{"id":1468,"date":"2022-04-14T07:40:19","date_gmt":"2022-04-14T07:40:19","guid":{"rendered":"https:\/\/museumofrefugees-ks.org\/?p=1468"},"modified":"2022-04-14T12:59:16","modified_gmt":"2022-04-14T12:59:16","slug":"1468","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/museumofrefugees-ks.org\/1468\/","title":{"rendered":"Anonim"},"content":{"rendered":"

[vc_row][vc_column][vc_column_text]<\/p>\n\n

[\/vc_column_text][\/vc_column][\/vc_row][vc_row][vc_column][vc_column_text]<\/p>\n

R.B.: P\u00ebrsh\u00ebndetje Naim. Faleminderit q\u00eb ke pranu me fol me mu. A po ia nisim pra prej kur ia ka nis\u00eb lufta? Ku je kon? Me kon je kon?<\/p>\n

A: Kur t\u2019dush.<\/p>\n

R.B.: Qysh e man men at\u00eb periudh\u00eb?<\/p>\n

A: N\u00eb koh\u00ebn kur kan\u00eb nis\u00eb qato shk\u00ebndijat e para, demonstratat kryesisht, un\u00eb i kom pas 9 vjet-10. Po p\u00ebr shkak t\u00eb aktivitetit t\u00eb prindit edhe t\u00eb gjyshit q\u00eb e kan\u00eb kqyr vazhdimisht Z\u00ebrin e Amerik\u00ebs edhe RTSH n\u00eb ora 19:30 me sa e di, me sa m\u2019kujtohet. Jom kon kogja i involvum edhe pse si ni djal\u00eb ose fmi 9 vje\u00e7ar, 10, jom kon n\u00eb dijeni p\u00ebr figurat, p\u00ebr njer\u00ebzit p\u00ebr koh\u00ebn, p\u00ebr zhvillimet \u00e7ka po ndodh n\u2019Kosov\u00eb po edhe n\u2019rajon. E mbaj mend kogja mir\u00eb gjith\u00e7ka \u00e7ka ka ndodh\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri, gjith\u00e7ka \u00e7ka ka ndodh n\u00eb Kosov\u00eb n\u2019ato vite, pra secil\u00ebn periudh\u00eb kshtu politike, duke kujtu edhe vitet e fundit, duke pa se \u00e7ka ka ndodh\u00eb e kam kujtes\u00ebn pak ma t\u2019mir\u00eb.<\/p>\n

R.B.: Qysh e man mend fillimin e luft\u00ebs? \u00c7ka u flitke, \u00e7ka ndodhke, \u00e7ka nishe n\u00ebp\u00ebr lajme edhe sa u tutshe?<\/p>\n

A: Frika ka qen\u00eb konstante, nuk ka qen\u00eb ideja pse dikun ka nis\u00eb ni luft\u00eb dikun ose ni p\u00ebrplasje me arm\u00eb sikur kur ndodhi n\u00eb Prekaz. Ai ishte kulminacioni i dhun\u00ebs q\u00eb ndihej n\u2019secilin vend, n\u2019secilin lokacion n\u2019Kosov\u00eb. Ta zom p\u00ebr shembull, n\u2019katunin tem niher n\u2019luft\u00eb ska qen\u00eb n\u2019fillim por frika ka qen\u00eb e pranishme. Domethan\u00eb kjo frik\u00eb kur ka ardh\u00eb ni vetur\u00eb e policis\u00eb, a kanteve t\u2019bardh\u00eb (NUK D\u00cbGJOHET QART\u00cb), ka qen\u00eb frik\u00eb p\u00ebr krejt katunin ose p\u00ebr krejt lokalitetin kushdo qoft\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u2019Kosov\u00eb.<\/p>\n

R.B.: A e man n\u2019men q\u00eb e ke pa nanjo si fmi?<\/p>\n

A: Po, po po i kom pa, edhe na e kemi pas ni ksi vetur\u00eb ksi q\u00eb vendoset flamuri kuq e zi. Dometh\u00ebn\u00eb me k\u00ebt\u00eb edhe me yllin kur u lejojke flamuri po foli t\u201990-tave, e ato e kemi pas n\u00eb od\u00eb, osht qujt. E un\u00eb e mbaj mend niher q\u00eb kur ka hi policia un\u00eb kom dal\u00eb me ato edhe e kom vendos n\u00eb xhep, qitu te rrypi, ku vendoset rrypi e kom ngjit po ata skan\u00eb dasht kurgjo me mu se nji djal, fmi e kan\u00eb dit\u00eb q\u00eb kurgjo nuk osht. Po i kom pa, i kom pa edhe vet kur kan\u00eb ardh\u00eb edhe kta q\u00eb i kan\u00eb qujt kur kemi shku te spitali ose te ambullanta mjek\u00ebsore p\u00ebr me u mjeku si fmi, naj grip a \u00e7kadoqoft\u00eb, hala mkujtohet si ftyr\u00eb tash e shoh, kan\u00eb qen\u00eb kta i kan qujt Sabraqaj, kta q\u00eb jan\u00eb p\u00ebr kund\u00ebrvajtje. Edhe kta i kan\u00eb pas do tesha teget me do si xhepa t\u2019bardh\u00eb ktu posht\u00eb ku vendosen edhe arm\u00ebt, e un\u00eb jom trishtu kur i kom pa ata se fmi edhe ka qen\u00eb kjo \u201cserb\u00ebt, Serbia, pushteti, regjimi, nuk ka liri, nuk ka demokraci pa pavar\u00ebsi e ksi gjana. Ta zo p\u00ebr shembull, na n\u2019od\u00eb e kemi pas\u00eb Ibrahim Rugov\u00ebn, ish-presidentin edhe, ku ka qen\u00eb e shkrume liri, pavar\u00ebsi, demokraci. E kujtojsha at\u00ebher\u00eb si fakt q\u00eb qata persona me qato uniforma jon njer\u00ebz t\u2019cil\u00ebt nuk e lejojn\u00eb qato tri gjana, qato tri maksimat: liri, pavar\u00ebsi, demokraci. Ata jon dhunusit q\u00eb jon qaty. Kjo nuk ka qen\u00eb vet\u00ebm si fmi q\u00eb e kom p\u00ebrjetu, p\u00ebr shkak q\u00eb kemi nejt me njer\u00ebz, n\u00eb od\u00eb ku kan pi \u00e7aj njer\u00ebzit bashk\u00eb, ku u kthy ni iftar bashk\u00eb, ni fest\u00eb fetare, ni fest\u00eb vjetore, ni fest\u00eb komb\u00ebtare kur osht bo. Pra maj n\u2019mend gjith\u00e7ka. Maj n\u2019mend edhe nshkoll\u00eb kur osht mbajt, kur osht mbajt tin\u00ebza 28 n\u00ebntori, maj n\u2019mend kur kemi dasht mu bo pjes\u00eb e korit por skemi mujt o dasht vet\u00ebm me shku pak, pa… edhe vet\u00ebm si procedur\u00eb me e kry po t\u2019pakt\u00ebn me e festu, me pak veta, pak. Po osht festu, osht festu. E mbaj mend pastaj edhe n\u00eb lokalitetin ton\u00eb n\u00eb katun aty kur osht mbajt ni loj\u00eb e futbollit, kur policia, dmth me e spjegu k\u00ebt, kur ka hy policia n\u2019katun, kan lujt turnir rreth 15 ekipe po ata s\u2019kan\u00eb leju me u bo grumbullimi, se grumbullimi i njer\u00ebzve iu pengojke, p\u00ebr \u00e7kado qoft\u00eb e sidomos futbolli. Se futbolli e ndezke nacionalizmin, flamuri u shihke, komb\u00ebtar, brohoritjet, e ku ta di un\u00eb p\u00ebr qito trR.B.: liri, pavar\u00ebsi, demokraci.<\/p>\n

R.B.: E kur p\u00ebrshkall\u00ebzohet lufta edhe ju jeni hala n\u2019Kosov\u00eb, qat koh\u00eb qysh e man n\u2019men, \u00e7ka folshi ose qysh mirret ai vendimi q\u00eb duhet poget me dal\u00eb edhe me e lshu? A ka ardh\u00eb policia ju ka qit a \u00e7ka ka ndodh?<\/p>\n

A: Na jemi kon ni lokalitet ku ka qen\u00eb, ku ka vepru p\u00ebrgjith\u00ebsisht e ushtria e rregullt, q\u00eb u qujke at\u00ebher\u00eb, domethan e disha q\u00eb u qujke Ushtria e Rregullt, q\u00eb osht policia e rregullt, jo paramilitar\u00ebt, jo me naj ksi qysh me than, naj deportim me ta bo ose masak\u00ebr ose vrasje. Na e kemi pas edhe ni fshat af\u00ebr q\u00eb ka qen\u00eb serb, osht i serbve edhe kemi ni zakonisht krisma, jemi frigu. Po na e kemi pa q\u00eb njer\u00ebzit po zhvendosen prej veneve tjera, prej rajoneve tjera edhe ia kemi nis\u00eb gradualisht me u bo gati. Si fmi i kemi ndihmu prindit, gjyshit edhe babit me e p\u00ebrgatit at\u00eb rimorkion, qysh me than\u00eb \u201cporkolic\u00eb\u201d serbisht, me e p\u00ebgatit me llastik e ku ta di un\u00eb. Edhe i kemi p\u00ebrgatit thas\u00ebt e grunit, ku kemi marr mill, mill s\u2019kem pas se milli u prishke, edhe kemi mar grun edhe mis\u00ebr. Pra 10 thas\u00eb, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb me u p\u00ebrgatit pak p\u00ebr nja 3 muj, 4 muj n\u00ebse jemi n\u2019mal diku me u p\u00ebrgatit edhe me kan gati q\u00eb kur t\u2019ndodh\u00eb di\u00e7ka na me ik\u00eb se ka pas krisma t\u2019vazhdueshme gjat\u00eb gjith\u00eb koh\u00ebs po na kurr\u00eb s\u2019kemi tentu me dal p\u00ebr me ik\u00eb, s\u2019na ngucke k\u00ebrkush. E n\u00eb ni moment, ka qen\u00eb data 4 prill 99, kan\u00eb hy n\u00eb katun nja 5-6 tanke, edhe 2 kan\u00eb hy n\u00eb mes t\u00eb fshatit, 3-4 kan\u00eb hi n\u00eb periferi, i bike sikur me e rrethu fshatin. Edhe erdh\u00ebn hyn\u00eb n\u00eb oborrin ton\u00eb ni pjes\u00eb e rajonit t\u00eb fshatit, do shpi aty, \u201c\u00e7ka me bo?\u201d Ata erdh\u00ebn edhe ia kumtun dikujt lajmin, nuk e di tash kom harru q\u00eb deri n\u2019ora 3:30 me dal\u00eb prej fshatit \u201cNuk ju ngucim, nuk ju bojm kurgjo po me dal\u201d deri nqat or\u00eb.<\/p>\n

R.B.: E sa ish ora kur than\u00eb n3 me dal?<\/p>\n

A: 10 e dit\u00ebs, ose 9:30, mir\u00ebpo 10 e dit\u00ebs, m\u00ebngjes ka qen\u00eb, m\u00ebngjes i vonsh\u00ebm, edhe p\u00ebr me dal n\u00eb 3 e gjys se p\u00ebrndryshe….ata nuk bon kurgjo, vet\u00ebm kan\u00eb hi, nuk jon kon kshtu ushtri paramilitar. Edhe na jemi bo gati, po menoj jemi bo gati me dal. Dikush ka shku, tash nuk e di sakt\u00eb kush, me negociu q\u00eb na nuk kemi pas problem kurr\u00eb me serb\u00ebt e ku ta di un\u00eb po ajo s\u2019ka ndodh\u00eb. Kur o bo ora 3 e 30 na jemi bo gati edhe prisnim \u00e7ka po ndodh. N\u2019ora 3:30 kan nis me gjujt me automatik\u00eb po jo n\u00eb, domethan\u00eb kan\u00eb nis me gjujt po nuk dihej ku po gjujn. Ata n\u2019fakt derisa iu kemi hyp na kerrev tona tu ik e kemi dal n\u00ebp\u00ebrmjet ni katuni Papavc a sdi Talihoq, po nqat koh\u00eb na nuk e dishim kah po gjujn, ata ishin kon tu gjujt vet\u00ebm n\u00eb aj\u00ebr q\u00eb na me ik\u00eb. Tamon ia kan\u00eb nis me gjujt, na kemi ik\u00eb. Ajo ka qen\u00eb p\u00ebrjetim kogja i fshtir\u00eb se nuk e dishim \u00e7ka po ndodh\u00eb, na veq e majshim kryt e mbulut me qebe nashta plumi e rrokke diku ar\u00ebn e ku ta di un\u00eb. E kur u kry krejt kjo pun\u00eb q\u00eb vendos\u00ebm, nuk shkum p\u00ebr Maqedoni se dojshim me nejt n\u00eb vendin ton\u00eb at\u00ebher\u00eb jemi vendos\u00eb n\u00eb disa shpi n\u00eb lagje t\u00eb qytetit t\u2019Ferizajit ku ata kishin dal\u00eb e na shkum aty. Ajo ka qen\u00eb p\u00ebrjetim i ran. Dulem prej katunit, nkatun tani nejtem nja kat\u00ebr, dy pleq, ata nuk e nshun venin, s\u2019kan pas naj problem derisa u kry lufta. E p\u00ebrjetimi, tash me e thon, kur u vendos\u00ebm n\u2019qat lokalitetin n\u2019Ferizaj n\u00eb rrug\u00ebn Vllez\u00ebrit G\u00ebrvalla. Jon kon do, \u201cnajvi\u201d jon qujt ata, do cigan\u00eb q\u00eb l\u00ebvizshin zakonisht n\u00ebp\u00ebr Kosov\u00eb edhe u tutshim prej tyne, na tutshin, thojshin me bo di\u00e7ka t\u2019parin t\u2019rrehin (NUK D\u00cbGJOHET QART\u00cb). Ata kan\u00eb bredh\u00eb rrug\u00ebve me kuaj me do far\u00eb si t\u00eb improvizume kan\u00eb jetu qaty. E p\u00ebr her\u00eb t\u2019par\u00eb, e thash\u00eb edhe ni dit\u00eb q\u00eb jom ni si ta, a din n\u2019traktor, n\u00eb rimorkio, me pak buk\u00eb, rruga keq, uj\u00eb pak, i pa lam, i pa mbrojtun, k\u00ebrkush tu mos tdasht. Pra p\u00ebr her\u00eb t\u2019par\u00eb si fmi, at\u00ebher\u00eb se kom dit cigan\u00ebt kush jan\u00eb ata, un\u00eb nuk e kom dit kush p\u00ebr \u00e7ka nuk osht i ndotun, se na kemi pas me hang\u00ebr me pi, kshtu sene familjare. Kem pas qet idealin \u201cliria pavar\u00ebsia\u201d edhe e drejta me jetu lir\u00eb me e p\u00ebrdor gjuh\u00ebn \u2013 q\u00eb si ke pas. P\u00ebrndryshe kto ushqim e kto kushtet jon kon t\u2019gjitha. E p\u00ebr her\u00eb t\u2019par\u00eb, tash kur e kujtoj, thom p\u00ebr her\u00eb t\u2019par\u00eb n\u00ebse m\u2019kishe thon qysh je ni n\u2019qato momente, ndjenja e par\u00eb osht kur ndjehesh i pambrojtun prej k\u00ebrkujt hiq, as prej Zotit. A din, ti ke ik\u00eb se…<\/p>\n

R.B.: E sa persona jeni kon n\u2019qat traktor ose rimorkio?<\/p>\n

A: 18 veta, familjar\u00eb.<\/p>\n

R.B.: E krejt jeni kon familjar\u00eb a ka pas edhe najkush q\u00eb…<\/p>\n

A: Krejt familja, krejt familja. Ka q\u00ebllu edhe dikush q\u00eb ka mbet e rrug\u00ebs ose ska mujt me dhez traktorin, nja dy veta po mdoket, po krejt jemi kon familjar\u00eb. Ai ka qen\u00eb momenti i par\u00eb kur ti je i pambrojtun prej k\u00ebrkujt hiq, i mbrojtun vet\u00ebm prej vetes. Munesh veq vet me u mbrojt, p\u00ebr aq sa munesh n\u00eb luft\u00eb.<\/p>\n

R.B.: Sa keni aty n\u2019Ferizaj:<\/p>\n

A: N\u2019Ferizaj kemi nejt kat\u00ebr jav\u00eb dit\u00eb e masanej p\u00ebr shkak t\u2019l\u00ebvizjeve t\u2019mdhaja t\u2019policis\u00eb civile t\u00eb Serbis\u00eb edhe p\u00ebr shkak t\u00eb problemeve me komunitetin tjet\u00ebr etnik aty, na jemi detyru me dal me marr\u00eb rrug\u00eb p\u00ebr Maqedoni. N\u00eb venin ku kemi nejt aty s\u2019ka pas njeri q\u00eb se ka lshu, po menoj vet\u00ebm gjyshi jem, ai ka nejt derisa u kry lufta. Na kemi vazhdu, kemi hyp n\u00eb tren.<\/p>\n

R.B.: A e man men qet diskutimin e bab\u00ebs me gjyshin ose familjar\u00ebve me gjyshin? A keni tentu me e marr\u00eb me veti shkaku i qasaj pasiguris\u00eb?<\/p>\n

A: Po gjyshi ka than\u00eb q\u00eb na skemi kah me shku, domethon edhe n\u00ebse hypim n\u00eb tren e ikim p\u00ebr n\u00eb Bllac\u00eb, ma af\u00ebr kufirit q\u00eb ishte, gjyshi ka than\u00eb q\u00eb nuk ki ka me shku, prap\u00eb se prap\u00eb duhesh me u kthy, qare s\u2019ki, nashta 5 vjet ose 10, po ky ven osht i joni, n\u00eb kuptimin q\u00eb jo veni si territor po veni i njerit, na kishim mujt me pas ven edhe n\u2019Maqedoni si njer\u00ebz, ai ska qen\u00eb social-demokrat, po n\u00eb kuptimin q\u00eb veni osht i jot<\/p>\n

R.B.: ki tapi, ki hisedi, ki flet\u00ebposedim p\u00ebr qat pron\u00eb, s\u2019ka pse me t\u2019njek dikush. Ai po t\u2019njek, po t\u2019dhunon, po le t\u2019na dhunon qitu, na kena me e mbrojt me \u00e7kadoqoft\u00eb. Po prindi e kish k\u00ebt\u00eb breng\u00ebn ma shum\u00eb p\u00ebr fmit\u00eb, p\u00ebr neve edhe ai dojke q\u00eb na me u arsimue, konsiderojke q\u00eb ktu mo nuk ka di\u00e7ka, mos me p\u00ebrfundu n\u00ebn regjimin serb, me met shqiptar\u00eb kudo qoft\u00eb q\u00eb je. Ekzistojn\u00eb kushtet, nuk munesh me nejt ktu e me sakrifiku, ish kogja problem se ishin fmit, ai p\u00ebr veti nuk e kish problem po ai kryesisht k\u00ebt\u00eb pun\u00eb e bojke p\u00ebr fmit.<\/p>\n

R.B.: Edhe u nis\u00ebt p\u00ebr Maqedoni.<\/p>\n

A: P\u00ebr Maqedoni, ka pas probleme gjat\u00eb rrug\u00ebs edhe me tren, p\u00ebrplasje, po menoj torturim p\u00ebrmes shfaqjes s\u00eb arm\u00ebve t\u2019policis\u00eb rrug\u00ebs ka kemi shku, shamje, fymje e ksi gjanash po na e kemi kqyr drejtimin ton\u00eb po ajo ka qen\u00eb tash kur m\u2019pyte mu kujtu, tash sot m\u2019kujtohet kogja…<\/p>\n

R.B.: A e flet serbishten? A e ke kuptu \u00e7ka jon kon tu thon?<\/p>\n

A: Shamjet kan\u00eb qen\u00eb ato q\u00eb i kemi ni zakonisht, shamje t\u00eb ul\u00ebta q\u00eb i bjen me nan\u00eb, n\u00eb baza etnike, ka pas\u00eb edhe n\u00eb baza fetare pak po n\u00eb baza etnike kryesisht, pra shamje t\u00eb ul\u00ebta n\u00eb kuptimin \u201cshiptari\u201d e ku ta di un\u00eb…<\/p>\n

R.B.: A e kan\u00eb torturu najkon? A e kan\u00eb largu najkon prej trenit? \u00c7ka bon\u00ebn kur hin\u00ebn?<\/p>\n

A: Kur kemi hi n\u00eb tren, jo, ska pas\u00eb ksi gjanash. Ka pas\u00eb p\u00ebrpos ktyn\u00eb shamjeve e torturave, p\u00ebr aq sa di un\u00eb. Nashta ka pas najkush di\u00e7ka tjet\u00ebr po p\u00ebr sa un\u00eb qaty kur e kujtoj vet\u00eb qito kan\u00eb qen\u00eb kryesisht, shamjet. Nashta e kan\u00eb dit\u00eb q\u00eb njerzit po dalin, nuk po rezitojn\u00eb, po ecin.<\/p>\n

R.B.: Edhe, prej trenit ku ju \u00e7un\u00eb?<\/p>\n

A: Prej trenit n\u2019kufi. N\u2019kufi kemi prit kogja shum\u00eb. Nuk e di aty me \u00e7ka na kan\u00eb marr\u00eb, me \u00e7ka kemi shku. As nuk e kujtoj, as nuk e di hiq. Veq e di q\u00eb pare s\u2019kemi pas hiq, nashta 80 mark a \u00e7ka po di un\u00eb, ato pare kurgjo hiq, mos me mujt me nejt k\u00ebrkun me naj shpi. Edhe na kan\u00eb qu n\u00eb tenda, n\u00eb kampin e \u00c7elanit. Po m\u2019doket ngat Kumanov[s. Aty kemi q\u00ebndru prej majit, qashtu di\u00e7ka, deri n\u00eb 14-15 qershor kur jemi \u00e7liru. Aty kemi nejt me ni tend\u00eb, ka pas\u00eb shkollim. Prindi ia ka nis\u00eb me dhan\u00eb msim edhe aty se ka qen\u00eb arsimtar. Edhe kemi mujt me marr shkollim, ka pas\u00eb plot gj\u00ebra. Kushtet kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb tend\u00ebs, pra nuk kan\u00eb qen\u00eb kushte shum\u00eb t\u2019mira po ushqim ka pas\u00eb shum\u00eb. Problem ka qen\u00eb pak higjiena por jo shum\u00eb. Pra kushtet kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb mira sa i p\u00ebrket refugjatit. Edhe ka pas rroba, ka pas gjith\u00e7ka.<\/p>\n

R.B.: e p\u00ebr mu pastru, ku u lajshit?<\/p>\n

A: Pastrimi ka qen\u00eb kolektiv, e qikjo ka qen\u00eb pak ma problem, po jo shum\u00eb problem.<\/p>\n

R.B.: E a munesh me ma p\u00ebrshkru ni t\u2019lame n\u2019qito tenda? Kush t\u2019lajke? Ku t\u2019\u00e7ojshin?<\/p>\n

A: Kan\u00eb qen\u00eb vende, lokalitet i caktum. Nashta p\u00ebr 1 mij\u00eb veta, kan\u00eb qen\u00eb 20-30 ksi si banjo t\u00eb improvizume edhe tualetet e improvizume ku ke shku ti, t\u2019ka rujt dikush derisa ke dal edhe…po s\u2019ka qen\u00eb shum\u00eb shum\u00eb e mir\u00eb po p\u00ebr neve refugjat\u00ebve q\u00eb kemi qen\u00eb p\u00ebr menimin tem nuk jon kon keq kushtet.<\/p>\n

R.B.: A je ni i sigurt?<\/p>\n

A: Po, po ka pas siguri p\u00ebrpos siguris\u00eb t\u00eb k\u00ebtyre gjallesave q\u00eb jon t\u00eb malit se ajo ka qen\u00eb si kod\u00ebr, po ka pas siguri, ka qen\u00eb policia, ka pas edhe KFOR di\u00e7ka, prani nd\u00ebrkomb\u00ebtare, ka pas edhe prani nd\u00ebrkomb\u00ebtare civile. Po ka pas shum\u00eb, edhe e kom p\u00ebrjetu ron edhe ni dy familje q\u00eb kan\u00eb qen\u00eb q\u00eb quhen me \u201czhug\u00eb\u201d ato kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb izolume me tenda, i kemi pa sipas njer\u00ebzve aty ata kan\u00eb thon q\u00eb p\u00ebr ta duhet shum\u00eb sh\u00ebrim i madh. Nuk e di pse ka ndodh ajo, a ka ndodh naj infektim i madh. Ai ka qen\u00eb ni p\u00ebrjetim i rand, e kom pa qysh kan\u00eb hjek shum\u00eb, i kan\u00eb rujt me polici e kshtu. Ai ka qen\u00eb p\u00ebrjetim goxha i rand me i pa, edhe tash kur i kujtoj kom qef me dit\u00eb \u00e7ka ka ndodh\u00eb me ta.<\/p>\n

R.B.: Po ke tu fol p\u00ebr at\u00eb familjen q\u00eb jon kon t\u00eb izolum.<\/p>\n

A: Po, dy-tri familje kan\u00eb qen\u00eb.<\/p>\n

R.B.: Jon kon t\u00eb ndam edhe fizikisht?<\/p>\n

A: T\u00eb ndam fizikisht, me ni shatorr t\u2019ve\u00e7ant\u00eb edhe tela xhembor\u00eb t\u00eb ndam q\u00eb mos me pas komunikim kjo pjesa tjet\u00ebr q\u00eb o ma e madhe.<\/p>\n

R.B.: E a e man n\u2019men pak jet\u00ebn n\u2019qat kamp? Kshtu p\u00ebrditshm\u00ebrin\u00eb e zakonshme.<\/p>\n

A: Derisa nuk vazhdoi ky shkollim me thon, takim, po kish vazhdojke arsimi p\u00ebr qat klas\u00eb, arrit\u00ebn me bo kurrikul\u00ebn \u2013 p\u00ebr menimin tem p\u00ebr at\u00eb gjendje ka qen\u00eb mir\u00eb…e…paj, ti nuk dishe \u00e7ka po ndodh\u00eb ma n\u2019Kosov\u00eb p\u00ebrpos ni tranzistorit q\u00eb e kemi pas d\u00ebgjojshim lajme me audio, po pamje ske pa kurr\u00eb kurgjo, hiq kurgjo deri kur kemi ardh\u00eb n\u00eb katun, pra s\u2019kemi pa kurgjo edhe s\u2019kemi dit\u00eb kurgjo \u00e7ka po bohet. Kemi pas vizita t\u00eb ndryshme t\u00eb personelit nd\u00ebrkomb\u00ebtar. Ka qen\u00eb Ministri i Jasht\u00ebm gjerman, po emrin s\u2019ia di, kom harru. Po kjo dita ka fillu me m\u00ebngjes e ksi gjanash. Pastaj kemi shku n\u00eb shkoll\u00eb. E tjetra ka shku me shku me siguru dru p\u00ebr me honger po them n\u2019mbramje p\u00ebr me zi p\u00ebr me bo di\u00e7ka se kan\u00eb pru kryesisht ushqime t\u00eb gatshme. Ushqimin e kan\u00eb nxeh edhe do (NUK KUPTOHET) u duke gjithqysh me e ngroh e me e hong\u00ebr. Qishtu ka qen\u00eb, po dit\u00eb bajate, tu mos dit\u00eb \u00e7ka po ndodh, taman jet\u00eb e pambrojtun, jet\u00eb cigane, jet\u00eb e nj\u00eb lloji t\u00eb nj\u00eb komuniteti jo shumic\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb e panjofshme q\u00eb nuk din \u00e7ka t\u2019pret. Nuk ki edukim, nuk ki arsimim, nuk ki sh\u00ebndet\u00ebsi, kurgjo. (NUK KUPTOHET) S\u2019ke dit\u00eb \u00e7ka po ndodh\u00eb kurr\u00eb hiq.<\/p>\n

R.B.: E a i nishe bisedat p\u00ebr familjar\u00eb ma t\u2019larg\u00ebt, a din, \u00e7ka o ka ndodh me ta apo shqet\u00ebsime t\u00eb tilla?<\/p>\n

A: Po ka pas shqet\u00ebsime p\u00ebr gjyshin. Pat\u00ebm d\u00ebgju q\u00eb e kan\u00eb vra kinse po jo krejt sigurt. Po prindi e kish pas marr\u00eb vesh e kish pas kuptu prej informacioneve tjera q\u00eb ma her\u00ebt ka ndodh, na se kemi dit\u00eb, mas 1 muj dite kur e kemi dit\u00eb. E kemi p\u00ebrjetu ron po nuk e kemi dit\u00eb bash q\u00eb a \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb.<\/p>\n

R.B.: E a e man n\u2019men familjet tjera q\u00eb kan\u00eb qen\u00eb n\u2019kampin e nj\u00ebjt\u00eb? \u00c7ka kan\u00eb p\u00ebrjetu ata ose a folshit p\u00ebr qato p\u00ebrjetimet e luft\u00ebs? A ka pas\u00eb njer\u00ebz q\u00eb kan\u00eb tregu \u00e7ka kan\u00eb p\u00ebrjetu?<\/p>\n

A: Po po ka pas\u00eb se s\u2019kemi qen\u00eb na vet\u00ebm prej Ferizajit po ka pas\u00eb prej Poklekut t\u00eb G\u00ebrmic\u00ebs. Ka pas\u00eb ni familje aty q\u00eb ka humbur 4 ma t\u2019dashurit e vet. (NUK KUPTOHET) Ka pas\u00eb t\u00eb masakrum prej familjeve t\u00eb tjera q\u00eb kan\u00eb qen\u00eb prej venev tjera. Edhe si sot e maj men at\u00eb plak\u00eb kur tregojke qysh ia kan\u00eb myt djalin, vajz\u00ebn, mes\u00ebn q\u00eb kish pshtu vet\u00ebm reja, nusja q\u00eb ish prej shpis\u00eb. Kish pshtu vet\u00ebm ajo, plaku i k\u00ebsaj edhe ajo. Po kat\u00ebr vet\u00eb t\u00eb familjes ishin t\u00eb vram\u00eb. Ajo p\u00ebr neve ish p\u00ebrjetim shum\u00eb i rand\u00eb. Kishim shum\u00eb dhembshuri p\u00ebr ta se na nuk kishim p\u00ebrjetu p\u00ebrpos fjal\u00ebve p\u00ebr gjyshin q\u00eb ai nuk osht mo gjall\u00eb, q\u00eb e kan\u00eb vra ose e kan\u00eb persketu, masakru a di\u00e7ka. Nuk e dishim \u00e7ka. Po veq e dishim q\u00eb nuk o gjall\u00eb, po jo sakt\u00eb \u00e7ka ka ndodh\u00eb. E ka pas p\u00ebrplot p\u00ebrjetime tjera t\u00eb k\u00ebsaj natyre, kryesisht tortur\u00eb, vrasje, masak\u00ebr, natyrisht p\u00ebr arsye etnike.<\/p>\n

R.B.: Sa keni nejt n\u2019at\u00eb kamp?<\/p>\n

A: Sem kujtohet, kisha thon maji deri 15-16 qershor kur e mur\u00ebm vesh q\u00eb k\u00ebtu ma mujm me shku n\u2019Kosov\u00eb, ka dal\u00eb po menoj dhunsh\u00ebm osht ik Serbia prej Kosov\u00ebs prej NATO-s. Edhe na kur e kemi marr\u00eb vesh e kemi siguru ni…po ajo ka qen\u00eb dit\u00eb kogja e madhe ajo. Na jemi bo gati dy dit\u00eb p\u00ebrpara, menzi s\u2019kemi prit, s\u2019kemi fjet ton nat\u00ebn e gat\u00eb q\u00eb po shkojm\u00eb edhe ni problem e kemi pas na si fmi t\u00eb familjes Jakaj q\u00eb na ka munu shum\u00eb autobusi e udh\u00ebtimi pak. Kemi vjell zakonisht. E tham po shkojm po po e bojm ksi, po e bojm hak ose kurban po bohemi po t\u2019shkojm\u00eb, s\u2019ka lidhje edhe n\u00ebse vjellim e kemi p\u00ebrjetu kaq gj\u00ebra n\u2019at\u00eb rrug\u00eb, ton koh\u00ebn kemi vjell, nuk e di pse po na ka munu zakonisht. Kemi shku n\u2019kufi. Shtat\u00eb familje jemi kon me ni kamion, kemi thon q\u00eb ma mir\u00eb me shku me kamion. Me kamion t\u00eb \u00e7elun. Edhe qashtu qysh kemi ik\u00eb, qashtu edhe u kthym. Mandej e kemi mbulu, po na bjen naj shi a naj sen. U kthym me kamion qashtu n\u00eb katun. Tash nuk e di sakt\u00eb…<\/p>\n

R.B.: N\u00eb katun, edhe?<\/p>\n

A: Edhe kur shkum aty, bari ish rrit shum\u00eb nkatun, shpit\u00eb e shkatrrume ku jan\u00eb vendos ku kan\u00eb qen\u00eb qato tanket q\u00eb kan\u00eb hi e q\u00eb kish sulmu NATO e n\u00eb shpi ton\u00eb kur shkum nuk e pam\u00eb k\u00ebrkon. Bari ish rrit shum\u00eb i madh, shpija e flliqun prej ushtar\u00ebve q\u00eb kishin banu aty e gjyshi kishte qen\u00eb n\u00eb ara tu punu. Ai se ka dit\u00eb q\u00eb po vim, s\u2019ka pas qysh me e dit\u00eb edhe tani mor\u00ebm vesh q\u00eb o gjall\u00eb. Kur kemi shku ai ish kon tu e kosit livadhin, barin n\u2019qat koh\u00eb. E kogja mir\u00eb, kogja mir\u00eb se u kthym n\u2019ven ton\u00eb, u tutshim q\u00eb po ka mina. Na thojshin mos shkoni… kishin q\u00ebndru n\u00ebp\u00ebr llogure, n\u00ebp\u00ebr… Aty s\u2019ka qen\u00eb vend q\u00eb o luftu n\u2019katun tonin po ata e kishin bo ven tamon kshtu q\u00eb n\u00ebse ndodh di\u00e7ka ata jan\u00eb aty tu prit.<\/p>\n

R.B.: A e man n\u2019men gjat\u00eb koh\u00ebs q\u00eb jeni kon n\u2019kamp a o dit\u00eb q\u00eb po bombardon NATO-ja?<\/p>\n

A: Po se na jemi kon n\u00eb katun kur ia ka nis\u00eb me bombardu.<\/p>\n

R.B.: A ju veq jeni kthy kur ka fillu bombardimi i NATO-s?<\/p>\n

A: Jo jo jemi kon. Me 24 mars ka p\u00ebrfundu, ka nis bombardimi deri n\u00eb prill. Me 4-5 prill. Jo na e kemi p\u00ebrjetu. Ai p\u00ebrjetim ka qen\u00eb fantastik. Ka qen\u00eb v\u00ebrtet\u00eb…20-40 minuta ka qen\u00eb e maj n\u2019men sakt\u00eb kur avion\u00ebt e par\u00eb n\u00eb TVSH deri edhe kto raketat q\u00eb jon balistike q\u00eb shkojn\u00eb prej ajrit, prej Italis\u00eb q\u00eb kan\u00eb shp\u00ebrthy n\u00eb k\u00ebsi, e maj men kogja mir\u00eb kur jon ardh avion\u00ebt e par\u00eb. S\u2019ka ndjenj\u00eb ma t\u2019mir\u00eb q\u00eb po vjen dikush po t\u00eb mbron.<\/p>\n

R.B.: E a keni menu q\u00eb keni mu largu t\u00eb pakt\u00ebn kur keni ni q\u00eb NATO-ja po fillon bombardimet?<\/p>\n

A: Jo p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye na s\u2019jemi largu kurr\u00eb, se kemi menu kurr\u00eb, derisa s\u2019kan\u00eb hi ata fizikisht edhe me mjete t\u2019rana se ata kan\u00eb hi edhe me mjete t\u00eb lehta, polici kshtu me vetura sene. Jo q\u00eb s\u2019jemi tut po veq kemi konsideru q\u00eb p\u00ebrderisa s\u2019po na thojn\u00eb edhe s\u2019po na maltretojn\u00eb pse me dal\u00eb. Na qaty jemi, pse me dal\u00eb, s\u2019kemi arsye. N\u00ebse tentojn\u00eb me bo di\u00e7ka e dep\u00ebrtojn\u00eb dhunsh\u00ebm nasht, skem \u00e7ka me bo se na qytetar\u00eb t\u2019pambrojtun, njer\u00ebz, jo ushtri, as U\u00c7K. As ushtri as kurgjo hiq, t\u2019paarmatosun. E p\u00ebrderisa s\u2019kan\u00eb hi ata, na se kemi konsideru kurr\u00eb daljen qysh se kemi konsideru as n\u2019Ferizaj kur kemi ardh\u00eb p\u00ebrderisa edhe n\u2019Ferizaj hin\u00ebn tu ardh\u00eb n\u00ebp\u00ebr shpija, tu ardh\u00eb n\u00ebp\u00ebr, tu trokit n\u00ebp\u00ebr dyr\u00eb, tu lon emra, tu lon emra jo po ksi thirrje q\u00eb na me dal e qat her\u00eb e konsiderum q\u00eb mujn me hi nat\u00ebn, mujn me vra fmi, me masakru. Edhe p\u00ebr mi rujt fmit\u00eb…<\/p>\n

R.B.: Po, vendos\u00ebt…<\/p>\n

A: vendos\u00ebm me dal\u00eb, ma shum\u00eb kjo ka qen\u00eb arsyeja, me i rujt fmit\u00eb. Domethan\u00eb le t\u2019fitojn\u00eb fmit\u00eb. Po dalim edhe na po fmit\u00eb le t\u2019jetojn\u00eb.<\/p>\n

R.B.: E qito dit\u00ebt e para kur jeni kthy prej Maqedonis\u00eb, e p\u00ebrmende pak, mos po ka mina, bari i gat\u00eb, \u00e7ka ka pas\u00eb tjet\u00ebr? A i shishe kojshit\u00eb tu ardh\u00eb ose…?<\/p>\n

A: Po, po, kan\u00eb qen\u00eb. Katuni ke i zbraz\u00ebt, i gjysm\u00eb-zbraz\u00ebt, vet\u00ebm njer\u00ebzit q\u00eb kishin pas q\u00ebndru n\u00eb luft\u00eb. Ishin pas kthy n\u2019katun. Katuni ke i zbraz\u00ebt, pak fmi, tu mos guxo me dal jasht\u00eb, na shkum te disa t\u00eb af\u00ebrm q\u00eb kishin pas q\u00ebndru n\u00eb Kosov\u00eb. Edhe ata m\u2019tregun p\u00ebr tmerrin q\u00eb e kan\u00eb p\u00ebrjetu ktu, q\u00eb edhe ata kan\u00eb dal\u00eb p\u00ebr (NUK D\u00cbGJOHET QART\u00cb) po derisa u kry s\u2019jon kthy n\u00ebp\u00ebr shpija. Po n\u2019katun ka qen\u00eb qikjo, problemi kryesor me sigurin\u00eb tok\u00ebsore masnej t\u00eb… mos kan\u00eb lan\u00eb naj min\u00eb, mos kan\u00eb lan\u00eb di\u00e7ka tjet\u00ebr p\u00ebr \u00e7ka munem me p\u00ebsu ma von\u00eb, naj helm n\u2019shpi, nuk e dishim, do qese ishin q\u00eb i kishin p\u00ebrdor ata me mill e ksi. Ish masnej kjo pasiguria mos osht infektu zona p\u00ebr shkak t\u00eb kafsh\u00ebve q\u00eb kishin ngordh\u00eb, q\u00eb i kishin pre ata p\u00ebr mish e p\u00ebr ksi senesh. Jasht\u00ebqitje ka pas gjithkun, edhe kshtu nifar ushtrie q\u00eb kish jetu edhe vet\u00eb n\u00eb qasi flliqtine, n\u00eb kushte tep\u00ebr t\u00eb k\u00ebqija ata vet\u00eb p\u00ebr veti. E qikjo ka qen\u00eb kryesorja. Toni masnej ia nisen me ardh\u00eb. Jeta u bo ma e gjallnushme. Ia nisen kompanit\u00eb, jo kompanit\u00eb, organizatat e ndryshme nd\u00ebrkomb\u00ebtare, USAID, ADRA e qito tu ndihmu me vaj, mill, edhe sheqer. Po p\u00ebr fat t\u2019mir\u00eb, p\u00ebr fat t\u2019mirin ton\u00eb, ushtria serbe nuk i kish d\u00ebmtu t\u00eb mbjellurat, q\u00eb i bike qat koh\u00eb me u korr gruni, u korrke gruni i par\u00eb mas \u00e7lirimit. Ata se kishin d\u00ebmtu. 2 hektar\u00eb grun e qata kishim siguri. Kishim ushqim domethon p\u00ebr vitin vijus q\u00eb vike. Nuk ish d\u00ebmtu ushqimi. Po nuk ish d\u00ebmtu edhe ushqimi q\u00eb ish kan\u00eb, q\u00eb ka qen\u00eb n\u00eb katun.<\/p>\n

R.B.: A o kon qajo ndjenja e komunitetit ma e madhe se sot, a kishe thon?<\/p>\n

A: Po, di me thon q\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsisht o kon, edhe pse tash ka nj\u00eb ndjesi t\u00eb solidaritetit n\u00eb komunitet po jo si n\u00eb t\u00eb kalumen, nuk ka qen\u00eb qysh osht. Osht solidaritet kogja i madh. Un\u00eb kom nejt n\u00eb ni shpi me 80 veta, edhe tash nuk rrin 80 veta, e marin kjamet, luft\u00eb prap\u00eb. Ishalla s\u2019bohet kurr\u00eb po 80 veta me nejt bashk\u00eb ni shpi me ni dhom\u00eb…na kemi nejt krejt familja, 13 vet\u00eb domethon: gjyshi, gjyshja, prind\u00ebrit, nana e baba edhe gjasht\u00eb fmi, pes\u00eb fmi. Edhe kat\u00ebr t\u00eb tjer\u00ebt t\u00eb ni familje tjet\u00ebr kemi fjet 13 veta n\u00eb ni dhom\u00eb. Ska mujt me flejt k\u00ebrkush, skish nevoj\u00eb ma s\u2019pari po me pas naj katastrof\u00eb e di\u00e7ka, ishalla s\u2019ndodh\u00eb edhe naj luft\u00eb ishalla s\u2019ndodh\u00eb. Po solidariteti ka qen\u00eb shum\u00eb ma i madh p\u00ebr shkak t\u00eb frik\u00ebs e kshtu po ka qen\u00eb edhe me ndihmu njoni-tjetrin p\u00ebr \u00e7far\u00ebdo arsye, sh\u00ebndet\u00ebsore, teknike, arsimore, gjith\u00e7ka. Edhe naj lib\u00ebr me e shp\u00ebrnda, naj informacion. Ni televizion kam d\u00ebgju, e kemi pas satelitin q\u00eb e kemi pas at\u00ebher\u00eb q\u00eb e kemi ble p\u00ebr her\u00eb n\u00eb 96-t\u00ebn ta zam, edhe p\u00ebr me nd\u00ebgju edhe t\u00eb tjer\u00ebt ka qen\u00eb ni kabull me e shp\u00ebrnda te familja tjet\u00ebr po ata kan\u00eb kqyr \u00e7ka kemi kqyr na. Kjo ka qen\u00eb metod\u00eb q\u00eb me pas informacion. Po ata e kan\u00eb pas\u00eb k\u00ebrkes\u00ebn prej neve vet\u00ebm q\u00eb me e pas lajmin, me dit \u00e7ka po ndodh\u00eb. P\u00ebr tjerat, \u00e7ka t\u00eb kqyrni ju kqyrim edhe na.<\/p>\n

R.B.: A ka naj p\u00ebrjetim tjet\u00ebr q\u00eb kishe dasht me e nda, nejse apet tash ky o rr\u00ebfimi jot<\/p>\n

A: Po ka, nashta se kom vrejt, ka pas gjendje post-traumatike te un\u00eb ose te tjer\u00ebt po qikjo vijimi i vitit shkollor ka qen\u00eb i zellsh\u00ebm.<\/p>\n

R.B.: A tu dokke i pakuptimt\u00eb?<\/p>\n

A: Po i pakuptimt\u00eb mu dokke, se nd\u00ebrprerja e boni t\u00eb pakuptimt\u00eb nisjen e vitit (NUK D\u00cbGJOHET QART\u00cb) ose ky \u00e7lirimi n\u00ebnkuptojke q\u00eb na do t\u00eb bohemi Amerik\u00eb meniher\u00eb. Ajo s\u2019ndodhi. E qikjo osht ni traum\u00eb q\u00eb nashta e kom p\u00ebsu. Domethan\u00eb kur t\u00eb ndodh \u00e7lirimi ka me ndodh wow, si t\u00eb kthehemi ka me kan\u00eb krejt ndryshe. Ajo nuk ndodhi. Se u pat\u00ebm msu pak q\u00eb ka me ndodh ni forc\u00eb e madhe e jashtme q\u00eb ka e \u00e7liru, ka me e pavar\u00ebsu, ka me e zhvillu krejt venin p\u00ebrniher, edhe ajo osht m\u00ebsim i keq p\u00ebr njer\u00ebzit q\u00eb…i faj\u00ebsoj krejt, tu e p\u00ebrfshi familjen e krejt tjer\u00ebt q\u00eb zhvillimi ka me ndodh\u00eb vet. Nuk ndodhi. E kjo ke e zorshme, kur e pave ti q\u00eb nuk dallon shum\u00eb, p\u00ebrve\u00e7 q\u00eb nuk e ki ni pushtet q\u00eb t\u2019persekuton, ti duhesh mu \u00e7u edhe me nga vet\u00eb. Mu qu n\u2019sabah vet\u00eb, me hang\u00ebr vet\u00eb, me e bo vet\u00eb buk\u00ebn, me jetu vet\u00eb, edhe me u zhvillu. E kjo ka qen\u00eb p\u00ebrjetim i rand\u00eb n\u00eb kat\u00ebr-pes\u00eb vite se e kishe veq ni liri e pavar\u00ebsi e ti se dishe \u00e7ka po ndodh me shtetin, me venin, me ekonomin\u00eb. Kish paga krejt t\u2019ul\u00ebta, ti nuk mujshe me u shkollu me u arsimu, me hang\u00ebr me pi pa ndihm\u00ebn e diaspor\u00ebs…<\/p>\n

R.B.: a e ke pas dikon n\u00eb…?<\/p>\n

A: Po e kemi pas axhin q\u00eb pa ndihm\u00ebn e temi e kemi pas p\u00ebr mos me thon tpamundshme mbijetes\u00ebn mujore. Pra na jemi vesh me tesha t\u00eb Zvicr\u00ebs gjith\u00eb, un\u00eb kurr\u00eb s\u2019kom ble tesha n\u2019Kosov\u00eb. S\u2019kemi pas mund\u00ebsi. E po du me than\u00eb q\u00eb ka qen\u00eb problem kjo, po deri n\u00eb 2008-2009 ka pas\u00eb paqart\u00ebsi t\u2019mdhaja e kjo ka qen\u00eb p\u00ebr shkak t\u2019luft\u00ebs, edhe p\u00ebr shkak…lufta e \u00e7liroi von\u00eb po p\u00ebr shkak t\u00eb persekutimit q\u00eb ndodhi me luft\u00ebn e dami q\u00eb u bo k\u00ebtu kogja i madh.<\/p>\n

R.B.: E nashta me fol gjat\u00eb k\u00ebsaj periudhe tu e pas parasysh edhe kampin sa je kon refugjat, sa i keni pas t\u00eb pranish\u00ebm mjek\u00ebt?<\/p>\n

A: Mjek\u00ebt… Nuk m\u2019kujtohet shum\u00eb mir\u00eb po qaq q\u00eb mkujjtohet kan\u00eb qen\u00eb pak po tash me kqyr, me familje s\u2019kemi pas naj problem as ma t\u2019voglin m\u2019doket po niher kur na ka ndodh\u00eb ka qen\u00eb pak problem qasja…pak problem. Edhe qita pasna harru me e p\u00ebrmen po me sh\u00ebndet\u00ebsi, nashta pse neve s\u2019na ka ra rasti ose s\u2019kemi ni po ka qen\u00eb pak problem, pak problem ka qen\u00eb.<\/p>\n

R.B.: A nuk ka pas\u00eb mjaftush\u00ebm a?<\/p>\n

A: Nuk m\u2019kujtohet shum\u00eb. N\u2019fakt na s\u2019kemi pas problem shum\u00eb po p\u00ebr shkak q\u00eb s\u2019kemi pas problem shum\u00eb nuk pe di mir\u00eb se si ka qen\u00eb rasti.<\/p>\n

R.B.: Nashta tash e reflekton si ma i rritun p\u00ebrvoj\u00ebn e luft\u00ebs po nashta me t\u2019kthy edhe ni her\u00eb si fmi, ti kur e ke p\u00ebrjetu luft\u00ebn edhe t\u00eb qenurit refugjat\u00eb, ty \u00e7ka t\u2019ka mungu ma s\u2019shumti si fmi? Jo si i rritun, jo me menu ndihm\u00ebn e tjetrit, po me menu veq p\u00ebr veti n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb egoiste, \u00e7ka kishe thon q\u00eb t\u2019ka mungu ma s\u2019shumti? Edhe tu dal\u00eb, edhe sa jeni kon atje? P\u00ebr \u00e7ka t\u00eb merrke malli?<\/p>\n

A: Tash n\u00ebse e kqyrim prej tash, domethon ni fmi i tanish\u00ebm qysh e kishe pa at\u00ebher\u00eb a qysh?<\/p>\n

R.B.: Jo, ti si fmi \u00e7ka t\u2019ka mungu at\u00ebher\u00eb? A ia ke pas najher\u00eb gajlen vetes?<\/p>\n

A: Po, po de qita q\u00eb kesh tu e p\u00ebrmen q\u00eb ni vit mas luft\u00ebs edhe tet\u00eb vite mas luft\u00ebs ka qen\u00eb qikjo ndjenja q\u00eb p\u00ebr shembull, prindi gjith\u00eb ka pas qef q\u00eb un\u00eb me u bo mjek ose me studiu n\u00eb akademi ushtarake n\u00eb Kroaci. Edhe tash qajo mu nal. E mu \u00e7ka m\u00eb mungojke ma kryesisht, jo lodrat, jo kto, se kemi pas, a po din, se ti t\u2019mungojn\u00eb kur si ki. I ki, je tu i p\u00ebrdor, e tani si ki e t\u2019mungojn\u00eb. Mu sem mungojshin se kisha, as s\u2019isha msu me lojna. Na \u00e7ka ishim msu, ishim msu n\u00eb shpi ton\u00eb, n\u00eb mbramje, gjat\u00eb dit\u00ebs me lujt me lojna krejt kot, me naj top kogja t\u00eb thjesht\u00eb, po gjat\u00eb dit\u00ebs me msu me punu pun\u00eb t\u00eb fshatit, me i nimu prindit, gjyshit edhe p\u00ebrditshm\u00ebria mu msu n\u00eb mbramje me msu me shkru, me lexu e me msu di\u00e7ka pak ma t\u2019re edhe me ardh deri te qikjo Akadamia ose mjeku. Dajen e kom pas mjek tani edhe me to kshtu. Domethon mka mungu qajo ecja q\u00eb u nal p\u00ebr me mrri te qito dyja, te njona prej qityne dyjave. Qikjo ka qen\u00eb mungesa kryesore pra arsimimi p\u00ebr me mrri te mjeku ose te akademia ushtarake n\u00eb Kroaci. Edhe p\u00ebr fmit\u00eb e…<\/p>\n

R.B.: \u00c7ka ke p\u00ebrfundu tu kry?<\/p>\n

A: Kom p\u00ebrfundu tu kry sociologji edhe juridik q\u00eb jon pak a shum\u00eb s\u00eb paku t\u00eb nj\u00ebjta. Jon ma pak, po nuk e konsideroj shum\u00eb ma pak n\u00eb krahasim me ato \u00e7ka kom menu, po tash i konsideroj t\u00eb nj\u00ebjta. Varet ti tani \u00e7ka bon. Po tash konsideroj sociolog osht ni mjek tjet\u00ebr, ni jurist konsideroj osht ni mjek tjet\u00ebr ose ni ushtarak tjet\u00ebr.<\/p>\n

R.B.: E n\u00ebse e krahason f\u00ebminin\u00eb tash edhe f\u00ebminin\u00eb tonde, qysh kishe reflektu n\u2019qat pik\u00eb?<\/p>\n

A: Qysh po menon?<\/p>\n

R.B.: F\u00ebminin\u00eb e ni fmije sot.<\/p>\n

A: F\u00ebminija, n\u00ebse e kqyrim osht minus 100 me plus 100. N\u00ebse jon 200 numra ose 200 hapa ma shum\u00eb jon tash se sa me kon 9 vjet. Informacioni, globalizmi, komunikimi, un\u00eb menoj q\u00eb ni fmi tash osht…ka t\u2019mira ka edhe t\u00eb k\u00ebqija n\u00eb k\u00ebt\u00eb zhvillim global po t\u2019mirat jan\u00eb kogja, kogja, kogja perfekte. Sidomos p\u00ebr arsim. Edhe domethon tash jom bab\u00eb i ni fmije. Kur e shoh \u00e7ka p\u00ebrjeton vajza jem n\u00eb raport me at\u00eb \u00e7ka kom mujt me p\u00ebrjetu un\u00eb n\u00eb raport me vitin \u201989 osht kur prindit iu ka nal\u00eb puna, s\u2019kan\u00eb pas rrog\u00eb asnjani prej prindve, kur s\u2019ka pas rrym\u00eb mir\u00eb, kur s\u2019ka pas televizion t\u2019mir\u00eb, kur s\u2019ka pas komunikim t\u2019mir\u00eb, kur s\u2019ka pas lodra t\u2019mira. Vajza, jom tu e p\u00ebrmen si ni fmi, jo si vajza jem, si ni fmi 3 vjet i ka t\u00eb gjitha. Ka deti, sot \u00ebsht\u00eb n\u00eb deti ka shku. Un\u00eb s\u2019jom kon kurr\u00eb n\u2019deti, deri n\u00eb 2007, ta zom p\u00ebr shembull, p\u00ebr shkak t\u00eb kushteve, edhe e ka axh\u00ebn n\u00eb krahasim me… O Zot, ni fmi sot osht yll, osht yll e gjys, ose pes\u00eb yje i ka sot ni…<\/p>\n

R.B.: E a kishe konsideru q\u00eb shkaku i luft\u00ebs e mandej edhe t\u00eb qenurit refugjat tu ka vjedh f\u00ebminia ose rinia, se ke kalu n\u00ebp\u00ebr ato koh\u00ebra?<\/p>\n

A: F\u00ebminia osht e lidhun me at\u00eb periudh\u00eb, edhe derisa… kjo krejt me f\u00ebmij\u00ebri o lidh. Menoj q\u00eb jeta e mir\u00eb, ni f\u00ebmini e mir\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb fillon n\u00eb 2005 e knej, 2008 me shpalljen e pavar\u00ebsis\u00eb, ose \u00ebsht\u00eb kryesisht 2010 e p\u00ebrmi. Ndodh ni zhvillim ekonomik, ndodh ni rritje e pagave n\u00eb sektorin publik edhe sektori publik avancon pak ma shum\u00eb e fmit tani kan\u00eb mund\u00ebsi pak ma shum\u00eb, tu m\u2019p\u00ebrfshi edhe mu. Edhe ta zom p\u00ebr shembull ti si f\u00ebmini ose si i mitur me thon, un\u00eb kom lyp pun\u00eb s\u2019kom gjet. Ke lyp pun\u00eb ton koh\u00ebn, s\u2019ke gjet pun\u00eb. Tash gjen pun\u00eb, kudoqoft\u00eb, \u00e7far\u00ebdo pune. Nashta pagesa osht ma e vog\u00ebl po p\u00ebr ni fmi q\u00eb osht n\u00eb shkoll\u00eb t\u00eb mesme q\u00eb nuk ish dasht me punu po n\u00ebse veq duhet me punu e s\u2019ki pare prindi, gjen pun\u00eb. Del prej fakultetit ni gru ose ni burr\u00eb, gjen pun\u00eb. E toni ka zhvillim. Duhet me e kqyr edhe n\u00eb raport me grat\u00eb, me gjinin\u00eb fem\u00ebrore. Kogja ma shum\u00eb ka t\u00eb mira se sa…kogja ma mir\u00eb \u00ebsht\u00eb. Osht perfekte. Kjo q\u00eb ka ndodh lufta me ni an\u00eb, po mir\u00eb osht me ni an\u00eb sepse e ka kry ni proces, ni shk\u00ebputje prej ni regjimi q\u00eb ka persekutu e tash je n\u00eb nji shoq\u00ebri deri diku demokratike, jeta osht pak ma mir\u00eb, pak ma q\u00ebndrush\u00ebm edhe e din ku ki me mrri n\u00ebse punon mir\u00eb.<\/p>\n

R.B.: Tash pyetja p\u00ebr fund q\u00eb kisha dasht me ta bo, n\u00ebse e izolojm\u00eb qat koh\u00ebn q\u00eb jeni kon n\u00eb kamp, a munesh me ma kallxu naj informacion ose naj dit\u00eb t\u00eb lumtun q\u00eb ti je gzu po nashta edhe naj p\u00ebrjetim ma i rond i kampit? Domethon po e izolojm\u00eb qat koh\u00ebn n\u00eb kamp edhe ti n\u00eb kamp: dita ma e mir\u00eb edhe dita ma e dhimshme ose ma e keqe.<\/p>\n

A: Qita \u201cizolimi\u201d qysh po menon?<\/p>\n

R.B.: Domethon po folim veq p\u00ebr qet koh\u00ebn q\u00eb e ke kalu n\u2019kamp. Qito dy dit\u00eb jon brenda p\u00ebrbrenda kampit.<\/p>\n

A: Aha, po po. Brenda p\u00ebrbrenda kampit ka qen\u00eb kjo: shumica e familjeve kan\u00eb qen\u00eb pa t\u00eb ardhuna. Ka pas ose q\u00eb jon ardh\u00eb pa pare ose me pak pare. E p\u00ebr mu ka qen\u00eb ni g\u00ebzim i madh kur vllau i bab\u00ebs, axha ka mrri n\u00eb kamp, ka marr aeroplan e ka ardh edhe ka pru t\u2019holla kogja shum\u00eb q\u00eb na me kalu sa ma mir\u00eb q\u00eb me dal edhe prej kampit, me shku me marr ni qira diku ni shpi me qato t\u00eb holla. Po na nuk jemi dal, po ka qen\u00eb ai ni g\u00ebzim i madh se na e pam tu ardh p\u00ebr her\u00eb t\u2019par\u00eb e pam dikon q\u00eb erdh prej jasht\u00eb. Qikjo ka qen\u00eb moment \u00e7lirimi, muj me than\u00eb. Se qato t\u00eb ardhuna na krijun ni mund\u00ebsi p\u00ebr rroba, p\u00ebr pak ushqim tjet\u00ebr, se ai ushqim ish i mir\u00eb po na p\u00ebr ata qysh u msum, nuk na u dokke shum\u00eb. Po p\u00ebrjetim t\u2019ran nuk ka pas n\u00eb kamp, p\u00ebrpos p\u00ebrjetimit t\u00eb vazhduesh\u00ebm sistematik t\u00eb qasaj q\u00eb ti nuk e dishe \u00e7ka po ndodh\u00eb, qikjo pasiguria q\u00eb s\u2019ka qen\u00eb vet\u00ebm ni moment, ka qen\u00eb ton koh\u00ebn, qikjo pasiguria q\u00eb \u00e7ka ka me ndodh\u00eb me jet\u00ebn tane personale edhe me jet\u00ebn tane kolektive edhe me jet\u00ebn e t\u00eb gjith\u00ebve. Qikjo ka qen\u00eb, s\u2019ka pas pasiguri personale ose moment vendimtar, p\u00ebrpos asaj q\u00eb nuk na ndodhi kurgjo n\u00eb familje, ni vrasje ose masak\u00ebr a di\u00e7ka. Po mas shumti ka qen\u00eb qikjo q\u00eb \u00e7ka ndodh\u00eb, pasiguria kryesore q\u00eb \u00e7ka ka me ndodh me ty, me familjen m\u00eb tutje. Vjen dita e h\u00ebn\u00eb. \u00c7ka ndodh? E mart\u00eb, \u00e7ka ndodh? Nuk ndodhke kurgjo hiq, e nj\u00ebjt\u00eb. Ish dit\u00eb e nj\u00ebjt\u00eb, dit\u00eb, domethan\u00eb qershor. 2-3 qershor, ish zheg, qajo ndodhke. E m\u00ebrkur\u00eb \u2013 lloq, balt\u00eb, pasiguri, ushqim i nj\u00ebjt\u00eb, me ndez ushqim, me marr dru, me shku me fjet. Na 12 veta, 9 veta me ni ven. Qikjo ish p\u00ebrditshm\u00ebria. P\u00ebrjetimi ma i keq ish p\u00ebrditshm\u00ebria. P\u00ebrjetimi ma i rand ish p\u00ebrditshm\u00ebria, e pasigurt, pa kurgjo hiq e ti tu jetu i pa em\u00ebn, i pa t\u00eb ardhuna, i pa kurgjo hiq. Qikjo osht p\u00ebrjetimi ma i madh, tu prit \u00e7ka po ndodh deri kur e ke marr vesh q\u00eb po vjen… e ajo ka qen\u00eb p\u00ebrjetim ma i nalt\u00eb po jo p\u00ebrjetimi q\u00eb ti s\u2019dishe \u00e7ka po ndodh. E realiteti ish ktu, ish…na s\u2019fitum se qysh e p\u00ebrmena. Njer\u00ebzit u rrit\u00ebn me menimin q\u00eb kur t\u2019shkojm\u00eb mas \u00e7lirimit, andrra, krejt kan\u00eb me kan\u00eb.<\/p>\n

R.B.: N\u00ebse kishe reflektu nashta prej perspektiv\u00ebs t\u2019familjes, t\u00eb nan\u00ebs ose t\u00eb bab\u00ebs, \u00e7ka menon q\u00eb p\u00ebr ata o kon e r\u00ebnd\u00ebsishme gjat\u00eb asaj kohe?<\/p>\n

A: Vet\u00ebm fmit\u00eb, vet\u00ebm fmit\u00eb. Kurgjo tjet\u00ebr. Tregova ma her\u00ebt, arsyeja ka qen\u00eb qajo dalja prej ktu. Po p\u00ebr ta…<\/p>\n

R.B.: A mendon q\u00eb kjo ka ndiku mandej edhe te ti edhe pse ti ke qen\u00eb fmi q\u00eb n\u00eb n\u00ebnvet\u00ebdije e ke kuptu q\u00eb n\u00eb situat\u00eb kufte nuk ka k\u00ebrkesa, nuk ka…<\/p>\n

A: San. Na ishim msu pa k\u00ebrkesa t\u2019mdhaja, pa k\u00ebrkesa t\u2019cilat ni fmi i ka tash ose k\u00ebrkesa q\u00eb ni fmi i ka pas n\u00eb vitin 2005 ose n\u00eb vitin 2010 ose pa k\u00ebrkesat q\u00eb ni fmi i ka n\u00eb vitin \u201996-97 po n\u00eb ni vend tjet\u00ebr q\u00eb osht ma i zhvillum. Na ishim msu. Ideja ka qen\u00eb me u msu ti me senet elementare, bazike p\u00ebr jet\u00eb t\u00eb dinjitetshme, n\u00eb kuptimin buk\u00eb, uj\u00eb, gjell\u00eb e ksi gjanash. Domethan na ishim msu me kto, e p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye nuk kishim edhe k\u00ebrkesa t\u00eb shumta po duke e pa, pavar\u00ebsisht vjet\u00ebve sa i kom pas, menoj q\u00eb duke e pa prindin si ni aktivist politik jom msu me e pa q\u00eb edhe mos me k\u00ebrku shum\u00eb edhe me i kuptu pamund\u00ebsit\u00eb e tij p\u00ebr \u00e7far\u00ebdo qoft\u00eb. Edhe spo di \u00e7ka, nashta naj arsimim shtes\u00eb ose di\u00e7ka, se ishim msu na t\u00eb gjith\u00eb qashtu, ish ni kolektiv i nj\u00ebjt\u00eb. Nuk kish di\u00e7ka ma ndryshe. Kish pak di\u00e7ka ma ndryshe me naj familje po pak, ose naj familje me shumica pun\u00ebtor\u00eb ose naj lokalitet tjet\u00ebr. P\u00ebr shembull me ni katun ka qen\u00eb ni kontabilist po q\u00eb djali i tij vike bashk\u00eb me mu, pavar\u00ebsisht t\u00eb ardhurave t\u00eb mdhaja. Ish me ni bank\u00eb me mu. Ai kish pak ma shum\u00eb rroba e disa gjana, i ka pas ato p\u00ebr arsye q\u00eb prindi, po jo ma shum\u00eb di\u00e7ka. Nj\u00ebjt\u00eb isha edhe un\u00eb po veq q\u00eb i kisha prej m\u00ebrgimit, prej diaspor\u00ebs.<\/p>\n

R.B.: Faleminderit shum\u00eb, un\u00eb s\u2019kom pyetje tjet\u00ebr.<\/p>\n

A: Faleminderit shum\u00eb, besoj q\u00eb ka dal\u00eb mir\u00eb.<\/p>\n

[\/vc_column_text][\/vc_column][\/vc_row]<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"

[vc_row][vc_column][vc_column_text] [\/vc_column_text][\/vc_column][\/vc_row][vc_row][vc_column][vc_column_text] R.B.: P\u00ebrsh\u00ebndetje Naim. Faleminderit q\u00eb ke pranu me fol me mu. A po ia nisim pra prej kur ia ka nis\u00eb lufta? Ku je kon? Me kon je kon? A: Kur t\u2019dush. R.B.: Qysh e man men at\u00eb periudh\u00eb? A: N\u00eb koh\u00ebn kur kan\u00eb nis\u00eb qato shk\u00ebndijat e para, demonstratat kryesisht, un\u00eb i […]<\/p>\n","protected":false},"author":3,"featured_media":1003,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[22],"tags":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/museumofrefugees-ks.org\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1468"}],"collection":[{"href":"https:\/\/museumofrefugees-ks.org\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/museumofrefugees-ks.org\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/museumofrefugees-ks.org\/wp-json\/wp\/v2\/users\/3"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/museumofrefugees-ks.org\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=1468"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/museumofrefugees-ks.org\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1468\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":1473,"href":"https:\/\/museumofrefugees-ks.org\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1468\/revisions\/1473"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/museumofrefugees-ks.org\/wp-json\/wp\/v2\/media\/1003"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/museumofrefugees-ks.org\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=1468"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/museumofrefugees-ks.org\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=1468"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/museumofrefugees-ks.org\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=1468"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}