https:\/\/museumofrefugees-ks.org\/wp-content\/uploads\/2023\/01\/Merita-Shala.mp3<\/a><\/audio>[\/vc_column_text][\/vc_column][\/vc_row][vc_row][vc_column][vc_column_text]Intervistuesja: P\u00ebrsh\u00ebndetje Merit\u00eb.
\nMerita Shala: \u00c7\u2019kemi.
\nIntervistuesja: Po ja nisim pra prej kur u p\u00ebrkeq\u00ebsu situata? Ku je kan\u00eb? Sa vjet? \u00c7ka mban mend prej asaj periudhe? \u00c7ka t\u00eb ka prek m\u00eb s\u00eb shumti?
\nMerita Shala: Fillimi i luft\u00ebs p\u00ebr mu ka qen\u00eb… ve\u00e7 ideja q\u00eb \u00ebsht\u00eb luft\u00eb tmerri m\u00eb i madh q\u00eb kam mund me e p\u00ebrjetu emocionalisht, shpirtnisht. Ve\u00e7 e di q\u00eb jemi mbledh\u00eb n\u00eb dhom\u00ebn ton\u00eb t\u00eb fjetjes. Na jemi kan\u00eb 24 an\u00ebtar\u00eb. P\u00ebrpos k\u00ebtyre 24 an\u00ebtar\u00ebve n\u00eb dhom\u00ebn ton\u00eb t\u00eb fjetjes, jan\u00eb kan\u00eb edhe t\u00eb axh\u00ebs edhe t\u00eb familjes ma t\u00eb gjer\u00eb. Edhe, se di qysh na kan\u00eb z\u00ebn\u00eb ajo dhom\u00eb edhe se di qysh kemi mund me mbijetu. Ve\u00e7 e di q\u00eb u kan\u00eb ankth, u kan\u00eb stres sepse paramilitar\u00ebt serb kalojshin p\u00ebrmes Drenasit me shku tek Jasharajt n\u00eb…
\nIntervistuesja: Prekaz.
\nMerita Shala: … n\u00eb Prekaz. K\u00ebshtu q\u00eb, e di q\u00eb axha i im na ka mbledh\u00eb n\u00eb dhom\u00eb q\u00eb me mund me kan\u00eb af\u00ebr nj\u00ebri tjetrit edhe mos me u largu kerkush. Edhe e di q\u00eb sa her\u00eb kam stres m\u00eb rrok shum\u00eb barku edhe bark qitja. Edhe ka qen\u00eb edhe nj\u00eb presion tjet\u00ebr q\u00eb u dashke me u majt q\u00eb nuk guxojshim as me dal jasht\u00eb. P\u00ebrndryshe, jemi kan\u00eb ve\u00e7 gra edhe f\u00ebmij\u00eb t\u00eb jemi t\u00eb qart\u00eb, sepse burrat jan\u00eb largu n\u00eb bjeshk\u00eb, n\u00eb mal, e kemi pas malin af\u00ebr. Edhe e di q\u00eb edhe axha i im jan\u00eb fsheh\u00eb n\u00eb stoqet e san\u00ebs n\u00eb fshat qysh i b\u00ebjm\u00eb edhe e di q\u00eb u kan\u00eb nj\u00eb nat\u00eb tep\u00ebr e gjat\u00eb. Kemi fol me f\u00ebmij\u00ebt, me nj\u00ebri tjetrin. M\u00eb kujtohet Besniku djali i axh\u00ebs, ai u kan\u00eb m\u00eb i af\u00ebrti. U mundojshim me e kalu frik\u00ebn tu fol, tu b\u00eb llaf edhe e di q\u00eb ve\u00e7 pritshim kur po k\u00ebrcet lufta. Kur po gjuajn\u00eb, kur po ndodh\u00eb di\u00e7ka e tmerrshme. Se ajo periudha u kan\u00eb kur ndodhi edhe tek sulmi i familjes s\u00eb Adem Jasharit. K\u00ebshtu q\u00eb, p\u00ebr mu ve\u00e7 ideja q\u00eb \u00ebsht\u00eb luft\u00eb u kan\u00eb terrorizuese se gjithmon\u00eb e kam lidh\u00eb luft\u00ebn n\u00eb Bosnje edhe n\u00eb Hercegovin\u00eb edhe ve\u00e7 ideja q\u00eb mundet me kan\u00eb luft\u00eb, e kam dit\u00eb q\u00eb ne asnj\u00eb s\u2019kemi me pshtu t\u00eb gjall\u00eb. K\u00ebshtu q\u00eb, ka qen\u00eb momenti i fillimit t\u00eb luft\u00ebs m\u00eb i tmerrshmi edhe fundi i luft\u00ebs. Dometh\u00ebn\u00eb, un\u00eb i kam pas k\u00ebto dy momente m\u00eb t\u00eb v\u00ebshtira se sa p\u00ebrjetimet mandej q\u00eb i kam pas gjat\u00eb k\u00ebsaj periudhe, prej fillimit feri n\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb luft\u00ebs.
\nIntervistuesja: Pasi q\u00eb ka ndodh\u00eb te familja Jashari, kur keni fillu me d\u00ebgju krisma ose kur e keni l\u00ebshu sht\u00ebpin\u00eb ose \u00e7ka ka ndodh\u00eb gjat\u00eb asaj periudhe?
\nMerita Shala: Masi ka ndodh\u00eb te Jasharajt, ne jemi kan\u00eb n\u00eb nj\u00eb fshat af\u00ebr bjeshk\u00ebs. Edhe mandej, ka qen\u00eb nj\u00eb dit\u00eb ku paramilitar\u00ebt serb ja kan\u00eb… kan\u00eb m\u00ebsy fshatit me ardh\u00eb te na, edhe e kujtoj shum\u00eb mir\u00eb kur bab\u00ebgjyshi im… kurr\u00eb s\u2019kam mund me kuptu pse e ka pas aq t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb me ik\u00eb prej sht\u00ebpis\u00eb edhe pse duhet me e l\u00ebn\u00eb sht\u00ebpin\u00eb edhe me u largu prej sht\u00ebpis\u00eb edhe me shku me nj\u00eb vend t\u00eb sigurt. Por, mandej e kam kuptu q\u00eb ka qen\u00eb i lidhur prej sht\u00ebpis\u00eb sepse ka sakrifiku shum\u00eb me e b\u00eb at\u00eb sht\u00ebpi edhe p\u00ebr njer\u00ebzit t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb kujtime, kan\u00eb histori, emocione ndaj kul… sht\u00ebpis\u00eb, kultit e k\u00ebshtu me radh\u00eb, me ia kthy shpin\u00ebn \u00ebsht\u00eb di\u00e7ka shum\u00eb e madhe. Por, ndoshta ne si f\u00ebmij\u00eb nuk e kemi pas k\u00ebt\u00eb mendim edhe e di q\u00eb t\u00eb fundit kemi dal\u00eb prej fshatit, edhe u kan\u00eb nj\u00eb moment tep\u00ebr i v\u00ebshtir\u00eb kur na i kemi pa autoblindat shum\u00eb af\u00ebr edhe u dasht\u00eb me th\u00ebn\u00eb: n\u00ebn\u00eb ec ikim, n\u00ebn\u00eb qu shkojm\u00eb, babush ec ikim. Edhe at\u00eb her\u00eb bab\u00ebgjyshi im na ka th\u00ebn\u00eb… se pa na th\u00ebn\u00eb ai, u kan\u00eb kryefamiljari e asnj\u00ebher\u00eb nuk kemi l\u00ebviz\u00eb edhe e di q\u00eb at\u00eb her\u00eb ka th\u00ebn\u00eb: qonu po dalim prej sht\u00ebpis\u00eb se na kan\u00eb z\u00ebn\u00eb, erdh\u00ebn. Edhe e kujtoj shum\u00eb mir\u00eb se u kan\u00eb ankth, edhe ve\u00e7 jemi kap prej nj\u00ebri tjetrit. Secili kemi vrapu edhe…
\nIntervistuesja: A keni mb\u00ebrrij\u00eb me marr\u00eb di\u00e7ka me vete?
\nMerita Shala: Na e pat\u00ebm l\u00ebn\u00eb gjithmon\u00eb nj\u00eb traktor edhe kena pas nj\u00eb prekolic\u00eb. Se jemi kan\u00eb 24 an\u00ebtar\u00eb edhe p\u00ebr neve gjithmon\u00eb u kan\u00eb kjo, stresi i mbijetes\u00ebs edhe ushqimit. K\u00ebshtu q\u00eb, na kemi pas aty edhe ushqim por, kemi pas edhe batanije edhe \u00e7ka do qoft\u00eb. Ka qen\u00eb sikur prilli, nj\u00eb lloj lag\u00ebshtie, fillimi i pranver\u00ebs edhe e di q\u00eb kemi hip n\u00eb traktor edhe kemi dal n\u00eb nj\u00eb katund af\u00ebr Bajinc\u00eb, Gryka e Bajnic\u00ebs. Edhe kurr\u00eb nuk e harroj aty n\u00eb traktor… se gjithmon\u00eb luft\u00ebn sa her\u00eb ka pas k\u00ebsi lloj momenti, krize ose sulmi, tu ka shtu nj\u00eb lloj apetiti me h\u00ebng\u00ebr. Edhe kurr\u00eb nuk e di ve\u00e7 e kam pa nj\u00eb teg\u00ebll pestil aty i kumbullave, edhe e pata marr\u00eb edhe e ngjyjsha me gisht a e din edhe prej tut\u00ebs edhe prej presionit edhe knej tu h\u00ebng\u00ebr. Edhe e di q\u00eb iu kemi bashku turm\u00ebs tjet\u00ebr t\u00eb cil\u00ebt shkojshin n\u00eb katundin tjet\u00ebr. Edhe mandej, kur jemi shku te ajo pjesa, jemi kan\u00eb si n\u00eb ball\u00eb me Ferronikelin. Ferronikeli \u00ebsht\u00eb kan\u00eb i mbushur me serb. N\u00eb nj\u00ebr\u00ebn an\u00eb gjuajshin, bombardoshin, krisma t\u00eb m\u00ebdhaja edhe na jemi kan\u00eb si n\u00eb nj\u00eb lloj bregu krejt njer\u00ebz me vetura, me prekolica t\u00eb traktorave n\u00eb at\u00eb koh\u00eb na q\u00eb i kemi pas. Edhe f\u00ebmij\u00ebt t\u00eb strukur n\u00eb vende t\u00eb…
\nIntervistuesja: E ku u vendos\u00ebt n\u00eb fshatin tjet\u00ebr?
\nMerita Shala: Jo, na jemi vendos… na jemi kan\u00eb komplet n\u00eb rrug\u00eb. Edhe m\u00eb s\u2019kemi dit\u00eb as kah me shku anej, as k\u00ebndej. Jemi kan\u00eb n\u00eb mes. Edhe synimi i pushtuesit u kan\u00eb ajo Gryka e Bajnic\u00ebs sepse ajo pjesa u konsideru se jan\u00eb ushtar\u00ebt e U\u00c7K-s\u00eb edhe mandej, kan\u00eb vazhdu me gjuajt n\u00eb at\u00eb drejtim t\u00eb Bajinc\u00ebs. Edhe mandej, na kemi l\u00ebviz\u00eb prej aty, prej asaj pjese edhe kemi dal m\u00eb n\u00eb lug p\u00ebr shkak q\u00eb kemi qen\u00eb t\u00eb rrezikuar prej bombardimeve. E di q\u00eb kemi q\u00ebndru t\u00ebr\u00eb dit\u00ebn aty. Krejt banor\u00ebt e atij fshatit jan\u00eb kan\u00eb po n\u00eb breg derisa jan\u00eb ndal\u00eb bombardimet. Mandej, jemi kthy n\u00eb sht\u00ebpi. \u00cbsht\u00eb shum\u00eb… ka momente shum\u00eb, kur jemi largu prej sht\u00ebpis\u00eb por, kisha dasht\u00eb me e nda edhe nj\u00eb moment tjet\u00ebr. Kur… e ajo dita m\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb e krejt luft\u00ebs u kan\u00eb sepse na jemi bombardu 24 or\u00eb prej serb\u00ebve, n\u00eb bjeshk\u00ebn ton\u00eb Kosmaqi. Edhe aty dometh\u00ebn\u00eb, na kemi ik\u00eb prej sht\u00ebpis\u00eb. Un\u00eb jam kan\u00eb tu e lexu nj\u00eb lib\u00ebr. E kemi pas nj\u00eb bibliotek\u00eb n\u00eb dhom\u00eb, edhe e di q\u00eb t\u00eb sht\u00ebpis\u00eb nuk e kan\u00eb kontrollu komplet sht\u00ebpin\u00eb edhe se di qysh kam… nuk i ka nij edhe kan\u00eb l\u00ebviz\u00eb p\u00ebr bjeshk\u00eb edhe me dal me ik\u00eb. N\u00eb nd\u00ebrkoh\u00eb n\u00ebna ime m\u00eb ka gjet n\u00eb dhom\u00eb edhe ajo u kan\u00eb e fundit q\u00eb i ka marr\u00eb edhe lop\u00ebt me veti edhe i ka zgjidh\u00eb q\u00eb mos me mbet aty ku jan\u00eb n\u00eb stall\u00eb t\u00eb lop\u00ebve. E di q\u00eb un\u00eb edhe nana ime jemi kan\u00eb t\u00eb fundit. Edhe kur jemi nis\u00eb me shku p\u00ebr skaj t\u00eb bjeshk\u00ebs, e kujtoj si sot, u kan\u00eb nj\u00eb breg edhe sa her\u00eb q\u00eb kaloj\u00eb andej se shpesh b\u00ebjm\u00eb piknik ose dalim n\u00eb bjeshk\u00eb, m\u00eb kujtohet ajo ngjarje. Edhe u kan\u00eb si breg, edhe aq shum\u00eb gjujshin sakt\u00eb me autoblinda, sa q\u00eb plumbat e tyre kur arrijshin n\u00eb tok\u00eb, e qojshin shum\u00eb pluhur sa nuk e shihja… edhe n\u00eb nj\u00eb moment n\u00ebna m\u00eb ka kap edhe ka th\u00ebn\u00eb: hajde po hyjm\u00eb n\u00eb nj\u00eb sht\u00ebpi t\u00eb nj\u00eb bashk\u00ebfshatari aty af\u00ebr bjeshk\u00ebs, se po don\u00eb me na mbyt, se ka pas gjuajtje t\u00eb tmerrshme. Nuk e di, qysh kemi pshtu. Edhe ia kam… e kam ngreh\u00eb n\u00ebn\u00ebn: jo se na dhunojn\u00eb, jo se na dhunojn\u00eb. Dometh\u00ebn\u00eb, aq e vog\u00ebl e kam pas k\u00ebt\u00eb frik\u00ebn e madhe t\u00eb dhun\u00ebs edhe pse un\u00eb jam kan\u00eb 13 vje\u00e7are. Edhe e di q\u00eb kemi kap\u00ebrcye shpejt edhe me shku te turma tjet\u00ebr. U kan\u00eb bregu posht\u00eb, edhe e kujtoj q\u00eb vazhdimisht kan\u00eb gjuajt serb\u00ebt. Kan\u00eb gjuajt, kan\u00eb gjuajt usht… Kosmaqi \u00ebsht\u00eb bombardu \u00ebsht\u00eb gjuajt, granatat. Filluan njer\u00ebzit aty me u plagos\u00eb. Un\u00eb e kam djalin e axh\u00ebs, i vetmi \u00ebsht\u00eb prej pes\u00eb motrave, ai \u00ebsht\u00eb djal\u00eb hasreti. P\u00ebrndryshe, axha \u00ebsht\u00eb i zhdukur, doktori i par\u00eb i U\u00c7K-s\u00eb, edhe e di q\u00eb lokja gjyshja ime e ka dasht\u00eb… krejt neve por, ata m\u00eb shum\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb historis\u00eb edhe gjendjes t\u00eb cil\u00ebn \u00ebsht\u00eb. Edhe e mbulojke qashtu me dimija edhe e shtinte p\u00ebrfundi q\u00eb mos me e rrok ndonj\u00eb plumb. Edhe n\u00eb nj\u00eb moment, dikush af\u00ebr gjyshes time dhe atij u plagos. Edhe sa ankth u kan\u00eb edhe sa frik\u00eb edhe sa tmerr p\u00ebr neve si f\u00ebmij\u00eb me i p\u00ebrjetu gjith\u00eb ato bombardime. Nuk mundesh me e marr\u00eb me mend \u00e7far\u00eb krisma sa q\u00eb na krejt i mbyllshim vesh\u00ebt. Dometh\u00ebn\u00eb, granatat q\u00eb binin af\u00ebr nesh, plumba edhe gjith\u00e7ka tjet\u00ebr, kurr\u00eb, kurr\u00eb pa ndal\u00eb. Edhe e di q\u00eb e pata qel k\u00ebshtu dheun, edhe s\u2019paku ia b\u00ebra nj\u00eb vend kok\u00ebs k\u00ebshtu me e shti q\u00eb mos me m\u00eb rrok n\u00eb kry ndonj\u00eb plumb ose di\u00e7ka.
\nIntervistuesja: \u00c7ka ka ndodh\u00eb me personin e plagosur?
\nMerita Shala: S\u2019ka pas ndihm\u00eb ai. Vet\u00ebm ndihm\u00eb prej njer\u00ebzve t\u00eb tjer\u00eb. \u00cbsht\u00eb menaxhu p\u00ebrmes teshave, rrobave q\u00eb i kan\u00eb pas njer\u00ebzit e tjer\u00eb. K\u00ebshtu q\u00eb, nuk ka pas ndihm\u00eb aty kurrfare. Aty jemi kan\u00eb dometh\u00ebn\u00eb, t\u00eb rrethakuar prej tri an\u00ebve. Edhe aq shum\u00eb \u00ebsht\u00eb bombardu ajo bjeshk\u00eb sa q\u00eb e kujtojsha bab\u00ebgjyshin tim q\u00eb thojke: hej, s\u2019ka l\u00ebn\u00eb cep, n\u00eb jet\u00eb kurr\u00eb Kosmaqi s\u2019\u00ebsht\u00eb bombardu aq shum\u00eb. Po, \u00e7ka \u00ebsht\u00eb interesante q\u00eb halla ime tash e ndjera, u pat qu nj\u00ebher\u00eb a e din, ve\u00e7 me k\u00ebqyr\u00eb ku jan\u00eb, a jan\u00eb af\u00ebr? \u00c7ka po ndodh\u00eb me fshatin? Se ia filluan me i djeg\u00eb sht\u00ebpit\u00eb. Me i marr\u00eb… s\u2019ka pas edhe njer\u00ebz n\u00ebp\u00ebr shpia edhe me na u afru turm\u00ebs neve. Jemi kan\u00eb ndoshta 100-200… 2-300 vet\u00eb supozoj. Edhe ia bojshim: le mo ulu, ulu se na bane sherrin. A e din dometh\u00ebn\u00eb, se na nuk e dishim a e kan\u00eb dijen q\u00eb na ve\u00e7 jemi k\u00ebtu, a po mendojn\u00eb q\u00eb na kan\u00eb vrar\u00eb. Edhe gati krejt pasdite e kujtoj, tre-kat\u00ebr pasdite dometh\u00ebn\u00eb, aq ka pas dometh\u00ebn\u00eb, gjuajte t\u00eb m\u00ebdhaja, erdh\u00ebn serb\u00ebt na rrethakuan. \u00cbsht\u00eb interesant me th\u00ebn\u00eb, nuk e di pse njer\u00ebzit d\u00ebshmitar\u00eb po un\u00eb e vog\u00ebl edhe ka njer\u00ebz t\u00eb tjer\u00eb q\u00eb munden me e d\u00ebshmu edhe te Gjykata e Hag\u00ebs ose kudo qoft\u00eb tjet\u00ebr. Kur ata ushtar\u00eb serb, jan\u00eb kan\u00eb t\u00eb veshur me tesha t\u00eb U\u00c7K-s\u00eb. Edhe gjyshja ime e ndjer\u00eb pat th\u00ebn\u00eb, kur i ka pa U\u00c7K, edhe i pat th\u00ebn\u00eb: o bravo, na shp\u00ebtuat. Ata dometh\u00ebn\u00eb, kan\u00eb fol serbisht edhe kan\u00eb kesh, e kan\u00eb kuptu. Edhe, e di q\u00eb motra ime ka kesh edhe e pat\u00ebn shtramu (imitu) edhe aty u kan\u00eb nj\u00eb moment edhe i sikletsh\u00ebm. Por, edhe na tu m\u00ebndu q\u00eb \u00e7ka po ndodh\u00eb? Mandej, kur i kemi pa q\u00eb secilin prej nesh po na marrin, po na rrethakojn\u00eb edhe jan\u00eb xhandarm\u00ebria serbe. Dometh\u00ebn\u00eb, shumica jan\u00eb kan\u00eb me uniforma t\u00eb U\u00c7K-s\u00eb. Dometh\u00ebn\u00eb, serb po q\u00eb i kan\u00eb vesh uniformat e U\u00c7K-s\u00eb. Pse e them k\u00ebta? \u00cbsht\u00eb edhe edhe nj\u00eb d\u00ebshmi tjet\u00ebr kur gjyshi im i cili tashti… se k\u00ebta na kan\u00eb marr\u00eb neve, na kan\u00eb lokalizu te toka af\u00ebr sht\u00ebpis\u00eb ton\u00eb. Dometh\u00ebn\u00eb, na kan\u00eb qu me nj\u00eb… af\u00ebr sht\u00ebpiave, me nj\u00eb fush\u00eb, krejt u kan\u00eb nj\u00eb muri n\u00eb mes t\u00eb sht\u00ebpis\u00eb ton\u00eb q\u00eb e ndan\u00eb nj\u00eb fush\u00eb pak m\u00eb e madhe edhe sht\u00ebpia t\u00eb tjera af\u00ebr. Neve na kan\u00eb lokalizu aty. Mandej, k\u00ebta kan\u00eb hy k\u00ebmb\u00ebsoria n\u00ebp\u00ebr bjeshk\u00eb. \u00c7do cep t\u00eb bjeshk\u00ebs dometh\u00ebn\u00eb, e kan\u00eb… e kan\u00eb kontrollu. Edhe e kujtoj, bab\u00ebgjyshi im pat th\u00ebn\u00eb q\u00eb folshin shqip edhe ndonj\u00eb fjal\u00eb thirrshin \u201cZosh\u201d por, em\u00ebr shqiptar\u00eb p\u00ebr shembull, o Isuf ose nj\u00eb tjet\u00ebr. Edhe tu m\u00ebndu q\u00eb ti je… \u00ebsht\u00eb ndonj\u00eb shqiptar\u00eb ata kan\u00eb dal serb. Dometh\u00ebn\u00eb, ajo u kan\u00eb strategjia tjet\u00ebr e tyre. Edhe e di q\u00eb edhe bab\u00ebgjyshi im ish pas mshe… n\u00eb shkurre ish pas fsheh\u00eb. Edhe e di q\u00eb ka pas njer\u00ebz t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb cil\u00ebt… bab\u00ebgjyshi im thot\u00eb para syve i kan\u00eb vra. Dometh\u00ebn\u00eb, kan\u00eb dal me iden\u00eb q\u00eb jan\u00eb shqiptar\u00eb por, mandej i kan\u00eb gjuajt edhe i kan\u00eb vra. Po \u00e7ka kujtoj tjet\u00ebr \u00ebsht\u00eb q\u00eb n\u00eb momentin…
\nIntervistuesja: \u00c7ka ndodhi mbas… mbasi q\u00eb erdh\u00ebn xhandarm\u00ebria edhe iu mor\u00ebn?
\nMerita Shala: Neve na mor\u00ebn. Por, tashti e kemi pas kjo pjesa e bregut edhe ajo rreth bjeshk\u00ebs. Tash n\u00eb momentin q\u00eb kemi dal na n\u00eb breg \u00ebsht\u00eb momenti m\u00eb i v\u00ebshtir\u00eb n\u00eb jet\u00eb q\u00eb e kam p\u00ebrjetu. Edhe na i kemi pa rrug\u00ebs prej shkoll\u00ebs edhe deri posht\u00eb djem, burra krejt me duar mbrapa. Edhe un\u00eb t\u00ebr\u00eb koh\u00ebn u tutsha mos \u00ebsht\u00eb v\u00ebllai im a axha im apo dikush tjet\u00ebr. Edhe krejt tu kajt\u00eb ashtu tu b\u00ebrtit f\u00ebmij\u00eb, gra edhe… edhe nuk mundeshim as me kontrollu vet\u00ebn. A e din tash, ve\u00e7 thosha kush \u00ebsht\u00eb. Edhe e di v\u00ebllai i im \u00ebsht\u00eb pak m\u00eb i vog\u00ebl se un\u00eb por, u kan\u00eb pak m\u00eb i gjat\u00eb se un\u00eb edhe ia bojsha zvog\u00eblohu, zvog\u00eblohu se t\u00eb marrin edhe ty a e din. Un\u00eb thosha zvog\u00eblohu a e din. Mundohu me g\u00ebrrbav\u00eb se thosha ti je djal\u00eb edhe kan\u00eb me t\u00eb marr\u00eb. Por, nom nuk e mor\u00ebn a e din v\u00ebllaun tim. Neve tash na sistemuan. Na i kena kalu krejt ata njer\u00ebz t\u00eb cil\u00ebt jan\u00eb kan\u00eb q\u00eb i kan\u00eb z\u00ebn\u00eb krejt burra e djem edhe na i kena kalu andej. Edhe neve na kan\u00eb lokalizu aty te sht\u00ebpia ime q\u00eb e p\u00ebrmenda m\u00eb her\u00ebt. Edhe k\u00ebta tash i kan\u00eb marr\u00eb krejt i kan\u00eb d\u00ebrgu n\u00eb stacionin policor n\u00eb Drenas. Edhe mandej, na jemi shku t\u00eb sht\u00ebpia. Kur jemi shku aty te sht\u00ebpia u kan\u00eb ftoht\u00eb edhe jemi mundu te ajo hap\u00ebsira, jena mundu me kall\u00eb zjarr me u nxe. Edhe gjyshja ime ka th\u00ebn\u00eb: u bo \u00e7ka u bo, un\u00eb kam me hy n\u00eb sht\u00ebpi edhe me i marr jorgan\u00ebt. Edhe ve\u00e7 me… ajo jorgan\u00ebt ve\u00e7 me i marr\u00eb edhe i gjujt se aq af\u00ebr. Edhe un\u00eb me \u00e7ik\u00ebn e axh\u00ebs edhe me gjyshen kena shku. Edhe e di se gjyshja ime i ka marr\u00eb edhe teshat e motr\u00ebs q\u00eb u kan\u00eb ushtare e vrar\u00eb edhe qetash e ka p\u00ebrvjetorin e vdekjes, edhe i pat shti n\u00eb ka\u00e7ak edhe i pat kall\u00eb. Se u pat tut se neve munden me na z\u00ebn\u00eb apet k\u00ebndej edhe me i pa edhe me na masakru.
\nMerita Shala: Edhe na kemi ndenjt\u00eb dometh\u00ebn\u00eb, nj\u00eb periudh\u00eb te ai bregu qashtu t\u00eb stresuar. Nuk kemi guxu as me l\u00ebviz\u00eb p\u00ebr n\u00eb Drenas, as me shku p\u00ebr diku tjet\u00ebr. Se neve na kan\u00eb l\u00ebn\u00eb aty edhe na kan\u00eb th\u00ebn\u00eb mos l\u00ebvizni prej k\u00ebtu. Edhe pa u bo terri dometh\u00ebn\u00eb, ka ardh\u00eb dikush prej serb\u00ebve edhe na ka lajm\u00ebru neve. Na ka th\u00ebn\u00eb ikni sa m\u00eb shpejt prej k\u00ebtu se kur t\u00eb vjen nd\u00ebrrimi tjet\u00ebr ju masakrojn\u00eb se \u00ebsht\u00eb nat\u00eb edhe nuk dihet \u00e7ka ndodh\u00eb. Edhe ve\u00e7 na kan\u00eb th\u00ebn\u00eb l\u00ebvizni prej k\u00ebtu edhe dilni kah qyteti andej kah qendra. Edhe na normalisht, kemi dal kah qyteti, kemi l\u00ebviz\u00eb dometh\u00ebn\u00eb, prej katundit ton\u00eb. Goxha kemi ec qashtu edhe kemi shku. Na kemi shku n\u00eb Shtrubullov\u00eb te Vernict. Atje jemi shku, tani jemi vendos\u00eb n\u00eb sht\u00ebpia t\u00eb njer\u00ebzve, familjar\u00ebve q\u00eb i kemi njoht\u00eb. K\u00ebshtu q\u00eb, jemi vendos\u00eb disa dit\u00eb aty. P\u00ebrndryshe kjo u kan\u00eb nj\u00eb nd\u00ebr…
\nIntervistuesja: A ka qen\u00eb m\u00eb qet\u00eb atje?
\nMerita Shala: Po, se aty u kan\u00eb edhe af\u00ebr qendr\u00ebs s\u00eb Gllogocit edhe u kan\u00eb m\u00eb qet\u00eb. Se synimi i tyre u kan\u00eb m\u00eb shum\u00eb bjeshka, mali, katundet p\u00ebrreth bjeshk\u00ebs.
\nIntervistuesja: Ok. \u00c7ka ka ndodh\u00eb mandej, mbas vendosjes aty?
\nMerita Shala: Mbas vendosjes na e di q\u00eb kemi ndejt me nj\u00eb sht\u00ebpi. E di q\u00eb me nj\u00eb syngjer kemi fjet tet\u00eb veta. E di q\u00eb s\u2019kena pas \u00e7ka me h\u00ebng\u00ebr edhe ata buk\u00eb q\u00eb na u jepke e lyjshim me l\u00ebng t\u00eb turshiave. E p\u00ebrndryshe, u kan\u00eb buka m\u00eb e mir\u00eb edhe m\u00eb e shijshme q\u00eb e kujtoj, a e din. Thua nganj\u00ebher\u00eb me pas mund\u00ebsi qashtu me h\u00ebng\u00ebr aq shijsh\u00ebm q\u00eb na ka ardh\u00eb. Dhe m\u00eb kujtohet vetja, n\u00eb at\u00eb koh\u00eb pak a shum\u00eb u mundoshim na si f\u00ebmij\u00eb me bo hajgare edhe me k\u00ebndu k\u00ebng\u00eb me bo karaoke edhe un\u00eb e kam dasht\u00eb Adelina Ismajlin shum\u00eb. Edhe e di q\u00eb kur e k\u00ebndojsha: \u201cJo, jo o papak me mu dredhina s\u2019ka…\u201d edhe tash… mandej, aq e imitojsha mir\u00eb sa q\u00eb u k\u00ebnaqeshin f\u00ebmija e tjer\u00eb tu u arg\u00ebtu. Dometh\u00ebn\u00eb, q\u00eb kjo u kan\u00eb para se me l\u00ebviz\u00eb edhe me shku n\u00eb Berish\u00eb. Q\u00eb edhe ajo u kan\u00eb nj\u00eb ankth tjet\u00ebr, p\u00ebr shkak q\u00eb na u dasht\u00eb me l\u00ebviz\u00eb prej Shtrubullov\u00ebs me kalu rrug\u00ebs n\u00ebp\u00ebr Vukovc, me dal n\u00eb Berish\u00eb. E aty u kan\u00eb komplet nat\u00ebn. Polic\u00ebt jan\u00eb kan\u00eb t\u00eb vendosur n\u00eb Komoran, n\u00eb nd\u00ebrkoh\u00eb edhe n\u00eb Llapushnik. Edhe na jena kan\u00eb ne mes. Por, e kemi pas urdhrin q\u00eb n\u00ebse ve\u00e7 l\u00ebvizin me vetura ose n\u00ebse nj\u00eb f\u00ebmij\u00eb qan\u00eb me ja mshel\u00eb goj\u00ebn edhe ajo u kan\u00eb nj\u00eb ankth se goxha shum\u00eb t\u00ebr\u00eb nat\u00ebn dometh\u00ebn\u00eb, kemi udh\u00ebtu p\u00ebr me shku deri n\u00eb Berish\u00eb, n\u00eb nj\u00eb vend m\u00eb t\u00eb sigurt. Edhe pse, edhe atje kemi pas tep\u00ebr shum\u00eb bombradime, na rrethuan n\u00eb kat\u00ebr an\u00ebt ushtria serbe. P\u00ebrs\u00ebri bomba, p\u00ebrs\u00ebri njer\u00ebz t\u00eb plagosur, p\u00ebrs\u00ebri dometh\u00ebn\u00eb, djegie t\u00eb sht\u00ebpiave. Na larguan prej atyre sht\u00ebpiave. Dol\u00ebm krejt komplet n\u00eb bjeshk\u00eb. N\u00eb bjeshk\u00eb ke nj\u00eb jet\u00eb tjet\u00ebr p\u00ebr neve se na s\u2019jemi pas m\u00ebsu me jetu shum\u00eb bjeshk\u00eb. Edhe mandej, u dasht\u00eb me u sistemu, me e bo nj\u00eb tend\u00eb. Me k\u00ebrku ushqim se s\u2019kishim ushqim. Me dal axha im n\u00eb tre-kat\u00ebr katunde me gjet pak miell. Me kursy ata miell, me h\u00ebng\u00ebr ma pak se sa q\u00eb mundeshim me h\u00ebng\u00ebr. Edhe atje u kan\u00eb nj\u00eb tortur\u00eb deri n\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb luft\u00ebs na ka ra me nejt. Por, bajagi u kan\u00eb v\u00ebshtir\u00eb k\u00ebshtu q\u00eb, mbijetesa… Ka pas shum\u00eb momente t\u00eb v\u00ebshtira po, se di u kan\u00eb kjo solidariteti. Kjo empatia me nj\u00ebri tjetrin, dashnia q\u00eb e kemi pas edhe forca q\u00eb e kemi gjet p\u00ebr me mund me u largu edhe mos me pa di\u00e7ka hala m\u00eb t\u00eb tmerrshme. Sepse njer\u00ebzit kan\u00eb vuajt edhe na personalisht kena vuajt por, nuk jan\u00eb kan\u00eb… dometh\u00ebn\u00eb, u kan\u00eb komplet ankth edhe stres edhe rrezik. Dometh\u00ebn\u00eb, se ke dit\u00eb kurr\u00eb \u00e7ka t\u00eb pret brenda nat\u00ebs ose brenda dit\u00ebs ose… Gjithmon\u00eb e ke m\u00ebndu q\u00eb sot, nes\u00ebr edhe ki me vdek\u00eb. Ve\u00e7 ideja q\u00eb je n\u00eb luft\u00eb edhe s\u2019ke mund me l\u00ebviz\u00eb kurrkund. Gjithmon\u00eb kemi m\u00ebndu q\u00eb po e shohim nj\u00ebri tjetrin p\u00ebr her\u00eb t\u00eb fundit, ose kur kemi kan\u00eb shum\u00eb af\u00ebr me ushtar\u00eb serb, gjithmon\u00eb jemi kan\u00eb t\u00eb rrezikuar, apo t\u00eb mbyt tash, apo t\u00eb mbyt tash. K\u00ebshtu q\u00eb, p\u00ebrnime qajo krejt na ka l\u00ebn\u00eb pasoja edhe tash kur e kujton a e din prej nj\u00eb perspektive tjet\u00ebr thu, qysh kemi mund edhe me mbijetu edhe psiqikisht. Sepse nganj\u00ebher\u00eb, ve\u00e7 ideja q\u00eb jan\u00eb serb, agresor\u00eb, t\u00eb terrorizojke psiqikisht.
\nIntervistuesja: Dometh\u00ebn\u00eb, ju jeni kan\u00eb n\u00eb Berish\u00eb derisa ka p\u00ebrfundu lufta. Mandej, jeni kthy prap\u00eb n\u00eb fshatin e juaj, po supozoj?
\nMerita Shala: Kur p\u00ebrfundoj lufta, na jena kan\u00eb t\u00eb vendosur n\u00eb Lladrovc te daj\u00ebt e gjyshit. Kur kemi shku atje, atje ka pas sht\u00ebpija e mir\u00eb e madhe, ushtar\u00eb shum\u00eb. Menduam q\u00eb dol\u00ebm n\u00eb Xhenet. Bile thoshim qashtu erdh\u00ebm a e din n\u00eb Xhenet. K\u00ebtu \u00ebsht\u00eb shp\u00ebtimi a e din s\u2019na gjen k\u00ebrkush se Malet e Berish\u00ebs u konsiderojshin m\u00eb t\u00eb sigurta edhe na: uaa! A e din, goxha nj\u00ebfar\u00eb llufti sigurie mandej, kishim \u00e7ka me h\u00ebng\u00ebr. T\u00ebr\u00eb koh\u00ebn kemi pas mish e sende. Gj\u00eb q\u00eb vuajshim k\u00ebndej edhe nuk zgjati shum\u00eb, sepse ushtria ve\u00e7 filluan me targetu, sepse ka pas tep\u00ebr shum\u00eb njer\u00ebz q\u00eb jan\u00eb strehu n\u00eb Berish\u00eb, ekstrem shum\u00eb. Nuk e di a kan\u00eb statistika por, e di q\u00eb ka fotografi edhe ka njer\u00ebz t\u00eb katundeve p\u00ebrreth q\u00eb jan\u00eb strehu n\u00eb Bjeshk\u00ebt e Berish\u00ebs. Edhe e di q\u00eb nj\u00eb nat\u00eb na ka gju NATO-ja gabimisht supozoj, edhe e di q\u00eb jemi kan\u00eb flejt. Dometh\u00ebn\u00eb, krejt xhamat e sht\u00ebpis\u00eb jan\u00eb thy. Krisma u kan\u00eb aq e madhe sa q\u00eb vesh\u00ebt na u ka shurdhu. Edhe na kemi ec\u00eb n\u00ebp\u00ebr xhama edhe me dal jasht\u00eb. Se na menduam q\u00eb serb\u00ebt. Edhe e di q\u00eb bab\u00ebgjyshi im edhe gjyshja edhe krejt k\u00ebta, tu u bo bashk\u00eb edhe tu prit \u00e7ka po ndodh\u00eb. Edhe n\u00eb nd\u00ebrkoh\u00eb NATO-ja e ka… Na nuk e dishim as \u00e7ka \u00ebsht\u00eb nj\u00eb drit\u00eb ndri\u00e7uese. Edhe na ve\u00e7 u shtr\u00ebngoshim kur po na mbysin, kur po na mbysin. Por, se kemi pas dijenin\u00eb q\u00eb jan\u00eb prej NATO-s. Edhe direktivat ndoshta t\u00eb NATO-s jan\u00eb kan\u00eb gabimisht edhe na e kemi p\u00ebsu. Por, p\u00ebr fat dometh\u00ebn\u00eb, nuk ka pas njer\u00ebz t\u00eb vdekur. Jan\u00eb kan\u00eb dy brega q\u00eb ato predha q\u00eb kan\u00eb ra krejt u kan\u00eb gropa e madhe. N\u00eb nd\u00ebrkoh\u00eb, ka pas asi raketa hedh\u00ebs t\u00eb vogla q\u00eb nuk kan\u00eb shp\u00ebrthy edhe sa ironike \u00ebsht\u00eb edhe sa s\u2019kemi qen\u00eb n\u00eb dijeni q\u00eb ato mundem me qen\u00eb rrezik tep\u00ebr i madh p\u00ebr njer\u00ebzit t\u00eb cil\u00ebt jan\u00eb aty edhe i prekin. E di q\u00eb na i pat\u00ebm marr\u00eb do me vete, i prekshim. Dikush edhe ka lujt me to pa dijeni, sa q\u00eb dikush i af\u00ebrt i familjes time, t\u00eb hall\u00ebs tem kur e ka pas me vete edhe n\u00eb momentin q\u00eb u \u00e7liru Kosova. Edhe NATO-ja, kur na ka marr\u00eb ushtria e NATO-s\u00eb neve, edhe kur ja kan\u00eb pa, a beson e pat\u00ebn bo shum\u00eb alarm edhe e pat\u00ebn lokalizu vendin: shp\u00ebrthim, shp\u00ebrthim, na tu mos dit\u00eb \u00e7ka. Dometh\u00ebn\u00eb, un\u00eb mendoj q\u00eb u kan\u00eb nj\u00eb fat prej Zotit q\u00eb na shp\u00ebtu edhe n\u00eb munges\u00eb t\u00eb dijes son\u00eb q\u00eb p\u00ebr shembull, me lujt me objekte t\u00eb rrezikshme, pa dit\u00eb q\u00eb munden me kan\u00eb k\u00ebrc\u00ebnim p\u00ebr jet\u00ebn ton\u00eb. Edhe na tani pas dy, tri dite mendoj, q\u00eb erdh\u00ebn poli…. dometh\u00ebn\u00eb, ushtria serbe u afruan af\u00ebr fshatit edhe na u dasht\u00eb me u largu. Edhe kur jemi largu, jemi largu si papritmas, s\u2019kemi pas shum\u00eb sende ushqimore, as veshmbathje me vete se nuk e kemi m\u00ebndu q\u00eb na gjejn\u00eb edhe n\u00eb Lladrovc. Edhe e di q\u00eb un\u00eb e n\u00ebna, dikush tjet\u00ebr \u00e7ika e axh\u00ebs time, v\u00ebllai im jemi kthy me marr sende. Dhe n\u00eb momentin… n\u00eb m\u00ebngjes, kur jemi kthy me marr\u00eb p\u00ebr shembull, shporetin p\u00ebr me bo buk\u00ebn edhe do sende ata serb\u00ebt ve\u00e7 ishin kan\u00eb n\u00eb fshat. Edhe tep\u00ebr shum\u00eb af\u00ebr ishin kan\u00eb, sa q\u00eb neve na kan\u00eb ndij\u00eb tu l\u00ebviz\u00eb edhe ja kan\u00eb nis me gjuajt, me gjuajt. A beson krejt u pat shpu ky traktori me ato mbajt\u00ebset edhe shporeti aq shum\u00eb q\u00eb na kan\u00eb gjuajt edhe na fatbardh\u00ebsisht shp\u00ebtuam krejt. Edhe u vendos\u00ebm n\u00eb bjeshk\u00eb. K\u00ebshtu q\u00eb, n\u00eb bjeshk\u00eb vazhdimisht edhe e dishim kur \u00ebsht\u00eb koha kur vin\u00eb, nd\u00ebrrohen. Kur b\u00ebjn\u00eb bombardime t\u00ebr\u00eb koh\u00ebn, edhe n\u00eb bjeshk\u00eb qashtu u kan\u00eb dometh\u00ebn\u00eb, kah fundi kjo pjesa m\u00eb e frikshme. Ajo fillimi dhe fundi i kujtimeve q\u00eb un\u00eb i kam. Aq shum\u00eb kan\u00eb gjuajt n\u00eb bjeshk\u00eb sa q\u00eb u plagosshin njer\u00ebzit, b\u00ebrtitshin f\u00ebmija. Na jemi kan\u00eb af\u00ebr p\u00ebrroit t\u00eb that\u00eb, e kujtoj edhe kur pritshim me marr\u00eb ujin, gjithmon\u00eb n\u00ebna edhe t\u00eb tjer\u00ebt me k\u00ebt\u00eb frik\u00ebn edhe dikush me neve q\u00eb, n\u00ebse ndodh\u00eb di\u00e7ka shtriju, a e din t\u00ebr\u00eb koh\u00ebn e kemi pas q\u00eb ve\u00e7 shtrihu n\u00eb tok\u00eb. Edhe un\u00eb me motr\u00ebn time kah fundi e pat\u00ebm bo krejt rrethi qeshtu rr\u00ebkeja u kan\u00eb, na e pat\u00ebm bo nj\u00eb vend krejt si grop\u00eb a e din tu m\u00ebndu q\u00eb aty mundemi me shp\u00ebtu. Edhe si trupin ton\u00eb krejt e pat\u00ebm gdhend. Q\u00eb n\u00eb momentin q\u00eb bike ndonj\u00eb di\u00e7ka na shkonim aty. Edhe un\u00eb e di q\u00eb aty u kan\u00eb tmerri m\u00eb i madh q\u00eb kena p\u00ebrjetu se jemi kan\u00eb t\u00eb rrezikuar prej bombardimeve t\u00eb shumta. Jemi kan\u00eb t\u00eb rrezikuar n\u00eb munges\u00eb t\u00eb ushqimit edhe jena kan\u00eb t\u00eb rrezikuar n\u00eb kat\u00ebr an\u00ebt. Edhe mos me pas p\u00ebrfundu lufta edhe tri-kat\u00ebr dit\u00eb me pas ndenjt\u00eb aty na ndoshta buke s\u2019kishim pas me h\u00ebng\u00ebr, ose me pas vazhdu me ato granatime aq t\u00eb ashpra. Njer\u00ebzit ve\u00e7, ve\u00e7… s\u2019ka pas mjek q\u00eb me i trajtu, nuk ka pas medikamente, nuk ka ushqim. Edhe k\u00ebrc\u00ebnimi m\u00eb i madh q\u00eb iu ka bo, plus num\u00ebr i madh i njer\u00ebzve dometh\u00ebn\u00eb, u kan\u00eb q\u00eb m\u00eb s\u2019ke pas, nuk ke dit\u00eb as kah me shku, se n\u00eb krejt pjes\u00ebt je i rrethakuar. Po shyqyr, lufta tani p\u00ebrfundoj edhe mandej, mezi pritshim me u kthy n\u00eb sht\u00ebpi. E di q\u00eb derisa zbritshin posht\u00eb njer\u00ebzit, na me gj\u00ebsende n\u00eb at\u00eb prekolic\u00ebn e traktorit edhe krejt mi sende ashtu si f\u00ebmij\u00eb t\u00eb lumtur. U kry, liria erdh. Kur i pat\u00ebm pa ushtar\u00ebt e NATO-s\u00eb u kan\u00eb momenti m\u00eb i g\u00ebzuesh\u00ebm n\u00eb jet\u00eb edhe tu u p\u00ebrqafu edhe tu b\u00ebrtit edhe tu u k\u00ebnaq\u00eb. Por, tani kur erdh\u00ebm n\u00eb sht\u00ebpi normalisht, nuk u kan\u00eb nj\u00eb vend i sigurt. Ka pas shum\u00eb shiri… jan\u00eb kan\u00eb serb\u00ebt e p\u00ebrq\u00ebndrum n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb ton\u00eb. K\u00ebshtu q\u00eb, ka pas shum\u00eb shiringa, injeksione, droga q\u00eb i kan\u00eb p\u00ebrdor\u00eb ata e i kan\u00eb gjuajt. Edhe na si f\u00ebmij\u00eb u mundoshim me e pastru sht\u00ebpin\u00eb ton\u00eb pa hy dikush ndoshta edhe me k\u00ebqyr\u00eb se mos ka mina apo mos t\u00eb rrezikohet jeta e dikujt, mos po shp\u00ebrthen di\u00e7ka. Po, ve\u00e7 ideja q\u00eb u kry lufta edhe tash je n\u00eb sht\u00ebpi t\u00ebnde. Asnj\u00ebher\u00eb, nuk i kena m\u00ebndu k\u00ebto rreziqet e mundshme q\u00eb mundemi me i pas pavar\u00ebsisht asaj. Sepse ka pas shum\u00eb vende t\u00eb tjera, ndoshta edhe n\u00eb fshat temin ose edhe n\u00eb vende t\u00eb tjera ku njer\u00ebzit p\u00ebr shembull kan\u00eb ra n\u00eb mina si pasoj\u00eb q\u00eb njer\u00ebzit e tjer\u00eb nuk kan\u00eb kontrollu m\u00eb s\u00eb pari vendin p\u00ebr me mund me kan\u00eb i qassh\u00ebm edhe p\u00ebr t\u00eb tjer\u00ebt.
\nIntervistuesja: Po sht\u00ebpia nuk \u00ebsht\u00eb djeg\u00eb?
\nMerita Shala: Jo, po komplet. Sht\u00ebpia, oda krejt dometh\u00ebn\u00eb, komplet. Edhe bile, bile te… hala e kemi pas deri von\u00eb t\u00eb shkruar te kjo pjesa e murit n\u00eb oborr \u201cdoktor\u201d. Se sht\u00ebpia e doktorit, axha im i zhdukur k\u00ebshtu q\u00eb, e kishin pas shkruajt. Tash ku e kan\u00eb dit\u00eb nuk e di, a kan\u00eb gjet di\u00e7ka q\u00eb e kan\u00eb dit\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb doktor por, po. Jan\u00eb djeg\u00eb krejt sendet, kujtimet, foto, libra. Librat e axh\u00ebs tim q\u00eb u kan\u00eb gjith\u00e7ka tjet\u00ebr. Bile kat\u00ebr mij\u00eb kilogram miell jan\u00eb kan\u00eb n\u00eb sht\u00ebpi, se bab\u00ebgjyshi im gjith\u00eb… na kemi mbajt edhe refugjat\u00eb dhe gjithmon\u00eb u kan\u00eb… u tut q\u00eb kena me mund me mbet pa buk\u00eb. Po, na ato nuk kena mund me i bart\u00eb me vete se edhe shum\u00eb miell 100-200 kilogram, se ku tjer\u00ebt me hyp… me mund me l\u00ebviz\u00eb n\u00eb vendin tjet\u00ebr. K\u00ebshtu q\u00eb po, sht\u00ebpia edhe gjith\u00e7ka tjet\u00ebr.
\nIntervistuesja: Qysh e mban\u00eb mend fshatin n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, jo ve\u00e7 sht\u00ebpin\u00eb e juaj? Qysh \u00ebsht\u00eb duk? Bari? A ka pas kafsh\u00eb?
\nMerita Shala: Kafsh\u00eb t\u00eb ngordhura edhe n\u00eb oborr timin sa q\u00eb era t\u00eb mbytke. Bari, sht\u00ebpia t\u00eb djegura, era tym. Te na bile, na kur jena shku hala ish kan\u00eb tu u djeg\u00eb edhe mielli. Ka marr\u00eb koh\u00eb ndoshta ata m\u00eb shum\u00eb. S\u2019po di, zymt\u00ebsi, njer\u00ebz t\u00eb d\u00ebshp\u00ebruar, njer\u00ebz t\u00eb nxir\u00eb n\u00eb fytyr\u00eb, njer\u00ebz t\u00eb lodh\u00ebt fizikisht, shpirtnisht. Sepse njer\u00ebzit kan\u00eb vuajt ndoshta edhe p\u00ebr ushqim. Nuk kan\u00eb pas mund\u00ebsi me mbijetu edhe me pas luksin ndoshta. Edhe un\u00eb thash\u00eb edhe m\u00eb her\u00ebt na u dashke me marr\u00eb me uj\u00eb t\u00eb turshiave me h\u00ebng\u00ebr buk\u00eb. K\u00ebshtu q\u00eb, prej nj\u00eb fshati q\u00eb ka pas gjall\u00ebri, komplet nj\u00eb fshat i shkat\u00ebrruar. Komplet fshati i jon\u00eb, nuk e di a ka shp\u00ebtu ndonj\u00eb sht\u00ebpi a jo. Komplet u kan\u00eb i djegur. Nuk ka pas cep… shkolla e djegur, s\u2019ka pas vend, cep pa u djeg. Dometh\u00ebn\u00eb, u kan\u00eb nj\u00eb imazh q\u00eb nganj\u00ebher\u00eb them nuk kemi pas mund\u00ebsi ndoshta me fotografu por, tash kur e shoh luft\u00ebn ne Ukrain\u00eb ma ngjall\u00eb at\u00eb imazhin e rrug\u00ebve me gj\u00ebsende, bandera t\u00eb kallt t\u00eb rrym\u00ebs, me traktora, me vetura. Nj\u00eb kombi q\u00eb e kemi pas na qashtu t\u00eb djegt\u00eb. Kjo u kan\u00eb ai imazhi q\u00eb na e shohim tash edhe n\u00eb vendet t\u00eb tjera, k\u00ebshtu sht\u00ebpi komplet t\u00eb shkat\u00ebrruara edhe t\u00eb djegura.
\nIntervistuesja: Faleminderit shum\u00eb Merit\u00eb.[\/vc_column_text][\/vc_column][\/vc_row]<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"[vc_row][vc_column][vc_column_text][\/vc_column_text][\/vc_column][\/vc_row][vc_row][vc_column][vc_column_text]Intervistuesja: P\u00ebrsh\u00ebndetje Merit\u00eb. Merita Shala: \u00c7\u2019kemi. Intervistuesja: Po ja nisim pra prej kur u p\u00ebrkeq\u00ebsu situata? Ku je kan\u00eb? Sa vjet? \u00c7ka mban mend prej asaj periudhe? \u00c7ka t\u00eb ka prek m\u00eb s\u00eb shumti? Merita Shala: Fillimi i luft\u00ebs p\u00ebr mu ka qen\u00eb… ve\u00e7 ideja q\u00eb \u00ebsht\u00eb luft\u00eb tmerri m\u00eb i madh q\u00eb kam mund […]<\/p>\n","protected":false},"author":3,"featured_media":1003,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[22],"tags":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/museumofrefugees-ks.org\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1834"}],"collection":[{"href":"https:\/\/museumofrefugees-ks.org\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/museumofrefugees-ks.org\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/museumofrefugees-ks.org\/wp-json\/wp\/v2\/users\/3"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/museumofrefugees-ks.org\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=1834"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/museumofrefugees-ks.org\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1834\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":1835,"href":"https:\/\/museumofrefugees-ks.org\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1834\/revisions\/1835"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/museumofrefugees-ks.org\/wp-json\/wp\/v2\/media\/1003"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/museumofrefugees-ks.org\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=1834"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/museumofrefugees-ks.org\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=1834"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/museumofrefugees-ks.org\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=1834"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}