https:\/\/museumofrefugees-ks.org\/wp-content\/uploads\/2023\/01\/Valmira-Rashiti.mp3<\/a><\/audio>[\/vc_column_text][\/vc_column][\/vc_row][vc_row][vc_column][vc_column_text]Intervistuesja: Okay. Thank you for doing the interview. Munesh me ja nis\u00eb prej memories ma t\u00eb hershme q\u00eb e ki t\u00eb koh\u00ebs t\u00eb luft\u00ebs. Ndoshta ku je kan\u00eb, me kon je kan\u00eb, naj vendim ose \u00e7kado q\u00eb man n\u00eb men se je kan\u00eb shum\u00eb e re.
\nValmira Rashiti: A vyn me u prezantu? Jo?
\nIntervistuesja: Okay, s\u2019ka problem. Po, munesh me e state.
\nValmira Rashiti: Okay. At\u00ebher\u00eb un\u00eb jam Valmira. Gjat\u00eb luft\u00ebs n\u00eb Kosov\u00eb me familje na nuk \u00ebsht\u00eb q\u00eb kemi udh\u00ebtu dikun jasht\u00eb Kosov\u00ebs, kemi q\u00ebndru n\u00eb Kosov\u00eb. N\u00eb at\u00eb koh\u00eb un\u00eb jom kan\u00eb dy vje\u00e7e, mir\u00ebpo kur kemi fillu mandej me u zhvendos\u00eb n\u00ebp\u00ebr katune \u2013 dy katunet ku kemi nejt, gradualisht jom bo tri vje\u00e7e. Edhe \u00ebsht\u00eb shum\u00eb interesant se kujtimet q\u00eb i kam prej qasaj periudhe jan\u00eb shum\u00eb t\u00eb gjalla. Aq t\u00eb gjalla sa q\u00eb kur t\u2019i krahasojsh me k\u00ebto t\u00eb shkoll\u00ebs t\u00eb mesme ose k\u00ebto q\u00eb jan\u00eb ma t\u00eb fresk\u00ebta, ato dalim ma t\u00eb fresk\u00ebta se k\u00ebto q\u00eb jon\u00eb ma rishtazi, n\u00ebse po ka kuptim \u00e7ka po thom. Po e kom p\u00ebrshtypjen q\u00eb i mbaj mend disa kujtime, disa momente, p\u00ebr arsye se jon\u00eb kan\u00eb shum\u00eb emocionale p\u00ebr mu edhe familjen tem. Na kemi qen\u00eb tu banu n\u00eb Gllogovc t\u00eb komun\u00ebs t\u00eb Lipjanit kur kan\u00eb fillu luftimet edhe e mbaj mend q\u00eb kemi refuzu me dal\u00eb dikun jasht Kosov\u00ebs, p\u00ebrkunder q\u00eb kemi pas\u00eb mund\u00ebsi. Mir\u00ebpo ka ekzistu ajo shpresa q\u00eb s\u2019kan\u00eb me zgjat\u00eb shum\u00eb luftimet edhe q\u00eb kthehemi mandej krejt n\u00ebp\u00ebr shpija tona. An\u00ebtar\u00ebt e familjes, nuk m\u00eb kujtohet kush sakt\u00eb, me gjas\u00eb axhallar\u00ebt e mi edhe babi, jan\u00eb mbledh\u00eb edhe kan\u00eb diskutu q\u00eb na me u zhvendos\u00eb n\u00eb vende malore q\u00eb me pas\u00eb mund\u00ebsi me ju shmang\u00eb \u00e7far\u00ebdo intervenimi ose \u00e7far\u00ebdo kontakti q\u00eb mujm\u00eb me pas\u00eb me ushtar\u00eb n\u00eb vendet q\u00eb jon\u00eb kan\u00eb ma rrafsh me than\u00eb. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye e maj n\u00eb mend q\u00eb jemi zhvendos\u00eb n\u00eb fshatin V\u00ebrbic\u00eb, ka qen\u00eb n\u00eb at\u00eb koh\u00eb tash \u00ebsht\u00eb Zhegovc edhe i bjen me kan\u00eb n\u00eb komun\u00eb t\u00eb Gjilanit. Jemi kan\u00eb dikun pes\u00eb \u2013 gjasht\u00eb familje q\u00eb kemi jetu, nuk e maj mend p\u00ebr sa muj sakt\u00eb ose p\u00ebr sa dit\u00eb sakt\u00eb, po kemi jetu me ni od\u00eb t\u00eb madhe ku kemi nejt p\u00ebr dit\u00eb, kemi hang\u00ebr krejt bashk\u00eb edhe kemi nejt ashtu n\u00eb ethe t\u00eb ndonj\u00eb sulmi q\u00eb ka mujt me pasu.
\nIntervistuesja: Qysh u kan\u00eb pjesa e ushqimit n\u00eb qat koh\u00eb?
\nValmira Rashiti: \u00cbsht\u00eb interesant \u00e7ka m\u00eb kujtohet prej qasaj koh\u00eb \u00ebsht\u00eb q\u00eb kemi hang\u00ebr shum\u00eb poga\u00e7e edhe krelane, nashta q\u00eb krejt \u00e7ka kemi pas\u00eb n\u00eb dispozicion u kan\u00eb milli edhe grat\u00eb e shpis\u00eb jon\u00eb mundu me improvizu k\u00ebshtu \u00e7kado q\u00eb kan\u00eb pas\u00eb mund\u00ebsi mrena qasaj \u00e7ka kemi pas\u00eb n\u00eb dispozicion, ve\u00e7 me mill do me than\u00eb. Jemi kan\u00eb shum\u00eb fmi kallabllak edhe m\u00eb kujtohet q\u00eb p\u00ebrkund\u00ebr q\u00eb s\u2019maj n\u00eb men q\u00eb kom met\u00eb di\u00e7ka najhere unto se keq me ushqim, e maj n\u00eb mend q\u00eb gjith\u00eb e kom pas\u00eb nifar ankthi q\u00eb s\u2019ka me m\u00eb dal ushqimi se u ulshim krejt fmit\u00eb si me nifar sofre edhe u duhke me prit\u00eb do me than\u00eb si radh\u00ebn kur pot \u00eb vjen buka, \u00e7kado q\u00eb ka pas\u00eb edhe dyqysh si me\u2026 e kisha p\u00ebrshtypjen q\u00eb duhet me u knaq\u00eb me pak edhe q\u00eb s\u2019duhet me pas\u00eb shum\u00eb k\u00ebrkesa q\u00eb at\u00ebher\u00eb noshta i kom konsideru t\u00eb mdhaja me lyp noshta edhe ni pjes\u00eb poga\u00e7e ose edhe ni pjes\u00eb krelan\u00eb ose \u00e7ka po di. P\u00ebrkund\u00ebr q\u00eb krejt hangshim si me ni pjat\u00eb, me ni tepsi, po prap dyqysh n\u00eb kry t\u2019u caktojke q\u00eb aq t\u00eb takon se jena kallabllak edhe kushtet jon\u00eb qysh jon\u00eb edhe nashta nuk ki t\u00eb drejt\u00eb me lyp ma shum\u00eb. Qekjo m\u00eb kujtohet prej ushqimit q\u00eb e kom pas\u00eb ni ankth qeshtu q\u00eb duhet me u shty me fmi tjer\u00eb edhe me u ngut me hang\u00ebr ma shpejt\u00eb se nashta s\u2019ka me t\u00eb dal\u00eb. Po n\u00eb anen tjet\u00ebr m\u00eb kujtohet edhe st\u00ebrgjyshja, q\u00eb u kan\u00eb shum\u00eb plak\u00eb, q\u00eb e njejta n\u00eb at\u00eb koh\u00eb ka pas\u00eb mbrri me pas\u00eb ni mendje sit \u00eb fmis\u00eb. Ajo ka lyp ushqim n\u00eb momentet ma t\u00eb kqija, kur na kemi dal\u00eb n\u00eb mal, kur u kan\u00eb ora 2 e nat\u00ebs, kur \u00ebsht\u00eb kan\u00eb krejt terr edhe jemi tut se kemi pas\u00eb t\u00eb nime q\u00eb ka ushtar\u00eb af\u00ebr edhe u dasht me majt\u00eb qet\u00ebsi ashtu absolute. M\u00eb kujtohet st\u00ebrgjyshja n\u00eb 2 t\u00eb nat\u00ebs tu b\u00ebrtit\u00eb q\u00eb po don buk\u00eb edhe m\u00eb kujtohen b\u00ebrtimat q\u00eb ja bojshin se ajo ma nuk kuptojke n\u00eb at\u00eb koh\u00eb se ajo shum\u00eb e vjet\u00ebr, ama prap\u00eb gjyshi jem edhe an\u00ebtar\u00ebt e tjer\u00eb t\u00eb familjeve tjera, burra sidomos, e kan\u00eb tregu goxha nifar mllefi ndaj saj, edhe m\u00eb kujtohet q\u00eb shum\u00eb m\u2019u dhimke po nuk e kuptojsha sakt\u00eb pse po i b\u00ebrtasin q\u00eb \u00ebsht\u00eb ka don buk\u00eb. Nuk e kuptojsha se m\u2019u doke shum\u00eb sen normal. E me qeta me asocion, do me than\u00eb poga\u00e7ja edhe st\u00ebrgjyshja e familjes jan\u00eb k\u00ebshtu nd\u00ebr kryesoret q\u00eb i mbaj mend p\u00ebrsa i p\u00ebrket ushqimit n\u00eb qat koh\u00eb t\u00eb luft\u00ebs.
\nIntervistuesja: A munesh pak me ma p\u00ebrshkru malin edhe setingun e malit, po edhe me kon je kan\u00eb, qysh keni ec\u00eb, a je kan\u00eb e aft\u00eb me ec\u00eb sa her\u00eb q\u00eb t\u00eb kan\u00eb than\u00eb q\u00eb duhet me ec\u00eb?
\nValmira Rashiti: Jo, jom kan\u00eb shum\u00eb e kadalshme. E di q\u00eb secili i madh u duhke me u angazhu me u kujdes\u00eb p\u00ebr dikon ma t\u00eb vog\u00ebl. Mu m\u00eb kujtohet, e di q\u00eb jemi kane 5-6 familje, po mu m\u00eb kujtohet vec familja e ngusht\u00eb. Disa prej axhallar\u00ebeve t\u00eb mi me fmi, mami m\u00eb kujtohet me motr\u00ebn e vog\u00ebl q\u00eb n\u00eb at\u00eb koh\u00eb u kan\u00eb 5-6 mujshe. Mami \u00ebsht\u00eb dasht me u ngjit\u00eb maleve me motr\u00ebn, un\u00eb jom kan\u00eb me gjyshen tem, ajo \u00ebsht\u00eb kujdes\u00eb p\u00ebr mu jemi ngjit\u00eb me t\u00ebo bashk\u00eb maleve edhe gjyshi e ka pas\u00eb vllaun. Do me than\u00eb secili i madh e ka pas\u00eb ni t\u00eb vog\u00ebl. M\u00eb kujtohen skena shum\u00eb kaotike t\u2019u u ngjit\u00eb malit me gjyshen. Gjyshja ka qen\u00eb goxha mbipesh\u00eb edhe m\u00eb kujtohet frym\u00ebmarrja e saj shum\u00eb e v\u00ebshtir\u00ebsume tu u ngjith\u00eb, m\u00ebnyra qysh m\u00eb ka t\u00ebrhjek\u00eb k\u00ebshtu zvarr\u00eb derisa kena mbrri nalt\u00eb, herat kur jemi rr\u00ebzu t\u00eb dyjat bashk\u00eb, ni her\u00eb ajo tani un\u00eb se pasha e saj e bojke t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb me m\u00eb majt\u00eb edhe mu t\u2019u u t\u00ebrhjek\u00eb n\u00ebp\u00ebr male ama ja bojshim dyqysh edhe mbrrishim. Se di as qysh vendos\u00ebshim me u stacionu me ni vend po me gjas\u00eb na u doke naj vend pak ma i izolum. Mu ve\u00e7\u2026 Kujtimet e mia p\u00ebr mal ma shum\u00eb jan\u00eb nat\u00ebn edhe n\u00eb terrr se nat\u00ebn u tutshim shum\u00eb q\u00eb po ka sulme edhe q\u00eb po na vijn\u00eb n\u00eb od\u00eb ku rrijshim. U duhke do me than\u00eb n\u00eb dy t\u00eb nat\u00ebs, n\u00ebse ve\u00e7 ni zhurm\u00eb e vog\u00ebl \u00ebsht\u00eb d\u00ebgju jasht\u00eb, me u mobilizu krejt familjet, me prioritize \u00e7ka po marrim nalt\u00eb n\u00eb mal, edhe me u nis\u00eb malit. M\u00eb kujtohet ve\u00e7 k\u00ebshtu si siluetat e pem\u00ebve q\u00eb ma jepshim k\u00ebshtu nifar tute edhe m\u00eb kujtohet q\u00eb lypsha k\u00ebshtu kontakt fizik me pas\u00eb me mamin ose babin se terri ma jepke nifar pasigurie. Normal se e vog\u00ebl 3 vje\u00e7e, po gjithqysh m\u00eb vyjke kontakt fizik me pas\u00eb se p\u00ebrndryshe mali goxha nifar ankthi ma ka dhan\u00eb.
\nIntervistuesja: A e man n\u00eb mend t\u00eb ftohtit n\u00eb mal?
\nValmira Rashiti: T\u00eb ftohtit jo aq, jo aq, ve\u00e7 tuten. Tuten edhe nifar tendence me kan\u00eb sa ma qet\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb e mundshme se mu doke q\u00eb e kom edhe un\u00eb p\u00ebr detyr\u00eb dyqysh me ngu edhe me\u2026 q\u00eb \u00e7far\u00ebdo l\u00ebvizje \u00e7far\u00ebdo tingulli q\u00eb t\u00eb nij mandej me ju kallxu ma t\u00eb mdhajve q\u00eb i kom pas\u00eb af\u00ebr. E marr\u00ebsha k\u00ebshtu p\u00ebrsip\u00ebr. Po qysh m\u00eb tregojn\u00eb edhe t\u00eb shpis\u00eb, k\u00ebshtu jom kan\u00eb komplet \u201cin denial\u201d, n\u00eb mohim t\u00eb \u00e7ka \u00ebsht\u00eb tu ndodh\u00eb. Mes sekuencave q\u00eb m\u00eb kujtohen tu u ngjit\u00eb malit p\u00ebrpjet\u00eb, m\u00eb kujtohet edhe vetja tu knu kang\u00ebn e Leonora Jakupti \u201cA vritet pafaj\u00ebsia\u201d edhe me lule n\u00eb dor\u00eb edhe tu mbledh\u00eb lule edhe tu ja bo babi \u201cbab a \u00ebsht\u00eb bre qekjo rren \u00e7ka jon\u00eb tu thon\u00eb, qekjo lufta krejt rren po m\u00eb doket, a po?\u201d edhe babi tu ma bo \u201cpo po ve\u00e7 rren \u00ebsht\u00eb se po i tutin f\u00ebmit\u00eb e vog\u00ebl mos me u halit\u00eb, po ti s\u2019ki nevoj\u00eb me u tut se kjo s\u2019\u00ebsht\u00eb p\u00ebr ty, rren \u00ebsht\u00eb, a din mos u bon marak\u201d. Edhe okay e merrsha qata t\u00eb babit p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb edhe vazhdojsha me nuk lule edhe me i ngjit\u00eb malit thu ti s\u2019\u00ebsht\u00eb tu ndodh\u00eb kurgjo ama k\u00ebshtu e di q\u00eb nuk e pranojsha komplet, e nijsha apet nifar ankthi. Po pak si tu i bo pytje ma shum\u00eb babit u munojsha si me e qet\u00ebsu qat ankth, q\u00eb \u00ebsht\u00eb si nifar pasigurie po hajt noshta babi dyqysh n\u00ebse po thot\u00eb babi a din rren duhet me kan\u00eb se babi s\u2019m\u00eb rren. E m\u00eb qet\u00ebsojke pak qekjo p\u00ebrkund\u00ebr q\u00eb e nijsha hala qat pasigurin\u00eb n\u00eb veti.
\nIntervistuesja: E p\u00ebrmende pak ma her\u00ebt grun e axh\u00ebs, a po? Nus\u00eb? \u00c7ka t\u2019ka lan\u00eb p\u00ebrshtypje q\u00eb me t\u00eb met\u00eb n\u00eb memorie?
\nValmira Rashiti: Prej saj\u2026 \u00ebsht\u00eb interesant k\u00ebshtu edhe kur e kqyri krejt kujtimet q\u00eb i kom t\u00eb luft\u00ebs, m\u00eb doket e p\u00ebrmenda edhe niher\u00eb, jon\u00eb kujtimet shum\u00eb emocionale, poget aq e vog\u00ebl jom kan\u00eb po m\u00eb ka bo p\u00ebrshtypje m\u00ebnyra qysh njer\u00ebzit rreth meje jon\u00eb kan\u00eb tu e p\u00ebrjetu luft\u00ebn, ndamjen edhe situatat. Mu m\u00eb bon p\u00ebrshtypje shum\u00eb q\u00eb kom kujtim t\u00eb ftyr\u00ebs t\u00eb sajna tu e mohu me u nda prej burrit t\u00eb vet. N\u00eb at\u00eb koh\u00eb prej katunit ku jemi kan\u00eb tu jetu u lypke prej asaj me u nda prej burrit me t\u00eb cilin ve\u00e7se u martu, q\u00eb ka qen\u00eb axha jem, edhe me shku n\u00eb mal pa to se ai u dasht me shku si ushtar me sh\u00ebrby. Ajo refuzojke edhe nifar mllefi n\u00eb ftyr\u00eb, nifar pik\u00ebllimi t\u00eb p\u00ebrzim\u00eb, nifar ankthi, m\u00eb kujtohet shum\u00eb q\u00eb nuk dojke me ardh\u00eb me neve. Edhe nuk ka pas\u00eb ardh\u00eb mandej, e di q\u00eb ka pas\u00eb nejt me to. Qekjo m\u00eb kujtohet prej saj, qajo pak\u00ebnaq\u00ebsia q\u00eb e ka pas\u00eb q\u00eb s\u2019dojke me kurqysh me u nda me burrin e vet.
\nIntervistuesja: A e man n\u00eb mend kur je kthy n\u00eb shpi apet masi ka p\u00ebrfundu lufta?
\nValmira Rashiti: Po. Do me than\u00eb nd\u00ebr kujtimet poashtu ma t\u00eb gjallat \u00ebsht\u00eb qekjo pjesa kur ka p\u00ebrfundu lufta edhe na jemi kthy n\u00eb Gllogovc, n\u00eb katunin ku kemi jetu ma her\u00ebt. M\u00eb kujtohet nifar ndjenje shum\u00eb e \u00e7uditshme kur jemi kthy n\u00eb oborr edhe e kemi pa barin ashtu komplet t\u00eb rritun. P\u00ebrndryshe gjyshi \u00ebsht\u00eb kujdes\u00eb gjith\u00eb edhe kurr\u00eb nuk e kemi pa barin n\u00eb at\u00eb gjendje. Po bari ka qen\u00eb shum\u00eb i rritun, lopa q\u00eb e kemi pas\u00eb u kan\u00eb e lidhun edhe m\u00eb kujtohet q\u00eb lopa u kan\u00eb shum\u00eb e dob\u00ebt k\u00ebshtu n\u00eb gjendje fizike edhe ve\u00e7 kom ni ashtu shum\u00eb dhemshuni se menojsha q\u00eb s\u2019ka pas\u00eb kush me e udhqy gjat\u00eb ton qasaj kohe q\u00eb nuk jemi kan\u00eb na. Ma jepke shum\u00eb nifar ndjenje t\u00eb keqe, nifar melankolie. E di q\u00eb jemi angazhu krejt me kqyr n\u00ebp\u00ebr oborr me pa \u00e7ka ka ndryshu, \u00e7ka vazhdon me kan\u00eb njejt\u00eb, po kurgjo nuk u kan\u00eb njejt\u00eb, ka pas\u00eb shum\u00eb gropa n\u00ebp\u00ebr oborr me gjas\u00eb serb\u00ebt kan\u00eb tentu me u gjet\u00eb senet q\u00eb na i pat\u00ebm mshef\u00eb. Ka pas\u00eb dokumente, ka ps\u00eb kompjuter, gjana qeshtu q\u00eb babi ka tentu me i gropos\u00eb t\u00eb cilat fatmir\u00ebsisht nuk ishin pas\u00eb gjet\u00eb p\u00ebrkund\u00ebr q\u00eb ka pas\u00eb shum\u00eb gropa. Edhe m\u00eb kujtohet q\u00eb ve\u00e7 jemi ul\u00eb krejt bashk\u00eb me ni sof\u00ebr edhe kena hang\u00ebr buk\u00eb p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb k\u00ebshtu pak ma t\u00eb \u00e7lirun, n\u00eb drit\u00eb t\u00eb dillit. Se dyqysh m\u00eb kujtohet gjith\u00eb tu hang\u00ebr n\u00ebp\u00ebr luft\u00eb buk\u00eb mrena, tu u tut, tu u ngut\u00eb, edhe qaty kena hang\u00ebr buk\u00eb jasht\u00eb edhe u kan\u00eb shum\u00eb interesant se t\u00eb njejt\u00ebn koh\u00eb kishe panik\u00eb tu i kqyr helikopterat tu prit\u00eb najfar sulmi tjet\u00ebr edhe pse qat dit\u00eb u kan\u00eb k\u00ebshtu ma qet\u00eb, u kan\u00eb pa luftime, ka pas\u00eb hala helikopter\u00eb, edhe vllau e pat\u00eb marr\u00eb ashtu praktik\u00eb n\u00eb momentin q\u00eb i pake gjat\u00eb luft\u00ebs u shtrijke n\u00eb tok\u00eb q\u00eb me u bon jo me tok\u00ebn edhe me nifar m\u00ebnyre mos me u v\u00ebrejt. Edhe m\u00eb kujtohet kur jemi kthy n\u00eb katun, qaty tu hang\u00ebr buk\u00eb, ka pas\u00eb kalu ni helikopter edhe vllau qysh u kan\u00eb tu hang\u00ebr buk\u00eb ve\u00e7 \u00ebsht\u00eb \u00e7u edhe u shtri n\u00eb tok\u00eb edhe prap\u00eb e ka pas\u00eb qat tendenc\u00ebn me u tut\u00eb edhe me kqyr me u bon jo me tok\u00ebn q\u00eb mos me v\u00ebrejt helikopterat se tu supozu q\u00eb jon\u00eb t\u00eb serb\u00ebve e q\u00eb n\u00eb fakt jo, jon\u00eb kan\u00eb t\u00eb NATO-s. Qekjo m\u00eb kujtohet shume kthjellt\u00eb, q\u00ebkjo pjesa qat dit\u00eb kur jemi kthy. U kan\u00eb shum\u00eb hutuse p\u00ebr mu. Nuk e kom dit\u00eb sakt\u00eb a me u ni sigurt\u00eb, a \u00ebsht\u00eb hala qaj rreziku q\u00eb po na kanoset, a me hang\u00ebr pa u ngut\u00eb, tash a kemi nejt ma qetu a kemi shku prap\u00eb n\u00eb mal, shum\u00eb pasiguri u kan\u00eb p\u00ebr mu. Po n\u00eb t\u00eb njejt\u00ebn koh\u00eb u kan\u00eb koha shum\u00eb e mir\u00eb edhe jemi kan\u00eb n\u00eb shpi shum\u00eb ndjenj\u00eb e p\u00ebrzime e qasaj koh\u00eb.
\nIntervistuesja: Shpia a ka qen\u00eb e d\u00ebmtune?
\nValmira Rashiti: Ka pas\u00eb xhama t\u00eb thyn\u00eb, mrena kur kemi hi u kan\u00eb shum\u00eb papast\u00ebrt, e di q\u00eb grat\u00eb e shpis\u00eb meniher\u00eb kan\u00eb nd\u00ebrmarr\u00eb aksion ashtu me i fshi, me gju \u00e7kado q\u00eb kan\u00eb gjet\u00eb q\u00eb u kan\u00eb e d\u00ebmtune, tavolinat jon\u00eb kan\u00eb t\u00eb kthyme krejt p\u00ebrmbys\u00eb, njejt\u00eb edhe mobilet, u kan\u00eb shum\u00eb kaotike. Qashtu si oborri dyqysh u kan\u00eb edhe mrena shpija, kurgjo s\u2019ka pas\u00eb n\u00eb vend t\u00eb vetin, krejt jon\u00eb kan\u00eb kaotike. Muret jon\u00eb kan\u00eb qashtu t\u00eb d\u00ebmtune. Me qaq sa m\u00eb kujtohet, qat dit\u00eb, dit\u00ebn e par\u00eb do me than\u00eb, krejt u kan\u00eb aksion p\u00ebr me pastru shpin\u00eb, aksion p\u00ebr me kosit\u00eb barin, aksion p\u00ebr me u spastru dyqysh prej qasaj q\u00eb kish met\u00eb prej serb\u00ebve, prej ushtar\u00ebve serb\u00eb. Na u doke q\u00eb gjithkun kishin tentu me lan\u00eb sheja. Edhe aq m\u00eb doket edhe gjyshi sidomos u munojke me i hjek qato sheja q\u00eb kan\u00eb tentu me i lan\u00eb sikur me e vulos\u00eb q\u00eb u kry ma, s\u2019ka me pas\u00eb luftime, s\u2019ka me pas\u00eb ma parehati, edhe duhemi me ja nis\u00eb me u stabilizu me dit\u00eb t\u00eb par\u00eb kur jemi kthy n\u00eb shpi. A din m\u00eb kujtohet qekjo vendosm\u00ebria e krejtve, ve\u00e7 me pastru edhe dyqysh me u ni ma n\u00eb fund rahat pak n\u00eb shpi ton\u00eb.
\nIntervistuesja: Okay thanks shum\u00eb
\nValmira Rashiti: Thanks ty.[\/vc_column_text][\/vc_column][\/vc_row]<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"[vc_row][vc_column][vc_column_text][\/vc_column_text][\/vc_column][\/vc_row][vc_row][vc_column][vc_column_text]Intervistuesja: Okay. Thank you for doing the interview. Munesh me ja nis\u00eb prej memories ma t\u00eb hershme q\u00eb e ki t\u00eb koh\u00ebs t\u00eb luft\u00ebs. Ndoshta ku je kan\u00eb, me kon je kan\u00eb, naj vendim ose \u00e7kado q\u00eb man n\u00eb men se je kan\u00eb shum\u00eb e re. Valmira Rashiti: A vyn me u prezantu? Jo? Intervistuesja: […]<\/p>\n","protected":false},"author":3,"featured_media":1002,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[22],"tags":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/museumofrefugees-ks.org\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/2278"}],"collection":[{"href":"https:\/\/museumofrefugees-ks.org\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/museumofrefugees-ks.org\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/museumofrefugees-ks.org\/wp-json\/wp\/v2\/users\/3"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/museumofrefugees-ks.org\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=2278"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/museumofrefugees-ks.org\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/2278\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":2292,"href":"https:\/\/museumofrefugees-ks.org\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/2278\/revisions\/2292"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/museumofrefugees-ks.org\/wp-json\/wp\/v2\/media\/1002"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/museumofrefugees-ks.org\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=2278"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/museumofrefugees-ks.org\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=2278"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/museumofrefugees-ks.org\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=2278"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}