https:\/\/museumofrefugees-ks.org\/wp-content\/uploads\/2023\/01\/Afjete-Bashota.mp3<\/a><\/audio>[\/vc_column_text][\/vc_column][\/vc_row][vc_row][vc_column][vc_column_text]Intervistuesja: Po ia fillojm\u00eb pak para bombardimeve ndoshta. Me \u00e7ka keni mund me dal prej sht\u00ebpis\u00eb? Ku je kan\u00eb? Me k\u00ebnd je kan\u00eb? Sa vje\u00e7e?
\nAfjete Bashota: Para bombardimeve n\u00eb sht\u00ebpi kemi qen\u00eb. U p\u00ebrgatit\u00ebm, ushqim mor\u00ebm me pas n\u00eb sht\u00ebpi m\u00eb tep\u00ebr njashtu. Edhe kur filluan bombardimet prap\u00eb n\u00eb sht\u00ebpi se nuk pranojshin djemt\u00eb as Nuriu me e l\u00ebshu sht\u00ebpin\u00eb. Pas dy-tri dite vendos\u00ebn me u largu prej sht\u00ebpis\u00eb, me shku un\u00eb e Nuriu te mot… te Drita, te motra e dyt\u00eb. Djemt\u00eb me shku te Besa, thash\u00eb me gra edhe Vesa ishte tri vje\u00e7 e gjysm\u00eb. Pas… dy dit\u00eb ndejt\u00ebm na atje. Drita sht\u00ebpin\u00eb p\u00ebrball\u00eb spitalit. Edhe kur po qohemi n\u00eb m\u00ebngjes, t\u00eb mart\u00ebn n\u00eb m\u00ebngjes her\u00ebt. T\u00eb diel\u00ebn shkuam, t\u00eb mart\u00ebn n\u00eb m\u00ebngjes po e shohim prej Velanis\u00eb tu… kolon\u00eb e njer\u00ebzve tu ik\u00eb q\u00eb i kan\u00eb largu prej sht\u00ebpive. N\u00eb mesin e tyre Sk\u00ebnder Berisha me t\u00eb shoqen. Ai koleg\u00eb me Nuriun n\u00eb fakultet e shoqja mjeke. Edhe po i them Nuriut: kuku shih thash\u00eb Sk\u00ebnderin me Drit\u00ebn thash\u00eb, valixhen n\u00eb dor\u00eb po shk… po i qojn\u00eb te nalt ka Veterniku. I marr djemt\u00eb n\u00eb telefon po i them, thash\u00eb mam\u00eb na po vijm\u00eb me ju. Po a? Po vijm\u00eb po ju marrim. Na kerrin Fiat Uno, shtat\u00eb vet\u00eb n\u00eb at\u00eb automobil, merre me m\u00ebnd. Nejse u nis\u00ebm. Ata ken\u00eb nis\u00eb nj\u00eb dit\u00eb p\u00ebrpara, i kan\u00eb ndal\u00eb tek Sllovenia Sporti p\u00ebrball\u00eb, i kan\u00eb qit jasht\u00eb, i kan\u00eb kontrollu edhe me automata ngati n\u00eb gjoks Shk\u00eblzenit e Gencit. K\u00ebta kerrin e kan\u00eb pas me regjistrim t\u00eb Beogradit, pse punojshin me Jahudi. Kan\u00eb qen\u00eb dy v\u00ebllez\u00ebr ata, q\u00eb i kemi pas miq t\u00eb sht\u00ebpis\u00eb me ta n\u00eb nj\u00eb firm\u00eb. M\u00eb n\u00eb fund, i kishin pas l\u00ebshu. K\u00ebshtu q\u00eb, edhe ata kan\u00eb vendos me u nis\u00eb, erdh\u00ebn na mor\u00ebn neve. Ia lam\u00eb \u00e7el\u00ebsat e sht\u00ebpis\u00eb Drit\u00ebs, thash\u00eb qoja Bes\u00ebs edhe vazhduam rrug\u00ebn. Deri te Ka\u00e7aniku kaluam ato tunelet q\u00eb jan\u00eb krejt n\u00eb rregull. Shkuam si \u00ebsht\u00eb mbar\u00eb e m\u00eb mir\u00eb.
\nIntervistuesja: A kishte ushtri rrug\u00ebs?
\nAfjete Bashota: Qysh s\u2019kishte. Kur mb\u00ebrrim\u00eb atje…
\nIntervistuesja: A nuk ju kan\u00eb ndal\u00eb?
\nAfjete Bashota: … na zun\u00eb… jo. Kur mb\u00ebrrim\u00eb n\u00eb mbr\u00ebmje, na zu mbr\u00ebmja se u ndal\u00eb kolona dhe s\u2019ecte m\u00eb, at\u00ebher\u00eb mbet\u00ebm brenda n\u00eb kerr ashtu. Thoshin ushtar\u00ebt po afrohen. K\u00ebta ushtar\u00ebt serb kuptohet k\u00ebsi paramilitar\u00eb gjithfar\u00ebsh. P\u00ebr fat, nj\u00eb shok i djemve n\u00eb m\u00ebngjes e shohin Shk\u00eblzenin e Gencin i thon\u00eb k\u00ebqyre, na kerrin po shkojm\u00eb deri posht\u00eb me kerr, duam me l\u00ebn\u00eb kerrin te Fabrika e \u00c7imentos. Ejani edhe ju qetash e bjereni kerrin aty se na duam me dal n\u00eb k\u00ebmb\u00eb s\u2019duam me marr automobilin me vete. Ai farmacist… k\u00ebsi stomatolog jan\u00eb. Nejse, s\u2019po m\u00eb kujtohet as emri. Edhe djemt\u00eb hypin shpejt e shpejt n\u00eb kerr. I grah\u00ebn… s\u2019ishim larg shum\u00eb prej k\u00ebsaj Fabrik\u00ebs s\u00eb \u00c7imentos. Mb\u00ebrrit\u00ebm aty, kur mb\u00ebrrim\u00eb po thon\u00eb Shk\u00eblzeni e Genci: mam e bab\u00eb than\u00eb na kemi vendos me dal n\u00eb k\u00ebmb\u00eb. Nuriu, dil edhe ti. I thash\u00eb kah t\u00eb l\u00eb ty vet\u00ebm, larg asaj. Na t\u00eb dy k\u00ebtu, si t\u00eb jet\u00eb e shkrume. K\u00ebta ishalla shp\u00ebtojn\u00eb dalin. P\u00ebr ne si… t\u00eb shohim si do ta p\u00ebrballojm\u00eb k\u00ebt\u00eb… k\u00ebt\u00eb situat\u00eb. U ul\u00eb Genci n\u00eb mur t\u00eb fabrik\u00ebs filloj\u00eb me qajt. Se nuk ditshim, po ndahemi ndoshta p\u00ebrjet\u00eb se ky s\u2019dinte ku po na sjell\u00eb jeta. Nejse, ata dol\u00ebn. Na shtat\u00eb dit\u00eb n\u00eb kufi. Po ish interesant…
\nIntervistuesja: Ju mbet\u00ebt n\u00eb kerr?
\nAfjete Bashota: Na mbet\u00ebm n\u00eb kerr. Pas disa dite, po e shoh un\u00eb shoqen e Musa Limanit. N\u00eb k\u00ebmb\u00eb ish nis, Mybezen e ka emrin. Po e qeli ata dritaren thash\u00eb, ku po shkon? Tha po dal n\u00eb kufi. A mundesh thash\u00eb me ec\u00eb, me ndenjt\u00eb n\u00eb k\u00ebmb\u00eb? Se edhe ajo… jo i dhembin k\u00ebmb\u00ebt asi. Thash\u00eb… tha un\u00eb Musan e kam l\u00ebn\u00eb tha n\u00eb Prishtin\u00eb, se ai ka qen\u00eb n\u00eb Rambuje. Djemt\u00eb tha i kam n\u00eb Tetov\u00eb. Isha tha me nj\u00eb automobil t\u00eb nj\u00eb shokut t\u00eb Musas po aq tha t\u00eb r\u00ebnd\u00eb si gruaja, si burri, ai asi… s\u2019munda me i duru, u qova tha, me asi… Hyn\u00eb thash\u00eb k\u00ebtu me ne, n\u00eb qoft\u00eb se u shkru me dal na, del edhe ti. Q\u00eb jo, kthehemi t\u00eb tret\u00eb bashk\u00eb edhe s\u2019kemi \u00e7ka b\u00ebjm\u00eb. Edhe ajo hypi n\u00eb kerr te na aty mbrapa. M\u00eb \u00e7far\u00eb urime por, ashtu shoqja jam a e din. Edhe ti Rita…
\nIntervistuesja: A kishit ushqim tezja…
\nAfjete Bashota: Ushqim binin her\u00eb pas here. Ndonj\u00eb qum\u00ebsht, ndonj\u00eb buk\u00eb njashtu. Por, p\u00ebrndryshe k\u00ebto grat\u00eb \u00e7ka ishin sidomos t\u00eb katundit, krejt ato sht\u00ebpi p\u00ebrball\u00eb q\u00eb ishin n\u00eb Elez Han, shkojshin edhe gatuajshin e p\u00ebrgatitshin krejt \u00e7ka kan\u00eb pas n\u00ebp\u00ebr friza, n\u00ebp\u00ebr asi i kan\u00eb marr\u00eb. Krejt n\u00eb rregull ajo por, merr edhe tesha t\u00eb trupit e ato… ajo ka qen\u00eb shu… e pa tolerueshme. Qe k\u00ebshtu tashti, nj\u00eb dit\u00eb me Bezanin… Mybesenin, kjo po m\u00eb thot\u00eb hajde po shkojm\u00eb edhe na atje po p\u00ebrgatisim di\u00e7ka. Hajde pranova, kur shkova ato tu u p\u00ebrla, jo un\u00eb jam ardh\u00eb m\u00eb her\u00ebt, jo ti, jo asi. A din \u00e7ka thash\u00eb? A po e l\u00ebm\u00eb krejt? Hajde t\u00eb kthehem mbrapa. M\u00eb mir\u00eb t\u00eb vdes\u00eb urie se sa t\u00eb shtyna k\u00ebtu me gjithfar\u00eb grash. U kthyem. Por, af\u00ebr me ne viza-vij\u00eb ishte nj\u00ebri me Fiq\u00eb. Ai e kishte gruan edhe dy f\u00ebmij\u00eb. Ai Rita, si duket ka qen\u00eb q\u00eb ka punu n\u00eb k\u00ebsi… n\u00eb k\u00ebto organet e sigurimit se ishte shum\u00eb i informum. Edhe mes, her\u00eb pas here hynte n\u00eb automobil te na bisedonte me Nuriun. Ai e dinte si e kan\u00eb vrar\u00eb Rexhai Surroin, shum\u00eb, shum\u00eb asi… profesor, sa t\u00eb mundesh mos dil jasht\u00eb me u ekspozu se je shum\u00eb… k\u00ebtu \u00ebsht\u00eb shum\u00eb rrezik n\u00eb \u00e7far\u00eb gjendje jemi. E shoqja i shkonte t\u00eb p\u00ebrgatiste, na binte edhe neve. Nj\u00eb cop\u00eb buk\u00eb me di\u00e7ka ose asi… njashtu. Po jetojke njeriu gjithqysh. Me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb gjithqysh po jetonte. Pas shtat\u00eb dite, mor\u00ebn e i kthyen krejt mbrapa.
\nIntervistuesja: Kerret?
\nAfjete Bashota: Kerret, \u00e7ka ishin n\u00eb at\u00eb platon\u00eb e k\u00ebsaj Fabrik\u00ebs s\u00eb \u00c7imentos, se jo n\u00eb Bllac\u00eb. Por, k\u00ebta n\u00eb plato \u00e7ka ishin me automobila, me mij\u00ebra automobila i kthyen mbrapa. Na p\u00ebr fat e kishim regjistrimin e Beogradit. Nuriu bukur ka qen\u00eb i gjindsh\u00ebm shum\u00eb. Shkoj e bisedoj me nj\u00eb milic… polic aty n\u00eb dogan\u00eb, edhe po i thot\u00eb tha: un\u00eb jam nis tha zyrtarisht. Tha m\u00eb ka z\u00ebn\u00eb kjo turm\u00eb e njer\u00ebzve n\u00eb rrug\u00eb. Prandaj, tha nuk pranoj tha me u kthy mbrapa se s\u2019kam ku shkoj. Ata edhe nime p\u00ebr fat, ai polic edhe q\u00eblloj, na dha neve urdh\u00ebr me kalu. Kat\u00ebr kerre krejt. A ky q\u00eb rrinte af\u00ebr nesh, ky me Fiq\u00eb, kur erdh\u00ebn me kthy edhe ata, jo tha nuk i kam \u00e7el\u00ebsat. Mi ka marr\u00eb djali tha, ka dal tha s\u2019kam qysh me vozit. Shum\u00eb i gjindsh\u00ebm, at\u00eb jeta e kishte m\u00ebsu njashtu. Pas nj\u00eb jave, na kat\u00ebr dit\u00eb… kat\u00ebr vetura, nj\u00eb nat\u00eb gjith\u00eb nat\u00ebn para dogan\u00ebs aty. Ka qen\u00eb Hysen Badivuku me t\u00eb shoqen, me Pranver\u00ebn, Violeta Pufja, Hajro Ul\u00e7inaku me t\u00eb shoqen, na edhe s\u2019di kush tjet\u00ebr, edhe nj\u00eb grua Rita, mal\u00ebsore, shqiptare. Ajo dul edhe po i thot\u00eb polic\u00ebve: me b\u00eb me m\u00eb kthy mbrapa tha un\u00eb e vras\u00eb vetveten k\u00ebtu. Tha un\u00eb f\u00ebmij\u00ebt i kam jasht\u00eb, i kam n\u00eb Maqedoni. Prandaj, tha s\u2019pranoj me u kthy mbrapa. Pas kat\u00ebr dit\u00ebve u hap\u00ebn rampat, na e l\u00ebshuan rrug\u00ebn, dol\u00ebm na n\u00eb at\u00eb pjes\u00ebn neutrale. Kur dol\u00ebm aty, djemt\u00eb sa kan\u00eb mund, gjenin lidhje. T\u00eb ri me telefona, se na telefona s\u2019kishim. B\u00ebni mami e babi \u00e7mos se s\u2019kemi qysh t\u00eb dalim na. Na jemi ku me dit\u00eb sa mbrapa, s\u2019kemi kah, ve\u00e7 me fluturu se s\u2019kemi kah t\u00eb shkojm\u00eb. Kur dol\u00ebm n\u00eb at\u00eb zon\u00ebn neutrale, \u00e7ka me pa aty n\u00eb Bllac\u00eb aty tmerri. Nj\u00eb shok\u00eb i Salihut… o Zot ishte asi… kishin hyp tash prej Bllac\u00ebs rresht aty p\u00ebr me i qu deri n\u00eb kufi. Ai u afru, Esat Meka po m\u00eb thot\u00eb: Afjet\u00eb, Salihu ku \u00ebsht\u00eb? Thash\u00eb Salihun e kam l\u00ebn\u00eb n\u00eb Prishtin\u00eb. Mos… p\u00ebr v\u00ebllaun. Ai, tha \u00e7ka m\u00eb tregove. Nejse, pas pak kohe, dh\u00ebnd\u00ebri i sht\u00ebpis\u00eb q\u00eb shkonim na, ka qen\u00eb deputet n\u00eb Parlamentin e Maqedonis\u00eb, Sefedin Aruni. Edhe djemt\u00eb e kan\u00eb lajm\u00ebru ata. E ai erdh tash me nj\u00eb oficer. Edhe na mori, bar\u00ebm kur mb\u00ebrrim\u00eb n\u00eb kufi po i thot\u00eb Nuriut: profesor, ma jepni mua vollanin… timonin se jeni i lodhur, e un\u00eb do ta vozis\u00eb. K\u00ebshtu q\u00eb, kur mb\u00ebrrim\u00eb n\u00eb kufi pa problem na l\u00ebshuan. E ai bar\u00ebm voziti deri n\u00eb Gostivar. Kur mb\u00ebrrim\u00eb n\u00eb Gostivar, sht\u00ebpin\u00eb k\u00ebta n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb Gostivarit, p\u00ebrball\u00eb…
\nIntervistuesja: E ju e kishit gjet sht\u00ebpin\u00eb paraprakisht? Se refugjat\u00eb t\u00eb tjer\u00eb i kan\u00eb qu n\u00ebp\u00ebr Xhamia fillimisht.
\nAfjete Bashota: Jo, jo na e kishim paraprakisht, se ky… student\u00eb t\u00eb Nuriut t\u00eb dy v\u00ebllez\u00ebrit edhe na kishte ofru sht\u00ebpin\u00eb. Kishim edhe djemt\u00eb… djemt\u00eb shkuan para nesh. Edhe ata jan\u00eb shku, jan\u00eb vendos aty bar\u00ebm kur tregonin thoshin kur kemi mb\u00ebrri, qysh na ka prit zonja Mejrem, n\u00ebna e k\u00ebtij studentit, t\u00eb k\u00ebtyre dy student\u00ebve. Tha, kur jemi qu n\u00eb m\u00ebngjes tha n\u00eb at\u00eb… hym\u00eb nj\u00ebher\u00eb u lam\u00eb, u pastruam e u bon\u00ebm… sht\u00ebpia me disa dhoma. Djemt\u00eb dhomat e veta t\u00eb ve\u00e7anta, na posht\u00eb salloni i madh me kuzhin\u00eb. Zoja Mejrem e kishte kjo dhom\u00ebn e vet, n\u00eb rregull \u00e7do gj\u00eb shum\u00eb n\u00eb nivel njashtu. E ajo dul baram… se ka qen\u00eb si rrugic\u00eb k\u00ebshtu e n\u00eb mes t\u00eb rrug\u00ebs me na prit. Un\u00eb ia fillova me qajt\u00eb. Aq diqysh u preka se s\u2019ka. Ajo, hajde mir\u00ebserdh\u00ebt e sa u g\u00ebzuam q\u00eb erdh\u00ebt e djemt\u00eb jan\u00eb b\u00ebr\u00eb merak shum\u00eb e q\u00eb sa koh\u00eb jan\u00eb n\u00eb kufi e asi… nejse, aty kemi ndenjt\u00eb tre muaj dit\u00eb. Prej, prill ka qen\u00eb kur jemi nis se n\u00eb mars m\u00eb filluan bombardimet, prill, maj, qershor. Na t\u00eb par\u00ebt mandej jemi kthyer. Aty kemi qen\u00eb si n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb ton\u00eb. Kishim t\u00eb holla me vete, dilnim u furnizonim. P\u00ebrball\u00eb kishim k\u00ebt\u00eb pazarin. Shpesh her\u00eb ajo prej frizit i nxirrte vet\u00eb mishin, perimet \u00e7ka kishte, qe merri m\u00eb thojke, mos dil me bler\u00eb, qe ku i kam un\u00eb, ashtu. Na kan\u00eb thirr kojshit\u00eb, k\u00ebto farefisi n\u00ebp\u00ebr \u00e7aja n\u00ebp\u00ebr p\u00ebr… ashtu, jo vajzat e veta, jo… Nuriun, student\u00ebt e vet\u00eb, Rita, kur e mor\u00ebn vesh q\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb Gostivar beso, vinin me paqeta ushqim me na pru. Profesor \u00e7ka keni b\u00eb ju p\u00ebr ne, na besoj q\u00eb s\u2019mundemi kurr\u00eb me ua kthy. Se mos t\u00eb kishte qen\u00eb ai Universiteti i Prishtin\u00ebs, ne sot e k\u00ebsaj dite kishim mbet pa shkoll\u00eb, pa fakultete. A na kan\u00eb thirr n\u00ebp\u00ebr sht\u00ebpit\u00eb e veta. N\u00eb darka, a u mundonin \u00e7do gj\u00eb. Nuriu nj\u00eb shok t\u00eb shkoll\u00ebs prej norm… prej gjimnazit k\u00ebtu n\u00eb Prishtin\u00eb, zot\u00ebri Ilmiu. Krejt Gostivari e quanin m\u00ebsuesi Ilmi. Ai ishte shum\u00eb i kujdessh\u00ebm, ai nj\u00eb shok t\u00eb vetin stomatolog. Nj\u00eb Selman Tusha, nj\u00eb burr\u00eb zot\u00ebri, Rita di\u00e7ka pa mas\u00eb. Ai p\u00ebr \u00e7do dit\u00eb ka ardh\u00eb me marr Nuriun me dal me t\u00eb bashk\u00eb. E ngucsha un\u00eb i thosha zot\u00ebri Ilmi \u00e7ka e pasni zakon ju k\u00ebtu ve\u00e7 me burra, burra po dilnit e grat\u00eb s\u2019po i merrni me vete. Ani, ani zonj\u00eb se edhe ju. Sa her\u00eb ka ardh\u00eb Rita, kurr\u00eb s\u2019ka ndodh\u00eb me ardh\u00eb duar that\u00eb. Se Vesa dilte n\u00eb at\u00eb shesh aty n\u00eb lagje asi… me f\u00ebmij\u00eb tu luajt. Ai kishte me iu sjell\u00eb a nj\u00eb paqet\u00eb bonbone, a shkopinj, a smoki a \u00e7ka su kujtonte. Kur nj\u00eb dit\u00eb po vjen edhe dola un\u00eb, po e shoh zilja po vjen. Qe tha zonja Afiet\u00eb k\u00ebto 100 euro p\u00ebr Ves\u00ebn. Mo Ves\u00ebn shum\u00eb e donin, tep\u00ebr. Mi ka dh\u00ebn\u00eb tha Selmani p\u00ebr k\u00ebt\u00eb stomatologun, shokun. Thash\u00eb po s\u2019ka nevoj\u00eb zot\u00ebri Ilmi se kemi na t\u00eb holla. Edhe na… juve s\u2019ju kemi pru k\u00ebto t\u00eb holla ve\u00e7 Ves\u00ebs. Me mezi ia mora. Kur i mora po i them Shk\u00eblzenit edhe Gentianit, a din \u00e7ka? Kapni k\u00ebto pare dilni bleni vajz\u00ebs \u00e7ka ka nevoj\u00eb se filloj me u p\u00ebrmir\u00ebsu koha, isha me tesha m\u00eb t\u00eb trasha m\u00eb asi… edhe dol\u00ebn i blen\u00eb krejt \u00e7ka pat nevoj\u00eb me ato t\u00eb holla. K\u00ebshtu q\u00eb, v\u00ebrtet kemi qen\u00eb aty di\u00e7ka… plus ky djali prej Amerik\u00ebs na i qoj me post\u00eb nj\u00eb pako. Nuriut tesha komplet, mua njashtu, nuseve, f\u00ebmij\u00ebve, p\u00ebr Ves\u00ebn krejt. Edhe hala ia kam ruajt bar\u00ebm ato tesha. Kam fal tesha boll t\u00eb Nuriut, ato i kam ruajt se aq jan\u00eb t\u00eb mira ato tesha, di\u00e7ka jasht\u00eb mase.
\nIntervistuesja: A e mban mend se qysh e mor\u00ebt vendimin p\u00ebr me u kthy kur p\u00ebrfundoj lufta?
\nAfjete Bashota: Vendimin, n\u00eb moment i tha… n\u00eb moment. Kur e pam\u00eb q\u00eb filluan edhe… se filluan rafal\u00ebt e pushk\u00ebve rreth lagjeve, shkuam e hym\u00eb q\u00eb po thua ti n\u00eb podrum. Na nj\u00eb rrugic\u00eb q\u00eb e kemi t\u00eb naft\u00ebs aty at\u00eb kaldaj\u00ebn e naft\u00ebs, aty shkuam e u fsheh\u00ebm t\u00eb gjith\u00eb prej frik\u00ebs se po na hyn\u00eb brenda n\u00eb sht\u00ebpi.
\nIntervistuesja: Aha, jo un\u00eb mendova prej Gostivarit p\u00ebr me u kthy n\u00eb Kosov\u00eb?
\nAfjete Bashota: Prej Gostivarit un\u00eb e Nuriu u kthyem m\u00eb her\u00ebt. Menj\u00ebher\u00eb pasi e b\u00ebn k\u00ebt\u00eb t\u00eb Kumanov\u00ebs q\u00eb u b\u00ebn me n\u00ebnt\u00eb… Marr\u00ebveshjen e Kumanov\u00ebs me 9 qershor. Na vendos\u00ebm me u kthy me autobus. Atyre ua l\u00ebm\u00eb automobilin. Ata mandej, pas nja dy jave gati, nj\u00eb jav\u00eb a dy s\u2019po di vallain, nja dhjet\u00eb po se po. Ata u kthyen mandej me grat\u00eb dhe Merita ka qen\u00eb shtatz\u00ebne n\u00eb Arianin. Bar\u00ebm i thosha zonj\u00ebs Mejreme, kuku moj zonja Mejreme po na z\u00ebn\u00eb k\u00ebtu e me lind\u00eb, ka me lind\u00eb nusja. Ajo filloi… n\u00eb shtator lindi. Tani thojke, \u00e7ka ka? K\u00ebtu ia b\u00ebjm\u00eb krejt at\u00eb babin\u00ebn edhe th\u00ebrrasim… po, po thosha ashtu. Aty, ata dasmat nga 1.000 vet\u00eb i b\u00ebnin ti Rita. Di\u00e7ka jo normale si me th\u00ebn\u00eb, njashtu. U kthyem un\u00eb e Nuriu. P\u00ebr fat sht\u00ebpin\u00eb e gjet\u00ebm mir\u00eb si\u00e7 e kemi l\u00ebn\u00eb. Besa me n\u00ebn\u00ebn e Merit\u00ebs kan\u00eb ardh\u00eb \u00e7do t\u00eb dyt\u00ebn apo t\u00eb tret\u00ebn dit\u00eb n\u00eb sht\u00ebpi edhe kan\u00eb marr\u00eb ushqim \u00e7ka kan\u00eb pas nevoj\u00eb. Se u thoshim, gjat\u00eb koh\u00ebs sa kemi qen\u00eb Gostivar, djali i Bes\u00ebs, Mustafaja, ka pas nj\u00eb zyr\u00eb kah Dardania andej, kah Bill Klintoni s\u2019po di qysh po i bjen Ulpiana asi… Shkonte ai vazhdimisht aty dhe na informonte me telefon. Edhe shum\u00eb kush, kush ka pas nevoj\u00eb ka shku ndonj\u00ebher\u00eb, se dul telefoni prej zyr\u00ebs s\u00eb tij. Edhe me internet, me internet, internet se k\u00ebta ua dhan\u00eb djemve nj\u00eb k\u00ebsi… dreq, kompjuter. Edhe merrnim lajme n\u00ebp\u00ebrmjet Mustafas\u00eb. P\u00ebr \u00e7do gj\u00eb.
\nIntervistuesja: Edhe kishe komunikim edhe me motrat e me v\u00ebllaun q\u00eb i ke l\u00ebn\u00eb k\u00ebtu?
\nAfjete Bashota: Po, po. V\u00ebllau n\u00eb banes\u00eb, krejt i rrethuar me parlamen… paramilitar\u00eb e me… bar\u00ebm nj\u00eb… se tash t\u00eb tregoj kush… nejse, erdh tha e lut\u00ebm Salihun me na dh\u00ebn\u00eb vajz\u00ebn… n\u00eb Gostivar e takova un\u00eb at\u00eb, tha nuk na dha. Tha jo k\u00ebtu qysh \u00ebsht\u00eb me ne, le t\u00eb rrij\u00eb me ne vajza. E kjo qysh… tash s\u2019po m\u00eb kujtohet. Dikush e af\u00ebrt q\u00eb \u00ebsht\u00eb me Salihun, q\u00eb kan\u00eb punu bashk\u00eb e ashtu. K\u00ebshtu q\u00eb, ata jan\u00eb kan\u00eb shum\u00eb t\u00eb rrezikuar. 40 dit\u00eb s\u2019kishte pas dal prej sht\u00ebpis\u00eb Salihu. Ish shtangu krejt ashtu. A Besa m\u00eb e fort\u00eb, m\u00eb asi… Drita u forcu se ajo shum\u00eb m\u00eb frikacake. Shko k\u00ebqyrja vajz\u00ebs sht\u00ebpin\u00eb nj\u00ebr\u00ebs q\u00eb \u00ebsht\u00eb, tjetr\u00ebs jo te Besa ka ndenjt\u00eb.
\nIntervistuesja: Ju s\u2019keni pas ndonj\u00eb d\u00ebm? As n\u00eb sht\u00ebpi, as…?
\nAfjete Bashota: Jo, jo p\u00ebr fat jo. Jo p\u00ebr fat jo. A ishin kan\u00eb mundu me asi. Se u shifshin k\u00ebmb\u00ebt q\u00eb i kan\u00eb mshu. Por, Nuriu i pat vu do shtylla t\u00eb k\u00ebsaj t\u00eb drurit q\u00eb k\u00ebshtu e n\u00eb der\u00eb. Edhe n\u00eb skaj n\u00eb dy an\u00ebt edhe n\u00eb at\u00eb der\u00ebn e vog\u00ebl posht\u00eb q\u00eb e kemi kah oborri edhe k\u00ebndej. E u shifshin q\u00eb i kan\u00eb mshu me shkelm. Kan\u00eb dasht\u00eb me e \u00e7el e s\u2019kan\u00eb mund ashtu. A p\u00ebr ndryshe roletat p\u00ebr fat i pat\u00ebm rregullu krejt mbyll\u00eb. Njashtu kemi pas fat, edhe pak kan\u00eb prish\u00eb sht\u00ebpi te na n\u00eb lagjen ton\u00eb, shum\u00eb pak dy, tri sht\u00ebpi jan\u00eb djeg\u00eb se t\u00eb tjerat kan\u00eb qen\u00eb krejt ashtu si i kemi l\u00ebn\u00eb. Tu ju th\u00ebn\u00eb… t\u00eb bisedu ne mes vete, p\u00ebr me i nda p\u00ebr vete k\u00ebta cil\u00ebn sht\u00ebpi m\u00eb t\u00eb mir\u00ebn me e marr\u00eb me asi…
\nIntervistuesja: Aha, i paskan ruajt?
\nAfjete Bashota: Po, po. Posht\u00eb ka qen\u00eb ajo e Oranave e Behlul\u00ebve edhe e k\u00ebtij Amir Aganit kan\u00eb qen\u00eb m\u00eb t\u00eb d\u00ebmtume. Jo krejt t\u00eb djegne ve\u00e7 bukur t\u00eb shkat\u00ebrruara, t\u00eb prishne. A k\u00ebndej te na n\u00eb lagjen ton\u00eb nalt jo, jo, jo.
\nIntervistuesja: Faleminderit shum\u00eb!
\nAfjete Bashota: Gjithashtu. P\u00ebrjetimet…[\/vc_column_text][\/vc_column][\/vc_row]<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"[vc_row][vc_column][vc_column_text][\/vc_column_text][\/vc_column][\/vc_row][vc_row][vc_column][vc_column_text]Intervistuesja: Po ia fillojm\u00eb pak para bombardimeve ndoshta. Me \u00e7ka keni mund me dal prej sht\u00ebpis\u00eb? Ku je kan\u00eb? Me k\u00ebnd je kan\u00eb? Sa vje\u00e7e? Afjete Bashota: Para bombardimeve n\u00eb sht\u00ebpi kemi qen\u00eb. U p\u00ebrgatit\u00ebm, ushqim mor\u00ebm me pas n\u00eb sht\u00ebpi m\u00eb tep\u00ebr njashtu. Edhe kur filluan bombardimet prap\u00eb n\u00eb sht\u00ebpi se nuk pranojshin djemt\u00eb […]<\/p>\n","protected":false},"author":3,"featured_media":1002,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[22],"tags":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/museumofrefugees-ks.org\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/2304"}],"collection":[{"href":"https:\/\/museumofrefugees-ks.org\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/museumofrefugees-ks.org\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/museumofrefugees-ks.org\/wp-json\/wp\/v2\/users\/3"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/museumofrefugees-ks.org\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=2304"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/museumofrefugees-ks.org\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/2304\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":2325,"href":"https:\/\/museumofrefugees-ks.org\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/2304\/revisions\/2325"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/museumofrefugees-ks.org\/wp-json\/wp\/v2\/media\/1002"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/museumofrefugees-ks.org\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=2304"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/museumofrefugees-ks.org\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=2304"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/museumofrefugees-ks.org\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=2304"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}