{"id":1456,"date":"2022-04-14T07:22:52","date_gmt":"2022-04-14T07:22:52","guid":{"rendered":"https:\/\/museumofrefugees-ks.org\/?p=1456"},"modified":"2022-04-14T12:59:21","modified_gmt":"2022-04-14T12:59:21","slug":"anonim-2","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/museumofrefugees-ks.org\/anonim-2\/","title":{"rendered":"Anonim"},"content":{"rendered":"

[vc_row][vc_column][vc_column_text]<\/p>\n\n

[\/vc_column_text][\/vc_column][\/vc_row][vc_row][vc_column][vc_column_text]<\/p>\n

R.B.: P\u00ebrsh\u00ebndetje. Po ia nisim pak me fillimin e luft\u00ebs. A je kon tu punu, \u00e7ka je kon tu bo? Qysh ka shku ajo periudh\u00eb kohore deri kur vendosni mu largu?<\/p>\n

A: Para luft\u00ebs kom punu deri m\u00eb 25 mars. Edhe m\u00eb 25 mars, domethon ni nat\u00eb mas bombardimeve, sipas marr\u00ebveshjes q\u00eb e kemi pas me shoqnin\u00eb q\u00eb me i rujt venat e pun\u00ebs, e kom pas obligim p\u00ebr mi dal\u00eb edhe n\u2019fjal\u00eb shoqnis\u00eb, edhe jom dal si r\u00ebndom te autobusi q\u00eb na ka transportu deri n\u2019pun\u00eb. N\u00eb stacion t\u00eb autobusave kemi qen\u00eb veq dy shqiptar\u00eb, un\u00eb prej Elektran\u00ebs edhe tjetri prej ni reparti t\u00eb KEK-ut. Kur ka ardh\u00eb autobusi i elektran\u00ebs, shoferi ka dal\u00eb te dera edhe tha \u201casni shqiptar nuk bon me hyp n\u00eb autobus\u201d. Un\u00eb nuk tentova me hyp, ai tjetri koleg q\u00eb ishte tentoi me hyp mir\u00ebpo ni rojtar serb i KEK-ut i tregoi shoferit q\u00eb ai osht shqiptar edhe e zbriti. Edhe un\u00eb vendosa p\u00ebr mu kthy n\u2019shpi. U ktheva n\u2019shpi, iu telefonava shok\u00ebve \u2013 se kemi pas\u00eb telefon n\u2019shpi \u2013 shok\u00ebve n\u2019pun\u00eb atje q\u00eb un\u00eb nuk po muj me ardh\u00eb se m\u00eb zbriti shoferi prej autobusit. Ata tash i njoftun shefat ma t\u00eb nalt\u00eb q\u00eb s\u2019muj me shkue n\u2019pun\u00eb shkaku q\u00eb s\u2019na mur shoferi. Mas atij momentit, vajza ni dit\u00eb p\u00ebrpara e ka sos\u00eb dor\u00ebn me uj\u00eb t\u2019val\u00eb edhe me propozim t\u2019grus te qojm\u00eb te mjeku se mos po i metet naj shenj\u00eb. Edhe un\u00eb pranova, hajde po e qojm\u00eb te mjeku. U p\u00ebrgatit\u00ebm, dul\u00ebm n\u2019rrug\u00eb. Kur dul\u00ebm n\u2019rrug\u00ebs kryesore t\u00eb Fush\u00eb Kosov\u00ebs, tri pjes\u00eb te udh\u00ebkryqi \u2013 e kom fjal\u00ebn p\u00ebr udh\u00ebkryq t\u00eb Fush\u00eb Kosov\u00ebs, tash \u00ebsht\u00eb rreth \u2013 n\u00eb tri an\u00eb kish pas\u00eb grupe t\u00eb paramilitar\u00ebve me kapu\u00e7a t\u2019kuq, kapela t\u2019kuqe. K\u00ebt\u00eb pjes\u00ebn ka ish mas af\u00ebrmi prej meje, pos paramilitar\u00ebve, kish plot t\u2019ri edhe t\u2019reja serb, q\u00eb bisedojshin me paramilitar\u00ebt. Tash kur i v\u00ebrejta un\u00eb paramilitar\u00ebt, me u kthy s\u2019guxojsha se m\u2019p\u00ebrcillshin, edhe po i thom grus \u201cduhet me shku tash \u2013 ishalla Zoti na run se n\u2019rrezik jemi\u201d. Kur u afrum grup\u00ebs t\u2019par\u00eb t\u00eb paramilitar\u00ebve ku ishe edhe qajo tollovia e civil\u00ebve, vajzave dhe djemve serb, eprori i tyne pi urdhnon ata pun\u00ebtort e vet p\u00ebr me m\u2019kontrollu. Edhe n\u2019at\u00eb moment ni serb i ri, kojshi i joni, e ka kthy kryt mrapa \u2013 ai na ka njoft se e kemi pas kojshi \u2013 edhe i ka thon atij \u201ci ktuhit osht\u201d. Tash ai e t\u00ebrheku urdh\u00ebres\u00ebn ai shefi i paramilitar\u00ebve edhe nuk m\u2019kontrollun. Na e vazhdum rrug\u00ebn deri n \u2018ambullant\u00eb. Tash masi s\u2019na kontrolloi ky i pari, na lejoi me shku faktikisht. Ato dy grupet tjera nuk reagun fare edhe shkum deri n\u2019ambullant\u00eb. N\u2019ambullant\u00eb ni situat\u00eb e tendosun, muzik\u00eb serbisht, rezervista plot n\u2019ambullant\u00eb serb. Hyn\u00ebm te motra p\u00ebr me bo pastrimin e plag\u00ebs edhe ajo me ni ton pak ma k\u00ebrc\u00ebnus, p\u00ebrndryshe p\u00ebrpara shum\u00eb ka pas\u00eb sjellje korrekte. E kryti pun\u00ebn e un\u00eb po e pys \u201ca ka nevoj\u00eb prap\u00eb nes\u00ebr me ardh\u00eb p\u00ebr me e pastru varr\u00ebn\u201d. M\u2019piskati tha \u201cik n\u2019shpi, s\u2019ka mo nes\u00ebr\u201d. U kthym te shpia mir\u00ebpo tash e nd\u00ebrrum drejtimin e rrug\u00ebs se nuk guxofta me u kthy kah paramilitar\u00ebt te udh\u00ebkryqi po shkova ni rrug\u00eb tjet\u00ebr alternative kah kisha, kah shkolla edhe p\u00ebr me dal\u00eb prap\u00eb n\u00eb rrug\u00eb kryesore sepse rruga kryesore p\u00ebr mu o kon e pashmangshme. Kah kalum tash te rruga e shkoll\u00ebs ish mush oborri i shkoll\u00ebs plot rezervista mir\u00ebpo aty s\u2019reagoi k\u00ebrkush. Dul\u00ebm n\u2019rrug\u00eb kryesore. Prap\u00eb ato grupet e paramilitar\u00ebve ishin n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtat pozicione. Edhe u kthym n\u00eb an\u00eb t\u00eb majt\u00eb t\u00eb rrug\u00ebs, ka ana e shpis\u00eb teme, trotuarit tu ec\u00eb. Tash kur u afrum te libraria ni rrug\u00eb para nesh, dul ni vajz\u00eb e kojshive edhe tash e kafshoi buz\u00ebn kur na pa neve me qik\u00eb se ajo na njihke, edhe m\u2019shtini mu n\u2019midis me qik\u00eb, gruja n\u00eb njon\u00ebn an\u00eb, ajo n\u00eb njon\u00ebn an\u00eb. Edhe tash osht nja 50 metra distanc\u00eb ato dy rrug\u00eb, prej rrug\u00ebs tem, ton koh\u00ebn ajo p\u00ebr faqe tu e kap qik\u00ebn tem e cila i kish 21 muj n\u00eb at\u00eb koh\u00eb. Ata paramilitar\u00ebt tash veq kqyrshin kah ana jon\u00eb se tash u afrum 20 metra af\u00ebr paramilitar\u00ebve mir\u00ebpo kjo qika serbe e kojshive vazhdoi kah paramilitar\u00ebt, na hyn\u00ebm n\u2019rrug\u00eb ton\u00eb edhe nuk reagoi k\u00ebrkush. Kjo ka qen\u00eb dit\u00eb e ejte, 25 mars 1999. Tash masi u kthym n\u2019shpi, vazhdum na me do pun\u00eb kah kopshti se punojshim kopsht, vazhdum me do pun\u00eb. Un\u00eb i thirra ata shok\u00ebt edhe niher ju tregova, thash\u00eb \u201cqishtu qishtu osht puna\u201d. Ata m\u2019than\u00eb q\u00eb ka shku shefi n\u2019Prishtin\u00eb me e marr ni leje speciale se na kemi qen\u00eb pun\u00ebtor\u00eb q\u00eb iu kemi desht KEK-ut. E tash un\u00eb pritsha q\u00eb n\u00ebse vjen leja speciale na ishim marr\u00eb vesh krejt shqiptar\u00ebt me shku n\u2019pun\u00eb p\u00ebr me e rujt objektin. Mas ni kohe m\u2019thirri direkt ai shefi q\u00eb e kom pas shqiptar, thot\u00eb \u201cjo valla nuk kam marr leje\u201d. Thot\u00eb edhe tash veq qysh e ka thon Zoti se ma…mund t\u00eb ndodh\u00eb q\u00eb ma s\u2019munem me ardh\u00eb n\u00eb elektran\u00eb. Edhe un\u00eb ma nuk shkova. N\u00eb mbramje t\u00eb 25 marsit fillun mi djeg sht\u00ebpiat. Anej p\u00ebrpara si u bon bombardimet i digjshin lokalet. N\u00ebse i kan\u00eb vjedh do lokale q\u00eb s\u2019ju kan\u00eb vyft, lokalet i digjshin krejt t\u00eb shqiptar\u00ebve e e m\u00eb 25 n\u00eb mbramje fillun me i djeg shpiat. Mir\u00ebpo qaty n\u00eb lagje ton\u00eb rreth e rreth kemi qen\u00eb me serb, dmth ni hektar tok\u00eb ka qen\u00eb e jona me kush\u00ebri, tjetra pjes\u00eb krejt ka qen\u00eb serb. At\u00eb nat\u00eb k\u00ebrkush kurgjo s\u2019ka nguc. T\u00eb nes\u00ebrmen, dmth m\u00eb 26 e premte, kemi vazhdu na pun\u00eb me do fidane a do rasad t\u00eb bahqes gjat\u00eb dit\u00ebs edhe ni shpi e pabanume e shqiptar\u00ebve kojshi q\u00eb e kemi pas t\u2019vetmin kojshi aty ia thyn dritaret. Aty s\u2019pat banue \u2013 thash\u00eb e pabanume. Ia thyn dritaret. Edhe vllau po m\u2019thot \u201csonte ktu s\u2019guxon me flejt se ia thyn dritaret, kan\u00eb me e djeg e toni jeni n\u00eb rrezik edhe ju\u201d. Edhe vendos\u00ebm fmin\u00eb me gra mi que te vllau e na \u2013 baba e nana s\u2019dojshin me dal\u00eb, met\u00ebn aty. Un\u00eb edhe vllau i vog\u00ebl met\u00ebm. Kta rrishin n\u2019kat t\u2019posht\u00ebm, un\u00eb rrisha n\u2019kat nalt veq me v\u00ebshtrue. U digjshin n\u00eb t\u00eb gjitha an\u00ebt shpijat. P\u00ebr ni moment, rreth or\u00ebs 24, gjujt\u00ebn me armatim ni kojshi nja 50 metra larg meje, meniher mas tij tjetrin kojshi, tash mas disave \u2013 nja ni gjys minuti a ni minut \u2013 edhe shpin\u00eb ton\u00eb. Shpin\u00eb e gjujt\u00ebn kulmin edhe katin e dyt\u00eb. Un\u00eb isha tu v\u00ebshtru. N\u00eb momentin q\u00eb ka ra plumi i par\u00eb, krismat q\u00eb jon ni n\u00eb kulm, un\u00eb jom shtre n\u2019parket. Edhe tash ata e kan\u00eb gju qat dritare, po menoj dritaret e dy dhomave t\u00eb katit t\u2019nalt derisa u kryn, u nal ai far\u00eb rafalli q\u00eb u nd\u00ebrpren gjujtjet, un\u00eb shtrit kom q\u00ebndru n\u00eb qat dhom\u00eb. Edhe tash kadal zhagas u lshova posht\u00eb edhe i thash\u00eb bab\u00ebs \u201chajde shkojm\u00eb te vllau\u201d, nja 70 metra prej shpis\u00eb t\u2019par\u00eb \u2013 se qashtu i qujm, shpija e par\u00eb, e dyt\u00eb, e tret\u00eb. E shpija e tret\u00eb ish e atij vllaut, t\u2019shkojm\u00eb atje. Baba kund\u00ebrshtojke, nana erdh edhe vllau i vog\u00ebl erdh. Po mas ni kohe erdh\u00ebm edhe niher, bab\u00ebn me zor e mur\u00ebm edhe shkum atje q\u00ebndrum deri n\u00eb m\u00ebngjes t\u00eb dat\u00ebs 27, dmth tash u bo e shtune, n\u00eb Fush\u00eb Kosov\u00eb edhe s\u2019dishim \u00e7ka me bo. Her\u00ebt n\u2019m\u00ebngjes edhe s\u2019dishim \u00e7ka me bo. Hajt tash po vendosim grat\u00eb me fmi me i strehue te t\u00eb af\u00ebrmit jasht\u00eb Fush\u00eb Kosov\u00ebs e un\u00eb e kisha edhe mixh\u00ebn edhe…<\/p>\n

R.B.: Domethon i vendos\u00ebt grat\u00eb…<\/p>\n

A: Vendos\u00ebm grat\u00eb edhe fmit\u00eb mi qu edhe stacioni i par\u00eb ishte mas af\u00ebrmi te stacioni i autobusave te djali i axh\u00ebs. Tash masi dul\u00ebn grat\u00eb te stacioni i autobusave, se af\u00ebr e kom un\u00eb aty stacionin e autobusave, un\u00eb dola n\u2019k\u00ebt\u00eb skajin tjet\u00ebr t\u2019rrug\u00ebs edhe i v\u00ebshtrojsha derisa t\u2019vjen autobusi. N\u2019qato momente gruja po vjen tu qajt te un\u00eb. Tha po thojn\u00eb q\u00eb kush ka qanta, ni punkt\u00eb mes Fush\u00eb Kosov\u00ebs edhe Prishtin\u00ebs, te stacioni i veterinaris\u00eb i thojn\u00eb, ka pas punkt\u00eb, pi zbresin krejt. Edhe tash p\u00ebr mos me rrezikue p\u00ebr qanta me e zbrit grun\u00eb, thash ani, aty ishin krejt p\u00ebr fmi, rroba t\u00eb fmive sene. Qat moment erdh ni gru kojshike me ni kerr t\u00eb ni t\u00eb af\u00ebrmit t\u2019saj edhe u nal. Ajo zbriti prej kerrit, kerri vazhdoi deri te shpija e saj edhe po thot ajo \u201ckqyre kojshi, un\u00eb s\u2019kom pas kurgjo t\u2019keqe prej jush\u201d. Ajo ka qen\u00eb pa burr\u00eb, e vej\u00eb. Thot \u201ckurgjo t\u2019keqe s\u2019kom pas qe 20 vjet prej jush.\u201d Thot\u00eb \u201ckan\u00eb vendos\u00eb n\u2019Fush\u00eb Kosov\u00eb shqiptar\u00eb kon t\u2019nxan\u00eb me pre\u201d se dikush paska vra, sipas saj, disa polic\u00eb. Domethon ishte 27 e shtun\u00eb. Edhe u betue n\u2019djal, t\u2019vetmin djal q\u00eb e kish, q\u00eb nuk ka sherr, po \u201clargonu se kjo ndodh\u00eb zgjat 5-6 dit\u00eb edhe ktheheni\u201d. Tash un\u00eb u ktheva n\u2019shpi. Ajo vazhdoi ka shpija, un\u00eb po e p\u00ebrcjelli derisa hypi n\u2019autobus edhe po kthehna n\u2019shpi. Prap\u00eb me at\u00eb kojshiken te rrethoja u takum, dul me bisedu edhe prap\u00eb po i p\u00ebrs\u00ebrit t\u00eb nj\u00ebjtat fjal\u00eb. N\u2019ato momente, tu bisedu me t\u00eb, n\u2019rrug\u00ebn tjet\u00ebr…m\u2019doket rruga… ka pas\u00eb ksi taraba, s\u2019ka pas rrethoja edhe po i shoh un\u00eb prap\u00eb paramilitar\u00ebt tu ardh\u00eb te dikush n\u2019at\u00eb rrug\u00eb. Edhe ata kqyrshin prej meje. Kjo kojshikja ma t\u00ebrheki vrejtjen tha \u201clargohu se edhe mu kan\u00eb me m\u2019vra\u201d. Mir\u00ebpo un\u00eb su largova, qaty nejta derisa u mshef\u00ebn paramilitar\u00ebt mas shpis\u00eb tjet\u00ebr aty. Kur su dokke ma…nuk kish shenj\u00eb t\u00eb tyne u ktheva edhe pi th\u00ebrras ata familjar\u00ebt, bab\u00ebn, vllaun, kush\u00ebrit\u00eb, thash ktu mo s\u2019ka t\u2019nejtun se qishtu qishtu m\u2019tha kjo kojshikja, po dalum. Baba kund\u00ebrshtojke po e bind\u00ebm edhe bab\u00ebn edhe vendos\u00ebm familja jem me u taku te djali i axh\u00ebs n\u00eb Prishtin\u00eb. U kthym n\u2019Prishtin\u00eb. Autobusat qarkullojshin \u00e7do gjys ore. S\u2019bojke pengesa k\u00ebrkush me u largue edhe erdh\u00ebm tash te djali i axh\u00ebs n\u2019Prishtin\u00eb.<\/p>\n

R.B.: Edhe te djali i axh\u00ebs.<\/p>\n

A: N\u2019Prishtin\u00eb kemi q\u00ebndrue deri m\u00eb 31 mars, her\u00eb te djali i axh\u00ebs, her\u00eb te motra se s\u2019kish ven, se vishin edhe tjer\u00eb kush\u00ebri e bojshim ven deri m\u00eb 31 mars. M\u00eb 31 mars forcat paramilitare ia nis\u00ebn me na largue prej Prishtin\u00ebs.<\/p>\n

R.B.: Ju p\u00ebrzun\u00ebn a?<\/p>\n

A: E tash qitu n\u00ebse bon se pak edhe e harrova ni insert. Dit\u00ebn e fundit t\u2019q\u00ebndrimit te djali i axh\u00ebs, nana e shokut t\u00eb djalit t\u2019axh\u00ebs erdh edhe m\u2019pyti a bon mi pru dy refugjat\u00eb t\u00eb Drenic\u00ebs se n\u2019lagjen Taslixhe kan\u00eb hy paramilitar\u00ebt edhe nejse un\u00eb tash e disha p\u00ebr at\u00eb djalin e mixh\u00ebs edhe i thom \u201cbjeri\u201d. Edhe erdh\u00ebn ata refugjat\u00eb, u vendos\u00ebn aty. Tash p\u00ebrball\u00eb shpis\u00eb t\u2019axh\u00ebs ka qen\u00eb shkolla \u2013 Elena Gjika \u00ebsht\u00eb tash \u2013 Vukaraxhiqi, kishin qen\u00eb ushtria. Na nuk e kemi dit\u00eb, ata na kishin pas v\u00ebshtrue. Edhe tash i murr\u00ebm ata mrena, i strehum ata dy djem. Un\u00eb nd\u00ebrkoh\u00eb po i shoh njer\u00ebzit tu qarkullu rrug\u00ebs edhe u furnizojshin se ka qen\u00eb ni vet\u00ebsh\u00ebrbim te xhamia, i madh, me ushqim. Tash un\u00eb kisha nevoj\u00eb p\u00ebr ushqim t\u2019fmive. Edhe po i pys ata \u201cku pi merrni?\u201d Than\u00eb \u201cte vet\u00ebsh\u00ebrbimi\u201d. Edhe shkoj un\u00eb te vet\u00ebsh\u00ebrbimi edhe e mora do ushqim. Kur u ktheva, i mshoj ziles. Rryma ish nal\u00eb. Tash un\u00eb meta, 3-4 her\u00eb sh\u00ebtita prej shpis t\u2019mixh\u00ebs deri te shpia e Bajram Kelmendit, qashtu e ka pozicionin edhe sdisha \u00e7ka me bo se mixha e ka pas shpin\u00eb si ma fell\u00eb der\u00ebs e tash p\u00ebrball\u00eb Bajram Kelmendit, ni njeri, ni qytetar kujshi Bajramit po m\u2019pyt \u201c\u00c7far\u00eb halli ki?\u201d Edhe po i thom valla qishtu qishtu, jom n\u2019shpi t\u2019Rizait, djalit t\u2019mixh\u00ebs. I thash po \u2013 ai e dike shpin\u00eb e Rizait, e ka njoft mixh\u00ebn e krejt familjarisht jon njoft – thash po nuk po ka rrym\u00eb, nuk po di qysh mi telefonu me ma qel der\u00ebn. Edhe po m\u2019thot ai hin n\u2019shpi atje e thirr, prej shpis\u00eb tij. Kur shkoj un\u00eb aty, kish pas edhe ai refugjat\u00eb plot gra edhe tash sikur na shqiptart pak ngushtohem me hi te grat\u00eb edhe po pres te dera kur ai po pisket \u201cpse s\u2019po hin?\u201d Edhe erdh, thash vallahi po m\u2019vjen keq. \u201cHin\u201d, thot\u00eb. Edhe tha \u201cama numrin ti mu edhe derisa te marr un\u00eb dikon n\u2019at\u00eb shpin\u00eb e djalit t\u2019axh\u00ebs se djali i axh\u00ebs pat dal\u00eb ma her\u00ebt, dmth na ishim veq familjar\u00ebt e djalit t\u2019axh\u00ebs, thot\u00eb edhe ta qelin der\u00ebn. Edhe ai tash e kryti pun\u00ebn, kish thirr ntelefon. Kur u ktheva mu qel dera, hina. Tamon u vendosa edhe atyne refugjat\u00ebve iu kishin ofru buk\u00eb e \u00e7aj familjar\u00ebt e mi, prap\u00eb ni krism\u00eb te dera. Djali i vog\u00ebl ka qen\u00eb te dera tu lujt, kqyr p\u00ebr bir\u00eb t\u00eb \u00e7el\u00ebsit edhe i sheh polic\u00ebt. Arianit e ka emrin djali. Edhe kthehet thot\u00eb \u201cbab\u00eb, polic\u00ebt jon te dera\u201d. Edhe po cokatin. Tash un\u00eb u p\u00ebrgatita me dal\u00eb. N\u00eb at\u00eb moment \u2013 kto s\u2019ia harroj kurr\u00eb kunat\u00ebs, kunata osht 12-13 vjet p\u00ebrpara meje \u2013 i ka piskat vllaut tem t\u2019madh, i thot\u00eb \u201cqu dil ti\u201d, thot\u00eb se \u201cku i len ky 3 fmi e grun, krejt prush\u201d. Edhe vllau pranoi edhe dul. Kur ka dal\u00eb vllau e kan\u00eb pshtet p\u00ebr muri edhe e kan\u00eb pyt kon e ki aty. Edhe vllau i ka tregu, jemi familjar\u00eb t\u00eb Fush\u00eb Kosov\u00ebs, atje s\u2019kemi pas kushte me nejt. S\u2019ka tregu ai q\u00eb po frigohem. \u201cEdhe jemi ardh\u00eb ktu n\u2019shpi t\u2019axh\u00ebs\u201d. E kan\u00eb hallakat n\u00ebp\u00ebr xhepa edhe ia kan\u00eb marr\u00eb 50 Euro edhe e lshun, prap\u00eb e ka mbyll der\u00ebn edhe kemi nejt deri n\u2019ora 2. N\u2019ora 2 e kemi ni krism\u00ebn n\u2019der\u00eb po shpija ka qen\u00eb e mshefne prej der\u00ebs se n\u00ebp\u00ebr ni garazh ka qen\u00eb aty me kalu. E nit\u00ebm krism\u00ebn po nuk reagum. Kur do refugjat\u00eb t\u2019Drenic\u00ebs n\u00eb shpin\u00eb tjet\u00ebr, daj t\u00eb djalit t\u2019axh\u00ebs kan\u00eb qen\u00eb n\u00eb t\u2019nj\u00ebjtin oborr po ma fell, erdh\u00ebn tash te na edhe po thojn\u00eb \u201cShpin\u00eb e Mulla Sadris\u00eb\u201d \u2013 Mulla Sadria ka qen\u00eb ni kojshi fort i mir\u00eb, te djali i axh\u00ebs \u2013 thot\u00eb \u201ce kall\u00ebn paramilitar\u00ebt\u201d. Edhe tash po dalim. Kur e hap\u00ebm der\u00ebn p\u00ebr me dal\u00eb kish pas polic\u00eb edhe po thojn\u00eb serbisht \u201cDrejt te stacioni i trenit\u201d. Edhe tash dul\u00ebm prej atyhit drejt te stacioni i trenit. Gjat\u00eb rrug\u00ebs, kah Rilindja e vjet\u00ebr, qaty e kishim rrug\u00ebn, Xhelil Salihu thirret ajo rrug\u00eb kah sheshi \u201cV\u00ebllaznim Bashkim\u201d q\u00eb i kemi thon\u00eb, rrug\u00ebs teposht\u00eb deri te stacioni i trenit, gjithkun n\u2019dy an\u00ebt kish polic\u00eb. Mir\u00ebpo n\u2019qat koh\u00eb kur kom kalu un\u00eb nuk m\u2019kan\u00eb kontrollue. Un\u00eb e kisha ni fmi n\u2019dor\u00eb, gruja u deshke nan\u00ebn se ajo ka qen\u00eb gjysm\u00eb-invalid, tjetrin fmi e mur\u00ebn kta refugjat\u00ebt q\u00eb erdh\u00ebn me neve t\u00eb Drenic\u00ebs deri te stacioni i trenit qashtu vazhdum n\u2019kolon\u00eb. Edhe tash ni tren s\u2019kish mund\u00ebsi me hip se krejt stacioni i trenit kish plot njer\u00ebz, n\u2019qat trenin pak para mbramjes. Hin\u00ebm diqysh edhe deri n\u00eb Elez Han. Tash n\u00eb stacion t\u00eb Elez Hanit na zbrit\u00ebn edhe hekurudh\u00ebs me kalu n\u2019kufi p\u00ebr Maqedoni. Krejt n\u2019dy an\u00ebt polic\u00eb, piskam\u00eb mir\u00ebpo prap\u00eb qaty af\u00ebr meje nuk kan\u00eb maltretu k\u00ebrkon. Edhe dul\u00ebm n\u00eb territor t\u00eb Maqdeonis\u00eb, n\u00eb Bllac\u00eb. M\u00eb 1 prill domethon hym\u00eb aty edhe at\u00eb nat\u00eb gjithkush qysh mujke mu gjind. N\u00eb Bllac\u00eb kishim pas nejt 3 net\u00eb e kur m\u2019pytshin njer\u00ebzia mas nat\u00ebs s\u00eb tret\u00eb \u201cqe sa ke ardh\u00eb?\u201d se vishin p\u00ebr \u00e7do dit\u00eb refugjat\u00eb prej Kosove n\u00eb Bllac\u00eb, un\u00eb thojsha qe 5 dit\u00eb, 6 dit\u00eb se s\u2019disha se i kishim fmin\u00eb e vegj\u00ebl edhe mas tri dite diqysh dul\u00ebm. Gjat\u00eb q\u00ebndrimit 3 dit\u00eb, vlen me cek\u00eb ni shoqat\u00eb humanitare, n\u00ebse s\u2019gaboj El Helal quhet. Aktivist\u00ebt e asaj shoqate nuk e pat\u00ebn lon asni fmi me vujt p\u00ebr ushqim. Ka pas\u00eb edhe n\u00eb tenda t\u00eb skajshme, se i bon\u00ebm do… tenda s\u2019ka pas po me do najllona kshtu qysh u mlojshim, u interesojshin, fmive iu bishin qum\u00ebsht, iu bishin edhe keksa, domethon qat koh\u00eb sa kom qen\u00eb un\u00eb n\u2019qat pjes\u00eb nuk munet k\u00ebrkush mu anku q\u00eb ka vujt fmija p\u00ebr ushqim edhe p\u00ebr qum\u00ebsht. E kto tjerat higjienike pak ma t\u2019rralla jon kon po jon kushtet asisoji mir\u00ebpo kan\u00eb pru ushqim edhe p\u00ebr t\u2019mdhej mir\u00ebpo sikur na shqiptart q\u00eb e kemi synin e unt \u2013 po shprehna popullorqe \u2013 n\u00eb momentin kur dilshim, shihshim ka 10-14 kg suxhuk, 20 kg suxhuk ose sallama t\u00eb grumbullume q\u00eb i kishin rezervu njer\u00ebzit palidhje, dikush t\u2019rritunit s\u2019kan\u00eb mujt me marr ushqim bash t\u00eb mjaftush\u00ebm.<\/p>\n

R.B.: E kur jeni dal\u00eb n\u2019Maqedoni ku ju kan\u00eb qu p\u00ebr her\u00eb t\u2019par\u00eb?<\/p>\n

A: Kur dul\u00ebm me autobusa ne prej Bllac\u00ebs edhe u mush kolona me autobusa, tash sa autobusa kan\u00eb qen\u00eb s\u2019di po ishin shum\u00eb autobusa edhe na qun n\u00eb drejtim t\u2019panjohun, k\u00ebrkush se dike ku po na \u00e7ojn\u00eb. Mir\u00ebpo un\u00eb me Maqedoni kom pas kontakt se e kom pas ni qik\u00eb t\u00eb tezes po edhe nifar\u00eb tregtie t\u00eb im\u00ebt para luft\u00ebs e bojsha, e kom njoft dmth deri n\u2019Shkup. Edhe nan\u00ebn e kom pas n\u2019spital n\u2019Oh\u00ebr, dmth e disha Maqedonin\u00eb per\u00ebndimore gjat\u00eb vizitave t\u00eb nan\u00ebs t\u2019mahershme, e disha nifar terreni. E kalum Shkupin, u kthym kah Tetova. Po iu thom rrug\u00ebs Tetov\u00ebs jemi, se nat\u00eb nuk u shike se tollovi n\u2019autobus. Rrug\u00ebn ka mujt me e pa veq kush ka qen\u00eb af\u00ebr shoferit. Rrug\u00ebs p\u00ebr Tetov\u00eb, rrug\u00ebs p\u00ebr Gostivar, rrug\u00ebs p\u00ebr K\u00ebr\u00e7ov\u00eb. Kur u ngjit\u00ebm bjeshk\u00ebs t\u2019kufinit mes K\u00ebr\u00e7ov\u00ebs dhe Gostivarit n\u00eb nj\u00eb maje t\u00eb malit \u00ebsht\u00eb Strazh thirret gjeografikisht, at\u00eb e kemi msu edhe n\u2019Gjeografi se ka qen\u00eb ni minier\u00eb e madhe atje Tajmisht\u00eb. Edhe dmth kemi msu edhe n\u2019shkoll\u00eb edhe p\u00ebr Tajmishten. At\u00ebher\u00eb u nal\u00ebn autobusat, na nuk e dishim \u00e7ka po ndodh\u00eb po ve\u00e7 njo e kishim t\u2019sigurt\u00eb q\u00eb mo polic\u00eb serb\u00eb nuk ka, dmth s\u2019u frigojshim. Edhe me zbrit prej autobusit nuk lejojke. Edhe kur po kthehen autobusat mrapa. Mir\u00ebpo aty treni i musht edhe kishin bukur v\u00ebshtir\u00ebsi p\u00ebr autobusat mu kthy. Edhe u kthyn deri n\u00eb Gostivar. Tash qat autobusin ton\u00eb kur u kthy dikush prej poshtit i thot\u00eb shoferit \u201cqet rrug\u00eb hin e drejtoji p\u00ebr te ni xhami\u201d t\u2019cil\u00ebn xhami e kqyri shum\u00eb shpesh n\u2019internet. Shum\u00eb shpesh e kqyri se kur shkum aty ka qen\u00eb ora 2 a sa ka qen\u00eb mas 12-ve. Ata kishin p\u00ebrgatit ushqim p\u00ebr neve krejt \u00e7ka jemi vendos qaty n\u2019xhami, kush ka desht ka mujt me hong\u00ebr buk\u00eb ni kuzhin\u00eb t\u00eb improvizume e cila shpi s\u2019ish meremetue para 2-3 vjete q\u00eb e kom vizitue, si duket ata jon jasht\u00eb e se kishin meremetue at\u00eb shpi. Edhe kush ka mujt ka flejt mir\u00ebpo shumica kemi fjet se jemi kon t\u2019lodhun p\u00ebr gjum\u00eb po kemi fjet me qebe kshtu kushtet s\u2019kan\u00eb qen\u00eb t\u2019mira po kryesore ka qen\u00eb mrena edhe s\u2019ka pas mund\u00ebsi me na lag\u00eb shiu se ato dit\u00eb ka qen\u00eb moti me shi gjat\u00eb q\u00ebndrimit n\u2019Bllac\u00eb. T\u00eb nes\u00ebrmen n\u2019m\u00ebngjes, na kthyn m\u00ebngjes, fillun njer\u00ebzia mu largu se kishin njer\u00ebz t\u2019njofsh\u00ebm p\u00ebr Gostivar. Vishin qytetar\u00ebt e Gostivarit p\u00ebr me marr\u00eb refugjat\u00eb n\u2019shpi t\u2019vetat. Na q\u00ebndrum deri n\u2019mbramje. N\u2019mbramje erdh nj\u00ebri prej komun\u00ebs s\u00eb K\u00ebr\u00e7ov\u00ebs, i fshatit Kollar vullnetarisht me marr ni familje refugjat\u00ebsh se deri qato dit\u00eb n\u2019komun\u00eb t\u00eb K\u00ebr\u00e7ov\u00ebs nuk kishin pas lejue refugjat\u00eb pos katunit ku kom qen\u00eb un\u00eb me zor kan\u00eb dal\u00eb aktivistat e kan\u00eb nal ni autobus, e kan\u00eb blloku autobusin aktivistat e fshatit Kollar edhe e kan\u00eb marr ni autobus jau kan\u00eb qel durt edhe i kan\u00eb pranu, se s\u2019kan\u00eb lon me dal\u00eb anej. Edhe tash ai po iu thot\u00eb atyne organizator\u00ebve t\u2019pritjes e t\u2019kujdesit ndaj neve t\u2019cil\u00ebt kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb shk\u00eblqysh\u00ebm, shum\u00eb djem t\u00eb sjellsh\u00ebm, jon kujdes, kan\u00eb marr\u00eb sh\u00ebnime krejt t\u2019sakta, me qato sh\u00ebnime kush ka pas n\u00eb at\u00eb koh\u00eb telefon ose di\u00e7ka jasht\u00eb ka mujt me na gjet ku jemi. Shum\u00eb pun\u00eb t\u2019mir\u00eb kan\u00eb kry ata djem. E ata po i thojn\u00eb \u201cjo na qesim deri p\u00ebrtej punktit t\u00eb Gostivarit edhe s\u2019ka problem\u201d. Hip\u00ebm n\u2019vetur\u00eb t\u2019atij pronarit, ata me tri vetura, njo para, njo mrapa. Kah punkti po kalojm\u00eb edhe ata po e p\u00ebrsh\u00ebndetin policin\u00eb n\u00eb punkt. Ndoshta ka pas edhe naj shqiptar edhe ata e p\u00ebrsh\u00ebndet\u00ebn edhe e kalum kufinin. Edhe tash n\u2019mbramje diku pak pa u terrue mrrit\u00ebm te shpija e mikprit\u00ebsit edhe na prit\u00ebn fort mir\u00eb. Tash na si t\u2019lodhsh\u00ebm, meniher\u00eb na ofrun buk\u00eb edhe na than\u00eb fleni. Na vendos\u00ebn ni shpi qaty, bile e kom n\u00eb fotografi t\u00eb Viber-it e maj at\u00eb shpi p\u00ebr kujtim. Ka qen\u00eb dhom\u00eb edhe kuzhin\u00eb mir\u00ebpo tash kishim krevet edhe n\u2019dhom\u00eb edhe n\u2019kuzhin\u00eb domethon na mjaftojke neve. T\u00eb nes\u00ebrmen flejt\u00ebm na pak ma gjat\u00eb. Erdh ai pronari, edhe niher u njoftum, Ukali Ahoja, ni plak, fort plak i mir\u00eb edhe po thot \u201cp\u00ebrgatitnu se po shkojm\u00eb n\u2019qytet\u201d. U p\u00ebrgatit\u00ebm edhe shkum n\u2019qytet. E tash atje na blejt\u00ebn garderoba, sidomos garderoba t\u00eb brendshme, se kishim problem mir\u00ebpo t\u00eb ofrojshin gjith\u00e7ka. Mir\u00ebpo un\u00eb p\u00ebr gjith\u00e7ka i kund\u00ebrshtojsha p\u00ebr me ble se s\u2019isha p\u00ebr mi shpenzue ata p\u00ebr do sene t\u2019kota mir\u00ebpo \u00e7ka kemi pas nevoj\u00eb ni grue e tyne erdh se dy kerre, ajo senet p\u00ebr gra krejt i dike senet \u00e7ka shkojn. Kshtu q\u00eb faktikisht prej qatij momenti q\u00eb jemi vendos te baca Uk\u00eb \u2013 se un\u00eb e kom qujt baca Uk\u00eb gjithmon\u00eb \u2013 masnej u bo haxhi mir\u00ebpo un\u00eb prap\u00eb e maj at\u00eb kujtim t\u2019par\u00eb, prej atij momenti q\u00eb kemi q\u00ebndru te baca Uk\u00eb mo kurr\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsi s\u2019kemi pas sa i p\u00ebrket furnizimit.<\/p>\n

R.B.: E qysh e kalojshe p\u00ebrditshm\u00ebrin\u00eb aty n\u00eb…?<\/p>\n

A: P\u00ebrditshm\u00ebria…tash n\u00eb dit\u00ebn e par\u00eb kem n\u2019qytet. Dit\u00ebn e dyt\u00eb, un\u00eb si pun\u00ebtor, si katunar edhe aty u gzova q\u00eb q\u00ebllova n\u2019katun se thash dal iu ndihmoj atyne me punu. Kur u qova n\u2019m\u00ebngjes ajo shpija jem, se tash ata i thojn\u00eb shpija e Ibrahimit, dritaret prej shtall\u00ebs t\u2019lopve, oborri i madh, shpijat e tyne jon paralel me magjistralen Shkup-Oh\u00ebr, edhe plaku po pastron aty te lop\u00ebt. Gruja po thot\u00eb \u201cvalla ka dal\u00eb Baca Uk\u00eb atje po pastron\u201d se u mur\u00ebm vesh me grun\u00eb na q\u00eb me u ky\u00e7 meniher me punu. Edhe un\u00eb dal, ai refuzojke. \u201cJo s\u2019ki me punu, jo kshtu, jo s\u2019ki me punu\u201d. I thash\u00eb \u201cKqyre Baca Uk\u00eb, n\u00ebse nuk m\u2019len me punue, un\u00eb po dal prej k\u00ebtuhit, se un\u00eb jom i katunit, i di pun\u00ebt e katunit edhe nuk du me nejt parazit\u201d. Tha \u201cJo, ti k\u00ebtu ki me nejt, me punu kurgjo. Un\u00eb t\u2019jepi pare edhe shko \u00e7do dit\u00eb n\u2019qytet e hjeke m\u00ebrzin\u00eb n\u2019qytet.\u201d Thash \u201cJo, Baca Uk\u00eb\u201d se ka qen\u00eb pensioner i Austris\u00eb, dmth ka pas\u00eb pension t\u2019mir\u00eb. Thash \u201cun\u00eb n\u2019qytet nuk du me hup koh\u00ebn po un\u00eb du prej sotit e deri n\u2019dit\u00eb t\u2019fundit sa t\u2019jom me ty\u201d. Se tre djem i kish jasht\u00eb Baca Uk\u00eb: nj\u00ebri i madhi ka qen\u00eb profesor i gjuh\u00ebs shqipe. Ai paradite shkojke n\u2019shkoll\u00eb, masdite u kryshin pun\u00ebt. Un\u00eb ton koh\u00ebn me ty. Po kshtu si me zor e binda edhe punojsha. Mir\u00ebpo gjithmon\u00eb ai e nike veten shum\u00eb keq pse un\u00eb po punoj.<\/p>\n

R.B.: Edhe te axha Uk\u00eb…<\/p>\n

A: Te Baca Uk\u00eb kemi kalu fort mir\u00eb, s\u2019na ka mungu kurgjo. Gjithmon\u00eb o kujdes p\u00ebr neve. Edhe na si t\u2019m\u00ebrzitsh\u00ebm, ai gjithmon\u00eb na shprehke ngush\u00ebllime sa q\u00eb m\u2019thojke \u201cmos u m\u00ebrzit, a po don me ta maru ni \u2013 n\u00ebse nuk ktheheni \u2013 kom me ta maru shpin\u00eb ktu\u201d n\u2019trull tij ose zgjidhe prej kat\u00ebr shpijave cil\u00ebn t\u2019dush kom me ta maru p\u00ebr gjith. Mir\u00ebpo deshti Zoti nuk pat nevoj\u00eb, se ka qen\u00eb shum\u00eb shum\u00eb plak modest, shum\u00eb plak i mir\u00eb q\u00eb shum\u00eb pak shok\u00eb mun mi gjet atij njeri. Shum\u00eb ka qen\u00eb njeri i mir\u00eb. Tash kur u nd\u00ebrpre lufta, m\u00eb 12 qershor n\u00ebse s\u2019gaboj t\u00eb \u201999-t\u00ebs, fillun njer\u00ebzit…njer\u00ebzit fillun mas diku ka i 19-20 prej rajonit t\u00eb K\u00ebr\u00e7ov\u00ebs me u kthy n\u2019Kosov\u00eb. Un\u00eb u deshke shkaku i fmive q\u00eb ishin n\u2019shkoll\u00eb se s\u2019dojshim me ju hup viti shkollor mir\u00ebpo edhe gjithmon\u00eb breng\u00eb se s\u2019kishim ku me ardh\u00eb se shpijat i kishim t\u00eb djegta. Pat\u00ebm marr\u00eb vesh q\u00eb na i pat\u00ebn djeg shpijat. Tash gjithmon\u00eb me breng\u00eb kah, qysh… Mir\u00ebpo erdh ai moment korrik, vendos\u00ebm, vendosa mu kthy, tash e p\u00ebrfundun fmija vitin shkollor edhe plaku u m\u00ebrzit shum\u00eb q\u00eb u ndam. E gjet\u00ebm ni shofer t\u00eb kombit t\u00eb atij katunit edhe i ngarkum qato sene \u00e7ka kishim. Plaku e thirri at\u00eb shoferin, tha qe ku i ki paret edhe shum\u00eb moment i vshtir\u00eb, ma pagujti kombin. Un\u00eb kund\u00ebrshtojsha se kisha pare di\u00e7ka mir\u00ebpo ai me k\u00ebmbngulje tha qe paret edhe me e qu deri ku t\u2019thot\u00eb. Me neve erdh edhe djali i madh i Bac\u00ebs Uk\u00eb me na pa ku po vendosem. Na u vendos\u00ebm te motra. Mas disa dite, ni mot\u00ebr e dhandrit q\u00eb ka banue n\u2019banesa, ia kish dhan\u00eb \u00e7el\u00ebsat ni kojshi p\u00ebr me ia rujt banes\u00ebn. Edhe tash fati jon\u00eb u vendos\u00ebm n\u2019qat banes\u00eb domethon q\u00eb ia ka dhon \u00e7el\u00ebsat asaj.<\/p>\n

R.B.: Banesa n\u2019Prishtin\u00eb a?<\/p>\n

A: Banesa n\u2019Prishtin\u00eb, n\u00eb Dardani, nifar marketi Marsi osht qaty, Hymja e III, spo di qysh quhen ato banesa.<\/p>\n

R.B.: Po, po.<\/p>\n

A: U vendos\u00ebm aty.<\/p>\n

R.B.: A shkove n\u00eb Fush\u00eb Kosov\u00eb te shpijat?<\/p>\n

A: N\u2019Fush\u00eb Kosov\u00eb te shpija un\u00eb nuk shkova se s\u2019mujsha me shku derisa mas ni jave erdh\u00ebn n\u2019vizit\u00eb djemt\u00eb e Bac\u00ebs Uk\u00eb q\u00eb ishin jasht\u00eb. Edhe Bakiu \u2013 Baki e ka emrin djali i madh \u2013 ai e dike venin ku jemi vendos edhe bashk\u00eb me ta shkum te shpija. Shpija krejt e djegt. Tash, ni djal i Bac\u00ebs Uk\u00eb, Sadik e ka emrin, n\u2019Zvic\u00ebr punon \u2013 m\u2019dajti anash edhe tha qyre po presim mos po jepin ndihma, p\u00ebrndryshe ni kat t\u2019shpis\u00eb e ki meremet krejt prej neve. Nejse un\u00eb kund\u00ebrshtova, thash jo, s\u2019ka nevoj\u00eb. \u201cKjo pun\u00eb u kry\u201d, tha. \u201cNi kat t\u2019shpis\u00eb na kemi me ta meremetue\u201d. Mir\u00ebpo, deshti Zoti u hapshin do pun\u00eb edhe u ktheva prap\u00eb n\u2019pun\u00eb, edhe do pun\u00eb private edhe i meremetum me forcat tona. Osht qitu me cek\u00eb q\u00eb mas luft\u00ebs, s\u2019po di \u00e7far\u00eb shprehje, magjuphanja ma e madhe q\u00eb e kan\u00eb bo shqiptar\u00ebt, na, ka qen\u00eb puna e ndihmave. Kan\u00eb dhan\u00eb ndihma kush ka pas nevoj\u00eb. Njer\u00ebzit \u2013 n\u2019Fush\u00eb Kosov\u00eb e kom fjal\u00ebn \u2013 mas ni vjeti i kan\u00eb ndrru ato kulmet tjera, domethon kan\u00eb pas pare po kan\u00eb marr\u00eb ndihma se ktu osht faji edhe i njer\u00ebzve q\u00eb kan\u00eb k\u00ebrku, s\u2019kan\u00eb pas nevoj\u00eb, mir\u00ebpo ata q\u00eb i kan\u00eb dhan\u00eb s\u2019kan\u00eb zbatu kritere. Edhe diqysh…mrrit\u00ebm deri diku. Tash jemi t\u2019knaqun sa kemi mrrit. Pak do sene kemi menu q\u00eb kan\u00eb mu bo ma mir\u00eb mir\u00ebpo fatkeq\u00ebsisht nuk jon bo. Qito p\u00ebr\u00e7amjet partiake, p\u00ebr\u00e7amjet nd\u00ebrnjer\u00ebzore t\u00eb cilat s\u2019kan\u00eb qen\u00eb para luft\u00ebs. Para luft\u00ebs ka pas shum\u00eb humanitet t\u2019madh, kur njeriu e ka pa njeriun n\u2019v\u00ebshtir\u00ebsi i ka ndihmu. Mas luft\u00ebs, veq a mun me t\u2019vjedh, po shprehna \u201cme t\u2019vjedh\u201d. Kshtu q\u00eb, nifar zhg\u00ebnjimi i madh.<\/p>\n

R.B.: A punoni hala n\u2019elektran\u00eb?<\/p>\n

A: Kom dal\u00eb n\u2019pension qe gjasht\u00eb muj. Edhe po du me cek\u00eb n\u00eb K\u00ebr\u00e7ov\u00eb sa kom qen\u00eb, djali i vllaut osht n\u2019Amerik\u00eb, m\u2019thirri \u201chajde t\u2019shkojm\u00eb n\u2019Amerik\u00eb\u201d. S\u2019kom desht\u00eb me e lshu Kosov\u00ebn edhe gjithmon\u00eb shoqnis\u00eb iu kom thon\u00eb para luft\u00ebs q\u00eb Kosov\u00ebn, derisa s\u2019kryhet s\u2019pavar\u00ebsohet edhe s\u2019kryhet regjistrimi i par\u00eb p\u00ebr mos me hup statistikat, numrin e shqiptar\u00ebve, nuk dal jasht\u00eb. Qat moment q\u00eb t\u2019kryhet regjistrimi i par\u00eb muj me dal jasht\u00eb se me t\u2019v\u00ebrtet\u00eb mes veti na osht shum\u00eb vshtir\u00eb me punu, fort vshtir\u00eb.<\/p>\n

R.B.: Faleminderit shum\u00eb p\u00ebr rr\u00ebfimin edhe koh\u00ebn.<\/p>\n

A: S\u2019ka p\u00ebrse.<\/p>\n

 <\/p>\n

[\/vc_column_text][\/vc_column][\/vc_row]<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"

[vc_row][vc_column][vc_column_text] [\/vc_column_text][\/vc_column][\/vc_row][vc_row][vc_column][vc_column_text] R.B.: P\u00ebrsh\u00ebndetje. Po ia nisim pak me fillimin e luft\u00ebs. A je kon tu punu, \u00e7ka je kon tu bo? Qysh ka shku ajo periudh\u00eb kohore deri kur vendosni mu largu? A: Para luft\u00ebs kom punu deri m\u00eb 25 mars. Edhe m\u00eb 25 mars, domethon ni nat\u00eb mas bombardimeve, sipas marr\u00ebveshjes q\u00eb e […]<\/p>\n","protected":false},"author":3,"featured_media":1003,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[22],"tags":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/museumofrefugees-ks.org\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1456"}],"collection":[{"href":"https:\/\/museumofrefugees-ks.org\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/museumofrefugees-ks.org\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/museumofrefugees-ks.org\/wp-json\/wp\/v2\/users\/3"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/museumofrefugees-ks.org\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=1456"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/museumofrefugees-ks.org\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1456\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":1461,"href":"https:\/\/museumofrefugees-ks.org\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1456\/revisions\/1461"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/museumofrefugees-ks.org\/wp-json\/wp\/v2\/media\/1003"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/museumofrefugees-ks.org\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=1456"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/museumofrefugees-ks.org\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=1456"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/museumofrefugees-ks.org\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=1456"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}