{"id":1559,"date":"2022-04-14T09:52:31","date_gmt":"2022-04-14T09:52:31","guid":{"rendered":"https:\/\/museumofrefugees-ks.org\/?p=1559"},"modified":"2022-04-14T12:58:10","modified_gmt":"2022-04-14T12:58:10","slug":"sebush-demaku","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/museumofrefugees-ks.org\/sebush-demaku\/","title":{"rendered":"Sebush Demaku"},"content":{"rendered":"

[vc_row][vc_column][vc_column_text]<\/p>\n\n

[\/vc_column_text][\/vc_column][\/vc_row][vc_row][vc_column][vc_column_text]<\/p>\n

Intervistuesja: Rita Berisha<\/p>\n

E intervistuara: Sebush Demaku<\/p>\n

R.B.: P\u00ebrsh\u00ebndetje! Faleminderit shum\u00eb q\u00eb po na e kallxon storjen tonde t\u00eb luft\u00ebs. A po ia nisim pak para fillimit ku je kon, me kon je kon, \u00e7ka je kon tu bo? Ku ke punu?<\/p>\n

S.D..:N\u2019at\u00eb koh\u00eb un\u00eb kom punu jom kon tu punu n\u00eb Institut. N\u00eb Insitut fillova n\u00eb \u201998-t\u00ebn. Mir\u00eb kemi fillu po kur erdh momenti q\u00eb ndryshoi i largojshin prej pune, na kishim hap edhe ni shitore ma her\u00ebt, n\u00eb shpi se met\u00ebm pa pun\u00eb. Edhe grun\u00eb e kthyn gjyqi. Ajo ka punu, e largun prej Pediatris\u00eb n\u00eb Infektive. Kur arrit\u00ebn problemet e ktyne kur erdh\u00ebn se fillojshin policia me bo n\u00ebp\u00ebr lagje, fillun mu paku, mu largu njer\u00ebzit. Na patem vendos\u00eb dy dit\u00eb para bombardimit, me shku kah Presheva, me dal n\u00eb Maqedoni edhe me ik\u00eb. Po problemi ishte q\u00eb gruja ishte n\u2019pun\u00eb, edhe at\u00eb dit\u00eb n\u00eb kujdestari. E lam p\u00ebr nes\u00ebr. Veq mrrini data 24. Ishte ora 7:30. Kur fillun lajmet, na e pam\u00eb q\u00eb ve\u00e7 bombardimi, na u g\u00ebzum q\u00eb do t\u00eb mbesim n\u00ebp\u00ebr sht\u00ebpija. Edhe e mur\u00ebm edhe nga nji birr\u00eb me kojshin\u00eb tim, pishim edhe u g\u00ebzojshim. Ajo na dul jo birr\u00eb po varikin na dul. Jemi ardh deri n\u2019pun\u00eb. Jom taku edhe me Rrustem Berish\u00ebn, profesorin. Edhe me drejtorin. Ai na tha q\u00eb \u201cnga puna jeni t\u2019lir\u00eb, vendosni \u00e7ka t\u2019doni, gjinduni, ndaq n\u00ebp\u00ebr familje me u kthy\u201d. M\u00eb 29 mars i kemi largu fmit\u00eb, vajzat te qika e axh\u00ebs n\u00eb Dardani; djemt te djali i axh\u00ebs, n\u2019Dardani poashtu.<\/p>\n

R.B.: E ju ishit te lagjja e Spitalit?<\/p>\n

S.D..:Na n\u2019Lagje t\u00eb Spitalit. Sht\u00ebpin\u00eb prej \u201973-t\u00ebs e kishim aty. Filloi secili me u largu ngapak. Probleme fillun. Policia vishin kontrollojshin. N\u00eb nji rast kur ka ardh policia me hi n\u00ebp\u00ebr lagje, krejt jon largu, kon e kan\u00eb nxan n\u2019rrug\u00eb e kan\u00eb vra qaty. Kur erdh momenti me shku edhe na te fmit\u00eb, se ve\u00e7 u v\u00ebshtir\u00ebsu situata, tham \u201ct\u2019shkojm\u00eb, t\u00eb vendosemi, t\u2019i \u00e7ojm\u00eb teshat\u201d. At\u00eb dit\u00eb ka hi policia n\u2019lagje te un\u00eb, qaty diku kah mbramja. Edhe vendos\u00ebm q\u00eb po dalim. Hin\u00ebn policia, fillun me gjujt, na po ikim tash. Jahiri \u00ebsht\u00eb nis me vetur\u00ebn e vet me familjen e vet. Un\u00eb u nisa n\u2019kam\u00eb edhe e caktum jasht\u00eb diku me u taku. Edhe gruja mbet me ardh\u00eb me kerr mbrapa se kish me i marr edhe do ushqim p\u00ebr fmi. N\u00eb at\u00eb moment kur jemi dal, Jahiri ka has\u00eb n\u00eb ta edhe e ka laku rrug\u00ebn majtas, nuk ka shku kah spitali. Ai ka ik\u00eb po un\u00eb se kom pa. Na e kemi dit\u00eb krejt q\u00eb jemi t\u00eb organizum. Ai krejt ndryshe. Kur i kom pa un\u00eb aty, jom ik edhe un\u00eb. Kom hi n\u00ebp\u00ebr sht\u00ebpi t\u00eb lagjes, n\u00ebp\u00ebr dritare kom kalue, n\u00ebp\u00ebr kat\u00ebr sht\u00ebpi, derisa e kom gjet ni bodrum me u mshef. Aty kom taku edhe qytetar\u00eb t\u00eb tjer\u00eb se krejt \u00e7ka kan\u00eb ik\u00eb prej shpijave kan\u00eb ik\u00eb, se ka hi policia. Kurse gruja kur u nis mas neve, ajo ka mendu q\u00eb na kena shku. Ajo nuk ka dit\u00eb asgj\u00eb, ve\u00e7 kur o ra n\u2019polici, te rrethi edhe e kan\u00eb ndal. Ajo qysh tregon, kan\u00eb b\u00ebrtit\u00eb \u201cngadal\u00eb se qenka gru\u201d. E kan\u00eb pyt ku po shkon krejt, ia kan\u00eb marr\u00eb \u00e7el\u00ebsat e kerrit edhe i kan\u00eb thon \u201cshko\u201d. Se kjo ka thon\u00eb \u201cpo shkoj te fmija niher edhe n\u2019pun\u00eb\u201d. Kan\u00eb thon\u00eb \u201cshko\u201d. Ajo ka shku. Na jena met n\u00eb at\u00eb bodrumin deri n\u00eb ora 11 t\u00eb nat\u00ebs. Edhe aty me shoqin s\u2019jom kon bashk\u00eb. Na kena mendu q\u00eb ai osht tjet\u00ebrkund, tu mendu q\u00eb edhe gruja jem mos osht me ta se se dishmi. Po vjen n\u00eb at\u00eb bodrum prej ni bodrumi tjet\u00ebr ni djal i ri kojshi, edhe po ithom \u201ca mos osht atje gruja jem atje?\u201d \u201cJo, ve\u00e7 axha Jahir\u201d, tha \u201cosht, me fmin\u00eb e vet\u201d. At\u00ebher\u00eb un\u00eb mbeta, s\u2019disha kah shkoi ajo. Nd\u00ebrkoh\u00eb u bon\u00ebm bashk\u00eb me Jahirin kah ora 10 e nat\u00ebs. Hana drit\u00eb e bojke. Ka qen\u00eb si dit\u00eb. Edhe \u201cHajde, \u00e7ka bojm?\u201d me Jahirin. Vendos\u00ebm me u kthy n\u00eb sht\u00ebpi n\u2019lagje. Pa fmi, ve\u00e7 un\u00eb edhe ai. Ngadal\u00eb ngadal\u00eb jem ardh deri te shpija. Jahiri i ka lon fmit\u00eb te ni sht\u00ebpi tjet\u00ebr q\u00eb e ka pas, qaty ngat lagjes. Kur jena kthy na, nona ka dal p\u00ebrpara, ka thon \u201cku osht gruja?\u201d Se e ka dit q\u00eb o dal ajo. I thash\u00eb \u201cun\u00eb s\u2019di kurgjo. Po ku o kerri?\u201d \u201cJo,\u201d tha \u201cme kerr ka dal\u00eb ajo\u201d. Nat\u00eb. Ku me shku? Hina n\u2019dhom\u00eb, po priti. Tan nat\u00ebn s\u2019kom mujt me flejt, tu kalu policia. I pajshmi p\u00ebr dritare, kalojshin n\u00ebp\u00ebr lagje. U bo m\u00ebngjes, u \u00e7ova me shku ma s\u2019pari k\u00ebtu af\u00ebr lagjes, prindt edhe vllau kan\u00eb jetu qaty n\u2019banes\u00eb te ambullanta. Thash \u201ct\u2019shkoj t\u2019kqyri, sigurisht ka shku aty\u201d. Kur shkoj aty, s\u2019ka. Nd\u00ebrkoh\u00eb, i shoh disa, kan\u00eb qen\u00eb ni grup t\u2019veshun me t\u2019bardha, me flamur t\u2019bardh\u00eb e krejt. Dal n\u2019oborr, af\u00ebr e kishte oborrin e banes\u00ebs, kur dal posht\u00eb e pash\u00eb, thojn\u00eb \u201cpo bohemi ni grup me shku me flamur t\u2019bardh\u00eb\u201d. Ai flamuri i bardh\u00eb tregon…<\/p>\n

R.B.: Dor\u00ebzim.<\/p>\n

S.D..:Edhe dor\u00ebzim edhe si leje me shku. Njoni e kishte pas baballak at\u00eb t\u00eb vramin, e dojshin me shku me e marr\u00eb. Bile thojke \u201ckush don me shku, qikaq pare\u201d. K\u00ebrkush nuk dojke me shku, ti p\u00ebr bab\u00ebgjyshin ton s\u2019po shkon. E vendos\u00ebn ata me shku. Nd\u00ebrkoh\u00eb ka ardh ni polic me kerr aty. Ai polici ishte komandant i lagjes. Edhe m\u2019pyt \u201c\u00e7ka ki ti k\u00ebtu q\u00eb je ardh?\u201d Un\u00eb fillova i tregova, \u201cqishtu qishtu m\u2019ka ndodh\u00eb edhe kom d\u00ebgju q\u00eb kan\u00eb gju ni gru me kerr, e kan\u00eb vra\u201d. Qishtu dul\u00ebn fjal\u00ebt. Ai tha \u201cjo, ni kerr t\u2019kuq e kemi pa po me vra gru\u201d, tha \u201cs\u2019ka. Ku ke pas me shku prej atyhit?\u201d tha. I tregova \u201cfmit\u00eb n\u2019Dardani, djemt\u00eb n\u2019Dardani edhe vajzat. N\u00eb dy banesa t\u2019ndryshme. Kem pas aty me u taku, me shku mu bo bashk\u00eb\u201d. Un\u00eb isha me vetur\u00eb time. Tha \u201cshiqo, un\u00eb duhet me shku te spitali, ktyne me jau siguru ni auto ambullant\u00eb p\u00ebr me e marr kufom\u00ebn, t\u00eb vramin. Edhe ti merre kerrin tond, hajde mas meje\u201d. N\u00eb t\u00eb hyme t\u00eb spitalit, un\u00eb u nala n\u00eb trotuar. Tha \u201cprit qitu deri t\u2019dal un\u00eb me kerr\u201d. Ai me kerr t\u2019policis\u00eb. Plot kish aty n\u00eb at\u00eb moment polic\u00eb me tenka, me krejt, po prita. Kur erdh ai tha, \u201cec tash ti p\u00ebrpara se un\u00eb s\u2019e di ku ki me shku, un\u00eb p\u00ebrmas\u201d. Kjo s\u2019e harroj, qishtu ka qen\u00eb. Kur kom shku te ura, te \u201cBill Klintoni\u201d q\u00eb osht si ur\u00eb, qaty banes\u00ebn ai djali i axh\u00ebs, thash \u201cqitu e kom banes\u00ebn\u201d. \u201cMir\u00eb\u201d, tha \u201cshko kqyr a e ki aty edhe hajde kallxom\u201d. Kur jom shku e kom pa der\u00ebn qel, nuk osht gruja aty. Mo s\u2019kom dit \u00e7ka me bo. S\u2019koka edhe ment te ma e keqja. Nd\u00ebrkoh\u00eb ve\u00e7 fmit\u00eb i kom pa prej s\u2019larti i kom pa djemt. Djali i axh\u00ebs doli edhe thot\u00eb \u201cmo se k\u00ebtu osht ve\u00e7 n\u2019post\u00eb ka shku me u interesu p\u00ebr juve. Vllau i vet ka thirr\u00eb n\u2019telefon e me kqyr ti ku je\u201d. E prita, u bon\u00ebm bashk\u00eb aty me djem. Masdite kishin ni qikat q\u00eb jemi ardh\u00eb, erdh\u00ebn te na ve\u00e7 me u p\u00ebrsh\u00ebndet. Thash\u00eb \u201cmir\u00eb, ju rrini atje. Nes\u00ebr takohemi krejt\u201d. At\u00eb dit\u00eb aty kemi flejt. Vendos\u00ebm kah ora 11 me shku me u taku me qika, besa edhe me i marr\u00eb qikat se vendos\u00ebm me ardh te djali i axh\u00ebs me u bo bashk\u00eb. Gruja i merr dy djelt p\u00ebrpara, un\u00eb mbrapa. Plot kishte polici aty. Kur afrohet te banesa aty, nuk e lojn\u00eb policia me shku. I thojn\u00eb \u201cku shkon?\u201d Thot\u00eb qishtu qishtu. \u201cJo,\u201d thot\u00eb \u201cs\u2019ka k\u00ebtu, o zbraz banesa komplet\u201d. Edhe ata i kan\u00eb marr\u00eb, s\u2019i kan\u00eb lon me ardh aty. Mbrapa e te stacioni i trenit. Na s\u2019kemi dit kurgjo. Te stacioni i trenit kan\u00eb prit ka 5-6 or\u00eb, jon hyp komplet qashtu. Treni p\u00ebr Bllac\u00eb. Na vet\u00ebm e kena dit\u00eb q\u00eb s\u2019i kemi at\u00eb nat\u00eb mo. Tani gruja shkon n\u2019shpi te vllau. Kqyr mos jon kthy qikat. Po na se dishim q\u00eb kan\u00eb shku me tren. Edhe tu mendu, u bo m\u00ebngjesi, s\u2019ka kurgjo. Kaloi ajo nat\u00eb, shkun. S\u2019dishmi kurgjo. E kemi kalu at\u00eb nat\u00eb shum\u00eb keq. Secili e kish p\u00ebr fmin e vet. Djemt na i kishim me veti. Kur u \u00e7um n\u2019m\u00ebngjes, nd\u00ebgjum q\u00eb kan\u00eb hyp n\u2019tren toni se edhe djemt e axh\u00ebs lajm\u00ebrun q\u00eb jon hyp edhe treni ka shku n\u2019Bllac\u00eb po nuk e dishmi deri ku. Banesa e djalit t\u2019axh\u00ebs ku rrisim, kishin vendos me ik\u00eb komplet me dal\u00eb p\u00ebr Bllac\u00eb, ni autobus e kishin siguru. E lam n\u00eb ora 10. O \u00e7u gruja jeme me djalin e vog\u00ebl me shku te Jahiri n\u2019lagje me marr edhe Artinin, Loriki e lypke edhe Artinin. \u201cMe e marr edhe Artinin, qysh me e lon se gjynah!\u201d \u00c7ohet gruja e merr Lorikun, djalin e vog\u00ebl. N\u2019kom e atje ka shkue. Edhe kur shkon, Jahirin nuk e kan\u00eb lon me dal me u taku me grun\u00eb teme se than\u00eb p\u00ebrmballohet. Edhe ka thon\u00eb \u201cRyv\u00eb, shum\u00eb mir\u00eb q\u00eb ke ardh\u00eb p\u00ebr ni pun\u00eb. Un\u00eb nuk jom p\u00ebr me e lon Zaferin me ardh, le t\u2019rrim qitu me fmi\u201d. Edhe kthehet. U kthy gruja qaty, edhe vjen. Merre me mend, n\u2019ora 2 t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebs dit\u00eb, o \u00e7u edhe niher ka shku apet me t\u00eb nj\u00ebjtin djal\u00eb. Loriki \u201chajde mami jem se k\u00ebsaj here na lshon axhi Jahir Artinin\u201d. Kan\u00eb shku n\u2019ora 2. Kur kan\u00eb shku n\u2019ora 2, i ka thon \u201cZafer, qu fol vet\u00eb ja lshom se un\u00eb po shkoj me fmi\u201d. A po kupton? Gruja e Jahirit i ka thon Jahirit. Jahiri ka nejt me nan\u00ebn. Nan\u00ebn e ka pas ai t\u00eb verb\u00ebr, s\u2019ka pas qysh me e marr nan\u00ebn. Edhe at\u00ebher\u00eb jon ardh.<\/p>\n

R.B.: Domethon vendimi o kon q\u00eb ai me nejt me non\u00ebn e gruja me fmi kan\u00eb dal\u00eb.<\/p>\n

S.D..:Po, edhe na prindt i kem lon. Edhe prindt ton qashtu kan\u00eb nejt, s\u2019kan\u00eb dasht me ardh\u00eb. Edhe erdh\u00ebn fmija e Jahirit. Tash u vendos n\u00eb 3:15 autobusi me u nis p\u00ebr Bllac\u00eb. E kishin organizu ata n\u2019lagje. Niher na iku autobusi. N\u00eb 12 ora na e mur ni grup tjet\u00ebr. Kerri jem met aty. Me ni shka q\u00eb e kena pas kojshi n\u00eb mexh n\u00eb ar\u00eb, e kom pas kerrin n\u2019pazar me to un\u00eb. Para luft\u00ebs u takojshim edhe thojke \u201ca po na shet kerrin?\u201d Un\u00eb i kom pas thon \u201cpo, ta shes kerrin\u201d. \u00c7mimin e ka pas 8 mij\u00eb marka. E n\u2019at\u00eb moment, kur e pash q\u00eb kerri po jet, pare s\u2019kishim, e kom thirr n\u2019telefon e o \u00e7u ka ardh ai shkau me gjith ni dhond\u00ebr edhe kerrin e ka marr po edhe m\u2019ka ton kshtu, un\u00eb i kom thon \u201cqe kerri, e kena pas n\u2019pazar, erdh momenti merre. N\u2019u kthefsha n\u2019ma dhafsh mir\u00eb, s\u2019ma dha dit\u00ebn e mir\u00eb, kerri qe. S\u2019du un\u00eb, po du me ik\u00eb edhe kshtu\u201d. Tha \u201cjo, 2500 Marka ktu i kom\u201d. Thash \u201ckerri ka bo 8 mij\u00eb marka, ti merre p\u00ebr 4 mij\u00eb marka\u201d i kom thon. Se s\u2019shitet tash, m\u2019ke nxon ngusht\u00eb. Mi dha 2500 marka. Me qato 2500 marka un\u00eb kom pas ma komodit kur jena hyp n\u2019autobus se i kom pas me fmin\u00eb e Jahirit, me ton\u00ebt. Ata jon kon 4 vet\u00eb, na jena kon 6. Edhe ni rast m\u2019prek shum\u00eb kur jena dal\u00eb prej autobusit n\u00eb Elez Han. U deshke me zbrit aty, me shku kom deri te Bllaca n\u00ebp\u00ebr hekurudh\u00eb. Aty i kom pa policin\u00eb tu i tha dyert e shpive t\u00eb shqiptar\u00ebve, q\u00eb edhe n\u00eb televizion e qet, me shkelma e me pushk\u00eb tu iu mshu p\u00ebr me hi me pla\u00e7kit. Na nal\u00ebn neve \u201cku shkoni ju?\u201d tha. Ata e dishin ku shkojm\u00eb na. Tha \u201cnuk guxoni me shku se osht e minume. Mina kan\u00eb nu n\u00ebp\u00ebr hekurudh\u00eb\u201d. Ni polic, po ai magjup ishte se folke edhe shqip. Tha \u201cxha, ti koke p\u00ebrgjegj\u00ebs i ktyne, ve\u00e7 ruju se osht e minume\u201d. Nuk na lshun. Un\u00eb atij ia kom dhon 100 marka. Edhe ma qeli rrug\u00ebn. Kur jena shku te hekurudha m\u2019kan\u00eb nal\u00eb mu ma i pari edhe i kom pas Lorikun e Artinin p\u00ebr dore, k\u00ebta tjer\u00ebt p\u00ebrmbrapa. Jena hyp hekurudh\u00ebs n\u2019kom. U dokshin hekurudh\u00ebs gropat ka pak t\u2019vogla kah i kan\u00eb shti minat edhe tha \u201cti n\u2019p\u00ebrgjegj\u00ebsi tone\u201d. Edhe u nis\u00ebm na. Kur erdh treni, na ve\u00e7 e kena qit kom\u00ebn kadal aty ku rrin k\u00ebmb\u00ebsor\u00ebt, derisa t\u2019kalon treni. Apet kena vazhdu. Kur jena hi n\u2019Bllac\u00eb, secili ka dal\u00eb me kqyr mos po vjen dikush prej familjeve t\u2019veta, ata q\u00eb kan\u00eb shku ma her\u00ebt matan\u00eb. Dy vajza m\u2019kan\u00eb njoft. Than\u00eb \u201caxh\u00eb, a je ti vajza i Merket\u00ebs?\u201d Thash\u00eb \u201cJo, me kon vajza jeme e kisha dit\u00eb ku o. S\u2019jom baba i sajna mo\u201d. \u201cMos se k\u00ebtu e ki qik\u00ebn\u201d tha, \u201cp\u00ebr qita po t\u2019vesmi se k\u00ebtu i ki qikat me do axhallar\u00eb t\u00eb vet e krejt, po k\u00ebtu i ke, s\u2019kan\u00eb dal\u00eb\u201d. Ni tjet\u00ebr m\u2019tha \u201cjo, sot kan\u00eb dal\u00eb masdite\u201d. Kishin dal\u00eb ato drejt p\u00ebr n\u00eb Gostivar.<\/p>\n

R.B.: A nuk o kon Stankoveci hala a? Kampi.<\/p>\n

S.D..:Jo, n\u2019Stankovec nuk jem nis hala. Tash t\u2019kallxoj. Kur jom dal un\u00eb n\u2019ora 3 me hyp n\u2019autobus, qitash e sheh situat\u00ebn. Shi o kon at\u00eb dit\u00eb. Na ra me bujt ni nat\u00eb. Dul\u00ebm n\u2019m\u00ebngjes. E vendos\u00ebm. Dikush shpurdhke, me shku me u paraqit ja azil ja diku, aty te policia. Dola un\u00eb vet niher. Ma larg ishte p\u00ebrpjet p\u00ebr me dal\u00eb n\u2019rrug\u00eb. U takova me ni polic, i thash \u201cqishtu e kom pun\u00ebn\u201d. Se kalojshin pak p\u00ebrpjet, si e kalojshe at\u00eb ramp\u00ebn tani nuk t\u2019kqyrke k\u00ebrkush. Edhe na u p\u00ebrgatit\u00ebm. I mora t\u00eb dy djemt, edhe djali i axh\u00ebs mi dha djemt edhe ai e jom shku kadale deri jom afru te policia. Edhe iu kom dhon pare. A beson kur jena hi grupi jem, vet i kat\u00ebrti, e kena bo ni shtytje, n\u2019at\u00eb moment i kan\u00eb dhon edhe tjer\u00ebt, edhe e kena thy na kufinin.\u00a0 Kalum krejt populli. Ve\u00e7 jau kom bo grus e ktyne \u201chajdeni nalt\u201d. Jon ardh. 3:15 o kon ora. Kur jena hi aty, na kan\u00eb hyp n\u2019autobusa. Tet\u00eb or\u00eb na kan\u00eb majt n\u2019autobus, n\u2019diell, as ecshin as nal. 8 or\u00eb! Deri u bo mbramja, diku kah 9. Na nuk e dishim p\u00ebr \u00e7ka po kishin pas fillu me e regullu Stankovecin, po tu prit q\u00eb a po kryhet e me na lon neve aty. Na nisin me autobus, 8 autobusa! Me autobus prej Bllac\u00ebs n\u00eb Gostivar. Nuk dishim kurgjo, s\u2019kallxojke k\u00ebrkush. Dikush thojke n\u2019Greqi, dikush Turqi, dikush Amerik\u00eb ve\u00e7 e di kur ka thon\u00eb Amerik\u00eb, gruja e Jahirit ia ka nis\u00eb me kajt, thojke \u201ckuku \u00e7ka bona un\u00eb! Pse s\u2019nejta? Po m\u2019\u00e7ojn\u00eb naj Amerik\u00eb a najkah po hupi me fmi, e lash burrin ktu\u201d. Thash \u201cle, le, ja po hupim krejt ja…\u201d N\u2019dalje t\u2019Gostivarit, si sot m\u2019kujtohet, ni grup n\u2019rrug\u00eb i ka nal autobus\u00ebt. Edhe aty jom kon vet. Na kan\u00eb nal\u00eb ka n\u20199 [duke th\u00ebn\u00eb] \u201ck\u00ebta na i marrmi\u201d. Jo ve\u00e7 neve, 8 autobus\u00ebt e kom fjal\u00ebn! 8 autobus\u00eb kemi qen\u00eb. E kan\u00eb marr\u00eb ata p\u00ebrsip\u00ebr. Kan\u00eb thon \u201ckush i man k\u00ebta toni?\u201d \u201cNa\u201d, thot\u00eb \u201ckrejt Gostivari kemi me i majt qita n\u00ebp\u00ebr sht\u00ebpit\u00eb tona\u201d. Edhe para se me thirr hoxha m\u00ebngjesin, na kan\u00eb \u00e7u n\u2019xhami krejtve. Ishte hala ora 3-4 e m\u00ebngjesit. Na shtin\u00ebn n\u00ebp\u00ebr xhamija, na dhan\u00eb buk\u00eb kush ka dasht. Prej aty, t\u00eb nes\u00ebrmen na kan\u00eb shp\u00ebrnda ku po don me shku. Mu m\u2019kujtohet jom shku p\u00ebr me marr vesh ku i kom qikat. E kom pas numrin e Gjermonis\u00eb t\u2019motr\u00ebs, e jom shku e kom thirr motr\u00ebn n\u2019Gjermoni. Jom hi n\u2019post\u00eb. Kur e kom thirr\u00eb motr\u00ebn, se ajo u mundu disa her\u00eb, ka thon \u201cku je?\u201d \u201cN\u2019Gostivar\u201d. \u201cMos u largo se edhe qikat i ki aty\u201d. Ajo m\u2019ka kallxu q\u00eb i kom qikat aty se s\u2019dishmi kah, s\u2019dishmi kurgjo. Ajo m\u2019tha \u201cmos u gut kqyr lypi se edhe qikat i ki qaty n\u2019Gostivar ni katun. U rahatum, u bashkum me qika.<\/p>\n

R.B.: Qysh i gjete qikat? Kush t\u2019kallxoi?<\/p>\n

S.D..:Ata n\u00eb Gostivar…<\/p>\n

R.B.: Kishin majt sh\u00ebnime.<\/p>\n

S.D..:Kishin majt sh\u00ebnime t\u00eb refugjat\u00ebve. U lajm\u00ebrojshe qishtu qishtu, emrat. Na \u00e7un atje. Kur shkum atje i gjet\u00ebm. Tani vend s\u2019kishte pas. Bile un\u00eb me dy djemt e me grun shkum prej aty nes\u00ebr p\u00ebr Nresne.<\/p>\n

R.B.: Ku \u00ebsht\u00eb ajo?<\/p>\n

S.D..:Nresna \u00ebsht\u00eb… Presp\u00eb, Presp\u00eb, te Ohri. E kalon Ohrin, qaty. Na shkum aty, na thirr\u00ebn ata se ktu kish pas kallabllak. U bon\u00ebm bashk\u00eb. Na dhan\u00eb ni sht\u00ebpi n\u00eb… e harrova at\u00eb katunin. Aty kemi nejt deri m\u00eb 10 qershor n\u00eb at\u00eb sht\u00ebpi. Ushqim kishim. Fillun tani aktivitetet n\u2019Gostivar kur shkum, na ofrun neve kush don pak me hi me u ky\u00e7, fmit\u00eb n\u2019shkoll\u00eb, u mundun me i mashtru pak me i largu prej psikoz\u00ebs. Djemt e axh\u00ebs i kom pas aty, jemi kon n\u2019lagje krejt. Dilshim p\u00ebr dit\u00eb n\u2019Gostivar tani. Debresh [e ka pas\u00eb emrin] fshati ku kom nejt un\u00eb. Nd\u00ebrkoh\u00eb ni dit\u00eb aty jom taku me gjyshin e Rit\u00ebs, Rrustem Berisha, shokin e pun\u00ebs q\u00eb kan\u00eb kalu dy muj dit\u00eb pa u nda tani. M\u2019kujtohet edhe kur kan\u00eb ardh kta kush dojke me shku q\u00eb u lajm\u00ebrojshin me shku azil.<\/p>\n

R.B.: Po, me shku n\u2019Amerik\u00eb e n\u2019vende tjera.<\/p>\n

S.D..:Po n\u00ebse don me u paraqit me shku dikun ose n\u2019Amerik\u00eb, ose diku. Na u pat\u00ebm shkru po s\u2019ishim qat\u2019her\u00eb. Nd\u00ebrkoh\u00eb, mas dy muj ka ardh ni ekip p\u00ebr me na intervistu, sikur tash q\u00eb po folim, pak hyrjen edhe \u201c\u00e7ka po mendoni me bo. A doni t\u2019rrini k\u00ebtu a jeni p\u00ebr me shku n\u2019Amerik\u00eb a diku tjet\u00ebr?\u201d Neve na erdh\u00ebn letrat p\u00ebr Kanad\u00eb se qika e mixh\u00ebs prej atjehit i ka \u00e7u sh\u00ebnimet. Tani mas asajna erdh\u00ebn te na n\u2019Debresh ni djal i Prishtin\u00ebs edhe nji i huj po folshin me p\u00ebrkthim. Filloi, ia tregova qita komplet. N\u2019fund m\u2019kujtohet ai kryesori q\u00eb erdh me bo intervistim tha \u2013 un\u00eb p\u00ebrkthimin qysh e kom mar prej atij djalit t\u2019ri \u2013 tha \u201caxha Sebush\u201d, se dulem edhe me at\u00eb djalin t\u00eb njofsh\u00ebm, gruja jeme edhe nana e tijna tu punu bashk\u00eb n\u2019pediatri, tani edhe ai e mur ni seriozitet, tha \u201caxha Seb, po t\u2019kallxoj, ky po thot deri tash asni fjal\u00eb nuk i ke ik\u00eb, mas shumti i ka p\u00eblqy q\u00eb e ke kallxu realitetin, as sem kan\u00eb rreh as sem ka ndodh mu qikjo, po kom ik direkt qishtu edhe kom pas qisi probleme. Ky thot prite, kur t\u2019bohen dy muj a ma tep\u00ebr ti je n\u00eb Kanad\u00eb\u201d. Kjo ka qen\u00eb k\u00ebshtu. Erdh koha, ka qershori fillun kto bisedimet, jo po na kthejn\u00eb jo po shkojm\u00eb… Erdh fakti q\u00eb hyni NATO edhe na u kthym. Un\u00eb jom kthy m\u00eb 6 qershor. Djali i madhi u kthy ma her\u00ebt me Jahirin. Jahiri e ka prit n\u2019Shkup. Me fmin\u00eb e Jahirit u kthy djali i madh. Na jemi kthy me grun m\u00eb 6.<\/p>\n

R.B.: Qysh e man men Prishtin\u00ebn kur ke hi mas luft\u00ebs?<\/p>\n

S.D..:N\u2019Prishtin\u00eb kur jom kthy, qet\u00eb, e vdekur. Kur jom kthy, pleqt kishin vujt. Iu kan\u00eb hi n\u2019shpi, ku jon kta, qit pare. Po ka kalue edhe ajo. Jena kthy me mundime, jena kthy me fukarallak. Po ngadal\u00eb-dal\u00eb. Edhe kjo mos t\u2019harroj, kur o ardh puna e Kanad\u00ebs. Na erdh\u00ebm. Ata neve na kan\u00eb k\u00ebrku po na jemi kthy. Kur o shku ni mixh\u00eb i jem me u lajm\u00ebru p\u00ebr azil p\u00ebr bashkim familjar se i shkoi atje gruja edhe djali, jon shku kta p\u00ebr me u paraqit n\u2019Shkup me u lajm\u00ebru n\u00eb Ambasad\u00ebn e Kanad\u00ebs. Nd\u00ebrkoh\u00eb ata kan\u00eb thon\u00eb \u201ck\u00ebt\u00eb familje jemi tu e k\u00ebrku. Meqen\u00ebse koki ni mbiem\u00ebr a dini p\u00ebr ta?\u201d Mixha jem i vogli ka thon\u00eb \u201cjo more, k\u00ebta jon kthye, mo s\u2019shkojn\u00eb atje hi\u00e7\u201d. Edhe ata e ka bo jo q\u00ebllimisht \u201cs\u2019kan\u00eb \u00e7ka lypin, jon kthy\u201d. E tash s\u2019po di a kena bo mir\u00eb a keq po mu po m\u2019doket ma mir\u00eb q\u00eb s\u2019jena shku.<\/p>\n

R.B.: Ma mir\u00eb q\u00eb s\u2019je shku n\u2019Kanad\u00eb a?<\/p>\n

S.D..:P\u00ebr mosh\u00ebn teme. P\u00ebr fmi s\u2019jom tu fol. Nashta p\u00ebr fmi na kish ra ma mir\u00eb po ma mir\u00eb q\u00eb s\u2019jem shku.<\/p>\n

R.B.: A munesh pak me m\u2019tregu p\u00ebr relacionin me at\u00eb familjen ku ke nejt?<\/p>\n

S.D..:Shiqo, aty nuk e kena pas as leht\u00eb, as rond. Kur shkojshim na me marr buk\u00ebn \u2013 jemi kon t\u2019regjistrum na me marr buk\u00ebn \u2013 gruja shkojke merrke, ai o kon haxhi. Ai o kon n\u2019oborr t\u00eb 4-5 shpive, mu djali ma ka dhon. Ai djali ka qen\u00eb jasht\u00eb, komplet shpin\u00eb e kom pas. Un\u00eb kom punu n\u00ebp\u00ebr oborr, ia kom majt bahqen krejt atij ku kom nejt. Ai na ka nimu kapak, bike do bylmet e do kshtu. Po kur shkojke gruja me e marr buk\u00ebn thojke \u201cmore pse ti nuk shkon me e marr buk\u00ebn po shkon gruja me e marr? Katuni i huj k\u00ebtu.\u201d Thash \u201cS\u2019osht katuni i huj k\u00ebtu, katuni jon\u00eb osht\u201d, thojsha un\u00eb. Kom pun\u00eb, shkojsha me livru. Djalin e vog\u00ebl \u2013 nashta po kallxoj pak humor kshtu po…<\/p>\n

R.B.: Kallxo, kallxo humorin.<\/p>\n

S.D..:Edhe djali i vog\u00ebl shkojke, u bo bashk\u00eb me djemt e tyne. Ata e kan\u00eb pas ni kali edhe punojshin. Ky shkojke, niher e ka shkel kali tu e ngreh ata. E kur erdh, ata na bishin n\u2019mbramje di\u00e7ka, un\u00eb thojsha \u201cLorikin e kom bo si lop\u00eb, po e \u00e7oj ky po punon dit\u00ebn na po hajm\u00eb\u201d. Na kan\u00eb p\u00ebrkrah shum\u00eb, sidomos k\u00ebto familjet. Un\u00eb shum\u00eb shok\u00eb kom pas n\u2019Gostivar, e kom pas Rrustem Berish\u00ebn aty af\u00ebr, shok t\u2019pun\u00ebs edhe 2 muj m\u2019kan\u00eb shku si 20 dit\u00eb.<\/p>\n

R.B.: Ma leht\u00eb a kur je taku me shokun?<\/p>\n

S.D..:Shum\u00eb, shum\u00eb ma leht\u00eb e kena pas. U bon\u00ebm 3-4 shok\u00eb t\u2019pun\u00ebs aty edhe djemt e axh\u00ebs, shkojke dita. Pak kajshmi, pak lujshmi, qishtu o kon. Me mendu disa njer\u00ebz \u00e7ka kan\u00eb hup, na ma mir\u00eb e kena pas. Edhe ni problem e kom pas aty te haxhia. Pes\u00eb shpit\u00eb aty e kan\u00eb pas t\u2019thurun me muri, e ka pas ni qen shum\u00eb t\u2019fshtir\u00eb. E lshojke n\u2019ora 8 n\u2019mbramje n\u00ebp\u00ebr oborr, s\u2019e majke mo lidhun. Mu m\u2019thirrshin do shok\u00eb me shku kah Tetova ka pak me kalu, me pi ka pak. Niher jena shku dit\u00ebn me ata tre shok\u00eb. Njoni po m\u2019thot\u00eb \u201chajde se un\u00eb t\u00eb tregoj n\u2019mbramje kah hin e nuk t\u2019sheh qeni\u201d. Kur jena kthy, m\u2019kujtohet jena hyp te muri, tamon der\u00ebn e hymjes e kisha aty edhe un\u00eb nuk e kom pa qenin ku osht. Jom hip n\u2019muri edhe kom kcy mbi qenin. Edhe aty ia mora sjellmen qenit, u lirova, iki ai prej meje. Kurr\u00eb s\u00ebm ka nga tani qeni mas. U bona shok me to. K\u00ebshtu q\u00eb n\u2019p\u00ebrgjith\u00ebsi kena kalu mir\u00eb me at\u00eb familje. U kry lufta, erdh\u00ebm k\u00ebtu. jom shku, i kom thirr. Na kan\u00eb ardh\u00eb familjarisht komplet. Na ka pru \u00e7mos p\u00ebr shpi kur o ardh me na vizitu. Edhe na e mur\u00ebm, kena sh\u00ebtit tan Kosov\u00ebn, nja dy dit\u00eb nejti te na. Po nuk duhet me e harru na at\u00eb, kuptohet pleqt\u00eb kan\u00eb shku po edhe me k\u00ebta na vazhdojm\u00eb me mbajt kontakt.<\/p>\n

R.B.: Me gjenerat\u00ebn e re.<\/p>\n

S.D..:Na kan\u00eb prit mir\u00eb.<\/p>\n

R.B.: Faleminderit shum\u00eb.<\/p>\n

[\/vc_column_text][\/vc_column][\/vc_row]<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"

[vc_row][vc_column][vc_column_text] [\/vc_column_text][\/vc_column][\/vc_row][vc_row][vc_column][vc_column_text] Intervistuesja: Rita Berisha E intervistuara: Sebush Demaku R.B.: P\u00ebrsh\u00ebndetje! Faleminderit shum\u00eb q\u00eb po na e kallxon storjen tonde t\u00eb luft\u00ebs. A po ia nisim pak para fillimit ku je kon, me kon je kon, \u00e7ka je kon tu bo? Ku ke punu? S.D..:N\u2019at\u00eb koh\u00eb un\u00eb kom punu jom kon tu punu n\u00eb Institut. […]<\/p>\n","protected":false},"author":3,"featured_media":1003,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[22],"tags":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/museumofrefugees-ks.org\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1559"}],"collection":[{"href":"https:\/\/museumofrefugees-ks.org\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/museumofrefugees-ks.org\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/museumofrefugees-ks.org\/wp-json\/wp\/v2\/users\/3"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/museumofrefugees-ks.org\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=1559"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/museumofrefugees-ks.org\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1559\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":1563,"href":"https:\/\/museumofrefugees-ks.org\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1559\/revisions\/1563"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/museumofrefugees-ks.org\/wp-json\/wp\/v2\/media\/1003"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/museumofrefugees-ks.org\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=1559"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/museumofrefugees-ks.org\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=1559"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/museumofrefugees-ks.org\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=1559"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}