{"id":1795,"date":"2023-01-30T20:37:30","date_gmt":"2023-01-30T20:37:30","guid":{"rendered":"https:\/\/museumofrefugees-ks.org\/?p=1795"},"modified":"2023-02-24T07:43:04","modified_gmt":"2023-02-24T07:43:04","slug":"anonim-5-2","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/museumofrefugees-ks.org\/anonim-5-2\/","title":{"rendered":"Anonim"},"content":{"rendered":"

[vc_row][vc_column][vc_column_text]<\/p>\n\n

[\/vc_column_text][\/vc_column][\/vc_row][vc_row][vc_column][vc_column_text]Intervistuesja: P\u00ebrsh\u00ebndetje. Falemnderit shum\u00eb q\u00eb po ma kallxon sot storjen tonde t\u00eb luft\u00ebs. A po ja nisim pak me prej kah je, me kon je kan\u00eb gjat\u00eb koh\u00ebs t\u00eb luft\u00ebs, prej cilit qytet edhe qysh e man n\u00eb mend qt fillimin e p\u00ebrkeq\u00ebsimit t\u00eb situat\u00ebs.
\nAnonim 5: Un\u00eb gjat\u00eb koh\u00ebs t\u00eb luft\u00ebs n\u00eb Kosov\u00eb kom qen\u00eb n\u00eb qytetin e Pej\u00ebs s\u00eb bashku me familjen teme prej 5 an\u00ebtar\u00ebve; prind, dy motrat ma t\u00eb mdhaja edhe un\u00eb \u2013 gjith\u00ebsej 5 an\u00ebtar\u00eb. Edhe, m\u00eb kujtohet sekuenca-sekuenca. Jom kan\u00eb 4 vje\u00e7ar gjat\u00eb periudh\u00ebs t\u00eb luft\u00ebs. M\u00eb kujtohet ni vit ka qen\u00eb paraprakisht muj me than\u00eb gushti ose shtatori e m\u00eb kujtohet q\u00eb n\u00eb oborr e kena pas\u00eb bazenin na fmit\u00eb q\u00eb jena la aty. Edhe kur u lajshim era i prujke ato shk\u00ebndijat e t\u00eb sendeve t\u00eb djegne n\u00eb oborrin ton\u00eb edhe kur u \u00e7ojshim n\u00eb m\u00ebngjes gjithmon\u00eb ka pas\u00eb si ni shtres\u00eb e hirit. Edhe m\u00eb kujtohet prind edhe k\u00ebta ma t\u00eb rriturit q\u00eb thojshin Loxha po djeget. Dmth Loxha \u00ebsht\u00eb ni fshat af\u00ebr Pej\u00ebs. Dmth ve\u00e7 ja kishin fillu q\u00eb fshatrat p\u00ebrreth Pej\u00ebs me u djeg\u00eb. Po gjithmon\u00eb me at\u00eb mendimin q\u00eb n\u00eb qytet nuk kan\u00eb me bo di\u00e7ka, nuk kan\u00eb me ardh\u00eb n\u00eb qytet edhe qeshtu ngjarja ve\u00e7 filloj edhe situata ve\u00e7 me u p\u00ebrkeq\u00ebsu edhe na, un\u00eb me prind\u00ebrit e mi edhe me motrat, kena mbet\u00eb n\u00eb luft\u00eb. Dmth e kena p\u00ebrjetu luft\u00ebn gjith\u00ebsej 54 dit\u00eb. Dmth kemi qen\u00eb n\u00eb luft\u00eb. Situata u bo q\u00eb njer\u00ebzit, kojshit\u00eb fillun me ik\u00eb edhe n\u00eb ni panik\u00eb gjithmon\u00eb me shpres\u00ebn q\u00eb po qet\u00ebsohet, po qet\u00ebsohet, edhe qeshtu p\u00ebrfundoj situata q\u00eb na me mbet\u00eb n\u00eb Pej\u00eb. Prind e mi kan\u00eb pa shum\u00eb sende po un\u00eb gjithmon\u00eb si t\u00eb ja di k\u00ebndveshtrimin f\u00ebmis\u00eb gjithmon\u00eb se kom dit\u00eb \u00e7ka \u00ebsht\u00eb tu ndodh\u00eb. P\u00ebr shembull pse shpija ngjitun neve e kojshive \u00ebsht\u00eb tu u djeg\u00eb. A po e din jon\u00eb kan\u00eb do sende q\u00eb tash kur i kujtoj thom prind e mi n\u00eb \u00e7far\u00eb situate kan\u00eb kalu, n\u00eb \u00e7far\u00eb gjendje emcionale kan\u00eb kalu q\u00eb gjithmon\u00eb me jetu me at\u00eb rrezikun q\u00eb n\u00eb \u00e7do moment mundet ndonj\u00eb militant serb i ushtris\u00eb me ardh\u00eb edhe me na bo \u00e7ka \u00ebsht\u00eb ma e keqja.
\nIntervistuesja: E p\u00ebrmende pak edhe k\u00ebt\u00eb pasigurin\u00eb n\u00eb ushqim para se me vendos\u00eb me ik\u00eb. A mundesh pak me e rikujtu qat pejs\u00ebn t\u00eb ushqimit edhe sa keni pas\u00eb mund\u00ebsi gjat\u00eb qasaj kohe t\u00eb bombardimeve t\u00eb NATO-s.
\nAnonim 5: Fatmir\u00ebsisht babi jem e ka pas\u00eb ni lloj dyqani n\u00eb oborrin e shpis\u00eb \u2013 ka qen\u00eb marketi i lagjes. Dmth ushqimin nuk e kena pas\u00eb problem p\u00ebr at\u00eb koh\u00eb, deri kah periudha e fundit kur fillun edhe militant\u00ebt serb\u00eb me hi n\u00ebp\u00ebr shpija edhe me marr\u00eb sende. Edhe m\u00eb kujtohet q\u00eb pat\u00ebn ardh\u00eb me ni xhip t\u00eb madh edhe e pat\u00ebn marr\u00eb shumic\u00ebn e land\u00ebve ushqimore i pat\u00ebn marr\u00eb edhe na pat\u00ebn lan\u00eb neve shum\u00eb pak. E qat\u00ebher\u00eb u kan\u00eb ma vshtir\u00eb. Po gjat\u00eb qasaj periudhe dmth vet\u00ebm na jena kan\u00eb n\u00eb lagje q\u00eb kena mbet\u00eb vet\u00eb edhe tash a din ajo pasiguria p\u00ebr me dal\u00eb dmth vet\u00ebm n\u00eb m\u00ebngjes prind e ti q\u00eb kan\u00eb mujt me dal\u00eb me marr\u00eb sende elementare edhe me u kthy se edhe pjesa e lumit andena kah korza e Pejes, dmth ajo u kan\u00eb e banume edhe prej serb\u00ebve. Ka pas\u00eb dmth serb\u00eb q\u00eb kan\u00eb ndejt aty gjat\u00eb koh\u00ebs t\u00eb luft\u00ebs q\u00eb ata nuk jan\u00eb ngacmu po vet\u00ebm shqiptar\u00ebt jon\u00eb kan\u00eb ata q\u00eb jon\u00eb tut p\u00ebr jet\u00ebn e tyne. E m\u00eb kujtohet qekjo edhe kena fillu me nd\u00ebgju cilat familje kan\u00eb mbet\u00eb n\u00eb lagj\u00ebn e Kapeshnic\u00ebs n\u00eb Pej\u00eb ku aty e kom shpin\u00eb. Aty tani babi i pat\u00eb taku dy shok\u00eb q\u00eb kan\u00eb mbet\u00eb edhe ata si na, edhe ata i kena strehu na n\u00eb shpi. Po ata kan\u00eb qen\u00eb persona q\u00eb kan\u00eb pas\u00eb kontakte edhe jon\u00eb kan\u00eb t\u00eb njoftun n\u00eb Pej\u00eb, dmth me punat e tyne q\u00eb i kan\u00eb bo jon\u00eb kan\u00eb n\u00eb pozita q\u00eb ngrituna me than\u00eb. Edhe ata kur kan\u00eb taku shum\u00eb her\u00eb n\u00ebp\u00ebr qytet persona q\u00eb ndoshta kan\u00eb punu bashk\u00eb, koleg\u00eb, po q\u00eb jon\u00eb kan\u00eb me nacionalitetin serb\u00eb, e ata tani ju kan\u00eb jep\u00eb informata shtes\u00eb atyne p\u00ebr sigurin\u00eb ton\u00eb. Edhe kur pat\u00ebm arrit\u00eb n\u00eb fund me u largu na prej Peje, 24 or\u00eb m\u00eb her\u00ebt jon\u00eb taku me ish koleg\u00ebt e tyre edhe ata jau kan\u00eb bo q\u00eb duheni me u largu se jon\u00eb tu ardh\u00eb, me n\u00ebnkuptimin q\u00eb n\u00ebse nuk largoheni ma e keqja mundet me ju ndodh\u00eb. Edhe k\u00ebshtu p\u00ebr fat dmth na 24 or\u00eb m\u00eb her\u00ebt jena largu e tani kur jena kthy prej Ulqinit, prej Malit t\u00eb Zi, shpija ka qen\u00eb e kallne, kena gjet\u00eb pluma n\u00eb oborr q\u00eb jon\u00eb kan\u00eb t\u00eb shp\u00ebrndan\u00eb, ni qeshtu…
\nIntervistuesja: Para se me kalu te tamon largimi prej Kosov\u00ebs, e p\u00ebrmende ni sekuenc\u00eb n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn ni paramilitar ka hi n\u00eb oborr t\u00eb juj. A munesh me e rikujtu edhe niher\u00eb qat sekuenc\u00eb.
\nAnonim 5: Un\u00eb si f\u00ebmi, edhe akoma vazhdoj me qen\u00eb ni… i dashuroj kafsh\u00ebt. Edhe gjat\u00eb koh\u00ebs t\u00eb luft\u00ebs mungesa e ushqimeve edhe k\u00ebshtu edhe macat e rrug\u00ebve fillun me u afru shum\u00eb n\u00eb shpi se na kishim ushqim, na ju qitshim, edhe numri u kan\u00eb i madh i macave edhe un\u00eb shum\u00eb kom lujt. Un\u00eb luft\u00ebn \u00e7ka e kujtoj e kujtoj ve\u00e7 me maca tu lujt. Edhe m\u00eb kujtohet jena kan\u00eb tu hang\u00ebr drek\u00eb edhe jena kan\u00eb dmth n\u00eb sallon edhe e kena nd\u00ebgju ni zhurm\u00eb di\u00e7ka si di\u00e7ka me ra prej murit. Edhe un\u00eb me mendimin tem q\u00eb njana prej macave u ardh\u00eb edhe me shku me lujt edhe kom dal\u00eb edhe gjithmon\u00eb tu e ndi zanin e nan\u00ebs \u201ckthehu, kthehu, kthehu\u201d. Po tu b\u00ebrtit\u00eb po tu p\u00ebshp\u00ebrit\u00eb. At\u00eb zanin me panik\u00eb edhe un\u00eb kom vrapu edhe jom shku mbas shpis\u00eb edhe nuk e kom pa mac\u00ebn ve\u00e7 e kom pa ni njeri, ni ushtar, ni militant serb, i cili…n\u00eb qato \u00e7aste un\u00eb dmth jom shtang\u00eb edhe ai m\u00eb ka kap\u00eb mu me dy dur po m\u00eb ka kthy dmth shpinda ime u kan\u00eb n\u00eb barkun e tina edhe un\u00eb nuk e kom pa ai \u00e7ka ka bo mbrapa meje. Po ai me qysh e shpjegojn\u00eb prind ai mu ma ka drejtu revol\u00ebn n\u00eb kok\u00eb. Edhe kur jon\u00eb ardh\u00eb prind e mi dmth nana edhe babi meniher\u00eb jon\u00eb ardh\u00eb mas meje e kan\u00eb pa qat gjendje edhe kan\u00eb fillu me fol n\u00eb gjuh\u00ebn serbe, me i shpjegu ushtarit q\u00eb un\u00eb dmth jena vet\u00ebm familja jon\u00eb, nuk p\u00ebrmbajm\u00eb rrezik edhe ai gjat\u00eb gjith\u00eb koh\u00eb m\u00eb ka mbajt\u00eb mu derisa jena dal\u00eb te dera e oborrit n\u00eb qytet edhe kur e ka pa q\u00eb… e ka \u00e7el\u00eb deren e oborrit edhe ka dal\u00eb jasht\u00eb edhe m\u00eb ka liru mu. Edhe un\u00eb n\u00eb qato \u00e7aste e mbaj n\u00eb mend nana ka ra n\u00eb dy gjuj\u00eb edhe me d\u00ebnesje ka fillu me kajt\u00eb edhe un\u00eb kom nga edhe jom shku te babi. Edhe babi m\u00eb ka kap\u00eb edhe qaty e kom pa q\u00eb ai nuk ka qen\u00eb vet\u00eb po u kan\u00eb ni kombi i madh me ushtar\u00eb q\u00eb kan\u00eb hy n\u00ebp\u00ebr shpija. Nuk e di p\u00ebr \u00e7far\u00eb arsye, po m\u00eb doket p\u00ebr me marr\u00eb sende p\u00ebr me marr\u00eb municione ata p\u00ebr veti e gjana ushqimore, edhe qeshtu. Qajo m\u00eb kujtohet shum\u00eb edhe q\u00eb hala prind e mi e p\u00ebrmendin. Ka pas\u00eb shum\u00eb raste q\u00eb na kan\u00eb ardh\u00eb qeshtu komandantat e ushtris\u00eb serbe n\u00eb shpi q\u00eb ja kan\u00eb bo babit pse jeni k\u00ebtu, pse s\u2019po largoheni. Dmth gjithmon\u00eb kan\u00eb qen\u00eb sende q\u00eb p\u00ebr shembull kur prind e mi jon\u00eb shku me ble di\u00e7ka n\u00eb qytet q\u00eb u dasht me u largu prej lagjes, dmth gjat\u00eb qatyne udh\u00ebtimeve kan\u00eb pa shum\u00eb njolla me gjak. Dmth u kan\u00eb ajo, u ndi ajo situata q\u00eb njer\u00ebzit jon\u00eb tu u vra prej serb\u00ebve, prej ushtris\u00eb serbe edhe qeshtu.
\nIntervistuesja: A mundesh me m\u00eb tregu qysh ka shku rruga p\u00ebr Mal t\u00eb Zi edhe Ulqin ku keni p\u00ebrfundu si refugjat\u00eb masi e keni marr\u00eb informat\u00ebn q\u00eb duheni me u largu brenda 24 or\u00ebve?
\nAnonim 5: At\u00ebher\u00eb, vet\u00ebm dmth na … muj me than\u00eb njo 5 shpija ma anej se shpis\u00eb ton\u00eb u kan\u00eb edhe ni familje q\u00eb kan\u00eb mbet\u00eb si na. E ata dmth gjat\u00eb gjith\u00eb koh\u00ebs kena pas\u00eb kontakt me ato familje dmth ushqimin q\u00eb e kena pas\u00eb na e kena nda me ta. Ata e kan\u00eb pas\u00eb si ni miniferm\u00eb me pula e na kan\u00eb siguru mishin e pules edhe vez\u00ebt e pulave. Edhe gjithmon\u00eb jena kena pas\u00eb kontakte me ta n\u00ebp\u00ebrmjet kojshive tu u kap\u00ebrcy muret e sende. Edhe ata kan\u00eb pas\u00eb… vajzat e tyne kan\u00eb qen\u00eb mbi mosh\u00ebn 18 vje\u00e7are edhe ato vajza vet\u00ebm nat\u00ebn i kan\u00eb lan\u00eb me dal\u00eb n\u00ebp\u00ebr oborr. Dmth ato gjat\u00eb dit\u00ebs gjithmon\u00eb jon\u00eb kan\u00eb t\u00eb izolume n\u00eb bodrum, t\u00eb mshefne n\u00ebp\u00ebr dollapa, n\u00ebp\u00ebr ormane t\u00eb shpis\u00eb q\u00eb gjithmon\u00eb jon\u00eb tut\u00eb q\u00eb mos po vijn\u00eb militant serb\u00eb edhe po i marrin ose po i dhunojn\u00eb. Edhe dmth bashkarsisht me ta i pat\u00ebm nxjerr\u00eb biletat se e mor\u00ebm lajmin q\u00eb duhet na me i largu se jon\u00eb tu ardh\u00eb. Po, edhe kur jena nis\u00eb m\u00eb kujtohet q\u00eb te kufiri kan\u00eb hi ushtria serbe edhe i kan\u00eb nxjerr\u00eb krejt burrat jasht\u00eb autobusit edhe i kan\u00eb mshef\u00eb e i kan\u00eb pshtet\u00eb p\u00ebr autobusi. Jau kan\u00eb hap\u00eb kamt edhe jon\u00eb kan\u00eb t\u00eb armatosun edhe e di q\u00eb ni koh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb kan\u00eb mbet\u00eb qaty edhe gjithmon\u00eb me at\u00eb a po i l\u00ebshojn\u00eb apo nuk po i l\u00ebshojn\u00eb. Po n\u00eb fund i kan\u00eb l\u00ebshu. Edhe un\u00eb jom kan\u00eb n\u00eb preh\u00ebrin e nan\u00ebs edhe nana ja ka fillu me kajt. Edhe ve\u00e7 mu ka kthy mu edhe ma ka bo bonja me dor\u00eb ushtarit jasht\u00eb. Qetash kur e analizoj e kuptoj q\u00eb qaj gjesti jem q\u00eb e kom bo me dor\u00eb e ka zbut\u00eb goxha shum\u00eb situat\u00ebn se ai ushtari ka fillu me kesh edhe na jena nis\u00eb me autobus edhe kena vazhdu n\u00eb Malin e Zi ku kena p\u00ebrfundi n\u00eb Ulqin.
\nIntervistuesja: Ku kenni nejt fillimisht?
\nAnonim 5: Fillimisht jena kan\u00eb t\u00eb strehum n\u00ebp\u00ebr shatora dmth n\u00ebp\u00ebr kampe q\u00eb jon\u00eb kan\u00eb t\u00eb pozicionume n\u00eb plazh\u00ebn e madhe t\u00eb Ulqinit edhe aty kena nejt. M\u00eb kujtohet mu q\u00eb jon\u00eb ardh\u00eb disa ndihma q\u00eb kan\u00eb pru lodra p\u00ebr fmi. E di m\u00eb kujtohet q\u00eb e pata fitu ni lod\u00ebr, jom kan\u00eb shum\u00eb i gzun. Kam fillu me shku n\u00eb \u00e7erdhe. Ajo u kan\u00eb si ni shator pak ma i madh, si ni klas\u00eb edhe aty m\u00ebsojshim vjersha e sene. Tani ma dikur jena zhvendos\u00eb prej atyne shatorave edhe jena shku te ni shok i babit q\u00eb e ka pas\u00eb shpin\u00eb n\u00eb Ulqin edhe te ai jena kan\u00eb t\u00eb strehum derisa babi fillum me nd\u00ebgju q\u00eb u kry lufta. Babi pat vendos\u00eb me u kthy niher\u00eb vet\u00eb n\u00eb Pej\u00eb e tani pat ardh\u00eb me na marr\u00eb neve edhe…
\nIntervistuesja: Okay. Edhe shpija ka qen\u00eb komplet e djegne, a?
\nAnonim 5: Po, shpija ka qen\u00eb e djegne. E lem ta ceki k\u00ebt\u00eb send se ni kojshi e kena pas\u00eb af\u00ebr q\u00eb ai ka pas\u00eb probleme mentale edhe kena insistu gjat\u00eb gjith\u00eb koh\u00eb, babi ka insistu me e marr\u00eb me veti, po ai u kan\u00eb kategorikisht kund\u00ebr me ardh\u00eb me neve edhe ka vendos\u00eb me nejt aty. Edhe nana p\u00ebr me u siguru ka than\u00eb ani pra hajde n\u00eb shpi ton\u00eb, ki ushqim, nuk ki nevoj\u00eb me dal\u00eb prej shpis\u00eb dmth nuk ki nevoj\u00eb me dal\u00eb prej shpis\u00eb tonde e me ardh\u00eb deri te na me marr\u00eb ushqim e tani me u kthy; q\u00eb mos me u pa q\u00eb \u00ebsht\u00eb ai aty, p\u00ebr siguri t\u00eb tij. Edhe ai ka vendos\u00eb me mbet\u00eb aty. Kur jena kthy, dera ka qen\u00eb e mbyllun me grep dmth me shul, dera e hekurit. Edhe kur jena kthy dera ka qen\u00eb e hapne, shuli i der\u00ebs ka qen\u00eb i shkapun me grepin e der\u00ebs dmth tregon q\u00eb u hap\u00eb dera me dhun\u00eb. Kena pa municione n\u00ebp\u00ebr tok\u00eb t\u00eb plumave edhe ai person tash e tutje vazhdon me kan\u00eb i zhdukun. Nuk u gjet\u00eb kurr\u00eb deri tash.
\nIntervistuesja: A e man n\u00eb mend pjes\u00ebn tjet\u00ebr t\u00eb lagjes? A jon\u00eb kan\u00eb edhe shpijat tjera t\u00eb djeguna ose q\u00eb kan\u00eb pas\u00eb p\u00ebrjetime t\u00eb ngjashme me t\u00eb jujat?
\nAnonim 5: Po, m\u00eb kujtohet dmth qat\u00ebher\u00eb kur u p\u00ebrkeq\u00ebsu situata edhe vet\u00ebm pritshim koh\u00ebn p\u00ebr me u nis\u00eb p\u00ebr Mal t\u00eb Zi. M\u00eb kujtohet fqiu p\u00ebrball\u00eb, dmth shpija u kall\u00eb, e kall\u00ebn shpin\u00eb ushtar\u00ebt serb\u00eb. Edhe mu m\u00eb kujtohet ve\u00e7 k\u00ebshtu prej dritar\u00ebs i ul\u00ebn edhe pat\u00ebn fillu edhe xhamat me u nxe aq af\u00ebr q\u00eb u kan\u00eb me shpin\u00eb ton\u00eb. Edhe fillun me u nxe edhe nana gjithmon\u00eb me aktivitete na ka bo q\u00eb na me harru \u00e7ka \u00ebsht\u00eb tu ndodh\u00eb ose me nifar forme me e shnd\u00ebrru si ni lloj loje q\u00eb na mos me kan\u00eb t\u00eb traumatizun me faktin q\u00eb \u00ebsht\u00eb tu ndodh\u00eb. Edhe m\u00eb kujtohet qat\u00ebher\u00eb se nuk kena pas\u00eb rrym\u00eb, dmth s\u2019ka pas\u00eb elektricitet, edhe krejt shpija u ndri\u00e7u me drit\u00eb t\u00eb kuqe t\u00eb flak\u00ebs. Qajo m\u00eb kujtohet se m\u00eb kujtohet dhoma q\u00eb salloni u pat bo kuq krejt dmth prej flak\u00ebs e nuk na lejshim prind me u afru te dritaret se xhamat u pat\u00ebn nxe.
\nIntervistuesja: Falemnderit shum\u00eb.[\/vc_column_text][\/vc_column][\/vc_row]<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"

[vc_row][vc_column][vc_column_text] [\/vc_column_text][\/vc_column][\/vc_row][vc_row][vc_column][vc_column_text]Intervistuesja: P\u00ebrsh\u00ebndetje. Falemnderit shum\u00eb q\u00eb po ma kallxon sot storjen tonde t\u00eb luft\u00ebs. A po ja nisim pak me prej kah je, me kon je kan\u00eb gjat\u00eb koh\u00ebs t\u00eb luft\u00ebs, prej cilit qytet edhe qysh e man n\u00eb mend qt fillimin e p\u00ebrkeq\u00ebsimit t\u00eb situat\u00ebs. Anonim 5: Un\u00eb gjat\u00eb koh\u00ebs t\u00eb luft\u00ebs n\u00eb Kosov\u00eb […]<\/p>\n","protected":false},"author":3,"featured_media":1003,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[22],"tags":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/museumofrefugees-ks.org\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1795"}],"collection":[{"href":"https:\/\/museumofrefugees-ks.org\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/museumofrefugees-ks.org\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/museumofrefugees-ks.org\/wp-json\/wp\/v2\/users\/3"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/museumofrefugees-ks.org\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=1795"}],"version-history":[{"count":5,"href":"https:\/\/museumofrefugees-ks.org\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1795\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":2394,"href":"https:\/\/museumofrefugees-ks.org\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1795\/revisions\/2394"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/museumofrefugees-ks.org\/wp-json\/wp\/v2\/media\/1003"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/museumofrefugees-ks.org\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=1795"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/museumofrefugees-ks.org\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=1795"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/museumofrefugees-ks.org\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=1795"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}