gjakov\u00ebs, kom harru me e p\u00ebrmend. Nuk i ka pas as gjys\u00eb dit\u00eb q\u00eb o bo, pik\u00ebrisht kemi kalu andej ku osht bo bombardimi prej forcave serbe. Ishin kry edhe vrasje n\u00eb ur\u00ebn e Bishtazhinj\u00ebve. Kishim tentu me ju ik\u00eb gjith\u00eb atyre gjanave. Madje n\u00eb kufi ke edhe ai rasti ku ni ushtar serb na kish bo t\u2019mundshme mu rikthy apet n\u00eb vetur\u00eb edhe me vazhdu tutje tutje, me ardh n\u2019Shqipni edhe me u grabit e me u vra p\u00ebr ni vetur\u00eb. Kjo ka qen\u00eb pjesa trondit\u00ebse. Mandej m\u2019kujtohet ajo pjesa e hapjes t\u2019lajmit, pjesa e p\u00ebrjetimit emocional t\u2019bab\u00ebs n\u2019vetur\u00eb derisa kemi mrri n\u2019Sh\u00ebngjin. Ka qen\u00eb risi edhe p\u00ebr ne edhe p\u00ebr vllaun e motr\u00ebn mir\u00ebpo ata kan\u00eb qen\u00eb ma t\u2019vegj\u00ebl mir\u00ebpo un\u00eb kam kujtime goxha t\u2019kqija prej atyre momenteve, n\u2019kuptimin njer\u00ebzve ju hup shpirti n\u2019raste t\u2019tilla, kur ke nj\u00eb humbje t\u2019till\u00eb e sidomos pas ni triumfi kur ti ke arrit mi kalu gjith\u00eb ato gjana edhe e ki ndjenj\u00ebn e siguris\u00eb e t\u2019liris\u00eb edhe arrin me e pa dikon tu tu vra n\u00eb nj\u00eb shtet q\u00eb supozohet q\u00eb do t\u00eb thot\u00eb siguri e liri. Ktu p\u00ebrfundon pjesa e sag\u00ebs, me ato q\u00eb maj n\u2019men deri n\u00eb Sh\u00ebngjin. Pastaj pjesa e Sh\u00ebngjinit \u00ebsht\u00eb pjesa ma e mire e kujtimeve t\u2019luft\u00ebs n\u2019kuptimin q\u00eb me p\u00ebrjashtim t\u2019nesh si familje p\u00ebr here t\u2019par\u00eb njer\u00ebzve tjer\u00eb ju bike mu ballafaqu me detin. Edhe imagjinoni e kishin lane ni pjes\u00eb, ni zone rurale, ni gjendje lufte edhe kishin shku me ni pjes\u00eb n\u2019Sh\u00ebngjin q\u00eb ishim, n\u2019fakt nd\u00ebrtesat ku jan\u00eb sot buz\u00eb plazh\u00ebs t\u2019Sh\u00ebngjinit kan\u00eb qen\u00eb komplet jo nd\u00ebrtim i lart\u00eb, kan\u00eb qen\u00eb nd\u00ebrtesa thjesht\u00eb t\u2019sistemit komunist, hotele. E aty jemi vendos\u00eb. Ni pjes\u00eb \u00ebsht\u00eb vendos aty. Ni pjes\u00eb, ajo pjes\u00eb ekziston edhe sot, ajo kish\u00eb sa here t\u2019shkoj n\u2019Sh\u00ebngjin e vizitoj kish\u00ebn. Jemi vendos\u00eb n\u2019oborr t\u2019kish\u00ebs. Distanca prej oborrit t\u2019kish\u00ebs deri n\u00eb plazh ose pamjen me deti, ka qen\u00eb 150-200 metra. Edhe kjo ka qen\u00eb goxha interesante, me e pa reagimin e tjer\u00ebve kur kemi shku n\u2019Sh\u00ebngjin. Ajo q\u00eb ka ndodh n\u2019Sh\u00ebngjin, kemi vazhdu me q\u00ebndru, 6 ose 7 prill kemi mb\u00ebrri n\u00eb Sh\u00ebngjin pastaj jemi kthy me 14 qershor, me 16 ose 17 qershor n\u00eb Gjakov\u00eb, q\u00eb i bie af\u00ebrsisht diku rreth 2 muj 3 muj e di\u00e7ka kemi pas q\u00ebndru n\u00eb Sh\u00ebngjin. Trajtimi ka qen\u00eb fenomenal, n\u2019kuptimin q\u00eb me ndihm\u00ebn e Kish\u00ebs dhe me ndihm\u00ebn e motrave t\u00eb Kish\u00ebs fillum me nd\u00ebrtu jet\u00eb t\u2019re. kur them jet\u00eb t\u2019re e thom n\u00eb plot\u00eb kuptimin e fjal\u00ebs jet\u00eb t\u2019re. M\u2019kujtohet secila familje \u2013 u ndan\u00eb familjet \u2013 \u00e7ka ka ndodh ni ngjarje shum\u00eb intersante osht se familjet q\u00eb kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb bashkume sa kan\u00eb jetu n\u00eb Kosov\u00eb, kur dul\u00ebm atje filloi ni ndarje. Shum\u00eb familje me ka 30 an\u00ebtar\u00eb edhe prej kushteve ndoshta, mir\u00ebpo ka ndiku indirekt me e pa familjet q\u00eb nuk jetohet n\u00eb at\u00eb sistemin ku ka 30. M\u2019kujtohet si pjes\u00eb mandej kur e kom menu tutje. E kom pa ndikimin q\u00eb e ka pas\u00eb. Fillun me u nda familjet, me u bo n\u00eb familje t\u2019ngushta: burri, gruja, edhe fmija. Jo mo me axh\u00eb, edhe na vendos\u00ebn n\u00eb baraka. Trajtimi ka qen\u00eb fenomenal, fillum me e bo ni jet\u00eb t\u2019re, mu angazhu. Madje madje kemi fillu me e ndjek edhe shkoll\u00eb. Un\u00eb e kam ndjek shkoll\u00ebn n\u00eb shkoll\u00eb n\u2019Sh\u00ebngjin. Ndoshta ni muj, ni muj e gjys kom ndjek shkoll\u00eb edhe vazhdimisht kisha ka organize kurse anglisht. Mandej p\u00ebr piano gitar\u00eb. P\u00ebr ne ka qen\u00eb ni lloj ballafaqimi komplet tjet\u00ebr me sistemin aty. Kjo osht pjesa e pare. Pjesa e dyt\u00eb osht volumi i ndihmave q\u00eb na i ka pru kampi ku kemi qen\u00eb n\u00eb Sh\u00ebngjin. E mbaj mend se qaq shum\u00eb ka pas\u00eb ndihma edhe llojshm\u00ebri t\u2019gjanave q\u00eb i kemi konsumu sa ka ardh\u00eb ni moment kur qaq shum\u00eb kemi bo qef me\u2026p\u00ebr mu ka qen\u00eb ballafaqimi i pare me mark\u00ebn e qokollat\u00ebs Todlorone, edhe qaq shum\u00eb ka pas Todlorone si ndihm\u00eb sa pat\u00ebm fillu me u gjujt me to edhe me i shkel n\u00eb nifar mnyre se sasia ka qen\u00eb shum\u00eb e madhe. Mbaj mend se p\u00ebrpos, \u00e7ka ka qen\u00eb interesant se shumica e ndihmave kan\u00eb ardh ndihma t\u2019tilla edhe t\u00eb konservume po nuk ka pas\u00eb perime edhe pem\u00eb. \u00c7ka ndodhi tutje \u00ebsht\u00eb familjar\u00ebt edhe tjer\u00ebt ja nis\u00ebn me i marr\u00eb me i shk\u00ebmby me ata t\u2019Sh\u00ebngjinit konservat dhe pjes\u00ebn tjet\u00ebr e ata me na kthy ose mi konvertu n\u00eb fruta n\u00eb perime dhe pem\u00eb q\u00eb ish nifar lloj tregtie goxha interesante. Kto jon kujtimet e pjes\u00ebs komplet t\u00eb p\u00ebrjetimit n\u00eb Sh\u00ebngjin.<\/p>\n

BG: E lajme a keni d\u00ebgju p\u00ebr Kosov\u00ebn?<\/p>\n

RA: Po. N\u2019fakt s\u2019bashku me dajt\u00eb q\u00eb kemi qen\u00eb, dy prej dajve t\u2019m\u00ebdhej e kan\u00eb pas komplet familjen s\u2019bashku n\u2019kolon\u00eb me neve po ata kan\u00eb mbet\u00eb p\u00ebr arsye t\u2019caktume n\u2019Kosov\u00eb. Edhe me ni periudh\u00eb prej dy mujve ne nuk kemi pas lajm p\u00ebr ta. Nuk kemi dit\u00eb a jan\u00eb gjall\u00eb ose jo, \u00e7ka ka ndodh me ta. Madje mbaj mend kshtu p\u00ebrpjekje q\u00eb me shku prej ni qyteti n\u2019qytet tjet\u00ebr n\u2019Shqip\u00ebri ku kan\u00eb qen\u00eb t\u2019vendosun persona tjer\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb marr\u00eb vesh se kan\u00eb ardh\u00eb prej zones t\u2019nj\u00ebjt\u00eb q\u00eb mi pyt\u00eb mos i keni pa ose mos i keni taku. Ka pas\u00eb ksi p\u00ebrpjekje t\u00eb familjar\u00ebve e kujtimi\u2026Tash \u00ebsht\u00eb mire me e kujtu edhe ni gja tjet\u00ebr q\u00eb\u2026N\u2019fakt pat\u00ebm bo, nxansat pat\u00ebm p\u00ebrgatit ni shfaqje p\u00ebr kampin ku u k\u00ebndojke, u recitojke pjes\u00eb tjera edhe mbaj mend q\u00eb pat ardh \u2013 nuk e di a \u00ebsht\u00eb gjall\u00eb \u2013 ni valltar \u00c7eliku mbiemrin, me mustaqe, o kon ikon\u00eb e baletit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. Edhe vajza e daj\u00ebs ish ajo q\u00eb e kish bab\u00ebn\u2026nuk u dike p\u00ebr fatin e tij ku o. ka qen\u00eb ni moment kur e ka ngat\u00ebrru me valltarin me babe t\u2019vetin. Edhe e mbaj mend se ka ik\u00eb prej pjes\u00ebs ku ka qen\u00eb me familjar\u00eb edhe ka hype n\u00eb bin\u00eb edhe ju ka drejtu me fjal\u00ebn \u201cBab\u00eb\u201d derisa e kemi pa na. Ka mendu q\u00eb baba i saj. Ajo ka qen\u00eb kur e p\u00ebrmendte k\u00ebt\u00eb. Ajo ka qen\u00eb nj\u00eb prej skenave ku\u2026mu kujtu edhe kjo. Ka qen\u00eb edhe ai emocioni, shprehja n\u2019vaj e familjar\u00ebve edhe krejt n\u2019fund, nashta dy jave ose tri jav\u00eb para se me u rikthy n\u2019Kosov\u00eb e sakt\u00ebsisht n\u2019Gjakov\u00eb e marrim vesh q\u00eb o gjall\u00eb, dy daj\u00ebt. Kjo ka qen\u00eb pjesa\u2026mir\u00ebpo, tash po m\u2019kujtohet q\u00eb ka pas\u00eb plot njer\u00ebz tjer\u00eb q\u00eb nuk e kan\u00eb pas\u00eb gjys\u00ebn e familjes, q\u00eb ju ka mbet n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n

BG: Tu menu p\u00ebr t\u2019kalumen, \u00e7ka menon, \u00e7far\u00eb ndikimi ka pas\u00eb lufta te ti personalisht?<\/p>\n

RA: Un\u00eb i kam dy kujtime: kjo pjesa e pare ku un\u00eb kam ik\u00eb prej fshatit tim. Ka qen\u00eb edhe ni pjes\u00eb tjet\u00ebr q\u00eb osht shum\u00eb e rand\u00eb e q\u00eb osht ofensiva e pare n\u00eb rajonin e Dukagjinit. E ka p\u00ebrfshi katunin e dajve, jo katunin tem. E ka p\u00ebrfshi katunin e dajve. Katuni i dajve edhe katuni jem kan\u00eb distance 6 kilometra. Ne kemi q\u00ebllu si familje komplet, duke p\u00ebrfshi edhe bab\u00ebn, kemi q\u00ebllu te dajt\u00eb. Arsyeja pse kemi q\u00ebllu te dajt\u00eb ka qen\u00eb q\u00eb at\u00eb dit\u00eb kur \u00ebsht\u00eb bo ofensiva, motra e nan\u00ebs, tezja, ka pas me shku nuse. Edhe ne kemi shku me e p\u00ebrcjell\u00eb. Nuk e kemi dit\u00eb q\u00eb ka me ardh\u00eb ofensiva, neve na ka zan\u00eb ofensiva\u2026osht ballafaqimi i jem i pare ose i familjes teme i pare, p\u00ebrkund\u00ebr mosballafaqimit me pjes\u00ebn e katunit ose me pjes\u00ebn e familjes t\u2019bab\u00ebs sepse p\u00ebrpos shpis\u00eb q\u00eb osht djeg masi kemi dal n\u2019Shqip\u00ebri nuk ka pas\u00eb gjana t\u2019tilla qysh kom p\u00ebrjetu te dajt\u00eb, e te dajt\u00eb kom pa edhe\u2026ka qen\u00eb ofensive\u2026kam pa pluma, osht bombard ni pjes\u00eb q\u00eb quhet Suka, e kemi ni kur i kan\u00eb ra Suk\u00ebs, e kemi pa tu e bombardu. Distanca ajrore ka qen\u00eb nashta as 1km e gjys\u00eb prej asaj q\u00eb kemi pa. e mbi t\u2019gjitha kom pa vrasjen e daj\u00ebs n\u2019vetur\u00eb, tu tentu me\u2026ni pjes\u00eb osht\u2026Ai e ka marr\u00eb nan\u00ebn, grun, i sapomartum ka qen\u00eb, edhe djalin e daj\u00ebs. Edhe, sigurisht thuhet q\u00eb serb\u00ebt kan\u00eb mendu q\u00eb osht dikush prej pjes\u00ebs guerile ose prej pjes\u00ebs t\u2019U\u00c7K-s\u00eb edhe kan\u00eb shku mi sulmu edhe kan\u00eb shkrep\u00eb n\u00eb vetur\u00ebn e tij n\u2019l\u00ebvizje. Edhe osht vra, osht vra daja. Fatmir\u00ebsisht asnj\u00eb prej tjer\u00ebve q\u00eb kan\u00eb qen\u00eb n\u00eb vetur\u00eb nuk jon vra. Ni jav\u00eb e gjys\u00eb, dy mkujtohet ka qen\u00eb prej koh\u00ebs kur osht vra edhe distanca prej koh\u00ebs kur osht vra edhe kur osht martu. Ni jav\u00eb e gjys\u00eb p\u00ebrpara osht martu. Edhe m\u2019kujtohet debatet q\u00eb u bojshin aso kohe a me vazhdu me nejt gruja e tij pjes\u00eb e familjes e mbi t\u2019gjitha mi rikthy p\u00ebr vlla, ka pas edhe tendenca t\u2019tilla. E mbaj mend q\u00eb ka pas gjana t\u2019tilla, fjal\u00eb t\u2019tilla. P\u00ebr mu ka qen\u00eb traumatike qikjo pjes\u00eb. Edhe pjesa ku daj\u00ebn e kom pa me ni moment ku e ka pas vllaun tem t\u2019vog\u00ebl p\u00ebrpara ndur\u00eb edhe me u mbrojt prej plumave q\u00eb vishin kodr\u00ebs nalt, edhe pse jo n\u2019mnyr\u00eb direkte ishin drejtu kah na mirepo plumbat edhe krismat. Madje pata pa skena q\u00eb lisa t\u2019caktum ju paten hek edhe deg\u00ebt edhe e mbaj mend daj\u00ebn t\u2019krrusun edhe nifar mbrojtje t\u2019vllaut edhe ni lloj sacrifice q\u00eb mos me e kap vllaun tem t\u2019vog\u00ebl mir\u00ebpo ish n\u2019gjendje me e bo qata. Pastaj rikthimi\u2026un\u00eb jom rikthy, kemi dal me ni pjes\u00eb t\u2019De\u00e7anit, katuneve t\u00eb De\u00e7anit, edhe jom rikthy me kat\u00ebr an\u00ebtar\u00ebt e familjes, vet\u00eb i pesti, me nan\u00ebn, bab\u00ebn, vllaun dhe motr\u00ebn me kerr e me kali diku 40 km, prej fshatit n\u00eb fshat, \u201ctrup\u201d na i thojshim. Edhe e mbaj mend gjat\u00eb rrug\u00ebs q\u00eb zona e katuneve t\u00eb De\u00e7anit derisa kemi dal n\u00eb katune t\u00eb Gjakov\u00ebs, kemi pa skena prej ma t\u2019ndryshmeve, sidomos krisma dhe bombardime. Un\u00eb vazhdoj\u2026un\u00eb pak ma pak, motra ende vazhdon me pas, edhe pse osht 29 vje\u00e7e tash, ende vazhdon q\u00eb\u2026nuk i duron mo krismat, nuk duron ngritje t\u2019zanit ose tronditje. E di se \u00e7do here q\u00eb osht gjujt ni bomb\u00eb ajo ka ra prej kerr e kalit prej tronditjes ose prej frik\u00ebs e prej gjanave tjera. Mir\u00ebpo, menoj q\u00eb dasht e pa dasht ka qen\u00eb traumatike edhe pjesa e asaj q\u00eb e kemi pa ose e kemi p\u00ebrjetu. Kaniher\u00eb nuk e dime efektin e qasaj q\u00eb e ke pa edhe q\u00eb e ke p\u00ebrjetu, derisa tu u rrit ja nisin me tu shfaq gjana t\u2019caktume q\u00eb munen potencialisht mu lidh me pjes\u00ebn ose me traumat e luft\u00ebs q\u00eb i ke marr\u00eb si fmi asokohe. Mbi t\u2019gjitha, kam qen\u00eb i vet\u00ebdijsh\u00ebm pasi kemi mrri prej asaj pjes\u00ebs ku jemi rikthy n\u2019shpi edhe familjar\u00ebt kemi ardh\u00eb n\u00eb vendin e lindjes, n\u00eb fshatin e bab\u00ebs prej asaj ikjes me kerr e me kali. Edhe i mbaj mend familjar\u00ebt e bab\u00ebs t\u2019gjith\u00eb tu qajt, kjo ka qen\u00eb ende pa ik\u00eb p\u00ebr Shqip\u00ebri. Qaty e kom kuptu sa trondit\u00ebse edhe sa e rand\u00eb o kon ajo pjesa. Mir\u00ebpo shum\u00eb interesant ka qen\u00eb diferenca mes katuneve, jo ma shum\u00eb se 5km-4km. knej ka qen\u00eb komplet katuni i bab\u00ebs gjendje normale; katuni tjet\u00ebr i dajve ka qen\u00eb veq i rrafshum me tok\u00eb. Kjo osht arsyeja edhe pse kemi ik\u00eb mandej me dajt\u00eb se kan\u00eb qen\u00eb mandej si shpijat e kallne kan\u00eb ardh\u00eb n\u00eb katunin e bab\u00ebs, sakt\u00ebsisht te nana jeme n\u2019k\u00ebt\u00eb rast.[\/vc_column_text][\/vc_column][\/vc_row]<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"

[vc_row wrap_container=”yes” section_text_color=”light” text_align=”justify”][vc_column][vc_column_text] [\/vc_column_text][vc_column_text]Bjeshka Guri (intervistuesja) Rasim Alija (i intervistuari) Akronimet: BG=Bjeshka Guri, RA= Rasim Alija RA: I kom mbaru studimet Master n\u00eb Shkenca politike, shoq\u00ebri civile, zhvillim lokal. Punoj n\u2019Prishtin\u00eb. Jom me origjin\u00eb prej ni fshati t\u2019Gjakov\u00ebs po jetoj edhe banoj n\u2019Prishtin\u00eb. Punoj n\u00eb Institutin p\u00ebr Demokraci dhe Zhvillim. Kam pozit\u00ebn e hulumtuesit […]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":489,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[22],"tags":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/museumofrefugees-ks.org\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/609"}],"collection":[{"href":"https:\/\/museumofrefugees-ks.org\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/museumofrefugees-ks.org\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/museumofrefugees-ks.org\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/museumofrefugees-ks.org\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=609"}],"version-history":[{"count":3,"href":"https:\/\/museumofrefugees-ks.org\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/609\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":1272,"href":"https:\/\/museumofrefugees-ks.org\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/609\/revisions\/1272"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/museumofrefugees-ks.org\/wp-json\/wp\/v2\/media\/489"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/museumofrefugees-ks.org\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=609"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/museumofrefugees-ks.org\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=609"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/museumofrefugees-ks.org\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=609"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}