https:\/\/museumofrefugees-ks.org\/wp-content\/uploads\/2023\/01\/Asllan-Haliti.mp3<\/a><\/audio>[\/vc_column_text][\/vc_column][\/vc_row][vc_row][vc_column][vc_column_text]Intervistuesja: \u00cbsht\u00eb n\u00eb rregull. Hajde vazhdo qaty ku e le q\u00eb ka ardh\u00eb ushtria edhe e paskan blloku njan\u00ebn an\u00eb t\u00eb Mitrovic\u00ebs edhe kan\u00eb fillu me i largu.
\nAsllan Haliti: Po s\u2019i kan\u00eb blloku sidomos Kodr\u00ebn e Bajrit edhe e kan\u00eb blloku rrug\u00ebn q\u00eb t\u00eb \u00e7on p\u00ebr Vaganic\u00eb edhe Vernic\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb lant. N\u00eb qat pjes\u00eb ku zakonisht njer\u00ebzit kur kan\u00eb pas\u00eb do me than\u00eb naj sulm ose di\u00e7ka n\u00eb qytet jan\u00eb ik\u00eb n\u00eb qat drejtim, sidomos lagjja qetu e Vaganic\u00ebs edhe lagjja e Shqipolit jon\u00eb ik\u00eb n\u00eb qat drejtim. Qaty u kan\u00eb q\u00ebllimi me e blloku qat rrug\u00eb. T\u00eb nes\u00ebrmen ka fillu me u djeg\u00eb n\u00ebp\u00ebr qytet aty k\u00ebtu po fshati Vidimriq m\u00eb kujtohet se na jena kan\u00eb qat nat\u00eb na jena shku n\u00eb Vinarc tu e llogarit\u00eb q\u00eb zon\u00eb pak ma e sigurt\u00eb se k\u00ebtu tash di\u00e7ka Shqipoli nuk \u00ebsht\u00eb ma ven i sigurt\u00eb. Jena shku n\u00eb Vinarc\u00eb se e kemi pas\u00eb tezen atje edhe kemi bujt\u00eb. T\u00eb nes\u00ebrmen ka fillu me u djeg\u00eb fshati Vidimriq q\u00eb \u00ebsht\u00eb mi Vinarc edhe mi Gushavc. U kan\u00eb paralajmrin q\u00eb qat zon\u00eb me e shty p\u00ebr knej edhe kur ka fillu faktikisht, un\u00eb n\u00eb qytet s\u2019jom kan\u00eb, po thojn\u00eb q\u00eb ka fillu prej lagj\u00ebs t\u00eb Boshnjak\u00ebve me i shty qytetart n\u00eb drejtim do me than\u00eb niher\u00eb t\u00eb qendres me i pru n\u00ebp\u00ebr Shqipol edhe n\u00eb drejtim t\u00eb Luzhdez. Edhe na jena kthy n\u00eb shpi. Prej Venarcit na jena shku n\u00eb shpi. Kur jena ardh qetu p\u00ebrniher\u00eb qysh jena kan\u00eb tu nejt kolona ka mrri prej qytetit edhe ish mush\u00eb rruga krejt. Ti s\u2019ke pa. Njer\u00ebz. U kan\u00eb ni grup q\u00eb u kan\u00eb n\u00eb qender t\u00eb kolon\u00ebs edhe ju prijshin paramilitar\u00ebt. Faktikisht paramilitar\u00ebt prijshin q\u00eb me kallxu drejtimin q\u00eb n\u00eb drejtim t\u00eb Skenderajit edhe t\u00eb Pej\u00ebs. Kur jon\u00eb ardh\u00eb k\u00ebtu na ju keni bashkangjit\u00eb kolon\u00ebs. Fati na e kena pas\u00eb kamionin ton\u00eb edhe jena hi me krejt familjen n\u00eb kamion e k\u00ebta dyt\u00eb do me than\u00eb t\u00eb dy vllaznit kan\u00eb mrri n\u00eb qat diten e par\u00eb q\u00eb u blloku me ik\u00eb; jon\u00eb dal\u00eb pak para se me blloku ushtria k\u00ebta jon\u00eb dal\u00eb n\u00eb Vernic\u00eb. Neve n aka hup kontakti me ta krejt ma s\u2019kemi dit\u00eb \u00e7ka se jon\u00eb kan\u00eb tu nejt me ni shpi tjet\u00ebr se na k\u00ebtu skaj rrug\u00ebs s\u2019guxojshin me nejt. Edhe tash jon\u00eb ik\u00eb anena kur ka ardh\u00eb kolona e kemi dit\u00eb q\u00eb q\u00ebllimi \u00ebsht\u00eb me\u2026 p\u00ebr Shqipni me na largu dikah edhe jena hi n\u00eb kamion ju kena bashkangjith\u00eb kolon\u00ebs. Kur ju kena bashkangjit\u00eb kolon\u00ebs na u ka mush\u00eb kamioni plot. Jon\u00eb ardh\u00eb do a bon me hi n\u00eb kamion\u00eb, a bon, a bon, qashtu edhe jena nis\u00eb n\u00eb drejtim, faktikisht jena kan\u00eb n\u00eb krye t\u00eb kolon\u00ebs, para neve ka pas\u00eb traktora, ka pas\u00eb mjete t\u00eb vogla k\u00ebshtu kerre, po kryesisht me traktora jon\u00eb kan\u00eb. Muna me than\u00eb q\u00eb u kan\u00eb i vetmi kamion se kamionat n\u00eb qet pjes\u00eb krejt i kan\u00eb pas\u00eb mush\u00eb i kan\u00eb pas\u00eb marr\u00eb. Krejt i kan\u00eb pas\u00eb marr\u00eb.
\nIntervistuesja: Para luftes?
\nAsllan Haliti: Jo gjat\u00eb luft\u00ebs. Ni kamion e kan\u00eb pas\u00eb marr\u00eb k\u00ebtij kojshis\u00eb e ka depon, erdh\u00ebn ja murren nat\u00ebn paramilitar\u00ebt edhe e \u00e7un. Ni kamion u kan\u00eb qatje ma posht\u00eb, e \u00e7un. Na e mshefum kamionin se u kan\u00eb pak ma i vog\u00ebl. E mshefum qetu mrapa ni ven edhe se kan\u00eb pa edhe na e dhezem edhe u nis\u00ebm p\u00ebr Shqipni.
\nIntervistuesja: E sa veta po ta merr menja q\u00eb jeni kan\u00eb n\u00eb kamion?
\nAsllan Haliti: N\u00eb kamion a?
\nIntervistuesja: P\u00ebraf\u00ebrsisht.
\nAsllan Haliti: Po, po\u2026 ve\u00e7 tont edhe qetu e kemi pas\u00eb qet kojshin e par\u00eb, dikun jena kan\u00eb gati 20, se e kena pas\u00eb edhe motren e madhe me fmi. Po gati 20 jena kan\u00eb tont. Kur na u kan\u00eb bashkangjit\u00eb, na u kan\u00eb bashkangjit\u00eb ni familje po edhe ajo familje e madhe k\u00ebta jon\u00eb ardh\u00eb prej qytetit edhe ata jon\u00eb kan\u00eb gati qaq. Muna me than\u00eb q\u00eb n\u00eb qat kamion jon\u00eb kan\u00eb thuja gati 40 vet\u00eb q\u00eb kan\u00eb fillu k\u00ebshtu kanatat me i zgjenu.
\nD\u00ebgjohet dikush tjet\u00ebr: 52 jon\u00eb kan\u00eb krejt q\u00eb e kan\u00eb dhan\u00eb n\u00eb televizor kur kemi mrri atje.
\nAsllan Haliti: Po \u00ebsht\u00eb e mujshme se\u2026 kur kena shku qysh jena ardh\u00eb n\u00eb qet pozit\u00eb deri n\u00eb kufi t\u00eb Shqipnis\u00eb s\u2019ka pas\u00eb ma mund\u00ebsi me leviz\u00eb aq q\u00eb jena kan\u00eb k\u00ebshtu ngusht edhe faktikisht kanatat kan\u00eb nis\u00eb me u fry t\u00eb kamionit. Po, s\u2019u bojke, a bon me hi, hajde, hajde, hajde\u2026 e di q\u00eb u mush\u00eb q\u00eb ma s\u2019ka nxan ma, s\u2019ka pas\u00eb shans\u00eb ma edhe njo me pas\u00eb lyp ma s\u2019ka pas\u00eb ku me u ul\u00eb.
\nIntervistuesja: E gjat\u00eb rrug\u00ebs a ju kan\u00eb nal\u00eb paramilitar\u00ebt?
\nAsllan Haliti: E kena dit\u00eb q\u00eb na nis\u00ebn anej pa e dit\u00eb ku po shkojme e \u00e7ka po bohet ve\u00e7 ku u shku krejt kolona edhe na. Mir\u00ebpo, prijshin qashtu edhe n\u00eb dy an\u00ebt e rrug\u00ebs kah jena shku ka pas\u00eb paramilitar\u00eb. Pra, kaniher\u00eb edhe i hijshin k\u00ebshtu kolon\u00ebs me mjete t\u00eb tyne edhe n\u00eb njan\u00ebn trak\u00eb e lejshin t\u00eb lir\u00eb, aty u dashke me kan\u00eb njana trak\u00eb e lir\u00eb, l\u00ebviz\u00ebshin. Edhe qeshtu maltretojshin, kaniher\u00eb gjujshin p\u00ebrpjet\u00eb edhe u duhke me vazhdu. Na kan\u00eb nal\u00eb mi Vroboniq aty thirret Vojtesh. Qaty na kan\u00eb nal\u00eb neve na kan\u00eb \u00e7el\u00eb caraden edhe i kan\u00eb than\u00eb plakut tash\u2026
\nIntervistuesja: Vroboniq?
\nAsllan Haliti: Vroboniq, fshati Vroboniq. \u00cbsht\u00eb rrug\u00ebs tu shku p\u00ebr Pej\u00eb. Aty na kan\u00eb nal\u00eb, e kan\u00eb \u00e7el\u00eb ceraden edhe na kan\u00eb ba, krejt jon\u00eb kan\u00eb taman paramilitar\u00eb me uniform ushtarake kamufluse po jo ushtri e rregullt. Edhe kan\u00eb than\u00eb e paske mush\u00eb p\u00ebrstep\u00ebrmi, paske shum\u00eb, tha 200 marka me pagu me kalu k\u00ebtu. Edhe u duht me i bo 200 marka e me ja dhan\u00eb me kalu. Qajo u kan\u00eb hera e par\u00eb q\u00eb na kan\u00eb nal\u00eb. Edhe ma s\u2019na kan\u00eb nal\u00eb k\u00ebrkun, kemi vazhdu rrug\u00ebn p\u00ebr Runik\u00eb, kena mrri n\u00eb Gjerakovc\u00eb. Kur jena shku n\u00eb Gjerakovc\u00eb na kan\u00eb nal\u00eb niher\u00eb. Edhe ish kan\u00eb n\u00eb pytje a p\u00ebr Klin\u00eb t\u00eb Begut a p\u00ebr Pej\u00eb. Qajo deri t\u00eb kan\u00eb marr\u00eb vendim edhe na kan\u00eb detyru me shku p\u00ebr Klin\u00eb t\u00eb Begut. Dikun na kur e kena kalu Gjerakovcin pa mrri n\u00eb Klin\u00eb t\u00eb Begut nata na ka nxan\u00eb. Na kan\u00eb nal\u00eb ni ven na kan\u00eb majt me than\u00eb nja ni or\u00eb edhe qashtu n\u00eb kolon\u00eb s\u2019dijshim \u00e7ka po bohet ve\u00e7 thojshin fikni dritat. Kemi nejt aty. Mas njo 1 or\u00eb, nashta edhe 1 or\u00eb e gjys\u00eb kena vazhdu p\u00ebr Gjakov\u00eb. Neve do me than\u00eb \u2026 n\u00eb kry t\u00eb kolon\u00ebs, n\u00eb pjes\u00ebn e par\u00eb t\u00eb kolon\u00ebs q\u00eb na jena kan\u00eb do me than\u00eb fillimi i kolon\u00ebs na kan\u00eb \u00e7u p\u00ebr Kolon\u00eb edhe prej Gjakove p\u00ebr Prizren edhe kena mrri dikun t\u00eb nes\u00ebrmen kah ora 7 jena kan\u00eb n\u00eb kufi. N\u00eb kufi p\u00ebr me Shqipnin. Aty kur kena mrri na e kan\u00eb marr\u00eb krejt dokumentat, krejt \u00e7ka kena pas\u00eb me ren aty leternjoftimat e k\u00ebto edhe u ardh\u00eb ni prej qatyne paramilitar\u00ebve. Ata desht\u00ebn me na marr\u00eb kamionin. Jo that ash zhdrypni ma s\u2019ju vyn\u00eb tha ecni n\u00eb kam\u00eb. Plaku i tha jo tha kamionin s\u2019jau dha se tha boll tha kom lan\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb tha lash tha qe ku e kom nan\u00ebn. Gjyshja u kan\u00eb shum\u00eb e lodht shum\u00eb e a din e dobt u kan\u00eb. Edhe ish ulun p\u00ebrpara tha un\u00eb ku me lan\u00eb tha qysh me \u00e7u k\u00ebta. Ve\u00e7 u zgat njani e ka kqyr gjyshen, ish kan\u00eb epror ai \u2013 tjetri, edhe i ka than\u00eb l\u00ebshoj l\u00eb t\u00eb shkojn\u00eb. N\u00eb kufi ishim, bash n\u00eb kufi. Edhe qaty na e kan\u00eb \u00e7el\u00eb rampen edhe kena kalu jena hi n\u00eb Kuk\u00ebs, po menoj n\u00eb kufi n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb. Prej kufini jena shku n\u00eb Kuk\u00ebs, kemi nejt pak aty edhe prej atyshit na kemi vazhdu p\u00ebr Tiran\u00eb. Edhe 2 muj e gjys\u00eb kemi nejt n\u00eb Tiran\u00eb, jena kan\u00eb t\u00eb strehun n\u00eb ni shpi qysh me than\u00eb ajo u kan\u00eb n\u00ebn ombrellen e UNHCR-s\u00eb, e kishin pas\u00eb marr\u00eb aty u kan\u00eb e ni drejtusi e ni departamentit a \u00e7ka po di un\u00eb edhe u takum n\u00eb Pallatin e sportit. Se na si jena shku n\u00eb Tiran\u00eb krejt refugjat\u00eb e Kosov\u00ebs ma s\u00eb pari shkojshin n\u00eb Pallat t\u00eb Sportit edhe aty t\u00eb dhashin ushqim edhe mujshe me nejt, kish strehim. Edhe prej aty u sistemojshin tani n\u00eb shpia private e n\u00eb qytete tjera ka pas\u00eb prej Pallatit t\u00eb Sportit q\u00eb kan\u00eb pas\u00eb prej 1500 vet\u00eb deri n\u00eb 4000 vet\u00eb ka mrri numri i njer\u00ebzve q\u00eb vijshin mrena 24 or\u00ebve. Po, do me than\u00eb ec\u00ebshin nuk rrijshin shum\u00eb. Na kemi nejt 5 net\u00eb. Edhe qaty na e mund\u00ebsun q\u00eb me shku me ni shpi ata e kishin p\u00ebrgatit\u00eb se ishim kallabllak na. Ve\u00e7 na jena kan\u00eb dikun t\u00eb familjes ton\u00eb edhe motra e madhe me fmi q\u00eb ke k\u00ebtu, na jena kan\u00eb na 14 edhe ishin baba i t\u00eb shoqes edhe familja e sajna, aty u takum n\u00eb Tiran\u00eb, erdhen edhe ata na u bashkangjit\u00ebn \u2013 22 vet\u00eb n\u00ebse nuk gaboj jena kan\u00eb, 2 muj e gjys\u00eb kena nejt, tri dhoma na kan\u00eb dhan\u00eb, n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb Tiran\u00ebs. Kushtet jon\u00eb kan\u00eb relativisht t\u00eb mira, ushqimi u kan\u00eb 24 or\u00eb, na kan\u00eb dhan\u00eb 3 her\u00eb, tri racione na kan\u00eb ardh\u00eb t\u00eb p\u00ebrgatitne prej ni organizate humanitare e Holand\u00ebs, e kom harru emrin. E qeshtu u kan\u00eb.
\nIntervistuesja: E qysh e ke marr\u00eb vesh mandej p\u00ebr vllaznit?
\nAsllan Haliti: P\u00ebr vllaznit s\u2019kemi dit\u00eb kurgjo deri kemi mrri n\u00eb shpi. 2 muj e gjys\u00eb na kurfar kontakti s\u2019kemi pas\u00eb, as s\u2019kemi dit\u00eb \u00e7ka ka ndodh\u00eb me ta. Kur jena kthy mas marr\u00ebveshjes q\u00eb u bon \u00eb Kumanov\u00eb, jena kthy n\u00eb shpi, i kemi gjet\u00eb k\u00ebtu. Edhe k\u00ebta i kishin nxan n\u00eb Tavnik\u00eb qysh e kan\u00eb nxan\u00eb ni grup t\u00eb madh t\u00eb qytetar\u00ebve t\u00eb Mitrovic\u00ebs edhe i kan\u00eb \u00e7u n\u00eb Smrekovnic\u00eb n\u00eb burg. Edhe i kan\u00eb majt n\u00ebse s\u2019gaboj nja dikun dy jav\u00eb, nashta edhe 20 dit\u00eb, po k\u00ebta kan\u00eb pas\u00eb fatin shum\u00eb t\u00eb madh q\u00eb jon\u00eb kan\u00eb thuja grupi i fundit q\u00eb nuk i kan\u00eb \u00e7u n\u00eb Serbi po ve\u00e7 ja kan\u00eb \u00e7el\u00eb der\u00ebn e ju kan\u00eb than\u00eb ikni kah t\u00eb muni mas marr\u00ebveshjes t\u00eb Kumanov\u00ebs. Dmth k\u00ebta jon\u00eb kan\u00eb kah fundi, p\u00ebr shkak se n\u00eb burgun e Smrekovnic\u00ebs, grupet e para q\u00eb i kan\u00eb nxan i kan\u00eb maltretu sa kan\u00eb mujt, ata dijn\u00eb me kallxu qysh e si se kem pas\u00eb rast kan\u00eb ardh\u00eb ten a atje kemi nejt me ta, edhe i kan\u00eb nis\u00eb p\u00ebr Tiran\u00eb. Po, grupen e fundit \u00e7ka i kan\u00eb nxan q\u00eb kan\u00eb met\u00eb, sidomos mas marr\u00ebveshjes t\u00eb Kumanov\u00ebs, ni pjes\u00eb t\u00eb madhe qysh e dijm\u00eb na i kan\u00eb \u00e7u p\u00ebr Serbi. E k\u00ebta e kan\u00eb pas\u00eb qat fat q\u00eb i kan\u00eb liru. Kur jena ardhe k\u00ebtu\u2026 e kishin maltretu edhe k\u00ebta, mir\u00ebpo ma s\u00eb shumti kishin pas\u00eb hjek p\u00ebr ushqim sa q\u00eb aq kishin hup pesh\u00eb q\u00eb nuk t\u00eb \u00e7ojshin mall t\u00eb atyne djemve q\u00eb jon\u00eb kan\u00eb kur i kena lan\u00eb aq ishin dob\u00ebsu e k\u00ebshtu, mir\u00ebpo kontakti i par\u00eb me ta u kan\u00eb kur kena mrri n\u00eb oborr t\u00eb shpis\u00eb.
\nIntervistuesja: Shpija a u kan\u00eb e djegun?
\nAsllan Haliti: Shpija u kan\u00eb gjys\u00ebm e djegun. Shpin\u00eb kishin pas\u00eb tentu me djeg\u00eb edhe fati i madh q\u00eb ish kno\u00eb djeg\u00eb vet\u00ebm ni dhom\u00eb edhe ni pjes\u00eb e kulmit. Mir\u00ebpo, ish fik\u00eb vetvetiu p\u00ebrshkak q\u00eb i kishin pas\u00eb lan\u00eb dritaret e mbyllne edhe sigurisht q\u00eb s\u2019ka pas\u00eb oksigjen. Edhe u v\u00ebrejke k\u00ebshtu a shpija u kan\u00eb krejt e nxine u kan\u00eb qysh \u00ebsht\u00eb qajo p\u00ebr shembull ngjyra, ngjyr\u00eb t\u00eb zez\u00eb q\u00eb thojn\u00eb katran u kan\u00eb. Edhe na shpin\u00eb kur jena kthy prej atjeshit na komplet shpin\u00eb e kemi la me shpuz\u00eb, me brusha, kadal dale p\u00ebr me ba t\u00eb banume, p\u00ebrndryshe u kan\u00eb krejt\u2026 A faktikisht kena flejt p\u00ebrjasht nja tri-kat\u00ebr net\u00eb deri e kena pastru se u kan\u00eb e pamundshme p\u00ebr shkak t\u00eb er\u00ebs t\u00eb ran. Se ish hala era e djegjes edhe ishin djeg\u00eb do rroba e do q\u00eb po shkaktojshin ni er\u00eb t\u00eb ran\u00eb shum\u00eb. Edhe qe qeshtu u kan\u00eb ajo.
\nIntervistuesja: E kur keni flejt n\u00eb oborr a keni pas\u00eb naj tend\u00eb a?
\nAsllan Haliti: Kena pas\u00eb, kena pas\u00eb fatin na e kena pas\u00eb nifar lokali p\u00ebrcjell\u00ebs po i thom edhe e kena pas ni si ksi shitore po nuk kemi pas\u00eb mund\u00ebsi k\u00ebshtu me l\u00ebshu e qajo u kan\u00eb q\u00eb na ni pjes\u00eb kena flejt n\u00eb to edhe ni pjes\u00eb kena nejt, u kan\u00eb vera, kena flejt p\u00ebrjasht. Qajo u kan\u00eb fati jon\u00eb njo dy-tri net\u00eb q\u00eb u kan\u00eb koha e mir\u00eb q\u00eb qeshtu u kan\u00eb. Mir\u00ebpo ishin n\u00eb oborr tonin edhe ma s\u2019ish ai rreziku, s\u2019ish problem\u2026 nuk ish ma, edhe qajo u kan\u00eb.
\nIntervistuesja: Falemnderit shum\u00eb![\/vc_column_text][\/vc_column][\/vc_row]<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"[vc_row][vc_column][vc_column_text][\/vc_column_text][\/vc_column][\/vc_row][vc_row][vc_column][vc_column_text]Intervistuesja: \u00cbsht\u00eb n\u00eb rregull. Hajde vazhdo qaty ku e le q\u00eb ka ardh\u00eb ushtria edhe e paskan blloku njan\u00ebn an\u00eb t\u00eb Mitrovic\u00ebs edhe kan\u00eb fillu me i largu. Asllan Haliti: Po s\u2019i kan\u00eb blloku sidomos Kodr\u00ebn e Bajrit edhe e kan\u00eb blloku rrug\u00ebn q\u00eb t\u00eb \u00e7on p\u00ebr Vaganic\u00eb edhe Vernic\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb lant. N\u00eb qat […]<\/p>\n","protected":false},"author":3,"featured_media":1002,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[22],"tags":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/museumofrefugees-ks.org\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/2178"}],"collection":[{"href":"https:\/\/museumofrefugees-ks.org\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/museumofrefugees-ks.org\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/museumofrefugees-ks.org\/wp-json\/wp\/v2\/users\/3"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/museumofrefugees-ks.org\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=2178"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/museumofrefugees-ks.org\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/2178\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":2183,"href":"https:\/\/museumofrefugees-ks.org\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/2178\/revisions\/2183"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/museumofrefugees-ks.org\/wp-json\/wp\/v2\/media\/1002"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/museumofrefugees-ks.org\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=2178"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/museumofrefugees-ks.org\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=2178"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/museumofrefugees-ks.org\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=2178"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}