{"id":1551,"date":"2022-04-14T09:47:58","date_gmt":"2022-04-14T09:47:58","guid":{"rendered":"https:\/\/museumofrefugees-ks.org\/?p=1551"},"modified":"2022-04-14T12:58:15","modified_gmt":"2022-04-14T12:58:15","slug":"sabri-hasani","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/museumofrefugees-ks.org\/sabri-hasani\/","title":{"rendered":"Sabri Hasani"},"content":{"rendered":"

[vc_row][vc_column][vc_column_text]<\/p>\n\n

[\/vc_column_text][\/vc_column][\/vc_row][vc_row][vc_column][vc_column_text]<\/p>\n

Intervistuesja: Rita Berisha<\/p>\n

I intervistuari: Sabri Hasani<\/p>\n

R.B.: Pak para fillimit t\u2019luft\u00ebs, nashta pak para bombardimeve. Ve\u00e7 qysh e man n\u2019men qat periudh\u00eb komplet.<\/p>\n

S.H.:Para bombardimeve t\u2019NATO-s, na pritshim ve\u00e7 kur t\u2019ndodh di\u00e7ka shum\u00eb e keqe, tu e pas parasysh \u00e7ka ka ndodh n\u2019Bosnj\u00eb. N\u00eb fshatin ku jetoj un\u00eb, \u00ebsht\u00eb n\u00eb pjes\u00ebn veriore t\u00eb Mitrovic\u00ebs, edhe kemi qen\u00eb t\u2019rrethum prej serb\u00ebve. N\u2019mes fshatit tem edhe fshatit Gushavc osht ni vendbanim me serb\u00eb. Pak para bombardimeve t\u2019NATO-s aty jon koncentru shum\u00eb paramilitar\u00eb serb me uniforma t\u2019kuqe, me uniforma t\u2019bardha edhe na ve\u00e7 pritshim q\u00eb di\u00e7ka e tmerrshme ka me ndodh. Qashtu edhe ndodhi, meniher\u00eb mas bombardimeve t\u2019NATO-s, m\u00eb 24 mars 1999, nga qyteti i Mitrovic\u00ebs erdh\u00ebn shum\u00eb njer\u00ebz n\u2019fshatin tem se mendojshin se osht ma sigurt. Na e dishim q\u00eb nuk osht e sigurt se m\u00eb 28 mars t\u00eb vitit 1999 paramilitar\u00ebt serb i vran\u00eb 4 vet\u00eb n\u2019oborr t\u2019shpis\u00eb, kojshi t\u2019mi. Mas vrasjes tyne, na krejt jena dal prej shpijave se pritshim q\u00eb kan\u00eb me fillu masak\u00ebr me bo. Prej atyhit kem kalu nja 2 sahat, nja 2 km n\u00eb jug t\u00eb Ibrit. Aty o koncentru shum\u00eb popullata. Ni dhom\u00eb jena kon diku 25 vet\u00eb, familja jem, familja e axh\u00ebs, kojshia krejt. 25 vet\u00eb jena kon ni dhom\u00eb 4 x 5, nuk o kon ma e madhe. Aty kena nejt 4 dit\u00eb. Hajshim ma shum\u00eb kompira se s\u2019kishim \u00e7ka me hong\u00ebr, se as ata pronar\u00ebt e shpis\u00eb nuk ishin pas pasanika edhe gjithmon\u00eb me frik\u00eb se na ve\u00e7 e kishim at\u00eb ndjenj\u00ebn se jemi ma sigurt atje se nisoj o kon edhe atje pasigurt me q\u00ebndru. Mandej, mas 3 nete, e pam q\u00eb nuk po munem as me mbijetu, nuk kishim as \u00e7ka me hong\u00ebr u kthym prap\u00eb n\u2019shpi edhe pse ve\u00e7 fillun serb\u00ebt mi djeg disa shpija n\u2019periferi t\u2019fshatit. Kemi q\u00ebndru edhe tri net\u00eb n\u2019shpi mandej e pam q\u00eb nuk osht mo p\u00ebr me nejt aty se fillun shpijat e djegne mu afru ma n\u2019qend\u00ebr t\u2019fshatit aty ku e kisha un\u00eb shpin\u00eb. Edhe met\u00ebm shum\u00eb pak familje n\u2019fshat. At\u00ebher\u00eb kem dal\u00eb n\u2019qytet n\u2019Mitrovic\u00eb, ni shpi, bile t\u00eb ni funksionarit shum\u00eb t\u00eb njoftun ma von\u00eb n\u2019Mitrovic\u00eb. Ai kish dal paraprakisht n\u00eb Mal t\u00eb Zi. Ia kish lon \u00e7el\u00ebsat kojshis\u00eb t\u2019vet q\u00eb n\u00ebse vjen dikush lirisht t\u2019hin n\u2019shpi, ka \u00e7ka me hong\u00ebr, derisa t\u2019bohet di\u00e7ka. Na kemi q\u00ebndru n\u00eb at\u00eb shpi, familja e axh\u00ebs, familja e ni kojshis\u00eb… Aty kemi q\u00ebndru dy jav\u00eb. Aty, me t\u2019kallxu t\u2019drejt\u00ebn, kushtet nuk jon kon t\u2019k\u00ebqija n\u2019at\u00eb shpi, mir\u00ebpo \u00e7do dit\u00eb nishim \u201ce vrajt\u00ebn kto, e vrajt\u00ebn kto\u201d. Ish nifar pasigurie shum\u00eb e madhe.<\/p>\n

R.B.: A mujshit me dal\u00eb prej shpis\u00eb najher? Sa ish e sigurt?<\/p>\n

S.H.:Dilshim deri n\u2019oborr. Jo s\u2019ish e sigurt me dal n\u2019qytet hi\u00e7, ve\u00e7 deri n\u2019oborr, ma lerg jo. E at\u00ebher\u00eb mas 10 dite a dy jave, at\u00ebher\u00eb masovikisht na kan\u00eb d\u00ebbu prej atyhit.<\/p>\n

R.B.: M\u2019falni, po met\u00ebm mas d\u00ebbimit.<\/p>\n

S.H.:Po, ni pjes\u00eb q\u00eb quhet Tavnik, te Bibi q\u00eb i kemi thon na, krejt popullata u detyru me u zhvendos prej atyhit. Me t\u2019kallxu t\u2019drejt\u00ebn s\u2019dishim as kah me shku, kah me ia majt. Po u nis\u00ebm n\u2019drejtim t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. Mendojshim se na lojn\u00eb shlir\u00eb me shku atje. Kemi shku deri n\u2019Shipol, na kan\u00eb qu deri n\u2019shkoll\u00eb t\u00eb Shipolit. Kem nejt n\u2019banka qaty ni nat\u00eb, n\u00eb kushte mos vet, pa hong\u00ebr, pa pi. Filloi at\u00eb nat\u00eb edhe shi, o kon koha shum\u00eb e ftoft\u00eb. Ni nat\u00eb aty nejt\u00ebm n\u2019terr. T\u2019nes\u00ebrmen n\u2019m\u00ebngjes, na than\u00eb me vazhdu mu kthy n\u2019shpi. Kur zbrit\u00ebm posht\u00eb n\u2019rrug\u00eb kryesore, na than\u00eb \u201cjo kthehuni ka stacioni i autobusave se me autobusa po ju \u00e7ojm\u00eb n\u00eb Mal t\u00eb Zi\u201d. Kur u afrum te stacioni i autobusave, ata prap\u00eb na dredhun rrug\u00ebn kah Shipoli, prap\u00eb n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn rrug\u00eb, ve\u00e7 e bon\u00ebm rrethin aty. E k\u00ebtu o kon ni dit\u00eb shum\u00eb e vshtir\u00eb se ka pas viktima skej rrug\u00ebs q\u00eb i kishin vra. Na u detyrojshim skaj tyne me kalu edhe u shishin me maska paramilitar\u00eb tu i kall shpijat. At\u00ebher\u00eb kemi vazhdu p\u00ebr Shqip\u00ebri. Kemi vazhdu me ec\u00eb, deri n\u2019mbramje menzi kemi mrri n\u00eb fshatin Qubrel. Un\u00eb e kisha vajz\u00ebn dy vje\u00e7are. E kisha bab\u00ebn, nan\u00ebn, grun edhe ni vajz\u00eb dy vje\u00e7are. At\u00eb nonstop n\u2019krah\u00eb tu e bajt plus pak do tesha \u00e7ka i mur\u00ebm prej shpis. N\u00eb Qubrel kena nejt nonstop si i ka ra edhe n\u2019qiell t\u2019hapur gjith\u00eb nat\u00ebn. U ndrrojshim her\u00eb un\u00eb, her\u00eb gruja, her\u00eb baba e majshim qik\u00ebn n\u2019preh\u00ebn edhe ni \u00e7ad\u00ebr e kena pas. Haku i qik\u00ebs secili u ndrrojshim tu e majt. Ajo nat\u00eb ka qen\u00eb shum\u00eb e vshtir\u00eb, shum\u00eb. Edhe ftoft\u00eb edhe friga n\u2019tjetr\u00ebn an\u00eb. T\u00eb nes\u00ebrmen kena vazhdu me ec, kena mrri n\u00eb Gurakoc. Aty e kemi kalu nat\u00ebn ni pun\u00ebtori ish kon, automekanik a nuk e di \u00e7ka ka qen\u00eb po terr ka qen\u00eb.<\/p>\n

R.B.: A jeni kon hi\u00e7 kolon\u00eb a ve\u00e7 familja juj?<\/p>\n

S.H.:Kolon\u00eb, nashta me mij\u00ebra njer\u00ebz jon kon prej Mitrovic\u00ebs. D\u00ebbimi masiv kur u bo qat\u2019her\u00eb me 15 prill tash po m\u2019kujtohet se shkojn\u00eb mas lufte \u00e7do 15 prill deri n\u2019Kuk\u00ebs, me autobusa, normal, n\u00eb p\u00ebrkujtim t\u00eb asaj date. N\u2019Gurakoc kena nejt ni nat\u00eb. T\u00eb nes\u00ebrmen kena vazhdu deri n\u2019fshatin Gremnik t\u00eb Klin\u00ebs. Sa p\u00ebr ironi, krejt banor\u00ebt e atij fshati kishin dal\u00eb n\u2019mal e neve na vendos\u00ebn n\u2019shpija t\u00eb tyne. Bile me Jetonin i kena pas vizitu mas lufte, jena kon n\u2019od\u00eb aty. Aty kena nejt 6 net\u00eb tu mledh ushqim n\u00ebp\u00ebr maxhe. I kena bo dom asaj popullate po jo me q\u00ebllim po ve\u00e7 me mbijetu. Jena ushqy sa me majt shpirtin e mas dit\u00ebs s\u00eb 6 na kan\u00eb than\u00eb q\u00eb Millosheviqi e ka n\u00ebnshkru kapitullimin edhe lufta ka mbaru, tash kthenu n\u2019Mitrovic\u00eb. Na e dishim q\u00eb kolona ka vazhdu p\u00ebr Shqip\u00ebri, na u kthym p\u00ebr Mitrovic\u00eb po tash kah Skenderaji. N\u2019hymje t\u00eb Skenderajit na kan\u00eb ndal\u00eb kolon\u00ebn. Na kan\u00eb nda 250 vet\u00eb prej kolon\u00ebs, dmth ve\u00e7 mashkuj, burra. Njo prej tyre jom kon edhe un\u00eb. E kom pas vajz\u00ebn n\u2019dor\u00eb. M\u2019tha \u201cjepja qik\u00ebn grus e ti skajohu qatje\u201d. Edhe tu i pas parasysh p\u00ebrvojat q\u00eb i kan\u00eb pas n\u2019Bosnj\u00eb, na ve\u00e7 pritshim me na pushkatu se tjet\u00ebr\u00e7ka… Na \u00e7un n\u2019shkoll\u00ebn e mesme teknike n\u2019Skenderaj. Familja mo nuk ka dit\u00eb p\u00ebr mu kurgjo. Aty na kan\u00eb majt 2 jav\u00eb dit\u00eb. Maltretime mrena n\u2019shkoll\u00eb nuk na kan\u00eb bo p\u00ebrve\u00e7 nat\u00ebs s\u00eb fundit. Mir\u00ebpo, na merrshin n\u2019pytje grupe-grupe na \u00e7ojshin n\u2019stacion policor q\u00eb ish jo fort larg prej shkoll\u00ebs. Aty kush ka pas fat ka pshtu, kush s\u2019ka pas fat o rreh mir\u00eb. Se vishin me dur\u00eb t\u2019ajta, me ftyr\u00eb t\u2019ajt\u00eb, dmth prej maltretimeve q\u00eb i kan\u00eb pas.<\/p>\n

R.B.: E \u00e7ka iu interesojke atyne? \u00c7ka ju pytshin?<\/p>\n

S.H.:Ata ma s\u2019shumti q\u00eb kan\u00eb hek jon kon ata q\u00eb jon kon n\u2019zona ku jon zhvillu luftimet. Un\u00eb jom kon n\u2019zon\u00ebn e Suadollit ku nuk ka pas luftime t\u00eb U\u00c7K-s\u00eb se o kon pjes\u00eb veriore e rrethume prej serb\u00ebve. S\u2019ke mujt ti as me u organizu p\u00ebr me… K\u00ebshtu q\u00eb, kur m\u2019kan\u00eb marr\u00eb mu n\u2019pytje, m\u2019kan\u00eb vet n\u2019detale \u201cku punon, \u00e7ka ke studiu\u201d krejt. Bile bile edhe \u201ckon e ke pas daj\u00eb, t\u2019kahit i ke pas dajt\u00eb\u201d. Detale. Mir\u00ebpo kom pas fat nashta se ai inspektori ka qen\u00eb boshnjak edhe nuk m\u2019ka munu fort. Mandej, nat\u00ebn e fundit kan\u00eb ardh\u00eb dy paramilitar\u00eb. U shihshin q\u00eb kan\u00eb qen\u00eb t\u2019pit\u00eb. Edhe ata ve\u00e7 e lypshin dikon q\u00eb osht prej fshatit Vaganic\u00eb. Simas tyne, kur kan\u00eb kalu me xhip t\u00eb policis\u00eb, Vaganica i kan\u00eb gju me automat. Edhe ve\u00e7 kqyrshin kush osht prej fshatit Vaganic\u00eb q\u00eb me e maltretu. I kan\u00eb rreh do vet\u00eb po pshtum. T\u00eb nes\u00ebrmen na kan\u00eb \u00e7it n\u00eb kamiona q\u00eb transportojn\u00eb kafsh\u00eb. Na kan\u00eb \u00e7it aty edhe, normal, nuk dishim kah po na \u00e7ojn\u00eb. Eh, harrova me tregu q\u00eb gjat\u00eb q\u00ebndrimit n\u00eb at\u00eb shkoll\u00eb, hjeka ma e madhe o kon buka. Buk\u00eb na kan\u00eb pru ni her\u00eb n\u2019dit\u00eb, ka ni t\u2019kat\u00ebrt\u00ebn e buk\u00ebs edhe ka ni zdenk\u00eb<\/i>, nashta e din \u00e7ka jon zdenkat. Me qata e kena majt shpirtin, ni her\u00eb n\u2019dit\u00eb. E tri dit\u00eb me ren nuk na kan\u00eb pru hi\u00e7, as qato. Tri dit\u00eb me ren as qato. E kur na \u00e7it\u00ebn n\u2019ata kamionat, tash nuk e dishim ku po na \u00e7ojn\u00eb. Ata faktikisht na prun\u00ebn n\u00eb burg t\u00eb Smerkonic\u00ebs ku kish pas edhe t\u2019burgosur\u00eb t\u00eb tjer\u00eb. E maltretimet ma t\u2019mdhaja jon kon n\u00eb Smerkonic\u00eb. Un\u00eb p\u00ebr veti nuk i kom p\u00ebrjetu n\u2019l\u00ebkur\u00ebn tem se qashtu e kom pas fatin nashta mir\u00ebpo me sy kom pa njer\u00ebz tu i rreh, tu i maltretu. Ka ndodh q\u00eb i kan\u00eb qit bab\u00ebn edhe djalin me u rreh n\u00ebrmjet veti edhe normal asnjoni tjetrit s\u2019ka mujt me i ra. Edhe i kan\u00eb thon \u201cqe tash t\u2019kallxoj un\u00eb qysh duhet me e rreh\u201d. I kan\u00eb rreh dyt\u00eb. I kan\u00eb rreh me bishta t\u00eb kacis\u00eb. Ato i shihshim prej dritares t\u2019burgut n\u2019oborr. Njon\u00ebn an\u00eb ajo, an\u00ebn tjet\u00ebr nuk disha \u00e7ka u bo me familje. Masanej m\u2019tregojshin \u00e7ka kan\u00eb hjek se nuk e kan\u00eb dit\u00eb \u00e7ka u bo me mu. Bile bile, fjal\u00eb tjera q\u00eb i kan\u00eb pushkatu ata n\u00eb Skenderaj. mas nja ni jav\u00eb dite t\u00eb q\u00ebndrimit n\u2019burg atje, ni burgosje masive ka ndodh n\u2019Mitrovic\u00eb. At\u00ebher\u00eb u bon\u00ebm aty n\u2019burg diku 3600 vet\u00eb t\u2019burgosun. Ai ish llogor, nuk ishte burg mo se ni dhom\u00eb ishim 40 vet\u00eb sigurisht. Nuk mujshe as mu shtre, ve\u00e7 ulun u duke me nejt. Kreveta s\u2019kish, n\u2019beton. E mas ni jav\u00eb dite q\u00eb thash, kur ndodhi qajo burgosja masive, e prun\u00ebn edhe bab\u00ebn tem, mixh\u00ebn tem, kush\u00ebrit\u00eb n\u2019burg aty. Normal nuk kena mujt mu taku se pavilionet e ndame. P\u00ebr her\u00eb t\u2019par\u00eb e kom pa bab\u00ebn p\u00ebr dritare, e kom mar vesh q\u00eb o gjall\u00eb. E tregimi ma prek\u00ebs osht baba kur kallxon, kur m\u2019ka pa mu. Se un\u00eb s\u2019kom dit \u00e7ka o bo me familje ama bab\u00ebs i ka ra n\u2019vesh q\u00eb na kan\u00eb pushkatu. Ajo o kon ma e rand\u00eb. E p\u00ebr dritare baba m\u2019ka pa. Kallxojn\u00eb edhe tjer\u00ebt q\u00eb jon kon me to, s\u2019ka mujt s\u2019di sa mu nal prej vajit kur m\u2019ka pa q\u00eb jom gjall\u00eb. Aty na kan\u00eb majt edhe dy jav\u00eb tjera. Mandej, normal n\u2019pytje na kan\u00eb marr, maltretime. Prej atyhit n\u2019shkoll\u00eb teknike na kan\u00eb qu. Edhe aty buk\u00eb niher n\u2019dit\u00eb. \u00c7ka o kon ma e keqja, na \u00e7ojshin me hong\u00ebr buk\u00eb. Ish ajo \u00e7orba shum\u00eb e nxeht\u00eb, me q\u00ebllim. Nuk ish \u00e7orb\u00eb, ish uj\u00eb i nxeht\u00eb me do copa t\u2019patates edhe tamon ia nisshe me hong\u00ebr, vike thojke \u201c\u00c7unu se boll hong\u00ebrt! U kry koha e juve!\u201d U dufke me u \u00e7u, krejt \u00e7ka mujshe me marr qat cop\u00eb buke. E ngjyshim me kryp\u00eb, me qata me e majt shpirtin. Edhe ni fakt q\u00eb s\u2019jom ngi kurr\u00eb osht q\u00eb nuk kom mujt me e kry nevoj\u00ebn gati ni muj dit\u00eb tamon qysh duhet. Edhe mas dy jave na kan\u00eb qit n\u2019autobusa. Tu na vendos n\u2019autobusa, ni gardian i autobusit po e vet ni polic, un\u00eb e disha serbishten, po i thot\u00eb \u201cku po i \u00e7oni?\u201d Ai tha, \u201cnuk e di, sigurisht n\u2019pushkatim\u201d. K\u00ebshtu qet\u00eb. Edhe na hip\u00ebm n\u2019autobusa, nuk na lejshin me \u00e7u kryt nalt, kryt posht\u00eb, mos me kqyr jasht\u00eb. Po e dishim drejtimin q\u00eb e mur autobusi. Kur e dishim q\u00eb kah Prishtina, thojshim po na \u00e7ojn\u00eb n\u00eb Nish, n\u2019burg t\u00eb Nishit. Kur e kalum Prishtin\u00ebn, jo po na \u00e7ojn\u00eb n\u2019burg t\u2019Lipjanit. Kur e kalum Lipjanin, jo po na \u00e7ojn\u00eb se NATO ka paralajm\u00ebru me k\u00ebmb\u00ebsori tash neve si mburoja para tenkave. Kena kalu deri te kufiri nja 5 km. Prej atyhit, na kan\u00eb zbrit prej autobusit edhe na kan\u00eb thon\u00eb \u201ckolon\u00eb p\u00ebr njo, e keni kufinin edhe 5 km edhe mo mos u ktheni n\u00eb Kosov\u00eb! Shkoni edhe mos u ktheni mo!\u201d Normal, rrug\u00ebs, qato 5 km shum\u00eb njeri ka hek\u00eb shum\u00eb se kan\u00eb kqyr edhe momentin e fundit sa t\u2019munen me maltretu njer\u00ebz. E kemi dal\u00eb n\u2019Shqip\u00ebri. Po kur kom dal n\u2019Shqip\u00ebri jom m\u00ebrzit shum\u00eb se e disha q\u00eb krejt familjen e kom ktu, nan\u00ebn, grun, qik\u00ebn. Bab\u00ebn e disha q\u00eb e kom n\u2019burg se nuk na kan\u00eb d\u00ebrgu n\u2019Shqip\u00ebri komplet. At\u00ebher\u00eb jom m\u00ebrzit shum\u00eb se thojsha \u00e7ka po m\u2019vyn ve\u00e7 mu me pshtu. Nuk osht ajo jet\u00eb. Edhe e disha q\u00eb nuk kthehem mo se e pam qysh e lam k\u00ebtu. E n\u00eb Kuk\u00ebs ke ni num\u00ebr shum\u00eb i madh i refugjat\u00ebve t\u00eb koncentrum n\u2019Kuk\u00ebs. Thojshin diku 600,000 refugjat\u00eb jon kon p\u00ebr n\u00eb Kuk\u00ebs. Disafish e ka kalu numrin e popullat\u00ebs aty. Normal aty ndihmat e organizatat e ndryshme humanitare nuk na kan\u00eb lan\u00eb un\u00ebt, ka pas me hong\u00ebr boll. Mir\u00ebpo, krejt o kon ve\u00e7 qajo m\u00ebrzia p\u00ebr familje. Mandej, nuk e dishim t\u00eb ardhmen; \u00e7ka me bo n\u2019Shqip\u00ebri na? Pa pasuni, pa kurgjo, ve\u00e7 qato tesha t\u00eb trupit, kurgjo tjet\u00ebr. Bile as dokumentat se let\u00ebrnjoftimin na shtin\u00ebn mi lon aty se p\u00ebrndryshe…<\/p>\n

R.B.: A je bashku me familjen n\u2019Shqip\u00ebri?<\/p>\n

S.H.:Jo se gruja, nana edhe qika nuk kan\u00eb dal\u00eb. Ato kur jon kthy n\u00eb Mitrovic\u00eb, jon kthy n\u00eb shpi t\u00eb ni hall\u00ebs tem, qik\u00ebs mixh\u00ebs t\u2019bab\u00ebs. E ka pas shpin\u00eb n\u00eb Mitrovic\u00eb, n\u2019qytet. Mir\u00ebpo jon kon ve\u00e7 gra edhe fmi. Ato tregojn\u00eb sa shum\u00eb kan\u00eb hjek. Mas shumti kan\u00eb hjek p\u00ebr buk\u00eb edhe friga se \u00e7ka po ndodh. Shpin\u00eb ku jemi kon na e kishin kall. E shpija ku o kon halla o kon kojshi qaty. Bab\u00ebn, mos gabofsha mas nja 8 dite, mos gabofsha se kom harru, jon bo 20 vite, e prun\u00ebn edhe bab\u00ebn n\u2019Ship\u00ebri, n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn m\u00ebnyr\u00eb, me autobusa. E qaty mas ni muje a sa u bon\u00ebn, p\u00ebr her\u00eb t\u2019par\u00eb u takova me bab\u00ebn. Ai moment o kon prek\u00ebs. S\u2019di sa qashtu t\u00eb p\u00ebrqafum kena nejt. Sa her\u00eb e kujtoj at\u00eb, osht moment shum\u00eb prek\u00ebs, shum\u00eb prek\u00ebs. Bile edhe ata q\u00eb jon kon prezent aty kan\u00eb qajt. Prap\u00eb m\u00ebrzia, nuk dishim \u00e7ka u bo me non\u00ebn, me grun\u00eb. Na \u00e7un n\u00eb kampin Hamollaj, n\u2019Durr\u00ebs, meqen\u00ebe numri ishte shum\u00eb i madh i refugjat\u00ebve n\u2019Kuk\u00ebs se nuk i p\u00ebrballojshin. Plus \u00e7ka vishin n\u2019vazhdim\u00ebsi. At\u00ebher\u00eb disa na transportun atje. Po p\u00ebr neve ish nj\u00ebjt\u00eb, si n\u2019Durr\u00ebs, si n\u2019Kuk\u00ebs. E atje n\u2019Durr\u00ebs mandej e kom taku motr\u00ebn me familje, pa burr\u00eb edhe pa vjeh\u00ebrr. O kon interesant se edhe ktu kur jena nis refugjat\u00eb, kur jom taku me motr\u00ebn edhe ata e kishin pas ni histori shum\u00eb t\u00eb vshtir\u00eb se i kan\u00eb nda burrin e motr\u00ebs me bab\u00eb t\u2019vet. Gjithashtu i kan\u00eb pru n\u00eb Smerkonic\u00eb, edhe ata jon kon t\u2019burgosun. Tash un\u00eb motr\u00ebn n\u2019Durr\u00ebs e takova. Nuk e kom dit un\u00eb. Ni kush\u00ebri i jemi m\u2019tha \u201cE kom pa Valbon\u00ebn, me fmi osht qitu qitu\u201d. Thash\u00eb \u201cQysh Valbonja me fmi kur Fatonin, dhondrin, e kom pa n\u2019burg? Ata nuk jon ardh n\u2019Shqipni, qysh o ardh ajo n\u2019Shqipni?\u201d Policia e kish hyp familjen e saj ni traktor edhe kur jon shku pak ma matan\u00eb, traktoristi ka thon \u201cja valla ju zhdrypni\u201d dhondrit tem me bab\u00eb, e ata tjer\u00ebt i ka marr\u00eb \u201cse shum\u00eb rond traktori e s\u2019muj me ju qu deri atje\u201d. Ata jon dal n\u2019Shqip\u00ebri, k\u00ebta i kan\u00eb marr\u00eb n\u2019burg. N\u00eb Shqip\u00ebri kemi q\u00ebndru 1 muj dit\u00eb. M\u00eb 22 maj, mos gabofsha, kena dal n\u2019Shqip\u00ebri. M\u00eb 24 qershor jena kthy. Kena tentu me u kthy meniher\u00eb si e kan\u00eb n\u00ebnshkru at\u00eb marr\u00ebveshjen e Kumanov\u00ebs po nuk gjejshim transport. M\u00eb 24 qershor e kena gjet ni kombi, e kena pagu e na ka pru.<\/p>\n

R.B.: Ju ka pru deri n\u2019Mitrovic\u00eb?<\/p>\n

S.H.:Deri n\u00eb Mitrovic\u00eb na ka pru. Shkova te shpija e daj\u00ebs, atij i kish pshtu shpija n\u2019qytet aty. Aty ish kon nona, gruja edhe qika. Qika kish fillu me m\u2019harru, sem njihke se dy vje\u00e7are o kon. M\u2019kqyrke diqysh si \u00e7uditsh\u00ebm. E dike q\u00eb diku m\u2019ka pa po kush o ky njeri nuk e dike. Masanej sigurisht iu ka kthy kujtesa, e s\u2019mu dajke.<\/p>\n

R.B.: E qysh o kon fshati kur je kthy?<\/p>\n

S.H.:Fshati o kon komplet i djegun. Bile Jetoni, pas luft\u00ebs ka ardh me na vizitu. Komplet, komplet o kon i djegun. Nuk e di a kan\u00eb pshtu 2-3 shpija edhe ato kan\u00eb pshtu se kan\u00eb q\u00ebndru vet\u00eb ata paramilitar\u00ebt. Sht\u00ebpin\u00eb e kom nd\u00ebrtu prej temelit t\u2019re. Osht dasht me e nd\u00ebrtu se s\u2019kom mujt me riparu kurgjo n\u2019to.<\/p>\n

R.B.: S\u2019ka pas kurgjo p\u00ebr me riparu a?<\/p>\n

S.H.:Kurgjo s\u2019kom mujt me riparu. Prej temelit o duft.<\/p>\n

R.B.: E ku ke nejt n\u2019fillim si je kthy?<\/p>\n

S.H.:N\u2019fillim kom nejt te kunati i hall\u00ebs n\u2019banes\u00eb tij. Ai ka qen\u00eb n\u2019Gjermani e derisa o kthy ai un\u00eb kom nejt n\u2019banes\u00eb tij. Po mandej n\u2019pranver\u00eb ve\u00e7 fillova me e nd\u00ebrtu sht\u00ebpin\u00eb. Me ni shatorr rrishim derisa e nd\u00ebrtum sht\u00ebpin\u00eb po ish vera, nuk ish fort problem. Masi ish mandej liria, nuk e ndishim as t\u00eb ftoftit as kurgjo, n\u00eb krahasim me luft\u00eb. Kjo \u00ebsht\u00eb n\u2019pika t\u2019shkurta historia.<\/p>\n

R.B.: Faleminderit shum\u00eb!<\/p>\n

[\/vc_column_text][\/vc_column][\/vc_row]<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"

[vc_row][vc_column][vc_column_text] [\/vc_column_text][\/vc_column][\/vc_row][vc_row][vc_column][vc_column_text] Intervistuesja: Rita Berisha I intervistuari: Sabri Hasani R.B.: Pak para fillimit t\u2019luft\u00ebs, nashta pak para bombardimeve. Ve\u00e7 qysh e man n\u2019men qat periudh\u00eb komplet. S.H.:Para bombardimeve t\u2019NATO-s, na pritshim ve\u00e7 kur t\u2019ndodh di\u00e7ka shum\u00eb e keqe, tu e pas parasysh \u00e7ka ka ndodh n\u2019Bosnj\u00eb. N\u00eb fshatin ku jetoj un\u00eb, \u00ebsht\u00eb n\u00eb pjes\u00ebn veriore […]<\/p>\n","protected":false},"author":3,"featured_media":1003,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[22],"tags":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/museumofrefugees-ks.org\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1551"}],"collection":[{"href":"https:\/\/museumofrefugees-ks.org\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/museumofrefugees-ks.org\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/museumofrefugees-ks.org\/wp-json\/wp\/v2\/users\/3"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/museumofrefugees-ks.org\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=1551"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/museumofrefugees-ks.org\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1551\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":1552,"href":"https:\/\/museumofrefugees-ks.org\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1551\/revisions\/1552"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/museumofrefugees-ks.org\/wp-json\/wp\/v2\/media\/1003"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/museumofrefugees-ks.org\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=1551"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/museumofrefugees-ks.org\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=1551"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/museumofrefugees-ks.org\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=1551"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}