{"id":2195,"date":"2023-01-30T22:38:09","date_gmt":"2023-01-30T22:38:09","guid":{"rendered":"https:\/\/museumofrefugees-ks.org\/?p=2195"},"modified":"2023-02-24T07:38:58","modified_gmt":"2023-02-24T07:38:58","slug":"bajramshahe-jetullahu","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/museumofrefugees-ks.org\/bajramshahe-jetullahu\/","title":{"rendered":"Bajramshahe Jetullahu"},"content":{"rendered":"

[vc_row][vc_column][vc_column_text]<\/p>\n\n

[\/vc_column_text][\/vc_column][\/vc_row][vc_row][vc_column][vc_column_text]Intervistuesja: P\u00ebrshendetje zonja Bajramshahe, falemnderit q\u00eb ke pranu me fol me mu p\u00ebr storien tane kur je kan\u00eb refugjate. A ja nisim pak qysh e man n\u00eb mend qat periudh\u00ebn kur ka fillu lufta; ku je kan\u00eb, me kon je kan\u00eb, \u00e7ka ka ndodh\u00eb.
\nBajramshahe Jetullahu: P\u00ebrshendetje e falemnderit juve p\u00ebr interesimin. Diten q\u00eb fillun bombardimet prej NATO-s isha me familje n\u00eb banes\u00eb ku kishim n\u00eb t\u00eb njejten nd\u00ebrtes\u00eb kishim 18 banesa. 8 nd\u00ebr to ishin t\u00eb banuara edhe me serb\u00eb. N\u00eb momentin kur ndodhi bombardimi, u bombard posta kryesore, filloj aty edhe tmerri. Fillun fmija me i frigu por gjith\u00ebsesi edhe ne vet\u00eb u frigum. Un\u00eb isha e verb\u00ebr, burri i verb\u00ebr edhe k\u00ebshtuq\u00eb e kishim nifar stresi se \u00e7ka do t\u00eb ndodh\u00eb me neve. Edhe d\u00ebgjum z\u00ebrat e banor\u00ebve q\u00eb t\u00eb gjith\u00eb ik\u00ebm n\u00eb podrum, n\u00eb at\u00eb moment un\u00eb i mora f\u00ebmit\u00eb. Kisha ni sasi t\u00eb pamunit por jo shum\u00eb. Mora f\u00ebmit\u00eb edhe ik\u00ebm t\u00eb gjith\u00eb n\u00eb podrum. Tu dal\u00eb prej dhom\u00ebs u d\u00ebgju ni z\u00eb edhe iki n\u00eb podrum, ni serb e kishim kojshi por kishte marr\u00eb edhe pushk\u00ebn apo \u00e7ka ti thom ata\u2026 tu e mush\u00eb. Fmija fillun me kajt, \u201coj mami ka me na myt\u00eb Qeda\u201d edhe un\u00eb i mora fmin\u00eb me t\u00eb mir\u00eb ashtu, shkum n\u00eb podrum ku ishin tubu thuja se t\u00eb gjith\u00eb. Ni polic e kemi pas\u00eb i cili ka pas\u00eb 4 fmi serb\u00eb edhe na u renis\u00ebm ashtu, u ul\u00ebm t\u00eb gjith\u00eb ni an\u00eb; shqiptar\u00ebt ni an\u00eb nd\u00ebrsa serb\u00ebt hin\u00ebn n\u00eb ni dhom\u00eb tjet\u00ebr t\u00eb podrumit. Njo prej atyne fmive t\u00eb policit ku ish moshatar me djalin tem e kish marr\u00eb automatin n\u00eb dor\u00eb edhe i thojke merre merre k\u00ebta Korab edhe luj ti. Na e murrem djalin edhe e ula n\u00eb prehen tu i shpjegu ne vesh \u201cma se munesh me e vra dikon\u201d. Po ai me siguri ai automati ka qen\u00eb edhe i p\u00ebrgatitun se fmija ish 6 vje\u00e7 e merr edhe munet me ndodh\u00eb naj tmerr tjet\u00ebr. Q\u00ebndrum ni koh\u00eb aty po ai stresi vijke tu u rrit\u00eb. Ai polici po thot\u00eb, tha se \u00e7doher\u00eb kur e dijm\u00eb se do t\u00eb bombardojn\u00eb na duhet me ik\u00eb n\u00eb podrum edhe duhet me u mbyll\u00eb dera e hymjes me \u00e7els. Deri n\u00eb ato momente sa kemi q\u00ebndru n\u00eb at\u00eb banes\u00eb, n\u00eb at\u00eb nd\u00ebrtes\u00eb n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, kurr\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb mbyll\u00eb as nat\u00ebn as dit\u00ebn dera me \u00e7els, mir\u00ebpo n\u00eb at\u00eb koh\u00eb e mor\u00ebn si vendim edhe duhet me u mbyll\u00eb. Fillum me dal\u00eb p\u00ebrjasht\u00eb me shku n\u00ebp\u00ebr banesa edhe me u rahatu gjoja f\u00ebmit\u00eb, por dikush sugjerimet e grupit aty thojshin se duhet me qen\u00eb gjith\u00eb t\u00eb p\u00ebrgatitun. Edhe un\u00eb pasiq\u00eb kisha ni penges\u00eb n\u00eb t\u00eb pamurit edhe burri edhe na vendos\u00ebm q\u00eb f\u00ebmit\u00eb me i lan\u00eb ashtu t\u00eb mbathur, t\u00eb veshur edhe n\u00eb moment q\u00eb d\u00ebgjohet di\u00e7ka me ik\u00eb n\u00eb podrum. Pasi na ik\u00ebm n\u00eb podrum, ata q\u00eb ve\u00e7 kishin ma tep\u00ebr guxim thjesht serbt ishin kthy prap n\u00eb podrum edhe kishin majt\u00eb ni takim mes vete. Kishin vendos\u00eb se duhet familjen teme me\u2026 nes\u00ebr n\u00eb ora 4 me e masakrue.
\nIntervistuesja: Kojshit\u00eb a?
\nBajramshahe Jetullahu: Kojshit\u00eb. Shtrohet pytja pse me e masakrue. Se na kemi qen\u00eb an\u00ebtar\u00eb at\u00ebher\u00eb t\u00eb Lidhjes Krahinore t\u00eb t\u00eb Verb\u00ebrve edhe pse shembull kemi bashk\u00ebpunu, kemi pas\u00eb, e hap\u00ebm shoqat\u00ebn tjet\u00ebr rivale me shoqat\u00ebn e Krahines edhe tham na do t\u00eb jemi k\u00ebta q\u00eb nuk do t\u2019i p\u00ebrfillim urdh\u00ebrat e Serbis\u00eb. Kurse une me f\u00ebmijt\u00eb kam dal\u00eb rregullisht n\u00eb protesta q\u00eb ata i quanin demonstrata. Edhe na pse kena ngrit\u00eb gishtat kena lyp NATO-n. At\u00eb nat\u00eb un\u00eb po i d\u00ebgjoj q\u00eb shkojshin posht\u00eb-nalt\u00eb, posht\u00eb-nalt\u00eb, gjithmon\u00eb u d\u00ebgjojshin k\u00ebpucat, dyrt ishin mbyll\u00eb, ardhshin deri te dera, v\u00ebzhgojshin edhe na i qit\u00ebn do qebe n\u00eb dritare. U d\u00ebgjojshin p\u00ebrfuni neve ka qen\u00eb dmth n\u00eb p\u00ebrdhese ka qen\u00eb kafja e penzionist\u00ebve edhe atje u d\u00ebgjoshin serb\u00ebt tu pi ku thojshin \u201cbimani ni krye t\u00eb shqiptarit n\u00eb tavolin\u00eb ta ha me meze\u201d. Edhe gjithmon\u00eb fmija kajshin. Un\u00eb me burrin edhe me \u00e7iken e madhe u ul\u00ebm n\u00eb korridor af\u00ebr der\u00ebs edhe d\u00ebgjojshim se a po vjen dikush, a po na p\u00ebrcjell\u00eb dikush. T\u00eb nes\u00ebrmen, dashti burri me \u00e7ik\u00eb t\u00eb madhe me shku me ble buk\u00eb. Po vjen ni malazeze, e kemi pas\u00eb kojshi, ni Sllavka, ajo ka qen\u00eb vet\u00ebm me \u00e7ik\u00eb n\u00eb banes\u00eb edhe po thot\u00eb \u201cKojshi po kom pun\u00eb me ty\u201d \u2013 burrit, ai po i thot\u00eb qe ki pun\u00eb me gruen e jo me mu. Ajo tha \u201ckojshi un\u00eb po du me ty me fol\u201d. Un\u00eb i thash burrin hin mrena ta kqyrin \u00e7ka po don, mir\u00ebpoo gjithmon\u00eb m\u00eb shkojke menja q\u00eb kjo \u00ebsht\u00eb me revole edhe kjo ka me gjue n\u00eb neve. E kisha djalin e vog\u00ebl 6 vje\u00e7 edhe tjetri djal\u00eb i kish 15 vjet. I kom than\u00eb \u00e7ik\u00ebs t\u00eb madhe merri dy djemt, shtini n\u00eb kuzhin\u00eb, p\u00ebrgatiti edhe \u00e7kado qoft\u00eb, nuk guxojsha me i than\u00eb q\u00eb edhe na vret neve, po \u00e7kado qoft\u00eb q\u00eb ndodh\u00eb ti merri fmin\u00eb edhe ik p\u00ebrjasht. I murr \u00e7ika fmin\u00eb, i shtini n\u00eb tjetr\u00ebn dhom\u00eb edhe ajo filloi tha q\u00eb kojshi qitma ni cigare.
\nIntervistuesja: I tha burrit?
\nBajramshahe Jetullahu: Po i tha burrit kojshi qitma ni cigare se jom met\u00eb pa cigare tha se un\u00eb edhe pse kom gjuh\u00ebn e keqe un\u00eb zemren nuk e kom t\u00eb keqe. Un\u00eb ja zgata cigaren edhe po i thom qe ni paqet\u00eb se kumedit\u00eb deri n\u00eb mramje \u00e7ka bohet. Ajo u drejtu edhe kojshike tha t\u00eb lutem, ora 1, is hora 12 at\u00ebhere, ora 1 mos t\u2019ju nxen k\u00ebtu. I thash pse Sllavka, tha se pram\u00eb e kena majt\u00eb mbledhjen edhe tha \u00ebsht\u00eb marr\u00eb vendim q\u00eb familjen tane me e masakru. I thash pse, tha se e keni nda shoqat\u00ebn e t\u00eb verb\u00ebve t\u00eb Serbis\u00eb me shoqat\u00ebn e juj edhe ti me f\u00ebmi rregullisht ke dal\u00eb ke lyp NATO-n, ke protestu. M\u00eb fal po\u2026
\nIntervistuesja: Jo mos ta nin.
\nBajramshahe Jetullahu: Edhe po i thom burrit, asaj i thash mir\u00eb falemnderit. Ni kojshike tjet\u00ebr q\u00eb ish aty, ajo e kish nan\u00ebn boshnjaki, edhe po i thot\u00eb Sllavka po p\u00ebr mu \u00e7ka kan\u00eb than\u00eb. Tha ty jo q\u00eb kan\u00eb me t\u00eb masakru po kryt e ton kan\u00eb me e pre edhe kan\u00eb me lu shkall\u00ebve si me top. Ato ishin vet\u00ebm dy femna edhe ajo filloj me u frgiu, me kajt, edhe po thot\u00eb teta Bajramshahe a po m\u00eb merrni edhe mu me veti se ajo s\u2019ka pas\u00eb as bab\u00eb, as v\u00eblla, e vetmja u kan\u00eb n\u00eb shpi me nan\u00eb 65 vje\u00e7e. Un\u00eb i thash n\u00ebrsy saj i thash jo se n\u00ebrsy asaj Sllavk\u00ebs, i thash jo se s\u2019kem ku shkojm\u00eb. E kur ajo i tha \u00e7ik\u00ebs tem, i tha Flora dil kqyr p\u00ebrcjelle gjendjen se tha jon\u00eb tu ardh\u00eb tu ju v\u00ebzghu, po i tha p\u00ebrcjelle gjendjen a ka dikush n\u00eb korridor edhe aman p\u00ebr iman\u00eb t\u00eb zotit mos tregoni q\u00eb ju kom tregu un\u00eb se m\u00eb kan\u00eb than\u00eb q\u00eb mu me gjith\u00eb \u00e7ik\u00eb kan\u00eb me m\u00eb masakrue n\u00eb qoft\u00ebse marrin vesh k\u00ebta. Edhe dul \u00e7ika n\u00eb der\u00eb edhe po thot\u00eb \u201cPo teta Sllavka, djali i Mumirit \u00ebsht\u00eb tu ardh\u00eb edhe tu ngu te dera edhe po kthehet nalt\u201d. Ajo iki dul prej neve, un\u00eb i thash burrit \u00e7u po ikum. Ai tha jo s\u2019po ikum se s\u2019kemi ku me shku. E binda burrin aty qysh kom fillu me gatu q\u00eb nuk i gjendke buka qashtu e kom lan\u00eb tenxheren me pasul p\u00ebrmi shporet qysh u kan\u00eb tu vlue, buk\u00ebn e gatune n\u00eb vang\u00ebll t\u00eb buk\u00ebve edhe e kom nal\u00eb plloq\u00ebn e shportetit, i kom marr\u00eb fmit\u00eb edhe jom shkue te kunata, ma larg se na ishim n\u00eb qend\u00ebr. At\u00eb nat\u00eb kena bujt\u00eb aty po ton koh\u00ebn tytat e tenkave jon\u00eb kan\u00eb t\u00eb drejtune n\u00eb qat lagje. At\u00eb nat\u00eb kena p\u00ebrcjell\u00eb ton nat\u00ebn me koh\u00eb t\u00eb caktune kan\u00eb bo roje mahalla deri t\u00eb nes\u00ebrmen n\u00eb m\u00ebngjes. T\u00eb nes\u00ebrmen n\u00eb m\u00ebngjes n\u00eb ora 11 ka ardh\u00eb ni ksi serb me ni automat n\u00eb dor\u00eb i cili ma her\u00ebt gjithmon\u00eb ka shit\u00eb cigare n\u00ebp\u00ebr qytet edhe \u00ebsht\u00eb ardh\u00eb te kunata, i ka mshu der\u00ebs me automat. Jena dal\u00eb n\u00eb der\u00eb edhe na ka sha me \u00e7ka ka dit\u00eb ma keq edhe na ka than\u00eb \u201cP\u00ebrjasht\u00eb\u201d. T\u00eb gjith\u00eb dulen se te kunata, burri i kunat\u00ebs ka qen\u00eb i verb\u00ebr, un\u00eb edhe burri t\u00eb verb\u00eb. Tash un\u00eb isha me djalin e vog\u00ebl edhe me \u00e7ik\u00eb t\u00eb madhe p\u00ebr dore. T\u00eb gjith\u00eb dulen, mu, djalin e vog\u00ebl edhe \u00e7ik\u00ebn na pshteti p\u00ebr muri. Une po i thom \u00e7ka po don prej neve, dy t\u00eb verb\u00ebr dul\u00ebn edhe un\u00eb e verb\u00ebr \u00e7ka po don tash prej neve. Kur i kom than\u00eb ashtu m\u00eb ka than\u00eb (flet n\u00eb serbisht) gjuje let\u00ebrnjoftimin n\u00eb tok\u00eb edhe djali ka dal\u00eb mbrapa meje tu u frigu, ma ka hjek let\u00ebrnjoftimin prej xhepit edhe e ka gju n\u00eb tok\u00eb. Tha (flet n\u00eb serbisht). Un\u00eb edhe e njofsha gjuh\u00ebn se e kam kry shkoll\u00ebn e mesme n\u00eb Kroaci, i thash (flet n\u00eb serbisht) \u2013 kudo qoft\u00eb sigurisht \u00ebsht\u00eb ma mir\u00eb se k\u00ebtu. Tha, po, po tash kemi me ju \u00e7u p\u00ebr Shqipni. Edhe jena dal\u00eb edhe jemi ik\u00eb me ni qysh jena shku n\u00eb Kolovic\u00eb n\u00eb shpi t\u00eb kunatit. Atje i kom pas\u00eb edhe nipat e burrit edhe at\u00eb nat\u00eb kena nejt aty. Rregullisht prej Llukarit u gjujke n\u00eb qat drejtim n\u00eb qat lagje. At\u00eb nat\u00eb kena nejt ma shum\u00eb n\u00eb podrum se n\u00ebp\u00ebr dhoma. T\u00eb nes\u00ebrmen kan\u00eb fillu me gju edhe p\u00ebr fat t\u00eb mir\u00eb na jena kan\u00eb n\u00eb ballkon p\u00ebrreth gojes djalit t\u00eb madh i ka shku plumi po ata nuk e ka rrok edhe ka ra ni grup tjet\u00ebr ku e ka myt\u00eb ni vajze 12 apo 14 vje\u00e7are. \u00cbsht\u00eb gju p\u00ebr toke edhe \u00e7ika m\u00eb ka b\u00ebrit\u00eb mu edhe m\u00eb tha mami pshtoj Kastrioti, djali i madh. Jena dal\u00eb jena p\u00ebrzi aty, i kena lan\u00eb dyrt \u00e7el\u00eb sa kena mujt kur kan\u00eb pushu k\u00ebrsimat jena dal\u00eb jena p\u00ebrzi me grupin. Jena hi me ni shpi ku ka pas\u00eb shum\u00eb njer\u00ebz, fmija kajshin, edhe derisa u qet\u00ebsu ajo k\u00ebrsima manej u ardh\u00eb ni person i armatosun edhe na ka than\u00eb krejt dilni rresht p\u00ebr ni me u bo edhe n\u00eb stacion t\u00eb trenit. Tu shku n\u00eb stacion t\u00eb trenit djalin 6 vje\u00e7 e majke vllau ma i madh 16 vje\u00e7 n\u00eb krah\u00eb edhe\u2026 se nuk mujke me ec\u00eb, mir\u00ebpo e murren si n\u00eb shej k\u00ebta djalin 6 vje\u00e7 me na e vra. At\u00ebher\u00eb dikush prej anash e ka b\u00ebrtit\u00eb djalit t\u00eb madh i ka than\u00eb l\u00ebshoje djalin n\u00eb tok\u00eb se po dojn\u00eb me ta vra. E kena l\u00ebshu djalin n\u00eb tok\u00eb edhe tu ec\u00eb ja kan\u00eb shkel\u00eb kam\u00ebn edhe k\u00ebpucat ju kan\u00eb shky i kan\u00eb met\u00eb n\u00eb tok\u00eb. Qashtu prej Kolovic\u00ebs deri n\u00eb stacion t\u00eb trenit, n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb tu ardh\u00eb te Xhamia e Madhe ku i thojn\u00eb n\u00eb Prishtin\u00eb, aty ka dal\u00eb ni magjup, se s\u2019muj me thirr\u00eb ndryshe kur s\u2019kish pas\u00eb pik\u00eb shpirti, kur i ka ra ni personi n\u00eb an\u00eb t\u00eb djatht\u00eb, n\u00eb an\u00ebn e majt\u00eb i ka plas\u00eb gjaku p\u00ebr vesh edhe aty fmija kan\u00eb fillu me kajt prej tute. Jena kthy prap te kunata p\u00ebr mi shp\u00ebtu gjoja se nashta ndodh\u00eb dy dit\u00eb e tri dit\u00eb e nuk dalim dikun tjet\u00ebr, po prap t\u00eb nes\u00ebrmen jon\u00eb ardh\u00eb na kan\u00eb qit. Kan\u00eb fillu k\u00ebrsimat e automatit edhe jena drejtu drejt n\u00eb stacion. Kur jena shku n\u00eb stacion s\u2019kena pas\u00eb \u00e7ka me pa. Aty kish pas\u00eb edhe gra t\u00eb cilat kan\u00eb lind\u00eb p\u00ebr ni nat\u00eb shtat\u00eb fmi n\u00eb stacion t\u00eb trenit. Na ishim faktikisht tre t\u00eb verb\u00ebr, i kishim f\u00ebmit\u00eb me veti. Tash fmija a me na nimu neve si t\u00eb verb\u00ebr, a me ju ndimu atyne q\u00eb ishin ma t\u00eb vog\u00ebl. Edhe jon\u00eb ardh\u00eb tre trena. Jo tre p\u00ebrniher\u00eb po k\u00ebshtu koh\u00eb pas kohe edhe u afru burri e ka pyt\u00eb ni polic a ka mund\u00ebsi kah e kem destinacionin. Ai ka than\u00eb krejtve kena me ju \u00e7u p\u00ebr Serbi. Dikush thojke p\u00ebr Shqip\u00ebri. Burri i ka than\u00eb mir\u00eb ku doni me na \u00e7u po a \u00ebsht\u00eb e mundshme se ish\u2026 kish shum\u00eb njer\u00ebz edhe ne e dijshim veten se me f\u00ebmi t\u00eb vog\u00ebl shp\u00ebrndahemi, mesim fmia dikun na dikun tjet\u00ebr. Edhe fmija metshin keq po edhe na t\u00eb verb\u00ebr kur u shp\u00ebrndajsh\u00ebm at\u00ebher\u00eb s\u2019kish kush me na nimu. Kan\u00eb than\u00eb bonja qysh t\u00eb doni, dikush ni polic tjet\u00ebr ka than\u00eb grumbulloni p\u00ebr person kah 10 euro edhe me na dhan\u00eb n\u00eb dashi me ju nimu. Ni grup prej neve i dham t\u00eb gjith\u00eb kah 10 euro edhe kur erdh treni ai zotnia iki as q\u00eb u murr me neve bile. Po treni tjet\u00ebr kur erdh, ishim n\u00eb qat pozit\u00eb bash dashti zoti q\u00eb drejt dera ku mujshim na me hyp u nal bash para neve. Aty hyp\u00ebm na n\u00eb tren me ndih\u00ebm e fmive edhe kur u fut\u00ebm n\u00eb ni dhom\u00eb t\u00eb trenit, treni u nis\u00eb te kazermat e ushtris\u00eb, aty u nal ni koh\u00eb. Ardhke aeroplani me e bombardu kazerm\u00ebn mir\u00ebpo na pan\u00eb edhe shkoj tjet\u00ebr kun nuk bombardoj se ata na nal\u00ebn me q\u00ebllim q\u00eb me bombardu NATO edhe na kish myt\u00eb neve krejtve e tani me ja lan\u00eb NATO-s q\u00eb NATO i myti e jo na. Shkum n\u00eb stacion t\u00eb trenit n\u00eb Fush\u00eb Kosov\u00eb, aty kish edhe trena t\u00eb tjer\u00eb prej tjera veneve q\u00eb ardhshin. Serb\u00ebt b\u00ebrtitshin (flet serbisht) \u2013 fmija q\u00eb kuptojshin fillun me u frigu me piskat\u00eb, mir\u00ebpo aty e majt\u00ebn trenin derisa erdh aeroplani tjet\u00ebr me e bombardu stacionin e trenit edhe aty i pan\u00eb trenat e parkum, nuk bombardon, u nis\u00ebm p\u00ebr n\u00eb Bllac\u00eb. Kur kena mrri ni ven, tash nuk muj me dit\u00eb se un\u00eb si shkurtpam\u00ebse s\u2019kom mujt me e p\u00ebrqendru venin, po pak para se me mrri t\u00eb kufini e kan\u00eb nal\u00eb gjys\u00eb ore edhe i kan\u00eb hap\u00eb dyrt. Ai q\u00eb zbritke posht\u00eb ma ai nuk u pake, ata i marrshin, kah i \u00e7ojshin nuk muj me than\u00eb se un\u00eb nuk i kom pa, po u d\u00ebgjojke prej tjerve q\u00eb qeta i murr\u00ebn tash tu i rre jon\u00eb, jon\u00eb tu i ngreh zhag\u00eb. Edhe na\u2026 ajo dhoma jon\u00eb murr ni vendim q\u00eb asnjo mos me zbrit\u00eb ve\u00e7 n\u00ebse ata hyjn\u00eb na marrin vet\u00eb edhe s\u2019kem qare. Jena shku deri n\u00eb kufi, n\u00eb kufi kur kena zbrit\u00eb na e kan\u00eb bo t\u00eb gjith\u00eb rresht p\u00ebr ni. N\u00ebse njo kalon e skajon rrug\u00ebn na kena me e vra. Edhe jena hy mes dy binar\u00ebve un\u00eb me familje tem edhe kemi ec\u00eb drejt, s\u2019kemi guxu asniher\u00eb me e kthy kryt k\u00ebrkah se po e ktheve kryt ve\u00e7 t\u00eb hjeke prej renit. Kena kalu n\u00eb Bllac\u00eb edhe u kan\u00eb tmerri q\u00eb rake shi pand\u00ebrpre, e harrova me e than\u00eb se une kam qen\u00eb e operume prej syve n\u00eb Rusi edhe e kom pas\u00eb t\u00eb ndalume ni pik\u00eb uj\u00eb me e qit\u00eb p\u00ebr 6 muj. E at\u00eb dit\u00eb ma ve\u00e7 shi rake pa nd\u00ebrpre, mu filloj me mu rrit\u00eb edhe tensioni i syve, filloj\u2026 plas\u00ebshin kapilar\u00ebt e syve edhe filloj me mu err\u00ebsu. Aty ve\u00e7 fitova edhe ni stress ma t\u00eb madh po s\u2019kisha \u00e7ka me bo na met\u00ebm ve\u00e7 pa hang\u00ebr, pa pi tri dit\u00eb q\u00eb met\u00ebm n\u00ebp\u00ebr rrug\u00eb n\u00ebp\u00ebr Prishtin\u00eb. Dul\u00ebm n\u00eb Bllac\u00eb tani u orientum ve\u00e7 me dal\u00eb jasht\u00eb. I murr\u00ebm ato lejet prej maqedon\u00ebve t\u00eb cil\u00ebt bojshin terror mbi terror. Na bon\u00ebn terror serb\u00ebt knena po edhe maqedon\u00ebt sen ma t\u00eb mir\u00eb nuk lashin tu i rreh popullin. Jena hyp me ni autobus q\u00eb ish kan\u00eb i parapan\u00eb. Jon\u00eb kan\u00eb 5 autobusa edhe na e pat\u00ebm fatin me shku n\u00eb K\u00ebr\u00e7ov\u00eb. P\u00ebrmi 6 or\u00eb q\u00eb kena udh\u00ebtu askun nuk e nalke. Fmija kishin nevoj\u00eb, kishim edhe na t\u00eb mdhajt e jo fmija. Kishin nevoj\u00eb p\u00ebr urinim po nuk ka nalshin hi\u00e7 k\u00ebrkun. Tmerri, fmija kajshin p\u00ebr buk\u00eb, kishin nevoj\u00eb me u shtri me pushu edhe na \u00e7un n\u00eb ni fshat t\u00eb Serbis\u00eb, atje kishin dal\u00eb familjar\u00eb me na pranu edhe gjet\u00ebm te Selamiu po mbiemrin ja kom harru. Atje u sistemum, nejt\u00ebm dy jav\u00eb dit\u00eb. Mas dy jave e pam\u00eb q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb tu u nal\u00eb lufta edhe u kthym n\u00eb kamp. Aty nejt\u00ebm ni jav\u00eb\u2026
\nIntervistuesja: N\u00eb Qegran a po?
\nBajramshahe Jetullahu: Jo, k\u00ebtu n\u00eb Stankovec, po\u2026 Atje u shkrujt\u00ebm tana n\u00eb dy-tre vena p\u00ebr me dal\u00eb jasht\u00eb po neve na q\u00eblloj fati ku dol\u00ebm n\u00eb Itali.
\nIntervistuesja: Sa p\u00ebrqind ke pa para se me shku n\u00eb Itali?
\nBajramshahe Jetullahu: Po me njanin sy kom pa aq sa kom mujt p\u00ebr shembull me u orientu vet, kom mujt me i dallu ngjyrat, kom mujt me shkru me kimik, po n\u00eb at\u00eb moment kur ik\u00ebm na p\u00ebr Itali atje ata edhe pse me goj\u00eb na pritshin mir\u00eb, mir\u00ebpo as atje nuk ka qen\u00eb shum\u00eb e mir\u00eb se un\u00eb p\u00ebr shembull si e verb\u00ebr, burri i verb\u00ebr, na u duht me hang\u00ebr buk\u00ebn n\u00eb dor\u00eb se u kan\u00eb tmerr prej insekteve.
\nIntervistuesja: N\u00eb cilin qytet jeni kan\u00eb?
\nBajramshahe Jetullahu: N\u00eb Sicili. Edhe atje mi tavolin\u00eb ku ish tavolina e buk\u00ebs p\u00ebr shembull mujshe me lopat\u00eb me i hjek\u00eb bubrrecat mi tavolin\u00eb, Grumbull sikur kur t\u00eb \u00e7on uri qashtu grumbulli i bubrrecave. Edhe tash un\u00eb nuk kisha kumedit\u00eb sa t\u00eb pam\u00eb, u frigojsha q\u00eb fmija po han\u00eb di\u00e7ka me buk\u00eb e marrshe fmin\u00eb edhe i qitsha p\u00ebrjasht\u00eb buk\u00ebn n\u00eb dor\u00eb me e hang\u00ebr. Mir\u00ebpo edhe atje ka qen\u00eb tmerr se p\u00ebrshembull 2 litra uj\u00eb na jepshin p\u00ebr 5 vet\u00eb 24 or\u00eb. Ata uj\u00eb \u00ebsht\u00eb q\u00eb na e p\u00ebrdorim p\u00ebr sup\u00eb p\u00ebr shembull, aq i nxeht\u00eb u kan\u00eb uji. Ni keks na e jepshin 100 gram keksa p\u00ebr 5 vet\u00eb n\u00eb m\u00ebngjes, 5 vet\u00eb ishim 1 buk\u00eb \u2013 1 buk\u00eb e gjyse na e jepshin p\u00ebr 24 or\u00eb. Veshmbathje kurgjo edhe fillun protestat atje p\u00ebr me na kthy prap\u00eb n\u00eb Stankovc. Mir\u00ebpo ata me na kthy nuk na kthyn po mir\u00eb nuk e kena pas\u00eb asni tro. U kan\u00eb shum\u00eb keq p\u00ebr qendrim, atje 8 vjet nuk kish pas ra shi, gjallesa t\u00eb ndryshme, zhapinj\u00eb, ksi\u2026 ni boll\u00eb e kan\u00eb pas\u00eb gjet\u00eb. Thojshin gjarp\u00ebr po me siguri boll\u00eb u kan\u00eb midis kuzhine 12 metra i gjat\u00eb. E tash munet dikush me e logjiku me e paramendu q\u00eb \u00e7ka ka mujt me ndodh\u00eb me neve. Ni dit\u00eb kur u n\u00ebnshkru marr\u00ebveshja e Kumoanov\u00ebs na vendos\u00ebm me u kthy. Aq u kan\u00eb vap\u00eb e madhe q\u00eb aty mrena 10 minutave n\u00ebse nuk hin me e bo ni dush s\u2019ke mujt me q\u00ebndru. Na rregullisht jena shtri me pushu n\u00eb pllaka, n\u00eb keramik\u00eb se nuk ke pas\u00eb mund\u00ebsi p\u00ebrshembull me u shtri me ni krevet\u00eb me nejt e me fjet qet\u00eb se u kan\u00eb shum\u00eb zheg i madh. Klim\u00eb nuk kena pas\u00eb edhe jon\u00eb kan\u00eb p\u00ebrshembull shum\u00eb banor\u00eb me ni nd\u00ebrtes\u00eb, u bojke tmerr. Na vendos\u00ebm me u kthy me 17 gusht, n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb 18 gusht. Ka qen\u00eb ni aeroplan n\u00ebse se gaboj dat\u00ebn. Un\u00eb me 17 gusht masi n\u00eb mramje ve\u00e7 i p\u00ebrgatitum ato \u00e7ka kishim me marr\u00eb edhe pse s\u2019kishim \u00e7ka marim prej Italis\u00eb se nuk na kan\u00eb dhan\u00eb as rroba as hi\u00e7 kurgjo, po ata naj \u00e7araf ku kishim flejt vet u munojshim me e marr\u00eb se thojshim kur t\u00eb shkojme atje nuk kem kurgjo. Edhe lug\u00eb e piruna t\u00eb plastik\u00ebs ka na prushin p\u00ebr me hang\u00ebr kur kishim najher\u00eb gjell\u00eb at\u00ebher\u00eb i kom grumbullu edhe thojsha i marrim se kur t\u00eb shkojm\u00eb n\u00eb shpi s\u2019kem \u00e7ka. Kha ma kishin thy policia banes\u00ebn. M\u00eb falni q\u00eb po e dhezi cigar\u00ebn po s\u2019po muj.
\nIntervistuesja: Jo, jo.
\nBajramshahe Jetullahu: Un\u00eb at\u00eb dit\u00eb q\u00eb me 17 gusht t\u00eb nes\u00ebrmen kishim me u kthy n\u00eb ora 12 t\u00eb dit\u00ebs, un\u00eb isha aq e plog\u00ebsht, kisha dhembje t\u00eb synit se u duhke me i nejt synit me kontrolla, un\u00eb kontrolla s\u2019kisha ku me bo, edhe hina n\u00eb banjo, kish ra ni bluz\u00eb n\u00eb tok\u00eb edhe e kom dasht me u k\u00ebrrus me e marr\u00eb bluz\u00ebn n\u00eb tok\u00eb po m\u00eb kan\u00eb l\u00ebshu gujt edhe jom ra me sy p\u00ebr qeshme. Aty m\u00eb ka dal\u00eb syni p\u00ebrjasht, jom kthy n\u00eb salon mrena kom lyp prej fmive uj\u00eb, m\u00eb kan\u00eb pru fmija uj\u00eb edhe m\u00eb kan\u00eb kthy se m\u00eb ka ra tfikt. Tani m\u00eb kan\u00eb kthy uj\u00eb me m\u00eb kthjell\u00eb. Ka shku djali e ka thirr\u00eb emergjenc\u00ebn. Jon\u00eb ardh\u00eb jon\u00eb munu me ma nd\u00ebrpre gjakderdhjen n\u00eb sy po s\u2019kish pas\u00eb nuk ekzistojke mund\u00ebsia se un\u00eb nuk e pasha vetin \u00e7ka ka ndodh\u00eb. Ata fmija u frigojshin me m\u00eb tregu q\u00eb syni mrena pot \u00eb qet gjak e jo jasht. A un\u00eb menojsha mos e kom shky vetllen e prej atyne po m\u00eb rrjet gjaku. Po kur e mbyllsha synin gjaku u nalke, kur e \u00e7elsha synin gjaku rrjedhke. Edhe aty e dijta q\u00eb synin e kom \u00e7a. Shkoj djali i madh e thirri emergjenc\u00ebn, erdh\u00ebn, u munun njo ni or\u00eb me ma pshtjell\u00eb synin mos me rrjedh\u00eb gjak deri t\u00eb mrrijm\u00eb n\u00eb spital po nuk pat mund\u00ebsi. M\u00eb kan\u00eb \u00e7u n\u00eb spital, n\u00eb ora 12 e kom l\u00ebndu synin, n\u00eb ora 1 kom mrri n\u00eb spital, ata thojshin nuk kena na sistem p\u00ebr refugjat\u00eb qysh me i trajtu edhe m\u00eb kan\u00eb lan\u00eb me derdh\u00eb gjak prej or\u00ebs 1 q\u00eb kom mrri n\u00eb spital deri n\u00eb ora 4. Kisha dhimbje t\u00eb madhe edhe normal b\u00ebrtitsha, k\u00ebrkojsha ndihm\u00eb, italisht nuk e kom dit\u00eb italishten po gjanat elementare i m\u00ebsova edhe ju thojsha po m\u00eb dhem koka. Po nuk u merrshin me mu deri n\u00eb ora 4. N\u00eb ora 4 m\u00eb kan\u00eb shti n\u00eb sall\u00eb t\u00eb operacionit deri n\u00eb ora 6 ka zgjat\u00eb operacioni mir\u00ebpo nuk e di metod\u00ebn e tyne qysh \u00ebsht\u00eb, un\u00eb kom pas\u00eb operacione edhe ma her\u00ebt t\u00eb syve po mir\u00eb syni pihet, e ata pa ma pi synin hi\u00e7 m\u00eb kan\u00eb operu 2 or\u00eb. Edhe k\u00ebshtu ka vazhdu kam nejt ni jav\u00eb dit\u00eb, prap mas tri dite m\u00eb kan\u00eb \u00e7u n\u00eb sall\u00eb t\u00eb operacionit edhe 1 or\u00eb e gjys\u00eb ka zgjat\u00eb operacioni mir\u00ebpo pa u pi. Tani na kan\u00eb\u2026 un\u00eb e kom pas\u00eb t\u00eb parapane me nejt rat\u00eb 45 dit\u00eb, aty prej spitali vet\u00ebm 1 nat\u00eb kom q\u00ebndru n\u00eb kamp edhe na kan\u00eb nis\u00eb p\u00ebr Rocca di Papa 1500 kilometra ashtu qysh e thojshin. 24 or\u00eb un\u00eb pa mujt me p\u00ebrdor\u00eb as pika as me hjek fash\u00ebn me e nd\u00ebrru edhe syni mu aj tep\u00ebr, m\u00eb dul krejt p\u00ebrmi vetull. Kur na \u00e7un n\u00eb Rocca di Papa atje edhe 2 jav\u00eb dit\u00eb pa marr\u00eb trajtim mjek\u00ebsor. Mas dy jav\u00eb m\u00eb \u00e7un te mjeku, ata m\u00eb propozun ni lloj operacioni mir\u00ebpo nuk m\u00eb jepshin kurfar informate a muj me pa apo jo. Edhe aty u ktheva prap n\u00eb at\u00eb kampin, m\u00eb plasi edhe niher\u00eb syni ni gjakderdhje. Nuk m\u00eb \u00e7un te mjeku hi\u00e7, mas dy muje lyp\u00ebm me u kthy n\u00eb Kosov\u00eb k\u00ebtu na kthyn edhe at\u00ebher\u00eb k\u00ebtu tmerri q\u00eb as s\u2019kishim rroga, penzionet i nali Serbia, na vet\u00ebm met\u00ebm n\u00eb m\u00ebshir\u00ebn e shoqatave t\u00eb ndryshme q\u00eb kan\u00eb qen\u00eb Nan\u00eb Tereza e shoqata tjera ku mujshim me u furnizu me di\u00e7ka q\u00eb kishim nevoj\u00eb. Nevoja kishim shum\u00eb mir\u00ebpo ato simboliket sa p\u00ebr me majt\u00eb shpirtin. Kur erdh\u00ebm k\u00ebtu, \u00e7ka me ardh\u00eb, e kishin thy banes\u00ebn, i kishin vjedh\u00eb t\u00eb gjitha gjanat elementare ku ma s\u00eb shumti m\u00eb ka brejt se un\u00eb e hupa t\u00eb pamurit total e tash m\u00eb brejke lavatri\u00e7ja qysh un\u00eb ka me punu pa lavatri\u00e7e me mund\u00ebsi p\u00ebr me ble nuk kishim derisa kunati e kuptoj se jena kthy edhe na tha shkoni merrne lavatri\u00e7en n\u00eb shpi tem. E k\u00ebshtu \u00ebsht\u00eb jeta e ni refugjati e sa p\u00ebr informat\u00eb un\u00eb jom Bajramshahe Jetullahu nan\u00eb e 4 f\u00ebmij\u00ebve.
\nIntervistuesja: Falemnderit shum\u00eb![\/vc_column_text][\/vc_column][\/vc_row]<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"

[vc_row][vc_column][vc_column_text] [\/vc_column_text][\/vc_column][\/vc_row][vc_row][vc_column][vc_column_text]Intervistuesja: P\u00ebrshendetje zonja Bajramshahe, falemnderit q\u00eb ke pranu me fol me mu p\u00ebr storien tane kur je kan\u00eb refugjate. A ja nisim pak qysh e man n\u00eb mend qat periudh\u00ebn kur ka fillu lufta; ku je kan\u00eb, me kon je kan\u00eb, \u00e7ka ka ndodh\u00eb. Bajramshahe Jetullahu: P\u00ebrshendetje e falemnderit juve p\u00ebr interesimin. Diten q\u00eb […]<\/p>\n","protected":false},"author":3,"featured_media":1002,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[22],"tags":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/museumofrefugees-ks.org\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/2195"}],"collection":[{"href":"https:\/\/museumofrefugees-ks.org\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/museumofrefugees-ks.org\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/museumofrefugees-ks.org\/wp-json\/wp\/v2\/users\/3"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/museumofrefugees-ks.org\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=2195"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/museumofrefugees-ks.org\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/2195\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":2381,"href":"https:\/\/museumofrefugees-ks.org\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/2195\/revisions\/2381"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/museumofrefugees-ks.org\/wp-json\/wp\/v2\/media\/1002"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/museumofrefugees-ks.org\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=2195"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/museumofrefugees-ks.org\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=2195"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/museumofrefugees-ks.org\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=2195"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}