{"id":1526,"date":"2022-04-14T09:39:49","date_gmt":"2022-04-14T09:39:49","guid":{"rendered":"https:\/\/museumofrefugees-ks.org\/?p=1526"},"modified":"2022-04-14T12:58:24","modified_gmt":"2022-04-14T12:58:24","slug":"myrvete-gagica-azizi","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/museumofrefugees-ks.org\/myrvete-gagica-azizi\/","title":{"rendered":"Myrvete Gagica Azizi"},"content":{"rendered":"

[vc_row][vc_column][vc_column_text]<\/p>\n\n

[\/vc_column_text][\/vc_column][\/vc_row][vc_row][vc_column][vc_column_text]<\/p>\n

Intervistuesja: Rita Berisha<\/p>\n

E intervistuara: Myrvete Gagica Azizi<\/p>\n

R.B.: Faleminderit shum\u00eb q\u00eb po ma tregon rr\u00ebfimin tond p\u00ebr koh\u00ebn e luft\u00ebs edhe kur je kon refugjate. A munem pak me fillu kur ka fillu lufta. \u00c7ka ke pa n\u00ebp\u00ebr lajme, qysh i ke nd\u00ebgju, \u00e7far\u00eb brengash ke pas\u00eb, ku ke jetu, qysh o kon situata kur fillon lufta?<\/p>\n

M.G.A.:Ka qen\u00eb ni fillim shum\u00eb trishtus. N\u00eb rend t\u2019par\u00eb na kan\u00eb trishtu lajmet q\u00eb i d\u00ebgjonim n\u00ebp\u00ebr televizionet serbe se televizione tonat nuk kishim, 5 minuta i kishim n\u00eb televizionin e Zagrebit nga i cili, ndoniher\u00eb, ndoni fjali q\u00eb e imitojshin, na jepshin ni shpres\u00eb t\u2019vog\u00ebl. P\u00ebrndryshe, fillimi i luft\u00ebs na ka bo shum\u00eb me u frigu, me u tut tmerr\u00ebsisht. Mandej, m\u00eb 19 mars erdh\u00ebn, po i shof \u2013 se sht\u00ebpin\u00eb e kom k\u00ebtu n\u2019ball\u00eb t\u2019rrug\u00ebs \u2013 po vinin njer\u00ebzit. Un\u00eb mendova, thash si more po lujn\u00eb top? Mendova se \u00ebsht\u00eb tu u bo ndonj\u00eb ndeshje futbolli e jon tubu rinia. Kur kam shiqu edhe njiher\u00eb me v\u00ebmendje po e shof edhe njer\u00ebzit me kolica i shtyshin, q\u00eb i kishin d\u00ebbu nga fshati Mati\u00e7an, Mat q\u00eb po quhet tash. Edhe para sht\u00ebpis\u00eb time u shtrin\u00eb, u dor\u00ebzun edhe pse ishte pizgaveri, para sht\u00ebpis\u00eb osht ni post\u00eb e vog\u00ebl ku ishte p\u00ebrqendru tenki i policis\u00eb me nja 50 polic\u00eb aty kan\u00eb qen\u00eb p\u00ebrball\u00eb shpis\u00eb ton\u00eb. Un\u00eb shum\u00eb u tmerrova, tmerr\u00ebsisht u dridha. \u00c7ka me bo? Isha vet\u00ebm n\u2019sht\u00ebpi. Fillova n\u2019rend t\u2019par\u00eb e ndala rrym\u00ebn edhe i kom hjek dy llustera n\u2019sallon. I kom marr do gj\u00ebra q\u00eb ishin ma me vler\u00eb edhe p\u00ebrniher mu kujtu ni orman e kom pas shum\u00eb t\u2019madh me tre krah\u00eb t\u00eb ngjitun. Ia largova dyrt, e shpraza t\u00ebr\u00ebsisht, ia vuna ni leck\u00eb t\u2019vog\u00ebl n\u00ebn dhe e t\u00ebrheqa po njo 5 metra. Ia vuna der\u00ebs s\u00eb banjos p\u00ebrpara. Para se me e vu, masi e afrova, mora orendit\u00eb e bukura q\u00eb i kisha, do vitrina t\u2019mira, mandej ni pasqyre e kom pas t\u2019mir\u00eb. Kuzhin\u00ebn komplet e heka, ia kom largu komt e tavolin\u00ebs, karrikat, ni mbi ni, i kom vu, edhe n\u00eb fund ia mb\u00ebshteta ormanin der\u00ebs s\u00eb banjos t\u00eb cil\u00ebs ia heka dorz\u00ebn se nuk u shtyke deri n\u2019skejt n\u2019fund ormani, u detyrova me ia hek dorz\u00ebn edhe ai u pshtet. Edhe shiqoja a mundet me u kujtu dikush q\u00eb hyn n\u00eb shpin\u00eb time…A edhe di\u00e7ka harrova. Para se me e mbyll, shkova n\u00eb vet\u00ebsh\u00ebrbim, e kom pas vet\u00ebsh\u00ebrbimin 5 metra prej sht\u00ebpis\u00eb, e kom ble ni thes makarona, detergjenta, kom ble kryp, kom ble sheqer, kom ble oriz, kom ble sapun, shampona. Thash kur t\u2019kthehemi, vaj kom ble edhe i kom fut n\u00eb banjo edhe kto ushqime. Rast\u00ebsisht thoja ndoshta ajo NATO q\u00eb u myt tu thon na shp\u00ebton e t\u2019kemi fmit\u00eb \u00e7ka me ngr\u00ebn\u00eb edhe higjien\u00ebn n\u2019rend t\u2019par\u00eb.<\/p>\n

R.B.: E kto i ke shti n\u2019banjo p\u00ebr mi mshef?<\/p>\n

E: Krejt i mshefa n\u2019banjo, tepihat e mira i kom shti n\u2019banjo edhe aty e mora un\u00eb mandej e bona ni skenario thu se osht teat\u00ebr. Do sene t\u2019kqija, tratat i prisha, disa i gjuva n\u2019tok\u00eb, do pjata i gjuva n\u00ebp\u00ebr tok\u00eb, nja dy i theva, q\u00eb me mendu se dikush ka hi ktu edhe s\u2019paska lon asgj\u00eb q\u00eb mos t\u2019k\u00ebrkojn\u00eb mos i kom lon dikund, ashtu e bona taman sken\u00eb teatrit, t\u2019filmit edhe i mora disa gj\u00ebra. Nuk kam dal\u00eb ka dera kryesore se m\u2019shifshin ata polic\u00ebt q\u00eb ishin p\u00ebrball\u00eb sht\u00ebpis\u00eb po kam dal kah bahqja, n\u00ebp\u00ebr oborre t\u2019kojshive edhe kam ik\u00eb te vajza, megjith\u00ebse m\u2019tha kojshia, ai plaku, axha Osman, \u201cku po shkon? Eja rri ktu, qe mu m\u2019kan\u00eb ardh\u00eb vajzat, nuset, eja edhe ti bashk\u00eb ktu t\u2019jesh\u201d. Thash\u00eb \u201cjo axha Osman, un\u00eb e kam veq ni fmi ktu, du me kon af\u00ebr vajz\u00ebs teme\u201d. Edhe shkova te vajza. Ishte 19 marsi. 20 marsi m\u2019\u00e7eli te vajza. Nja kat\u00ebr dit\u00eb ishim as n\u2019qiell, as n\u2019tok\u00eb, \u00e7ka t\u2019bojm, si t\u2019veprojm\u00eb. Vet\u00ebm i d\u00ebgjonim lajmet me vjehrrit\u00eb e vajz\u00ebs, me vajz\u00ebn, me bashk\u00ebshortin, fmit\u00eb. Edhe pse ishte vajza 10 mujsh, ajo thuajse e dinte se na jemi n\u00eb ankth, se na jemi n\u00eb momente shum\u00eb kritike, zani nuk iu d\u00ebgjonte.<\/p>\n

R.B.: Mesa a?<\/p>\n

A: Mesa. Gjithashtu edhe djali, veq qante e ndonj\u00ebher\u00eb na bonte ndonji pytje kur i shike ato skenat e televizionit edhe \u201cba ba bam bam\u201d bojke. \u201cOh Zot\u201d, thojsha, \u201cedhe ktij po ia ndin shpirti q\u00eb nuk jemi t\u2019qet\u00eb\u201d.<\/p>\n

R.B.: Qysh i mban mend bombardimet e para? Ku ke qen\u00eb?<\/p>\n

A: Bombardimet e para kom qen\u00eb te vajza. Edhe m\u00eb 24 filloi mbramja, filloi terri. Isha as n\u2019tok\u00eb, as n\u2019qiell. S\u2019dija mo \u00e7ka t\u2019veproja. Nuk doja q\u00eb vajza edhe dhondri t\u2019m\u00eb kuptonin se un\u00eb shum\u00eb kom frik\u00eb po gjithher\u00eb iu thoja \u201chajt se e kemi NATO-n, mos u frigoni, kemi me shp\u00ebtu, ka njer\u00ebz t\u2019mir\u00eb\u00a0 n\u2019bot\u00eb, nuk jon t\u00eb gjith\u00eb nisoj\u201d. Edhe n\u00eb ora 9 fillun ato raketat, ato dritat e tmerrshme q\u00eb binin nga aeroplani se vajza e ka sht\u00ebpin\u00eb dy kat\u00ebshe. Hyp\u00ebm atje n\u2019katin e dyt\u00eb edhe i shiqonim \u00e7ka po ndodh\u00eb. Pa u shtri asnjiher\u00eb at\u00eb mbramje, u zbardh dita. U qun fmit\u00eb, u deshke me e la vajz\u00ebn, me e pastru, u deshke me gatu se nuk guxonim t\u2019dilnim nga sht\u00ebpia. Besa kemi pregatit edhe ushqime rezerv\u00eb p\u00ebr \u00e7do rast se i ndigjonim se i d\u00ebgjonim ata kojshit, t\u2019af\u00ebrmit se njo kat\u00ebr rrug\u00eb n\u00ebn sht\u00ebpin\u00eb e tyne atje te shkolla Vladimir Nazor, iu kan\u00eb hi njer\u00ebzve i kan\u00eb rrah\u00eb, i kan\u00eb d\u00ebbu nga sht\u00ebpia, nuk u dinin a i vranin. Por ajo q\u00eb ma hupi shpres\u00ebn p\u00ebrnj\u00ebher\u00eb kur ndigjum lajmin se e vran\u00eb Bajram Bytyqin me dy djem. Thash\u00eb masi ata e kan\u00eb vra, na t\u00eb tjer\u00ebt prite t\u2019keqen. Por ja, dashti Zoti, kojshit\u00eb na njoftun, nj\u00ebni nga kojshit\u00eb i tha dhondrit tem \u2013 se vllau i kishte ik\u00eb ma her\u00ebt n\u00eb Bllac\u00eb \u2013 edhe tha \u201ckam lajm se kan\u00eb me ju d\u00ebbu edhe juve po kur t\u2019boni me dal\u00eb nga sht\u00ebpia merrni kartona se s\u2019keni ku me u ul\u00eb ktu n\u2019Bllac\u00eb se ka ra shi i madh, osht balt\u00eb e madhe\u201d. Edhe i mur\u00ebm na do kartona, do najllona, gatum buk\u00eb edhe do kifle p\u00ebr fmi, mor\u00ebm uj\u00eb se na tha merni uj\u00eb se nuk keni. Nuk e harroj m\u2019ka ardh\u00eb shum\u00eb keq prej dhondrit edhe prej vjehrrit, ata e banin ujin, na e banim ushqimin, un\u00eb e mbaja vajz\u00ebn, s\u2019guxoja me ia lon vajz\u00ebs teme se thojsha mos po zen thue e pe sakatos. Ajo e mbante djalin, un\u00eb vajz\u00ebn me plot torb\u00eb tesha t\u2019fmive, pelena, ktyneher\u00eb s\u2019kemi pas pampersa. Edhe erdh ni djal\u00eb edhe po na thot\u00eb bahuni gati se rrug\u00ebn n\u00ebn sht\u00ebpin\u00eb e dhondrit veq e kishin lshu t\u00eb gjith\u00eb, iu kishin thon\u00eb p\u00ebr 10 minuta mi lshu shpijat, polic\u00ebt edhe paramilitar\u00ebt. Mandej m\u2019kan\u00eb tregu q\u00eb s\u2019kan\u00eb qen\u00eb as ushtar\u00eb as civil\u00eb po paramilitar\u00ebt me kto shamijat e kuqe edhe polic\u00ebt. Edhe na u bom gati p\u00ebr me u nis\u00eb me dal\u00eb nga sht\u00ebpia.<\/p>\n

R.B.: Me kerr a n\u2019kom?<\/p>\n

M.G.A.:N\u2019kom, \u00e7far\u00eb kerri! N\u2019kom t\u00eb gjith\u00eb. Aty n\u2019at\u00eb llavin\u00ebn e njer\u00ebzve, vet\u00ebm o nd\u00ebgju ndonji kolic\u00eb q\u00eb ishte ma e vjet\u00ebr tu i bart\u00eb pleqt\u00eb ose lehonat. Nja dy lehona i kom pa me fmi q\u00eb kishin lind dy dit\u00eb p\u00ebrpara ose pardje ose dje. Ato i kishin pshtet n\u2019ato kolica, kurr\u00eb ato ftyra nuk muj mi harru. Ata fmit\u00eb nuk iu ndike zoni q\u00eb kishin ardh\u00eb n\u2019jet\u00eb 48 or\u00eb a 50 or\u00eb para se me ndodh\u00eb kjo tragjedi. Kur po e shiqoj te Furra Qerimi \u2013 se na n\u00eb Breg t\u00eb Diellit e kemi sht\u00ebpin\u00eb \u2013 e atje osht posht\u00eb nd\u00ebrtesa e Elektro Ekonomis\u00eb, njer\u00ebz pafund! E anash kishte \u00e7do met\u00ebr paramilitar\u00eb, polic\u00eb edhe ushtar\u00eb! Edhe ushtar\u00eb kishte, mjaft num\u00ebr i madh q\u00eb veq na shikojshin edhe me kry e me dor\u00eb na bojshin \u201cNapred! Idi! Novi zastane\u0161!\u201d \u201cEc! Mos u ndal! \u00c7ka po kqyr?\u201d Edhe na pa asni za, shkum disi mrrin\u00ebm n\u2019stacion t\u00eb trenit. Aty ishte tana tmerri. Aty ishte tmerri! Tash na tubun qitu, \u00e7ka do t\u00eb ndodh\u00eb me neve. Pes\u00eb or\u00eb aty kemi prit derisa ka ardh\u00eb ni tren. Se neve na d\u00ebbun ka ora shtat\u00eb e m\u00ebngjesit. Kurr\u00eb nuk e harroj n\u00eb ora 9 veq ishim n\u00eb stacion t\u00eb trenit n\u2019Prishtin\u00eb. Kur po e shiqoj or\u00ebn, ora 1. Ende asgj\u00eb. Po presim treni me ardh\u00eb prej Serbis\u00eb, rrug\u00ebs s\u00eb Podujev\u00ebs. N\u00eb ora 1 e gjys mrrini treni. Vet\u00ebm iu kom thon, mani fmit\u00eb, t\u2019hypi un\u00eb e para ta zo ni kupe, thojsha fmit\u00eb mos tem jesin n\u00eb korridor t\u00eb trenit edhe dhandrin dojsha me e fut n\u00eb ni kupe e me e mlu disi se thonin i merrnin nga treni t\u00eb rit\u00eb. Kom hyp un\u00eb e para edhe shpejt e t\u00ebrheqa edhe nan\u00ebn e dhandrit, mandej vajz\u00ebn teme. Ato i kom lon n\u2019koridor, e kom zon ni kupe, ka hy dhondri, vjehrri, qika jeme, fmit\u00eb edhe ni grua e kemi pas\u00eb, grun\u00eb e mjekut Lirie Dinishin, me djalin edhe me vajz\u00ebn. Edhe ajo hyni edhe e mbylla \u201ckrrap\u201d, i vuna perdet, thash t\u00eb tjer\u00ebve s\u2019kemi \u00e7ka me iu bo. U nis treni. Kur vinim te do kthesa t\u00eb thella, kom mujt me i num\u00ebru deri n\u00eb 40 vagona q\u00eb kan\u00eb qen\u00eb. Ni lokomotiv\u00eb ka qen\u00eb e para q\u00eb e ka t\u00ebrheq, edhe ni lokomotiv\u00eb n\u2019fund q\u00eb e ka shty. Edhe n\u00eb Fush\u00eb Kosov\u00eb u ndal\u00ebm nja ni gjys ore. Thash qe qitu po dojkan me na… se aty ishte fush\u00eb. Mandej jemi ndal\u00eb edhe nj\u00ebher\u00eb \u2013 q\u00eb jom frigu shum\u00eb \u2013 n\u00eb at\u00eb zbraz\u00ebtir\u00ebn q\u00eb ka qen\u00eb vet\u00ebm fush\u00eb, n\u00eb mes Ferizajit edhe Lipjanit. Mandej\u00a0 kemi mrri n\u00eb Ferizaj, edhe aty jemi ndal ni koh\u00eb t\u2019gjat\u00eb. Po fati deshi at\u00eb dit\u00eb neve nuk na morr\u00ebn sikur tregonin q\u00eb i kan\u00eb marr\u00eb t\u2019rit\u00eb nga treni, i kan\u00eb gjujt prej trenit n\u2019tok\u00eb. Te na nuk ndodhi ajo. Edhe rrug\u00ebs kur kemi dal prej Ferizajit, te G\u00ebrlica, quhet ni vend ku ndahet rruga p\u00ebr Tetov\u00eb edhe Brezovic\u00eb, aty ka pas\u00eb shum\u00eb polic\u00eb, shum\u00eb mjete t\u00eb policis\u00eb. Ka pas\u00eb edhe tenk\u00eb, ka pas\u00eb edhe kamiona. Thash kuku po na i merrkan fmit\u00eb, thash po na i hedhkan qatje. Po jo nuk u ndal treni. U ndal\u00ebm aty…<\/p>\n

R.B.: N\u00eb Bllac\u00eb.<\/p>\n

M.G.A.:Jo n\u2019Bllac\u00eb, mrrin\u00ebm n\u00eb Jankovi\u00e7 na. Aty u ndal treni edhe po thot ni vajz\u00eb, kta me ni za t\u00eb nalt\u00eb po thojn\u00eb \u201cKur t\u00eb ndaleni n\u00eb Bllac\u00eb, mos me ec as majtas as djathtas, me ec vet\u00ebm hekurudh\u00ebs\u201d. Edhe njashtu veprum. Mrrin\u00ebm n\u00eb Bllac\u00eb, ishte ora kat\u00ebr ndoshta, po valla, ndoshta ora 4. Kur kemi mrri n\u00eb Bllac\u00eb, po thot\u00eb vjehrri i vajz\u00ebs \u201chajde po ulemi qitu!\u201d. S\u2019ka faj plaku, u lodh, u dor\u00ebzu mo nuk mundte me nejt n\u2019kam\u00eb t\u00eb veta po as nuk kishim ku mu ul: balt\u00eb, njer\u00ebzit pa hong\u00ebr, pa pi, fmit\u00eb krejt iu kishin ter lot\u00ebt n\u00eb faqe, plakat t\u00eb shtrine n\u2019lloq, pa mlu, disa i kishin mlu me najllona. Un\u00eb u tmerrova, thojsha ku kishim mu ul\u00eb na. Prandaj Bllac\u00eb e kan\u00eb qujt, se ishte vend i ul\u00ebt, i rrafsh\u00ebt, e flinte uji aty n\u00eb at\u00eb balt\u00eb. Po \u00e7ka m\u2019ka tmerru ma s\u2019tep\u00ebrmi, m\u2019ka tmerru fluturimi i helikopter\u00ebve t\u00eb NATO-s t\u00eb cil\u00ebt nuk e kam prit\u00eb, hudhnin sa mundnin qebe Tetekst, Tetovo, o kon ajo fabrika, shum\u00eb plafa t\u2019mir\u00eb kan\u00eb qen\u00eb ata. I hudhnin prej s\u00eb nalti n\u2019balt\u00eb, n\u2019lloq, se njer\u00ebzit s\u2019mujshin mi mrri. Ai plaf u b\u00ebnte i pap\u00ebrdorun se binte n\u2019balt\u00eb. Fillova me u frigu edhe me u tmerru edhe ma shum\u00eb. Nuk pash\u00eb asnj\u00eb njeri prej NATO-s apo t\u00eb jashtmit q\u00eb kan\u00eb hi bile ni ndihm\u00eb t\u2019vog\u00ebl me iu dhon mas\u00ebs s\u00eb panum\u00ebrt \u2013 10 mij\u00eb kishin qen\u00eb, sigurisht \u2013 nj\u00eb mbi nj\u00eb. I shihsha disa gra, iu kishin bo fmive prej ni trungu t\u00eb ni peme n\u00eb trungun tjet\u00ebr iu kishin vnu hulaja, q\u00eb i kishin vnu ka tre fmi edhe i luhatnin me frik\u00eb se mos po iu bin\u00eb n\u2019tok\u00eb, pasigurt ishin ata fmi. Nuk di qysh kishin vendos aty me i vu po sigurisht pa gjum\u00eb. Un\u00eb mbeta e ngrir\u00eb, fillova me shiqu pa i pa ato kah kemi hy ose kah kemi dal\u00eb, ose me kqyr kah o lindja, veriu, jugu ose \u00e7ka. Vet\u00ebm v\u00ebrdall\u00eb syt\u00eb m\u00eb shkonin prej frig\u00ebs. P\u00ebrnj\u00ebher\u00eb e pash\u00eb, u hap nj\u00eb der\u00eb, hyni nj\u00eb traktor edhe po shp\u00ebrndante buk\u00eb edhe qum\u00ebsht. Edhe jo me iu dhon n\u2019dor\u00eb njer\u00ebzve q\u00eb krejt me dur\u00eb nalt pritshin me hong\u00ebr at\u00eb buk\u00eb q\u00eb iu prun\u00ebn por ma shum\u00eb bishin n\u2019tok\u00eb tu iu gjujt prej traktorit kta njer\u00ebzit, tan\u00ebt sigurisht ose t\u00eb Maqedonis\u00eb, nuk e disha, i kam pa q\u00eb ken\u00eb t\u00eb r\u00ebndomt\u00eb njer\u00ebzit. Edhe kom vrapu shpejt edhe i kom thon dhondrit e vajz\u00ebs \u201cshpejt, mbrapa meje, pa asni diskutim, meniher\u00eb ejani\u201d se veq u afrum na af\u00ebr, fati. E rrug\u00ebs kur jam dal\u00eb nga sht\u00ebpia, e kam marr\u00eb ni album q\u00eb e kom palu edhe q\u00eb ma ka marr\u00eb mendja se ka me m\u00eb ndihmu gjat\u00eb k\u00ebtij rrug\u00ebtimi tem t\u00eb pakthim, t\u00eb pashpres\u00eb. I mora diplomat e fmive q\u00eb m\u2019kan\u00eb kalu me suksese t\u2019nalta edhe e kom marr flet\u00ebkunor\u00ebzimin tim q\u00eb jom kunor\u00ebzu n\u00eb Shkup n\u2019prill \u201965-t\u00ebs. At\u00ebher\u00eb vjehrrit\u00eb e mi kan\u00eb jetu n\u00eb Shkup edhe na atje e bon\u00ebm kunor\u00ebzimin me burrin tem. Thash ta marr\u00eb masi po thon\u00eb q\u00eb kan\u00eb me na qu n\u00eb Bllac\u00eb, Bllaca af\u00ebr Shkupit, kjo m\u2019duhet mu sigurisht me e p\u00ebrdor p\u00ebr me dep\u00ebrtu. Edhe kur jom afru aty te ushtari, ni ushtarak, djal i mir\u00eb ke, edhe un\u00eb pi thom n\u00eb gjuh\u00ebn maqedone \u201cJa sum ud Skopje, ja sam vencana vo Skopje i kucam je u gazibana, te moluvam pustime!\u201d Un\u00eb i thash\u00eb atij, \u201cUn\u00eb jam nga Shkupi, jam e martuar dhe e kunor\u00ebzuar n\u00eb Shkup, kam ardh\u00eb me e marr vajz\u00ebn, t\u00eb lutem na lejoni!\u201d E ai ke ni djal shum\u00eb humanitar, ushtarak ishte. Ai e hapi der\u00ebn. P\u00ebr fat na la me kalu mu, vajz\u00ebn, dhondrin edhe fmit\u00eb. Po mbet\u00ebn aty edhe prind\u00ebt e fmive, ai nuk i lejoi. Edhe un\u00eb nuk pash mbrapa mo, e kisha q\u00ebllimin dy fmit\u00eb e vegj\u00ebl t\u2019i shp\u00ebtoj. Shpejt mb\u00ebrrim n\u00eb rrug\u00ebn kryesore t\u00eb Shkupit n\u00eb asfallt, edhe qe po e shof ni autobus. Pak ma andej ishte ni taksi. Thash t\u2019shkoj te qaj taksi ta marr. Veq m\u2019ka thon nj\u00ebri \u201cNatreg!\u201d \u201cMbrapa!\u201d Un\u00eb hiq, ai mbrapa. Mu ka afru ma ka mshu n\u2019krah\u00eb qitu, njo ni muj mka nejt pleh dora me ato \u201cg\u00ebrma\u00e7\u201d a si i qujn\u00eb ato t\u00eb polic\u00ebve.<\/p>\n

R.B.: Pendrek.<\/p>\n

M.G.A.:Pendrek. Thash \u201cpo un\u00eb jam nga Shkupi, po du me ik\u00eb me shku n\u2019Shkup\u201d. Tha ani qe autobusi po niset. Cili autobus? Ja ky. Shpejt i kam thon dhondrit edhe vajz\u00ebs ejani mbrapa. Shkum te autobusi. Po e lypi shoferin. Ata m\u2019than\u00eb ja ky \u00ebsht\u00eb shoferi. Kur jam afru, ai m\u2019ka thon\u00eb \u201cZonja Myrvet, eja se un\u00eb jam\u201d. Ai ishte ni vendas i burrit tim, p\u00ebr fat tonin. Ia hapi der\u00ebn vajz\u00ebs, dhondrit edhe fmive e un\u00eb as q\u00eb hypa n\u00eb autobus po meniher jom kthy me i marr prind\u00ebt e dhondrit edhe at\u00eb gruan e doktorit, Lirie Binishin me dy fmi. Po tash m\u2019ra nd\u00ebrmend, i kisha n\u2019xhep 100 marka edhe iu afrova ni ushtarakut trupshkurt\u00eb, thash \u201ct\u2019lutem ai polici, ushtari m\u2019lejoi dhondrin edhe vajz\u00ebn me e marr po ai u tmerru atje, po don mu kthy, q\u00eb i mbet\u00ebn dy pleqt\u00eb. A m\u2019lejon me shku me i marr?\u201d Tha \u201cik, shko merri, mos m\u2019shiqo mu\u201d. Un\u00eb doja me ia dhon ato t\u2019holla, ai \u201cik, mos t\u2019shiqojn\u00eb dikush se je tu fol me mu\u201d. Thash \u201cshum\u00eb faleminderit\u201d. M\u2019lejoi me zbrit posht\u00eb. I tha atij shokut \u201chapja der\u00ebn k\u00ebsaj zonj\u00ebs\u201d. Ai e hapi. I mora un\u00eb t\u00eb dy pleqt\u00eb edhe Lirie Binishin me t\u00eb dy fmit\u00eb. Hyp\u00ebm n\u00eb autobus. I thash atij t\u00eb njoftunit \u201ca po na qon te zotni Shukriu n\u00eb Gaziban\u00eb te shpija jon\u00eb?\u201d Tha \u201cJo moj zonja Myrvet, kemi me ju qu n\u00eb Stenkovac, osht ni livadh i madh, ni fush\u00eb e madhe n\u00eb hymje t\u00eb Shkupit n\u00eb an\u00ebn e majt\u00eb. Aty jeni parapa me ju qu juve refugjat\u00ebve. Sot kan\u00eb me ju marr\u00eb prej k\u00ebtu\u201d. Na \u00e7un aty, na i nd\u00ebrtun shatorrat n\u00eb koh\u00eb shum\u00eb t\u2019shkurt\u00eb. Krejt ish planifiku. Un\u00eb e pash q\u00eb kjo luft\u00eb osht e planifikume. Edhe na zbrit\u00ebn aty. Erdh\u00ebn njo kat\u00ebr ushtarak\u00eb po e montojn\u00eb shatorrin. Edhe un\u00eb po iu thom \u201cNo one shatorr, two! Me big family!\u201d Thash na jemi familje e madhe. \u201cAlright, no problem, thank you!\u201d E na i bon\u00ebn dy shatorra. I rahatum fmit\u00eb. Edhe un\u00eb po i them asaj vajz\u00ebs t\u2019doktorit \u201cA din anglisht, a munesh me m\u2019nimu mos po e takojm\u00eb dik\u00eb t\u00eb njofsh\u00ebm e mos t\u2019rrim\u00eb k\u00ebtu, t\u2019vazhdojm\u00eb me shku n\u2019Gostivar ose n\u2019Shkup ose n\u2019Tetov\u00eb\u201d se gjithkah neve na pritnin se kishim miq. Un\u00eb e kisha motr\u00ebn n\u00eb Gostivar e cila flok\u00ebt i shkulke se veq un\u00eb nga familja mbeta n\u00eb Prishtin\u00eb. \u201cPo\u201d, tha \u201ctezja Myrvet, di un\u00eb me fol anglisht\u201d. Edhe tu dasht me shku n\u00eb qend\u00ebr ku i pash ata udh\u00ebheq\u00ebsat me ato gradat e mdhaja q\u00eb i kan\u00eb ktu n\u00eb krah\u00eb, kur qe pe shoh nj\u00ebri po ec vet\u00eb po ia shoh telefonin. Thash \u201cPlease, just one moment, we are telefon, my two daughter London, please, conservation little\u201d. \u201cAlright, no problem\u201d. Ma dha telefonin, kurr\u00eb nuk kom me ia harru. M\u2019ka lon memorja po m\u2019erdh n\u2019at\u00eb moment edhe shpejt ia kom dhon numrin e vajz\u00ebs edhe shpejt pi thom \u201cLili, Suzi, nana jom n\u2019Shkup me Valin\u201d. Ato s\u2019po m\u2019lojn me fol tu piskat, a jom e gjall\u00eb a ku jemi, ku osht Vali, ku i ka fmit Vali, ku po jetoni?\u201d Thash \u201cT\u00eb gjith\u00eb jemi n\u2019Shkup, rrini rahat se nana e ka marr\u00eb telefonin nj\u00eb ushtarakut t\u00eb NATO-s, mirupafshim\u201d. Edhe shkum atje, po s\u2019gjet\u00ebm k\u00ebrk\u00ebnd. Ra nata, u bo terri. Flejt\u00ebm at\u00eb mbramje aty n\u00eb Stenkovc. Mandej t\u00eb nes\u00ebrmen, prap\u00eb jom \u00e7u me at\u00eb vajz\u00ebn, prap\u00eb kom dal\u00eb atje. As 40 cm nuk ka qen\u00eb larg shatorri nga shatorri. Edhe sigurisht 10,000 shatorra kan\u00eb qen\u00eb aty. Krejt autobusat e Shkupit, Kumanov\u00ebs, Tetov\u00ebs jau shisha regjistrimet q\u00eb i binin pand\u00ebrpre. Vet\u00ebm i lshonin, shkonin i merrnin ata tjer\u00ebt, se num\u00ebr i madh ishte. Edhe po shkojm\u00eb na atje n\u00eb qend\u00ebr. Po i d\u00ebgjoj do djem t\u2019ri po flasin shqip. \u201cMir\u00ebdita, djem\u201d, thash\u00eb, \u201c\u00e7ka do t\u2019bohet me neve?\u201d Nj\u00ebri po thot\u00eb \u201ct\u00eb shofim, sot do t\u2019shofim, dit\u00ebve t\u2019ardhme. Tash jeni t\u2019sigurt\u00eb\u201d. Thash\u00eb \u201cpo un\u00eb e kom motr\u00ebn k\u00ebtu, kom miq\u201d. Tha \u201cKush jeni ju?\u201d Thash \u201cUn\u00eb jom Myrvete Azizi, gruja e Profesor Nijazi Azizit\u201d. Ai \u201c\u00e7ka flet moj? Po ti qenke bashk\u00ebshortja e profesorit tim! Eja!\u201d Edhe na mori me dy Mercedesa. Thash \u201cUn\u00eb kom num\u00ebr t\u2019madh, jom me vajz\u00ebn, me fmit\u00eb, me vjehrrin, vjehrr\u00ebn\u201d. \u201cTash\u201d, tha \u201cna vijm\u00eb te ju\u201d. Erdh\u00ebn, na mur\u00ebn, na fut\u00ebn n\u2019kerre edhe ata tash fillun, ai thonte \u201cune kom me ju qu n\u2019shpijen time\u201d ky tjetri thonte \u201cn\u2019shpijen time\u201d, une ju thonja \u201cju lutem a bon ju ne me na qu deri n\u2019stacion t\u2019Shkupit\u201d se motra veq na priste, Ajteni na pritte. Na qun n\u00eb-<\/p>\n

R.B.: Ku ka qen\u00eb motra?<\/p>\n

M.G.A.:N\u00eb Gostivar motra, a na mrrim n\u2019stacion t\u2019Shkupit, edhe na lan aty i luta un\u00eb tep\u00ebr, ata than\u00eb \u201cti po na n\u00ebn\u00e7mon tani\u201d thash \u201cju tani shkoni merrni tjert, un\u00eb po ju tregoj se un\u00eb e kam problemin e zgjidhun, jo juve tash me ju zon aty, ka njerz ktu q\u00eb s\u2019kan ku me shku, ata shkoni merrni\u201d e u pajtun n\u00eb at\u00eb rast, u kthyn edhe u ul\u00ebm na aty, thash \u201ct\u2019hajm\u00eb ni goj\u00eb buk\u00eb\u201d. Ishim t\u00eb uritur, pa ngr\u00ebn\u00eb, pa shti er\u00eb nimeti, a e ato ushqimet q\u00eb i murrem krejt i kemi shp\u00ebrnda, qat dit\u00eb, q\u00eb i murrem neve buk\u00ebn e kiflet ju jipnim atyne aty q\u00eb kishin qen\u00eb qe nj\u00eb jav\u00eb pa hong\u00ebr pa pi. Thonte nj\u00ebna \u201cqe troshat me gjuh\u00eb po i ha, q\u00eb kan\u00eb met n\u2019strajca ku i kemi rujt\u201d. Edhe na t\u2019nes\u00ebrmen met\u00ebm pa hong\u00ebr. U ul\u00ebm aty, na prun\u00ebn qyfte, qebapa, langje, kur edhe ai aty n\u2019stacion t\u2019Shkupit, ai shefR.B.: \u201cO zoja Myrvet, po a paske mrri, shyqyr q\u00eb paske dal\u00eb, se m\u00eb beso, kam mendu p\u00ebr juve.\u201d Ai [ishte] ni shok i burrit tem edhe kojshi n\u00eb Gazibab\u00eb sht\u00ebpin\u00eb, Jakup e ka pas emrin, shum\u00eb mir\u00eb ia di. Ai na gostiti, na ushqeu edhe kur erdha fjala me i pagu tha \u201ck\u00ebto jan\u00eb t\u2019pagume\u201d. I ka pagu. \u201cBashk\u00ebshorti i ndjer\u00eb i zonj\u00ebs Myrvet, e kom pas edhe shok edhe kojshi\u201d. E mandej hyp\u00ebm n\u2019autobusa, shkum n\u00eb Gostivar. Edhe atje njashtu ia mora telefonin nj\u00ebnit. Thash \u201cAjten, na mrrin\u00ebm n\u2019Gostivar\u201d. Ajo u \u00e7mend prej g\u00ebzimit se na mrrim. Shkum mandej atje edhe i thash motr\u00ebs q\u00eb me na gjet ni sht\u00ebpi larg motr\u00ebs. Nuk doja t\u2019jem, masi isha me miq, me zonj\u00ebn tjet\u00ebr thash \u201cme na gjet sht\u00ebpi larg sht\u00ebpis\u00eb t\u2019juve\u201d. Edhe v\u00ebrtet\u00eb na i gjet ai dhondri dy sht\u00ebpija t\u00eb vajzave t\u00eb axh\u00ebs s\u00eb tij t\u00eb cilat dy jav\u00eb p\u00ebrpara kishin pas dars\u00ebm, e kishin martu djalin. Edhe p\u00ebr nder, e kishin porosit at\u00eb axh\u00ebn e vet, vjehrrin e motr\u00ebs time, i kish thon \u201cju lutem vet\u00ebm motrat e Ajtenit me na i lon n\u00eb sht\u00ebpi\u201d se besoni ato sht\u00ebpija kishin qen\u00eb me mobilje krejt t\u2019reja, me mobilje krejt t\u2019mira. Un\u00eb kur jemi dal prej Stenkovcit i kom marr\u00eb 6 qebe, jo t\u00eb Bllac\u00ebs, t\u00eb Stenkovcit q\u00eb na prun aty n\u2019shatorr. Thash i marr, kumedit ku kom me shku, jon t\u2019reja, bile flejm\u00eb n\u2019to. Un\u00eb ato i kom marr i kom pre edhe krejt i kom shtru n\u00ebp\u00ebr ato halijat ku kemi shkel\u00eb na p\u00ebr mos me jau d\u00ebmtu atyne se shum\u00eb t\u2019bukura i kishin pas\u00eb ato sht\u00ebpija, shum\u00eb t\u00eb pastra. Ajo plaka vinte thonte \u201chapne frizin, keni shum\u00eb ushqim, hani!\u201d Por jo na at\u00eb nuk e kemi bo. Na ushqenin kuzhina e Gostivarit. Ndejt\u00ebm mandej aty n\u2019Gostivar. Kemi shku shum\u00eb mir\u00eb m\u00eb kujtohet, m\u00eb 7 prill kemi dal\u00eb. M\u00eb 9 prill kemi mrri te Ajteni, edhe kemi ndejt un\u00eb kom ndejt deri m\u00eb 15 maj se u bashkova me vajza. Tash ni bashkim familjar aty e kishim, megjith\u00ebq\u00eb dhondri m\u00eb qoi t\u2019holla me post\u00eb prej Londr\u00ebs. Na kishim t\u2019holla, mandej blenim vet\u00eb, nuk donim t\u2019i bohem barr\u00eb edhe p\u00ebr ushqim dikujt. Mjafton q\u00eb na strehun, fmit\u00eb i kisha t\u2019sigurt\u00eb. Vajz\u00ebn e vog\u00ebl e lanim ashtu si n\u00eb sht\u00ebpi t\u2019vet\u00eb edhe djali u qet\u00ebsu. E k\u00ebshtu ka qen\u00eb. Mandej kom shku n\u2019Lond\u00ebr, vajza o kthy n\u2019sht\u00ebpi. Edhe kur jom kthy, sht\u00ebpin\u00eb nuk ma kishin prek\u00eb q\u00eb ma kish rujt ai kojshia t\u00eb cilit ia kom shp\u00ebtu djalin q\u00eb ju kish helmu, adoleshent, 13 vjet.<\/p>\n

R.B.: Qysh ia ke shp\u00ebtu djalin, \u00e7ka ka ndodh?<\/p>\n

M.G.A.:Po, un\u00eb isha n\u00eb vet\u00ebsh\u00ebrbim. Edhe erdh ni grua, po thot\u00eb \u201cA keni kos se mu ka helmu djali? Ka pi zhivasod\u00eb\u201d. Ishte tamon koha e provimeve e ai adoleshent, ka dasht mu helmu. Edhe un\u00eb po e shiqoj gruan, ka qen\u00eb mot\u00ebr medicinale k\u00ebtu. Thash \u201ckojshika, ja imam\u201d. Thash \u201ckojshi un\u00eb kom kos. Prit\u00ebm k\u00ebtu\u201d, se af\u00ebr e kisha vet\u00ebsh\u00ebrbimin. Erdha e mora n\u2019frigorifer. Dy litra qum\u00ebsht i kisha zon kos. Edhe gjithher\u00eb kom majt \u00e7okollada, se gjyshe e nipave e mbesave kom qen\u00eb. Ia dhash\u00eb edhe ni \u00e7okollat\u00eb, thash \u201cqe, i boft mir\u00eb edhe k\u00ebt\u00eb kavanozin ma bjen k\u00ebtu. Mas nja ni muje, sigurisht, kur qe prap\u00eb kjo gruja n\u00eb vet\u00ebsh\u00ebrbim. Edhe un\u00eb s\u2019po e njoh, e kom harru gruan. Kur ajo po m\u2019thot\u00eb \u201cSi jeni zoj\u00eb, a jeni mir\u00eb? Ju jeni ajo q\u00eb ma keni shp\u00ebtu djalin, faleminderit!\u201d Po pisket, njer\u00ebzit po e shiqojn\u00eb. Vet\u00ebm mbrapa meje kish qen\u00eb burri i saj. Po i thot\u00eb \u201cDragane, ova gospo\u0111a spase na\u0161e Milo\u0161a\u201d. Ai djali Millosh e kishte emrin. Ai njeri tha \u201coh, un\u00eb e njoh k\u00ebt\u00eb zonj\u00eb. Kjo o msuse\u201d. Ai polic po na njifke. Tha osht msuse ktu n\u00eb shkoll\u00ebn at\u00ebher\u00eb t\u00eb quajtur Josip Broz Tito e tash quhet Ismajl Qemajli. Kur u ktheva un\u00eb, thash ta shiqoj kush \u00ebsht\u00eb ky njeri, tha zonj\u00eb, n\u00eb gjuh\u00ebn serbe, \u201cKurr\u00eb nuk kom me ta harru, ma ke shp\u00ebtu djalin 13 vje\u00e7ar\u201d. Thash\u00eb \u201cshum\u00eb po m\u2019vjen mir\u00eb. Un\u00eb prandaj vrapova me ju pru kosin edhe e pyta \u00e7ka don edhe di\u00e7ka tjet\u00ebr p\u00ebrpos kosit\u201d. Edhe ai njeri, kur jom kthy, axha Osman, plaku i kojshive, m\u2019ka thon \u201cOj Myrvet, ni kos q\u00eb ia kishe dhon ni policit, ta ka rujt sht\u00ebpin\u00eb dy muj e gjys ke pas\u00eb roje edhe n\u2019hymje p\u00ebrpara ku kan\u00eb qen\u00eb polic\u00ebt edhe kjo mbrapa. Me dy roje tu ka rujt sht\u00ebpia dy muj e gjys p\u00ebr nder. Mandej kur fillun me u rrallu, nj\u00ebni prej polic\u00ebve na ka thon\u00eb se na foli, i qova uj\u00eb a nuk di, e m\u2019tha na ka thon \u201cpreket kjo shpi, kuku p\u00ebr juve se djalin e kom nga zonja e k\u00ebsaj sht\u00ebpie gjall\u00eb q\u00eb m\u2019ka ofru ndihm\u00eb ni muj pa u bombardu. Pizgaveri ka qen\u00eb edhe n\u00eb at\u00eb koh\u00eb para sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb saj por ajo si nan\u00eb, si gjyshe, si msuse, si gru humane, na pruni kosin edhe un\u00eb kurr\u00eb nuk kom me ia harru\u201d\u201d.<\/p>\n

R.B.: Domethon\u00eb ai jau ka shp\u00ebtu sht\u00ebpin\u00eb?<\/p>\n

M.G.A.:Ai polici e shp\u00ebtoi shpin\u00eb. Ajo sjellja ime, ai trishtimi jem kur tha gruja \u201ce kom djalin para vdekjes, goja pi shkumon\u201d edhe un\u00eb shpejt kosin, more me ma pas lyp krejt shpin\u00eb un\u00eb ia kisha at\u00eb dit\u00eb dhon asaj gruje vet\u00ebm me shp\u00ebtu djalin, ni fmi t\u2019ri. Edhe k\u00ebshtu ka qen\u00eb rr\u00ebfimi im.<\/p>\n

R.B.: Faleminderit shum\u00eb p\u00ebr koh\u00ebn dhe fjal\u00ebt.<\/p>\n

M.G.A.:Faleminderit.<\/p>\n

[\/vc_column_text][\/vc_column][\/vc_row]<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"

[vc_row][vc_column][vc_column_text] [\/vc_column_text][\/vc_column][\/vc_row][vc_row][vc_column][vc_column_text] Intervistuesja: Rita Berisha E intervistuara: Myrvete Gagica Azizi R.B.: Faleminderit shum\u00eb q\u00eb po ma tregon rr\u00ebfimin tond p\u00ebr koh\u00ebn e luft\u00ebs edhe kur je kon refugjate. A munem pak me fillu kur ka fillu lufta. \u00c7ka ke pa n\u00ebp\u00ebr lajme, qysh i ke nd\u00ebgju, \u00e7far\u00eb brengash ke pas\u00eb, ku ke jetu, qysh o […]<\/p>\n","protected":false},"author":3,"featured_media":1003,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[22],"tags":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/museumofrefugees-ks.org\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1526"}],"collection":[{"href":"https:\/\/museumofrefugees-ks.org\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/museumofrefugees-ks.org\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/museumofrefugees-ks.org\/wp-json\/wp\/v2\/users\/3"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/museumofrefugees-ks.org\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=1526"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/museumofrefugees-ks.org\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1526\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":1530,"href":"https:\/\/museumofrefugees-ks.org\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1526\/revisions\/1530"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/museumofrefugees-ks.org\/wp-json\/wp\/v2\/media\/1003"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/museumofrefugees-ks.org\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=1526"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/museumofrefugees-ks.org\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=1526"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/museumofrefugees-ks.org\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=1526"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}